As-Sa'di · Tafsir · in Albanian
الكافرون
Al-Kafirun
The Disbelievers · Meccan · 6 ayahs
Shko në ajetin tjetër për vazhdimin e tefsirit.
Thuaj: “O ju jobesimtarë! Unë nuk adhuroj atë që ju e adhuroni...” - Allahu i Lartësuar na mëson që ne ta shfaqim haptazi distancimin tonë nga çdo adhurim tjetër, veç adhurimit të Tij. Madje, Ai na mëson që t’u drejtohemi qafirëve dhe të gjithë atyre që kanë të adhuruar të tjerë veç Allahut, dhe t’ua deklarojmë hapur distancimin tonë nga çdo i adhuruar veç Allahut të Vetëm dhe të Pashoq. Ne distancohemi nga mohuesit dhe idhujtarët në të gjitha aspektet, me fjalët dhe veprat tona të jashtme dhe të brendshme, të dukshme dhe të padukshme. Muslimani dhe muslimania duhet të ketë pamje dhe vepra dalluese si të tillë, që e karakterizojnë dhe e shquajnë nga të gjithë të tjerët.
“As ju nuk adhuroni Atë që unë e adhuroj.” - Kuptimi: Ju nuk jeni adhurues të Atij që unë adhuroj, sepse veprave tuaja u mungon sinqeriteti. Ato pak vepra që ju kryeni dhe që janë të përziera me idhujtari nuk meritojnë të quhen adhurime, dhe si të tilla nuk janë të pranueshme nga Allahu i Lartësuar. Që një vepër të jetë e pranuar si “adhurim” tek Allahu, ajo duhet të plotësojë dy kushte: të jetë e sinqertë vetëm për Allahun, larg çdo lloj shirk-u, dhe të jetë sipas porosive të Allahut të Lartësuar dhe traditës së Profetit të Tij.
Shko në ajetin tjetër për vazhdimin e tefsirit.
109:5Page 603
وَلَآ أَنتُمۡ عَٰبِدُونَ مَآ أَعۡبُدُ ٥
Nor will you be worshippers of what I worship.
"Dhe unë kurrë nuk do të adhuroj atëqë ju e adhuroni. Por as ju nuk do të adhuroni Atë që unë e adhuroj.” - Allahu i Lartësuar e përsërit këtë fakt për të treguar se tiparet e dy grupeve do të mbeten gjithmonë të tilla për ta. Kështu, besimtarët kurrë nuk adhurojnë ato që adhurojnë mohuesit dhe idhujtarët, ndërsa idhujtarët kurrë nuk mund të konsiderohen si adhurues të Atij që adhurojnë besimtarët, pra, të Allahut të Lartësuar, vetëm nëse pendohen dhe kthehen në rrugë të drejtë. Secili grup ndjek fenë e vet dhe refuzon fenë e tjetrit, siç thotë i Lartësuari më pas:
“Ju keni fenë tuaj dhe unë kam fenë time."- Secili grup do të ndjekë rrugën e vet, ashtu siç i shkon për shtat, sikurse thotë i Lartësuari në një ajet tjetër: “Thuaj: “Secili vepron sipas rrugës së vet por Zoti juaj e di më së miri kush është në rrugën më të drejtë.”. [Isra, 84]. Ose: “Ka prej tyre që e besojnë atë, ashtu siç ka prej tyre që nuk e besojnë. Zoti yt i di më mirë ata që përhapin shkatërrimin. Nëse ata të mohojnë ty, thuaju: “Unë kam veprat e mia dhe ju keni veprat tuaja. Ju nuk përgjigjeni për atë që bëj unë e as unë për atë që bëni ju”. [Junus 40, 41].
Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences