As-Sa'di · Tafsir · in Albanian
القيامة
Al-Qiyamah
The Resurrection · Meccan · 40 ayahs
Betohem në Ditën e Kijametit. -Allahu i Madhëruar betohet në ditën e ringjalljes së krijesave, pas vdekjes së tyre. Ai betohet në ditën e daljes së njerëzve nga varret e tyre, për të qëndruar në pritje të llogarisë para Zotit të botëve.
75:2Page 577
وَلَآ أُقۡسِمُ بِٱلنَّفۡسِ ٱللَّوَّامَةِ ٢
And I swear by the reproaching soul1 [to the certainty of resurrection].
Betohem në shpirtin shumë qortues. -Këtu është fjala për të gjithë shpirtrat, të mirët dhe të këqijtë. Shpirti është quajtur ‘qortues’, sepse ai është vazhdimisht qortues dhe ndryshon nga një gjendje në një gjendje tjetër. Ai nuk qëndron asnjëherë në një gjendje të vetme. Ai është cilësuar qortues, edhe sepse në momentin e vdekjes ai e qorton bartësin e tij për veprat që ka bërë. Madje, shpirti i besimtarit e qorton bartësin e tij edhe në jetën e dynjasë, për gabimet dhe mangësitë e tij, për lëshimet në ndonjë detyrim, si edhe për ndonjë pakujdesi. Allahu i Madhëruar është betuar në Ditën e Gjykimit për të përforcuar vërtetësinë e saj, se ajo nuk ka dyshim që do të ndodhë. Ai është betuar, gjithashtu, edhe në ata mbi të cilët do të ekzekutohet shpërblimi ose ndëshkimi me drejtësi. Pastaj i Madhëruari na tregon se, gjithsesi, disa kryeneçë do ta mohojnë Ditën e Gjykimit dhe vërtetësinë e saj. Ai thotë:
75:3Page 577
أَيَحۡسَبُ ٱلۡإِنسَٰنُ أَلَّن نَّجۡمَعَ عِظَامَهُۥ ٣
Does man think that We will not assemble his bones?
A mendon njeriu se Ne nuk do t’ia bashkojmë sërish eshtrat atij? -Disa njerëz dyshojnë në faktin se Zoti do t’ua bashkojë rishtaz eshtrat pas vdekjes, për t’i sjellë në një krijim të ri, sikurse thuhet në një ajet tjetër: “Ai na sjell shembull, duke harruar krijimin e vet, dhe thotë: “Dhe Ai (njeriu) bën krahasime për Ne dhe e harron se si është krijuar. Ai thotë: “Kush i ngjall eshtrat pasi të jenë kalbur? “Thuaj: “Do t'i ngjallë Ai që i krijoi për herë të parë. Ai, për çdo krijim, është i Gjithëditur. Ai nxjerr për ju zjarrin prej drurit të gjelëbr dhe ja, ju prej tij (drurit) ndizni (zjarre)”. A nuk mundet Ai, që krijoi qiejt e tokën t'i rikrijojë ata (njerëzit)? Po, Ai është Krijuesi, i Gjithëdituri. Kur Ai dëshiron diçka, mjafton vetëm të thotë: “Bëhu!” Dhe ajo menjëherë bëhet. I madhëruar qoftë Ai në dorën e të Cilit është pushteti mbi gjithçka! Dhe vetëm tek Ai do të ktheheni ju (për tu gjykuar dhe shpërblyer me drejtësi).”. [Ja Sin, 78 - 83]. Nga injoranca dhe arroganca e tyre, disa njerëz mendojnë si të pamundur për fuqinë dhe pushtetin e Zotit që Ai të realizojë diçka të tillë. Sipas tyre, është e pamundur që Zoti ta krijojë trupin e njeriut ashtu si ishte më parë. Por i Madhëruari e i Plotpushtetshmi thotë:
75:4Page 577
بَلَىٰ قَٰدِرِينَ عَلَىٰٓ أَن نُّسَوِّيَ بَنَانَهُۥ ٤
Yes. [We are] Able [even] to proportion his fingertips.
Përkundrazi, Ne jemi të Plotpushtetshëm ta rikrijojmë sikurse ka qenë, deri te mollëzat e gishtave të tij -Allahu është i Plotpushtetshëm që t’i krijojë njerëzit ashtu siç i krijoi herën e parë, deri edhe majat e gishtave e të kockave të tyre. Pra, Ai është i Plotpushtetshëm ta krijojë trupin e robit nga e para, me të gjitha imtësitë e tij.
75:5–6Page 577
بَلۡ يُرِيدُ ٱلۡإِنسَٰنُ لِيَفۡجُرَ أَمَامَهُۥ ٥
But man desires to continue in sin.1
يَسۡـَٔلُ أَيَّانَ يَوۡمُ ٱلۡقِيَٰمَةِ ٦
He asks, "When is the Day of Resurrection?"
Por njeriu dëshiron të vazhdojë edhe më tej në gjynahe e pyet: “Kur është Dita e Kijametit?!” -Mohimi i këtyre të mjerëve nuk vjen për shkak të mungesës së fakteve që dëshmojnë për të, por sepse synimi dhe dëshira e tyre është thjesht mohimi i ringjalljes. El fuxhur është mohim me vetëdije. Në vijim, Allahu i Lartësuar tregon pamje të ndryshme nga Dita e Gjykimit.
Kur shikimi të tmerrohet… -Kur të ndodhë Kijameti, shikimet do të ngrijnë nga tmerri, sikurse thotë i Madhëruari në një ajet tjetër: “Kurrsesi mos mendo se Allahu është i pakujdesshëm ndaj veprimeve të keqbërësve! Ai vetëm është duke u dhënë afat deri në Ditën, kur sytë të shtangen nga tmerri. Ata janë duke vrapuar me kokat lart, me sytë e tyre të hapur e të papulitur me zemrat e tyre të zbrazëta.”. [Ibrahim 42, 43].
…kur Hëna të fshihet… - Drita e Hënës do të shuhet.
…dhe Dielli e Hëna të bashkohen… -Ata nuk janë bashkuar asnjëherë me njëri-tjetrin, që kur Zoti i krijoi. Por Ditën e Gjykimit Zoti do t’i bashkojë ata. Dielli do të mbështillet e drita e tij do të zhduket, ashtu si edhe drita e hënës. Pastaj ata të dy do të hidhen në zjarrin e Xhehenemit, që robërit të shohin se Dielli e Hëna ishin thjesht dy krijesa të Zotit, të nënshtruara ndaj Tij. Në këtë mënyrë, kush ka adhuruar Diellin dhe Hënën do të bindet se ka qenë i mashtruar dhe mashtrues.
75:10Page 577
يَقُولُ ٱلۡإِنسَٰنُ يَوۡمَئِذٍ أَيۡنَ ٱلۡمَفَرُّ ١٠
Man will say on that Day, "Where is the [place of] escape?"
…atë ditë, njeriu do të thotë: “Ku të futem!” -Kur njeriu të shohë këtë ngjarje të frikshme, do të mendojë për shpëtim, duke thënë: “Ku të shkoj? Si mund të shpëtoj nga kjo që po ndodh?”
75:11–12Page 577
كـَلَّا لَا وَزَرَ ١١
No! There is no refuge.
إِلَىٰ رَبِّكَ يَوۡمَئِذٍ ٱلۡمُسۡتَقَرُّ ١٢
To your Lord, that Day, is the [place of] permanence.
Jo, nuk ka se ku të futet! Atë ditë, vetëm te Zoti yt është kthimi. -Nuk ka asnjë strehë mbrojtëse, përveçse tek Allahu. Përfundimi i të gjithëve është para Allahut. Të gjithë robërit, pa përjashtim, do të grumbullohen para të Gjithëpushtetshmit. Askush nuk do të ketë mundësi të fshihet apo t’i shmanget Atij. Të gjithë do të mblidhen bashkë, për t’u shpërblyer sipas veprave që kanë bërë.
75:13Page 577
يُنَبَّؤُاْ ٱلۡإِنسَٰنُ يَوۡمَئِذِۭ بِمَا قَدَّمَ وَأَخَّرَ ١٣
Man will be informed that Day of what he sent ahead1 and kept back.2
Atë ditë, njeriu do të njihet me atë që ka bërë dhe me atë që ka lënë pa bërë. -Ditën e Gjykimit do të paraqiten të gjitha punët e njeriut, të mirat e të këqijat, të parat dhe të fundit, dhe ai nuk mund të mohojë asnjë prej tyre. Ai do të jetë i vetëdijshëm për to dhe do të pranojë gjithçka. Thotë i Madhëruari:
75:14–15Page 577
بَلِ ٱلۡإِنسَٰنُ عَلَىٰ نَفۡسِهِۦ بَصِيرَةٞ ١٤
Rather, man, against himself, will be a witness,1
وَلَوۡ أَلۡقَىٰ مَعَاذِيرَهُۥ ١٥
Even if he presents his excuses.
Madje, njeriu do të jetë dëshmitar i vetvetes, edhe nëse paraqet arsyetime. -Ai mund ta gjykojë veten e vet, edhe nëse mund të hedhë justifikime, të cilat janë të papranueshme dhe të pavlefshme. Vetë robi do të pranojë çdo punë që ka bërë dhe do të dëshmojë për vërtetësinë e saj, sikurse thotë i Madhëruari në një ajet tjetër: “Lexo librin tënd, sot mjafton të jesh vetë llogaritës i vetvetes”. [Isra 14]. Edhe nëse ai kërkon të mohojë ose të justifikohet për atë që ka bërë, kjo do të jetë e pavlefshme, sepse do të jenë vetë dëgjimi, shikimi dhe të gjitha gjymtyrët e tij që do të dëshmojnë se ç’ka bërë. Mundësia për të rregulluar diçka tashmë ka përfunduar dhe çdo përpjekje është e padobishme, siç thuhet në këtë ajet: “Kështu atë ditë atyre që bënë padrejtësi, asnjë pendesë nuk u bën dobi e as që kërkohet të arsyetohen.” [Rum 57].
75:16Page 577
لَا تُحَرِّكۡ بِهِۦ لِسَانَكَ لِتَعۡجَلَ بِهِۦٓ ١٦
Move not your tongue with it, [O Muḥammad], to hasten with it [i.e., recitation of the Qur’ān].
Ti mos u ngut me gjuhë, që ta këndosh atë sa më shpejt,… -Kur meleku Xhibril (a.s.) i përcillte Shpalljen e Zotit, Profeti (a.s.) nxitonte të përsëriste fjalët e saj, ndërkohë që Xhibrili (a.s.) ende nuk kishte përfunduar së lexuari të gjithë mesazhin. Profeti (a.s.) e bënte këtë me qëllim që ta fiksonte menjëherë atë dhe të mos e harronte. Por i Madhëruari e këshilloi që të mos vepronte ashtu, sikurse thotë në një ajet tjetër: “I lartësuar qoftë Allahu, Sunduesi i vërtetë! Mos nxito (o Muhamed!) për ta lexuar Kur’anin para se të përfundojë shpallja e tij dhe thuaj: “Zoti im, më shto dituri!” [Ta Ha 114]. Ndërsa këtu, i Lartësuari thotë: “Ti mos u ngut me gjuhë, që ta lexosh atë sa më shpejt!”, sepse është Allahu i Madhëruar Ai që do të mundësojë që Profeti i Tij ta mësojë dhe lexojë Kur'anin e çmuar. Është Allahu që do ta ngulisë atë në gjoksin e Profetit të Tij, siç thotë më tej:
75:17Page 577
إِنَّ عَلَيۡنَا جَمۡعَهُۥ وَقُرۡءَانَهُۥ ١٧
Indeed, upon Us is its collection [in your heart] and [to make possible] its recitation.
…sepse e kemi Ne detyrë se si do të ngulitet dhe lexohet ai! -Kuptimi: Përpjekja dhe nxitimi yt për të përsëritur vjen nga frika se mos e harron dhe nuk e fikson mirë mesazhin në zemrën tënde, por kur Allahu të siguron që nuk do të ketë harresa dhe ngatërresa në këtë drejtim, atëherë nuk ke nevojë më që të kryesh diçka të tillë.
75:18Page 577
فَإِذَا قَرَأۡنَٰهُ فَٱتَّبِعۡ قُرۡءَانَهُۥ ١٨
So when We have recited it [through Gabriel], then follow its recitation.
Pasi të ta kemi kumtuar atë, atëherë fillo ti! -Kuptimi: Vetëm pasi Xhibrili (a.s.) të ketë mbaruar së kënduari Shpalljen Tonë për ty, atëherë mund ta lexosh atë. Pastaj është vetë i Madhëruari që do të ta mësojë ty kuptimin e kësaj Shpalljeje:
Pastaj e kemi Ne për detyrë që ta sqarojmë atë. -Kështu, i Madhëruari premton se do ta ruajë tekstin e Kur'anit nga ndryshimet, tjetërsimet apo nga harresa, madje do të ruajë edhe shpjegimin e tij të saktë. Kjo është grada më e lartë e sigurisë dhe e ruajtjes. Pas kësaj këshille nga Zoti i tij, Muhamedi (a.s.) e dëgjonte Xhibrilin deri në fund, dhe pastaj vijonte ta lexonte ai këndimin e Kur'anit. Ky ajet na mëson, gjithashtu, diçka rreth e dukatës së marrjes dhe nxënies së diturisë. Kështu, nxënësi nuk duhet të nxitohet dhe t’i ndërhyjë mësuesit, para se ai të mbarojë së shpjeguari dhe shtjelluari temën e mësimit. Vetëm pasi të ketë mbaruar mësuesi, nxënësi mund të pyesë për ato gjëra që i ka të paqarta. Gjithashtu, nxënësi nuk duhet të nxitohet në nxjerrjen e konkluzioneve, kur mësuesi ende nuk ka përfunduar mirë shpjegimin e mësimit. Vetëm pasi mësuesi të ketë mbaruar me shtjellimin e çështjes, atëherë nxënësi mund t’i ketë gjërat më të qarta, për të nxjerrë një konkluzion të saktë. Ajeti dëshmon, gjithashtu, se Profeti (a.s.), ashtu sikurse ia mësoi umetit të tij tekstin, leximin dhe këndimin e e Kur'anit, po ashtu u mësoi atyre edhe kuptimin dhe shpjegimin e saktë të tij.
75:20–21Page 578
كـَلَّا بَلۡ تُحِبُّونَ ٱلۡعَاجِلَةَ ٢٠
No! But you [i.e., mankind] love the immediate
وَتَذَرُونَ ٱلۡأٓخِرَةَ ٢١
And leave [i.e., neglect] the Hereafter.
Por ju doni këtë të ngutshmen dhe e lini pas dore atë të ardhmen. -Kuptimi: Ajo që ju bën të jeni të shkujdesur dhe që t’i ktheni shpinën kujtimit të Zotit dhe këshillave të Tij është pikërisht dashuria juaj e madhe për këtë dynja. Ju punoni pa u lodhur për kënaqësitë dhe bukuritë e saj, për të përmbushur epshet dhe dëshirat tuaja. Dashuria për të ju bën që t’i jepni përparësi asaj dhe ta lini punën për fitimin e mirësive të premtuara nga Zoti në ahiret. Ju parapëlqeni dynjanë, sepse kënaqësitë dhe bukuritë e saj shijohen shpejt dhe njeriu është i nxituar dhe e do të shpejtën. Ndërsa mirësitë e ahiretit vonohen, edhe pse janë të përjetshme e të pafundme. Ju shpërfillni punën për ahiretin, a thua se nuk jeni krijuar për të, por për t’u përjetësuar në dynja. E trajtoni këtë dynja të shkurtër sikur të jetë ajo vendi i përjetësisë, për të cilën ia vlen të shpenzosh çdo gjë të vyer dhe që të luftosh natën e ditën. Kështu, ju e transformoni realitetin dhe i përmbysni qëllimet tuaja, për të shkaktuar dëshpërimin dhe shkatërrimin e vetvetes. Nëse do t’i jepni përparësi ahiretit kundrejt dynjasë dhe të vështroni me kujdes përfundimin e punëve, do të fitoni shumë mirësi, pa asnjë humbje, dhe do të arrini lumturinë e përhershme, që nuk e prish asnjë trishtim. Pastaj i Lartësuari përmend disa gjëra, të cilat mund të na nxisin për t’i dhënë përparësi ahiretit. Ai na tregon shpërblimin e ahiretit për të mirët, duke thënë:
Atë ditë do të ketë fytyra të ndritura… -Fytyrat do të jenë të bukura, të shndritshme, të këndshme dhe vezulluese, prej lumturisë nga mirësitë dhe kënaqësitë që përjetojnë në ahiret. Lumturia dhe kënaqësia shpirtërore reflektohen qartë në fytyrat e tyre, duke i zbukuruar dhe duke u dhënë një shkëlqim vezullues. E si të mos shkëlqejnë nga lumturia, kur Allahu i lartësuar thotë për ta se:
… Zotin e tyre do të shikojnë. -Ata do të vështrojnë Zotin e tyre, në varësi të gradave ku ndodhen. Do të ketë prej tyre që do ta shohin Allahun çdo ditë, mëngjes e mbrëmje, ashtu si do të ketë që do ta shohin çdo ditë xhumaje. Sidoqoftë, të gjithë ata do të përjetojnë një lumturi të madhe kur të vështrojnë Fytyrën e të Madhëruarit dhe bukurinë e Tij mahnitëse, që nuk i përngjan asgjëje. Kur të shohin Atë, do të harrojnë çdo mirësi tjetër që i rrethon. Ata do të përjetojnë një lumturi, e cila nuk mund të shprehet dot me fjalë. Kjo do të duket qartë në fytyrat e tyre të shndritshme dhe të ngazëllyera. Kur të shohin Zotin e tyre, këto fytyra do të zbukurohen shumë e më shumë, mbi bukurinë që kanë. E lus Allahun Bujar të na bëjë prej tyre dhe të na bashkojë me ata fatlumë! Ndërsa kur flet për ata që i dhanë përparësi dynjasë kundrejt ahiretit të përjetshëm, Allahu i Madhëruar thotë:
75:24–25Page 578
وَوُجُوهٞ يَوۡمَئِذِۭ بَاسِرَةٞ ٢٤
And [some] faces, that Day, will be contorted,
تَظُنُّ أَن يُفۡعَلَ بِهَا فَاقِرَةٞ ٢٥
Expecting that there will be done to them [something] backbreaking.
Atë ditë do të ketë edhe fytyra të zymta, që presin atë(Dënim të ashpër)që të thyen kurrizin. -Ato do të jenë të zymta dhe të vrenjtura nga frika, të poshtëruara e të tmerruara nga ndëshkimi i rëndë që i pret.
75:26Page 578
كـَلَّآ إِذَا بَلَغَتِ ٱلتَّرَاقِيَ ٢٦
No! When it [i.e., the soul] has reached the collar bones1
Jo, mos ashtu(në mosbesim)! Kur shpirti t’i arrijë në gropë të fytit,… -Këtu, Allahu i Madhëruar i kujton robërit e Tij me gjendjen e agonisë së vdekjes. Kur shpirti të arrijë në gropë të fytit, atje ku eshtrat e dërrasës së kraharorit afrohen me gurmazin, atëherë gjendja e agonisë vështirësohet shumë dhe njeriu kërkon pak lehtësim dhe qetësi.
…dhe kur të thonë: “Kush do t’i këndojë(ta yshtë)?” -Të pranishmit do të thonë: “Kush do t’i bëjë rukje ose t’i këndojë, për ta shëruar?” Pra, pasi i kanë humbur shpresat nga mjetet e njohura për shërim, ata kërkojnë format fetare të shërimit. Por kur vjen koha e përmbushjes së caktimit të Zotit, ai ekzekutohet e nuk ka kush ta ndalë apo ta kthejë pas. Atëherë robi do të bindet se po ndahet nga dynjaja.
75:28–30Page 578
وَظَنَّ أَنَّهُ ٱلۡفِرَاقُ ٢٨
And he [i.e., the dying one] is certain that it is the [time of] separation
وَٱلۡتَفَّتِ ٱلسَّاقُ بِٱلسَّاقِ ٢٩
And the leg is wound about the leg,1
إِلَىٰ رَبِّكَ يَوۡمَئِذٍ ٱلۡمَسَاقُ ٣٠
To your Lord, that Day, will be the procession.1
Kur ai të bindet se i ka ardhur çasti i ndarjes, ndërkohë që kërcinjtë do t’i bashkohen me njëri-tjetrin, atë ditë, atij i fillon rruga për te Zoti yt. -Gjendja vështirësohet shumë, sepse po nxirret shpirti jashtë trupit, që ishte mësuar brenda tij. Ai nxirret jashtë, për t’u kthyer tek Zoti dhe për t’u shpërblyer për veprat e kryera dhe për të pranuar gjithçka që ka bërë. Ky kujtim për këtë moment të vështirë i nënshtron shpirtrat që të ndjekin rrugën e shpëtimit të tyre dhe t’i largohen rrugëve të shkatërrimit. Megjithatë, kryeneçët mendjemëdhenj, tek të cilët nuk ndikojnë aspak shenjat dhe ajetet e Zotit, vazhdojnë me tejkalimin e kufijve, me gjynahe e poshtërsi.
75:31–33Page 578
فَلَا صَدَّقَ وَلَا صَلَّىٰ ٣١
And he [i.e., the disbeliever] had not believed, nor had he prayed.
وَلَٰكِن كَذَّبَ وَتَوَلَّىٰ ٣٢
But [instead], he denied and turned away.
ثُمَّ ذَهَبَ إِلَىٰٓ أَهۡلِهِۦ يَتَمَطَّىٰٓ ٣٣
And then he went to his people, swaggering [in pride].
Por ai(mosbesimtari)nuk beson dhe as nuk fal namaz, por vetëm mohon dhe kthen shpinën, e pastaj shkon te familja e vet, gjithë fodullëk! -Ata nuk besojnë Allahun, melekët, shpalljet, profetët, Ditën e Gjykimit dhe caktimin e Tij për mirë dhe për keq. Gjithashtu, ata nuk falin namazin, por e konsiderojnë gënjeshtër gjithçka që duhej të besohej dhe u kthejnë shpinën urdhrave e ndalesave të Zotit. Kjo kategori njerëzish nuk kanë drojë nga Zoti i tyre. Ata kthehen në familje të pashqetësuar nga ajo që i pret, siç është qëndrimi para Zotit dhe llogaria e vështirë. Por Allahu i Madhëruar i kërcënon:
75:34–35Page 578
أَوۡلَىٰ لَكَ فَأَوۡلَىٰ ٣٤
Woe to you, and woe!
ثُمَّ أَوۡلَىٰ لَكَ فَأَوۡلَىٰٓ ٣٥
Then woe to you, and woe!
(Atij do t'i thuhet)Mjerë për ty, mjerë! Mjerë për ty, mjerë! -I Madhëruari e përsërit kërcënimin për ta theksuar atë.
75:36Page 578
أَيَحۡسَبُ ٱلۡإِنسَٰنُ أَن يُتۡرَكَ سُدًى ٣٦
Does man think that he will be left neglected?1
A mos mendon njeriu se do të lihet pa dhënë llogari?! -A mendon njeriu se do të lihet i shpërfillur, se nuk do të urdhërohet e të ndalohet, se nuk do të shpërblehet dhe nuk do të ndëshkohet? Ky, sigurisht, është një mendim i gabuar dhe arsyetim jo i saktë. Ky është një vlerësim jo i drejtë për Allahun e Madhëruar dhe për urtësinë e Tij. Më pas, i Madhëruari i kujton njeriut fillimin e krijimit të tij:
75:37–40Page 578
أَلَمۡ يَكُ نُطۡفَةٗ مِّن مَّنِيّٖ يُمۡنَىٰ ٣٧
Had he not been a sperm from semen emitted?
ثُمَّ كَانَ عَلَقَةٗ فَخَلَقَ فَسَوَّىٰ ٣٨
Then he was a clinging clot, and [Allāh] created [his form] and proportioned [him]
فَجَعَلَ مِنۡهُ ٱلزَّوۡجَيۡنِ ٱلذَّكَرَ وَٱلۡأُنثَىٰٓ ٣٩
And made of him two mates, the male and the female.
أَلَيۡسَ ذَٰلِكَ بِقَٰدِرٍ عَلَىٰٓ أَن يُحۡـِۧيَ ٱلۡمَوۡتَىٰ ٤٠
Is not that [Creator] Able to give life to the dead?
A nuk vjen ai (njeriu) nga një pikë lëngu, që hidhet me forcë, e pastaj bëhet gjak i trashë, që Ai(Zoti) e krijon dhe e përsos. Dhe, prej atij(uji), Ai krijon mashkullin dhe femrën?! A nuk është Ai i Plotpushtetshëm për t'i ngjallur të vdekurit?! -Këto janë fazat nëpër të cilat kalon njeriu në barkun e nënës, para se të formohet e të kompletohet nga i Madhëruari. Ai i krijoi njerëzit në çifte, meshkuj e femra. Atëherë, Ai që e krijoi njeriun në këto faza të ndryshme, a nuk është i Plotfuqishëm që t’i ringjallë të vdekurit? Pa dyshim, Ai është i Plotfuqishëm për gjithçka. Këtu përfundon tefsiri i sures Kijame, me mirësinë dhe bujarinë e Allahut të Madhëruar.
Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences