Al-BaqarahJuz 2 · Page 41

Al-Baqarah 2:252

The Cow · Juz 2 · Page 41

تِلۡكَ ءَايَٰتُ ٱللَّهِ نَتۡلُوهَا عَلَيۡكَ بِٱلۡحَقِّۚ وَإِنَّكَ لَمِنَ ٱلۡمُرۡسَلِينَ ٢٥٢

These are the verses of Allāh which We recite to you, [O Muḥammad], in truth. And indeed, you are from among the messengers.

Tafsir · in Albanian

As-Sa'di

Medium · Clear and to the point: what to take from each passage.

Whole surah

Change

Commentary on 2:252

Këto janë argumentet e Allahut, që po t’i lexojmë ty me vërtetësi. -Këto janë ngjarje e argumente të Allahut, të cilat Ai na i tregon me vërtetësi, sikurse kanë ndodhur në realitet. Kjo bëhet që ne të marrim informacione të sigurta, dhe pastaj të nxjerrim mësime nga këto histori të vërteta.S’ka dyshim se ti je prej të dërguarve. -Kjo është një dëshmi madhështore, e dhënë prej Allahut të Lartësuar për Muhamedin. Ai dëshmon se Muhamedi (a.s.) është profet i Zotit të botëve. Ndër argumentet e faktet më të qarta që vërtetojnë se Muhamedi (a.s.) ishte profet i Zotit të gjithësisë, janë edhe këto ngjarje historike të kohës së hershme, për të cilat Muhamedi nuk dinte asgjë më parë. Në këto rrëfime flitet për profetët e Zotit, për pasuesit e tyre të denjë, për armiqtë e profetëve, për luftërat e zhvilluara në rrugën e Zotit etj. Nëse Allahu i Lartësuar nuk do t'ia shpallte atij këto ngjarje, ai vetë nuk do të kishte mundësi që t'i tregonte me aq vërtetësi, imtësi dhe saktësi, sepse si ai, si populli i tij, mes të cilit jetonte, nuk kishin asnjë lloj njohurie rreth atyre ngjarjeve. Kjo tregon se, me të vërtetë, ai ishte profet i zgjedhur prej Zotit të botëve. Ai ishte profet që nuk fliste nga mendja e vet, por thoshte atë që dëgjonte, atë që i shpallej prej Allahut. Ai ishte Profeti i madh, të cilin Zoti e dërgoi me të vërtetën e sigurt, me fenë e përkryer, për ta bërë të triumfojë mbi çdo fe tjetër, edhe pse këtë gjithashtu gjë e urrejnë idhujtarët.***Në ngjarjen e mësipërme ka shumë mësime për ata që dinë të mendojnë. Kështu, nëse një popull kërkon të përparojë dhe të arrijë synimet e veta, është e domosdoshme që të mençurit dhe paria e tij të mblidhen së bashku dhe të diskutojnë qetësisht rreth problemeve dhe çështjeve që duan të zgjidhin. Ata duhet ta kuptojnë mirë çdo problem dhe pastaj të gjejnë rrugët e zgjidhjes së tij, duke punuar sipas rregullave dhe detyrave të vendosura. Kështu vepruan paria dhe të mençurit e bijve të Israilit, të cilët, për arritjen e qëllimeve që kishin, iu drejtuan Profetit të tyre. Ata dinin se ku ta kërkonin urtësinë dhe mënyrën për t'u bashkuar dhe për të gjetur një mënyrë të përbashkët. Vetëm duke ndjekur ato këshilla, ata do të bashkonin radhët, duke qenë të sigurt në kauzën e tyre. E vërteta qartësohet më shumë kur bëhen pyetje rreth saj. Pas përgjigjes së pyetjeve, fitohet një siguri e plotë dhe qetësuese. Kështu ndodhi edhe me bijtë e Israilit, të cilët kërkuan sqarime të hollësishme rreth meritës së Talutit për të qenë mbret i tyre. Pas përgjigjeve që morën, atyre nuk u mbeti më asnjë dyshim tjetër. Nëse te një udhëheqës bashkohen mençuria e lartë dhe fuqia e madhe, atëherë udhëheqja e tij do të jetë e përsosur dhe efikase. Nëse nuk është njëri prej këtyre elementëve, udhëheqja e tij do të jetë e mangët. Këtë mësim e përfitojmë nga fakti se Allahu i Lartësuar, për të argumentuar meritën e Talutit për të qenë mbret, thotë se i kishte dhënë atij këto dy cilësi: dijen dhe pushtetin, apo forcën për të ekzekutuar këtë dije. Po ashtu, mbështetja thjesht në forcat e veta, duke e harruar dhe shpërfillur ndihmën e Allahut, është shkak për humbje dhe dështim në çdo punë të nisur. Ndërsa kërkimi i ndihmës nga Allahu, lutjet drejtuar Atij, durimi dhe qëndrueshmëria janë shkaqet e suksesit dhe të fitores. Në ngjarjen e mësipërme, në fillim, disa prej bijve të Israilit thanë: “E pse të mos luftojmë në rrugën e Allahut, kur dihet se ne jemi dëbuar nga atdheu dhe fëmijët tanë?!” Me sa duket, ky vetëbesim i tepruar i çoi ata në humbje dhe bëri që t'i kthejnë shpinën sfidës, siç thotë Allahu i Lartësuar: “Por kur u ngarkuan me detyrën për të luftuar, ata u sprapsën, përveç një pakice prej tyre.” Ndërsa grupi tjetër i besimtarëve, të cilët iu mbështetën Zotit dhe kërkuan ndihmën e Tij me durim dhe vendosmëri, merituan ndihmën e Tij dhe fitoren: “Kur dolën përballë Xhalutit dhe ushtrisë së tij, thanë: “Zoti ynë! Na dhuro durim! Na i përforco këmbët tona dhe na ndihmo kundër jobesimtarëve!” Në të tilla sprova del qartë urtësia e madhe e Zotit, i Cili nuk do t'i lejonte kurrë njerëzit të pretendonin besimin pa i sprovuar. Prej urtësisë së Tij, është vendosur ky kriter, i cili dallon qartë të mirin nga i keqi, të sinqertin nga mashtruesi dhe të duruarin nga frikacaku. Prej mëshirës së Tij, Allahu i Lartësuar e ka bërë detyrë për besimtarët që të luftojnë kundër qafirëve dhe hipokritëve, që të frenojnë të keqen dhe padrejtësitë që ata përhapin nëpër tokë. Madje, Allahu i Lartësuar na tregon se, nëse nuk do të kishte një qëndresë të forcave të mira kundër forcave të errëta, toka do të shkatërrohej. E pra, është mëshira e Allahut që përcaktoi këtë mirësi për njerëzimin. Më pas, i Lartësuari thotë:

Saheeh International · As-Sa'di · Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api · Quran Foundation

Page 41

Al-BaqarahJuz 2 · Page 41

2:249

فَلَمَّا فَصَلَ طَالُوتُ بِٱلۡجُنُودِ قَالَ إِنَّ ٱللَّهَ مُبۡتَلِيكُم بِنَهَرٖ فَمَن شَرِبَ مِنۡهُ فَلَيۡسَ مِنِّي وَمَن لَّمۡ يَطۡعَمۡهُ فَإِنَّهُۥ مِنِّيٓ إِلَّا مَنِ ٱغۡتَرَفَ غُرۡفَةَۢ بِيَدِهِۦۚ فَشَرِبُواْ مِنۡهُ إِلَّا قَلِيلٗا مِّنۡهُمۡۚ فَلَمَّا جَاوَزَهُۥ هُوَ وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ مَعَهُۥ قَالُواْ لَا طَاقَةَ لَنَا ٱلۡيَوۡمَ بِجَالُوتَ وَجُنُودِهِۦۚ قَالَ ٱلَّذِينَ يَظُنُّونَ أَنَّهُم مُّلَٰقُواْ ٱللَّهِ كَم مِّن فِئَةٖ قَلِيلَةٍ غَلَبَتۡ فِئَةٗ كَثِيرَةَۢ بِإِذۡنِ ٱللَّهِۗ وَٱللَّهُ مَعَ ٱلصَّٰبِرِينَ ٢٤٩

And when Saul went forth with the soldiers, he said, "Indeed, Allāh will be testing you with a river. So whoever drinks from it is not of me, and whoever does not taste it is indeed of me, excepting one who takes [from it] in the hollow of his hand." But they drank from it, except a [very] few of them. Then when he had crossed it along with those who believed with him, they said, "There is no power for us today against Goliath and his soldiers." But those who were certain that they would meet Allāh said, "How many a small company has overcome a large company by permission of Allāh. And Allāh is with the patient."

2:250

وَلَمَّا بَرَزُواْ لِجَالُوتَ وَجُنُودِهِۦ قَالُواْ رَبَّنَآ أَفۡرِغۡ عَلَيۡنَا صَبۡرٗا وَثَبِّتۡ أَقۡدَامَنَا وَٱنصُرۡنَا عَلَى ٱلۡقَوۡمِ ٱلۡكَٰفِرِينَ ٢٥٠

And when they went forth to [face] Goliath and his soldiers, they said, "Our Lord, pour upon us patience and plant firmly our feet and give us victory over the disbelieving people."

2:251

فَهَزَمُوهُم بِإِذۡنِ ٱللَّهِ وَقَتَلَ دَاوُۥدُ جَالُوتَ وَءَاتَىٰهُ ٱللَّهُ ٱلۡمُلۡكَ وَٱلۡحِكۡمَةَ وَعَلَّمَهُۥ مِمَّا يَشَآءُۗ وَلَوۡلَا دَفۡعُ ٱللَّهِ ٱلنَّاسَ بَعۡضَهُم بِبَعۡضٖ لَّفَسَدَتِ ٱلۡأَرۡضُ وَلَٰكِنَّ ٱللَّهَ ذُو فَضۡلٍ عَلَى ٱلۡعَٰلَمِينَ ٢٥١

So they defeated them by permission of Allāh, and David killed Goliath, and Allāh gave him the kingship and wisdom [i.e., prophethood] and taught him from that which He willed. And if it were not for Allāh checking [some] people by means of others, the earth would have been corrupted, but Allāh is the possessor of bounty for the worlds.

2:252

تِلۡكَ ءَايَٰتُ ٱللَّهِ نَتۡلُوهَا عَلَيۡكَ بِٱلۡحَقِّۚ وَإِنَّكَ لَمِنَ ٱلۡمُرۡسَلِينَ ٢٥٢

These are the verses of Allāh which We recite to you, [O Muḥammad], in truth. And indeed, you are from among the messengers.

As-Sa'diTafsir · 2:252

Contents

Ayat al-Kursi36Al-Kahfpage 42juz 15Bukhari 1Muslim 2999

Style

Theme
Text size
View

Читать на русском