An-NurJuz 18 · Page 352

An-Nur 24:21

The Light · Juz 18 · Page 352

۞ يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ لَا تَتَّبِعُواْ خُطُوَٰتِ ٱلشَّيۡطَٰنِۚ وَمَن يَتَّبِعۡ خُطُوَٰتِ ٱلشَّيۡطَٰنِ فَإِنَّهُۥ يَأۡمُرُ بِٱلۡفَحۡشَآءِ وَٱلۡمُنكَرِۚ وَلَوۡلَا فَضۡلُ ٱللَّهِ عَلَيۡكُمۡ وَرَحۡمَتُهُۥ مَا زَكَىٰ مِنكُم مِّنۡ أَحَدٍ أَبَدٗا وَلَٰكِنَّ ٱللَّهَ يُزَكِّي مَن يَشَآءُۗ وَٱللَّهُ سَمِيعٌ عَلِيمٞ ٢١

O you who have believed, do not follow the footsteps of Satan. And whoever follows the footsteps of Satan - indeed, he enjoins immorality and wrongdoing. And if not for the favor of Allāh upon you and His mercy, not one of you would have been pure, ever, but Allāh purifies whom He wills, and Allāh is Hearing and Knowing.

Tafsir · in Albanian

As-Sa'di

Medium · Clear and to the point: what to take from each passage.

Whole surah

Change

Commentary on 24:21

O ju që keni besuar! Mos shkoni pas gjurmëve të shejtanit!... -Largojuni rrugëve dhe joshjeve të shejtanit. Te "hapat e shejtanit" hyjnë të gjitha llojet e gjynaheve që kanë të bëjnë me zemrën, gjuhën dhe gjymtyrët. Allahu i Madhëruar, me urtësinë e Tij, na urdhëron dhe na qartëson se e kemi të ndaluar të ndjekim hapat e shejtanit. Ai na sqaron urtësinë e kësaj ndalese dhe çfarë synohet me ndalimin e ndjekjes së hapave të shejtanit, duke thënë:... Kush ndjek gjurmët e shejtanit ai do ta urdhërojë veç për të punë shëmtuara e të këqia. -Kjo ndalesë synon të na ruajë nga përfundimi i keq dhe shkatërrimi, ku të çon ndjekja e hapave të shejtanit. Ai i mallkuar urdhëron veçse për poshtërsi e gjëra që janë të shëmtuara jo vetëm sipas gjykimit të Sheriatit, por edhe sipas mendjes së shëndoshë e natyrës së pastër së njerëzve, edhe pse disave të transformuar në shijet dhe natyrën e tyre mund t’ju duket e bukur dhe e kënaqshme. Shejtani i josh njerëzit në poshtërsi që natyra dhe mendjet e shëndetshme nuk i pranojnë, prandaj për ta janë të huaja, të panjohura dhe të refuzuara. Kështu janë poshtërsitë për të cilat nxit shejtani i mallkuar pa asnjë përjashtim. Prandaj Allahu na ndaloi nga të gjitha ato. Të gjitha këto porosi dhe ligje janë mirësi, për të cilat duhet t’i shprehim mirënjohjen dhe ta kujtojmë vazhdimisht Allahun. Kjo mirënjohje dhe ky kujtim i vazhdueshëm i mirësive të Allahut do t’i bëjë njerëzit që të ruhen nga poshtërsitë, turpet dhe çdo vepër e shëmtuar në të cilën i fton shejtani i mallkuar. Është Zoti që, me mirësinë e përkujdesin e Tij, ju ndalon nga të gjitha ato vepra, që janë si helmi vrasës për besimin dhe moralin e njeriut.Dhe, sikur të mos ishin mirësia dhe mëshira e Allahut për ju, askush prej jush nuk do të pastrohej ndonjëherë(prej gjynaheve). -Ai nuk do të ruante e pastronte asnjë nga ndjekja e hapave të shejtanit, sepse shejtani i mallkuar punon pareshtur, së bashku me ushtrinë e tij, për t’i joshur dhe tunduar njerëzit dhe për t’ua zbukuruar të kotën dhe paturpësinë. Shpeshherë nefsi i njeriut anon në të tilla shfrenime dhe gjithashtu nxit fort në to. Pastaj mangësia është një karakteristikë e pandashme e njeriut, për të mos lënë mënjanë edhe imanin e dobët. Duke parë këtë gjendje të njeriut, nëse Zoti do të hiqte dorë prej Tij dhe të mos e ruante, ndihmonte dhe pastronte, ai do të mbetej i pashpresë. Askush nuk do të pastrohej nga gjynahet dhe të këqijat dhe as do të mund të bënte vepra të mira, që e lehtësojnë dhe e kthejnë në rrugën drejt kënaqësisë së Zotit dhe Xhenetit të Tij. Kshtu kujdeset Zoti, duke e pastruar robin nga gjynahet dhe duke e përmirësuar gjendjen e tij me vepra të mira, që e afrojnë tek Ai. Por duhet të dihet mirë se vetëm duke kërkuar mëshirën dhe mirësinë e Tij mund të pastrohet ai që pastrohet. Një nga lutjet më të zgjedhura të Profetit (a.s) ishte: “Allahume ati nefsi takuaha ue zek-kiha ente hajru men zek-kaha ente uelijuha ue meulaha”, O Allah! Jepi shpirtit tim devotshmërinë dhe pastroje atë! Ti je më i Miri që e pastron atë. Tije Mbrojtësi dhe i Dashuri i shpirtit tim.", prandaj edhe tha:Por Allahu pastron atë që do Ai. -Allahu e pastron dhe lartëson atë që e di mirë se pastrohet dhe lartësohet. Ai është më i Dituri se kush e meriton dhe kush është për t’u pastruar, prandaj thotë:Allahu dëgjon e di gjithçka. -Ndër ata që morën pjesë në këtë shpifje e thashethem ishte edhe Mistah ibnu Uthathe, një i afërm i Ebu Bekrit. Mistahu ishte i varfër dhe muhaxhir. Duke qenë se u bë pjesë e kësaj fitneje, Ebu Bekri u betua se nuk do ta ndihmonte më me shpenzimet që i mbulonte, për shkak të fjalëve që fliste dhe pjesëmarrjen në thashetheme. Por Allahu i Madhëruar zbriti këtë ajet ku i ndalonte besimtarët nga betimi që të mos shpenzonin për të varfërin, dhe i nxit për të qenë falës e tolerantë. Madje, Ai u premton falje e mëshirë atyre që tregohen falës e tolerantë. prandaj edhe thotë:

Saheeh International · As-Sa'di · Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api · Quran Foundation

Page 352

An-NurJuz 18 · Page 352

24:21

۞ يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ لَا تَتَّبِعُواْ خُطُوَٰتِ ٱلشَّيۡطَٰنِۚ وَمَن يَتَّبِعۡ خُطُوَٰتِ ٱلشَّيۡطَٰنِ فَإِنَّهُۥ يَأۡمُرُ بِٱلۡفَحۡشَآءِ وَٱلۡمُنكَرِۚ وَلَوۡلَا فَضۡلُ ٱللَّهِ عَلَيۡكُمۡ وَرَحۡمَتُهُۥ مَا زَكَىٰ مِنكُم مِّنۡ أَحَدٍ أَبَدٗا وَلَٰكِنَّ ٱللَّهَ يُزَكِّي مَن يَشَآءُۗ وَٱللَّهُ سَمِيعٌ عَلِيمٞ ٢١

O you who have believed, do not follow the footsteps of Satan. And whoever follows the footsteps of Satan - indeed, he enjoins immorality and wrongdoing. And if not for the favor of Allāh upon you and His mercy, not one of you would have been pure, ever, but Allāh purifies whom He wills, and Allāh is Hearing and Knowing.

24:22

وَلَا يَأۡتَلِ أُوْلُواْ ٱلۡفَضۡلِ مِنكُمۡ وَٱلسَّعَةِ أَن يُؤۡتُوٓاْ أُوْلِي ٱلۡقُرۡبَىٰ وَٱلۡمَسَٰكِينَ وَٱلۡمُهَٰجِرِينَ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِۖ وَلۡيَعۡفُواْ وَلۡيَصۡفَحُوٓاْۗ أَلَا تُحِبُّونَ أَن يَغۡفِرَ ٱللَّهُ لَكُمۡۚ وَٱللَّهُ غَفُورٞ رَّحِيمٌ ٢٢

And let not those of virtue among you and wealth swear not to give [aid] to their relatives and the needy and the emigrants for the cause of Allāh, and let them pardon and overlook. Would you not like that Allāh should forgive you? And Allāh is Forgiving and Merciful.

24:23

إِنَّ ٱلَّذِينَ يَرۡمُونَ ٱلۡمُحۡصَنَٰتِ ٱلۡغَٰفِلَٰتِ ٱلۡمُؤۡمِنَٰتِ لُعِنُواْ فِي ٱلدُّنۡيَا وَٱلۡأٓخِرَةِ وَلَهُمۡ عَذَابٌ عَظِيمٞ ٢٣

Indeed, those who [falsely] accuse chaste, unaware and believing women are cursed in this world and the Hereafter; and they will have a great punishment

24:24

يَوۡمَ تَشۡهَدُ عَلَيۡهِمۡ أَلۡسِنَتُهُمۡ وَأَيۡدِيهِمۡ وَأَرۡجُلُهُم بِمَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ ٢٤

On a Day when their tongues, their hands and their feet will bear witness against them as to what they used to do.

24:25

يَوۡمَئِذٖ يُوَفِّيهِمُ ٱللَّهُ دِينَهُمُ ٱلۡحَقَّ وَيَعۡلَمُونَ أَنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلۡحَقُّ ٱلۡمُبِينُ ٢٥

That Day, Allāh will pay them in full their true [i.e., deserved] recompense, and they will know that it is Allāh who is the manifest Truth [i.e., perfect in justice].

24:26

ٱلۡخَبِيثَٰتُ لِلۡخَبِيثِينَ وَٱلۡخَبِيثُونَ لِلۡخَبِيثَٰتِۖ وَٱلطَّيِّبَٰتُ لِلطَّيِّبِينَ وَٱلطَّيِّبُونَ لِلطَّيِّبَٰتِۚ أُوْلَٰٓئِكَ مُبَرَّءُونَ مِمَّا يَقُولُونَۖ لَهُم مَّغۡفِرَةٞ وَرِزۡقٞ كَرِيمٞ ٢٦

Evil words are for evil men, and evil men are [subjected] to evil words. And good words are for good men, and good men are [an object] of good words.1 Those [good people] are declared innocent of what they [i.e., slanderers] say. For them is forgiveness and noble provision.

1 translator’s note
  1. Another accepted interpretation is "Evil women are for evil men, and evil men are for evil women. And good women are for good men, and good men are for good women." ↩

24:27

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ لَا تَدۡخُلُواْ بُيُوتًا غَيۡرَ بُيُوتِكُمۡ حَتَّىٰ تَسۡتَأۡنِسُواْ وَتُسَلِّمُواْ عَلَىٰٓ أَهۡلِهَاۚ ذَٰلِكُمۡ خَيۡرٞ لَّكُمۡ لَعَلَّكُمۡ تَذَكَّرُونَ ٢٧

O you who have believed, do not enter houses other than your own houses until you ascertain welcome and greet1 their inhabitants. That is best for you; perhaps you will be reminded [i.e., advised].

1 translator’s note
  1. By the words "As-salāmu ʿalaykum" ("Peace be upon you"). ↩
As-Sa'diTafsir · 24:21

Contents

Ayat al-Kursi36Al-Kahfpage 42juz 15Bukhari 1Muslim 2999

Style

Theme
Text size
View

Читать на русском