As-Sa'diAl‑Kahf · 18:1–22

As-Sa'di · Tafsir · in Albanian

الكهف

Al-Kahf

The Cave · Meccan · 110 ayahs

18:1Page 293

ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِ ٱلَّذِيٓ أَنزَلَ عَلَىٰ عَبۡدِهِ ٱلۡكِتَٰبَ وَلَمۡ يَجۡعَل لَّهُۥ عِوَجَاۜ ١

[All] praise is [due] to Allāh, who has sent down upon His Servant [Muḥammad (ﷺ)] the Book and has not made therein any deviance.1

Të gjitha lavdërimet i qofshin vetëm Allahut i Cili i ka shpallur Robit të Vet(Muhamedit)Librin(Kur'anin)dhe nuk ka lejuar në të asnjë shtrembërim! -El hamd-i për Allahun është të përlëvduarit e Tij me emrat e Tij të bukur e cilësitë e Tij të Plota. Të gjitha cilësitë e Allahut janë të plota e absolute. El hamd do të thotë të lavdërosh Allahun dhe të shprehësh falënderim për mirësitë e Tij, qofshin ato mirësi të shfaqura e të dukshme, qofshin të fshehta e të brendshme, qofshin mirësi që kanë lidhje me ligjin, fenë dhe besimin, qofshin në lidhje me jetën e kësaj dynjaje. Nuk ka dyshim se mirësia më e madhe është shpallja e këtij Libri të madh për robin dhe profetin e Tij të dashur, Muhamedin (a.s). Kështu, Allahu i Madhëruar e lavdëroi veten e Tij për këtë mirësi kaq të madhe që u dhuroi njerëzve. Ky ajet shihet njëkohësisht edhe si urdhër për krijesat, që t’i thurin Atij lavde për dërgimin e profetëve dhe për shpalljen e librave. Pastaj i Madhëruari e përshkruan Kur’anin me dy cilësi të rëndësishme, që tregojnë se ai është një Libër i plotë, pa të meta:1.Ai nuk është i shtrembëruar në asnjë aspekt.2. Ai është i vyer dhe plot drejtësi, sqarues i rrugës së drejtë dhe mundësues i saj.Përshkrimi i parë tregon se në përmbajtjen e Kur’anit nuk ka asnjë gënjeshtër dhe në urdhëresat e Tij nuk ka asnjë padrejtësi apo kotësi. Ndërsa përshkrimi i dytë tregon se Kur’ani është udhëzues në rrugën e drejtë, bazuar në të vërtetat që ai sjell. Me diturinë e Kur’anit, zemrat mbushen me dije dhe iman. Mendjet ndriçohen kur e njohin Krijuesin e tyre me të gjitha emrat, cilësitë dhe veprat e Tij të lavdëruara. Shpirtrat gjejnë shtegun e drejtë kur, përmes këtij Libri, shohin të vërtetën rreth të fshehtave të shkuara dhe atyre që do të vijnë. Ndërsa përmes urdhëresave dhe ndalesave, përmes ligjeve të tij të drejta, shpirtrat pastrohen, lartësohen dhe plotësohen, për t’u bërë të denjë të ndjekin udhën e drejtë. Kështu ndodh, sepse të gjithë urdhrat dhe ligjet e Kur’anit janë drejtësi, mirësi dhe barazi. Ato kultivojnë sinqeritetin, adhurimin për Zotin e botëve si Një të vetëm e të Pashoq. Një libër i tillë është mëse i meritueshëm që Allahu ta lavdërojë Veten për shpalljen e tij dhe të kërkojë që edhe krijesat ta përlëvdojnë Atë për këtë mirësi të madhe e të pazëvendësueshme.

18:2Page 293

قَيِّمٗا لِّيُنذِرَ بَأۡسٗا شَدِيدٗا مِّن لَّدُنۡهُ وَيُبَشِّرَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ ٱلَّذِينَ يَعۡمَلُونَ ٱلصَّٰلِحَٰتِ أَنَّ لَهُمۡ أَجۡرًا حَسَنٗا ٢

[He has made it] straight, to warn of severe punishment from Him and to give good tidings to the believers who do righteous deeds that they will have a good reward [i.e., Paradise]

(Një Libër)Të drejtë (e pa kundërthënie), për të paralajmëruar një dënim të rëndë prej Tij(për jobesimtarët)... - Allahu i Madhëruar e shpalli Kur’anin që të paralajmërojë krijesat për ndëshkimin e ashpër që Ai ka përgatitur dhe që e ka përcaktuar që të ndodhë me ligjin e Tij. Ky ndëshkim është për të gjithë ata që kundërshtojnë çështjen e Tij. Këtu bëhet fjalë për ndëshkimet në jetën e kësaj bote dhe për ato të jetës tjetër. Edhe ky paralajmërim konsiderohet si mirësi e madhe për krijesat, sepse tregon që Allahu kujdeset për ta. Ai i frikëson dhe i kërcënon ata që të ruhen nga çdo rrugë e humbjes, që i dëmton në të dyja jetët. Ai këshillon të ruhen sa janë ende në kohë. Në ajete të tjera, kur Allahu i Madhëruar ka përshkruar zjarrin e Xhehenemit, ka thënë: “Ata do të kenë shtresa zjarri nga sipër dhe nga poshtë. Me këtë Allahu i frikëson robërit e Vet: “O robërit e Mi, kini frikë (dënimin)!” [Zumer 16]. Është shenjë e mëshirës së Allahut për njerëzit, që i njofton ata për ndëshkimet e rënda që ka përgatitur për këdo që i kundërshton urdhëresat e Tij. Është mëshirë për ta, që Ai ua qartëson çdo rrugë të keqe që bën të meritueshme ndëshkimin. Allahu i paralajmëron njerëzit që të ruhen e të shpëtojnë nga ndëshkimi i Tij.... e për t’i përgëzuar besimtarët që bëjnë vepra të mira,... -Allahu i Madhëruar e shpalli Librin edhe për të qenë përgëzues dhe lajm i mirë për të gjithë ata që e besojnë plotësisht Atë, librat dhe profetët e Tij. Kur’ani është lajm i gëzueshëm për të gjithë ata që kanë iman të plotë, prej të cilit bëjnë vepra të mira dhe përmirësuese, qofshin ato të detyrueshme, qofshin të pëlqyeshme e vullnetare. Veprat e tyre të mira plotësojnë kushtet e domosdoshme:1. Sinqeriteti ndaj Allahut të lartësuar dhe synimi i kënaqësisë së Tij.2. Zbatimi me korrektësi i porosive të Zotit.Me fjalë të tjera, të gjitha veprat e tyre në emër të imanit, ata i kryejnë me sinqeritet vetëm për të kënaqur Allahun dhe sipas porosive të Allahut dhe Profetit të Tij. Nëpërmjet Kur’anit, Allahu i Madhëruar jep lajmin e mirë se:... se do të kenë një Shpërblim të mrekullueshëm(Xhenetin)… -Këto janë sevapet e shumta që sjell imani i pastër e korrekt dhe veprat e sinqerta sipas tij. Pa dyshim që shpërblimi më i madh që u premtohet është kënaqësia e Allahut ndaj tyre dhe hyrja në Xhenet, atje ku ka mirësi që syri nuk i ka parë, as veshi nuk i ka dëgjuar dhe as një mendje nuk i ka përfytyruar. Allahu i Madhëruar e ka përshkruar këtë shpërblim si hasena - i mirë. Kjo do të thotë se shpërblimet që do të shijojnë këta të zgjedhur nuk do të kenë asnjë lloj mangësie. Nuk do të ketë as lodhje për t’i arritur, as frikë se mos i humbasin apo se mos u pakësohen. Nëse do të kishte diçka të tillë, atëherë ato nuk do të ishin husna. Por përgëzimet e Mëshirëplotit për besimtarët e Tij të sinqertë nuk përfundojnë me kaq:

18:3Page 293

مَّٰكِثِينَ فِيهِ أَبَدٗا ٣

In which they will remain forever

...(Xhenetin)në të cilin do të qëndrojnë përgjithmonë. -Këto mirësi nuk kanë për t’u larguar asnjë çast nga këta fatlumë dhe ata kurrë nuk do të largohen e të mërziten prej tyre. Madje kënaqësitë dhe përjetimet lumturuese shtohen dhe bëhen edhe më të bukura çdo ditë që kalon në Xhenet. Kur’ani është përgëzues i besimtarëve për këto mirësi të pashembullta. Por që përgëzimi të jetë i vërtetë dhe i plotë, duhet që në këtë Libër të përmenden edhe ato vepra përmes të cilave arrihet shpërblimi dhe përgëzimi. Nuk ka dyshim që Kur’ani ka treguar me hollësi çdo punë të mirë përmes së cilës kënaqet Krijuesi, fitohet Xheneti dhe arrihen përgëzimet e shumta në të dyja jetët. Lum ai që përfiton nga thesaret dhe përgëzimet e këtij Libri!

18:4Page 293

وَيُنذِرَ ٱلَّذِينَ قَالُواْ ٱتَّخَذَ ٱللَّهُ وَلَدٗا ٤

And to warn those who say, "Allāh has taken a son."

Ja edhe një tjetër mesazh i rëndësishëm, që tregon përse u zbrit ky Kur’an:Si edhe për t'i paralajmëruar ata që thonë se Allahu ka bir. -Këtu bëhet fjalë për jehudët, krishterët dhe idhujtarët e çdo lloji, të cilët bënë këtë shpifje të shëmtuar për Zotin e botëve. Ata i thonë këto fjalë duke mos patur asnjë lloj diturie e sigurie:

18:5Page 294

مَّا لَهُم بِهِۦ مِنۡ عِلۡمٖ وَلَا لِأٓبَآئِهِمۡۚ كَبُرَتۡ كَلِمَةٗ تَخۡرُجُ مِنۡ أَفۡوَٰهِهِمۡۚ إِن يَقُولُونَ إِلَّا كَذِبٗا ٥

They have no knowledge of it,1 nor had their fathers. Grave is the word that comes out of their mouths; they speak not except a lie.

Kurrfarë dijenie nuk kanë ata për këtë dhe as etërit e tyre nuk kishin. -Nuk kanë dituri e fakte, as këta dhe as të parët e tyre, rrugën e të cilëve këta e pasojnë verbërisht. Ata ndjekin veçse hamendësime dhe atë që ua dikton vetja, dëshirat e tyre të prishura dhe të devijuara nga e vërteta.Sa e rëndë është ajo fjalë që del nga gojët e tyre! -Shëmtia e kësaj fjale është shumë e madhe dhe ndëshkimi për të është po i tillë. E ku ka shëmti më të madhe sesa të thuash për Zotin se ka fëmijë, gjë kjo që do të thotë mangësi për Të dhe cenon madhështinë e Tij. Kështu, Allahu nuk do të ishte më i Vetëm në aspektin rububije dhe as në atë uluhije, sepse i tillë do të ishte dhe “biri” i Tij. Kjo është thjesht një gënjeshtër e shëmtuar për të Madhërishmin, që është i Vetëm dhe i Pashoq në çdo aspekt. Nuk ka padrejtësi më të madhe sesa të gënjesh kundër Zotit. Ai thotë: “E kush është më i padrejtë se ai që trillon gënjeshtra ndaj Allahut, për t’i devijuar njerëzit, nga padija e tyre? Pa dyshim, Allahu nuk i udhëzon keqbërësit.” [En'am 144]. Kurse në këtë ajet thotë:Ajo që thonë ata është veçse gënjeshtër. -Kjo është një gënjeshtër, në të cilën nuk ka asnjë grimë të vërtete. Vërej me kujdes se si Allahu i Madhëruar deklaron gradualisht kotësinë e këtij besimi të devijuar dhe të pavërtetë! Në fillim, Ai thotë: “Ata nuk kanë asnjë dijeni për këtë, madje as etërit e tyre.” Dhe të folurit rreth Allahut pa dituri është sigurisht ndër gjërat më të dënueshme dhe më devijuese nga e vërteta. Pastaj, duke kaluar në një hap tjetër edhe më të fortë, thotë: “Sa e rëndë është ajo fjalë që del nga gojët e tyre!” Pra, deklaron se kjo është një fjalë e shëmtuar, duke i ftuar ata të meditojnë për shëmtinë dhe kotësinë e saj. Më tej thotë: “Ata flasin veçse gënjeshtra.” Së fundmi, pasi i ftoi të meditonin rreth faktit që ky është një besim që nuk ndërtohet mbi argument, nuk mbështetet në logjikë të pastër, madje është i shëmtuar dhe cenon madhështinë e Allahut si Zot, si Krijues dhe si i Vetmi që meriton adhurimet, i fton të kuptojnë se kanë të bëjnë veçse me gënjeshtra për Zotin dhe janë shumë larg së vërtetës.

18:6Page 294

فَلَعَلَّكَ بَٰخِعٞ نَّفۡسَكَ عَلَىٰٓ ءَاثَٰرِهِمۡ إِن لَّمۡ يُؤۡمِنُواْ بِهَٰذَا ٱلۡحَدِيثِ أَسَفًا ٦

Then perhaps you would kill yourself through grief over them, [O Muḥammad], if they do not believe in this message, [and] out of sorrow.

Mos vallë do të shkatërrosh veten nga pikëllimi, nëse ata nuk besojnë në këtë Fjalë(Kur’an)? -Profeti (a.s) ishte shumë i përkushtuar për të udhëzuar njerëzit në fenë e drejtë. Ai përpiqej me çdo mjet që ata ta përqafonin Islamin. Sa herë që dikush e pranonte Islamin dhe kthehej tek Zoti, Profeti (a.s) lumturohej. Nga ana tjetër, ai trishtohej shumë për ata që e mohonin dhe nuk pranonin të adhuronin Zotin me Islam, sepse ai ishte shumë i dhembsur dhe i mëshirshëm, shumë i butë dhe i dashur me ata të cilët i ftonte në Islam. Por Allahu i Madhëruar e udhëzoi atë që të mos shqetësohej dhe as të dëmtonte veten nga keqardhja për ata që nuk donin të besonin dhe të pranonin Islamin dhe Kur’anin. Në ajete të tjera, i Lartësuari thotë: “Allahu largon nga e vërteta atë që Ai dëshiron dhe e udhëzon atë që Ai dëshiron. Prandaj ti mos shkatërro veten duke u dëshpëruar për ta! Allahu e di shumë mirë atë që bëjnë ata.” [Fatir 8]. Ndërsa këtu thotë: “Mos, vallë, do të shkatërrosh veten nga pikëllimi, nëse ata nuk besojnë këtë Fjalë?” Pra, ti gati po shkatërron veten nga trishtimi dhe keqardhja për ata që nuk të përgjigjen. Por shpërblimi yt tashmë është i plotë dhe i sigurt te Zoti. Ndërsa për ata të mjerë, nëse Zoti do të shihte ndonjë të mirë tek ata, do t’i kishte udhëzuar, por Ai e di mirë që ata meritojnë vetëm zjarrin, prandaj edhe nuk ua bën mbarë që të udhëzohen. Keqardhja nuk ka për të të sjellë ndonjë ndryshim apo dobi. Në këtë ajet e të ngjashëm me të ka shumë mësime. Detyra e ftuesve të njerëzve në besimin e drejtë është kumtimi i qartë i së vërtetës me çdo mënyrë që mund të sjellë udhëzimin e tyre. Nga ana tjetër, ata kanë detyrë mbylljen e të gjitha rrugëve të humbjes dhe të devijimit, duke marrë të gjitha masat e mundshme. Kështu, ftuesi përpiqet që t’i udhëzojë njerëzit në rrugën e drejtë dhe punon me durim për t’i larguar nga devijimet e shkaqet që pengojnë nga udhëzimi. Por më e rëndësishmja është që të gjitha këto ftuesi duhet t’i kryejë duke iu mbështetur tërësisht Allahut dhe duke kërkuar ndihmën dhe suksesin prej Tij. Nëse njerëzit udhëzohen, atëherë le të falënderojë Zotin për mirësinë dhe bujarinë e Tij. Por nëse ata refuzojnë, atëherë thirrësi nuk duhet të bjerë në trishtim dhe pesimizëm, sepse të tilla ndjenja e dobësojnë shpirtin dhe e ngadalësojnë ritmin e tij. Nga trishtimi i tepërt nuk fiton gjë. Ftuesi thjesht duhet të vazhdojë në detyrën që i ka ngarkuar Zoti dhe ta perfeksionojë sa më shumë atë. Çdo gjë tjetër është jashtë mundësive të njeriut. Mendohu pak! Allahu i thotë Profetit (a.s.): “Ti nuk mund ta udhëzosh atë që do, por është Allahu Ai që udhëzon kë të dojë dhe Ai është më i Dituri për të udhëzuarit.” [Kasas 56]. Edhe Musai (a.s) tha: “O Zoti im! Unë nuk kam fuqi mbi asnjë tjetër veçse mbi veten dhe vëllanë tim. Prandaj, na veço ne prej këtij populli të pabindur!” [Maide 25]. Atëherë, çfarë mund të thuhet për të tjerët, që qëndrojnë shumë më poshtë se këta dy profetë të nderuar?! Le të kujtojmë gjithmonë fjalën e Allahut kur thotë: “Ti këshillo, sepse je veçse një kujtues dhe nuk je kontrollues i tyre! Ai që sprapset e nuk beson, Allahu do ta dënojë me vuajtje të mëdha. Pa dyshim, tek Ne është kthimi i tyre. Dhe, pa dyshim, nga Ne është gjykimi i tyre.” [Gashije 21 – 26].

18:7Page 294

إِنَّا جَعَلۡنَا مَا عَلَى ٱلۡأَرۡضِ زِينَةٗ لَّهَا لِنَبۡلُوَهُمۡ أَيُّهُمۡ أَحۡسَنُ عَمَلٗا ٧

Indeed, We have made that which is on the earth adornment for it that We may test them [as to] which of them is best in deed.

Gjithçka në Tokë, Ne e kemi bërë vetëm si stoli, -Allahu i Madhëruar ka bërë në tokë mirësi e kënaqësi të shumta, si: ushqime të shijshme, pije të këndshme e të pastra, vendbanime të rehatshme, pyje e kopshte me pemë e fruta, lumenj, përrenj, lëndina, pamje tërheqëse e të mrekullueshme, zëra që të mrekullojnë, stoli ari e argjendi, gurë të çmuar etj. Por mendohuni pak, o njerëz! Të gjitha këto janë thjesht bukuri të kësaj bote. Dhe mos harroni as edhe një çast se ato janë vendosur në këtë jetë si sprovë për ju dhe për të nxjerrë në pah besimin tuaj. Allahu i Lartësuar thotë:...për të provuar se cili prej tyre do të jetë më vepërmirë. -Për t’ju sprovuar se cili është më vepërmirë. Por çfarë quhet vepër e mirë? Është ajo vepër që kryhet me sinqeritet vetëm për të kënaqur Zotin dhe, së dyti, kryhet sipas porosive të Zotit, ashtu siç e ka dashur Ai dhe siç e ka sqaruar përmes shpalljeve e profetëve. Zoti kënaqet veçse me adhurimet dhe mënyrat që Ai i ka caktuar. Ne jemi vendosur në këtë botë vetëm për t’u dalluar qartë cili është më vepërmirë. Ndërsa mirësitë e kësaj bote do të zhduken një ditë. I Madhëruari thotë:

18:8Page 294

وَإِنَّا لَجَٰعِلُونَ مَا عَلَيۡهَا صَعِيدٗا جُرُزًا ٨

And indeed, We will make that which is upon it [into] a barren ground.

Çfarë ka Në Tokë do ta bëjmë pluhur e dhé. –Kjo Tokë do të shkretohet, kënaqësitë e saj do të zhduken, lumenjtë e saj do të thahen e gjurmët e tyre do të zhduken. Ky është realiteti i kësaj bote, të cilin Allahu i Madhëruar na e bën të qartë sikur ta kishim para syve. Ai na paralajmëron të jemi të kujdesshëm dhe të mos mashtrohemi me të. Allahu na nxit që të punojmë për një tjetër botë, mirësitë e së cilës janë të pafundme dhe ku banorët e saj do të qëndrojnë gjithmonë të lumtur. Ky është tregues i mëshirës së Allahut për krijesat. Me bukuritë e kësaj bote mashtrohen veçse ata të cilët njohin anën e jashtme të saj, vetëm shkëlqimin që i verbon, pa mundur të shohin në brendësi të saj. Në këtë jetë, ata dëfrehen ashtu si kafshët, që thjesht përmbushin epshet e veta. Ata nuk e kuptojnë të drejtën e Zotit të tyre dhe nuk i japin rëndësi diturisë rreth Zotit. I vetmi shqetësim që kanë ata është përmbushja e dëshirave të tyre kafshërore. Për ta nuk ka rëndësi se në ç’rrugë i arrijnë ato. Aq të mjerë janë ata, saqë në momentet e vdekjes do të dëshpërohen, për shkak se u ndërpriten kënaqësitë e kësaj bote e jo sepse nuk i kanë dhënë hakun Zotit apo se kanë bërë gjynahe. Ndërsa ata që arrijnë të shohin në brendësi të kësaj jete e kuptojnë për ç'qëllim u krijua ajo dhe ata vetë. Ata marrin një qëndrim të ekuilibruar në lidhje me këtë botë dhe jetën në të. Këta të urtë dhe të mençur marrin prej kënaqësive të kësaj bote aq sa u nevojitet. Kjo botë i ndihmon ata për t’iu bindur Zotit dhe për të kryer adhurimet që e kënaqin Atë. Ata e dinë mirë se u krijuan për të adhuruar Zotin si Një të Vetëm dhe e dinë se Zoti ua mundësoi të gjitha të mirat në këtë botë pikërisht për të përmbushur këtë qëllim dhe për t’u ndihmuar që ta përkryejnë atë. Këta të urtë shfrytëzojnë çdo moment të kësaj jete për t’iu afruar Zotit me punë të mira. Kjo botë është për ata thjesht një vend kalimi, e jo vend dëfrimi e prehje. Kjo botë është si hija e një peme, ku udhëtari pushon pak, e jo shtëpia e përjetshme, ku ai gjen rehatinë e kënaqësinë. Kjo është arsyeja që këta njerëz i sheh gjithnjë tek përpiqen shumë për të njohur Zotin dhe çfarë Ai dëshiron prej tyre. Ata i sheh të përkushtuar që të përmbushin urdhëresat e Zotit dhe të bëjnë gjithnjë vepra të mira, qoftë në drejtim të marrëdhënieve me Zotin, qoftë në drejtim të marrëdhënieve me krijesat. Këta lloj njerëzish janë në grada të larta tek Allahu dhe do të kënaqen me nderimin dhe mirësitë e shumta që Ai do t’u japë. Të nderuar dhe të lumtur do të jenë këta fatlumë. Kur të dashuruarit pas kësaj jete verboheshin duke parë shkëlqimin e saj të jashtëm, këta të zgjedhur vështronin me urtësi e vetëpëmbajtje thelbin e kësaj bote, prandaj u përkushtuan për të punuar për ahiretin. Këta shfrytëzojnë çdo çast të kësaj bote që të fitojnë përjetësinë në Xhenetet e Zotit, ndërkohë që dembelët jepen tërësisht pas kësaj bote të gënjeshtërt. Eh, sa larg qëndrojnë këto dy grupe dhe sa i madh është ndryshimi mes tyre!

18:9Page 294

أَمۡ حَسِبۡتَ أَنَّ أَصۡحَٰبَ ٱلۡكَهۡفِ وَٱلرَّقِيمِ كَانُواْ مِنۡ ءَايَٰتِنَا عَجَبًا ٩

Or have you thought that the companions of the cave and the inscription were, among Our signs, a wonder?1

A mos mendove ti se shokët e shpellës së Rekimit ishin nga Shenjat Tona më të çuditshme? -Kurrë mos mendo se historia e djemve të shpellës ishte nga shenjat tona më të çuditshme dhe të pashembullta. Megjithatë, Allahu i Madhëruar ka sjellë shenja edhe më të mëdha se këto, në aspekte të ndryshme. Allahu i Madhëruar u sjell njerëzve shenja të shumta si në ambientin që i rrethon, ashtu edhe në veten e tyre, derisa t’u bëhet e qartë se ky Kur’an është i vërtetë dhe derisa t’u bëhet e qartë e vërteta nga e kota, udhëzimi nga humbja. Ky ajet nuk duhet kuptuar gabim: domethënë, edhe historia e djemve të shpellës është nga shenjat e çuditshme dhe madhështore që ka sjellë Zoti, por jo më e madhja. Si ajo ka patur shenja të shumta. Për këtë arsye, çudia pa fund nga kjo histori nuk është me vend. Besimtari mediton në të gjitha shenjat dhe mesazhet e Zotit, ashtu siç i ka ftuar Ai. Në fakt, ato janë çelës për të hapur rrugët e imanit në zemrën e njeriut. Ato janë rrugë të hapura drejt diturisë së dobishme dhe arritjes së jekin-it, sigurisë në besim. Allahu i quan të rinjtë “banorë të shpellës”, sepse ata qëndruan një kohë shumë të gjatë atje.

18:10Page 294

إِذۡ أَوَى ٱلۡفِتۡيَةُ إِلَى ٱلۡكَهۡفِ فَقَالُواْ رَبَّنَآ ءَاتِنَا مِن لَّدُنكَ رَحۡمَةٗ وَهَيِّئۡ لَنَا مِنۡ أَمۡرِنَا رَشَدٗا ١٠

[Mention] when the youths retreated to the cave and said, "Our Lord, grant us from Yourself mercy and prepare for us from our affair right guidance."

Në këto ajete, Allahu i Madhëruar vijon që të shtjellojë këtë histori më hollësisht.Kur djelmoshat u strehuan në shpellë, thanë:... -Ata ishin një grup djemsh në lulen e rinisë, që u strehuan në shpellë për t’u ruajtur nga persekutimi prej popullit të tyre. Ata donin të ruanin të pacenuar besimin te Zoti, prandaj u lutën:“O Zoti ynë! Na dhuro mëshirë nga ana Jote.... -Me mëshirën Tënde, forcoje besimin tonë dhe ruaje atë të pastër! Na ruaj nga çdo e keqe dhe na udhëzo të bëjmë mirë!... dhe na jep udhëzim të drejtë në tërë çështjen tonë!” -Na lehtëso çdo rrugë e mjet që na afron drejt mirësisë dhe udhës së drejtë. Rregulloji të gjitha çështjet tona të fesë e besimit, por edhe ato të kësaj jete. Të rinjë jo vetëm që iu lutën Zotit për të ruajtur besimin, por edhe morën masa duke bërë atë që kishin mundësi: ata u larguan nga shkaktarët e sprovës dhe devijimit, duke u fshehur në shpellë. Ata iu përgjëruan Zotit që t’ua lehtësonte çështjet. Ata kurrë nuk iu mbështetën forcave të tyre dhe as krijesave, por vetëm Zotit të Lartësuar. Dhe Allahu iu përgjigj lutjes së tyre:

18:11Page 294

فَضَرَبۡنَا عَلَىٰٓ ءَاذَانِهِمۡ فِي ٱلۡكَهۡفِ سِنِينَ عَدَدٗا ١١

So We cast [a cover of sleep] over their ears within the cave for a number of years.

Ne ua mbyllëm veshët(i vumë në gjumë)në shpellë për shumë vite me radhë(që të mos dëgjonin). -Allahu i Madhëruar i vuri në gjumë për një kohë shumë të gjatë: 309 vjet. Në këtë mënyrë, Allahu i Madhëruar ua ruajti zemrat nga frika dhe luhatjet dhe, nga ana tjetër, i ruajti ata nga populli zullumqar. Allahu i Madhëruar do ta bënte këtë ngjarje shenjë e argument të qartë për njerëzit.

18:12Page 294

ثُمَّ بَعَثۡنَٰهُمۡ لِنَعۡلَمَ أَيُّ ٱلۡحِزۡبَيۡنِ أَحۡصَىٰ لِمَا لَبِثُوٓاْ أَمَدٗا ١٢

Then We awakened them that We might show which of the two factions was most precise in calculating what [extent] they had remained in time.

Pastaj i zgjuam për të parë se cili prej dy grupeve do të ishte më i mirë në llogaritjen e viteve të qëndrimit(në gjumë). -Për të parë se cili nga ata do të ishte llogaritës më i mirë i kohës që qëndruan në gjumë. Në ajetin 18 të sures thuhet: “Kështu, Ne i zgjuam ata që të pyesnin njëri-tjetrin (se sa gjatë kanë fjetur).” Nëse di kohën e saktë të qëndrimit të tyre, kupton pushtetin e plotë, urtësinë dhe mëshirën e Allahut të Madhëruar. Nëse do të vazhdonin të ishin në gjumë, asnjë nga këto urtësi nuk do të dilte në pah, madje historia e tyre as që do të përmendej.

18:13Page 294

نَّحۡنُ نَقُصُّ عَلَيۡكَ نَبَأَهُم بِٱلۡحَقِّۚ إِنَّهُمۡ فِتۡيَةٌ ءَامَنُواْ بِرَبِّهِمۡ وَزِدۡنَٰهُمۡ هُدٗى ١٣

It is We who relate to you, [O Muḥammad], their story in truth. Indeed, they were youths who believed in their Lord, and We increased them in guidance.

Ne po të tregojmë historinë e tyre me saktësi. -Këtu fillon shtjellimi i historisë së tyre. Allahu ia tregon këtë ngjarje Profetit të Tij me vërtetësinë dhe saktësinë më të plotë. Nuk duhet të ekzistojë as dyshimi më i vogël rreth saktësisë dhe vërtetësisë me të cilën është treguar kjo histori në Kur’an.Ata qenë djelmosha që kishin besuar në Zotin e tyre dhe Ne ua shtuam atyre udhëzimin. -Allahu thotë se ata ishin ‘fitjetun’, pra, djem të rinj, dhe kjo fjalë (në arabisht) tregon se ata ishin më pak se dhjetë veta. Ata përshkruhen si besimtarë. Ata e besuan Allahun si Një e të vetëm. Ata ishin të vetmit besimtarë nga mesi i popullit të tyre. Allahu ua shpërbleu këtë besim dhe ua shtoi edhe më shumë udhëzimin në zemrat e tyre, duke e bërë atë të plotë, duke parë përkushtimin e tyre për të besuar. Këtë e bëri nëpërmjet diturisë së dobishme rreth Tij dhe veprave të mira sipas asaj diturie. I Madhëruari thotë: “Allahu ua shton udhëzimin atyre që ndjekin rrugën e Tij. Veprat e mira që mbesin, kanë shpërblim më të madh te Zoti yt dhe një përfundim më të mirë.” [Merjem 76].

18:14Page 294

وَرَبَطۡنَا عَلَىٰ قُلُوبِهِمۡ إِذۡ قَامُواْ فَقَالُواْ رَبُّنَا رَبُّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ لَن نَّدۡعُوَاْ مِن دُونِهِۦٓ إِلَٰهٗاۖ لَّقَدۡ قُلۡنَآ إِذٗا شَطَطًا ١٤

And We bound [i.e., made firm] their hearts when they stood up and said, "Our Lord is the Lord of the heavens and the earth. Never will we invoke besides Him any deity. We would have certainly spoken, then, an excessive transgression.

Ne i forcuam zemrat e tyre... -Ua mbushëm zemrat me durim e qëndrueshmëri në të vërtetën. I bëmë ato të kënaqura dhe të mbushura me prehje të plotë, me gjithë gjendjen e vështirë ku ndodheshin. Kjo tregon butësinë, mëshirën dhe bamirësinë e Allahut me ta, që ua lehtësoi rrugën e imanit dhe u dhuroi udhëzimin e plotë. Ai u dhuroi durim, qëndrueshmëri dhe qetësi, me besimin në zemër.... dhe ja ata u ngritën dhe thanë: “Zoti ynë është Zoti i qiejve dhe i Tokës. -Allahu është Ai që na ka krijuar, na furnizon, rregullon e administron çështjet tona. Ai përkujdeset për ne, na edukon dhe përmirëson gjendjen tonë në çdo çast. Ai është Krijuesi i qiejve dhe Tokës, i Vetmi Krijues i të gjitha këtyre krijesave madhështore. Ndërsa idhujt janë krijesa të dobëta, nuk kanë krijuar asgjë dhe nuk furnizojnë asnjë. Ata nuk sjellin dëm e as dobi, as japin jetë, nuk mund ta marrin atë dhe as mund të ringjallin. Kështu, të rinjtë argumentuan për vërtetësinë e uluhije-s, me faktin se Allahu është i vetmi në aspektin e rububije-s. Domethënë, duke qenë se Allahu është i vetëm në rububije, atëherë ne e njësojmë Atë edhe në uluhije, pra, në meritën e adhurimeve. Ata thanë:Ne kurrë nuk do të adhurojmë asnjë zot tjetër përveç Tij... -Ne nuk kemi për t’iu drejtuar me lutje asnjë krijese, sepse do të ishte gabim i pafalshëm.... Po ta bënim këtë do të thoshim një gënjeshtër të shëmtuar. -Do të ishte një devijim i madh nga e vërteta dhe nga rruga e drejtë. Të rinjtë e mençur besuan bindshëm në teuhidin rububije dhe uluhije dhe iu përmbajtën fort këtij besimi. Nga ana tjetër, ata treguan se ishin shumë të qartë se njësimi i Zotit është rruga e drejtë, ndërsa çdo gjë tjetër e ndryshme nga ai është largim nga rruga e drejtë dhe kotësi. Kjo tregon se sa e plotë ishte dituria e tyre rreth Zotit dhe se Zoti ua kishte dhënë të plotë udhëzimin e drejtë dhe ua kishte forcuar besimin në zemrat e tyre.

18:15Page 294

هَٰٓؤُلَآءِ قَوۡمُنَا ٱتَّخَذُواْ مِن دُونِهِۦٓ ءَالِهَةٗۖ لَّوۡلَا يَأۡتُونَ عَلَيۡهِم بِسُلۡطَٰنِۭ بَيِّنٖۖ فَمَنۡ أَظۡلَمُ مِمَّنِ ٱفۡتَرَىٰ عَلَى ٱللَّهِ كَذِبٗا ١٥

These, our people, have taken besides Him deities. Why do they not bring for [worship of] them a clear evidence? And who is more unjust than one who invents about Allāh a lie?"

Këta njerëzit tanë kanë adhuruar zota të tjerë përveç Atij. -Pasi kujtuan mirësitë e mëdha që Zoti iu dhuroi dhe imanin dhe udhëzimin që ua dha, këta të rinj filluan të analizonin gjendjen e popullit të tyre. Ata ishin njerëz të zhytur në idhujtari, të cilët u luteshin idhujve e gjërave të padobishme. Duke parë këtë gjendje, të rinjtë ndien urrejtje dhe u qartësuan se populli i tyre nuk e mbështeste adhurimin ndaj idhujve në asgjë të sigurt. Ata ishin të zhytur në injorancë e humbje.Përse nuk sjellin ata një argument të qartë e bindës për atë që bëjnë? -Le të sjellin ndonjë argument për të vërtetuar saktësinë e idhujtarisë së tyre. Por sigurisht, ata nuk do ta bënin kurrë një gjë të tillë. Besim i tyre ishte thjesht një trillim dhe mashtrim për Zotin. Kjo është padrejtësia më e madhe që ekziston, prandaj thanë:A ka më keqbërës se ai që shpif gënjeshtra ndaj Allahut?

18:16Page 295

وَإِذِ ٱعۡتَزَلۡتُمُوهُمۡ وَمَا يَعۡبُدُونَ إِلَّا ٱللَّهَ فَأۡوُۥٓاْ إِلَى ٱلۡكَهۡفِ يَنشُرۡ لَكُمۡ رَبُّكُم مِّن رَّحۡمَتِهِۦ وَيُهَيِّئۡ لَكُم مِّنۡ أَمۡرِكُم مِّرۡفَقٗا ١٦

[The youths said to one another], "And when you have withdrawn from them and that which they worship other than Allāh, retreat to the cave. Your Lord will spread out for you of His mercy and will prepare for you from your affair facility."

Përderisa jeni distancuar prej tyre dhe prej asaj që ata adhurojnë përveç Allahut, atëherë strehohuni në shpellë! -Ata i thanë njëri-tjetrit: tashmë jemi larguar nga populli ynë dhe nga adhurimet e kota. Tani duhet të marrim masat për t’u ruajtur nga sherri i tyre, sepse nuk kemi mundësi për t’i luftuar ata apo për të jetuar mes tyre duke praktikuar lirisht fenë dhe besimin tonë. Atëherë, le të strehohemi në shpellë!Zoti juaj do t'ju dhurojë nga mëshira e Tij e gjerë dhe do t'jua lehtësojë çështjen tuaj dhe çdo gjë që është në dobinë tuaj. -Dhe pikërisht për këtë u lutën më herët, kur thanë:“O Zoti ynë! Na dhuro mëshirë nga ana Jote dhe na përgatit udhëzim të drejtë në tërë çështjen tonë!” Ata iu përgjëruan Zotit, duke treguar pafuqinë dhe dobësinë e tyre nga njëra anë dhe duke iu lutur Zotit që ta rregullojë gjendjen e tyre, nga ana tjetër. Ajo që ishte shumë e rëndësishme në gjithë këtë ngjarje, ishte siguria dhe bindja e plotë se Allahu do t’i ndihmonte dhe do t’ua jepte atë që kërkonin. Nuk ka dyshim se Allahu i mbuloi me mëshirën e Tij dhe ua lehtësoi çështjen. Ai ua ruajti fenë dhe shëndetin dhe i bëri simbol e model për të gjitha krijesat e Tij. Allahu bëri që ata të kujtohen gjithmonë për mirë, dhe kjo ishte nga mëshira e Tij për ta. Ai ua lehtësoi mënyrat për ruajtjen e besimit dhe jetës së tyre. Madje, edhe vendi ku do të flinin ishte jashtëzakonisht i ruajtur dhe i sigurt.

18:17Page 295

۞ وَتَرَى ٱلشَّمۡسَ إِذَا طَلَعَت تَّزَٰوَرُ عَن كَهۡفِهِمۡ ذَاتَ ٱلۡيَمِينِ وَإِذَا غَرَبَت تَّقۡرِضُهُمۡ ذَاتَ ٱلشِّمَالِ وَهُمۡ فِي فَجۡوَةٖ مِّنۡهُۚ ذَٰلِكَ مِنۡ ءَايَٰتِ ٱللَّهِۗ مَن يَهۡدِ ٱللَّهُ فَهُوَ ٱلۡمُهۡتَدِۖ وَمَن يُضۡلِلۡ فَلَن تَجِدَ لَهُۥ وَلِيّٗا مُّرۡشِدٗا ١٧

And [had you been present], you would see the sun when it rose, inclining away from their cave on the right, and when it set, passing away from them on the left, while they were [lying] within an open space thereof. That was from the signs of Allāh. He whom Allāh guides is the [rightly] guided, but he whom He sends astray - never will you find for him a protecting guide.

Dhe ti e shihje diellin. Kur agonte, anonte prej shpellës së tyre nga ana e djathtë, e kur perëndonte largohej nga ana e majtë e tyre dhe ata ishin në një vend të gjerë në mes të saj. Kjo është një nga shenjat e Allahut. -Zoti i ruajti nga rrezet e diellit dhe u kujdes që të mos dëmtoheshin në trup e shëndet. Ata qëndronin në një hapësirë të gjerë të shpellës, në mënyrë që të ajroseshin dhe të mos dëmtoheshin nga qëndrimi i gjatë në vend të mbyllur dhe të ngushtë. Sigurisht, kjo është një ndër shenjat madhështore të Allahut, që tregojnë për pushtetin absolut dhe për mëshirën e gjerë e të pakufishme të Tij për ata besimtarë. Kjo tregon se Allahu iu përgjigj lutjes dhe u kujdes për besimin dhe për gjendjen e tyre, deri edhe në këto detaje. Dihet se çështja më e rëndësishme e përkujdesit ndaj tyre ishte udhëzimi në rrugën e drejtë dhe në besimin e pastër, prandaj Allahu thotë:Atë që e udhëzon Allahu, ai është i udhëzuar... -Nuk ka asnjë rrugë tjetër për arritjen e udhëzimit, përveçse prej Zotit. Ai është i Vetmi që udhëzon në rrugën e drejtë dhe e drejton robin drejt mirësive në të dyja jetët.... dhe atë që Ai e lë në humbje, ti nuk do të gjesh për të asnjë Mbështetës që do ta çonte në Rrugën e Drejtë. -Ata nuk kanë asnjë mbështetës për të rregulluar punët e tyre. Nuk ka kush që mund t’i drejtojë ata në ato veprime që mund të përmirësojnë gjendjen e tyre. E kush mund t’i shpëtojë ata që Allahu i ka gjykuar të mbeten në humbje? Askush nuk mund ta thyejë gjykimin dhe vendimin e Zotit.

18:18Page 295

وَتَحۡسَبُهُمۡ أَيۡقَاظٗا وَهُمۡ رُقُودٞۚ وَنُقَلِّبُهُمۡ ذَاتَ ٱلۡيَمِينِ وَذَاتَ ٱلشِّمَالِۖ وَكَلۡبُهُم بَٰسِطٞ ذِرَاعَيۡهِ بِٱلۡوَصِيدِۚ لَوِ ٱطَّلَعۡتَ عَلَيۡهِمۡ لَوَلَّيۡتَ مِنۡهُمۡ فِرَارٗا وَلَمُلِئۡتَ مِنۡهُمۡ رُعۡبٗا ١٨

And you would think them awake, while they were asleep. And We turned them to the right and to the left, while their dog stretched his forelegs at the entrance. If you had looked at them, you would have turned from them in flight and been filled by them with terror.

Ti do të mendoje se ata janë zgjuar, ndërsa ishin duke fjetur. -Nëse dikush do t’i shihte, ata do të dukeshin sikur ishin zgjuar, edhe pse ishin në gjumë. Shpjeguesit e Kur’anit thonë se kjo ndodhi, sepse sytë i kishin hapur, që të mos u prisheshin e dëmtoheshin nga gjumi i gjatë shekullor.Ne i rrotullonim herë në krahun e djathtë e herë në të majtin. -Kjo bëhej për t’u ruajtur trupin, sepse toka, me natyrën e saj, i ha trupat që janë ngjitur me të. Allahu me pushtetin e tij bënte që ato të rrotulloheshin majtas dhe djathtas, aq sa të mjaftonte që toka të mos ua prishte trupin. Allahu mund t'i mbronte ata pa qenë nevoja t’i rrotullonte, por Ai është i urtë dhe dëshiron që ligjet e Tij në këtë botë të vazhdojnë rrugën e tyre të zakonshme dhe të mos thyhej lidhja shkak-pasojë.Qeni i tyre i kishte shtrirë këmbët e para pranë hyrjes. -Edhe qenin që shoqëronte banorët e shpellës e kapi i njëjti gjumë, gjatë kohës që ai ruante. Ai i kishte këmbët të shtrira në drejtim të hyrjes së shpellës. Zoti i ruajti trupat e tyre nga tretja e tokës. Ndërsa për sa i përket ruajtjes nga faktori njerëzor, Ai na tregon se i ruajti ata nëpërmjet frikës që futi në zemrat e njerëzve. Nëse i shihte ndonjë, do të mbushej me tmerr e frikë dhe do të largohej me të shpejtë.Sikur të kishe hasur në ta, me siguri do të kishe ikur i mbushur me frikë prej tyre. -Kjo bëri që ata të qëndronin të paprekur dhe të pazbuluar nga askush, edhe pse ishin shumë pranë qytetit. Provë që ata ishin shumë pranë qytetit është fakti se kur ata u zgjuan, dërguan njërin prej tyre për të blerë ushqim për ta nga qyteti dhe po prisnin për t’u kthyer.

18:19Page 295

وَكَذَٰلِكَ بَعَثۡنَٰهُمۡ لِيَتَسَآءَلُواْ بَيۡنَهُمۡۚ قَالَ قَآئِلٞ مِّنۡهُمۡ كَمۡ لَبِثۡتُمۡۖ قَالُواْ لَبِثۡنَا يَوۡمًا أَوۡ بَعۡضَ يَوۡمٖۚ قَالُواْ رَبُّكُمۡ أَعۡلَمُ بِمَا لَبِثۡتُمۡ فَٱبۡعَثُوٓاْ أَحَدَكُم بِوَرِقِكُمۡ هَٰذِهِۦٓ إِلَى ٱلۡمَدِينَةِ فَلۡيَنظُرۡ أَيُّهَآ أَزۡكَىٰ طَعَامٗا فَلۡيَأۡتِكُم بِرِزۡقٖ مِّنۡهُ وَلۡيَتَلَطَّفۡ وَلَا يُشۡعِرَنَّ بِكُمۡ أَحَدًا ١٩

And similarly,1 We awakened them that they might question one another. Said a speaker from among them, "How long have you remained [here]?" They said, "We have remained a day or part of a day." They said, "Your Lord is most knowing of how long you remained. So send one of you with this silver coin of yours to the city and let him look to which is the best of food and bring you provision from it and let him be cautious. And let no one be aware of you.

Kështu, Ne i zgjuam ata që të mund ta pyesnin njëri-tjetrin(se sa gjatë kishin fjetur). -I zgjuam nga gjumi i gjatë, që ata të gjenin se sa kishte zgjatur qëndrimi i tyre në shpellë.Njëri prej tyre foli e tha: “Sa keni ndejur këtu?” Ata thanë:”Kemi ndejur(ndoshta)një ditë ose një pjesë të ditës.” -Ky ishte një gjykim. Me sa duket, ata patën mendime të ndryshme për këtë çështje. Duke qenë se kishin mospërputhje, ata thanë:(Më në fund)ata thanë: “Zoti juaj e di më së miri se sa keni ndejur këtu....” -Ata u kthyen tek Ai që i di të gjitha me hollësi. Mbase, pas kësaj, Allahu i Madhëruar ua bëri të qartë kohën e saktë të qëndrimit. Fillimisht, Ai i bëri që të diskutonin mes njëri-tjetrit për këtë. Pasi dhanë mendimet e tyre me aq sa dinin dhe nuk arritën në përfundim të qartë, pa dyshim që Zoti do t’ua ketë treguar të vërtetën. Kjo përkon edhe me urtësinë e Tij në zgjimin e tyre nga ai gjumë i thellë, sepse Allahu nuk e bën diçka kot dhe pa urtësi. Gjithashtu, Allahu është i mëshirshëm me ata që kërkojnë diturinë rreth gjërave të domosdoshme për t’u mësuar dhe bëjnë ç’të munden për arritjen e këtij qëllimi. Prej mëshirës së Tij, Ai ua jep këtë dituri atyre që hulumtojnë dhe e kërkojnë. Kjo kuptohet edhe nga fjala e Tij: “Dhe kështu bëmë, që ata të zbuloheshin e që të kuptohet se premtimi i Allahut është i sigurt dhe se Kijameti pa dyshim që do të ndodhë." [Kehf 21]. Populli e dinte mirë gjendjen e tyre, prandaj ata do të shërbenin si argument për ringjalljen. Pasi diskutuan dhe pyetën njëri-tjetrin rreth kohës sa qëndruan, ata dërguan njërin prej tyre që t’u sillte ushqim, madje më të shijshmin dhe më të mirin:Tani dërgojeni njërin prej jush me këto monedha(argjendi) në qytet, që të zgjedhë ushqimin më të mirë dhe t’jua sjellë juve. Dhe le të ketë shumë kujdes e mirësjellje e të mos i japë të kuptojë askujt për ju! -Ata e porositën shokun për të qenë i kujdesshëm që mos binte në sy, sepse kjo do të përbënte rrezik të madh për ta, siç thanë më pas:

18:20Page 295

إِنَّهُمۡ إِن يَظۡهَرُواْ عَلَيۡكُمۡ يَرۡجُمُوكُمۡ أَوۡ يُعِيدُوكُمۡ فِي مِلَّتِهِمۡ وَلَن تُفۡلِحُوٓاْ إِذًا أَبَدٗا ٢٠

Indeed, if they come to know of you, they will stone you or return you to their religion. And never would you succeed, then - ever."

Sepse nëse ata(të qytetit)vijnë te ju, do t’ju vrasin me gurë, ose do t’ju kthejnë në fenë e tyre, e atëherë kurrë nuk keni për të shpëtuar. -Ata ishin mes dy kërcënimeve: ose të ekzekutoheshin duke u goditur me gurë nga populli i tyre, dhe kjo do të ishte një vdekje e dhimbshme, ose të ktheheshin në idhujtari, dhe kështu të shkatërronin këtë botë dhe fenë e tyre. Nga këto ajete nxjerrim mësime të shumta, disa prej të cilave janë:- Nxitja për kërkimin e diturisë dhe hulumtimin e saj, sepse Allahu i rizgjoi ata për të pyetur e hulumtuar për çështje që u interesonin.- Është prej edukatës që, nëse nuk di diçka, t’ua lesh në dorë të diturve dhe të mos e kalosh cakun.- Lejohet të ngarkosh dikë (el uekale) për kryerjen e shitblerjes, ashtu siç lejohet edhe pjesëmarrja kolektive (el sherikeh) në të.- Lejohet zgjedhja e ushqimeve më të shijshme dhe më të mira, por me kusht që të mos teprohet e shpërdorohet. Në ajet thuhet: “Dërgojeni njërin prej jush me këtë monedhë argjendi në qytet, që të zgjedhë ushqimin më të mirë dhe t’jua sjellë juve.” Ky lejim është edhe më i fortë nëse bëhet fjalë për dikë që mund të hajë veçse të tillë ushqim të zgjedhur dhe të shijshëm. Me sa duket, në këtë ajet janë bazuar shumë mufesirinë, që janë të mendimit se ata të rinj ishin bij mbretërish e pasanikësh, pasi ata urdhëruan që t’u sillnin ushqimin më të mirë dhe më të shijshëm. Atëherë, ishte në zakonin e të pasurve që ta zgjidhnin ushqimin.- Nxitja për t'u fshehur dhe për t’u mbrojtur nga çdo sprovë që të dëmton në fenë tënde. Lejimi i fshehjes së besimit për veten dhe vëllezërit, në rastet kur përbën rrezik për jetën dhe besimin.- Dashuria dhe prirja e fortë e këtyre djemve për fenë e Zotit dhe besimin e pastër. Ata braktisën gjithçka vetëm e vetëm për ta ruajtur të pacenuar besimin e tyre.- Analiza e dëmeve që sjell e keqja dhe mosbesimi është shumë e rëndësishme. Ajo bën që e keqja dhe mosbesimi të urrehen dhe të shihen ashtu siç janë në realitet. Analiza e së keqes dhe mosbesimit dhe vënia në dukje e ligësive dhe dëmeve që ato sjellin është nga punët më të mira, që e kanë bërë besimtarët më të hershëm dhe të mëvonshëm. Kështu vepruan ata të rinj kur thanë: “Nëse ata kuptojnë për ju, do t’ju vrasin me gurë, ose do t’ju kthejnë në fenë e tyre, e atëherë nuk keni për të shpëtuar kurrë.” [Kehf 20].

18:21Page 296

وَكَذَٰلِكَ أَعۡثَرۡنَا عَلَيۡهِمۡ لِيَعۡلَمُوٓاْ أَنَّ وَعۡدَ ٱللَّهِ حَقّٞ وَأَنَّ ٱلسَّاعَةَ لَا رَيۡبَ فِيهَآ إِذۡ يَتَنَٰزَعُونَ بَيۡنَهُمۡ أَمۡرَهُمۡۖ فَقَالُواْ ٱبۡنُواْ عَلَيۡهِم بُنۡيَٰنٗاۖ رَّبُّهُمۡ أَعۡلَمُ بِهِمۡۚ قَالَ ٱلَّذِينَ غَلَبُواْ عَلَىٰٓ أَمۡرِهِمۡ لَنَتَّخِذَنَّ عَلَيۡهِم مَّسۡجِدٗا ٢١

And similarly, We caused them to be found that they [who found them] would know that the promise of Allāh is truth and that of the Hour there is no doubt. [That was] when they1 disputed among themselves about their affair and [then] said, "Construct over them a structure. Their Lord is most knowing about them." Said those who prevailed in the matter, "We will surely take [for ourselves] over them a masjid."2

Dhe kështu e bëmë rastin e tyre të njohur te njerëzit që të kuptojnë se premtimi i Allahut (për ringjalljen) është i sigurt dhe se nuk mund të ketë asnjë dyshim për Orën e Gjykimit. -Allahu i Lartësuar na tregon se Ai ua shfaqi njerëzve çështjen e këtyre djemve. Allahu e di më mirë, por kjo ndodhi pasi ata u zgjuan dhe dërguan njërin prej tyre për të blerë ushqim, edhe pse e porositën që të fshihej. Por Allahu i Madhëruar dëshiroi diçka të dobishme për njerëzit dhe një mundësi për t’ua shtuar edhe më shumë shpërblimin këtyre djemve. Duke ua zbuluar njerëzve këtë ndodhi, ata do të shihnin me sytë e tyre një shenjë të madhështisë dhe fuqisë të Allahut për ringjalljen. Ata do të shihnin me sytë e ballit se ringjallja është e sigurt. Ata që më parë kishin dyshime për ringjalljen, tashmë do të kishin një argument të qartë për vërtetësinë e saj. Për besimtarët ky do të ishte një forcim i mëtejshëm i sigurisë së tyre për ringjalljen dhe shpërblimin te Zoti. Ndërsa për mohuesit ky do të ishte një argument dhe fakt që nuk mund të kundërshtohej. Në këtë mënyrë, të gjitha shpërblimet për këto mirësi do të shkonin në llogarinë e këtyre djemve. Allahu ua ngriti gradat dhe i bëri të njohur. Madje, shumë nga dëshmitarët e kohës filluan ta tepronin me respektin ndaj atyre djemve, që, sigurisht, është i gabuar:Dhe ja, ata bisedonin për çështjen e tyre me njëri-tjetrin. Disa thanë: “Ndërtojuni atyre një ndërtesë(si shenjë)!” . Zoti i tyre di më së miri për ta. -Allahu e di më mirë se si shkoi çështja e tyre. Krerët e asaj kohe urdhëruan që në atë vend të ndërtonin një tempull, që të shërbente si kujtim për ngjarjen e të rinjve. Sigurisht, kjo është e palejueshme, sepse e ka ndaluar rreptësisht Profeti (a.s).Fakti që Allahu e ka përmendur këtë fakt nuk do të thotë se ai veprim është i mirë ose që nuk mund të jetë i qortueshëm dhe i ndaluar. Qëllimi është për të treguar se sa shumë i respektuan dhe nderuan ata.... Ndërsa ata që ishin me të pushtetshëm thanë: “Do të ndërtojmë një vend adhurimi(tempull)në hyrjen e tyre.” -Në fillim të rinjtë patën frikë për fenë, besimin dhe jetën e tyre, ndërsa tashmë ata po respektoheshin e nderoheshin deri në këtë masë. Ky ajet është argument se kush përpiqet ta ruajë fenë nga fitnet, Allahu ka për ta ruajtur prej tyre. Ai që kërkon mbrojtje e ruajtje dhe i merr masat sinqerisht për këtë, Allahu ka për ta strehuar dhe ndihmuar. Allahu strehon dhe mbron të gjithë ata që i drejtohen sinqerisht Atij, madje i bën ata edhe udhëzim dhe frymëzim edhe për të tjerët. Gjithashtu, çdokush që duron poshtërimin e vuajtjet për hir të Zotit dhe duke synuar kënaqësinë e Tij, në përfundim do të fitojë e përjetojë krenarinë e respektin më të madh, pa e kuptuar fare se si. Më pas, ajo që është përgatitur tek Allahu për vepërmirët është shumë më e mirë dhe e përjetshme. I Madhëruari thotë: “Ndërsa për ata që e kanë frikë Zotin e tyre, do të ketë Xhenete, nëpër të cilët rrjedhin lumenj dhe në të cilët do të jenë përgjithmonë. Kjo është një dhuratë e mrekullueshme nga Allahu. Ajo çka gjendet tek Allahu është më e mirë për punëmirët.” [Al Imran 198]. Ndërtimi i xhamive mbi varre tënjerëzve të mirë.

18:22Page 296

سَيَقُولُونَ ثَلَٰثَةٞ رَّابِعُهُمۡ كَلۡبُهُمۡ وَيَقُولُونَ خَمۡسَةٞ سَادِسُهُمۡ كَلۡبُهُمۡ رَجۡمَۢا بِٱلۡغَيۡبِۖ وَيَقُولُونَ سَبۡعَةٞ وَثَامِنُهُمۡ كَلۡبُهُمۡۚ قُل رَّبِّيٓ أَعۡلَمُ بِعِدَّتِهِم مَّا يَعۡلَمُهُمۡ إِلَّا قَلِيلٞۗ فَلَا تُمَارِ فِيهِمۡ إِلَّا مِرَآءٗ ظَٰهِرٗا وَلَا تَسۡتَفۡتِ فِيهِم مِّنۡهُمۡ أَحَدٗا ٢٢

They [i.e., people] will say there were three, the fourth of them being their dog; and they will say there were five, the sixth of them being their dog - guessing at the unseen; and they will say there were seven, and the eighth of them was their dog. Say, [O Muḥammad], "My Lord is most knowing of their number. None knows them except a few. So do not argue about them except with an obvious argument1 and do not inquire about them among [the speculators] from anyone."

Disa thonë: “Ishin tre dhe i katërti ishte qeni”. (Të tjerë)thonë: “Ishin pesë dhe i gjashti ishte qeni.”. Këto janë hamendësi. Ka(edhe të tjerë)që thonë: “Ishin shtatë dhe i teti ishte qeni.” -Allahu i Madhëruar na njofton se ithtarët e Librit kishin mospajtime rreth numrit të djemve, kundërshtim ky që e ka burimin në të folurit pa dije dhe në supozimet e pabaza për çështjet e panjohura. Tre ishin mendimet e tyre:- Disa thanë se ata ishin tre të rinj dhe bashkë me qenin bëheshin katër.- Të tjerë thanë se ishin pesë të rinj dhe i gjashti ishte qeni. Për këto dy mendime, Allahu i Madhëruar thotë se ata i kanë thënë duke hamendësuar, pa fakte dhe pa dije. Prandaj si të tilla, ato bien poshtë.- Ndërsa disa thanë se ishin shtatë të rinj dhe i teti ishte qeni. Ky ishte mendimi më i saktë, sepse Allahu i hodhi poshtë dy mendimet e para, por nuk e bëri për të tretin.Megjithatë, Allahu e di më së miri. Ky është një lloj debati që nuk ka dobi. Njohuria rreth kësaj çështjeje nuk u sjell ndonjë dobi njerëzve, as fetare dhe as jofetare, prandaj Allahu i Madhëruar thotë:Thuaj: “Zoti im e di më së miri numrin e tyre. Janë vetëm pak që e dinë çështjen e tyre.” -Veç një pakicë e dinë të saktën, por Allahu i madhëruar thotë:Prandaj mos polemizo për ta (o Muhamed), përveçse me atë që është e qartë,... -Mos polemizo me ithtarët e Librit (të krishterë e jehudë) për tjetër, veçse për çështje të rëndësishme, për të cilat ke dituri të sigurt. Kjo nga njëra anë. Nga ana tjetër, bëje këtë vetëm nëse nga diskutimi ka dobi dhe pritet ndonjë rezultat. Çdo polemikë që nuk i plotëson këto dy kushte është e kotë, që nuk e meriton të thellohesh, por është thjesht humbje kohe dhe lodhje e mendjes. Kjo ndodh, për shembull, kur tema është e parëndësishme nga ana fetare, siç është njohja e numrit të këtyre djemve të shpellës, ose kur bashkëbiseduesi është thjesht një inatçor, që nuk ka për qëllim njohjen e të vërtetës, por thjesht për të kundërshtuar të vërtetën.... dhe mos pyet askënd për ta! -Për sa i përket çështjes së djemve të shpellës, mos pyet ehli kitab-ët, sepse ata e bazohen thjesht në hamendësime, që nuk kanë aspak lidhje me të vërtetën. Nga ajeti mësohet se është e ndaluar të pyesësh për çështje feje dikë që nuk është i denjë për këtë detyrë. Shkaqet që e bëjnë një njeri jo të denjë për këtë, mund të jenë nga më të ndyshmet, si p.sh.:- Është i paditur dhe jo i aftë për këtë përgjegjësi.- Është i pakujdesshëm në atë që thotë dhe i papërmbajtur ndaj gënjeshtrës, edhe pse mund të ketë dije rreth asaj që pyetet.Kështu, fetvaja jepet vetëm nëse bazohet në dituri, besnikëri, përgjegjësi dhe vërtetësi. Megjithatë, mund të ndodhë që dikujt t’i ndalohet të japë fetva për një fushë të caktuar dhe t'i lejohet në një fushë tjetër, sepse ajeti nuk na ndalon në mënyrë absolute. E rëndësishme është plotësimi i kushteve për këtë çështje.

Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences

Contents

Ayat al-Kursi36Al-Kahfpage 42juz 15Bukhari 1Muslim 2999

Style

Theme
Text size
Layout

Читать на русском