Ан-Нур 24:33
Свет · Джуз 18 · Страница 354
وَلۡيَسۡتَعۡفِفِ ٱلَّذِينَ لَا يَجِدُونَ نِكَاحًا حَتَّىٰ يُغۡنِيَهُمُ ٱللَّهُ مِن فَضۡلِهِۦۗ وَٱلَّذِينَ يَبۡتَغُونَ ٱلۡكِتَٰبَ مِمَّا مَلَكَتۡ أَيۡمَٰنُكُمۡ فَكَاتِبُوهُمۡ إِنۡ عَلِمۡتُمۡ فِيهِمۡ خَيۡرٗاۖ وَءَاتُوهُم مِّن مَّالِ ٱللَّهِ ٱلَّذِيٓ ءَاتَىٰكُمۡۚ وَلَا تُكۡرِهُواْ فَتَيَٰتِكُمۡ عَلَى ٱلۡبِغَآءِ إِنۡ أَرَدۡنَ تَحَصُّنٗا لِّتَبۡتَغُواْ عَرَضَ ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَاۚ وَمَن يُكۡرِههُّنَّ فَإِنَّ ٱللَّهَ مِنۢ بَعۡدِ إِكۡرَٰهِهِنَّ غَفُورٞ رَّحِيمٞ ٣٣
Пусть соблюдают целомудрие те, которые не находят возможности вступить в брак, пока Аллах не обогатит их из Своей милости. Если невольники, которыми овладели ваши десницы, хотят получить письмо о сумме выкупа, то дайте им такое письмо, если вы нашли в них добрые качества, и одарите их из имущества Аллаха, которое Он даровал вам. Не принуждайте своих невольниц к блуду ради обретения тленных благ мирской жизни, если они желают блюсти целомудрие. Если же кто-либо принудит их к этому, то Аллах после принуждения их будет Прощающим, Милосердным.
Тафсир · на албанском
Ас-Саади
Средний · Ясно и по существу: что взять для себя.
Изменить
Комментарий к аяту 24:33
Ata që nuk kanë mundësi për martesë, le të përmbahen... -Ky është gjykimi dhe porosia për ata që nuk mund të përballojnë financiarisht martesën. Allahu i Madhëruar i urdhëron që të bëjnë durim dhe të ruajnë dëlirësinë, duke iu shmangur harameve. Këta duhet të marrin masat që të mbrojnë nga haramet. Ata duhet të ruhen nga çdo shkak i mendimeve e shkëndijave joshëse, që nxisin epshet e zbukurimin e haramit. Gjithashtu, për ta dobësuar forcën e epshit duhet të përdorin këshillën profetike, që thotë: “O ju të rinj! Kush ka mundësi që të martohet, le të martohet, e kush nuk ka mundësi, le të agjërojë! Kjo do t’ju ndihmojë (në përballimin e epsheve)". Ata të cilët nuk kanë mundësi për martesë janë të llojeve të ndryshme dhe janë privuar për shkaqe të ndryshme: ose për shkak të varfërisë së tyre, ose të varfërisë së padronëve të tyre (kur bëhet fjalë për martesën e skllevërve). Por mund të jetë edhe për shkak të refuzimit të martesës nga vetë ana e tyre, kështu që nuk kanë mundësi që t’i detyrojnë për martesë. Disa janë të mendimit se ajeti ka kuptimin: “Ata që nuk kanë mundësi për mehër." Pra, në ajet nënkuptohet mehri (dhurata martesore që i jepet gruas nga burri). Megjithatë, shpjegimi i parë është më i pranueshëm, sepse është gjithëpërfshirës dhe nuk është nevoja që të nënkuptojmë gjë. Dhe dihet mirë që kuptimi i drejtpërdrejtë, pa qenë nevoja që të nënkuptojmë diçka tjetër, është më parësor të pranohet. Kuptimi i parë është më gjithëpërfshirës dhe ngërthen edhe rastin e martesës së robërve e robëreshave, përveç rastit të varfërisë e pamundësisë për martesë....derisa Allahu t’i begatojë me të mirat e Veta! -Allahu i Madhëruar u premton durimtarëve që kujdesen për të ruajtur nderin, se do t’ua lehtësojë çështjet. Allahu i porosit që të presin lehtësimin nga Ai dhe të mos nxitohen, sepse kjo do t’u sillte vështirësi mbi vështirësi. Me durim e vetëpërmbajtje, ata do ta kalojnë më lehtë gjendjen e vështirë.Dhe nëse ndonjë nga ata që i keni në zotërimin tuaj kërkon prej jush ta lironi kundrejt një kompensimi të caktuar, atëherë ia jepni këtë mundësi me marrëveshje mes jush, ... -Nëse skllevërit kërkojnë prej jush që të blejnë vetë lirinë e tyre, jepuani këtë mundësi.... nëse e dini se është i besueshëm... -Nëse tek ata që kërkojnë të blejnë lirinë e tyre shihni “hajran” - mirësi, pra, nëse janë të aftë që të fitojnë e jetojnë jetën ndershmërisht, janë të mirë dhe përpiqen në rujatjen e besimit të tyre. Me këtë procedurë arrihen dy mirësi:1. Mirësia e fitimit të lirisë për skllevërit.2. Mirësia e pasurisë që fiton padroni nga puna e robit për fitimin e lirisë.Madje në liri, ai mund të punojë e përpiqet më shumë për t’i sjellë dobi e pasuri zotërisë së tij, se sa po të ishte në robëri. Kështu, padroni jo vetëm që nuk dëmtohet nga liria që i jep robit të vet, por edhe përfiton më mirë dhe më shumë. Nga ana tjetër, robi gjithashtu përfiton dhe gëzon lirinë e tij. Nga ky ajet kuptohet se Allahu ka urdhëruar që zotërinjtë t'ua mundësojnë robërve të tyre këtë procedurë lirimi kundrejt pagesës. Disa mendojnë se ky urdhër është jo i detyrueshëm, por i pëlqyeshëm që të zbatohet nga zotërinjtë. Allahu ka urdhëruar gjithashtu që ata të ndihmohen financiarisht për të arritur lirimin. Madje, ata konsiderohen si njëra nga kategoritë që përfitojnë nga zekati e sadakatë e njerëzve. Allahu i Madhëruar thotë:... dhe jepini nga pasuria që ju ka dhënë Allahu! -Ky urdhër i drejtohet padronit, i cili mund t’ia lehtësojë e ulë detyrimin financiar që skllavi ka për të paguar. Ai u drejtohet gjithashtu edhe gjithë njerëzve të tjerë që të ndihmojnë skllavin el mukatib që të paguajë detyrimin financiar kundrejt zotërisë së tij, për të blerë lirinë e vet. El mukatibështë një ndër kategoritë që përfitojnë nga zekati i njerëzve. Allahu i Madhëruar, po të vërejmë me kujdes, thotë: "jepjini nga pasuria që ju ka dhënë Allahu!" Pra, ashtu sikurse kjo pasuri që keni është pasuri e Allahut, që e ka lënë në duart tuaja, po ashtu edhe ju duhet të jepni prej saj dhe të tregoheni bamirës me njerëzit nevojtarë. Tregohuni bamirës e të mëshirshëm, ashtu sikurse u tregua Zoti bamirës dhe i mëshirshëm me ju! Nga ajeti kuptohet se nëse robi nuk kërkon nga zotëria i tij blerjen e lirisë, nuk është detyrë për zotërinë që ta fillojë ose propozojë diçka të tillë. Gjithashtu, kuptohet se, nëse nuk ka hajër në lirimin e robit dhe ai nuk është i aftë që të ndërtojë jetën e vet ndershmërisht, atëherë nuk duhet bërë kjo procedurë lirimi, sepse kështu ai do të kthehet në barrë për njerëzit, i humbur e i pandihmuar. Edhe kur nuk ka fe dhe besim të mirë dhe, nëse lirohet, mund të shkaktojë probleme për shoqërinë, nuk i jepet kjo mundësi. Madje është e ndaluar që në të tilla raste të jepet liria, sepse është e dëmshme për të gjithë.Mos i detyroni robëreshat tuaja të bëjnë imoralitet, kur duan ndershmërinë, me qëllim që të fitoni nga të mirat e kësaj bote! -Ai ndaloi nga ajo praktikë në kohën e injorancës paraislamike, kur zotëria e detyronte skllaven e tij për prostitucion, për të fituar diçka nga kjo. Nuk lejohet që zotëria ta detyrojë skllaven për të bërë marrëdhënie intime që asaj nuk i lejohet, kur ajo do që të jetë e pastër. Madje, edhe nëse ajo është e përdalë, zotëria e ndalon dhe e ruan atë. Në kohën e injorancës ishte e përhapur praktika e përdorimit të skllaveve si prostituta, për të fituar nga ato.... kur duan ndershmërinë -Nuk lejohet që të bëni diçka të tillë. Si është e mundur që ato të jenë të pastra e të ndershme dhe ju të synoni imoralitetin dhe shfrytëzimin e tyre për qëllime fitimi të kësaj bote të përkohshme? Ju duhet të ruani veten dhe ato nga marrëdhëniet e paligjshme dhe imoraliteti? Mos u joshni nga fitimi i pakët, që shumë shpejt do të zhduket. Fitimi i dëlirësisë e pastërtisë dhe personaliteti i panjollosur, është një pasuri shumë më e mirë se ai. Kjo do të mjaftonte që ju t’i largoheshit asaj vepre të ulët, pa përmendur këtu shpërblimin e madh në ahiret ose dënimin për atë që nuk bindet. Pastaj Allahu i Madhëruar i fton në pendim të gjithë ata që e kanë bërë këtë punë:E kush i detyron ato(për imoralitet), Allahu i fal ato për shkak të atij detyrimi. -Le të pendohen tek Allahu i Lartësuar dhe le t’i japin fund kësaj vepre që e zemëron Atë. Nëse pendohen sinqerisht e ndalen, Allahu është Falës i madh dhe Mëshirëplotë.Allahu Falës i Madh e Mëshirëplotë. -Ai ia mbulon gjynahet dhe e mëshiron atë rob që e mëshiron vetveten duke u larguar nga rruga e ndëshkimit. Allahu i mëshiron edhe ata që i mëshirojnë skllavet e tyre dhe i ruajnë nga vepra të tilla të ulëta.
Страница 354
24:32
وَأَنكِحُواْ ٱلۡأَيَٰمَىٰ مِنكُمۡ وَٱلصَّٰلِحِينَ مِنۡ عِبَادِكُمۡ وَإِمَآئِكُمۡۚ إِن يَكُونُواْ فُقَرَآءَ يُغۡنِهِمُ ٱللَّهُ مِن فَضۡلِهِۦۗ وَٱللَّهُ وَٰسِعٌ عَلِيمٞ ٣٢
Сочетайте браком тех из вас, кто холост, и праведников из числа ваших рабов и рабынь. Если они бедны, то Аллах обогатит их из Своей милости. Аллах - Объемлющий, Знающий.
24:33
وَلۡيَسۡتَعۡفِفِ ٱلَّذِينَ لَا يَجِدُونَ نِكَاحًا حَتَّىٰ يُغۡنِيَهُمُ ٱللَّهُ مِن فَضۡلِهِۦۗ وَٱلَّذِينَ يَبۡتَغُونَ ٱلۡكِتَٰبَ مِمَّا مَلَكَتۡ أَيۡمَٰنُكُمۡ فَكَاتِبُوهُمۡ إِنۡ عَلِمۡتُمۡ فِيهِمۡ خَيۡرٗاۖ وَءَاتُوهُم مِّن مَّالِ ٱللَّهِ ٱلَّذِيٓ ءَاتَىٰكُمۡۚ وَلَا تُكۡرِهُواْ فَتَيَٰتِكُمۡ عَلَى ٱلۡبِغَآءِ إِنۡ أَرَدۡنَ تَحَصُّنٗا لِّتَبۡتَغُواْ عَرَضَ ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَاۚ وَمَن يُكۡرِههُّنَّ فَإِنَّ ٱللَّهَ مِنۢ بَعۡدِ إِكۡرَٰهِهِنَّ غَفُورٞ رَّحِيمٞ ٣٣
Пусть соблюдают целомудрие те, которые не находят возможности вступить в брак, пока Аллах не обогатит их из Своей милости. Если невольники, которыми овладели ваши десницы, хотят получить письмо о сумме выкупа, то дайте им такое письмо, если вы нашли в них добрые качества, и одарите их из имущества Аллаха, которое Он даровал вам. Не принуждайте своих невольниц к блуду ради обретения тленных благ мирской жизни, если они желают блюсти целомудрие. Если же кто-либо принудит их к этому, то Аллах после принуждения их будет Прощающим, Милосердным.
24:34
وَلَقَدۡ أَنزَلۡنَآ إِلَيۡكُمۡ ءَايَٰتٖ مُّبَيِّنَٰتٖ وَمَثَلٗا مِّنَ ٱلَّذِينَ خَلَوۡاْ مِن قَبۡلِكُمۡ وَمَوۡعِظَةٗ لِّلۡمُتَّقِينَ ٣٤
Мы уже ниспослали вам ясные знамения, и притчу о тех, которые миновали до вас, и увещевание для богобоязненных.
24:35
۞ ٱللَّهُ نُورُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ مَثَلُ نُورِهِۦ كَمِشۡكَوٰةٖ فِيهَا مِصۡبَاحٌۖ ٱلۡمِصۡبَاحُ فِي زُجَاجَةٍۖ ٱلزُّجَاجَةُ كَأَنَّهَا كَوۡكَبٞ دُرِّيّٞ يُوقَدُ مِن شَجَرَةٖ مُّبَٰرَكَةٖ زَيۡتُونَةٖ لَّا شَرۡقِيَّةٖ وَلَا غَرۡبِيَّةٖ يَكَادُ زَيۡتُهَا يُضِيٓءُ وَلَوۡ لَمۡ تَمۡسَسۡهُ نَارٞۚ نُّورٌ عَلَىٰ نُورٖۚ يَهۡدِي ٱللَّهُ لِنُورِهِۦ مَن يَشَآءُۚ وَيَضۡرِبُ ٱللَّهُ ٱلۡأَمۡثَٰلَ لِلنَّاسِۗ وَٱللَّهُ بِكُلِّ شَيۡءٍ عَلِيمٞ ٣٥
Аллах - Свет небес и земли. Его свет в душе верующего подобен нише, в которой находится светильник. Светильник заключен в стекло, а стекло подобно жемчужной звезде. Он возжигается от благословенного оливкового дерева, которое не освещается солнцем только с востока или только с запада. Его масло готово светиться даже без соприкосновения с огнем. Один свет поверх другого! Аллах направляет к Своему свету, кого пожелает. Аллах приводит людям притчи, и Аллах знает о всякой вещи.
24:36
فِي بُيُوتٍ أَذِنَ ٱللَّهُ أَن تُرۡفَعَ وَيُذۡكَرَ فِيهَا ٱسۡمُهُۥ يُسَبِّحُ لَهُۥ فِيهَا بِٱلۡغُدُوِّ وَٱلۡأٓصَالِ ٣٦
В домах, которые Аллах дозволил воздвигнуть, поминается Его имя. Его славят в них по утрам и перед закатом