An-Nisa 4:75
The Women · Juz 5 · Page 90
وَمَا لَكُمۡ لَا تُقَٰتِلُونَ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِ وَٱلۡمُسۡتَضۡعَفِينَ مِنَ ٱلرِّجَالِ وَٱلنِّسَآءِ وَٱلۡوِلۡدَٰنِ ٱلَّذِينَ يَقُولُونَ رَبَّنَآ أَخۡرِجۡنَا مِنۡ هَٰذِهِ ٱلۡقَرۡيَةِ ٱلظَّالِمِ أَهۡلُهَا وَٱجۡعَل لَّنَا مِن لَّدُنكَ وَلِيّٗا وَٱجۡعَل لَّنَا مِن لَّدُنكَ نَصِيرًا ٧٥
And what is [the matter] with you that you fight not in the cause of Allāh and [for] the oppressed among men, women and children who say, "Our Lord, take us out of this city of oppressive people and appoint for us from Yourself a protector and appoint for us from Yourself a helper"?
Tafsir · in Albanian
As-Sa'di
Medium · Clear and to the point: what to take from each passage.
Change
Commentary on 4:75
Ky ajet është nxitje prej Allahut të Lartësuar për besimtarët, që ata të luftojnë në rrugën e Tij, sidomos kur lufta është detyrë e pashmangshme për ta. Madje, ajeti përmban edhe një qortim shumë të rëndë për braktisjen e xhihadit në të tilla kushte. Allahu i Lartësuar thotë:Dhe përse të mos luftoni ju në rrugën e Allahut dhe për shpëtimin e të shtypurve: për meshkujt e pafuqishëm, gratë dhe fëmijët, të cilët luten:... -Kuptimi: Ç’ndodh me ju që nuk luftoni në rrugën e Zotit, ndërkohë që të dobëtit, gratë e fëmijët, të cilët nuk i kanë mundësitë t’u shmangen vështirësive, nuk kanë asnjë mbështetje dhe nuk arrijnë të gjejnë rrugëzgjidhje?! Ata vuajnë nën shtypjen e armikut dhe kalojnë padrejtësitë më të mëdha mbi kurrizin e tyre. Aq e madhe është dhimbja e tyre, saqë ata luten e thonë:O Zoti ynë! Nxirrna nga ky vend, banorët e të cilit janë mizorë! Cakto për ne nga ana Jote një mbrojtës dhe na jep ndihmë! -Pra, ata i luten Zotit që t’i largojë dhe shpëtojë ata nga ai vend, banorët e të cilit janë të padrejtë ndaj vetes me idhujtarinë e tyre, si dhe të padrejtë ndaj besimtarëve, duke i torturuar e duke i penguar nga feja e vërtetë dhe nga ftesa drejtuar të tjerëve për adhurimin e një Zot të vetëm. Ata janë të padrejtë ndaj tyre edhe duke i penguar nga emigrimi në rrugën e Zotit. Të dobëtit dhe të pafuqishmit e lusin Allahun e Lartësuar që t’u dhurojë një udhëheqës, i cili të shqetësohet dhe përpiqet për të zgjidhur hallet e tyre, që lufton për t’i shpëtuar nga ai vend, banorët e të cilit janë të padrejtë. Pra, në një rast të tillë, lufta ka karakter mbrojtës, për të ruajtur jetën, nderin pasurinë, e nuk është mësymëse.Edhe kjo e fundit ka shpërblim shumë të madh, dhe ai që i bën bisht është i qortuar, por lloji i parë i luftës, ajo për të mbrojtur të dobëtit, është me shpërblim më të madh, më e dobishme dhe më fort e detyrueshme se kjo e dyta. Pastaj i Lartësuari thotë:Në një hadith thuhet: “Nëse ju kërkohet të dilni në luftë, përgjigjuni!”, me kuptimin: Nëse udhëheqësi ju kërkon të dilni në luftë në rrugën e Zotit, atëherë e keni detyrë që të përgjigjeni, sepse në një rast të tillë xhihadi është farz ajn për secilin që i plotëson kushtet. Në një rast të tillë, askujt nuk i lejohet që të qëndrojë në shtëpi, përveç nëse ka justifikim të pranuar nga Sheriati i Zotit. Allahu i Lartësuar thotë: “O ju që keni besuar! Ç’është kështu me ju, që, kur ju thuhet të dilni në rrugën e Allahut juve ju rëndon vendi? A mos jeni, vallë, më të kënaqur me jetën e kësaj bote, sesa me Ahiretin? Jeta e kësaj bote, përkundër ahiretit, është diçka shumë e vogël. Nëse nuk dilni, Ai do t'ju ndëshkojë me një dënim të rëndë dhe do t'ju zëvendësojë me një popull tjetër dhe Atij nuk i bëhet aspak dëm. Allahu është i Plotpushtetshëm për gjithçka.” [Teube 38, 39]. Ky, pra, është njëri nga rastet kur xhihadi është farz ajn. Rasti i dytë është xhihadi mbrojtës, kur armiku ka rrethuar vendin tënd islam. Rasti i tretë është kur dy ushtritë, ajo muslimane dhe ajo qafire, janë vendosur përballë njëra-tjetrës. Edhe në këtë rast, lufta është detyrë për pjesëmarrësit dhe nuk lejohet largimi prej saj, sepse Allahu i Lartësuar thotë: “O ju që keni besuar! Kur të jeni përballë ushtrisë së jobesimtarëve, kurrë mos ua ktheni shpinën! Askush të mos ua kthejë atyre shpinën në atë moment, veç atij që kthehet për të luftuar ose për t’iu bashkëngjitur një grupi tjetër. Kush tërhiqet, ai ka tërhequr kundër vetes zemërimin e Allahut dhe vendi i tij është Xhehenemi, një strehim shumë i keq.” [Enfal 15, 16]. Profeti (a.s.) na ka njoftuar, gjithashtu, se largimi nga fushëbeteja është një nga shtatë gjynahet e mëdha dhe shkatërruese. Rasti i katërt kur xhihadi është farz ajn është atëherë kur një person njeh përdorimin e një arme që askush tjetër nuk e njeh dhe është i domosdoshëm përdorimi i saj. Atëherë, për këtë njeri, xhihadi është farz ajn, edhe nëse udhëheqësi nuk e ka thirrur për mobilizim. Këto janë katër rastet kur xhihadi është farz ajn. Ndërsa çdo rast tjetër është farz kifaje. [Shih “Rijad es-Salihin” shpjegimin e Shejh Ibn Uthejmin].
Page 90
4:75
وَمَا لَكُمۡ لَا تُقَٰتِلُونَ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِ وَٱلۡمُسۡتَضۡعَفِينَ مِنَ ٱلرِّجَالِ وَٱلنِّسَآءِ وَٱلۡوِلۡدَٰنِ ٱلَّذِينَ يَقُولُونَ رَبَّنَآ أَخۡرِجۡنَا مِنۡ هَٰذِهِ ٱلۡقَرۡيَةِ ٱلظَّالِمِ أَهۡلُهَا وَٱجۡعَل لَّنَا مِن لَّدُنكَ وَلِيّٗا وَٱجۡعَل لَّنَا مِن لَّدُنكَ نَصِيرًا ٧٥
And what is [the matter] with you that you fight not in the cause of Allāh and [for] the oppressed among men, women and children who say, "Our Lord, take us out of this city of oppressive people and appoint for us from Yourself a protector and appoint for us from Yourself a helper"?
4:76
ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ يُقَٰتِلُونَ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِۖ وَٱلَّذِينَ كَفَرُواْ يُقَٰتِلُونَ فِي سَبِيلِ ٱلطَّٰغُوتِ فَقَٰتِلُوٓاْ أَوۡلِيَآءَ ٱلشَّيۡطَٰنِۖ إِنَّ كَيۡدَ ٱلشَّيۡطَٰنِ كَانَ ضَعِيفًا ٧٦
Those who believe fight in the cause of Allāh, and those who disbelieve fight in the cause of ṭāghūt.1 So fight against the allies of Satan. Indeed, the plot of Satan has ever been weak.
1 translator’s note
- See footnote to 4:60. ↩
4:77
أَلَمۡ تَرَ إِلَى ٱلَّذِينَ قِيلَ لَهُمۡ كُفُّوٓاْ أَيۡدِيَكُمۡ وَأَقِيمُواْ ٱلصَّلَوٰةَ وَءَاتُواْ ٱلزَّكَوٰةَ فَلَمَّا كُتِبَ عَلَيۡهِمُ ٱلۡقِتَالُ إِذَا فَرِيقٞ مِّنۡهُمۡ يَخۡشَوۡنَ ٱلنَّاسَ كَخَشۡيَةِ ٱللَّهِ أَوۡ أَشَدَّ خَشۡيَةٗۚ وَقَالُواْ رَبَّنَا لِمَ كَتَبۡتَ عَلَيۡنَا ٱلۡقِتَالَ لَوۡلَآ أَخَّرۡتَنَآ إِلَىٰٓ أَجَلٖ قَرِيبٖۗ قُلۡ مَتَٰعُ ٱلدُّنۡيَا قَلِيلٞ وَٱلۡأٓخِرَةُ خَيۡرٞ لِّمَنِ ٱتَّقَىٰ وَلَا تُظۡلَمُونَ فَتِيلًا ٧٧
Have you not seen those who were told, "Restrain your hands [from fighting]1 and establish prayer and give zakāh"? But then when battle was ordained for them, at once a party of them feared men as they fear Allāh or with [even] greater fear. They said, "Our Lord, why have You decreed upon us fighting? If only You had postponed [it for] us for a short time." Say, "The enjoyment of this world is little, and the Hereafter is better for he who fears Allāh. And injustice will not be done to you, [even] as much as a thread [inside a date seed]."
1 translator’s note
- Before permission was given by Allāh. ↩
4:78
أَيۡنَمَا تَكُونُواْ يُدۡرِككُّمُ ٱلۡمَوۡتُ وَلَوۡ كُنتُمۡ فِي بُرُوجٖ مُّشَيَّدَةٖۗ وَإِن تُصِبۡهُمۡ حَسَنَةٞ يَقُولُواْ هَٰذِهِۦ مِنۡ عِندِ ٱللَّهِۖ وَإِن تُصِبۡهُمۡ سَيِّئَةٞ يَقُولُواْ هَٰذِهِۦ مِنۡ عِندِكَۚ قُلۡ كُلّٞ مِّنۡ عِندِ ٱللَّهِۖ فَمَالِ هَٰٓؤُلَآءِ ٱلۡقَوۡمِ لَا يَكَادُونَ يَفۡقَهُونَ حَدِيثٗا ٧٨
Wherever you may be, death will overtake you, even if you should be within towers of lofty construction. But if good comes to them, they say, "This is from Allāh"; and if evil befalls them, they say,1 "This is from you." Say, "All [things] are from Allāh." So what is [the matter] with those people that they can hardly understand any statement?
1 translator’s note
- Addressing the Prophet (ﷺ). ↩
4:79
مَّآ أَصَابَكَ مِنۡ حَسَنَةٖ فَمِنَ ٱللَّهِۖ وَمَآ أَصَابَكَ مِن سَيِّئَةٖ فَمِن نَّفۡسِكَۚ وَأَرۡسَلۡنَٰكَ لِلنَّاسِ رَسُولٗاۚ وَكَفَىٰ بِٱللَّهِ شَهِيدٗا ٧٩
What comes to you of good is from Allāh, but what comes to you of evil, [O man], is from yourself.1 And We have sent you, [O Muḥammad], to the people as a messenger, and sufficient is Allāh as Witness.2