As-Sa'di · Tafsir · in Albanian
المائدة
Al-Ma'idah
The Table Spread · Medinan · 120 ayahs
5:1Page 106
يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ أَوۡفُواْ بِٱلۡعُقُودِۚ أُحِلَّتۡ لَكُم بَهِيمَةُ ٱلۡأَنۡعَٰمِ إِلَّا مَا يُتۡلَىٰ عَلَيۡكُمۡ غَيۡرَ مُحِلِّي ٱلصَّيۡدِ وَأَنتُمۡ حُرُمٌۗ إِنَّ ٱللَّهَ يَحۡكُمُ مَا يُرِيدُ ١
O you who have believed, fulfill [all] contracts.1 Lawful for you are the animals of grazing livestock except for that which is recited to you [in this Qur’ān] - hunting not being permitted while you are in the state of iḥrām.2 Indeed, Allāh ordains what He intends.
O ju që keni besuar! Plotësojini detyrimet! -Ky është një urdhër nga Allahu i Lartësuar drejtuar adhuruesve të Tij besimtarë për të plotësuar detyrimet dhe marrëveshjet. Ai është urdhër për të zbatuar atë çka u dikton dhe nënkupton imani i tyre. Kështu, i Madhëruari urdhëron për plotësimin e aktmarrëveshjeve dhe detyrimeve, pa i cenuar ato. Këtu bëhet fjalë për të gjitha llojet e detyrimeve, si më poshtë vijon:1. Detyrimet e robit kundrejt Allahut të Lartësuar. Ndër detyrimet e robit kundrejt Allahut të Lartësuar është përkushtimi me sinqeritet në adhurimin vetëm ndaj Tij. Këto detyrime duhet të kryhen në formën më të plotë, pa lënë asgjë mangët.2. Detyrimet e robit kundrejt Profetit a.s. Ndër detyrimet e robit kundrejt Profetit (a.s)është bindja e plotë ndaj porosive të tij dhe pasimi rigoroz i Traditës së tij.3. Detyrimet e robit kundrejt prindërve dhe të afërmve, siç është bamirësia ndaj tyre, ruajtja e lidhjeve me ta etj.4. Detyrimet e robit kundrejt miqve dhe shokëve. Këto duhen plotësuar si në kohë pasurie dhe begatie, ashtu dhe në kohë varfërie dhe skamjeje, si në kohë lehtësie, ashtu dhe në kohë vështirësie.5. Detyrimet e robit kundrejt krijesave në përgjithësi. Njeriu duhet t’i plotësojë të gjitha aktmarrëveshjet, tregtare apo të çfarëdo lloji qofshin, të lidhura mes tij dhe të tjerëve. Ai nuk duhet t’i cenojë aspak këto detyrime, por duhet t’i plotësojë ato me besnikëri dhe korrektësi.6. Detyrimet e robit kundrejt të gjithë muslimanëve në përgjithësi, të cilat Zoti i Lartësuar i ka përmbledhur në fjalën e Tij: “Me të vërtetë besimtarët janë vëllezër.”. Kështu, është detyrë për muslimanin që ta ndihmojë dhe të bashkëpunojë me vëllain e tij musliman për pasimin dhe përhapjen e të vërtetës. Është detyrë që të gjithë muslimanët të bashkohen dhe të forcojnë radhët e tyre rreth të vërtetës të sjellë nga Zoti dhe Profeti i Tij. Nga ana e kundërt, është e ndaluar përçarja në grupacione, duke u larguar nga e vërteta.Ky është një urdhër që përfshin themelet e fesë dhe degëzimet e saj. Me fjalë të tjera, feja nuk është gjë tjetër, por veçse plotësim i detyrimeve dhe i marrëveshjeve që Allahu i Lartësuar ka urdhëruar të plotësohen dhe të çohen në vend. Në vijim, Allahu i Lartësuar duke treguar mirësinë dhe bujarinë ndaj adhuruesve të Tij, thotë:Bagëtitë janë të lejuara(si ushqim)për ju,... -Domethënë, për hir tuaj dhe në shenjë mëshire ndaj jush, ju janë bërë të lejuara bagëtitë, pra, devetë, lopët dhe bagëtitë e imta. Nën këtë gjykim hyjnë edhe kafshët e gjuetisë, si sorkadhet, zebrat etj. Disa sahabë janë mbështetur në këtë ajet edhe për lejimin e konsumimit të mishit të këlyshëve që ngordhin në barkun e bagëtive pas therjes së tyre....me përjashtim të atyre që do t’ju lexohen... -Pra, përveç atyre llojeve që do t’ju lexohen juve në ajetet vijuese, ku Allahu i Lartësuar thotë: “Janë haram për ju kafshët e ngordhura, gjaku, mishi i derrit, çfarë theret jo në emrin e Allahut, të mbyturat me lak në fyt, ...” e deri në fund. Këto kategori, edhe pse janë prej bagëtive apo kafshëve që përdoren për therje, janë haram. Lejueshmëria e bagëtive që përmenden më sipër kufizohet me dispozitën e mëposhtme, ku Allahu i Lartësuar e ndalon përfitimin prej tyre me disa kohë dhe vende të caktuara:Edhe gjuetia është e ndaluar përderisa gjendeni në ihram(dhe në vendet e shenjta). -Për ju janë të lejuara bagëtitë dhe kafshët e gjuetisë në të gjitha gjendjet, përveç kur jeni në ihram. Në një rast të tillë, ju nuk duhet të guxoni që të gjuani, sepse kështu cenoni shenjtërinë e vendit në të cilin nuk lejohet gjuetia, si dhe gjendjen tuaj në ihram, gjatë së cilës gjithashtu nuk lejohet gjuetia. “Gjah” konsiderohet çdo kafshë e egër që vritet e së cilës i hahet mishi.Vërtet, Allahu vendos çfarë të dëshirojë. -Çdo urdhër dhe dispozitë që Allahu i Lartësuar ka ligjëruar për ju është, pa dyshim, prej urtësisë së Tij të madhe. Kështu, Ai ju urdhëron të plotësoni detyrimet dhe kontratat, sepse vetëm kështu arrihet begatia dhe mirësia dhe i pritet rruga çdo dëmtimi dhe armiqësie. Me urtësinë e Tij, Ai bëri të lejuara shumë e shumë lloje kafshësh dhe bagëtish, si mëshirë për ju. Po me urtësinë e Tij, Ai ju bëri të ndaluara veç një numër të vogël të llojeve të kafshëve, të cilat janë shumë pak në krahasim me të lejuarat, për t’ju ruajtur ju nga dëmi i tyre dhe për t’ju lartësuar juve në moral. Edhe ndalimi i gjuetisë gjatë ihramit është bërë me urtësinë e të Lartësuarit, për të na mësuar si të respektojmë ihramin dhe vendet e shenjta.
5:2Page 106
يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ لَا تُحِلُّواْ شَعَٰٓئِرَ ٱللَّهِ وَلَا ٱلشَّهۡرَ ٱلۡحَرَامَ وَلَا ٱلۡهَدۡيَ وَلَا ٱلۡقَلَٰٓئِدَ وَلَآ ءَآمِّينَ ٱلۡبَيۡتَ ٱلۡحَرَامَ يَبۡتَغُونَ فَضۡلٗا مِّن رَّبِّهِمۡ وَرِضۡوَٰنٗاۚ وَإِذَا حَلَلۡتُمۡ فَٱصۡطَادُواْۚ وَلَا يَجۡرِمَنَّكُمۡ شَنَـَٔانُ قَوۡمٍ أَن صَدُّوكُمۡ عَنِ ٱلۡمَسۡجِدِ ٱلۡحَرَامِ أَن تَعۡتَدُواْۘ وَتَعَاوَنُواْ عَلَى ٱلۡبِرِّ وَٱلتَّقۡوَىٰۖ وَلَا تَعَاوَنُواْ عَلَى ٱلۡإِثۡمِ وَٱلۡعُدۡوَٰنِۚ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَۖ إِنَّ ٱللَّهَ شَدِيدُ ٱلۡعِقَابِ ٢
O you who have believed, do not violate the rites of Allāh or [the sanctity of] the sacred month or [neglect the marking of] the sacrificial animals and garlanding [them] or [violate the safety of] those coming to the Sacred House seeking bounty from their Lord and [His] approval. But when you come out of iḥrām, then [you may] hunt. And do not let the hatred of a people for having obstructed you from al-Masjid al-Ḥarām lead you to transgress. And cooperate in righteousness and piety, but do not cooperate in sin and aggression. And fear Allāh; indeed, Allāh is severe in penalty.
O ju që keni besuar! Mos e cenoni shenjtërinë e simboleve të Allahut,… -Kuptimi: Mos i përdhosni ato simbole të Allahut të Lartësuar, për të cilët Ai ju ka urdhëruar që t’i nderoni. Mos bëni vepra që Zoti i ka ndaluar të veprohen dhe që cenojnë shenjtërinë e simboleve që Zoti ka urdhëruar të respektohen. Në këtë ajet jemi ndaluar nga, së pari, kryerja e veprave të shëmtuara dhe, së dyti, që të besojmë se ato janë të lejuesheme. Kjo porosi përfshin ndalesat gjatë kohës së ihramit, si dhe ndalesat që kanë të bëjnë me Vendin e Shenjtë. Në vijim, Allahu i Lartësuar përmend disa nga këto ndalesa:…as shenjtërinë e muajve të shenjtë, -Kuptimi: Mos cenoni shenjtërinë e këtyre muajve të mëdhenj duke zhvilluar luftime në to apo duke kryer padrejtësi. Në një ajet tjetër, Allahu i Lartësuar thotë: “Tek Allahu numri i muajve (të vitit) është dymbëdhjetë, ashtu si është në librin e Allahut prej ditës kur krijoi qiejt dhe tokën. Prej tyre, katër janë të shenjtë. Kjo është feja e drejtë. Pra, mos e ngarkoni veten tuaj gjatë tyre....” [Teube 36]. Megjithatë, shumica e dijetarëve janë të mendimit se ndalesa e luftimit në muajt e shenjtë është anuluar me dispozitën tjetër, që përmendet në vazhdim të të njëjtit ajet: “Luftojini të gjithë idhujtarët bashkërisht, siç ju luftojnë ata ju bashkërisht! E dijeni se Allahu është me të devotshmit!” [Teube 36] apo në tekste të përgjithshme të Sheriatit, që urdhërojnë t’i luftojmë qafirët dhe që dënojnë braktisjen e luftës kundër tyre. Po ashtu, Profeti (a.s)zhvilloi luftë me banorët e Taifit gjatë muajit dhul-kide, i cili është muaj i shenjtë. Disa dijetarë të tjerë janë të mendimit se ndalesa e luftës gjatë muajve të shenjtë nuk është e anuluar me ajetet dhe faktet e tjera të lartpërmendura. Ato janë tekste përgjithësuese, ndërsa ajeti që ndalon nga luftimet përgjatë muajve të shenjtë është i posaçëm, që kufizon përgjithësimin e teksteve të tjera. Dhe pikërisht kështu veprohet në çdo rast të ngjashëm: ajetet përgjithësuese kuptohen duke u parë në kontekst me ajetet kufizuese. Ndërsa disa të tjerë japin një shpjegim tjetër. Ata thonë se e lejueshme nuk është nisja e luftës në muajt e shenjtë. Në të kundërt, nëse lufta fillon jashtë muajve të shenjtë dhe vazhdon edhe përgjatë tyre, atëherë lejohet. Me të njëjtin arsyetim shpjegohet edhe lufta e Profetit (a.s)zhvilluar në muajin e shenjtë të dhul-kide-s kundër banorëve të Taifit, luftë e cila nisi në Hunejn, në muajin sheual, i cili nuk është muaj i shenjtë. Të gjitha këto qëndrime sigurisht që nuk bëjnë fjalë për luftën mbrojtëse, e cila është e lejuar në çdo rast. Nëse qafirët i sulmojnë muslimanët, pa dyshim që është e lejuar që muslimanët të mbrojnë veten, në muajt e shenjtë apo jashtë tyre qoftë. Për këtë çështje janë unanimë të gjithë dijetarët.…as të kurbanit të Qabesë(el hedij), as të kurbanëve (el ķalâid) të shënuar me qafore, -Kuptimi: Mos pengoni të bëhen këto kurbane për Allahun në Shtëpinë e Tij, për haxh apo për umre, apo t’i vidhni a dëmtoni ato, me çdo lloj dëmtimi, duke i lodhur e rraskapitur apo duke bërë që të mos arrijnë në vendin e tyre të caktuar. Përkundrazi, përkujdesuni dhe respektojini ata dhe njerëzit që i kanë sjellë për t’ia përkushtuar Allahut të Lartësuar. Këtu Allahu i Lartësuar ka përmendur “el hedij” dhe “el ķalâid”. “El hedij” quhen bagëtitë që përkushtohen për haxh dhe për umre. Ndërsa “el ķalâid” janë një lloj i veçantë i el hedij-it, sepse në qafat e këtyre bagëtive vendosen shenja, për të treguar se ato janë bagëti të përcaktuara si kurban dhe madhërim për Allahun e Lartësuar, pikërisht ashtu sikurse ka vepruar Profeti i Tij i zgjedhur, Muhamedi (a.s)Ato shërbejnë si shenja, me qëllim që të respektohen nga njerëzit.…as ata të cilët, duke kërkuar begati nga Zoti i tyre dhe kënaqësinë e Tij, synojnë për vizitë Shtëpinë e Shenjtë! -Pra, mos i cenoni dhe mos dëmtoni ata që synojnë të vizitojnë Shtëpinë e Shenjtë, qoftë për të kërkuar begatitë e Allahut të Lartësuar dhe mirësitë e Tij nëpërmjet tregtisë dhe mënyrave të lejuara të fitimit, qoftë për të kërkuar kënaqësinë e Allahut të Lartësuar duke kryer haxhin dhe umren. Por përkundrazi, nderojini dhe respektojini vizitorët e Shtëpisë së Zotit tuaj. Ky ajet është urdhër për të siguruar të gjitha rrugët që çojnë drejt Shtëpisë së Allahut, për t’u mundësuar qetësi dhe rehati të plotë vizitorëve të saj, duke larguar çdo frikë për jetën dhe pasurinë e tyre. Sidoqoftë, këtij ajeti gjithëpërfshirës i bëhet një kufizim me fjalën e Allahut të Lartësuar: “O ju që keni besuar! Idhujtarët janë vërtet të papastër, prandaj mos i lini t'i afrohen Xhamisë së Shenjtë pas këtij viti! Dhe mos kini frikë nga varfëria, sepse Allahu, nëse dëshiron, ju bën të pasur me mirësinë e Tij. Allahu është i Gjithëditur dhe i Urtë." [Teube 28]. Pra, idhujtarët nuk lejohen të futen në Vendin e Shenjtë. Gjithashtu, nga ajeti kuptohet se ata që synojnë të hyjnë në Vendin e Shenjtë për të kryer vepra të ulëta dhe padrejtësi duhet të pengohen nga hyrja në të. Lejimi i tyre bie ndesh me nderimin e Faltores dhe rrethinave të saj, sikurse thotë Allahu i Lartësuar në një ajet tjetër: “E sa për ata që kanë mohuar (Allahun) dhe që pengojnë (njerëzit) prej rrugës së Allahut dhe prej xhamisë së shenjtë (Qabes), të cilën Ne e bëmë (vend adhurimi)për të gjithë njerëzit pa dallim, - qofshin vendës ose të ardhur dhe ata, qëllimi i të cilëve është të bëjnë ndonjë keqe e padrejtësi - , ata Ne kemi për t’i bërë të shijojnë një dënim të dhembshëm.”. [Haxh 25]. Pasi ndaloi nga gjuetia në kohën e ihramit, Allahu i Lartësuar thotë:E pasi të hiqni ihramin, atëherë(mund të)gjahtoni(jashtë vendeve të shenjta)! -Kuptimi: Nëse keni dalë nga gjendja e ihramit të haxhit apo të umres dhe jeni jashtë Vendit të Shenjtë, atëherë ju lejohet që të gjuani. Zakonisht, një urdhër nënkupton që ai duhet kryer si detyrim. Por është një rregull ligjor në Islam që thotë se: urdhërimi për kryerjen e diçkaje, e cila më parë ishte e ndaluar, bën që ajo të marrë të njëjtin gjykim që kishte para se të ndalohej. Kështu, ky urdhër për të bërë gjueti nuk do të thotë që është e detyrueshme për ne që, pas çlirimit nga ihrami, të dalim për gjah. Me fjalë të tjera, gjuetia është e lejuar, por ndalohet në rastet e caktuara me ligj.Dhe, të mos ju shtyjë urrejtja ndaj atyre njerëzve që iu penguan nga Xhamia e Shenjtë, të silleni në mënyrë të padrejtë kundër tyre! -Kuptimi: Urrejtja ndaj një populli, për shkak të armiqësisë dhe luftës që ata bëjnë kundër jush për t’ju penguar nga Xhamia e Shenjtë, kurrsesi të mos ju shtyjë të bëheni të padrejtë dhe të kaloni kufijtë, thjesht për të shuar zemërimin tuaj. Adhuruesit e Zotit duhet t’u përmbahen porosive të Tij në çdo gjendje dhe situatë, duke ruajtur drejtësinë, qoftë edhe ndaj atyre që i luftojnë dhe i dhunojnë. Rrjedhimisht, nuk lejohet, për shembull, të mashtrosh dikë me justifikimin se edhe ai të ka mashtruar, apo të tradhtosh dikë me pretekstin se edhe ai të ka tradhtuar. Pra, në çdo rast, besimtari tregohet i drejtë dhe kurrë nuk i shkel parimet e larta të Zotit të tij.Ndihmojeni njëri-tjetrin në të mira dhe në devotshmëri, -Allahu i Lartësuar na urdhëron që të bashkëpunojmë dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin për dy qëllime: Së pari, për bamirësi (el birr). El birr është një term përfshirës i gjithçkaje të cilën e do Allahu dhe është i kënaqur me të, qoftë vepër e dukshme apo e padukshme, që ka të bëjë me plotësimin e të drejtave të Allahut apo me të drejtat e krijesave. Së dyti, për devotshmëri (takua), fjalë e cila përfshin në këtë ajet gjithçka që duhet lënë e braktisur, qoftë vepër e dukshme apo e padukshme, që është e urryer prej Allahut të Lartësuar. Çdo punë të mirë, të cilën Allahu e do dhe është i kënaqur me të, dhe çdo vepër të keqe të cilën Ai e urren, Ai e ka sqaruar tërësisht nëpërmjet Librit të Tij dhe Profetit a.s. Njeriu është urdhëruar që të gjitha porositë e Allahut t’i zbatojë jo vetëm për veten e tij, por edhe të ndihmojë dhe bashkëpunojë me të tjerët për t’i realizuar dhe kryer ato në formën më të mirë dhe më të plotë. Besimtarët duhet të ndihmohen dhe bashkëpunojnë me njëri-tjetrin për të zbatuar porositë e Zotit dhe të Profetit të Tij në çdo mënyrë të lejuar dhe të mundshme: me fjalë nxitëse apo me vepra që ngjallin optimizëm dhe ambicie.…dhe mos e ndihmoni njëri-tjetrin në gjynahe e armiqësi! -Allahu i Lartësuar na ndalon që të bashkëpunojmë dhe të ndihmojmë tjetrin për të kryer vepra të ulëta dhe të ndaluara, të cilat e ngarkojnë njeriun me gjynahe dhe e çojnë atë drejt ndëshkimit. Gjithashtu, Ai na ndalon nga armiqësia dhe padrejtësia ndaj krijesave, duke cenuar jetën, pasurinë dhe nderin e tyre. Kështu, robi duhet ta ndalojë veten prej harameve dhe padrejtësisë, por duhet të ndihmojë edhe të tjerët për t’iu larguar atyre.Kijeni frikë Allahun, sepse Allahu është ndëshkues i rreptë! -Ai është ndëshkues i rreptë ndaj të gjithë atyre që nuk i binden dhe marrin guximin të shkelin kufijtë e Tij. Ruajini, pra, dhe mos i shkelni kufijtë e Zotit, sepse kështu mbi ju të godasë i ashpër ndëshkimi i Tij në jetën e dynjasë dhe në ahiret!
5:3Page 107
حُرِّمَتۡ عَلَيۡكُمُ ٱلۡمَيۡتَةُ وَٱلدَّمُ وَلَحۡمُ ٱلۡخِنزِيرِ وَمَآ أُهِلَّ لِغَيۡرِ ٱللَّهِ بِهِۦ وَٱلۡمُنۡخَنِقَةُ وَٱلۡمَوۡقُوذَةُ وَٱلۡمُتَرَدِّيَةُ وَٱلنَّطِيحَةُ وَمَآ أَكَلَ ٱلسَّبُعُ إِلَّا مَا ذَكَّيۡتُمۡ وَمَا ذُبِحَ عَلَى ٱلنُّصُبِ وَأَن تَسۡتَقۡسِمُواْ بِٱلۡأَزۡلَٰمِۚ ذَٰلِكُمۡ فِسۡقٌۗ ٱلۡيَوۡمَ يَئِسَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ مِن دِينِكُمۡ فَلَا تَخۡشَوۡهُمۡ وَٱخۡشَوۡنِۚ ٱلۡيَوۡمَ أَكۡمَلۡتُ لَكُمۡ دِينَكُمۡ وَأَتۡمَمۡتُ عَلَيۡكُمۡ نِعۡمَتِي وَرَضِيتُ لَكُمُ ٱلۡإِسۡلَٰمَ دِينٗاۚ فَمَنِ ٱضۡطُرَّ فِي مَخۡمَصَةٍ غَيۡرَ مُتَجَانِفٖ لِّإِثۡمٖ فَإِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٞ رَّحِيمٞ ٣
Prohibited to you are dead animals,1 blood, the flesh of swine, and that which has been dedicated to other than Allāh, and [those animals] killed by strangling or by a violent blow or by a head-long fall or by the goring of horns, and those from which a wild animal has eaten, except what you [are able to] slaughter [before its death], and those which are sacrificed on stone altars,2 and [prohibited is] that you seek decision through divining arrows. That is grave disobedience. This day those who disbelieve have despaired of [defeating] your religion; so fear them not, but fear Me. This day I have perfected for you your religion and completed My favor upon you and have approved for you Islām as religion. But whoever is forced by severe hunger with no inclination to sin - then indeed, Allāh is Forgiving and Merciful.
Ky është ajeti që sqaron kategoritë e ndaluara të kafshëve, për të cilat Allahu i Lartësuar aludoi në një ajet më sipër, kur tha: “Bagëtitë janë të lejuara (si ushqim) për ju, me përjashtim të atyre që do t’ju lexohen.”. Mësoje se Allahu i Lartësuar dhe i Madhërishëm nëse e bën haram diçka, e bën këtë për të ruajtur adhuruesit e Tij dhe për t’i mbrojtur ata nga e liga që gjendet në to. Por njerëzit jo gjithmonë arrijnë të kuptojnë dhe të dallojnë këtë të ligë ose urtësinë e Zotit në ndalimet dhe dispozitat e Tij. Në këtë ajet, Allahu i Urtë dhe i Gjithëmëshirshëm na ndalon nga:Haram janë për ju: të ngordhurat,... -E ngordhur (el mejtetu)quhet ajo kafshë që ka humbur jetën e saj jo me mënyrën e caktuar nga Sheriati për të qenë hallall për t’u konsumuar. Mënyra e përcaktuar nga Sheriati është ajo kur kafshës i priten damarët e qafës, me qëllim që prej saj të dalë gjaku. Kafsha që ngordh pa i dalë gjaku është e pisët dhe shumë e dëmshme, për shkak të gjakut të bllokuar brenda saj. Shpeshherë, kafshët ngordhin për shkak të ndonjë sëmundjeje, gjë e cila ia shton rrezikun. Megjithatë, nga ky gjykim përjashtohen karkalecat e tokës dhe peshqit, të cilët nuk kanë nevojë për mënyrën e lartpërmendur të therjes, që të jenë hallall....gjaku... -Këtu bëhet fjalë për gjakun venoz (el demu), i cili del me forcë gjatë therjes së kafshës, sikurse është shpjeguar kjo në ajetin tjetër ku thuhet: “Thuaj: “Në Shpalljen që më është dhënë nuk gjej ushqime të ndaluara, veç mishit të ngordhur, gjakut që derdhet vrullshëm...” deri në fund. El en’am 145.mishi i derrit. -Ndalesa këtu përfshin të gjitha pjesët e derrit. Allahu i Lartësuar e ka veçuar këtë kafshë, ndonëse të gjitha llojet e kafshëve mishngrënëse janë si ai, sepse shumë prej ithtarëve të Librit pretendonin se Allahu i Madhëruar ua bëri atyre të lejuar konsumimin e mishit të derrit. Pra, kuptimi është: Kujdes dhe mos u mashtroni nga pretendimet e tyre, pasi kjo kafshë është e ndaluar për ju që ta konsumoni. Ajo është prej atyre gjërave të pista dhe të dëmshme, që Allahu i ndaloi për ju....ajo kafshë që theret jo në emrin e Allahut... -Pra, të gjitha kafshët që janë therur duke iu përkushtuar dikujt a diçkaje tjetër veç Allahut të Madhërishëm, qoftë idhull, evlija, yll, xhind etj. Kështu, gjatë therjes së kafshës duhet përmendur emri i Allahut, pasi ky veprim e bën atë të mirë, të shëndetshme dhe hallall. Ndërsa mospërmendja e emrit të Allahut, por përmendja e emrit të dikujt a diçkaje tjetër veç Tij e bën atë kafshë të ndaluar dhe të papastërt. Në këtë rast kemi të bëjmë me një vepër idhujtarie, dhe idhujtaria është diçka e ndyrë dhe e ndaluar nga Zoti....ajo që është mbytur me lak në fyt, ajo që është vrarë me goditje, ajo që është rrëzuar nga lartësitë, ajo që është shpuar, ajo që është ngrënë nga egërsirat… -Le t’i marrim me radhë:1. Ajo që është mbytur me lak në fyt (el munħaniķatu) - Pra, kafsha që ka ngordhur për shkak të mbytjes dhe shtrëngimit me litar apo për shkak të ngecjes së kokës së saj në ndonjë vrimë të ngushtë, nga ku nuk ka arritur të dalë derisa ka ngordhur etj.2. Ajo që është vrarë me goditje (el meuķudhetu) – Pra, e ngordhura për shkak të goditjes së saj me ndonjë send të fortë si gur, dru apo mbi të cilën është shembur një ndërtesë, me qëllim apo pa qëllim qoftë kjo.3. Ajo që është rrëzuar nga lartësitë (el muterad-dijetu) – Domethënë, kafsha që është rrëzuar prej së larti: nga mali, nga tarraca etj., dhe ka ngordhur nga ky rrëzim.4. Ajo që është shpuar (en-natiĥatu), - Domethënë, kafsha të cilën e ka shpuar një kafshë tjetër dhe ka ngordhur nga ky shkak.5. Ajo që është ngrënë nga egërsirat, (ue ma ekeles-seb’u) – Pra, kafsha që është ngrënë nga egërsirat, si ujku, luani, tigri ose nga shpendët grabitqarë.Pra, nëse kafsha ka ngordhur për këto shkaqe të mësipërme, ajo është e ndaluar të konsumohet.…përveç asaj që arrini ta therni,... -Ky përjashtim vlen për të gjitha rastet e lartpërmendura. Pra, nëse kafsha arrihet që të theret me mënyrën e lejuar të Sheriatit, për sa kohë është ende gjallë dhe kur është therja ajo që sjell ngordhjen e tyre, atëherë ajo është e lejuar. Disa dijetarë kanë thënë që: nëse egërsira ia ka nxjerrë zorrët jashtë kafshës apo i ka këputur arteriet e qafës, atëherë therja sipas Sheriatit është e pavlefshme. Ndërsa disa të tjerë janë të mendimit se, nëse kafsha gjendet e gjallë, në çfarëdo gjendje qoftë ajo, mjafton që të jetë e gjallë, një therje e rregullt sipas Sheriatit është e vlefshme dhe e bën atë të lejuar për t’u konsumuar. Këtë mendim të dytë e përforcon edhe kuptimi i drejtpërdrejtë i ajetit, që thotë: nëse arrini ta therrni para se të ketë ngordhur, kjo e bën atë të lejuar. Ajeti nuk shtjellon që duhet të jetë në këtë apo atë gjendje....ajo që është therur për idhuj -Domethënë, kafsha që është therur në formë adhurimi për idhujt.…dhe që ta kërkoni fatin me short. -Allahu i Lartësuar e ka bërë të ndaluar që të kërkosh fatin me short. Në kohën e injorancës përdoreshin tri shigjeta për short. Në njërën shkruhej “Bëje!”, në të dytën shënohej “Mos e bëj!” dhe në tjetrën nuk shënohej gjë. Nëse dikush vendoste të nisej për ndonjë udhëtim apo për martesë apo për ndonjë çështje të rëndësishme, fillimisht duhej të zgjidhte një prej këtyre tri shigjetave, të servirura prej dikujt dhe të cilat ishin të ngjashme në përmasa dhe pamje. Nëse personi tërhiqte shigjetën mbi të cilën shkruhej “Bëje!” ai e ndërmerrte veprimin, nëse tërhiqte atë mbi të cilën shkruhej “Mos e bëj!” ai nuk e bënte, dhe nëse tërhiqte shigjetën mbi të cilën nuk shkruhej gjë, atëherë e përsëriste shortin, derisa të dilte njëra nga dy të parat. Por Allahu i Madhëruar e bëri të ndaluar këtë vepër dhe çdo mënyrë të ngjashme me të, duke e zëvendësuar atë me istiħaren, pra, me kërkimin e ndihmës dhe rrugëzgjidhjes vetëm nga Allahu, nëpërmjet adhurimit përkushtuar Atij.Të gjitha këto janë gjynah(e të ndaluara nga Zoti). -Këto, - domethënë, të gjitha haramet e përmendura në ajet, të cilat Allahu i Madhëruar i bëri të ndaluara për t’i ruajtur adhuruesit e Tij nga çdo gjë e dëmshme, e pisët dhe e ulët, - të gjitha janë fisķose dalje nga kufijtë e Allahut. Konsumimi i tyre është shenjë e mosbindjes ndaj Allahut dhe bindjes ndaj Shejtanit. Më pas, Allahu i Madhëruar përmend mirësinë e Tij të madhe ndaj besimtarëve, duke thënë:Sot u dëshpëruan ata që mohuan dhe humbën çdo shpresë që t'ju largojnë prej fesë suaj. -Dita për të cilën aludohet është Dita e Arafatit, gjatë Haxhit të Lamtumirës të Profetit a.s, ditë në të cilën Allahu i Madhëruar e plotësoi fenë e Tij, e ndihmoi dhe e bëri ngadhënjimtar Profetin dhe adhuruesin e Tij të zgjedhur dhe i poshtëroi e nënshtroi totalisht idhujtarinë dhe idhujtarët. Këta të fundit, më herët, i luftonin me të gjitha mjetet për t’i kthyer besimtarët nga feja e tyre, por kur panë triumfin madhështor të Islamit dhe pasuesve të Tij, ata humbën çdo shpresë se mund t’i kthenin muslimanët nga besimi dhe feja e tyre e kompletuar dhe e mrekullueshme. Madje, zemrat e tyre u mbushën me frikë dhe ankth. Për këtë arsye, atë vit kur Profeti kreu haxhin e Tij, në Qabe nuk bëri tavaf asnjë idhujtar, e jo më të bënin tavaf të zhveshur, sikundër e kishin zakon në kohën e injorancës. E tillë ishte gjendja e idhujtarëve. Ndërsa besimtarëve u takonte siguria, qetësia dhe gëzimi. Ata nuk duhet të frikësohen nga asgjë, veç Zotit të tyre. Prandaj i Madhëruari thotë më tej:Mos i kini frikë ata, por më kini frikë vetëm Mua! -Kuptimi: Kurrë mos iu frikësoni idhujtarëve, por vetëm Allahut frikësojuni. Është Allahu Ai që ju dhuroi fitoren dhe i mundi e poshtëroi idhujtarinë dhe idhujtarët. Është Allahu Ai, i Cili, kurthet dhe intrigat e armiqve tuaj, ua ktheu mbi qafat e tyre.Sot e përsosa fenë tuaj për ju,... -Kuptimi: E përsosa fenë tuaj me triumfin që ju dhurova dhe me plotësimin e të gjitha ligjeve që kanë lidhje me çështjet e jashtme dhe me çështjet shpirtërore, të cilat kanë lidhje me themelet e kësaj feje madhështore dhe imtësitë e saj. Nëpërmjet Librit dhe Sunetit, i Madhëruari sqaroi gjithçka që ne duhet të dimë dhe të punojmë për të fituar kënaqësinë e Tij, na mësoi gjithçka nga e cila duhet të ruhemi për të mos na goditur zemërimi dhe ndëshkimi i Tij. Libri dhe Suneti janë të mjaftueshëm për të gjetur dhe arritur çdo të mirë dhe për të shpëtuar dhe ruajtur nga çdo e keqe. Madje, çdokush që pretendon se, për të njohur çështjet e besimit dhe të ligjit, duhet të njohësh dhe të kesh dituri të tjera veç diturisë së Kur’ânit dhe Sunetit, si për shembull filozofinë apo njohuri të tjera, ai është injorant dhe i dështuar, sepse kështu ai pretendon se feja plotësohet veçse nëse merret për bazë dija që ai pretendon. Por ky pretendim është nga padrejtësitë më të mëdha kundrejt Allahut dhe të Dërguarit të Tij....e plotësova dhuratën Time ndaj jush dhe zgjodha që Islami të jetë feja juaj. -Dhuratat e Zotit janë të shumta, të dukshme dhe të fshehta, ndërsa me plotësimin e kësaj feje, Ai i plotësoi begatitë e Tij mbi ne. Ai e përzgjodhi Islamin dhe u kënaq që kjo të jetë feja jonë, ashtu sikurse na përzgjodhi ne që të jemi pasues të kësaj feje. Për këtë arsye, ne duhet t’i përkushtohemi totalisht Zotit tonë Bujar dhe të Gjithëmëshirshëm, për t’i shprehur mirënjohjen për dhurimin e këtyre mirësive. Ne duhet ta lavdërojmë dhe falënderojmë Atë për fenë më të mrekullueshme që na dhuroi dhe që na zgjodhi për të qenë pasues të saj.Kush detyrohet nga uria, duke mos e tepruar dhe duke mos pasur qëllim gjynahun,... -Çdokush që zihet i detyruar për të ngrënë diçka prej këtyre harameve të përmendura, është i justifikuar. Megjithatë, janë disa kushte, të cilat i Madhëruari i ka renditur: Së pari, nëse ka uri të madhe. Së dyti, të mos e teprojë dhe të mos anojë drejt gjynahut, por të hajë vetëm atëherë kur nevoja është jetësore dhe vetëm aq sa të thyejë nevojën e domosdoshme. Me të tilla kushte, Allahu i Madhërishëm është Falës i Madh e Mëshirëplotë:Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. -Arsyeja: Sepse Ai e lejoi ngrënien e këtyre harameve në të tilla gjendje, duke i mundësuar robit të mbajë gjallë veten, pa dëmtuar dhe cenuar aspak besimin dhe fenë e tij.“El istihara” quhet mënyra e kërkimit të ndihmës dhe gjykimit prej Allahut të Madhëruar, duke iu lutur Atij për udhëzim në rrugën më të mirë të veprimit në çështje të rëndësishme, për të cilat je në mëdyshje. Kështu, nëse je përpara një pune të rëndësishme dhe je në mëdyshje rreth zgjedhjes më të mirë, vendos për njërën nga ato dhe, para se t’ia nisësh punës për realizimin e saj, fal dy rekatë namaz, dhe më pas lutesh me duanë e istihares. Shih “Mburroja e muslimanit” fq 80.
5:4Page 107
يَسۡـَٔلُونَكَ مَاذَآ أُحِلَّ لَهُمۡۖ قُلۡ أُحِلَّ لَكُمُ ٱلطَّيِّبَٰتُ وَمَا عَلَّمۡتُم مِّنَ ٱلۡجَوَارِحِ مُكَلِّبِينَ تُعَلِّمُونَهُنَّ مِمَّا عَلَّمَكُمُ ٱللَّهُۖ فَكُلُواْ مِمَّآ أَمۡسَكۡنَ عَلَيۡكُمۡ وَٱذۡكُرُواْ ٱسۡمَ ٱللَّهِ عَلَيۡهِۖ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَۚ إِنَّ ٱللَّهَ سَرِيعُ ٱلۡحِسَابِ ٤
They ask you, [O Muḥammad], what has been made lawful for them. Say, "Lawful for you are [all] good foods and [game caught by] what you have trained of hunting animals1 which you train as Allāh has taught you. So eat of what they catch for you, and mention the name of Allāh upon it, and fear Allāh." Indeed, Allāh is swift in account.
Të pyesin ty(Muhamed), çfarë është e lejuar për ta(si ushqim)? -Domethënë, çfarë lloje ushqimesh u janë lejuar.Thuaju: “Ju janë lejuar të gjitha ushqimet e mira... -Ushqime “të mira” janë të gjitha ato ushqime të shijshme, të këndshme, të dobishme dhe jo të dëmshme për trupin dhe mendjen e njeriut. Këtu hyjnë të gjitha llojet e farërave, frutave, perimeve dhe të gjitha bimët që kultivohen nëpër toka e male. Bëjnë pjesë, gjithashtu, të gjitha llojet e kafshëve të detit, të tokës dhe të qiellit, përveç atyre që ka përjashtuar Sheriati, përveç egërsirave mishngrënëse apo kafshëve të dëmshme. Ajeti, me aspektin e nënkuptuar të tij, na tregon se ushqimet e dëmshme dhe të këqija janë të ndaluara. Megjithatë, në një ajet tjetër kur’ânor, kjo shprehet qartë: “…Ai tha: “Me ndëshkimin Tim godas atë që Unë dëshiroj, ndërsa mëshira Ime ka përfshirë gjithçka. Atë (mëshirë) e kam caktuar për ata që janë të devotshëm, e japin zekatin dhe për ata që besojnë në argumentet Tona, për ata që pranojnë të Dërguarin, Profetin arab, të cilin e gjejnë të cilësuar në Teurat dhe në Ungjill, që i urdhëron ata për të mirë dhe i ndalon nga e keqja, që u lejon ushqimet e këndshme dhe u ndalon ato të pakëndshmet, që u heq barrën e rëndë dhe prangat. Ata që besojnë në të, që e nderojnë atë, që e ndihmojnë atë dhe që veprojnë me Dritën që iu zbrit atij - këta janë ata të shpëtuarit.” [El ea’raf 157.]…dhe gjahu i shtazëve të ushtruara gjahtare, të cilat ju i keni mësuar ashtu siç ju ka mësuar Allahu ju. Hani, pra, atë që ato e gjahtojnë për juve dhe përmendeni emrin e Allahut! -Ky ajet mëson për disa çështje:1. Për butësinë dhe mëshirën e Allahut për adhuruesit e Tij, duke ua lehtësuar dhe zgjeruar mundësitë dhe rrugët për të gjetur hallallin. Kështu ai ua bëri të lejuar edhe ato kafshë që nuk janë therur me mënyrën e përcaktuar nga Sheriati, por që janë kapur nga shtazët e gjahut, si: qentë, leopardët, skifterët etj., që e mbërthejnë prenë me dhëmbët shqyes ose me kthetrat e tyre.2. Është kusht që shtaza gjahtare të jetë e mësuar dhe e stërvitur mjaftueshëm, aq sa nga njerëzit të konsiderohet “e mësuar”, për shembull, nëse qortohet, ajo tërhiqet, dhe nëse kap gjahun, nuk e ha atë, por ia sjell zotërisë së saj. Prandaj i Madhëruari thotë: “…dhe gjahu i shtazëve të ushtruara gjahtare, të cilat ju i keni mësuar ashtu siç ju ka mësuar Allahu ju.”3. Gjithashtu, kur na lejon që të hamë prej këtij gjahu, i Madhëruari sqaron më shumë, duke thënë: “…Hani, pra, atë që ato e gjahtojnë për ju…!” Domethënë, që e kapin për t’jua sjellë juve, e jo për ta ngrënë vetë. Kështu, nëse kafsha gjahtare ha prej gjahut, atëherë kjo është shenjë se ajo e ka kapur për vete, prandaj mishi i këtij gjahu nuk është i lejuar të hahet.4. Është kusht që zagari apo skifteri ta shqyejë dhe t’i nxjerrë gjak kafshës së gjuajtur, nëse jemi të mendimit se emërtimi i këtyre kafshëve gjahtare: “el xheuâriĥi mukel-libin”, ka kuptimin: “shtazët shqyese të gjahut”. Pra, nëse kafsha gjahtare e mbyt prenë e saj, atëherë ky gjah futet në kategorinë e të ndaluarave që Zoti i përshkruan si “el munħaniķatu” - “të mbyturat me lak në fyt”, pra, që kanë ngordhur për shkak të mbytjes dhe shtrëngimit me litar, apo për shkak të ngecjes së kokës në ndonjë vrimë të ngushtë e raste të ngjashme. Megjithatë, mendimi më i njohur dhe më i përhapur është që emërtimi “el xheuâriĥi mukel-libin”, ka kuptimin: “shtazët kapëse të gjahut”. Pra, ato thjesht duhet ta kapin gjahun, dhe është gjahtari që nxjerr gjakun prej tyre nëpërmjet therjes apo armës së gjahut. Kësisoj, nuk mund të themi se ajeti e vë atë kusht. Allahu është më i ditur.5. Lejohet mbajtja dhe përdorimi i qenit për gjueti, pasi nëse lejohet stërvitja dhe gjahu i tij, atëherë mbajtja dhe përdorimi i tij duhet të jetë gjithashtu e lejueshme.6. Pjesa e mishit të gjahut ku e ka kapur shtaza gjahtare është e pastër, sepse Allahu i Madhëruar e ka konsideruar atë hallall, pa thënë ndonjë gjë për larjen apo pastrimin e saj.7. Angazhimi me stërvitjen e qenve, skifterëve dhe kafshëve të tjera të gjahut nuk konsiderohet si i qortueshëm apo si kotje me gjëra të parëndësishme. Ai është i domosdoshëm, për të bërë që gjahu nëpërmjet të tilla kafshëve të jetë i lejuar.8. Lejohet shitblerja e qenve të gjuetisë, sepse pasja e një qeni të tillë mund të arrihet ndoshta veçse duke e blerë.9. Është kusht thënia “Bismil-lâh”para gjuajtjes dhe lëshimit të kafshës gjahtare. Nëse kjo nuk thuhet me qëllim, atëherë gjahu i kapur është haram.10. Lejohet preja e kapur nga shtaza gjahtare, pavarësisht në është ajo që e vret dhe i nxjerr gjakun e saj apo jo. Nëse zotëria e arrin prenë ende të gjallë, le ta therë atë sipas mënyrës së përcaktuar nga Sheriati.Në vijim, Allahu i Madhëruar na nxit për të qenë të devotshëm ndaj Tij, duke zbatuar porositë e Tij dhe duke qëndruar brenda kufijve të Tij. Për ta bërë këtë më të thjeshtë, Ai na kujton Ditën e Llogarisë para Tij. Dita e Kijametit është e afërt dhe e pakthyeshme, prandaj:Frikësojuni Allahut! Me të vërtetë, Allahu është i shpejtë në llogari.
5:5Page 107
ٱلۡيَوۡمَ أُحِلَّ لَكُمُ ٱلطَّيِّبَٰتُۖ وَطَعَامُ ٱلَّذِينَ أُوتُواْ ٱلۡكِتَٰبَ حِلّٞ لَّكُمۡ وَطَعَامُكُمۡ حِلّٞ لَّهُمۡۖ وَٱلۡمُحۡصَنَٰتُ مِنَ ٱلۡمُؤۡمِنَٰتِ وَٱلۡمُحۡصَنَٰتُ مِنَ ٱلَّذِينَ أُوتُواْ ٱلۡكِتَٰبَ مِن قَبۡلِكُمۡ إِذَآ ءَاتَيۡتُمُوهُنَّ أُجُورَهُنَّ مُحۡصِنِينَ غَيۡرَ مُسَٰفِحِينَ وَلَا مُتَّخِذِيٓ أَخۡدَانٖۗ وَمَن يَكۡفُرۡ بِٱلۡإِيمَٰنِ فَقَدۡ حَبِطَ عَمَلُهُۥ وَهُوَ فِي ٱلۡأٓخِرَةِ مِنَ ٱلۡخَٰسِرِينَ ٥
This day [all] good foods have been made lawful, and the food of those who were given the Scripture is lawful for you and your food is lawful for them. And [lawful in marriage are] chaste women from among the believers and chaste women from among those who were given the Scripture before you, when you have given them their due compensation,1 desiring chastity, not unlawful sexual intercourse or taking [secret] lovers. And whoever denies the faith - his work has become worthless, and he, in the Hereafter, will be among the losers.
Sot u lejuan për ju(të gjitha)ushqimet e mira(e të pastra). -Lejimin e të mirave për ne Allahu i Lartësuar e ka bërë për të na mëshiruar dhe nderuar. Ai e përsërit shpalljen e kësaj dispozite, për të treguar mirësinë e Tij dhe për t’i ftuar adhuruesit që të jenë mirënjohës dhe ta kujtojnë Atë sa më shpesh, ashtu siç i ka mësuar dhe udhëzuar. Është Allahu i Lartësuar Ai që bëri të lejueshme çdo gjë të mirë, të këndshme, të pastër dhe të dobishme. Të gjitha mirësitë e kanë pikënisjen nga bujaria dhe mëshira e Tij.Edhe ushqimet e ithtarëve të Librit janë të lejuara për ju, ashtu si edhe ushqimet tuaja janë të lejuara për ta. -Kuptimi: Kafshët e therura nga çifutët dhe krishterët janë hallall për ju, o besimtarë muslimanë! Por nuk kanë të njëjtin gjykim kafshët e therura nga kategoritë e tjera të qafirëve, veç dy grupeve të mësipërme. Kafshët e therura nga të tjerët nuk janë të lejueshme për ne. Arsyeja e këtij dallimi është se ithtarët e Librit pretendojnë se pasojnë profet dhe libra qiellorë. Të gjithë profetët, pa përjashtim, i kanë konsideruar haram kafshët e therura për hir të dikujt tjetër veç Zotit, sepse kjo vepër është idhujtari. Çifutët dhe të krishterët e pranojnë dhe e besojnë faktin që flijimet për hir të dikujt tjetër veç Zotit janë të ndaluara. Për këtë arsye, të therurat e tyre janë lejuar, ndërsa të therurat e të tjerëve janë të ndaluara. Në ajet thuhet: “Edhe ushqimet e ithtarëve të Librit janë të lejuara për ju…”. Me “ushqimet e ithtarëve të Librit” pa dyshim që është për qëllim: “të therurat e tyre”, sepse për sa u përket ushqimeve të tjera, si farëra, fruta, perime etj., ato sigurisht që janë të lejuara, qofshin nga ithtarët e Librit, qofshin nga të tjerë. Po ashtu, ushqimet e muslimanëve janë të lejuara për ta dhe lejohet që t’u japim atyre prej ushqimeve tona.Është e lejuar për ju të martoheni me gratë e ndershme besimtare dhe me gratë e ndershme të atyre që u është dhënë Libri para jush, … -Kuptimi: Ju është lejuar të martoheni me gratë e lira (jo skllave) dhe të ndershme besimtare muslimane dhe me gratë e lira dhe të ndershme prej atyre që iu është dhënë Libër hyjnor më parë, domethënë, që janë hebreje ose të krishtera. Në suren Bekare, Allahu i Lartësuar thotë: “Mos u martoni me idhujtare, derisa ato të besojnë”, kurse në këtë ajet, Allahu i Lartësuar e kufizon gjykimin përjashtues të ajetit të sures Bekare, duke na lejuar që të martohemi me një kategori të caktuar idhujtaresh, që janë gratë e lira (jo skllave) dhe të ndershme hebreje ose të krishtera. Nga ajeti kuptohet që martesa me një skllave hebreje ose të krishterë është e palejueshme për një burrë të lirë besimtar, sepse Allahu i Lartësuar, kur e ka lejuar martesën e një të liri me një skllave, ka thënë: “Ai i cili nuk ka mundësi materiale që të martohet me femra të lira besimtare, le të martohet me besimtaret që i keni nën pushtetin tuaj (robëreshat)...”. Pra, Allahu i Lartësuar ka vendosur si kusht që skllavja të jetë besimtare muslimane. Përfundimisht, nuk lejohet martesa e një burri të lirë musliman me një skllave prej ithtarëve të Librit. Ndërsa për sa i përket martesës së një besimtari të lirë me një besimtare muslimane skllave, kjo është e lejueshme nëse plotësohen dy kushte:1. Burri nuk ka mundësi për t’u martuar me një grua të lirë, jo skllave.2. Burri e ka nevojë të domosdoshme martesën dhe frikësohet seriozisht se do të bjerë në imoralitet.Ndërsa me gra jo të ndershme, që janë të papërmbajtura dhe nuk ruhen nga imoraliteti, martesa është e palejueshme, pavarësisht në janë muslimane, të krishtera apo çifute, sepse Allahu i Lartësuar thotë: "Laviri nuk mund të martohet veçse me një lavire ose idhujtare. Dhe me laviren nuk mund të martohet kush, veçse një lavir ose idhujtar. Ajo (imoraliteti ose martesa me ta)është e ndaluar për besimtarët. [El Nur 3.] Dhe thotë gjithashtu: “Gratë e këqija janë për burra të këqij dhe burrat e këqij janë për gratë e këqija, ndërsa të ndershmet janë për të ndershmit dhe të ndershmit janë për të ndershmet...” [El Nur 26.]…nëse u jepni atyre(mehrin)dhuratën martesore, …. -Përveç kushteve të mësipërme, Allahu i Lartësuar tregon edhe një kusht tjetër, që martesat tona të jenë të lejueshme dhe të drejta, dhe ky është mehri. Pra, nëse një burrë është i vendosur paraprakisht se nuk do t’ia japë mehrin gruas, ajo është e palejueshme ose jo hallall për të. Kështu, Allahu i Lartësuar na urdhëron që gruas t’i japim mehrin e saj. Sigurisht, në rast se ajo është e përgjegjshme dhe e aftë për të vepruar drejt dhe me maturi me këtë pasuri; në të kundërt, mehri i jepet kujdestarit ligjor të saj. Ajeti tregon qartë se mehri është i tëri pasuri e gruas. Askujt nuk i lejohet që të marrë diçka prej tij, veç nëse vetë gruaja e lejon me kënaqësi dhe me dëshirën e saj.…por duke pasur për qëllim martesën, e jo imoralitetin dhe as(shfrytësimin e tyre)si të dashura(të fshehta)... -Kuptimi: Me martesën tuaj të keni për qëllim të ruani veten tuaj dhe gruan prej imoralitetit. Në kohën e injorancës paraislamike, imoraliteti ishte i shfaqur në dy forma. Disa bënin imoralitet me çfarëdolloj gruaje dhe quheshin musafih, ndërsa një lloj tjetër ishin ata që përzgjidhnin e mbanin dashnore të rregullta. Që të dyja këto forma Allahu i Lartësuar i ndaloi dhe na urdhëroi që të martohemi me gra të ndershme e të pastra, për të qenë mburojë të njëri-tjetrit kundër asaj sëmundjeje të rëndë, që shkatërron familjen dhe shoqërinë. Ky është pikërisht një nga synimet dhe urtësitë e ligjërimit të martesës. Besimtarët duhet të martohen me qëllimin që, nëpërmjet martesës, të arrihet ruajtja dhe ndërtimi i një shoqërie të dëlirë, të pastër dhe të shëndetshme.E, kush e braktis besimin, vepra e tij është asgjësuar dhe në botën tjetër do të jetë prej të humburve. -Çdokush që e mohon Zotin e Madhëruar, ose mohon ndonjë prej kushteve të imanit si: besimin në shpalljet e Zotit, besimin te profetët etj., ose mohon ndonjë nga dispozitat e Allahut të Lartësuar, dhe nëse vdes në këtë gjendje, pra, si jobesimtar, atëherë të gjitha veprat e tij kanë për t’u asgjësuar, sikurse thotë Allahu i Lartësuar në suren Bekare, ajeti 217: “E kush zmbrapset nga feja e tij dhe vdes si jobesimtar, veprat e tij janë të pavlera në këtë jetë dhe në Jetën tjetër. Këta janë banorë të Zjarrit dhe në të do të jenë përjetësisht.” Në këtë mënyrë, në ahiret ai do të jetë prej të shkatërruarve dhe të dëshpëruarve, të cilët do të kenë humbur dhe shkatërruar vetet e tyre, pasuritë e tyre, madje dhe familjet e tyre, duke u zhytur në ndëshkimin e përjetshëm.
Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences