As-Sa'di · Tafsir · in Albanian
التكوير
At-Takwir
The Overthrowing · Meccan · 29 ayahs
81:1–2Page 586
إِذَا ٱلشَّمۡسُ كُوِّرَتۡ ١
When the sun is wrapped up [in darkness]
وَإِذَا ٱلنُّجُومُ ٱنكَدَرَتۡ ٢
And when the stars fall, dispersing,
Allahu i Lartësuar na sjell një pamje të Ditës së Gjykimit, ditë në të cilën çdokush do të shohë se çfarë ka bërë në dynja, mirë apo keq. Atë ditë, njeriu do të mësojë plotësisht se çfarë e pret: dënimi apo shpërblimi.Kur Dielli të jetë mbështjellë dhe yjet të kenë rënë;.. -Dielli do të mbështillet dhe do të shuhet. Po kështu, edhe Hëna do të shuhet, dhe të dy, bashkë me Diellin, do të hidhen në Xhehenem. Edhe yjet do të ndryshojnë dhe do të shkëputen nga vendi i tyre. Çdo trup qiellor do të shkatërrohet dhe qielli do të ndryshojë tërësisht.
...kur malet të zhduken,... -Toka, me gjithçka që përmban, do të pësojë një tronditje të tmerrshme. Malet do të shpërbëhen e copëtohen, pastaj do të rrënohen e bëhen si lesh i tjerrur, pastaj do të bëhen pluhur dhe do të zhduken fare.
...kur devetë e shtrenjta të braktisen... -Njerëzit do të harrojnë çdo lloj pasurie, sado e madhe dhe e vyer qoftë ajo, sepse tmerri i Kijametit është shumë i madh. Allahu i Lartësuar përmend në veçanti devetë e shtrenjta, si një nga pasuritë më të çmuara për arabët, për të nënkuptuar edhe llojet e tjera.
...dhe egërsirat të tubohen;... -Ditën e Gjykimit, edhe egërsirat do të grumbullohen bashkë, që Allahu i Lartësuar të vendosë mes tyre drejtësinë, duke ndëshkuar me të njëjtën mënyrë ato që, padrejtësisht kanë dëmtuar të tjerat. Atë ditë, krijesat do të shohin drejtësinë e plotë të të Plotpushtetshmit. Çdo padrejtësi do të ndëshkohet dhe drejtësia do të vihet në vend. Për shembull, asaj deleje që nuk ka pasur brirë do t’i jepen brirë dhe do t’i mundësohet që të hakmerret ndaj asaj kafshe që në jetën e dynjasë e ka goditur me brirë. Pasi të vendoset drejtësia, kafshëve do t’u thuhet: “Bëhuni dhé!”, dhe ashtu do të bëhen.
...kur detet të vlojnë,... -Detet do të ndizen. Me gjithë madhësinë dhe gjerësinë e tyre, ata do të digjen si një zjarr gjigand.
...dhe shpirtrat të bashkohen;... -Njerëzit do të grumbullohen bashkë, në varësi të veprave që kanë punuar në dynja: të mirët me të mirët dhe të ligjtë me të ligjtë. Besimdrejtët do të martohen me hyritë symëdha. Ndërsa mohuesit e të Madhëruarit do të bashkohen me shejtanët më të shëmtuar. Kjo i ngjan shumë ajetit, ku i Madhëruari thotë: “Jobesimtarët do të sillen në Xhehenem turma-turma. Kur mbërrijnë atje, dyert e tij hapen dhe rojat e tij do të thonë: “A nuk ju erdhën të dërguar nga mesi juaj, që t'jua përcillnin shpalljet e Zotit tuaj dhe t'ju paralajmëronin për takimin tuaj në këtë ditë?!” Ata do thonë: “Po, (patën ardhur)”. Por vendimi për dënimin e jobesimtarëve tashmë është bërë realitet. Atyre do t’u thuhet: “Hyni në dyert e Xhehenemit! Aty do të jeni përgjithmonë. Eh, sa vendbanim i keq është ai për kryeneçët!” [El zumer 71, 72]. Ndërsa për të mirët, i Madhëruari thotë: “Kurse ata që kanë qenë të devotshëm ndaj Zotit të tyre, do sillen në Xhenet grupe-grupe. Kur të arrijnë aty, dhe dyert e tij të hapen, rojat e tij do të thonë: “Selamun alejkum (Paqja qoftë mbi ju)! Të mira ishin veprat tuaja. Hyni në të! “Aty do të banoni përgjithmonë.”. [El zumer 73]
81:8–9Page 586
وَإِذَا ٱلۡمَوۡءُۥدَةُ سُئِلَتۡ ٨
And when the girl [who was] buried alive is asked
بِأَيِّ ذَنۢبٖ قُتِلَتۡ ٩
For what sin she was killed
...kur, vajzat e varrosura për së gjalli, të pyeten për çfarë gjynahu ato janë mbytur; –Kështu vepronin jobesimtarët në kohën e injorancës paraislamike. Ata i varrosnin vajzat të gjalla, pa asnjë shkak, thjesht nga frika e varfërisë. Por Ditën e Gjykimit, vajzat e varrosura për së gjalli do të pyeten: “Për çfarë gjynahu u varrosët ju?”. Eshtë e ditur që ato nuk kishin kurrfarë gjynahu, por kjo kujtesë është një kërcënim i ashpër dhe poshtërim për ata që e kanë kryer një vepër kaq të shëmtuar.
81:10–11Page 586
وَإِذَا ٱلصُّحُفُ نُشِرَتۡ ١٠
And when the pages1 are spread [i.e., made public]
وَإِذَا ٱلسَّمَآءُ كُشِطَتۡ ١١
And when the sky is stripped away
Kur fletët të jenë shpërndarë, dhe qielli të zhvishet;... -Fletët në të cilat janë shkruar me besnikëri dhe përpikmëri veprat e robërve , të mirat dhe të këqijat e tyre, atë ditë do t’u shpërndahen të zotëve të tyre. Fatbardhët do t’i marrin fletët e shënimeve të tyre nga e djathta, ndërsa të mjerët do t’i marrin ato nga e majta ose pas shpine. Atë ditë, qielli do të çahet dhe do të hiqet nga vendi, sikurse thotë i Lartësuari: “Ditën kur qielli do të çahet nga rete dhe melekët do të zbresin rradhë-rradhë, atë Ditë, sundimi i vërtetë i takon krejtësisht të Gjithëmëshirshmit. Për jobesimtarët ajo do të jetë një ditë e vështirë. Atë ditë, keqbërësi do të kafshojë duart e veta dhe do të thotë: “Oh, i mjeri unë! Sikur të kisha ndjekur udhën e drejtë së bashku me Profetin!” [Furkan 25 – 27]. Ose: “Atë Ditë, Ne e palosim qiellin, siç palosen fletët e një libri. Ashtu siç e filluam krijimin, ashtu e rikthejmë atë. Ky është premtimi Ynë dhe Ne do ta përmbushim atë.” [Enbija 104].
81:12–13Page 586
وَإِذَا ٱلۡجَحِيمُ سُعِّرَتۡ ١٢
And when Hellfire is set ablaze
وَإِذَا ٱلۡجَنَّةُ أُزۡلِفَتۡ ١٣
And when Paradise is brought near,
...Kur Xhehenemi të jetë flakëruar, dhe Xheneti të jetë afruar;... -Atë ditë, Xhehenemi do të flakërojë dhe ndizet si asnjëherë tjetër. Ai do të jetë i zemëruar ndaj mohuesve të Zotit. Ndërsa Xheneti do të afrohet me plot të mira për të devotshmit. Kjo do të jetë dita e gëzimit dhe lumturisë që nuk do të kenë fund, ose dita e trishtimit, dhimbjes dhe dëshpërimit, që, gjithashtu, nuk do të kenë kurrë fund.
81:14Page 586
عَلِمَتۡ نَفۡسٞ مَّآ أَحۡضَرَتۡ ١٤
A soul will [then] know what it has brought [with it].1
...Atëherë, njeriu do ta shohë se çfarë ka përgatitur. -Çdo shpirt do të shohë se çfarë ka bërë, pa përjashtim. Çdo vepër që ka bërë në dynja do ta gjejë pranë vetes dhe do të përgjigjet për të. Në një ajet tjetër, i Lartësuari thotë: “Kur libri t’u vihet përpara, do t’i shohësh gjynahqarët të frikësuar nga shënimet në të, që do të thonë: “Të mjerët ne! Çfarë është ky libër, që nuk ka lënë asnjë vepër - të madhe apo të vogël -, pa e shënuar.” Aty do të gjejnë të shënuar gjithçka që kanë bërë. Zoti yt nuk i bën padrejtësi askujt.” [Kehf 49]. Përshkrimet e kësaj dite të madhe dhe të vështirë trondisin çdo zemër dhe frikësojnë çdo shpirt. Ato nxisin të mençurit, që të përgatiten për takimin me Krenarin e Plotpushtetshëm, me Allahun e Lartësuar. Kështu, ata u largohen harameve, që t’i shpëtojnë frikës së asaj dite trishtuese. Ndërsa në lidhje me këtë sure, disa selefë kanë thënë: “Kush dëshiron që të shohë Ditën e Kijametit sikur ta kishte para syve, le të lexojë dhe meditojë thellë mbi suren El tekuir”.
81:15–16Page 586
فَلَآ أُقۡسِمُ بِٱلۡخُنَّسِ ١٥
So I swear by the retreating stars -
ٱلۡجَوَارِ ٱلۡكُنَّسِ ١٦
Those that run [their courses] and disappear [i.e., set]
Betohem për yjet që tërhiqen, që udhëtojnë e fshihen;… -I Lartësuari betohet në yjet, të cilët lëvizin në një sistem preciz dhe të mrekullueshëm.
81:17–18Page 586
وَٱلَّيۡلِ إِذَا عَسۡعَسَ ١٧
And by the night as it closes in1
وَٱلصُّبۡحِ إِذَا تَنَفَّسَ ١٨
And by the dawn when it breathes [i.e., stirs]
...për natën, kur bie terri, dhe për agimin, kur zbardh! -I Lartësuari betohet edhe në këto dy dukuri mahnitëse dhe të domosdoshme për jetën në tokë. Këto janë shenja shumë të mëdha, të cilat përmenden për një çështje shumë të madhe. I Lartësuari betohet në to për të treguar vërtetësinë dhe madhështinë e Kur'anit:
81:19Page 586
إِنَّهُۥ لَقَوۡلُ رَسُولٖ كَرِيمٖ ١٩
[That] indeed, it [i.e., the Qur’ān] is a word [conveyed by] a noble messenger [i.e., Gabriel]
S’ka dyshim se ai(Kur'ani) është fjalë e(sjellë përmes)të Dërguarit fisnik. -Kur'ani është një libër shumë i rëndësishëm, i zbritur nga i Gjithëmëshirshmi, nëpërmjet një meleku shumë madhështor, Xhibrilit (a.s.). Ai është një libër i ruajtur, të cilit Shejtani i mallkuar as mund t’i afrohet, siç thotë i Madhëruari në një ajet tjetër: “Pa dyshim, ky (Kur'ani) është shpallje e Zotit të Botëve. Atë e solli Shpirti Besnik (Xhibrili) në zemrën tënde (o Muhamed), për t’u bërë paralajmërues (i gjithë botës), (Ai e solli) me një me gjuhë të kulluar arabe.” [Shuara 192 – 195].
81:20Page 586
ذِي قُوَّةٍ عِندَ ذِي ٱلۡعَرۡشِ مَكِينٖ ٢٠
[Who is] possessed of power and with the Owner of the Throne, secure [in position],
Ai (Xhibrili)është i fortë dhe me pozitë të lartë te Zoti i Arshit -Allahu i Lartësuar e përshkruan Xhibrilin (a.s.) me cilësi të larta, si “emîn” - besnik, “kerîm” - i nderuar, “dhî ķuuetin” - i fortë, që zbaton me përpikmëri çdo urdhër të të Plotpushtetshmit. Prej fuqisë së tij të madhe mund të përmendim që ai përmbysi qytetin e popullit të Lutit, duke i shkatërruar plotësisht ata. Xhibrili (a.s.) ka pozitën më të lartë pranë Allahut të Lartësuar. Pa dyshim, ai është meleku më i mirë dhe më i nderuar pranë të Plotpushtetshmit.
Ai (Xhibrili)është i respektuar dhe besnik. -Xhibrili është i respektuar mes melekëve dhe atij i dëgjohet urdhri. Ai ka nën komandë ushtri me melekë, madje edhe prej melekëve më të afruar të Zotit të Lartësuar. Ai është besnik, pra, zbatues i përpiktë i urdhrave të marra nga i Gjithëpushtetshmi. Ai nuk lë mangët dhe as nuk e tepron me zbatimin e urdhrave. Të gjitha këto tregojnë për rëndësinë dhe famën e lartë të Kur'anit. Për të sjellë këtë fjalë, Madhështori, Sunduesi i qiejve dhe i tokës dërgoi këtë melek gjigand. Pas të dërguarit-melek, Allahu i Lartësuar përmend edhe të dërguarin-njeri dhe gradën e tij të lartë:
81:22Page 586
وَمَا صَاحِبُكُم بِمَجۡنُونٖ ٢٢
And your companion [i.e., Prophet Muḥammad (ﷺ) ] is not [at all] mad.1
Shoku juaj(Muhammedi) nuk është i marrë! -Muhamedi (a.s.) nuk është ashtu si e përshkruajnë armiqtë e profetëve, të cilët, me këto fyerje dhe shpifje ndaj tij, kërkojnë të shuajnë dritën që solli ai, me lejen e të Madhëruarit. Përkundrazi, ai është njeriu më i plotë në mendjen dhe moralin, që ia dhuroi Zoti i tij. Ai është më mendimdrejti dhe më fjalëmbli.
81:23Page 586
وَلَقَدۡ رَءَاهُ بِٱلۡأُفُقِ ٱلۡمُبِينِ ٢٣
And he has already seen him [i.e., Gabriel] in the clear horizon.1
Me të vërtetë, ai e pa atë(Xhibrilin)në horizontin e qartë lindor. -Muhamedi (a.s.) e pa Xhibrilin (a.s.) në formën e tij të plotë, ashtu sikurse e ka krijuar Zoti i tij. Ai e pa atë tek fluturonte në horizontet e largëta.
81:24Page 586
وَمَا هُوَ عَلَى ٱلۡغَيۡبِ بِضَنِينٖ ٢٤
And he [i.e., Muḥammad (ﷺ)] is not a withholder of [knowledge of] the unseen.1
Ai (Muhammedi) kurrë nuk mund të jetë mbulues i së fshehtës,... -Ky profet i rëndësishëm nuk mund të jetë fshehës apo shtrembërues i të vërtetës së shpallur nga i Gjithëpushtetshmi. Ai është besniku i qiejve dhe i tokës dhe kurrsesi nuk mund të mendohet se mund të shtojë apo të pakësojë gjë prej Shpalljes. Profeti Muhamed (a.s.) e përcolli plotësisht Shpalljen dhe e çoi në vend amanetin e Zotit të tij. Ai ia kumtoi këtë të vërtetë të gjithëve: të pasurve dhe të varfërve, mbretërve dhe skllevërve, burrave dhe grave, të qytetëruarve dhe nomadëve. Ai u dërgua mes një populli të paditur, në skajet e injorancës, dhe nuk u largua nga kjo botë, derisa ata u shndërruan në dijetarë dhe edukatorë të njerëzimit. Ata u bënë udhëheqës dhe mësues të së mirës në botë. Bota nuk mundi të jetë më shumë se “nxënës” para popullit që edukoi ky profet i mëshirës dhe i mirësisë. Pasi lëvdoi me cilësitë më të larta të dy të dërguarit e Tij, njëri melek dhe tjetri njeri, dhe pasi tregoi gradën e lartë të Kur'anit, Allahu i Lartësuar mohon çdo mangësi apo shpifje ndaj kësaj Shpalljeje të sigurt. I Lartësuari thotë:
81:25Page 586
وَمَا هُوَ بِقَوۡلِ شَيۡطَٰنٖ رَّجِيمٖ ٢٥
And it [i.e., the Qur’ān] is not the word of a devil, expelled [from the heavens].
...dhe ai (Kur'ani)nuk është fjalë e Shejtanit të mallkuar, ... -Ky libër nuk mund të jetë kurrsesi fjalë e të Mallkuarit. Madje, i Mallkuari as që mund ta durojë këtë fjalë të madhe plot dritë dhe jetë. Ky është një mendim shumë i largët, që as duhet llogaritur fare.
...prandaj, ku po shkoni?! -Si është e mundur që t’ju shkojë kjo ndër mend?! Si mund të gjykoni në këtë mënyrë?! Si mund ta quani të vërtetën e sigurt nga Zoti i gjithësisë një gënjeshtër të trilluar nga Shejtani i mallkuar?! A nuk është ky një shtrembërim i paturpshëm i të vërtetës dhe realitetit?! Mësojeni dhe mbajeni mend mirë se kjo është shpallje e Atij që ka në dorë pushtetin e qiejve dhe të tokës. Kujtoni që në gjithësinë e krijuar prej Tij nuk ndodh asgjë pa lejen dhe vullnetin e Tij. Është vetë Ai që e ruan shpalljen e Tij të paprekshme dhe të pastër, ashtu si Ai dëshiron.
Ai (Kur'ani) është veçse këshillë për njerëzit,... –Kur'ani është këshillë dhe mësim për botët. Nëpërmjet tij, bota njeh Krijuesin dhe Sunduesin e saj me emrat e Tij të bukur, me cilësitë e Tij të larta dhe veprat e Tij të urta dhe plot mirësi e mëshirë. Nëpërmjet tij, njerëzit njohin Zotin, të Adhuruarin e tyre të pastër dhe të lartësuar nga çdo e metë. Në Kur'an, ata mësojnë si ta adhurojnë dhe ta madhërojnë Allahun e Lartësuar, duke zbatuar urdhrat e Tij. Kur'ani është drita, udhëzimi, mëshira dhe shërimi i tyre. Ai është udhërrëfyesi për të arritur mirësitë e dynjasë dhe të ahiretit dhe për të shpëtuar nga e keqja në dynja dhe ahiret. Ai është rruga drejt lumturisë në të dyja botët, rruga drejt Xhenetit të përjetësisë, pranë Zotit të gjithësisë.
81:28Page 586
لِمَن شَآءَ مِنكُمۡ أَن يَسۡتَقِيمَ ٢٨
For whoever wills among you to take a right course.
...për këdo prej jush që dëshiron të përqendrohet. -Kjo ftesë është e vlefshme për të gjithë ata që dëshirojnë vërtet të mirën dhe lumturinë e tyre. Pas sqarimit të vërtetës nga e kota, të gjithë janë të barabartë në mundësinë për ta përqafuar atë, por kjo duhet që të kërkohet prej Allahut të Lartësuar. Çdokush që e kërkon udhëzimin prej Bujarit të Gjithëmëshirshëm, do ta arrijë atë. Besimi është dhuratë e Allahut të Lartësuar dhe vetëm Ai mund të udhëzojë tek e Vërteta. Për këtë arsye, Shpallja dhe i Dërguari i Allahut duhen trajtuar me respektin dhe dashurinë më të madhe, nëse duam që Ai të na udhëzojë në rrugën e drejtë. Më tej, i Madhëruari thotë:
81:29Page 586
وَمَا تَشَآءُونَ إِلَّآ أَن يَشَآءَ ٱللَّهُ رَبُّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ٢٩
And you do not will except that Allāh wills - Lord of the worlds.
Po ju nuk mundeni të dëshironi, pa dëshiruar Allahu, Zoti i botëve! -Dijeni se çfarë dëshiron Ai do të ndodhë patjetër dhe askush nuk mund të pengojë dëshirën e Tij. Allahu është i Urtë, i Gjithëditur dhe e vendos çdo gjë në vendin e vet. Ai udhëzon në rrugën e drejtë atë që e meriton udhëzimin dhe e lë në humbje atë që, me shpërfilljen e Shpalljes së Tij, e meriton humbjen. Ky ajet dhe të tjerë të ngjashëm me të, janë argumentet më të mira kundër xhebrive dhe kaderive.të cilët ose e zhveshin robin nga çdolloj përgjegjësie dhe mundësie veprimi,ose i japin atij pavarësi, mundësi dhefushë veprimi absolute, të pavarur prejdëshirës dhe vullnetit suprem të Allahuttë Madhëruar.
Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences