An-NisaJuz 5 · Page 97

An-Nisa 4:119

The Women · Juz 5 · Page 97

وَلَأُضِلَّنَّهُمۡ وَلَأُمَنِّيَنَّهُمۡ وَلَأٓمُرَنَّهُمۡ فَلَيُبَتِّكُنَّ ءَاذَانَ ٱلۡأَنۡعَٰمِ وَلَأٓمُرَنَّهُمۡ فَلَيُغَيِّرُنَّ خَلۡقَ ٱللَّهِۚ وَمَن يَتَّخِذِ ٱلشَّيۡطَٰنَ وَلِيّٗا مِّن دُونِ ٱللَّهِ فَقَدۡ خَسِرَ خُسۡرَانٗا مُّبِينٗا ١١٩

And I will mislead them, and I will arouse in them [sinful] desires, and I will command them so they will slit the ears of cattle, and I will command them so they will change the creation of Allāh." And whoever takes Satan as an ally instead of Allāh has certainly sustained a clear loss.

Tafsir · in Albanian

As-Sa'di

Medium · Clear and to the point: what to take from each passage.

Whole surah

Change

Commentary on 4:119

Unë do t’i devijoj ata dhe do t’i bëj të shpresojnë në gjëra të kota. Unë do t’i urdhëroj të shqyejnë veshët e bagëtive dhe t'i shëmtojnë krijesat e Allahut -Fillimisht, ai thotë: “...do t’i devijoj”, pra, do t’i devijoj nga rruga e drejtë. Shejtani devijon në dy drejtime: nga dija e vërtetë e sjellë prej Zotit të Lartësuar dhe nëpërmjet profetëve të Tij, dhe nga puna me këtë dije. Së dyti, ai thotë: “do t’i bëj të shpresojnë në gjëra të kota...”. Pra, edhe pse të zhytur në humbje, ai do t’i bëjë që të besojnë se kanë për të fituar atë që, në fakt, u premtohet vetëm të udhëzuarve. Ky është një mashtrim i qartë. I Mallkuari, nuk mjaftohet thjesht me devijimin dhe humbjen e tyre, por ua zbukuron këtë rrugë, për t’ua bërë të dashur në zemrat e tyre. Kjo është një e keqe e papërshkrueshme. Ata të mjerë bëjnë veprat e banorëve të Zjarrit, ndërkohë që shpresojnë se, nëpërmjet tyre, do të fitojnë Xhenetin. Shiko çifutët dhe të krishterët apo të tjerët si ata, sikurse na i tregon Allahu i Lartësuar: “Ata (ithtarët e Librit) thonë: “Askush nuk do të hyjë në Xhenet nëqoftë se nuk është çifut ose i krishterë!” Këto janë trille të tyre! Thuaju: “Sillni provat tuaja, nëse keni të drejtë!” Përkundrazi, ai që i është dorëzuar Allahut dhe është bamirës, e ka shpërblimin e vet te Zoti i tij. Për ata nuk ka frikë, as nuk kanë pse të brengosen.” [Bekare 111, 112]. Ose: “Kështu ia kemi zbukuruar Ne çdo populli veprimet e veta. Në fund kthimin e kanë te Zoti i tyre dhe atëherë do t’i shpërblejë për çdo gjë që kanë bërë.” [En’âm 108]. Ose: “Thuaj: “A t’ju tregoj për më të dëshpëruarit me veprat e tyre ?”Janë ata, veprat e të cilëve asgjësohen që në jetën e kësaj bote, por ata mendojnë se janë duke bërë mirë.” [Kehf 103, 104]. Po kështu, Allahu i Lartësuar na tregon për munafikët se, Ditën e Gjykimit, ata do t’u thonë besimtarëve: “Atë Ditë do t'i shihni besimtarët dhe besimtaret tek u ndriçon drita përpara dhe në të djathtë të tyre. (Atyre do t'u thuhet:) “Përgëzim për ju sot janë kopshtet, nëpër të cilët rrjedhin lumenj e ku do të jeni përgjithmonë. Kjo është fitorja e madhe.” Atë Ditë munafikët dhe munafiket do t'u thonë besimtarëve: “Na prisni pak, që edhe të ndriçohemi prej dritës suaj!” Atyre do t'u thuhet: “Kthehuni pas (në dynja) dhe kërkoni atje ndonjë dritë!” Atëherë, ndërmjet tyre vendoset një mur, që ka një derë. Nga brenda tij është mëshira, ndërsa nga jashtë tij është dënimi. Ata (munafikët) u thërrasin (besimtarëve): “A nuk kemi qenë edhe ne së bashku me ju!?” - “Po, por ju e shkatërruat veten, sepse ju prisnit kob të zi për besimtarët, dyshonit në çështjet e fesë dhe ju mashtroi jeta e dynjasë, derisa ju erdhi kaderi i Zotit. Gënjeshtari ju mashtroi rreth Allahut. Sot prej jush (o munafikë) nuk pranohet asnjë lloj kompensimi dhe as prej jobesimtarëve. Zjarri është vendi juaj, sepse atë meritoni. Sa përfundim i keq është ai!”” [Hadid 12 – 15]. Së treti, ai thotë: “Unë do t’i urdhëroj të shqyejnë veshët e bagëtive.”. Allahu i Lartësuar sjell një shembull në suren En’am për këtë vepër. Ai na tregon se idhujtarët i shqyenin veshët e bagëtive dhe më pas i veçonin ato, duke i përcaktuar si të shenjta e të paprekshme. I Lartësuari thotë: “Allahu nuk i veçoi (si bagëti të shenjta) as Behirën, as Saibën, as Vesilën dhe as Hamën, por ata që nuk besojnë trillojnë gënjeshtra për Allahun, dhe shumica e tyre nuk e kuptojnë.”. [El maide 103]. Ky lloj devijimi synon që njerëzit të bëjnë të ndaluara ato që Zoti i ka lejuar, apo që të bëjnë të lejuara ato që Zoti i ka ndaluar. Si devijim konsiderohet çdo besim i keq dhe çdo gjykim i padrejtë, që i Mallkuari nxit te njerëzit. Edhe ky lloj devijimi është shumë i madh dhe i frikshëm. Së katërti, i Lartësuari thotë: “...dhe t'i shëmtojnë krijesat e Allahut”...”. Fjala është për ndryshimet që njerëzit bëjnë në pamjet e tyre të jashtme, si tatuazhet, ndarja e dhëmbëve për zbukurim, heqja e vetullave etj. Nëpërmjet këtij mashtrimi, i Mallkuari i josh njerëzit për të tjetërsuar krijimin e Allahut. Këto veprime tregojnë në vetvete pakënaqësi me krijimin e Allahut dhe cenim të urtësisë së Tij. Kështu ata pretendojnë se ajo që ata bëjnë me duart e tyre është më e mirë se ajo që Zoti ka krijuar. Ajeti bën fjalë edhe për tjetërsimet e brendshme. Allahu i Lartësuar i ka krijuar robërit e Tij që të jenë adhurues të një Zoti të vetëm. Ai u ka dhënë atyre një natyrë që e pranon të vërtetën dhe që i ka mundësitë ta pasojë atë, por pas ndërhyrjes dhe ndikimit të shejtanëve në këtë natyrë të pastër, ata i largohen adhurimit të Tij. Nuk ka dyshim se çdo fëmijë lind me natyrë të pastër islame, por prindërit e tij e kthejnë atë në çifut, të krishterë, adhurues zjarri etj. Nëse njeriu do të lihej i lirë, me siguri ai do ta besonte Allahun si Një të vetëm, do ta donte Atë dhe do të dëshironte ta njihte realisht. Por Shejtani i mallkuar vërsulet i tërbuar për ta devijuar njeriun, ashtu sikurse vërsulet ujku mbi delet e vetmuara. Sikur të mos ishte butësia, mëshira dhe bujaria e Allahut të Lartësuar me adhuruesit e Tij të sinqertë, edhe me ta do të ndodhte ajo që ndodh me këta të sprovuar. Në fakt, shkak për sprovimin e tyre janë vetë veprat e tyre. Ata i kthejnë shpinën Zotit dhe Krijuesit të tyre dhe miqësohen me armikun e tyre, i cili synon veçse të keqen për ta. Për këtë arsye, ata humbin dynjanë dhe ahiretin. Allahu i Lartësuar thotë:E, kush e bën mik shejtanin, e jo Allahun, me të vërtetë ka dështuar me një dështim të qartë. -E ku ka humbës më të madh sesa ai që humbet fenë dhe dynjanë e tij dhe i mbetet vetëm mohimi i Zotit, gjynahet dhe gabimet. Ky i mjerë do të ndëshkohet përjetësisht dhe nuk do të shijojë kurrë kënaqësinë e amshuar të Xhenetit. E kundërta ndodh me atë që i afrohet Allahut të Lartësuar dhe i jep përparësi kënaqësisë së Tij. Ky ka fituar çdo mirësi, ka shpëtuar nga çdo fatkeqësi dhe do të jetë i lumtur në të dyja jetët. Ai do të jetë vazhdimisht i qetë, sepse askush nuk mund ta pengojë atë nga mirësia që i jep Zoti dhe askush nuk mund t’i japë atë që Zoti ia ndalon. O Zoti ynë! Kujdesu për ne, ashtu siç kujdesesh për të dashurit e Tu dhe na shpëto nga çdo e keqe, ashtu siç ke shpëtuar të dashurit e Tu! Pastaj i Lartësuari thotë:Këto ishin emërtime të idhujtarëve për disa bagëti që i konsideronin si të shenjta, pa pasur argument nga Zoti.

Saheeh International · As-Sa'di · Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api · Quran Foundation

Page 97

An-NisaJuz 5 · Page 97

4:114

۞ لَّا خَيۡرَ فِي كَثِيرٖ مِّن نَّجۡوَىٰهُمۡ إِلَّا مَنۡ أَمَرَ بِصَدَقَةٍ أَوۡ مَعۡرُوفٍ أَوۡ إِصۡلَٰحِۭ بَيۡنَ ٱلنَّاسِۚ وَمَن يَفۡعَلۡ ذَٰلِكَ ٱبۡتِغَآءَ مَرۡضَاتِ ٱللَّهِ فَسَوۡفَ نُؤۡتِيهِ أَجۡرًا عَظِيمٗا ١١٤

No good is there in much of their private conversation, except for those who enjoin charity or that which is right or conciliation between people. And whoever does that seeking means to the approval of Allāh - then We are going to give him a great reward.

4:115

وَمَن يُشَاقِقِ ٱلرَّسُولَ مِنۢ بَعۡدِ مَا تَبَيَّنَ لَهُ ٱلۡهُدَىٰ وَيَتَّبِعۡ غَيۡرَ سَبِيلِ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ نُوَلِّهِۦ مَا تَوَلَّىٰ وَنُصۡلِهِۦ جَهَنَّمَۖ وَسَآءَتۡ مَصِيرًا ١١٥

And whoever opposes the Messenger after guidance has become clear to him and follows other than the way of the believers - We will give him what he has taken1 and drive him into Hell, and evil it is as a destination.

1 translator’s note
  1. i.e., make him responsible for his choice. ↩

4:116

إِنَّ ٱللَّهَ لَا يَغۡفِرُ أَن يُشۡرَكَ بِهِۦ وَيَغۡفِرُ مَا دُونَ ذَٰلِكَ لِمَن يَشَآءُۚ وَمَن يُشۡرِكۡ بِٱللَّهِ فَقَدۡ ضَلَّ ضَلَٰلَۢا بَعِيدًا ١١٦

Indeed, Allāh does not forgive association with Him, but He forgives what is less than that for whom He wills. And he who associates others with Allāh has certainly gone far astray.

4:117

إِن يَدۡعُونَ مِن دُونِهِۦٓ إِلَّآ إِنَٰثٗا وَإِن يَدۡعُونَ إِلَّا شَيۡطَٰنٗا مَّرِيدٗا ١١٧

They call upon instead of Him none but female [deities], and they [actually] call upon none but a rebellious Satan,

4:118

لَّعَنَهُ ٱللَّهُۘ وَقَالَ لَأَتَّخِذَنَّ مِنۡ عِبَادِكَ نَصِيبٗا مَّفۡرُوضٗا ١١٨

Whom Allāh has cursed. For he had said, "I will surely take from among Your servants a specific portion.

4:119

وَلَأُضِلَّنَّهُمۡ وَلَأُمَنِّيَنَّهُمۡ وَلَأٓمُرَنَّهُمۡ فَلَيُبَتِّكُنَّ ءَاذَانَ ٱلۡأَنۡعَٰمِ وَلَأٓمُرَنَّهُمۡ فَلَيُغَيِّرُنَّ خَلۡقَ ٱللَّهِۚ وَمَن يَتَّخِذِ ٱلشَّيۡطَٰنَ وَلِيّٗا مِّن دُونِ ٱللَّهِ فَقَدۡ خَسِرَ خُسۡرَانٗا مُّبِينٗا ١١٩

And I will mislead them, and I will arouse in them [sinful] desires, and I will command them so they will slit the ears of cattle, and I will command them so they will change the creation of Allāh." And whoever takes Satan as an ally instead of Allāh has certainly sustained a clear loss.

4:120

يَعِدُهُمۡ وَيُمَنِّيهِمۡۖ وَمَا يَعِدُهُمُ ٱلشَّيۡطَٰنُ إِلَّا غُرُورًا ١٢٠

He [i.e., Satan] promises them and arouses desire in them. But Satan does not promise them except delusion.

4:121

أُوْلَٰٓئِكَ مَأۡوَىٰهُمۡ جَهَنَّمُ وَلَا يَجِدُونَ عَنۡهَا مَحِيصٗا ١٢١

The refuge of those will be Hell, and they will not find from it an escape.

As-Sa'diTafsir · 4:119

Contents

Ayat al-Kursi36Al-Kahfpage 42juz 15Bukhari 1Muslim 2999

Style

Theme
Text size
View

Читать на русском