As-Sa'di · Tafsir · in Albanian
النصر
An-Nasr
The Divine Support · Medinan · 3 ayahs
110:1–2Page 603
إِذَا جَآءَ نَصۡرُ ٱللَّهِ وَٱلۡفَتۡحُ ١
When the victory of Allāh has come and the conquest,1
وَرَأَيۡتَ ٱلنَّاسَ يَدۡخُلُونَ فِي دِينِ ٱللَّهِ أَفۡوَاجٗا ٢
And you see the people entering into the religion of Allāh in multitudes,
Në këtë sure gjen: një sihariq për Profetin (a.s.), një urdhër për të, pasi lajmi i mirë të bëhet realitet, dhe një një parashikim se çfarë pritej të ndodhte më tej.Kur të vijë ndihma e Allahut dhe çlirimi(i Mekës),dhe t’i shohësh njerëzit duke hyrë në fenë e Allahut grupe- grupe.. - Ky është sihariqi për Profetin (a.s.). Pra, Allahu i Lartësuar i dha Profetit të Tij lajmin e mirë se do ta ndihmonte dhe do t’i dhuronte fitoren e madhe, çlirimin e Mekës dhe përhapjen masive të Islamit. Njerëzit do të hynin grupe-grupe në fenë e Allahut, duke shtuar pasuesit e fesë së Tij. Madje, edhe shumë armiq të Profetit apo pjesëtarë të fisit të tij, që më parë e kishin mohuar, do ta besonin dhe do të bëheshin pasues të udhëzimit që ai solli prej Allahut të Lartësuar. Kjo ndodhi me të vërtetë me çlirimin e Mekës. Ndërsa urdhri i drejtuar Profetit, pas kësaj mirësie të dhuruar nga Allahu i Lartësuar, është:
110:3Page 603
فَسَبِّحۡ بِحَمۡدِ رَبِّكَ وَٱسۡتَغۡفِرۡهُۚ إِنَّهُۥ كَانَ تَوَّابَۢا ٣
Then exalt [Him] with praise of your Lord and ask forgiveness of Him. Indeed, He is ever Accepting of Repentance.1
...Atëherë, madhëroje me lavde Zotin tënd dhe kërko falje nga Ai! Ai është Pranues i madh i pendimit. - Ai u urdhërua për tesbiĥ, për falënderim dhe mirënjohje ndaj Zotit të tij dhe për istigfar ose kërkim faljeje. Ndërsa parashikimi se çfarë pritej të ndodhte më tej është, së pari, një përgëzim: kjo fe do të vazhdonte të përhapej dhe të pushtonte gjithë botën. Kjo nënkuptohet pas tesbih-ut, falënderimit dhe kërkimit të faljes nga Profeti dhe umeti i tij, sepse falënderimi për mirësitë i shton ato, sikurse thotë Allahu i Lartësuar: “Nëse falënderoni, do t’jua shtoj.”. Pra, ndihma e Allahut për Profetin e Tij, fenë e Tij do të ishte e vazhdueshme. Futja e njerëzve në fenë e Zotit do të vijonte pandërprerë. Dhe vërtet kështu ndodhi. Feja Islame ka shkuar atje ku asnjë fe tjetër nuk mund të përhapej. Kjo vazhdoi, derisa njerëzit nisën të kundërshtonin urdhrat e Allahut dhe të Profetit të Tij, dhe kështu Allahu i Lartësuar i sprovoi dhe ata u përçanë në grupe-grupe, duke ndodhur kjo që e shohim sot. Megjithatë, Allahu i Lartësuar ka ruajtur mirësi, mëshirë dhe begati për këtë fe dhe ithtarët e saj, që askush nuk mund t’i përkufizojë dhe zbulojë plotësisht. Mirësia vazhdon ta ndjekë këtë umet të bekuar dhe këtë fe të zgjedhur dhe të ndihmuar nga Zoti i gjithësisë. Parashikimi tjetër se çfarë pritej të ndodhte më tej ishte se exheli i Profetit të Zotit tashmë qe afruar. Jeta e Profetit ishte një mirësi e madhe që iu dhurua njerëzimit, prandaj edhe Allahu i Lartësuar është betuar për jetën e Profetit. Në fund të çdo mirësie, Allahu ka urdhëruar që të kërkojmë falje. Kështu, për shembull, ne jemi urdhëruar të veprojmë në përfundim të namazit, të haxhit etj. Atëherë, në të njëjtën mënyrë, urdhri i Allahut të Lartësuar drejtuar Profetit të Tij për tesbih, falënderim dhe istigfar ishte një tregues se misioni i Profetit përfundoi me sukses dhe tashmë kishte ardhur koha për takimin me Zotin e tij. Për këtë arsye, ai duhej të përgatitej për këtë takim në formën më të mirë dhe ta mbyllte misionin e vet me falënderim dhe kërkim faljeje, që Allahu i Lartësuar t’ia plotësonte më tej mirësinë e Tij. Po për këtë arsye, duke zbatuar këtë urdhër, Profeti (a.s.) thoshte në namazin e tij, në ruku dhe në sexhde: “Subhaneke Allahumme, ue bi hamdike! Allahumme gfir li!” (I Pastër nga çdo e metë dhe i Lavdëruar je, o i Adhuruari im! O i Adhuruari im, më fal mua!).
Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences