Al-Qasas 28:80
The Stories · Juz 20 · Page 395
وَقَالَ ٱلَّذِينَ أُوتُواْ ٱلۡعِلۡمَ وَيۡلَكُمۡ ثَوَابُ ٱللَّهِ خَيۡرٞ لِّمَنۡ ءَامَنَ وَعَمِلَ صَٰلِحٗاۚ وَلَا يُلَقَّىٰهَآ إِلَّا ٱلصَّٰبِرُونَ ٨٠
But those who had been given knowledge said, "Woe to you! The reward of Allāh is better for he who believes and does righteousness. And none are granted it except the patient."
Tafsir · in Albanian
As-Sa'di
Medium · Clear and to the point: what to take from each passage.
Change
Commentary on 28:80
Por ata të cilëve u ishte dhuruar dituri e vërtetë thanë: “Të mjerët ju! -Këta fatlumë arritën të njihnin realitetin e çështjeve dhe të gjërave. Ata arritën të shihnin qartë në brendësi të kësaj dynjaje, kur të tjerët shihnin vetëm anën e jashtme të saj. Ata u thanë të mashtruarve: “Të mjerët ju!" Kjo ishte një fjalë me tone qortuese e këshilluese për ata që po lakmonin atë që kishte Karuni.Shpërblimi i Allahut është shumë më i mirë për ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira... -Shpërblimet e Zotit janë më të mira dhe ato jepen në dynja dhe në ahiret. Në këtë jetë nuk ka si kënaqësia që të sjell adhurimi i Zotit, dashuria për Të, kthimi tek Ai dhe përkushtimi për të kënaqur Atë. Ndërsa në ahiret është Xheneti dhe gjithçka e tij. Atje janë kënaqësi që i dëshirojnë zemrat dhe që kënaqin sytë. Kështu, këto shpërblime janë shumë më të mira nga ajo që ju dëshironi për veten tuaj. Ky është realiteti që duhet t’ju qëndrojë vazhdimisht para syve dhe në zemrat tuaja. Megjithatë, jo çdokush që e di këtë gjen forcën që t’i japë përparësi më të lartës, kundrejt më të ultës. Kjo zgjidhje i jepet veçse një kategorie të caktuar, të cilët Zoti i përshkruan:... por këtë nuk mund ta arrijë askush, përveç durimtarëve. - Ata që gjetën forcë dhe e nënshtruan veten në durim, për t’ju bindur Zotit dhe përmbushur urdhëresat e Tij; gjetën durimin për t’iu larguar ndalesave të Tij; gjetën durimin për të përballuar me kënaqësi e durim caktimet dhe sprovat e Zotit për ta. Ata bëjnë durim që të mos mashtrohen nga fitoret dhe joshjet e kësaj dynjaje. Asgjë nuk mund t'i shmangë dhe largojë ata nga adhurimi i Zotit të tyre. Ata nuk lejojnë që stolitë e pasuritë e kësaj dynjaje të ndërhyjnë mes tyre dhe qëllimit përse Zotit i krijoi në këtë dynja - adhurimi i Tij si një i vetëm. Ata i japin përparësi shpërblimit të Allahut, kundrejt kësaj dynjaje të përkohshme, e cila shumë shpejt do të zhduket.
Page 395
28:78
قَالَ إِنَّمَآ أُوتِيتُهُۥ عَلَىٰ عِلۡمٍ عِندِيٓۚ أَوَلَمۡ يَعۡلَمۡ أَنَّ ٱللَّهَ قَدۡ أَهۡلَكَ مِن قَبۡلِهِۦ مِنَ ٱلۡقُرُونِ مَنۡ هُوَ أَشَدُّ مِنۡهُ قُوَّةٗ وَأَكۡثَرُ جَمۡعٗاۚ وَلَا يُسۡـَٔلُ عَن ذُنُوبِهِمُ ٱلۡمُجۡرِمُونَ ٧٨
He said, "I was only given it because of knowledge I have." Did he not know that Allāh had destroyed before him of generations those who were greater than him in power and greater in accumulation [of wealth]? But the criminals, about their sins, will not be asked.1
1 translator’s note
- There will be no need to enumerate their sins separately, as their quantity is obvious and more than sufficient to warrant punishment in Hell. ↩
28:79
فَخَرَجَ عَلَىٰ قَوۡمِهِۦ فِي زِينَتِهِۦۖ قَالَ ٱلَّذِينَ يُرِيدُونَ ٱلۡحَيَوٰةَ ٱلدُّنۡيَا يَٰلَيۡتَ لَنَا مِثۡلَ مَآ أُوتِيَ قَٰرُونُ إِنَّهُۥ لَذُو حَظٍّ عَظِيمٖ ٧٩
So he came out before his people in his adornment. Those who desired the worldly life said, "Oh, would that we had like what was given to Qārūn. Indeed, he is one of great fortune."
28:80
وَقَالَ ٱلَّذِينَ أُوتُواْ ٱلۡعِلۡمَ وَيۡلَكُمۡ ثَوَابُ ٱللَّهِ خَيۡرٞ لِّمَنۡ ءَامَنَ وَعَمِلَ صَٰلِحٗاۚ وَلَا يُلَقَّىٰهَآ إِلَّا ٱلصَّٰبِرُونَ ٨٠
But those who had been given knowledge said, "Woe to you! The reward of Allāh is better for he who believes and does righteousness. And none are granted it except the patient."
28:81
فَخَسَفۡنَا بِهِۦ وَبِدَارِهِ ٱلۡأَرۡضَ فَمَا كَانَ لَهُۥ مِن فِئَةٖ يَنصُرُونَهُۥ مِن دُونِ ٱللَّهِ وَمَا كَانَ مِنَ ٱلۡمُنتَصِرِينَ ٨١
And We caused the earth to swallow him and his home. And there was for him no company to aid him other than Allāh, nor was he of those who [could] defend themselves.
28:82
وَأَصۡبَحَ ٱلَّذِينَ تَمَنَّوۡاْ مَكَانَهُۥ بِٱلۡأَمۡسِ يَقُولُونَ وَيۡكَأَنَّ ٱللَّهَ يَبۡسُطُ ٱلرِّزۡقَ لِمَن يَشَآءُ مِنۡ عِبَادِهِۦ وَيَقۡدِرُۖ لَوۡلَآ أَن مَّنَّ ٱللَّهُ عَلَيۡنَا لَخَسَفَ بِنَاۖ وَيۡكَأَنَّهُۥ لَا يُفۡلِحُ ٱلۡكَٰفِرُونَ ٨٢
And those who had wished for his position the previous day began to say, "Oh, how Allāh extends provision to whom He wills of His servants and restricts it! If not that Allāh had conferred favor on us, He would have caused it to swallow us. Oh, how the disbelievers do not succeed!"
28:83
تِلۡكَ ٱلدَّارُ ٱلۡأٓخِرَةُ نَجۡعَلُهَا لِلَّذِينَ لَا يُرِيدُونَ عُلُوّٗا فِي ٱلۡأَرۡضِ وَلَا فَسَادٗاۚ وَٱلۡعَٰقِبَةُ لِلۡمُتَّقِينَ ٨٣
That home of the Hereafter We assign to those who do not desire exaltedness upon the earth or corruption. And the [best] outcome is for the righteous.
28:84
مَن جَآءَ بِٱلۡحَسَنَةِ فَلَهُۥ خَيۡرٞ مِّنۡهَاۖ وَمَن جَآءَ بِٱلسَّيِّئَةِ فَلَا يُجۡزَى ٱلَّذِينَ عَمِلُواْ ٱلسَّيِّـَٔاتِ إِلَّا مَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ ٨٤
Whoever comes [on the Day of Judgement] with a good deed will have better than it; and whoever comes with an evil deed - then those who did evil deeds will not be recompensed except [as much as] what they used to do.