As-Sa'di · Tafsir · in Albanian
الرحمن
Ar-Rahman
The Beneficent · Medinan · 78 ayahs
I Gjithëmëshirshmi! -Allahu i Madhëruar e ka çelur këtë sure me emrin e Tij El Rahman - i Gjithëmëshirshmi. Ky emër është tregues i mëshirës së gjerë, përkujdesjes gjithëpërfshirëse, bamirësisë së pamatë dhe mirësive të Tij të shumta. Më pas, Allahu i Madhëruar përmend konkretisht disa mirësi që vijnë prej mëshirës së Tij. Ato janë mirësi të kësaj dynjaje dhe mirësi të aspektit fetar. Pas përmendjes së çdo mirësie të Tij, ai i nxit njerëzit dhe xhindët që të shprehin mirënjohjen e tyre, duke thënë: “Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!”
Ai ua mësoi Kur'anin. – Allahu u mësoi robërve të Tij tekstin e Kur'anit dhe kuptimet e tij. Ai ua lehtësoi ta mësojnë dhe ta kuptojnë, dhe kjo, pa dyshim, është më e madhja mirësi, me të cilën Allahu mëshiroi robërit e Tij. Ai e shpalli Kur'anin në gjuhën e pastër arabe, me fjalët më të zgjedhura dhe shpjegimin më të bukur. Kur'ani përmban çdo mirësi dhe inkurajon për arritjen e saj, duke treguar rrugët dhe veprat me të cilat fitohet ajo. Ai na sqaron edhe veprat që nuk i do e të cilat janë të dëmshme, duke na ndaluar nga kryerja e tyre.
Ai e krijoi njeriun. - Allahu e përkreu krijimin e njeriut, duke e bërë atë me organizëm të plotë dhe formë të bukur. Ai e dalloi njeriun mbi të gjitha krijesat e tjera edhe me një veçori tjetër:
Ai e mësoi të shprehet qartë. -Allahu e mësoi njeriun si të shprehë atë që ka në shpirtin e tij, me të folur e me të shkruar. Aftësia për të shprehur atë që ndien dhe mendon është nga mirësitë më të mëdha me të cilat Zoti e veçoi njeriun mbi të tjerët.
Dielli dhe Hëna udhëtojnë sipas një përcaktimi të saktë. -Allahu i Madhëruar e krijoi Diellin dhe Hënën dhe i vendosi të lëvizin sipas një rregulli të përcaktuar e të pandryshuar. Këtë e bëri si mëshirë për robërit e Tij dhe si përkujdesje ndaj tyre. Allahu i Madhëruar i vendosi ato në qiell, që nëpërmjet tyre, krijesat të arrijnë shumë dobi, për shembull, të llogarisin vitet, të përcaktojnë kohën dhe afatet në marrëdhëniet mes tyre etj.
Edhe yjet dhe pemët i përulen Atij. -Yjet në qiell dhe pemët në tokë e njohin madhështinë e Zotit të tyre dhe i bien në sexhde Atij, tregohen të bindur dhe i druhen Atij. Ata i nënshtrohen që të shfrytëzohen për atë që Zoti i krijoi, pra, për dobinë e krijesave në Tokë.
55:7Page 531
وَٱلسَّمَآءَ رَفَعَهَا وَوَضَعَ ٱلۡمِيزَانَ ٧
And the heaven He raised and imposed the balance
Qiellin e ngriti lart dhe vendosi drejtësinë... -Allahu i Lartësuar e bëri qiellin si tavan dhe mbrojtës për krijesat në tokë. Ai, gjithashtu, vendosi peshoren e drejtësisë mes robërve të Tij. Kjo përfshin gjithçka nëpërmjet së cilës arrihet drejtësia mes krijesave. Allahu i Lartësuar urdhëroi njeriun që të përllogarisë çdo gjë me saktësi e drejtësi, në pesha dhe matje të ndryshme.
...që ju të mos e shkelni atë. -Allahu e vuri peshoren e drejtësisë që njerëzit të mos kalojnë kufijtë e të mos shkelin të drejtat e njëri-tjetrit. Nëse çështjet do të liheshin të gjykoheshin thjesht sipas logjikës dhe gjykimit të tyre, atëherë do të kishte shumë padrejtësi dhe do të shkatërroheshin qiejt dhe Toka.
55:9Page 531
وَأَقِيمُواْ ٱلۡوَزۡنَ بِٱلۡقِسۡطِ وَلَا تُخۡسِرُواْ ٱلۡمِيزَانَ ٩
And establish weight in justice and do not make deficient the balance.
Prandaj matni me drejtësi e mos hani në peshë! –Peshoni dhe matni me drejtësi, aq sa janë mundësitë tuaja! Kurrë mos pakësoni e të hani në peshë, sepse ky është krim dhe shkelje e kufijve të Zotit.
Tokën e bëri për krijesat. -Allahu i Lartësuar e përshtati Tokën për krijesat, që ato të stabilizohen e të jetojnë normalisht në të. Me madhështinë, dendësinë dhe cilësitë e saj të ndryshueshme, ajo është vendbanimi i tyre, ku mund të ndërtojnë, të mbjellin, të hapin rrugë për të lëvizur, të nxjerrin thesaret e fshehura në të etj., duke plotësuar kështu të gjitha nevojat e tyre. Pastaj i Lartësuari përmend disa nga llojet e sendeve jetike që ka vendosur në tokë:
55:11Page 531
فِيهَا فَٰكِهَةٞ وَٱلنَّخۡلُ ذَاتُ ٱلۡأَكۡمَامِ ١١
Therein is fruit and palm trees having sheaths [of dates]
Në të ka fruta të larmishme: hurma me degët plot... -Te frutat hyjnë të gjitha pemët që japin prodhime, me të cilat njerëzit ushqehen e kënaqen, si: fiku, ulliri, shega, molla, rrushi etj. Më pas përmenden palmat e hurmave, me degët e mbushura plot me fruta, që njerëzit i konsumojnë ose i ruajnë për më vonë.
...Drithëra me gjethe e kërcej(si ushqim për kafshët)dhe rejhan(bimë aromatike). -Drithërat janë bimët me kalli, që shërbejnë edhe si ushqim për kafshët dhe bagëtitë. Këtu hyjnë gruri, elbi, misri, orizi etj. Fjala ‘rejhan’ ndoshta përfshin të gjitha perimet jeshile që konsumojnë njerëzit. Por ka mundësi, gjithashtu, që ‘rejhan’ të jetë vetëm për borzilokun, bimën aromatike të njohur. Në këtë mënyrë, i Madhëruari u kujton robërve mirësinë e aromave të këndshme që u ka mundësuar në tokë, të cilat gëzojnë dhe freskojnë shpirtin e tyre. Pasi përmendi disa nga mirësitë e shumta, të cilat ata i shohin dhe i ndiejnë, Allahu i Madhëruar urdhëron njerëzit e xhindët për të qenë mirënjohës ndaj Tij, duke thënë:
55:13Page 531
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ١٣
So which of the favors of your Lord would you deny?1
Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?! -Cilën nga mirësitë e Zotit, që kanë lidhje me dynjanë ose me fenë, mohoni ju? Sa e bukur ishte përgjigjja e xhindëve, kur dëgjuan Profetin t’u lexonte këto vargje. Sa herë që Profeti (a.s.) vinte te ky ajet, ata thoshin: “Asnjë nga të mirat e Tua nuk mund të mohojmë, o Zoti ynë! Vetëm Ty të takon lavdia dhe mirënjohja!”. Pikërisht kështu duhet të veprojë çdo njeri. Sa herë që atij i lexohen dhe kujtohen mirësitë e Allahut, ai duhet t’ia njohë ato Allahut të Madhëruar, duke e lavdëruar Atë për to.
55:14Page 531
خَلَقَ ٱلۡإِنسَٰنَ مِن صَلۡصَٰلٖ كَٱلۡفَخَّارِ ١٤
He created man from clay like [that of] pottery.
Ai e krijoi njeriun nga deltina e tharë... - Allahu i Madhëruar u tregon robërve gjurmët e pushtetit të Tij absolut dhe krijimit të Tij të përkryer e prefekt. Edhe ky informacion, sigurisht, është ndër mirësitë e shumta që Allahu i Madhëruar u ka bërë robërve . Këtu Allahu i Madhëruar na tregon se e krijoi Ademin (a.s.) babain e njerëzimit prej salsal-it. E krijoi njeriun prej një balte të lagur mirë e mjaftueshëm. Pastaj ajo u tha mirë dhe u bë si qeramikë që lëshon një zë dhe kumbim (salsaletun) si të ishte e pjekur në zjarr.
55:15Page 531
وَخَلَقَ ٱلۡجَآنَّ مِن مَّارِجٖ مِّن نَّارٖ ١٥
And He created the jinn from a smokeless flame of fire.
...kurse xhindët i krijoi nga flaka e zjarrit. -Ndërsa babain e xhindëve, Iblisin e mallkuar, e krijoi nga gjuhët e flakës së pastër, ose asaj flake të përzier me tym. Kjo tregon për superjoritetin dhe mirësinë e bazës nga e cila u krijua njeriu, pra balta e dheu, i cili është i rëndë, i qëndrueshëm, i dobishëm. Ndryshe nga baza e cila u krijuan xhindët, zjarri i cili është i lehtë, i paqëndrueshëm, i keq dhe shkatërrues. Pasi tregoi krijimin e dy të rëndësishmëve dhe lëndën nga e cila i krijoi, informacion ky që konsiderohet si mirësi nga Allahu i Madhëruar për robërit e Tij, vijoi të thotë:
55:16Page 531
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ١٦
So which of the favors of your Lord would you deny?
Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!
55:17–18Page 532
رَبُّ ٱلۡمَشۡرِقَيۡنِ وَرَبُّ ٱلۡمَغۡرِبَيۡنِ ١٧
[He is] Lord of the two sunrises and Lord of the two sunsets.1
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ١٨
So which of the favors of your Lord would you deny?
Zoti i dy lindjeve dhe Zoti i dy perëndimeve. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?! -Allahu i Lartësuar është Zoti i gjithçkaje që ndriçohet nga Dielli, Hëna dhe yjet dhe Zoti i gjithçkaje ku perëndojnë ato. Çdo gjë që ekziston në to janë nën sundimin dhe përkujdesin e Tij. I Madhëruari përmend dy lindje dhe dy perëndime, ndoshta për të përfshirë lindjen dhe perëndimin e diellit në dimër e në verë.
55:19–23Page 532
مَرَجَ ٱلۡبَحۡرَيۡنِ يَلۡتَقِيَانِ ١٩
He released the two seas,1 meeting [one another];
بَيۡنَهُمَا بَرۡزَخٞ لَّا يَبۡغِيَانِ ٢٠
Between them is a barrier so neither of them transgresses.
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ٢١
So which of the favors of your Lord would you deny?
يَخۡرُجُ مِنۡهُمَا ٱللُّؤۡلُؤُ وَٱلۡمَرۡجَانُ ٢٢
From both of them emerge pearl and coral.
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ٢٣
So which of the favors of your Lord would you deny?
Ai i lejoi dy dete që të takohen, Mes të cilëve është një pengesë, që nuk e kapërcejnë. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?! Prej atyre të dyve nxirren margaritarë e korale. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?! -Qëllimi këtu është për ujin e ëmbël dhe ujin e kripur. Ata takohen me njëri-tjetrin kur ujërat e ëmbla hidhen në ujërat e kripura. Me këtë kontakt të vazhdueshëm, ata do të përziheshin me njëri-tjetrin, por Allahu i Lartësuar ka bërë pengesë mes tyre, që asnjëri të mos përzihet me tjetrin, dhe kështu të mos cenohet dobia e secilit. Secili qëndron në gjendjen e vet, që krijesat të përfitojnë prej tyre. Uji i ëmbël përdoret për të pirë nga njerëzit dhe kafshët, ashtu siç shërben për të vaditur bimët. Ndërsa nga i kripuri pastrohet ajri dhe nxirren lloje ushqimi, si peshq etj. Gjithashtu, ai është i përshtatshëm për qëndrimin dhe lëvizjen e anijeve e mjeteve të ndryshme të transportit, siç thotë i Lartësuari në vijim:
55:24–25Page 532
وَلَهُ ٱلۡجَوَارِ ٱلۡمُنشَـَٔاتُ فِي ٱلۡبَحۡرِ كَٱلۡأَعۡلَٰمِ ٢٤
And to Him belong the ships [with sails] elevated in the sea like mountains.
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ٢٥
So which of the favors of your Lord would you deny?
Atij i përkasin anijet që lundrojnë në det dhe që duken si male. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?! -Allahu i Lartësuar i mundësoi anijet për robërit e Tij, të cilat, me lejen e Tij, lundrojnë në det. Është i Gjithëmëshirshmi që ia mundësoi njeriut ndërtimin e mjeteve lundruese në përgjithësi. Shpesh, ato janë aq të mëdha, saqë duken si male të larta. Njerëzit hipin në to dhe nëpërmjet tyre transportojnë mallra për tregti etj. Është Allahu i Lartësuar, Ruajtësi i qiejve dhe tokës, Ai që i ruan ata në hapësirat e frikshme të deteve e oqeaneve. Kjo është, sigurisht, një mirësi e madhe e Allahut, për të cilat duhet lavdëruar dhe falënderuar. Prandaj i Lartësuari thotë përsëri: “Cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:26–28Page 532
كُلُّ مَنۡ عَلَيۡهَا فَانٖ ٢٦
Everyone upon it [i.e., the earth] will perish,
وَيَبۡقَىٰ وَجۡهُ رَبِّكَ ذُو ٱلۡجَلَٰلِ وَٱلۡإِكۡرَامِ ٢٧
And there will remain the Face1 of your Lord, Owner of Majesty and Honor.
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ٢٨
So which of the favors of your Lord would you deny?
Çdo gjë që ndodhet në të ka për t’u zhdukur, E do të mbetet vetëm Fytyra e Zotit tënd, që është i Madhëruar e Bujar. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?! -Çdo gjë në këtë botë: njerëz, xhindë, kafshë etj. do të vdesë dhe do të zhduket. Atëherë do të mbetet vetëm i Gjalli, i Cili nuk vdes. Ai është Dhul Xhelali uel Ikram - Zotëruesi i madhështisë, krenarisë dhe lartësisë, prandaj meriton madhërimin, adhurimin dhe lavdinë e plotë; ashtu siç është Zotëruesi i bujarisë e mëshirës, që përkujdeset e ka mëshirë për çdo krijesë, e në mënyrë të veçantë për të dashurit e Tij, të cilët i ka përzgjedhur mes të tjerëve. Është Allahu, të Cilin adhuruesit e Tij e nderojnë, e respektojnë, e madhërojnë, e duan dhe e lartësojnë. Është Ai tek i Cili besimtarët pendohen dhe kthehen të nënshtruar, është Ai të Cilin të dashurit e Tij e adhurojnë si Një, të Vetëm e të Pashoq.
55:29Page 532
يَسۡـَٔلُهُۥ مَن فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ كُلَّ يَوۡمٍ هُوَ فِي شَأۡنٖ ٢٩
Whoever is within the heavens and earth asks Him; every day He is in [i.e., bringing about] a matter.1
Atij i drejtohet me lutje çfarë është në qiej e në Tokë. -Allahu është i Lartësuar, Jonevojtar dhe i pavarur nga të gjitha krijesat e Tij. Ai është i gjerë në bujarinë dhe bamirësinë e Tij. Të gjitha krijesat janë të varfëra dhe të varura nga Ai. Ato i luten e drejtohen Atij për të gjitha nevojat e tyre. Këtë e shprehin si me gjendjen e tyre, ashtu edhe me fjalë e veprime. Krijesat nuk mund të jenë të pavarura nga Ai për asnjë çast. Allahu i Madhëruar thotë:Në çdo çast, Ai merret me shumë çështje. -Ai pasuron të varfërin, ndihmon nevojtarin, i jep mirësi dikujt e privon një tjetër, merr jetë dhe jep jetë, krenon disa e poshtëron disa të tjerë. Atë nuk e pengon një çështje nga çështjet e tjera. Atë nuk e ngatërrojnë angazhimet e shumta. Atë nuk e lodhin e as e shqetësojnë insistimet e atyre që luten dhe kërkojnë. I lartësuar e i pastër nga çdo e metë e mangësi është Bujari e Dhuruesi! Mirësitë e Tij kanë mbuluar krijesat e qiellit dhe të tokës. Butësia dhe mëshira e Tij ka përfshirë të gjitha krijesat, në çdo vend dhe çast. I lavdëruar e i lartësuar qoftë Allahu, të Cilin nuk e pengojnë gjynahet dhe gabimet e gjynahqarëve, që t’u dhurojë atyre nga mirësitë e Tij. Atë nuk e pengon arroganca e injorantëve, që t’i furnizojë e të përkujdeset për ta, megjithëse ata – me injorancën e tyre - shprehin panevojshmëri për bujarinë dhe mirësinë e Tij, ndërkohë që në realitet janë plotësisht nevojtarë dhe të varur nga Ai. Këto çështje, për të cilat Allahu na tregon se angazhohet çdo ditë, Ai i ka përcaktuar dhe shkruar që në zanafillë. Ai vazhdon t’i realizojë ato në kohën e përcaktuar dhe korrektësisht ashtu si i ka përcaktuar me urtësinë e Tij. Është Allahu që i vendosi si ligjet e funksionimit të gjithësisë së krijuar, ashtu edhe ligjet e fesë. Ai kujdeset për krijesat duke u vendosur atyre Sheriatin, të cilit duhet t’i përmbahen dhe të jetojnë sipas tij. Ai vendosi për ta urdhra e ndalesa, kufij e dispozita, për të cilat do t’i marrë në përgjegjësi Ditën e Gjykimit. Ai vendosi edhe ligjet e krijimit, sipas të cilave Ai kujdeset për krijesat në jetën e kësaj dynjaje, derisa të vijë dita e vdekjes dhe shpërnguljes së tyre në ahiret. Atë ditë do të jetë koha kur do të vihet në zbatim ligji i Tij i shpërblimit me drejtësi. Atë ditë, Ai do t’u paraqesë krijesave drejtësinë, bamirësinë dhe mëshirën e madhe të Tij, nëpërmjet të cilave ato do ta njohin tërësisht dhe do të dëshmojnë se Ai është i Vetëm, i Pakrahasueshëm dhe i Pashembullt në çdo aspekt. Atë ditë krijesat do të zhvendosen nga vendi i provës dhe fatkeqësive, në vendin e shpërblimeve apo shpagimit me drejtësi, në jetën e pasosur. Atë ditë, i Madhëruari do të veçohet dhe angazhohet me zbatimin e ligjit të shpërblimit të Tij për krijesat, prandaj thotë:
55:30Page 532
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ٣٠
So which of the favors of your Lord would you deny?
Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!
55:31–32Page 532
سَنَفۡرُغُ لَكُمۡ أَيُّهَ ٱلثَّقَلَانِ ٣١
We will attend to you, O prominent beings.1
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ٣٢
So which of the favors of your Lord would you deny?
Ne do të merremi veçmas me ju, o dy të rëndësishmit(njerëz e xhinde). Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?! -Ne do të merremi në mënyrë të veçantë me ju, o njerëz dhe xhindë, duke ju llogaritur dhe duke ju dhënë shpërblimin për veprat që bëni në jetën e dynjasë.
55:33–34Page 532
يَٰمَعۡشَرَ ٱلۡجِنِّ وَٱلۡإِنسِ إِنِ ٱسۡتَطَعۡتُمۡ أَن تَنفُذُواْ مِنۡ أَقۡطَارِ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ فَٱنفُذُواْۚ لَا تَنفُذُونَ إِلَّا بِسُلۡطَٰنٖ ٣٣
O company of jinn and mankind, if you are able to pass beyond the regions of the heavens and the earth, then pass. You will not pass except by authority [from Allāh].
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ٣٤
So which of the favors of your Lord would you deny?
O turma e xhindeve dhe e njerëzve, nëse keni mundësi të dilni përtej kufijve të qiejve e të Tokës, dilni! Por ju nuk mund ta bëni këtë, veçse me ndonjë fuqi të madhe. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?! -Kur t’i mbledhë të gjithë në Ditën e Gjykimit, Allahu i Madhëruar do t’u tregojë njerëzve dhe xhindëve për dobësinë e tyre dhe për fuqinë absolute të Tij. Ai do t’ua bëjë të qartë se vendimtar dhe i padiskutueshëm është vullneti i Tij. Asgjë nuk del jashtë vullnetit dhe pushtetit të Allahut. Duke u treguar dobësinë e pafuqinë e tyre, Allahu i Madhëruar do t’u thotë krijesave: “Nëse keni mundësi të dilni përtej kufijve të qiejve e të Tokës, atëherë dilni! Por ju nuk mund ta bëni këtë, veçse me ndonjë fuqi të madhe.” Pra, nëse gjeni ndonjë rrugë e mundësi për të dalë jashtë fushës së sundimit të Allahut, bëjeni! Por ju nuk do mund të dilni kurë, veçse nëse do të kishit fuqi të madhe. Por nga mund t’u vijë kjo fuqi, ndërkohë që ata nuk mund t’i bëjnë as vetes së vet dëm apo dobi, nuk mund të japin jetë e vdekje dhe nuk mund të ringjallin?! Ditën e Gjykimit, në atë vendqëndrim të frikshëm, askush nuk flet pa lejen e Allahut. Atje do të jenë të barabartë mbretërit dhe skllevërit, udhëheqësit dhe masat, të pasurit dhe të varfërit. Më pas, Allahu i Madhëruar tregon se çfarë ka përgatitur atë ditë të madhe për ta:
55:35–36Page 532
يُرۡسَلُ عَلَيۡكُمَا شُوَاظٞ مِّن نَّارٖ وَنُحَاسٞ فَلَا تَنتَصِرَانِ ٣٥
There will be sent upon you a flame of fire and smoke,1 and you will not defend yourselves.
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ٣٦
So which of the favors of your Lord would you deny?
Mbi ju të dy(njerëz e xhinde)do të dërgohet flakë zjarri dhe tym përvëlues, e nuk do të keni mundësi të mbroheni. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?! -I Plotfuqishmi i paralajmëron njerëzit e xhindët për dy forma të ndëshkimit: “shuadhun min-nari” - “flakë të pastra zjarri” dhe “nuhasun” - “tym i përzier me zjarr”, pra, një tym i nxehtë e përvëlues. (Nuk është çudi që “nuhasun” të vijë edhe me kuptimin “plumb i shkrirë”.) Këto dy lloje ndëshkimi ju kërcënojnë, o njerëz e xhindë! Zjarri dhe tymi do t’ju rrethojnë dhe nuk do të gjeni ndihmë e shpëtim nga askush, veç Zotit. Edhe kërcënimet e Allahut ndaj robërve janë mirësi e madhe e Tij, sepse nëpërmjet tyre Ai i udhëzon dhe kthen ata në rrugën e drejtë. Prandaj i Lartësuari thotë përsëri, për të nxitur mirënjohjen e tyre: “Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:37–38Page 532
فَإِذَا ٱنشَقَّتِ ٱلسَّمَآءُ فَكَانَتۡ وَرۡدَةٗ كَٱلدِّهَانِ ٣٧
And when the heaven is split open and becomes rose-colored like oil1 -
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ٣٨
So which of the favors of your Lord would you deny? -
Kur qielli të çahet e të skuqet, si plumb i shkrirë. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?! -Ditën e Gjykimit gjendja do të jetë shumë e rëndë. Frikërat do të jenë të llojllojshme. Diellit e Hënës do t’u shuhet drita, ndërsa yjet do të shpërbëhen e rrëzohen. Nga frika e madhe, qielli atë ditë do të jetë si plumb i shkrirë apo diçka e ngjashme me të.
55:39–40Page 532
فَيَوۡمَئِذٖ لَّا يُسۡـَٔلُ عَن ذَنۢبِهِۦٓ إِنسٞ وَلَا جَآنّٞ ٣٩
Then on that Day none will be asked about his sin among men or jinn.1
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ٤٠
So which of the favors of your Lord would you deny?
Atë ditë nuk pyetet për gjynahet e veta as njeriu, as xhindi. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?! - Atë ditë nuk do të pyeten njerëzit dhe xhindët për të mësuar se ç’ka ndodhur, sepse Allahu është i Gjithëdituri, që di të dukshmen dhe të fshehtën, të shkuarën dhe të ardhmen. Ai do t’i shpërblejë ata sipas veprave të tyre, të cilat Ai i di shumë mirë. Allahu i Lartësuar ka bërë që, Ditën e Gjykimit, të mirët dhe të këqijtë të kenë shenja të dukshme, me të cilat do të dallohen nga njëri-tjetri, sikurse thotë i Lartësuari në një sure tjetër: “Ditën kur do të ketë fytyra që zbardhen dhe fytyra që nxihen, atyre të cilëve u janë nxirë fytyrat do t'u thuhet: “A mohuat edhe pasi kishit besuar?! Atëherë, vuajeni dënimin, për shkak të mohimit tuaj!” Ndërsa ata të cilëve u janë zbardhur fytyrat, ata janë në Mëshirën (xhenetin) e Allahut, ku do të jenë përjetësisht.” [Al Imran 106, 107]. Ndërsa në këtë sure thotë:
55:41–42Page 533
يُعۡرَفُ ٱلۡمُجۡرِمُونَ بِسِيمَٰهُمۡ فَيُؤۡخَذُ بِٱلنَّوَٰصِي وَٱلۡأَقۡدَامِ ٤١
The criminals will be known by their marks, and they will be seized by the forelocks and the feet.
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ٤٢
So which of the favors of your Lord would you deny?
Keqbërësit njihen nga tiparet e tyre. Prandaj me forcë do të rrëmbehen për flokësh dhe për këmbësh. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?! - Keqbërësit do të kapen me forcë për këmbësh e prej flokëve të ballit, e ashtu zvarrë do të hidhen në Zjarr. Allahu i Madhëruar do t’i pyesë ata veçse për t’i poshtëruar, duke i bërë t’i pranojnë vetë krimet e tyre në dynja, edhe pse Ai është i Gjithëditur për ta. Ai është më i ditur për ta se ata për veten e tyre, por Allahu i Madhëruar dëshiron që t’ua shfaqë haptazi faktet e Tij të pamohueshme dhe urtësinë e Tij të madhe.
55:43Page 533
هَٰذِهِۦ جَهَنَّمُ ٱلَّتِي يُكَذِّبُ بِهَا ٱلۡمُجۡرِمُونَ ٤٣
This is Hell, which the criminals deny.
Ja, ky është Xhehenemi, të cilin keqbërësit e mohonin. -Këto janë fjalët që u thuhen keqbërësve e mohuesve, refuzuesve të shpalljeve e të ringjalljes, mosbesuesve të premtimeve e kërcënimeve të Allahut. Këto fjalë u thuhen kur Xhehenemi ndizet e përflaket, si “mirëseardhje” për ta. Le të shohin realizimin e asaj që mohuan dhe le ta shijojnë ndëshkimin, dhimbjen, nxehtësinë dhe prangat e ndëshkimit në Zjarr, si ‘shpërblim’ për mosbesimin e tyre.
55:44–45Page 533
يَطُوفُونَ بَيۡنَهَا وَبَيۡنَ حَمِيمٍ ءَانٖ ٤٤
They will circulate between it and scalding water, heated [to the utmost degree].
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ٤٥
So which of the favors of your Lord would you deny?
Ata do të sillen vërdallë ndërmjet atij dhe ujit të valuar. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? -Ata vërtiten mes niveleve të Xhehenemit e mes ujit të nxehtë në kulm, e ndonjëherë me ‘zemherir’ - në të ftohtin e acartë e të dhembshëm. Pas ndëshkimit që i pret mohuesit e keqbërësit, përshkruhet shpërblimi i të devotshmëve, që i frikësohen Zotit dhe ndëshkimit të Tij të drejtë.
55:46–47Page 533
وَلِمَنۡ خَافَ مَقَامَ رَبِّهِۦ جَنَّتَانِ ٤٦
But for he who has feared the position of his Lord1 are two gardens -
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ٤٧
So which of the favors of your Lord would you deny? -
Për atë që i është druajtur daljes para Zotit të vet, janë përgatitur dy xhenete. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? - Për atë që ka frikë qëndrimin para Zotit Ditën e Llogarisë, prandaj iu largohet harameve dhe zbaton urdhëresat e Tij, janë përgatitur dy xhenete, me enë, stoli, ndërtesa e gjithçka prej floriri. Njëri nga xhenetet është përgatitur si shpërblim për largimin nga haramet, ndërsa xheneti tjetër si shpërblim për zbatimin e detyrimeve në bindje ndaj Zotit. I Lartësuari i përshkruan kështu këto dy xhenete:
55:48–49Page 533
ذَوَاتَآ أَفۡنَانٖ ٤٨
Having [spreading] branches.
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ٤٩
So which of the favors of your Lord would you deny?
Plot pemë, që bëjnë hije. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?! -Në to ka mirësi të panumërta për shpirtin dhe trupin, mirësi të cilat as syri nuk i ka parë, as veshi nuk i ka dëgjuar dhe as zemra e robit nuk i ka imagjinuar ndonjëherë. Në to ka pemë të lulëzuara, me degë të lëmuara e të mbushura përplot me fruta të mrekullueshme etj.
55:50–51Page 533
فِيهِمَا عَيۡنَانِ تَجۡرِيَانِ ٥٠
In both of them are two springs, flowing.
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ٥١
So which of the favors of your Lord would you deny?
Tek ata të dy ndodhen dy burime, që rrjedhin. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?! – Atje ka burime, që banorët e Xhenetit mund t’i bëjnë të rrjedhin kur dhe ku të dëshirojnë ata.
55:52–53Page 533
فِيهِمَا مِن كُلِّ فَٰكِهَةٖ زَوۡجَانِ ٥٢
In both of them are of every fruit, two kinds.
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ٥٣
So which of the favors of your Lord would you deny?
Tek ata të dy, prej të gjitha frutave ka nga dy lloje. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?! - Për çdo lloj frute janë bërë dy varietete: secili ka shijen, ngjyrën e aromën që nuk e ka tjetri.
55:54–55Page 533
مُتَّكِـِٔينَ عَلَىٰ فُرُشِۭ بَطَآئِنُهَا مِنۡ إِسۡتَبۡرَقٖۚ وَجَنَى ٱلۡجَنَّتَيۡنِ دَانٖ ٥٤
[They are] reclining on beds whose linings are of silk brocade, and the fruit of the two gardens is hanging low.
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ٥٥
So which of the favors of your Lord would you deny?
Ata do të jenë të mbështetur në shtroje, mbulesat e brendshme të të cilave janë prej mëndafshi të stolisur... –Ky është përshkrimi i shtretërve dhe i vendpushimit të banorëve të Xhenetit. Mënyra e qëndrimit të tyre mbi to tregon qetësinë, prehjen dhe kënaqësinë e tyre të madhe, ashtu si mbretërit në shtretërit e tyre. Bukurinë dhe hijeshinë e shtrojeve të tyre e di veçse Allahu i Madhëruar. Madje, pjesa e poshtme, që zakonisht vendoset në tokë, është prej mëndafshit më të mirë. Atëherë, si do të jetë, vallë, pjesa e sipërme, që prek lëkurën dhe trupin e tyre?!...dhe frytet e pemëve të të dy xheneteve janë shumë pranë. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?! - Frutat e pemëve në këto xhenete janë shumë pranë për t’u marrë. Ato mund t’i marrë kollaj ai që është në këmbë, ai që është ulur dhe ai që është i shtrirë ose i mbështetur.
55:56–57Page 533
فِيهِنَّ قَٰصِرَٰتُ ٱلطَّرۡفِ لَمۡ يَطۡمِثۡهُنَّ إِنسٞ قَبۡلَهُمۡ وَلَا جَآنّٞ ٥٦
In them are women limiting [their] glances,1 untouched2 before them by man or jinnī -
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ٥٧
So which of the favors of your Lord would you deny? -
Aty janë ato(Hyri)që i përqendrojnë shikimet e tyre... -Vështrimet e këtyre grave janë të kufizuara vetëm te bashkëshortët e tyre, për shkak të bukurisë së burrave dhe dashurisë së fortë të grave për ta. Edhe vështrimet e burrave janë të mbërthyera te gratë e tyre, për shkak të bukurisë së grave dhe kënaqësisë së madhe të kontaktit me to....e të cilat nuk i ka prekur kush më parë, as njerëz, as xhinde. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?! - Këto gra të Xhenetit nuk i ka prekur askush më parë, as njeri e as xhind. Ato janë të virgjëra dhe shumë të dashuruara pas burrave të tyre. Ato janë shumë të zonja për të falur kënaqësi e dashuri, me fjalë e zëra tërheqës, me përkëdhelje e sjellje të ëmbla. Ato janë sikurse i përshkruan Zoti i tyre:
55:58–59Page 533
كَأَنَّهُنَّ ٱلۡيَاقُوتُ وَٱلۡمَرۡجَانُ ٥٨
As if they were rubies and coral.1
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ٥٩
So which of the favors of your Lord would you deny?
Ato janë si rubinët e koralet. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? - Kështu përshkruhet kthjelltësia e shikimit të tyre dhe hijeshia e pamjes së tyre.
55:60–61Page 533
هَلۡ جَزَآءُ ٱلۡإِحۡسَٰنِ إِلَّا ٱلۡإِحۡسَٰنُ ٦٠
Is the reward for good [anything] but good?
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ٦١
So which of the favors of your Lord would you deny?
A nuk është shpërblimi i veprës së mirë veçse e mira?! Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? - A ka shpërblim tjetër, veç mirësive të mëdha, për ata që janë bamirës, duke kryer adhurimin ndaj Zotit dhe duke qenë të dobishëm ndaj krijesave të Zotit?! Sigurisht, këtyre u premtohet shpërblim i madh, sukses në çdo të mirë dhe ruajtje nga çdo e keqe. Ata do të kenë begati, paqe e lumturi të përjetshme.
55:62–63Page 533
وَمِن دُونِهِمَا جَنَّتَانِ ٦٢
And below them both [in excellence] are two [other] gardens -
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ٦٣
So which of the favors of your Lord would you deny? -
E nën ata të dy(Xhenete)janë edhe dy Xhenete të tjera. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? - Ndërtesat, enët dhe stolitë në to janë prej argjendi, të përgatitura për të djathtit.
55:64–65Page 533
مُدۡهَآمَّتَانِ ٦٤
Dark green [in color].
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ٦٥
So which of the favors of your Lord would you deny?
Me gjelbërim shumë të dendur. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? - Ato janë të errëta nga gjelbërimi i shumtë dhe i dendur i tyre. Ky gjelbërim vjen nga uji i shumtë që rrjedh nëpër to.
55:66–67Page 533
فِيهِمَا عَيۡنَانِ نَضَّاخَتَانِ ٦٦
In both of them are two springs, spouting.
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ٦٧
So which of the favors of your Lord would you deny?
Aty janë dy burime, që gjithnjë burrojnë. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? - Janë burime që gurgullojnë vazhdimisht e që të kënaqin me tingullin e tyre.
55:68–69Page 534
فِيهِمَا فَٰكِهَةٞ وَنَخۡلٞ وَرُمَّانٞ ٦٨
In both of them are fruit and palm trees and pomegranates.
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ٦٩
So which of the favors of your Lord would you deny?
Në ata të dy, ka fruta të shumta, hurma dhe shegë. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? - tje ka nga të gjitha llojet e frutave, ku ndër më të veçantat janë hurmat dhe shegët e shijshme e të dobishme.
55:70–71Page 534
فِيهِنَّ خَيۡرَٰتٌ حِسَانٞ ٧٠
In them are good and beautiful women -
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ٧١
So which of the favors of your Lord would you deny? -
Aty janë ato të mirat e të bukurat. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? - Në të gjitha xhenetet ka gra, që Zoti i përshkruan si ‘hajratun’ - të mira në moralin e tyre dhe ‘hisan’ - të bukura në pamjen e tyre.
55:72–75Page 534
حُورٞ مَّقۡصُورَٰتٞ فِي ٱلۡخِيَامِ ٧٢
Fair ones reserved in pavilions -
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ٧٣
So which of the favors of your Lord would you deny? -
لَمۡ يَطۡمِثۡهُنَّ إِنسٞ قَبۡلَهُمۡ وَلَا جَآنّٞ ٧٤
Untouched before them by man or jinnī -
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ٧٥
So which of the favors of your Lord would you deny? -
Ato janë hyri symëdha, që qëndrojnë nëpër tenda. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? Ato nuk i ka prekur askush më parë, as njeri e as xhind. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? - Ato janë mbyllur brenda kështjellave prej smeraldi dhe janë përgatitur e zbukuruar për burrat e tyre. Por ky përshkrim nuk tregon se ato janë të ndaluara të dalin e të shëtisin nëpër kopshtet e lulishtet e mrekullueshme të Xhenetit. Sikurse ndodh zakonisht me princeshat, ato janë të kufizuara dhe të ruajtura brenda kështjellave e tendave.
Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences