Ан-Ниса 4:123
Женщины · Джуз 5 · Страница 98
لَّيۡسَ بِأَمَانِيِّكُمۡ وَلَآ أَمَانِيِّ أَهۡلِ ٱلۡكِتَٰبِۗ مَن يَعۡمَلۡ سُوٓءٗا يُجۡزَ بِهِۦ وَلَا يَجِدۡ لَهُۥ مِن دُونِ ٱللَّهِ وَلِيّٗا وَلَا نَصِيرٗا ١٢٣
Этого не достичь посредством ваших мечтаний или мечтаний людей Писания. Кто творит зло, тот получит за него воздаяние и не найдет для себя вместо Аллаха ни покровителя, ни помощника.
Тафсир · на албанском
Ас-Саади
Средний · Ясно и по существу: что взять для себя.
Изменить
Комментарий к аяту 4:123
Nuk është as sipas dëshirave tuaja e as sipas dëshirave të ithtarëve të Librit. -Kuptimi: Shpëtimi nuk arrihet duke pretenduar e ëndërruar. Ëndrrat dhe pretendimet boshe nuk e pastrojnë njeriun nga gjynahet dhe as nuk i japin shpërblim. “El emânij” quhet pretendimi për të arritur një qëllim të caktuar, por pa bërë as më të voglin mundim për arritjen e tij. Çdokush që synon të arrijë diçka pa shpenzuar mundin që i takon asaj, nuk ka bërë gjë tjetër, por veçse ka ëndërruar me sy hapur. Çdokush mund të pretendojë çfarë të dojë, por, pa punuar e lëvizur, të gjitha pretendimet janë njëlloj. Kjo mund të thuhet për çdo çështje të kësaj dynjaje. Atëherë, si mendon se qëndron çështja kur bëhet fjalë për besimin dhe rrugën e arritjes së lumturisë së përjetshme?! Në ajete të tjera, Allahu i Lartësuar na ka folur rreth pretendimeve boshe të ithtarëve të Librit: “Ata (ithtarët e Librit)thonë: “Askush nuk do të hyjë në Xhenet nëqoftë se nuk është çifut ose i krishterë!” Këto janë trille të tyre! Thuaju: “Sillni provat tuaja, nëse keni të drejtë!” Përkundrazi, ai që i është dorëzuar Allahut dhe është bamirës, e ka shpërblimin e vet te Zoti i tij. Për ata nuk ka frikë, as nuk kanë pse të brengosen.” [Bekare 111, 112]. Kur gjykimi është i tillë për pretendimet e ithtarëve të Librit, çfarë mund të thuhet për ata që nuk ndjekin as libër hyjnor dhe as ndonjë profet? Sigurisht që pretendimet e tyre janë edhe më të pabazuara. Allahu i Madhëruar, duke qenë i Drejtë, ka dhënë të njëjtin gjykim edhe për ata muslimanë që bien në të njëjtin gabim. Të gjithë duhet ta dinë se përkatësia në çfarëdolloj feje qoftë, nuk i bën domosdoshmërisht të pranueshme pretendimet e ithtarëve të saj, nëse ato nuk argumentohen qartë dhe saktë. Janë veprat ato që tregojnë vërtetësinë apo pavërtetësinë e pretendimeve. Prandaj Allahu i Lartësuar e përforcon këtë rregull, kur thotë:Kushdo që bën keq, do të ndëshkohet me të dhe përveç Allahut, nuk ka për t’i gjetur vetes as mbrojtës e as ndihmëtar. -Ajeti është gjithëpërfshirës. Ai nuk përjashton as vepruesin e të keqes, as vetë të keqen. Çdokush që bën një të keqe, do të shpërblehet sipas saj. Gjithashtu, çdo e keqe, e madhe apo e vogël qoftë, e ka të përcaktuar dënimin e saj, i madh apo i vogël qoftë ai. Ky dënim mund të jepet në dynja dhe në ahiret. Në varësi të gjynaheve që bëjnë dhe të ndëshkimeve që meritojnë, njerëzit janë të gradave të ndryshme. Vetëm Allahu i Madhëruar e di se çfarë meritojnë ata. Ata që bëjnë vetëm të këqija, - dhe të tillë janë qafirët, - nëse vdesin pa u penduar, do të ndëshkohen përjetësisht. Ndërsa atyre që bëjnë vepra të mira në përgjithësi, edhe pse ndonjëherë bëjnë ndonjë gjynah të vogël, Allahu i Lartësuar u mundëson me mënyra të ndryshme që t’u fshihen dhe t’u falen këto gjynahe. Të tilla janë trishtimet, ankthet, vuajtjet, dhimbjet në trup dhe shpirt, fatkeqësitë mbi të afërmit dhe pasurinë e të tjera. Të gjitha këto janë mënyra për fshirje gjynahesh dhe shpagim për punët e këqija. Pa dyshim, ky është tregues i qartë i mëshirës dhe bamirësisë së Allahut të Lartësuar ndaj adhuruesve të Tij. Duhet të themi se nga ky gjykim përjashtohen të penduarit, sepse ata janë njëlloj sikur nuk kanë bërë fare gjynah, sikurse dëshmojnë tekste të shumta fetare. Ndokush mund të mendojë se ka mundësi shpëtimi nga ndëshkimi i merituar, nëpërmjet ndërmjetësuesve dhe miqve, por Allahu i Lartësuar e mohon një mundësi të tillë. Ai thotë: “...përveç Allahut, nuk ka për t’i gjetur vetes as mbrojtës e as ndihmëtar.”. Pra, askush nuk do të mund të përfitojë nga ndonjë mik dhe askush nuk do ta ndihmojë që t’i shpëtojë dënimit që e ka frikë. I vetmi shpëtimtar dhe ndihmëtar është Zoti dhe Sunduesi i Ditës së Gjykimit. Pastaj i Lartësuari thotë:
Страница 98
4:122
وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ سَنُدۡخِلُهُمۡ جَنَّٰتٖ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُ خَٰلِدِينَ فِيهَآ أَبَدٗاۖ وَعۡدَ ٱللَّهِ حَقّٗاۚ وَمَنۡ أَصۡدَقُ مِنَ ٱللَّهِ قِيلٗا ١٢٢
А тех, которые уверовали и совершали праведные деяния, Мы введем в Райские сады, в которых текут реки. Они пребудут там вечно по истинному обещанию Аллаха. Чья речь правдивее речи Аллаха?
4:123
لَّيۡسَ بِأَمَانِيِّكُمۡ وَلَآ أَمَانِيِّ أَهۡلِ ٱلۡكِتَٰبِۗ مَن يَعۡمَلۡ سُوٓءٗا يُجۡزَ بِهِۦ وَلَا يَجِدۡ لَهُۥ مِن دُونِ ٱللَّهِ وَلِيّٗا وَلَا نَصِيرٗا ١٢٣
Этого не достичь посредством ваших мечтаний или мечтаний людей Писания. Кто творит зло, тот получит за него воздаяние и не найдет для себя вместо Аллаха ни покровителя, ни помощника.
4:124
وَمَن يَعۡمَلۡ مِنَ ٱلصَّٰلِحَٰتِ مِن ذَكَرٍ أَوۡ أُنثَىٰ وَهُوَ مُؤۡمِنٞ فَأُوْلَٰٓئِكَ يَدۡخُلُونَ ٱلۡجَنَّةَ وَلَا يُظۡلَمُونَ نَقِيرٗا ١٢٤
А те мужчины и женщины, которые совершают некоторые из праведных поступков, будучи верующими, войдут в Рай, и не будут обижены даже на величину выемки на финиковой косточке.
4:125
وَمَنۡ أَحۡسَنُ دِينٗا مِّمَّنۡ أَسۡلَمَ وَجۡهَهُۥ لِلَّهِ وَهُوَ مُحۡسِنٞ وَٱتَّبَعَ مِلَّةَ إِبۡرَٰهِيمَ حَنِيفٗاۗ وَٱتَّخَذَ ٱللَّهُ إِبۡرَٰهِيمَ خَلِيلٗا ١٢٥
Чья религия может быть прекраснее религии того, кто покорил свой лик Аллаху, творя добро, и последовал за верой Ибрахима (Авраама), ханифа? Ведь Аллах сделал Ибрахима (Авраама) Своим возлюбленным.
4:126
وَلِلَّهِ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِي ٱلۡأَرۡضِۚ وَكَانَ ٱللَّهُ بِكُلِّ شَيۡءٖ مُّحِيطٗا ١٢٦
Аллаху принадлежит то, что на небесах, и то, что на земле. Аллах объемлет всякую вещь.
4:127
وَيَسۡتَفۡتُونَكَ فِي ٱلنِّسَآءِۖ قُلِ ٱللَّهُ يُفۡتِيكُمۡ فِيهِنَّ وَمَا يُتۡلَىٰ عَلَيۡكُمۡ فِي ٱلۡكِتَٰبِ فِي يَتَٰمَى ٱلنِّسَآءِ ٱلَّٰتِي لَا تُؤۡتُونَهُنَّ مَا كُتِبَ لَهُنَّ وَتَرۡغَبُونَ أَن تَنكِحُوهُنَّ وَٱلۡمُسۡتَضۡعَفِينَ مِنَ ٱلۡوِلۡدَٰنِ وَأَن تَقُومُواْ لِلۡيَتَٰمَىٰ بِٱلۡقِسۡطِۚ وَمَا تَفۡعَلُواْ مِنۡ خَيۡرٖ فَإِنَّ ٱللَّهَ كَانَ بِهِۦ عَلِيمٗا ١٢٧
Они просят тебя вынести решение относительно женщин. Скажи: «Аллах вынесет для вас решение относительно них и того, что читается вам в Писании по поводу осиротевших женщин, которым вы не даете того, что им предписано, размышляя о женитьбе на них, и по поводу слабых детей. А еще вы должны относиться к сиротам справедливо, и что бы вы ни сделали доброго, Аллаху известно об этом».