As-Sa'di · Tafsir · in Albanian
الحديد
Al-Hadid
The Iron · Medinan · 29 ayahs
57:1Page 537
سَبَّحَ لِلَّهِ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۖ وَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡحَكِيمُ ١
Whatever is in the heavens and earth exalts Allāh,1 and He is the Exalted in Might, the Wise.
Allahun e lartëson me adhurim gjithçka që është në qiej e në Tokë... -Allahu i Lartësuar na tregon rreth madhështisë, lartësisë dhe gjerësisë së pushtetit të Tij. Ai na tregon se çdo gjë në botën qiellore e tokësore, qofshin gjallesa që flasin ose që nuk flasin, qofshin sende e krijesa të gjalla, të gjitha pa përjashtim i bëjnë tesbih, duke e lavdëruar dhe duke e lartësuar Atë nga çdo mangësi që nuk i shkon Madhërisë së Tij. Gjithçka është e nënshtruar ndaj Zotit, e përunjur para krenarisë së Tij. Në këtë krijim shfaqet qartë urtësia dhe Mbisundimi i Allahut të Madhëruar. Në këtë ajet del qartë, gjithashtu, nevoja e madhe e të gjitha krijesave, të botës qiellore e asaj tokësore, për Zotin e tyre.Ai është i Gjithëfuqishmi, i Urti. -Allahu na tregon për krenarinë e Tij madhështore dhe për faktin se Ai ka nënshtruar gjithçka nën sundimin e Tij. Ai tregon gjithashtu për urtësinë e Tij të madhe, qoftë në krijimin e Tij, qoftë në ligjet që ka vendosur mes tyre.
57:2Page 537
لَهُۥ مُلۡكُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۖ يُحۡيِۦ وَيُمِيتُۖ وَهُوَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٌ ٢
His is the dominion of the heavens and earth. He gives life and causes death, and He is over all things competent.
Atij i takon pushteti në qiej e në Tokë. Ai jep jetë dhe Ai jep vdekje dhe Ai është i Plotfuqishëm për gjithçka. -Allahu është Krijuesi dhe Furnizuesi i të gjitha krijesave. Ai përkujdeset dhe rregullon çështjet e tyre, me pushtetin e fuqinë e Tij. Allahu është i Plotfuqishëm për gjithçka dhe asgjë nuk del jashtë sundimit të Tij.
57:3Page 537
هُوَ ٱلۡأَوَّلُ وَٱلۡأٓخِرُ وَٱلظَّٰهِرُ وَٱلۡبَاطِنُۖ وَهُوَ بِكُلِّ شَيۡءٍ عَلِيمٌ ٣
He is the First1 and the Last,2 the Ascendant3 and the Intimate,4 and He is, of all things, Knowing.
Ai është i Pari dhe i Fundit, i Larti, i Afërti.... -Allahu është i Pari, para të Cilit nuk ka gjë, dhe i Fundit, pas të Cilit nuk ka gjë. Allahu është i Larti, sipër të Cilit nuk ka gjë, dhe i Afërti, më pranë se i Cili nuk ka gjë....dhe Ai di çdo gjë -Dituria e Allahut ka përfshirë të dukshmet dhe padukshmet, të hapurat dhe të mbuluarat, të shkuarat dhe të ardhmet.
57:4Page 538
هُوَ ٱلَّذِي خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ فِي سِتَّةِ أَيَّامٖ ثُمَّ ٱسۡتَوَىٰ عَلَى ٱلۡعَرۡشِۖ يَعۡلَمُ مَا يَلِجُ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَمَا يَخۡرُجُ مِنۡهَا وَمَا يَنزِلُ مِنَ ٱلسَّمَآءِ وَمَا يَعۡرُجُ فِيهَاۖ وَهُوَ مَعَكُمۡ أَيۡنَ مَا كُنتُمۡۚ وَٱللَّهُ بِمَا تَعۡمَلُونَ بَصِيرٞ ٤
It is He who created the heavens and earth in six days and then established Himself above the Throne.1 He knows what penetrates into the earth and what emerges from it and what descends from the heaven and what ascends therein; and He is with you2 wherever you are. And Allāh, of what you do, is Seeing.
Është Ai që i krijoi qiejt dhe Tokën vetëm për gjashtë ditë, pastaj u ngrit mbi Arsh. -Dita e parë e krijimit ishte dita e dielë dhe përfundimi i krijimit ishte në ditën e xhuma. Pastaj i Lartësuari u ngrit mbi Fronin e Tij, ashtu si i shkon madhështisë së Tij, sipër të gjitha krijesave.Ai di gjithçka që futet në Tokë dhe gjithçka që del prej saj, çfarë zbret prej qiellit dhe çfarë ngrihet në të. -Allahu e di për ato që hyjnë në tokë, si farërat, shiu etj. Ai e di edhe për ato që dalin nga toka, si bimët, pemët, kafshët etj. Ai di gjithçka që zbret nga qielli, si melekët, kaderi, rizku i Tij etj. Ai i di edhe ata që ngjiten në qiell, si melekët, shpirtrat, lutjet, veprat e robërve etj.Ai është me ju kudo që të jeni. -Kjo i përngjan ajetit tjetër: “Nuk bëhet bisedë e fshehtë mes tre vetave, që Ai të mos jetë i katërti; e as mes pesë vetave, që Ai të mos jetë i gjashti, e as mes më pak dhe as mes më shumë vetave, që Ai të mos jetë me ta, kudo që të jenë.” [Muxhadele]. Kjo është afërsi me diturinë dhe mbikëqyrjen e Tij. Prandaj edhe më pas, Allahu kërcënon dhe përgëzon robërit e Tij se do t’i shpërblejë sipas veprave të kryera, të cilat Ai i di dhe i ka mbikëqyrur imtësisht:Allahu shikon gjithçka që bëni ju. -Allahu sheh të gjitha veprat tuaja dhe do t’ju shpërblejë sipas tyre. Ai i ka ruajtur ato vepra me imtësi dhe korrektësi.
57:5Page 538
لَّهُۥ مُلۡكُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ وَإِلَى ٱللَّهِ تُرۡجَعُ ٱلۡأُمُورُ ٥
His is the dominion of the heavens and earth. And to Allāh are returned [all] matters.
Vetëm Atij i përket sundimi i qiejve dhe i Tokës... -Allahu është Sunduesi i tyre. Ai është Krijuesi dhe ata janë robërit e Tij, që duhet ta adhurojnë, t’i përkushtohen e nënshtrohen Atij dhe vetëm Atij. Allahu i Madhëruar vepron dhe përkujdeset për ta me ligjet e krijimit dhe të Sheriatit, të ndërtuara mbi urtësinë e Tij....dhe vetëm tek Allahu kthehen të gjitha çështjet. -Si veprat, ashtu edhe vepruesit e tyre, vetëm tek Allahu e kanë kthimin. Robërit do të paraqiten tek Ai dhe Ai do të ndajë të keqen nga e mira. Ai do ta shpërblejë bamirësin për mirësinë e tij dhe të ligun për ligësinë e tij.
57:6Page 538
يُولِجُ ٱلَّيۡلَ فِي ٱلنَّهَارِ وَيُولِجُ ٱلنَّهَارَ فِي ٱلَّيۡلِۚ وَهُوَ عَلِيمُۢ بِذَاتِ ٱلصُّدُورِ ٦
He causes the night to enter the day and causes the day to enter the night, and He is Knowing of that within the breasts.
Ai e fut natën te Dita dhe Ai e fut Ditën te Nata(duke shkurtuar herë njërën e herë tjetrën)... -Allahu e vendos natën mbi ditën, dhe kështu krijesat i mbulon errësira, që ato të qetësohen e çlodhen. Pastaj e vendos ditën mbi natën, dhe nga toka largohet errësira e gjithçka ndriçon. Atëherë njerëzit fillojnë të lëvizin, për të arritur mirësitë e tyre. Allahu e ndërron natën e ditën duke shkurtuar e zgjatur herë njërën e herë tjetrën, duke krijuar kështu edhe stinët, nëpërmjet të cilave arrihen mirësi të shumta. I lartësuar dhe plot begati është Allahu i Madhëruar, Zoti i botëve! I lartësuar qoftë Bujari e Bamirësi, që i begatoi robërit me mirësi të dukshme e të padukshme, të hapura e të fshehura!Ai i di të fshehtat që mban kraharori. - Allahu di për gjithçka që fshihet në kraharor. Ai i jep sukses të përqafojë udhëzimin e drejtë atij që e di se e meriton këtë udhëzim. Por nga ana tjetër, Allahu i Madhëruar nuk ia jep udhëzimin e drejtë atij që nuk e meriton atë.
57:7Page 538
ءَامِنُواْ بِٱللَّهِ وَرَسُولِهِۦ وَأَنفِقُواْ مِمَّا جَعَلَكُم مُّسۡتَخۡلَفِينَ فِيهِۖ فَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ مِنكُمۡ وَأَنفَقُواْ لَهُمۡ أَجۡرٞ كَبِيرٞ ٧
Believe in Allāh and His Messenger and spend out of that in which He has made you successive inheritors. For those who have believed among you and spent,1 there will be a great reward.
Besojini Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe jepni nga ajo që Ai jua ka lënë ta trashëgoni... -Allahu i Madhëruar i urdhëron robërit e Tij që të besojnë Atë, Profetin e Tij, Shpalljen e Tij, si dhe të shpenzojnë në rrugën e Tij prej pasurisë që po Allahu e vendosi në duart e tyre dhe i bëri kujdestarë të saj, për të parë se si do të veprojnë. Më pas, duke përmendur shpërblimin e madh që i pret, Ai i nxit më shumë, nëse e bëjnë një gjë të tillë:Për ata që besojnë dhe shpenzojnë për hir të Zotit, ka shpërblim të madh. -Ata që bëjnë këto vepra të mrekullueshme do të kenë shpërblim të madh. Përveç besimit të pastër në Allahun, Profetin dhe në Shpalljen e Tij, ata shpenzojnë pasuri në rrugën e Allahut. Këto vepra do t’u mundësojnë atyre shpërblimin më të madh dhe më të mrekullueshëm. Ata fitojnë kënaqësinë e Zotit dhe nderimin në vendin e mirësisë së përjetshme, në Xhenet. Këto janë mirësitë që Zoti ka përgatitur për besimtarët dhe ata që luftojnë në rrugën e Tij.
57:8Page 538
وَمَا لَكُمۡ لَا تُؤۡمِنُونَ بِٱللَّهِ وَٱلرَّسُولُ يَدۡعُوكُمۡ لِتُؤۡمِنُواْ بِرَبِّكُمۡ وَقَدۡ أَخَذَ مِيثَٰقَكُمۡ إِن كُنتُم مُّؤۡمِنِينَ ٨
And why do you not believe in Allāh while the Messenger invites you to believe in your Lord and He has taken your covenant, if you should [truly] be believers?
Ç’është me ju, që nuk i besoni Allahut, kur i Dërguari i Tij ju fton t’i besoni Zotit tuaj, i Cili ka marrë besën nga ju?! Mbajeni fjalën, nëse jeni besimtarë(të vërtetë)! -Çfarë ju pengon ju të besoni?! Si mund të mos besoni, ndërkohë që profeti Muhamed, më i miri i profetëve dhe thirrësi më i nderuar në rrugën e drejtë të Zotit, ju fton që të besoni?! Kjo, përkundrazi, duhet t’ju bëjë të nxitoni që t’i përgjigjeni ftesës së tij, që ta përqafoni sa më shpejt të vërtetën që ai ka sjellë prej Zotit. Aq më shumë, kur Allahu i Madhëruar ka marrë besën prej jush se do t’i besoni atij. Atëherë, nëse jeni besimtarë të vërtetë, duhet ta mbani premtimin. Megjithatë, me butësinë dhe përkujdesin e Tij të madh, Allahu i Madhëruar nuk u mjaftua vetëm me ftesën e sjellë nëpërmjet Profetit më të zgjedhur, por e mbështeti atë edhe me mrekulli të shumta. Allahu i Madhëruar thotë:
57:9Page 538
هُوَ ٱلَّذِي يُنَزِّلُ عَلَىٰ عَبۡدِهِۦٓ ءَايَٰتِۭ بَيِّنَٰتٖ لِّيُخۡرِجَكُم مِّنَ ٱلظُّلُمَٰتِ إِلَى ٱلنُّورِۚ وَإِنَّ ٱللَّهَ بِكُمۡ لَرَءُوفٞ رَّحِيمٞ ٩
It is He who sends down upon His Servant [Muḥammad (ﷺ)] verses of clear evidence that He may bring you out from darknesses into the light. And indeed, Allāh is to you Kind and Merciful.
Ai i shpalli robit të Vet shenja të qarta, për t’ju nxjerrë prej errësirave në dritë. -Ai solli shenja të qarta, që i dëshmojnë çdo njeriu me logjikë vërtetësinë e mesazhit të Zotit. Ato shërbejnë që t’ju nxjerrin ju prej errësirave në dritë. Allahu i Madhëruar e dërgoi Profetin e Tij me Shpallje dhe urtësi, që t’ju nxjerrë nga errësirat e injorancës dhe kufrit, në dritën e diturisë dhe të imanit. Kjo është shenjë e butësisë, mëshirës dhe përkujdesit të Allahut për ju. Allahu është më i mëshirshëm për krijesën e Tij, sesa prindi për fëmijën e tij, sikurse thotë më pas:Nuk ka dyshim se Allahu është i Butë e i Mëshirëplotë me ju.
57:10Page 538
وَمَا لَكُمۡ أَلَّا تُنفِقُواْ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِ وَلِلَّهِ مِيرَٰثُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ لَا يَسۡتَوِي مِنكُم مَّنۡ أَنفَقَ مِن قَبۡلِ ٱلۡفَتۡحِ وَقَٰتَلَۚ أُوْلَٰٓئِكَ أَعۡظَمُ دَرَجَةٗ مِّنَ ٱلَّذِينَ أَنفَقُواْ مِنۢ بَعۡدُ وَقَٰتَلُواْۚ وَكُلّٗا وَعَدَ ٱللَّهُ ٱلۡحُسۡنَىٰۚ وَٱللَّهُ بِمَا تَعۡمَلُونَ خَبِيرٞ ١٠
And why do you not spend in the cause of Allāh while to Allāh belongs the heritage of the heavens and the earth? Not equal among you are those who spent before the conquest [of Makkah] and fought [and those who did so after it]. Those are greater in degree than they who spent afterwards and fought. But to all Allāh has promised the best [reward]. And Allāh, of what you do, is Aware.
Ç’ndodh me ju, që nuk shpenzoni në rrugën e Allahut... -Çfarë ju pengon ju që të shpenzoni për hir të Allahut, në të gjitha rrugët e mirësisë? Çfarë ju bën ju që të jeni koprracë, ndërkohë që ju vetë nuk keni asnjë lloj pasurie, por gjithçka i takon Allahut të Madhëruar....kur dihet se Allahut i mbesin trashëgim qiejt e Toka? -Do të vijë një ditë kur të gjitha llojet e pasurive do të hiqen nga duart tuaja dhe ju të largoheni prej tyre. Gjithçka do të kthehet te Pronari e Sunduesi i vërtetë, tek Allahu i Lartësuar. Prandaj, shfrytëzojini këto pasuri duke i shpenzuar në rrugën e drejtë, sa i keni në përdorim! Më pas, Allahu i Lartësuar përmend dallimin mes veprave, në varësi të gjendjes kur kryhen dhe të urtësisë hyjnore në vlerësimin e tyre.Nuk janë të barabartë ata që kanë shpenzuar nga pasuria e tyre dhe kanë luftuar para Çlirimit. Këta kanë vlerë më të madhe sesa ata që shpenzuan dhe luftuan më pas. -Këtu është fjala për çlirimin e Hudejbijes, kur mes Profetit (a.s.) dhe idhujtarëve kurejshë të Mekës u nënshkrua marrëveshja e paqes. Marrëveshja e Hudejbijes ishte një nga faktorët më të mëdhenj që ndihmoi në përhapjen e Islamit dhe përzierjen e muslimanëve me të tjerët. Gjatë kësaj kohe u mundësua që Islami të predikohej pa pengesë, prandaj edhe njerëzit hynë në fenë e Zotit grupe–grupe, ndërsa Islami u lartësua. Para kësaj marrëveshjeje, muslimanët mund të ushtronin lirisht davetin (ftesën islame) veçse në vendet ku dominonin muslimanët, si në Medinë dhe rrethinat e saj. Ndërsa muslimanët e Mekës ose të viseve të idhujtarëve ishin të frikësuar, prandaj nuk mund të vepronin lirisht. Për arsyen e mësipërme, ata që pranuan Islamin dhe shpenzuan për hir të Allahut para Çlirimit, ishin në gradë më të lartë dhe meritonin shpërblim më të madh se ata që pranuan Islamin pas Çlirimit. Kjo është në përputhje edhe me urtësinë e Zotit. Po të studiosh situatën, do të shohësh se më të zgjedhurit e sahabëve e pranuan Islamin përpara Çlirimit. Megjithatë, për të mos i lënë vend ndonjë keqkuptimi në lidhje me shpërblimin, Allahu i Madhëruar thotë:Por të gjithëve Allahu u ka premtuar mirësi. -Si atyre që shpenzuan dhe luftuan para Çlirimit, ashtu edhe atyre që shpenzuan dhe luftuan pas Çlirimit, Allahu i Madhëruar u ka premtuar Xhenetin. Kjo tregon për vlerën e lartë të të gjithë sahabëve, - Allahu qoftë i kënaqur me ta! - sepse është vetë Allahu që dëshmoi për imanin e tyre të vërtetë dhe që u premtoi Xhenetin.Allahu di për gjithçka që ju punoni. -Secilin prej jush, Allahu i Gjithëditur do ta shpërblejë sipas punës që ka bërë. Më pas, Allahu i Madhëruar nxit për të shpenzuar në rrugën e Tij, sepse xhihadi mbështetet pikërisht nga këto shpenzime.
57:11Page 538
مَّن ذَا ٱلَّذِي يُقۡرِضُ ٱللَّهَ قَرۡضًا حَسَنٗا فَيُضَٰعِفَهُۥ لَهُۥ وَلَهُۥٓ أَجۡرٞ كَرِيمٞ ١١
Who is it that would loan Allāh a goodly loan so He will multiply it for him and he will have a noble reward?
Kush është ai që i jep Allahut një hua të mirë, që Ai t’ia shumëfishojë atë (pasurinë) dhe ti japë një shpërblim të mirë. -Allahu i Madhëruar e ka quajtur shpenzimin e shpërblyeshëm si “hua të mirë”, domethënë, ajo duhet të jetë pasuri e pastër dhe të jepet me sinqeritet për hir të Allahut, për të kënaqur Atë. Këtë lloj shpenzimi Allahu e ka quajtur “hua të mirë”, edhe pse dihet se Allahu nuk ka nevojë për hua, madje çdo pasuri është pronë e Tij, edhe vetë robi është pronë e Tij. Por, ashtu si huaja, që është detyrë të kthehet mbrapsht, ashtu premton Allahu se do t’ia kthejë shpërblimin robit që shpenzon për hir të Tij, madje, të shumëfishuar, sepse Allahu është Bujar e Bamirës i madh. Ky shumëfishim bëhet në Ditën e Gjykimit, ditën kur të gjithë do të shohin qartë varfërinë e tyre, kur të gjithë do të kenë nevojë edhe për mirësinë më të vogël. Duke përshkruar këtë ditë, i Madhëruari thotë më pas:
57:12Page 539
يَوۡمَ تَرَى ٱلۡمُؤۡمِنِينَ وَٱلۡمُؤۡمِنَٰتِ يَسۡعَىٰ نُورُهُم بَيۡنَ أَيۡدِيهِمۡ وَبِأَيۡمَٰنِهِمۖ بُشۡرَىٰكُمُ ٱلۡيَوۡمَ جَنَّٰتٞ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُ خَٰلِدِينَ فِيهَاۚ ذَٰلِكَ هُوَ ٱلۡفَوۡزُ ٱلۡعَظِيمُ ١٢
On the Day you see the believing men and believing women, their light proceeding before them and on their right, [it will be said], "Your good tidings today are [of] gardens beneath which rivers flow, wherein you will abide eternally." That is what is the great attainment.
Allahu i Madhëruar flet për mirësinë e madhe që do të rrethojë besimtarët Ditën e Gjykimit, mirësi për të cilën do t’i kenë zili të gjithë. Kështu, Ai thotë:Atë Ditë do t'i shihni besimtarët dhe besimtaret tek u ndriçon drita përpara dhe në të djathtë të tyre. -Ditën e Gjykimit, Dielli dhe Hëna do të shuhen dhe robërit do të jenë në errësirë. Ura që kalon mbi Xhehenem dhe të çon në Xhenet është vendosur, por është errësirë e plotë. Ajo është e vetmja rrugë për në Xhenet. Atëherë, do të shohësh besimtarët dhe besimtaret që ndriçohen nga një dritë, nga përpara dhe nga e djathta e tyre. Ashtu, në ato çaste të vështira dhe të frikshme, ata do të ecin të ndriçuar nga drita e tyre. Secili do ta ketë fuqinë e dritës sipas besimit të vet. Në këto çaste, atyre u jepet përgëzimi më i bukur:(Atyre do t'u thuhet:) “Përgëzim për ju sot janë kopshtet, nëpër të cilët rrjedhin lumenj e ku do të jeni përgjithmonë. Kjo është fitorja e madhe.” –Subhanallah! Sa i ëmbël do të jetë ky përgëzim për zemrat e tyre! Ata do përjetojnë lumturi të papërshkrueshme, sepse do të marrin lajmin që arritën çdo gjë që e kishin synuar dhe shpëtuan nga çdo e keqe së cilës i druheshin. Në këtë vend, kur shohin se si besimtarët ecin të ndriçuar nga drita e imanit të tyre, ndërsa drita e tyre shuhet, munafikët u drejtohen besimtarëve:
57:13Page 539
يَوۡمَ يَقُولُ ٱلۡمُنَٰفِقُونَ وَٱلۡمُنَٰفِقَٰتُ لِلَّذِينَ ءَامَنُواْ ٱنظُرُونَا نَقۡتَبِسۡ مِن نُّورِكُمۡ قِيلَ ٱرۡجِعُواْ وَرَآءَكُمۡ فَٱلۡتَمِسُواْ نُورٗاۖ فَضُرِبَ بَيۡنَهُم بِسُورٖ لَّهُۥ بَابُۢ بَاطِنُهُۥ فِيهِ ٱلرَّحۡمَةُ وَظَٰهِرُهُۥ مِن قِبَلِهِ ٱلۡعَذَابُ ١٣
On the [same] Day the hypocrite men and hypocrite women will say to those who believed, "Wait for us that we may acquire some of your light." It will be said, "Go back behind you1 and seek light." And a wall will be placed between them with a door, its interior containing mercy, but on the outside of it is torment.
Atë Ditë munafikët dhe munafiket do t'u thonë besimtarëve: “Na prisni pak, që edhe të ndriçohemi prej dritës suaj!” -Prisni pak, që të na ndriçohet rruga nga drita juaj, për të shpëtuar edhe ne nga ndëshkimi! Por atyre u thuhet:Atyre do t'u thuhet: “Kthehuni pas(në dynja)dhe kërkoni atje ndonjë dritë!” –Pra, u thuhet që të kthehen në dynja, nëse është e mundur. Por kjo është diçka e pamundur.Atëherë, ndërmjet tyre vendoset një mur, që ka një derë. Nga brenda tij është mëshira, ndërsa nga jashtë tij është dënimi. –Atëherë, mes besimtarëve dhe munafikëve vendoset një mur i madh dhe i pakalueshëm. Nga njëra anë e tij janë besimtarët në mëshirën e Zotit, ndërsa nga ana tjetër janë munafikët në ndëshkim. Atëherë, munafikët duke u përgjëruar dhe duke kërkuar mëshirë, u drejtohen besimtarëve dhe u thonë:
57:14Page 539
يُنَادُونَهُمۡ أَلَمۡ نَكُن مَّعَكُمۡۖ قَالُواْ بَلَىٰ وَلَٰكِنَّكُمۡ فَتَنتُمۡ أَنفُسَكُمۡ وَتَرَبَّصۡتُمۡ وَٱرۡتَبۡتُمۡ وَغَرَّتۡكُمُ ٱلۡأَمَانِيُّ حَتَّىٰ جَآءَ أَمۡرُ ٱللَّهِ وَغَرَّكُم بِٱللَّهِ ٱلۡغَرُورُ ١٤
They [i.e., the hypocrites] will call to them [i.e., the believers], "Were we not with you?" They will say, "Yes, but you afflicted yourselves1 and awaited [misfortune for us] and doubted, and wishful thinking deluded you until there came the command of Allāh. And the Deceiver [i.e., Satan] deceived you concerning Allāh.
Ata(munafikët)u thërrasin(besimtarëve): “A nuk kemi qenë edhe ne së bashku me ju!?” -A nuk ishim së bashku me ju në dynja kur thoshim: “La ilahe il-l’Allah”, kur faleshim, agjëronim, merrnim pjesë në xhihad dhe punonim njëlloj si ju?! Përgjigjja u vjen kështu:“Po, por ju e shkatërruat veten,...” -Po, është e vërtetë që ishit me ne në dynja dhe vepronit njëlloj si ne, por veprat tuaja ishin pa besim dhe pa qëllim të pastër.“...sepse ju prisnit kob të zi për besimtarët, dyshonit në çështjet e fesë...” -Ju dyshonit në vërtetësinë e Shpalljes së Zotit, e cila nuk pranon asnjë dyshim. Gjithashtu:“...dhe ju mashtroi jeta e dynjasë, derisa ju erdhi kaderi i Zotit.” -Ju u mashtruat nga ëndrra e kotë se, me gjithë dyshimet tuaja, ju do të arrinit të njëjtin sukses ashtu si besimtarët. Kështu vazhduat, derisa ju erdhi vdekja, me caktimin e Zotit, dhe ju gjeti në atë gjendje të shëmtuar.“Gënjeshtari ju mashtroi rreth Allahut.” - Ishte Gënjeshtari, Shejtani i mallkuar, ai i cili jua zbukuroi në zemër mohimin dhe dyshimet, aq sa ju gjetët qetësi dhe u kënaqët me atë gjendje. Ju e besuat premtimin e tij të rremë dhe e morët për të vërtetë çdo fjalë të tij.
57:15Page 539
فَٱلۡيَوۡمَ لَا يُؤۡخَذُ مِنكُمۡ فِدۡيَةٞ وَلَا مِنَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْۚ مَأۡوَىٰكُمُ ٱلنَّارُۖ هِيَ مَوۡلَىٰكُمۡۖ وَبِئۡسَ ٱلۡمَصِيرُ ١٥
So today no ransom will be taken from you or from those who disbelieved. Your refuge is the Fire. It is most worthy of you, and wretched is the destination."
“Sot prej jush(o munafikë)nuk pranohet asnjë lloj kompensimi dhe as prej jobesimtarëve. Zjarri është vendi juaj, sepse atë meritoni. Sa përfundim i keq është ai!” -Sikur ta jepni për kompensim të gjithë Tokën me flori, madje edhe një herë aq sa ajo, kurrë nuk do të pranohet prej jush. Vendqëndrimi juaj është Zjarri! Ai do t’ju mbështjellë plotësisht. Sa vend i keq që është Zjarri! Në një sure tjetër, i Lartësuari thotë: “Ai që do ta ketë të rëndë peshoren e veprave të tij, ai do të bëjë një jetë të këndshme. Ndërsa ai që do ta ketë të lehtë peshoren e veprave të tij, ai e ka vendin në Hauijeh. Ku mësove t’i se ç’është Hauijeh? Ai është zjarri me nxehtësi shumë të lartë.” Kariah 6 – 11].
57:16Page 539
۞ أَلَمۡ يَأۡنِ لِلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ أَن تَخۡشَعَ قُلُوبُهُمۡ لِذِكۡرِ ٱللَّهِ وَمَا نَزَلَ مِنَ ٱلۡحَقِّ وَلَا يَكُونُواْ كَٱلَّذِينَ أُوتُواْ ٱلۡكِتَٰبَ مِن قَبۡلُ فَطَالَ عَلَيۡهِمُ ٱلۡأَمَدُ فَقَسَتۡ قُلُوبُهُمۡۖ وَكَثِيرٞ مِّنۡهُمۡ فَٰسِقُونَ ١٦
Has the time not come for those who have believed that their hearts should become humbly submissive at the remembrance of Allāh and what has come down of the truth? And let them not be like those who were given the Scripture before, and a long period passed over them, so their hearts hardened; and many of them are defiantly disobedient.
Pasi Allahu i Lartësuar foli për gjendjen në ahiret të besimtarëve e besimtareve, munafikëve dhe munafikeve, kjo duhet t’i bënte zemrat të frikësoheshin dhe të pendoheshin para Zoti të tyre, të nënshtroheshin para madhështisë së Tij. Atëherë, Allahu i Lartësuar i qorton besimtarët, të cilët ende nuk e ndiejnë këtë ndryshim në veten e tyre:A nuk është koha për besimtarët, që zemrat e tyre të zbuten me kujtimin e Allahut e me të Vërtetën që u zbriti... -A nuk ka ardhur koha që zemrat e besimtarëve të frikësohen e të zbuten nga kujtimi i Allahut, pra, nga ajetet Kur'anore?! A nuk ka ardhur koha që ata të nënshtrohen në zbatimin e urdhrave, në largimin nga haramet dhe të nxjerrin mësim nga e vërteta që iu shpall Muhamedit (a.s.). Kjo është nxitje për të kultivuar frikën dhe përunjësinë e zemrës ndaj Allahut të Lartësuar dhe Shpalljes së Tij. Besimtarët duhet të kujtojnë këshillat hyjnore dhe të përkushtohen në zbatimin e fesë së Zotit në çdo kohë dhe në çdo gjendje të tyre. Ata duhet të llogarisin veten, para se të vijë çasti kur pendimi nuk do të pranohet më....dhe të mos bëhen si ata të cilëve iu dha libri më parë e pasi kaloi një kohë e gjatë, zemrat e tyre u ngurtësuan e shumë prej tyre janë jashtë rrugës? -Të mos bëhen si ata të cilëve Zoti u shpalli libër, që duhej të fuste drojë në zemrat e tyre dhe t’u bindeshin urdhrave të Tij, por ata nuk u treguan të qëndrueshëm në këtë rrugë. Përkundrazi, pasi kaloi një kohë e gjatë, ata u harruan në kotësira, derisa imani i tyre u zbeh, ndërsa siguria në fe iu zhduk. I Madhëruari thotë që “zemrat e tyre u ngurtësuan”. Zemrat kanë nevojë të vazhdueshme që të kujtojnë Shpalljen e Zotit dhe të dëgjojnë urtësitë e Tij. Njeriu nuk duhet të tregohet i pakujdesshëm, sepse kjo bëhet shkak për ngurtësimin e zemrës dhe për largimin e lotëve, që rrjedhin nga frika e Zotit.
57:17Page 539
ٱعۡلَمُوٓاْ أَنَّ ٱللَّهَ يُحۡيِ ٱلۡأَرۡضَ بَعۡدَ مَوۡتِهَاۚ قَدۡ بَيَّنَّا لَكُمُ ٱلۡأٓيَٰتِ لَعَلَّكُمۡ تَعۡقِلُونَ ١٧
Know that Allāh gives life to the earth after its lifelessness. We have made clear to you the signs; perhaps you will understand.1
Dijeni se është Allahu Ai që e ngjall tokën pas vdekjes së saj. Ne jua kemi sqaruar argumentet, që të kuptoni. -Shenjat e Allahut të Madhëruar i tregojnë njeriut qëllimet e larta hyjnore. Kështu, Ai që e ngjall tokën pas vdekjes së saj është i plotfuqishëm që të ngjallë robërit pas vdekjes së tyre dhe t’i shpërblejë ata sipas veprave të tyre. Ai që ngjall tokën pas vdekjes së saj me ujin që e zbret nga qielli, Ai është i plotfuqishëm që t’i ngjallë zemrat e vdekura me Shpalljen që ia zbriti nga qielli Profetit të Tij. Nga ky ajet nënkuptohet, gjithashtu, se ata që nuk udhëzohen nga shenjat e Allahut janë të palogjikshëm.
57:18Page 539
إِنَّ ٱلۡمُصَّدِّقِينَ وَٱلۡمُصَّدِّقَٰتِ وَأَقۡرَضُواْ ٱللَّهَ قَرۡضًا حَسَنٗا يُضَٰعَفُ لَهُمۡ وَلَهُمۡ أَجۡرٞ كَرِيمٞ ١٨
Indeed, the men who practice charity and the women who practice charity and [they who] have loaned Allāh a goodly loan - it will be multiplied for them, and they will have a noble reward.
S’ka dyshim se atyre që japin sadaka dhe që i japin Allahut një hua të mirë, atyre do t’u shumëfishohet ajo(pasuri)dhe do të marrin shpërblim të madh. -Këta janë njerëzit që japin shumë sadaka dhe shpenzojnë për kënaqësinë e Allahut. Ata shpenzojnë pasurinë e tyre për mirësi, që të sigurojnë një furnizim të mirë tek Allahu i Madhëruar. Atyre do t’u shtohet sadakaja dhjetëfish deri në shtatëqindfish. Veç kësaj, ata do të kenë një shpërblim bujar nga Zoti i Madhëruar, me mirësitë e pafundme të Xhenetit.
57:19Page 540
وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ بِٱللَّهِ وَرُسُلِهِۦٓ أُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلصِّدِّيقُونَۖ وَٱلشُّهَدَآءُ عِندَ رَبِّهِمۡ لَهُمۡ أَجۡرُهُمۡ وَنُورُهُمۡۖ وَٱلَّذِينَ كَفَرُواْ وَكَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِنَآ أُوْلَٰٓئِكَ أَصۡحَٰبُ ٱلۡجَحِيمِ ١٩
And those who have believed in Allāh and His messengers - those are [in the ranks of] the supporters of truth and the martyrs, with their Lord. For them is their reward and their light.1 But those who have disbelieved and denied Our verses - those are the companions of Hellfire.
Ata që besojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij, të sinqertët dhe dëshmorët, ata kanë te Zoti i tyre shpërblimin dhe dritën e vet;... -Besimi i vërtetë dhe i saktë, sipas pasuesve të traditës profetike, është ai që përshkruhet dhe urdhërohet në Kur'an dhe Sunetin e Profetit (a.s.). Besimi shprehet me fjalë zemre dhe fjalë gjuhe, por edhe me vepra zemre, gjuhe dhe trupi. Kjo përfshin të gjitha çështjet e fesë, si ato të shfaqurat, edhe ato të fshehurat. Ata që e kanë të plotë këtë aspekt, ata janë të sinqertët (el siddikun), të cilët kanë gradën më të lartë, mbi të gjithë besimtarët e tjerë dhe poshtë gradës së profetëve. Pra, sipër sidikun-ëve qëndrojnë vetëm profetët. Edhe dëshmorët do të kenë dritën e tyre dhe grada të larta në Xhenet, pranë Zotit, ashtu sikurse vjen në një hadith të saktë: “Vërtet, në Xhenet ka njëqind gradë, largësia mes dy të cilave është sa ajo mes qiellit dhe tokës. Këto grada i ka përgatitur Allahu për ata që luftojnë e përpiqen në rrugën e Tij”. Kjo tregon për gradën e lartë dhe afërsinë e tyre me Allahun e Lartësuar. Në këto ajete përmenden disa kategori njerëzish, si të sinqertët, dëshmorët, bamirësit dhe banorët e Zjarrit. Bamirësit (el mutesaddikun) janë ata që veprat e mira i kanë kryesisht me bamirësi ndaj krijesave, duke i ndihmuar me shpenzime e gjëra të tjera. Ata gjithmonë japin kontributin e tyre në rrugën e Allahut. Të sinqertët (el siddikun) janë ata që i plotësojnë të gjitha nivelet e imanit dhe të veprave të mira sipas këtij imani. Ata kanë arritur diturinë e dobishme dhe sigurinë e plotë në besim. Ndërsa dëshmorët (el shuhedau) janë ata që japin jetën dhe shpenzojnë pasurinë e tyre në luftë dhe përpjekje në rrugën e Zotit, për të lartësuar dhe përhapur fjalën e Tij....ndërsa ata që i mohojnë shenjat Tona janë banorë të Xhahimit(Xhehennemit). -Xhahim është emër i Xhehenemit. Kështu, banues të Xhehenemit janë qafirët, të cilët mohojnë Zotin, profetët dhe shpalljet e Tij. Është edhe një grup tjetër, që këtu nuk është përmendur, por e gjen në suren Fatir, ajeti 32: “Pastaj Ne ua kemi dhënë librin trashëgim atyre robërve Tanë që i kemi zgjedhur. Por ka disa prej tyre që i bëjnë keq vetes së tyre; ka që janë mesatarë, e ka prej tyre që, me ndihmën e Allahut, garojnë në punë të mira. Kjo është ajo mirësia më e madhe.” Këta janë ata të cilët, i kryejnë detyrimet dhe iu largohen harameve, por ndonjëherë tregohen të pakujdesshëm dhe shkelin ndonjë prej të drejtave të Allahut dhe ndonjë detyrim ndaj robërve të Tij. Edhe këta përfundimin e kanë në Xhenet, edhe pse, sipas gabimeve të kryera, mund të ndëshkohen.
57:20Page 540
ٱعۡلَمُوٓاْ أَنَّمَا ٱلۡحَيَوٰةُ ٱلدُّنۡيَا لَعِبٞ وَلَهۡوٞ وَزِينَةٞ وَتَفَاخُرُۢ بَيۡنَكُمۡ وَتَكَاثُرٞ فِي ٱلۡأَمۡوَٰلِ وَٱلۡأَوۡلَٰدِۖ كَمَثَلِ غَيۡثٍ أَعۡجَبَ ٱلۡكُفَّارَ نَبَاتُهُۥ ثُمَّ يَهِيجُ فَتَرَىٰهُ مُصۡفَرّٗا ثُمَّ يَكُونُ حُطَٰمٗاۖ وَفِي ٱلۡأٓخِرَةِ عَذَابٞ شَدِيدٞ وَمَغۡفِرَةٞ مِّنَ ٱللَّهِ وَرِضۡوَٰنٞۚ وَمَا ٱلۡحَيَوٰةُ ٱلدُّنۡيَآ إِلَّا مَتَٰعُ ٱلۡغُرُورِ ٢٠
Know that the life of this world is but amusement and diversion and adornment and boasting to one another and competition in increase of wealth and children - like the example of a rain whose [resulting] plant growth pleases the tillers; then it dries and you see it turned yellow; then it becomes [scattered] debris. And in the Hereafter is severe punishment and forgiveness from Allāh and approval. And what is the worldly life except the enjoyment of delusion.
Dijeni se jeta e kësaj bote është veçse një lojë, kalim kohe në argëtim, stoli e krenari mes jush dhe përpjekje për shtimin e pasurisë dhe të fëmijëve. -Allahu i Madhëruar na tregon për dynjanë dhe realitetin e saj, na qartëson përfundimin e saj dhe të atyre që jetojnë në të. Ai na qartëson se ajo është thjesht lojë e dëfrim. Kjo dynja është vendi ku trupi kërkon të dëfrejë dhe zemra të harrohet me kotësira. Ky është realiteti i saj. Nëse dëshiron ta kuptosh këtë realitet, atëherë shiko banorët e kësaj dynjaje dhe mënyrën se si ata jetojnë në të. Nëse do t’i vëresh me kujdes, do të shohësh se ata e kalojnë shumicën e kohës së tyre me argëtime dhe pakujdesi të gjatë ndaj kujtimit të Allahut. Ata janë të pakujdesshëm ndaj së ardhmes që i pret përpara dhe shpërfillës të premtimeve e kërcënimeve të Zotit. Ata e trajtojnë fenë si diçka jo serioze, duke mos i dhënë rëndësinë që i takon. Ndryshe ndodh me të zgjedhurit, të vëmendshmit, punëtorët dhe kërkuesit e përjetësisë së ahiretit. Zemrat e tyre janë të mbushura me kujtimin e Allahut, me njohurinë për Allahun dhe dashurinë për Të. Ata e mbushin kohën e tyre me vepra të mira, që të afrojnë tek Allahu. Ata i gjen vazhdimisht duke u marrë me punë të dobishme qoftë për veten e tyre, qoftë për të tjerët. Në këtë dynja, njerëzit përpiqen që të stolisen e lëvdohen me rroba të bukura, ushqime e pije të shtrenjta, me mjete, shtëpi, pallate, pushtet etj. Dashuruesit e dynjasë mburren mes tyre për luksin dhe pasurinë që zotërojnë. Çdokush dëshiron të duket në sytë e tjetrit dhe të jetë ai më i larti, më i lëvduari dhe më i famshmi. Çdokush dëshiron që të jetë me më shumë pasuri e djem. Ja, kështu ndodh, sidomos me ata që e dashurojnë dynjanë dhe kanë gjetur prehje në të. Por ndryshe ndodh me ata që e njohin dynjanë me fytyrën e saj reale. Ata e trajtojnë dynjanë ashtu sikurse është në të vërtetë, si vendkalim e jo si vendprehje. Ata garojnë për çdo fjalë e vepër që të afron tek Allahu. Ata marrin të gjitha masat dhe ndjekin të gjitha rrugët që të çojnë në kënaqësinë e Allahut. Nëse të tjerët u lëvdohen e garojnë për shtimin e pasurive të kësaj dynjaje, ata garojnë për të shtuar veprat e mira e për të kërkuar ahiretin. Pastaj Allahu i Madhëruar i bën një krahasim të goditur kësaj dynjaje dhe bukurive të saj të përkohshme dhe mashtruese:Ajo i ngjan atij shiu, prej të cilit bima i habit bujqit, por pastaj ajo thahet dhe e sheh të verdhë, pastaj përthyhet dhe kalbet. -Dynjaja i ngjan shiut që bie prej qiellit, nga i cili del e zhvillohet bima, me të cilën ushqehen njerëzit dhe kafshët. Ajo lulëzon e zbukurohet, duke e habitur kultivuesin e saj dhe duke mashtruar njerëzit që e kanë gjetur prehjen dhe kënaqësinë veçse te kjo dynja. Por nuk zgjat shumë, dhe vjen diçka që e fanit këtë bukuri, që dukej sikur kurrë nuk do të zhdukej. Ajo e than dhe e shndërron ashtu siç ishte në fillim, pa rënë shiu, sikur të mos kishte ekzistuar kurrë. Bimës i humbet gjelbërimi dhe ngjyrat e saj mahnitëse. Ja kështu është dynjaja, me gjithë stolitë e saj. Edhe sikur të jetë në dorën e robit gjithçka që ka kjo dynja, kur të vijë momenti që ka caktuar Zoti, ajo do t’i largohet prej duarsh dhe robi do të largohet prej saj, duke marrë me vete veç qefinin. U poshtëroftë ai që jepet tërësisht kësaj jete dhe e harron punën për jetën e pasosur pranë Zotit! Vetëm puna për të fituar ahiretin është e frytshme. Ajo i mundëson robit kënaqësinë e përjetshme, prandaj i Lartësuari thotë:Ndërsa në Botën Tjetër ka dënim të rëndë, por edhe falje gjynahesh dhe dhurim kënaqësie nga Allahu. -Në ahiret ekzistojnë dy mundësi:1. Ndëshkim i rëndë me zjarrin e Xhehenemit, prangat, zinxhirët dhe tmerret e tij. Ky ndëshkim është përgatitur për të gjithë ata që kanë patur dynjanë si pikësynim të vetëm dhe kanë guxuar të kryejnë poshtërsi ndaj Allahut, të mohojnë shpalljet e Tij dhe të jenë mosmirënjohës ndaj dhuratave të Tij.2. Falje gjynahesh, mbulim të metash, largim prej ndëshkimit dhe arritje të kënaqësisë së Allahut. Këto do t’u dhurohen atyre që Allahu i Madhëruar do t’i fusë në Xhenet, në vendin e kënaqësisë dhe mëshirës së Tij. Ky është vendi i atyre që e kanë njohur dynjanë ashtu sikurse është në të vërtetë dhe kanë punuar për ahiretin ashtu si ai e meriton. Kjo mjafton që ne të bëhemi asketë në dynja dhe t’i përkushtohemi tërësisht ahiretit.Më pas, i Madhëruari thotë:Jeta e kësaj bote nuk është gjë tjetër, vetëm se një përjetim mashtrues. -Jeta në dynja është një kënaqësi që kalohet dhe mbaron, një kohë e shkurtër që përmbush vetëm pak nevoja e dëshira të njeriut. Për këtë arsye, kurrë nuk duhet të mashtrohesh dhe të gjesh prehje tek ajo. Ata që e gjejnë kënaqësinë vetëm tek jeta e dynjasë janë njerëzit e dobët, të cilët mashtrohen lehtë nga Shejtani. Në vijim, i Madhëruari na urdhëron që të garojmë drejt faljes së Tij, drejt kënaqësisë dhe Xhenetit të Tij. Ai thotë:
57:21Page 540
سَابِقُوٓاْ إِلَىٰ مَغۡفِرَةٖ مِّن رَّبِّكُمۡ وَجَنَّةٍ عَرۡضُهَا كَعَرۡضِ ٱلسَّمَآءِ وَٱلۡأَرۡضِ أُعِدَّتۡ لِلَّذِينَ ءَامَنُواْ بِٱللَّهِ وَرُسُلِهِۦۚ ذَٰلِكَ فَضۡلُ ٱللَّهِ يُؤۡتِيهِ مَن يَشَآءُۚ وَٱللَّهُ ذُو ٱلۡفَضۡلِ ٱلۡعَظِيمِ ٢١
Race [i.e., compete] toward forgiveness from your Lord and a Garden whose width is like the width of the heavens and earth, prepared for those who believed in Allāh and His messengers. That is the bounty of Allāh which He gives to whom He wills, and Allāh is the possessor of great bounty.
Shpejtoni që të fitoni faljen prej Zotit tuaj dhe Xhenetin, gjerësia e të cilit është sa gjerësia e qiellit dhe e Tokës... -Kjo arrihet duke plotësuar ato që Zoti i ka bërë si sebep për falje gjynahesh, si: pendimi i sinqertë, kërkimi i faljes në mënyrë të rregullt, largimi nga gjynahet dhe çdo shteg që të shpie te gjynahet. Ajo arrihet, gjithashtu, duke nxituar në kënaqësinë e Allahut nëpërmjet veprave të mira dhe duke i dhënë rëndësi në mënyrë të vazhdueshme çdo gjëje që e kënaq Allahun. Gjithmonë duhet të përpiqesh për të qenë në shkallën më të lartë të ihsan-it qoftë në drejtim të adhurimit të Allahut, qoftë në drejtim të bamirësisë ndaj krijesave. Më pas, i Madhëruari tregon veprat që e bëjnë të mundur këtë mirësi të madhe:...dhe që është përgatitur për ata që i besojnë Allahut dhe të dërguarve të Tij! -Besimi tek Allahu dhe profetët e Tij nënkupton bindjen ndaj porosive të tyre, ku bëjnë pjesë themelet e fesë dhe degëzimet e saj.Ai është mirësia e Allahut, që ia jep kujt të dojë. Allahu është Dhurues i madh. -Shpjegimi i qartë i këtyre çështjeve është mirësi e Allahut, që ia jep atij që Ai dëshiron. Në Kur'an, i Madhëruari qartësoi rrugën që të çon në Xhenet dhe rrugët që të çojnë në Xhehenem. Mundësia për t’i kuptuar e mësuar këto rrugë është mirësi e Allahut, të cilën Ai ia jep kujt të dëshirojë. Edhe shpërblimi i madh i Allahut është një dhuratë që Ai ia jep kujt të dëshirojë. Këto janë nga mirësitë më të mëdha të Allahut mbi robërit e Tij. Allahu është Zotërues i mirësive të mëdha. Atë askush nuk mund ta lavdërojë ashtu siç e meriton. Ai qoftë i lavdëruar ashtu si e ka lavdëruar vetë Veten e Tij! Allahu qëndron shumë më lart sesa lavdërimet që i bëjnë robërit e Tij.
57:22Page 540
مَآ أَصَابَ مِن مُّصِيبَةٖ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَلَا فِيٓ أَنفُسِكُمۡ إِلَّا فِي كِتَٰبٖ مِّن قَبۡلِ أَن نَّبۡرَأَهَآۚ إِنَّ ذَٰلِكَ عَلَى ٱللَّهِ يَسِيرٞ ٢٢
No disaster strikes upon the earth or among yourselves except that it is in a register1 before We bring it into being - indeed that, for Allāh, is easy -
Allahu i Madhëruar na tregon në këto ajete për kaderin e Tij, që përfshin gjithçka e çdo çështje:Nuk ndodh asnjë sprovë në Tokë e as në veten tuaj, që të mos jetë (e rregjistruar) në Libër para se të ndodhë. Kjo për Allahun është e lehtë. -Këtu bëhet fjalë për të gjithë sprovat që bien mbi krijesat, qofshin në formë mirësie apo fatkeqësie. Të gjitha janë shënuar në librin Leuhi Mahfudh, të vogla e të mëdha. Kjo është vërtet madhështore, që nuk mund ta perceptojnë mendjet dhe që i çorodit edhe më të mençurit. Por, gjithsesi, ajo për Allahun është e lehtë. Allahu i Lartësuar i njoftoi robërit e Tij për këtë të vërtetë, që ata të jenë të qartë, të kthjellët dhe të dinë si të veprojnë e sillen në çdo situatë. Ata duhet të mos trishtohen dhe të mos humbasin tërësisht shpresat nëse u ikën ndonjë mirësi, të cilën aq shumë e kanë dashur. Për t’ia lehtësuar vetes diçka të tillë, le të kujtojnë se kështu ka qenë e shkruar në Leuhi Mahfudh, prandaj do të kryhej se s’bën dhe ishte e pamundur që të shmangej apo të ndalej. Por edhe të mos gëzohen shumë, të shfrenuar e me arrogancë, për atë që Allahu u ka dhuruar. Për këtë, thjesht le të kujtojnë se asgjë nuk e kanë arritur me forcën dhe aftësinë e tyre, por vetëm me mirësinë dhe bujarinë e Allahut të Lartësuar. Kështu që, le të punojnë për t’i shprehur Atij mirënjohjen dhe lavdinë që e meriton! Le ta falënderojë Dhuruesin e çdo të mire dhe Shpëtuesin nga çdo e keqe, Allahun e Lartësuar!
57:23Page 540
لِّكَيۡلَا تَأۡسَوۡاْ عَلَىٰ مَا فَاتَكُمۡ وَلَا تَفۡرَحُواْ بِمَآ ءَاتَىٰكُمۡۗ وَٱللَّهُ لَا يُحِبُّ كُلَّ مُخۡتَالٖ فَخُورٍ ٢٣
In order that you not despair over what has eluded you and not exult [in pride] over what He has given you. And Allāh does not like everyone self-deluded and boastful -
Kështu, të mos dëshpëroheni tepër për atë që ju ka kaluar, e as të mos gëzoheni tepër(e të mburreni)me atë që Ai ju ka dhënë. Allahu, me të vërtetë, nuk e do asnjë arrogant, që u lavdërohet të tjerëve,... -Allahu nuk i do ata që janë mendjemëdhenj të vrazhdë, që mburren e fryhen me mirësitë që i ka dhënë Ai, sikur t’i kenë fituar vetë ato, me forcën e aftësië e tyre. Në vend që t’ua shtojnë nënshtrimin dhe modestinë, ato mirësi i bëjnë të kalojnë kufijtë edhe më shumë, të harrohen edhe më shumë në gjynahe e shkujdesje, sikurse thotë i Madhëruari: “Kur njeriun e godet ndonjë e keqe, ai na lutet Neve. Por, kur Ne i japim ndonjë të mirë, ai thotë: “Këtë e kam arritur në saje të diturisë sime!” Jo! Ajo është veçse një sprovë, por shumica prej tyre nuk e dinë.” [Zumer 49].
57:24Page 540
ٱلَّذِينَ يَبۡخَلُونَ وَيَأۡمُرُونَ ٱلنَّاسَ بِٱلۡبُخۡلِۗ وَمَن يَتَوَلَّ فَإِنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلۡغَنِيُّ ٱلۡحَمِيدُ ٢٤
[Those] who are stingy and enjoin upon people stinginess. And whoever turns away1 - then indeed, Allāh is the Free of need, the Praiseworthy.
...Që tregohet koprrac dhe po për koprraci i porosit njerëzit. -Ata bëjnë dy gjëra të shëmtuara, vetëm njëra prej të cilave do të mjaftonte për të kuptuar ligësinë e shpirtit të tyre: janë koprracë, duke mos kryer detyrimet që u takojnë, dhe porosisin edhe të tjerët për koprraci. Nuk u mjafton që janë vetë koprracë, por inkurajojnë edhe të tjerët me fjalë e me vepra që të përvetësojnë këtë ves të ulët dhe të shëmtuar. Këto veprime janë mosbindje ndaj Allahut dhe devijim nga rruga e Tij. Por ata që refuzojnë t’i binden Allahut do të dëmtojnë veçse vetveten dhe aspak Allahun e Madhëruar, i Cili thotë:E kush kthen shpinën(porosive të Zotit), le ta dijë se Allahu është i Pasur e i Lavdëruar. -Allahu është i Pasur dhe nuk ka nevojë për askënd. Ai ka pushtetin dhe sundimin e qiejve dhe të Tokës. Është Ai që u jep pasuri robërve të Tij, duke i kënaqur e ngopur ata me gjërat që u mundëson. Ai është El Hamidu - i Lavdëruari, që ka çdo emër të bukur e çdo cilësi të plotë. Emrat, cilësitë dhe veprat e Tij janë të bukura dhe të plota, për të cilat meriton lavdërimin, mirënjohjen dhe madhërimin.
57:25Page 541
لَقَدۡ أَرۡسَلۡنَا رُسُلَنَا بِٱلۡبَيِّنَٰتِ وَأَنزَلۡنَا مَعَهُمُ ٱلۡكِتَٰبَ وَٱلۡمِيزَانَ لِيَقُومَ ٱلنَّاسُ بِٱلۡقِسۡطِۖ وَأَنزَلۡنَا ٱلۡحَدِيدَ فِيهِ بَأۡسٞ شَدِيدٞ وَمَنَٰفِعُ لِلنَّاسِ وَلِيَعۡلَمَ ٱللَّهُ مَن يَنصُرُهُۥ وَرُسُلَهُۥ بِٱلۡغَيۡبِۚ إِنَّ ٱللَّهَ قَوِيٌّ عَزِيزٞ ٢٥
We have already sent Our messengers with clear evidences and sent down with them the Scripture and the balance that the people may maintain [their affairs] in justice. And We sent down iron, wherein is great military might and benefits for the people, and so that Allāh may make evident those who support Him and His messengers unseen. Indeed, Allāh is Powerful and Exalted in Might.
Ne i çuam të dërguarit Tanë me shenja të qarta... -Profetët u dërguan me shenja të qarta, që dëshmonin vërtetësinë e tyre dhe të Shpalljes që përcillnin prej Allahut të Madhëruar.dhe Ne u shpallëm atyre Librin dhe drejtësinë,... -Fjala ‘Librin’ ka për qëllim të gjithë librat që Allahu i Madhëruar u shpalli profetëve, si udhëzues për krijesat. Këta libra do të ishin të mjaftueshëm për të mësuar e zbuluar gjithçka që u sjell dobi njerëzve në jetën dhe fenë e tyre. Allahu i Madhëruar u dhuroi profetëve edhe ‘el mizan’, pra, drejtësinë në fjalë dhe në vepra. Feja që sollën të gjithë profetët ka qenë drejtësi, barazi e mbarësi në çdo urdhër dhe në çdo ndalesë të vendosur. Ato janë ligjet më të përkryera, që rregullojnë marrëdhëniet mes krijesave. Drejtësia është baza e çdo dispozite të ligjëruar nga Zoti, në të gjitha fushat e ligjit, si dënimet për krimin, kompensimin, trashëgiminë etj. Qëllimi i Librit dhe drejtësisë është:...që njerëzit t’i përmbahen së drejtës. -Që njerëzit të veprojnë drejt kur të përmbushin detyrimet e fesë dhe të jetës së përditshme, sepse kështu do të kenë shumë mirësi. Ky ajet tregon se të gjithë profetët kanë patur themel të përbashkët të ligjit: vendosjen e drejtësisë, edhe pse mund të ketë patur ndryshime të caktuara në fusha të ndryshme të zbatimit të kësaj drejtësie, në varësi të kohës, vendeve dhe gjendjes së popujve.Ne e kemi zbritur edhe hekurin, i cili është i fortë dhe i dobishëm për njerëzit... -Me hekurin prodhohen mjetet luftarake, si armë, mburoja etj. Por ai ka edhe dobi të tjera për njerëzit. Për shembull, prej tij bëhen mjetet e punës, madje mund të thuhet se hekuri gjen përdorim thuajse në çdo fushë....për t’u dalluar qartë para Allahut se kush e ndihmon Atë dhe të dërguarit e Tij duke i besuar të fshehtës. -Me Shpalljen që solli dhe me forcën e hekurit që vendosi në Tokë, Allahu i Madhëruar dëshiron që t’i sprovojë njerëzit, derisa të dallohen qartë ata që ndihmojnë fenë dhe profetët e Tij, thjesht duke besuar të fshehtën. Besimi në të fshehtën është besimi i vërtetë, ndërsa veprat e ndërtuara mbi këtë besim janë vepra të mira e të pranueshme. Nga ana tjetër, të besosh atëherë kur do të ndodhë Kijameti dhe çdo gjë do të shfaqet haptazi, është besim i pavlefshëm, që nuk merret për bazë. Ata që e besojnë të fshehtën i përmirësojnë veprat e tyre, duke u nënshtruar sipas Librit dhe duke e përdorur forcën e hekurit me drejtësinë e kërkuar nga Zoti. Pikërisht këta e kalojnë provimin dhe fitojnë shpërblimin.Allahu është i Fuqishëm e Ngadhnjimtar. -Asgjë dhe askush nuk mund t’i shpëtojë apo t’i fshihet Allahut. Fuqinë e Tij e dëshmon edhe hekuri, të cilin Ai e ka zbritur për t’u prodhuar gjithëfarëlloj mjetesh të fuqishme. Allahu është i Plotfuqishëm të triumfojë mbi të gjithë armiqtë e Tij, por Ai dëshiron t’i sprovojë të dashurit e Tij me armiqtë e Tij, që të sipkasin ata që e besojnë të fshehtën dhe ndihmojnë fenë dhe profetët e Tij. Allahu i përmend bashkë Librin dhe hekurin, sepse Ai do ta ndihmojë fenë e Tij me të dyja mjetet. Ai e qartëson të vërtetën e Tij me Libër, pra, me argumente të pakundërshtueshme, por Ai do ta ndihmojë fenë e Tij edhe me forcën e shpatës së hekurt. Që të dy mjetet, qoftë Libri, qoftë forca e hekurit, do të veprojnë me drejtësi dhe për të vendosur drejtësinë. Kështu do të shfaqet qartë urtësia absolute e Allahut dhe përsosmëria e fesë së Tij, të cilën Ai e vendosi nëpërmjet profetëve të Tij. Pasi u përmendën profetët në përgjithësi, përmenden në mënyrë të veçantë dy nga profetët më të zgjedhur të Tij, Nuhu dhe Ibrahimi (a.s.). Allahu i Madhëruar vendosi profetësinë në pasardhësit e tyre, duke i bërë ata etër të profetëve vijues.
57:26Page 541
وَلَقَدۡ أَرۡسَلۡنَا نُوحٗا وَإِبۡرَٰهِيمَ وَجَعَلۡنَا فِي ذُرِّيَّتِهِمَا ٱلنُّبُوَّةَ وَٱلۡكِتَٰبَۖ فَمِنۡهُم مُّهۡتَدٖۖ وَكَثِيرٞ مِّنۡهُمۡ فَٰسِقُونَ ٢٦
And We have already sent Noah and Abraham and placed in their descendants prophethood and scripture; and among them is he who is guided, but many of them are defiantly disobedient.
Ne i zgjodhëm Nuhun dhe Ibrahimin si të dërguar dhe mes pasardhësve të tyre vendosëm profetësinë dhe Librin. -Profetët e parë dhe të fundit, të gjithë kanë qenë prej pasardhësve të Nuhut (a.s.) dhe Ibrahimit (a.s.). Të gjithë librat iu shpallën profetëve pasardhës të këtyre dy profetëvë të mëdhenj.Prej tyre pati të udhëzuar në Rrugën e Drejtë, por shumë prej tyre kanë qenë të shfrenuar. -Prej popujve ku u dërguan këta profetë, pati të udhëzuar, të cilët e pranuan ftesën e profetëve të tyre dhe u nënshtruan për të punuar sipas urdhrave e porosive që ata dhanë. Megjithatë, shumica e tyre ishin njerëz të prishur, sikurse thotë i Madhëruari: “Shumica e njerëzve nuk do të jenë besimtarë, sado të ngulësh këmbë ti.” [Jusuf 103].
Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences