As-Sa'diAsh‑Sharh · 94:1–8

As-Sa'di · Tafsir · in Albanian

الشرح

Ash-Sharh

The Relief · Meccan · 8 ayahs

94:1Page 596

أَلَمۡ نَشۡرَحۡ لَكَ صَدۡرَكَ ١

Did We not expand for you, [O Muḥammad], your breast?1

Duke përmendur mirësitë më të cilat e begatoi dhe dalloi Profetin e Tij, Allahu i Lartësuar thotë:A nuk ta zgjeruam gjoksin tënd? - Zgjerimi i gjoksit nënkupton:1.Bërjen e Profetit të denjë dhe të aftë për të pranuar dispozitat e fesë dhe për të ftuar njerëzit në rrugën e Allahut, në Islam.2.Zbukurimin e shpirtit të tij me moralin më të lartë dhe me cilësitë më të vyera.3.Aftësimin për devotshmëri, për të fituar ahiretin nëpërmjet adhurimeve të mrekullueshme.4. Lehtësimin e çdo të mire dhe aftësimin e shpirtit të Profetit për t’i pranuar dhe kultivuar ato, ndryshe nga ç’ndodh me gjokset e ngushtuara dhe të rënduara, të cilët kurrsesi nuk nënshtrohen për të vërtetën dhe të mirën. Ata gjithmonë janë të shtrënguar ndaj mirësisë që u ofrohet.

94:2Page 596

وَوَضَعۡنَا عَنكَ وِزۡرَكَ ٢

And We removed from you your burden1

Shko në ajetin tjetër për vazhdimin e tefsirit.

94:3Page 596

ٱلَّذِيٓ أَنقَضَ ظَهۡرَكَ ٣

Which had weighed upon your back

A nuk ta hoqëm barrën, e cila të rëndonte mbi shpinë? - Barra e përmendur këtu është pesha e gjynaheve. Pra, Allahu i Madhërueshëm e shkarkoi dhe lehtësoi Profetin e Tij nga barra e gjynaheve, duke ia falur të gjitha, sikurse thotë i Madhëruari në një ajet tjetër: “Ne të dhamë ty (o Muhamed) një fitore të madhe, që Allahu të t’i falë gabimet e kaluara dhe ato të mëvonshme, ta plotësojë mirësinë e Tij ndaj teje dhe të të udhëzojë në rrugë të drejtë. Dhe që Allahu të të dhurojë ty një mbështetje të fuqishme.” [El fet’h 1 - 3].

94:4Page 596

وَرَفَعۡنَا لَكَ ذِكۡرَكَ ٤

And raised high for you your repute.

A nuk e ngritëm lart emrin tënde? -Kuptimi: Ne e lartësuam gradën dhe famën tënde. Ti do të lëvdohesh dhe përkujtohesh gjithmonë me mirësi ndër njerëz në botë. Asnjë krijesë tjetër nuk do të gëzojë famën dhe lavdinë tënde. Sa herë që do të kujtohet Allahu iMadhëruar, së bashku me të do të kujtohet edhe Profeti dhe adhuruesi i Tij i sinqertë, Muhamedi (a.s.). Kur pranon Islamin, njeriu shpreh shehadetin, kur thirret ezani dhe ikameti, përmendet shehadeti, nëpër hytbe përmendet shehadeti, e shumë e shumë raste të tjera. Domethënë, sa herë dëshmohet që Allahu është i vetmi i Adhuruar me meritë, dëshmohet gjithashtu se Muhamedi është Profeti dhe adhuruesi i sinqertë i Allahut. Dashuria e umetit për Profetin është një dashuri që askush nuk e ka për udhëheqësin e vet. Allahu e shpërbleftë, e nderoftë dhe e shtoftë lavdinë e Muhamedit (a.s.)!

94:5Page 596

فَإِنَّ مَعَ ٱلۡعُسۡرِ يُسۡرًا ٥

For indeed, with hardship [will be] ease [i.e., relief].

Shko në ajetin tjetër për vazhdimin e tefsirit.

94:6Page 596

إِنَّ مَعَ ٱلۡعُسۡرِ يُسۡرٗا ٦

Indeed, with hardship [will be] ease.

Pa dyshim, bashkë me vështirësinë, vjen lehtësimi. Vërtet, bashkë me vështirësinë, vjen lehtësimi. - Ky është një përgëzim i madh dhe i mrekullueshëm. Sa herë që të ekzistojnë vështirësia dhe ngushtia, së bashku me to do të vijnë lehtësimi dhe zgjerimi. Edhe sikur vështirësia të struket dhe të fshihet në vrimën e hardhucës, edhe lehtësimi do të hyjë bashkë me të, për ta nxjerrë jashtë dhe për ta larguar, sikurse thuhet në një ajet tjetër: “Allahu, pas vështirësisë, do të sjellë lehtësim”. Apo sikurse ka thënë edhe Profeti (a.s.): “Me të vërtetë, çlirimi vjen së bashku me ngushtinë dhe, së bashku me vështirësinë, vjen lehtësimi.”. Po të shohim me kujdes në ajet, fjala “el usr” – “vështirësi” është (në arabisht) në trajtën e shquar, që e nënkupton atë si një të vetme, ndërsa fjala “lehtësim” është (në arabisht) në trajtën e pashquar, që nënkupton se ai përsëritet. Pra, për çdo vështirësi, Zoti i Lartësuar sjell lehtësim pas lehtësimi. Kësisoj, një vështirësi nuk mund të jetë asnjëherë më e madhe se dy lehtësime. Gjithashtu, duhet të theksojmë se fjala “el usr”, e shoqëruar me nyjen ‘el’, sipas rregullave të arabishtes, ajo i përfshin të gjitha llojet e vështirësive, sado të mëdha dhe të pazgjithshme të mund të duken. Kështu, sido që të jetë, në fund të fundit, vështirësia do t’ia lërë vendin lehtësimit dhe çlirimit. Kjo është diçka e pashmangshme. Më pas, Allahu i Madhëruar e urdhëron Profetin dhe popullin e tij që të tregohen mirënjohës për mirësitë që Ai u ka dhuruar:

94:7Page 596

فَإِذَا فَرَغۡتَ فَٱنصَبۡ ٧

So when you have finished [your duties], then stand up [for worship].

Shko në ajetin tjetër për vazhdimin e tefsirit.

94:8Page 596

وَإِلَىٰ رَبِّكَ فَٱرۡغَب ٨

And to your Lord direct [your] longing.

Pasi të kesh përfunduar (preokupimet), atëherë, për hir të Zotit tënd, përpiqu (me adhurime), dhe vetëm ndaj Zotit tënd përkushtohu! - Kuptimi: Pasi të kesh përfunduar veprat dhe angazhimet e tua të shumta e të përditshme dhe kur të mos kesh pengesë për zemrën tënde, atëherë përqendrohu thellësisht në adhurim dhe në lutjet drejtuar Zotit tënd. Vetëm Zotit tënd përkushtoju dhe vetëm kënaqësinë e Tij syno! Ky është kusht, që adhurimet dhe lutjet e tua të pranohen nga i Madhëruari. Mos u bëj si ata që, kur mbarojnë angazhimet e tyre, zhyten në argëtime dhe pakujdesi, duke u larguar nga Zoti i tyre dhe përmendja e Tij. Kjo është rruga e të dështuarve dhe e humbësve. Disa janë të mendimit se ajeti kuptohet kështu: “Pasi të kesh mbaruar namazin tënd, përkushtohu dhe përqendrohu në lutjen drejtuar Allahut të Madhëruar. Vetëm Allahut përkushtoja lutjet dhe drejtoja kërkesat e tua”. Në këtë ajet mbështeten ata që quajnë të lejuar bërjen e dua-së pas namazit farz, por Allahu është më i ditur për të vërtetën. Këtu përfundon edhe komenti i sures Inshirah. Falënderimi i takon vetëm Allahut!

Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences

Contents

Ayat al-Kursi36Al-Kahfpage 42juz 15Bukhari 1Muslim 2999

Style

Theme
Text size
Layout

Читать на русском