Al-Ma'idahJuz 6 · Page 106

Al-Ma'idah 5:2

The Table Spread · Juz 6 · Page 106

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ لَا تُحِلُّواْ شَعَٰٓئِرَ ٱللَّهِ وَلَا ٱلشَّهۡرَ ٱلۡحَرَامَ وَلَا ٱلۡهَدۡيَ وَلَا ٱلۡقَلَٰٓئِدَ وَلَآ ءَآمِّينَ ٱلۡبَيۡتَ ٱلۡحَرَامَ يَبۡتَغُونَ فَضۡلٗا مِّن رَّبِّهِمۡ وَرِضۡوَٰنٗاۚ وَإِذَا حَلَلۡتُمۡ فَٱصۡطَادُواْۚ وَلَا يَجۡرِمَنَّكُمۡ شَنَـَٔانُ قَوۡمٍ أَن صَدُّوكُمۡ عَنِ ٱلۡمَسۡجِدِ ٱلۡحَرَامِ أَن تَعۡتَدُواْۘ وَتَعَاوَنُواْ عَلَى ٱلۡبِرِّ وَٱلتَّقۡوَىٰۖ وَلَا تَعَاوَنُواْ عَلَى ٱلۡإِثۡمِ وَٱلۡعُدۡوَٰنِۚ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَۖ إِنَّ ٱللَّهَ شَدِيدُ ٱلۡعِقَابِ ٢

O you who have believed, do not violate the rites of Allāh or [the sanctity of] the sacred month or [neglect the marking of] the sacrificial animals and garlanding [them] or [violate the safety of] those coming to the Sacred House seeking bounty from their Lord and [His] approval. But when you come out of iḥrām, then [you may] hunt. And do not let the hatred of a people for having obstructed you from al-Masjid al-Ḥarām lead you to transgress. And cooperate in righteousness and piety, but do not cooperate in sin and aggression. And fear Allāh; indeed, Allāh is severe in penalty.

Tafsir · in Albanian

As-Sa'di

Medium · Clear and to the point: what to take from each passage.

Whole surah

Change

Commentary on 5:2

O ju që keni besuar! Mos e cenoni shenjtërinë e simboleve të Allahut,… -Kuptimi: Mos i përdhosni ato simbole të Allahut të Lartësuar, për të cilët Ai ju ka urdhëruar që t’i nderoni. Mos bëni vepra që Zoti i ka ndaluar të veprohen dhe që cenojnë shenjtërinë e simboleve që Zoti ka urdhëruar të respektohen. Në këtë ajet jemi ndaluar nga, së pari, kryerja e veprave të shëmtuara dhe, së dyti, që të besojmë se ato janë të lejuesheme. Kjo porosi përfshin ndalesat gjatë kohës së ihramit, si dhe ndalesat që kanë të bëjnë me Vendin e Shenjtë. Në vijim, Allahu i Lartësuar përmend disa nga këto ndalesa:…as shenjtërinë e muajve të shenjtë, -Kuptimi: Mos cenoni shenjtërinë e këtyre muajve të mëdhenj duke zhvilluar luftime në to apo duke kryer padrejtësi. Në një ajet tjetër, Allahu i Lartësuar thotë: “Tek Allahu numri i muajve (të vitit) është dymbëdhjetë, ashtu si është në librin e Allahut prej ditës kur krijoi qiejt dhe tokën. Prej tyre, katër janë të shenjtë. Kjo është feja e drejtë. Pra, mos e ngarkoni veten tuaj gjatë tyre....” [Teube 36]. Megjithatë, shumica e dijetarëve janë të mendimit se ndalesa e luftimit në muajt e shenjtë është anuluar me dispozitën tjetër, që përmendet në vazhdim të të njëjtit ajet: “Luftojini të gjithë idhujtarët bashkërisht, siç ju luftojnë ata ju bashkërisht! E dijeni se Allahu është me të devotshmit!” [Teube 36] apo në tekste të përgjithshme të Sheriatit, që urdhërojnë t’i luftojmë qafirët dhe që dënojnë braktisjen e luftës kundër tyre. Po ashtu, Profeti (a.s)zhvilloi luftë me banorët e Taifit gjatë muajit dhul-kide, i cili është muaj i shenjtë. Disa dijetarë të tjerë janë të mendimit se ndalesa e luftës gjatë muajve të shenjtë nuk është e anuluar me ajetet dhe faktet e tjera të lartpërmendura. Ato janë tekste përgjithësuese, ndërsa ajeti që ndalon nga luftimet përgjatë muajve të shenjtë është i posaçëm, që kufizon përgjithësimin e teksteve të tjera. Dhe pikërisht kështu veprohet në çdo rast të ngjashëm: ajetet përgjithësuese kuptohen duke u parë në kontekst me ajetet kufizuese. Ndërsa disa të tjerë japin një shpjegim tjetër. Ata thonë se e lejueshme nuk është nisja e luftës në muajt e shenjtë. Në të kundërt, nëse lufta fillon jashtë muajve të shenjtë dhe vazhdon edhe përgjatë tyre, atëherë lejohet. Me të njëjtin arsyetim shpjegohet edhe lufta e Profetit (a.s)zhvilluar në muajin e shenjtë të dhul-kide-s kundër banorëve të Taifit, luftë e cila nisi në Hunejn, në muajin sheual, i cili nuk është muaj i shenjtë. Të gjitha këto qëndrime sigurisht që nuk bëjnë fjalë për luftën mbrojtëse, e cila është e lejuar në çdo rast. Nëse qafirët i sulmojnë muslimanët, pa dyshim që është e lejuar që muslimanët të mbrojnë veten, në muajt e shenjtë apo jashtë tyre qoftë. Për këtë çështje janë unanimë të gjithë dijetarët.…as të kurbanit të Qabesë(el hedij), as të kurbanëve (el ķalâid) të shënuar me qafore, -Kuptimi: Mos pengoni të bëhen këto kurbane për Allahun në Shtëpinë e Tij, për haxh apo për umre, apo t’i vidhni a dëmtoni ato, me çdo lloj dëmtimi, duke i lodhur e rraskapitur apo duke bërë që të mos arrijnë në vendin e tyre të caktuar. Përkundrazi, përkujdesuni dhe respektojini ata dhe njerëzit që i kanë sjellë për t’ia përkushtuar Allahut të Lartësuar. Këtu Allahu i Lartësuar ka përmendur “el hedij” dhe “el ķalâid”. “El hedij” quhen bagëtitë që përkushtohen për haxh dhe për umre. Ndërsa “el ķalâid” janë një lloj i veçantë i el hedij-it, sepse në qafat e këtyre bagëtive vendosen shenja, për të treguar se ato janë bagëti të përcaktuara si kurban dhe madhërim për Allahun e Lartësuar, pikërisht ashtu sikurse ka vepruar Profeti i Tij i zgjedhur, Muhamedi (a.s)Ato shërbejnë si shenja, me qëllim që të respektohen nga njerëzit.…as ata të cilët, duke kërkuar begati nga Zoti i tyre dhe kënaqësinë e Tij, synojnë për vizitë Shtëpinë e Shenjtë! -Pra, mos i cenoni dhe mos dëmtoni ata që synojnë të vizitojnë Shtëpinë e Shenjtë, qoftë për të kërkuar begatitë e Allahut të Lartësuar dhe mirësitë e Tij nëpërmjet tregtisë dhe mënyrave të lejuara të fitimit, qoftë për të kërkuar kënaqësinë e Allahut të Lartësuar duke kryer haxhin dhe umren. Por përkundrazi, nderojini dhe respektojini vizitorët e Shtëpisë së Zotit tuaj. Ky ajet është urdhër për të siguruar të gjitha rrugët që çojnë drejt Shtëpisë së Allahut, për t’u mundësuar qetësi dhe rehati të plotë vizitorëve të saj, duke larguar çdo frikë për jetën dhe pasurinë e tyre. Sidoqoftë, këtij ajeti gjithëpërfshirës i bëhet një kufizim me fjalën e Allahut të Lartësuar: “O ju që keni besuar! Idhujtarët janë vërtet të papastër, prandaj mos i lini t'i afrohen Xhamisë së Shenjtë pas këtij viti! Dhe mos kini frikë nga varfëria, sepse Allahu, nëse dëshiron, ju bën të pasur me mirësinë e Tij. Allahu është i Gjithëditur dhe i Urtë." [Teube 28]. Pra, idhujtarët nuk lejohen të futen në Vendin e Shenjtë. Gjithashtu, nga ajeti kuptohet se ata që synojnë të hyjnë në Vendin e Shenjtë për të kryer vepra të ulëta dhe padrejtësi duhet të pengohen nga hyrja në të. Lejimi i tyre bie ndesh me nderimin e Faltores dhe rrethinave të saj, sikurse thotë Allahu i Lartësuar në një ajet tjetër: “E sa për ata që kanë mohuar (Allahun) dhe që pengojnë (njerëzit) prej rrugës së Allahut dhe prej xhamisë së shenjtë (Qabes), të cilën Ne e bëmë (vend adhurimi)për të gjithë njerëzit pa dallim, - qofshin vendës ose të ardhur dhe ata, qëllimi i të cilëve është të bëjnë ndonjë keqe e padrejtësi - , ata Ne kemi për t’i bërë të shijojnë një dënim të dhembshëm.”. [Haxh 25]. Pasi ndaloi nga gjuetia në kohën e ihramit, Allahu i Lartësuar thotë:E pasi të hiqni ihramin, atëherë(mund të)gjahtoni(jashtë vendeve të shenjta)! -Kuptimi: Nëse keni dalë nga gjendja e ihramit të haxhit apo të umres dhe jeni jashtë Vendit të Shenjtë, atëherë ju lejohet që të gjuani. Zakonisht, një urdhër nënkupton që ai duhet kryer si detyrim. Por është një rregull ligjor në Islam që thotë se: urdhërimi për kryerjen e diçkaje, e cila më parë ishte e ndaluar, bën që ajo të marrë të njëjtin gjykim që kishte para se të ndalohej. Kështu, ky urdhër për të bërë gjueti nuk do të thotë që është e detyrueshme për ne që, pas çlirimit nga ihrami, të dalim për gjah. Me fjalë të tjera, gjuetia është e lejuar, por ndalohet në rastet e caktuara me ligj.Dhe, të mos ju shtyjë urrejtja ndaj atyre njerëzve që iu penguan nga Xhamia e Shenjtë, të silleni në mënyrë të padrejtë kundër tyre! -Kuptimi: Urrejtja ndaj një populli, për shkak të armiqësisë dhe luftës që ata bëjnë kundër jush për t’ju penguar nga Xhamia e Shenjtë, kurrsesi të mos ju shtyjë të bëheni të padrejtë dhe të kaloni kufijtë, thjesht për të shuar zemërimin tuaj. Adhuruesit e Zotit duhet t’u përmbahen porosive të Tij në çdo gjendje dhe situatë, duke ruajtur drejtësinë, qoftë edhe ndaj atyre që i luftojnë dhe i dhunojnë. Rrjedhimisht, nuk lejohet, për shembull, të mashtrosh dikë me justifikimin se edhe ai të ka mashtruar, apo të tradhtosh dikë me pretekstin se edhe ai të ka tradhtuar. Pra, në çdo rast, besimtari tregohet i drejtë dhe kurrë nuk i shkel parimet e larta të Zotit të tij.Ndihmojeni njëri-tjetrin në të mira dhe në devotshmëri, -Allahu i Lartësuar na urdhëron që të bashkëpunojmë dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin për dy qëllime: Së pari, për bamirësi (el birr). El birr është një term përfshirës i gjithçkaje të cilën e do Allahu dhe është i kënaqur me të, qoftë vepër e dukshme apo e padukshme, që ka të bëjë me plotësimin e të drejtave të Allahut apo me të drejtat e krijesave. Së dyti, për devotshmëri (takua), fjalë e cila përfshin në këtë ajet gjithçka që duhet lënë e braktisur, qoftë vepër e dukshme apo e padukshme, që është e urryer prej Allahut të Lartësuar. Çdo punë të mirë, të cilën Allahu e do dhe është i kënaqur me të, dhe çdo vepër të keqe të cilën Ai e urren, Ai e ka sqaruar tërësisht nëpërmjet Librit të Tij dhe Profetit a.s. Njeriu është urdhëruar që të gjitha porositë e Allahut t’i zbatojë jo vetëm për veten e tij, por edhe të ndihmojë dhe bashkëpunojë me të tjerët për t’i realizuar dhe kryer ato në formën më të mirë dhe më të plotë. Besimtarët duhet të ndihmohen dhe bashkëpunojnë me njëri-tjetrin për të zbatuar porositë e Zotit dhe të Profetit të Tij në çdo mënyrë të lejuar dhe të mundshme: me fjalë nxitëse apo me vepra që ngjallin optimizëm dhe ambicie.…dhe mos e ndihmoni njëri-tjetrin në gjynahe e armiqësi! -Allahu i Lartësuar na ndalon që të bashkëpunojmë dhe të ndihmojmë tjetrin për të kryer vepra të ulëta dhe të ndaluara, të cilat e ngarkojnë njeriun me gjynahe dhe e çojnë atë drejt ndëshkimit. Gjithashtu, Ai na ndalon nga armiqësia dhe padrejtësia ndaj krijesave, duke cenuar jetën, pasurinë dhe nderin e tyre. Kështu, robi duhet ta ndalojë veten prej harameve dhe padrejtësisë, por duhet të ndihmojë edhe të tjerët për t’iu larguar atyre.Kijeni frikë Allahun, sepse Allahu është ndëshkues i rreptë! -Ai është ndëshkues i rreptë ndaj të gjithë atyre që nuk i binden dhe marrin guximin të shkelin kufijtë e Tij. Ruajini, pra, dhe mos i shkelni kufijtë e Zotit, sepse kështu mbi ju të godasë i ashpër ndëshkimi i Tij në jetën e dynjasë dhe në ahiret!

Saheeh International · As-Sa'di · Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api · Quran Foundation

Page 106

An-NisaJuz 6 · Page 106

4:176

يَسۡتَفۡتُونَكَ قُلِ ٱللَّهُ يُفۡتِيكُمۡ فِي ٱلۡكَلَٰلَةِۚ إِنِ ٱمۡرُؤٌاْ هَلَكَ لَيۡسَ لَهُۥ وَلَدٞ وَلَهُۥٓ أُخۡتٞ فَلَهَا نِصۡفُ مَا تَرَكَۚ وَهُوَ يَرِثُهَآ إِن لَّمۡ يَكُن لَّهَا وَلَدٞۚ فَإِن كَانَتَا ٱثۡنَتَيۡنِ فَلَهُمَا ٱلثُّلُثَانِ مِمَّا تَرَكَۚ وَإِن كَانُوٓاْ إِخۡوَةٗ رِّجَالٗا وَنِسَآءٗ فَلِلذَّكَرِ مِثۡلُ حَظِّ ٱلۡأُنثَيَيۡنِۗ يُبَيِّنُ ٱللَّهُ لَكُمۡ أَن تَضِلُّواْۗ وَٱللَّهُ بِكُلِّ شَيۡءٍ عَلِيمُۢ ١٧٦

They request from you a [legal] ruling. Say, "Allāh gives you a ruling concerning one having neither descendants nor ascendants [as heirs]." If a man dies, leaving no child but [only] a sister, she will have half of what he left. And he inherits from her if she [dies and] has no child. But if there are two sisters [or more], they will have two thirds of what he left. If there are both brothers and sisters, the male will have the share of two females.1 Allāh makes clear to you [His law], lest you go astray. And Allāh is Knowing of all things.

1 translator’s note
  1. This verse relates to siblings from the father's side or from both parents, whereas in Āyah 12 it concerned those from the mother's side alone. ↩

سورة المائدة

Al-Ma'idah

The Table Spread · Medinan · 120 ayahs

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

5:1

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ أَوۡفُواْ بِٱلۡعُقُودِۚ أُحِلَّتۡ لَكُم بَهِيمَةُ ٱلۡأَنۡعَٰمِ إِلَّا مَا يُتۡلَىٰ عَلَيۡكُمۡ غَيۡرَ مُحِلِّي ٱلصَّيۡدِ وَأَنتُمۡ حُرُمٌۗ إِنَّ ٱللَّهَ يَحۡكُمُ مَا يُرِيدُ ١

O you who have believed, fulfill [all] contracts.1 Lawful for you are the animals of grazing livestock except for that which is recited to you [in this Qur’ān] - hunting not being permitted while you are in the state of iḥrām.2 Indeed, Allāh ordains what He intends.

2 translator’s notes
  1. Which includes promises, covenants, oaths, etc.

    [240] The state of ritual consecration for ḥajj or ʿumrah.

    ↩
  2. ↩

5:2

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ لَا تُحِلُّواْ شَعَٰٓئِرَ ٱللَّهِ وَلَا ٱلشَّهۡرَ ٱلۡحَرَامَ وَلَا ٱلۡهَدۡيَ وَلَا ٱلۡقَلَٰٓئِدَ وَلَآ ءَآمِّينَ ٱلۡبَيۡتَ ٱلۡحَرَامَ يَبۡتَغُونَ فَضۡلٗا مِّن رَّبِّهِمۡ وَرِضۡوَٰنٗاۚ وَإِذَا حَلَلۡتُمۡ فَٱصۡطَادُواْۚ وَلَا يَجۡرِمَنَّكُمۡ شَنَـَٔانُ قَوۡمٍ أَن صَدُّوكُمۡ عَنِ ٱلۡمَسۡجِدِ ٱلۡحَرَامِ أَن تَعۡتَدُواْۘ وَتَعَاوَنُواْ عَلَى ٱلۡبِرِّ وَٱلتَّقۡوَىٰۖ وَلَا تَعَاوَنُواْ عَلَى ٱلۡإِثۡمِ وَٱلۡعُدۡوَٰنِۚ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَۖ إِنَّ ٱللَّهَ شَدِيدُ ٱلۡعِقَابِ ٢

O you who have believed, do not violate the rites of Allāh or [the sanctity of] the sacred month or [neglect the marking of] the sacrificial animals and garlanding [them] or [violate the safety of] those coming to the Sacred House seeking bounty from their Lord and [His] approval. But when you come out of iḥrām, then [you may] hunt. And do not let the hatred of a people for having obstructed you from al-Masjid al-Ḥarām lead you to transgress. And cooperate in righteousness and piety, but do not cooperate in sin and aggression. And fear Allāh; indeed, Allāh is severe in penalty.

As-Sa'diTafsir · 5:2

Contents

Ayat al-Kursi36Al-Kahfpage 42juz 15Bukhari 1Muslim 2999

Style

Theme
Text size
View

Читать на русском