Al-BaqarahJuz 1 · Page 7

Al-Baqarah 2:40

The Cow · Juz 1 · Page 7

يَٰبَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ ٱذۡكُرُواْ نِعۡمَتِيَ ٱلَّتِيٓ أَنۡعَمۡتُ عَلَيۡكُمۡ وَأَوۡفُواْ بِعَهۡدِيٓ أُوفِ بِعَهۡدِكُمۡ وَإِيَّٰيَ فَٱرۡهَبُونِ ٤٠

O Children of Israel, remember My favor which I have bestowed upon you and fulfill My covenant [upon you] that I will fulfill your covenant [from Me], and be afraid of [only] Me.

Tafsir · in Albanian

As-Sa'di

Medium · Clear and to the point: what to take from each passage.

Whole surah

Change

Commentary on 2:40

O bijtë e Israilit, kujtoni të mirat e Mia, me të cilat ju begatova… -Israili është Profeti Jakub (a.s.). Këto fjalë iu drejtohen çifutëve që jetonin në Medinë dhe rreth saj. Këto fjalë vlejnë edhe për ata që vijnë pas tyre. Allahu i Lartësuar jep një urdhër që i përfshin të gjithë, pra: Kujtoni, të gjithë ju, mirësinë Time me të cilën ju begatova. Fjala “mirësi” i përfshin këtu të gjitha llojet e mirësive me të cilat Allahu i Lartësuar i begatoi ata, disa prej të cilave Ai do t’i përmendë në këto ajete dhe disa në ajete të tjera. Kujtimi i këtyre mirësive ka qëllime dhe urtësi në vetvete. Ai synon që zemrat tona të jenë mirënjohëse dhe falënderuese ndaj mirësive të përmendura, kurse gjuha jonë të jetë lavdëruese e Dhuruesit dhe shprehëse e ndjenjave të zemrës. Gjymtyrët, gjithashtu, duhet të jenë vërtetuese dhe në përputhje të plotë me fjalët që themi dhe me ndjenjat që fshehim në zemër. E vetmja mënyrë që gjymtyrët ta bëjnë këtë vërtet, është nënshtrimi i tyre për t'u përdorur në ato drejtime që dëshiron Allahu i Lartësuar dhe me të cilat Ai është i kënaqur. Pra, përsëri kemi të bëjmë me një nxitje për pasimin e mësimeve të marra nga Profeti (s.a.u.s) dhe nga Libri i Allahut. Më tej, i Madhëruari thotë:… dhe përmbusheni premtimin që më keni dhënë siç e përmbush premtimin Tim ndaj jush. -Allahu i Lartësuar i nxit besimtarët që të mbajnë premtimin që i kanë dhënë Atij për ta besuar sinqerisht, Atë dhe profetët e Tij. Ai i nxit që ta mbajnë premtimin që i kanë dhënë për të zbatuar porositë e Tij dhe ligjin e jetës që shpalli për ta. Nëse krijesat do ta mbajnë fjalën e dhënë, atëherë edhe Allahu i Lartësuar do ta përmbushë premtimin e Tij. Disa ajete kuranore që e qartësojnë më tepër kuptimin e këtij fragmenti janë dhe ato të sures Maide (nr. 12-14): “Allahu mori zotimin e bijve të Izraelit dhe caktoi dymbëdhjetë prijës nga mesi i tyre. Allahu tha: “Unë jam me ju. Në qoftë se falni rregullisht namazin, jepni zekatin, u besoni të dërguarve të Mi, i ndihmoni e i respektoni ata dhe huazoni për hir të Allahut hua të mirë, pa dyshim që Unë do t'jua fal të këqijat tuaja dhe do t’ju fus në kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj. Por në qoftë se pas kësaj ndonjë prej jush kundërshton, ai e ka humbur rrugën e drejtë”. Për shkak se ata e thyen zotimin e dhënë, Ne i mallkuam ata dhe zemrat e tyre i bëmë të ashpra. Ata i ndryshuan fjalët (në Libër) nga domethënia e tyre dhe e braktisën një pjesë të madhe të asaj (shpalljes) me të cilën u këshilluan. Ti vazhdimisht do të vëresh tradhtinë e një pjese të tyre, përveç një pakice nga ata. Fali ata dhe, me butësi, tolero! Allahu i do ata që bëjnë mirë. Ne morëm zotimin edhe nga ata që thanë “Ne jemi nesara (pasues të Isait)”. Por edhe ata e harruan një pjesë të asaj (shpalljes)me të cilën u urdhëruan. Prandaj, Ne kemi hedhur ndërmjet tyre armiqësinë dhe urrejtjen midis njëri-tjetrit, deri në Ditën e Kijametit. Allahu do t’ua shpalosë se çfarë kanë bërë." Pastaj, Allahu i Lartësuar i urdhëron ata të pajisen me ato cilësi, që do t'ua bëjnë të mundur mbajtjen e premtimit të dhënë Atij. Ai u thotë atyre:Dhe vetëm Mua më kini frikë! -Kur njeriu e ka frikën dhe respektin ndaj madhështisë së Allahut, kjo patjetër që do ta detyrojë t’i përmbahet premtimit, duke realizuar dhe përmbushur urdhrat e Tij dhe duke iu larguar ndalesave të Tij. Më pas vjen një urdhër i veçantë, një urdhër për diçka, pa të cilën kurrë nuk mund të plotësohet imani. Vetëm imani i atij që ka plotësuar këtë urdhër të veçantë, që Allahu i Lartësuar ua drejton krijesave, mund të quhet iman i vërtetë dhe i plotë. Kështu, i Madhëruari thotë:

Saheeh International · As-Sa'di · Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api · Quran Foundation

Page 7

Al-BaqarahJuz 1 · Page 7

2:38

قُلۡنَا ٱهۡبِطُواْ مِنۡهَا جَمِيعٗاۖ فَإِمَّا يَأۡتِيَنَّكُم مِّنِّي هُدٗى فَمَن تَبِعَ هُدَايَ فَلَا خَوۡفٌ عَلَيۡهِمۡ وَلَا هُمۡ يَحۡزَنُونَ ٣٨

We said, "Go down from it, all of you. And when guidance comes to you from Me, whoever follows My guidance - there will be no fear concerning them, nor will they grieve.

2:39

وَٱلَّذِينَ كَفَرُواْ وَكَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِنَآ أُوْلَٰٓئِكَ أَصۡحَٰبُ ٱلنَّارِۖ هُمۡ فِيهَا خَٰلِدُونَ ٣٩

And those who disbelieve and deny Our signs - those will be companions of the Fire; they will abide therein eternally."

2:40

يَٰبَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ ٱذۡكُرُواْ نِعۡمَتِيَ ٱلَّتِيٓ أَنۡعَمۡتُ عَلَيۡكُمۡ وَأَوۡفُواْ بِعَهۡدِيٓ أُوفِ بِعَهۡدِكُمۡ وَإِيَّٰيَ فَٱرۡهَبُونِ ٤٠

O Children of Israel, remember My favor which I have bestowed upon you and fulfill My covenant [upon you] that I will fulfill your covenant [from Me], and be afraid of [only] Me.

2:41

وَءَامِنُواْ بِمَآ أَنزَلۡتُ مُصَدِّقٗا لِّمَا مَعَكُمۡ وَلَا تَكُونُوٓاْ أَوَّلَ كَافِرِۭ بِهِۦۖ وَلَا تَشۡتَرُواْ بِـَٔايَٰتِي ثَمَنٗا قَلِيلٗا وَإِيَّٰيَ فَٱتَّقُونِ ٤١

And believe in what I have sent down confirming that which is [already] with you, and be not the first to disbelieve in it. And do not exchange My signs for a small price, and fear [only] Me.

2:42

وَلَا تَلۡبِسُواْ ٱلۡحَقَّ بِٱلۡبَٰطِلِ وَتَكۡتُمُواْ ٱلۡحَقَّ وَأَنتُمۡ تَعۡلَمُونَ ٤٢

And do not mix the truth with falsehood or conceal the truth while you know [it].

2:43

وَأَقِيمُواْ ٱلصَّلَوٰةَ وَءَاتُواْ ٱلزَّكَوٰةَ وَٱرۡكَعُواْ مَعَ ٱلرَّٰكِعِينَ ٤٣

And establish prayer and give zakāh1 and bow with those who bow [in worship and obedience].

1 translator’s note
  1. An annual expenditure for the benefit of the Islāmic community (see 9:60) required of those Muslims who have excess wealth. Prayer and zakāh are among the pillars of Islām. ↩

2:44

۞ أَتَأۡمُرُونَ ٱلنَّاسَ بِٱلۡبِرِّ وَتَنسَوۡنَ أَنفُسَكُمۡ وَأَنتُمۡ تَتۡلُونَ ٱلۡكِتَٰبَۚ أَفَلَا تَعۡقِلُونَ ٤٤

Do you order righteousness of the people and forget1 yourselves while you recite the Scripture? Then will you not reason?

1 translator’s note
  1. Make exceptions of. ↩

2:45

وَٱسۡتَعِينُواْ بِٱلصَّبۡرِ وَٱلصَّلَوٰةِۚ وَإِنَّهَا لَكَبِيرَةٌ إِلَّا عَلَى ٱلۡخَٰشِعِينَ ٤٥

And seek help through patience and prayer; and indeed, it is difficult except for the humbly submissive [to Allāh]

2:46

ٱلَّذِينَ يَظُنُّونَ أَنَّهُم مُّلَٰقُواْ رَبِّهِمۡ وَأَنَّهُمۡ إِلَيۡهِ رَٰجِعُونَ ٤٦

Who are certain that they will meet their Lord and that they will return to Him.

2:47

يَٰبَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ ٱذۡكُرُواْ نِعۡمَتِيَ ٱلَّتِيٓ أَنۡعَمۡتُ عَلَيۡكُمۡ وَأَنِّي فَضَّلۡتُكُمۡ عَلَى ٱلۡعَٰلَمِينَ ٤٧

O Children of Israel, remember My favor that I have bestowed upon you and that I preferred you over the worlds [i.e., peoples].

2:48

وَٱتَّقُواْ يَوۡمٗا لَّا تَجۡزِي نَفۡسٌ عَن نَّفۡسٖ شَيۡـٔٗا وَلَا يُقۡبَلُ مِنۡهَا شَفَٰعَةٞ وَلَا يُؤۡخَذُ مِنۡهَا عَدۡلٞ وَلَا هُمۡ يُنصَرُونَ ٤٨

And fear a Day when no soul will suffice for another soul1 at all, nor will intercession be accepted from it, nor will compensation be taken from it, nor will they be aided.

1 translator’s note
  1. i.e., fulfill what is due from it. ↩
As-Sa'diTafsir · 2:40

Contents

Ayat al-Kursi36Al-Kahfpage 42juz 15Bukhari 1Muslim 2999

Style

Theme
Text size
View

Читать на русском