As-Sa'di · Tafsir · in Albanian
الصافات
As-Saffat
Those who set the Ranks · Meccan · 182 ayahs
Betohem në ata(melekët), që rreshtohen në rreshta. -Ky është një betim në melekët, dhe pikërisht kur ata janë duke adhuruar Allahun dhe kur përmbushin detyrat që Ai u ka ngarkuar, duke treguar se i janë nënshtruar Atij në Rububijen dhe Uluhijen e Tij. Ai thotë: "Betohem në të ata (melekët), që në rreshta qëndrojnë!" Pra, betohem në ata që rrinë të rreshtuar dhe të gatshëm për t'i shërbyer Zotit të tyre! Këta janë melekët e Zotit.
Dhe në nxituesit, që me nxitim shtyjnë retë. - Këta janë melekët që i lëvizin dhe grumbullojnë retë sipas urdhrit të Zotit. Ata bëjnë gjithçka që Zoti dëshiron dhe urdhëron.
Dhe në lexuesit, që lexojnë Këshillën(Kur'anin). - Këta janë melekët që e këndojnë bukur fjalën e Allahut të Lartësuar. Pasi u betua në këta melekë madhështorë, të cilët i janë nënshtruar Zotit në Rububijen e Tij, pra, në cilësinë e Tij si Zoti Krijues e Sundues, dhe të cilët ia plotësojnë të gjitha urdhëresat dhe i shërbejnë duke mos ia kthyer urdhrin kurrë dhe për asgjë në botë, Allahu i Lartësuar u sjell përgjigjen dhe arsyen e këtij betimi, dukë thënë:
Është e vërtetë se Zoti juaj(që meriton të adhurohet)është vetëm Një! - Ai u betua në këta melekë të nënshtruar në rububijen e Tij, për të na treguar dhe përforcuar pohimin se Ai është i vetmi i Adhuruar me meritë. Ai është i pashoq në meritën e adhurimit, prandaj është detyrë për ju që të jeni të sinqertë me Të, ta doni, ta keni frikë, ta shpresoni dhe ta adhuroni vetëm Atë, si një dhe të vetëm, me të gjitha llojet e adhurimeve. E si të mos e njësoni Atë në meritën e adhurimeve kur Ai është i vetëm edhe në krijimin, zotërimin dhe kujdesin për gjithë botën? Ai thotë:
37:5Page 446
رَّبُّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَمَا بَيۡنَهُمَا وَرَبُّ ٱلۡمَشَٰرِقِ ٥
Lord of the heavens and the earth and that between them and Lord of the sunrises.1
Zoti i qiejve dhe i Tokës e çfarë ka mes tyre dhe Zoti i lindjeve. - Ai është Krijuesi i të gjitha krijesave, Furnizuesi i tyre, Ai që kujdeset, administron dhe rregullon çështjet e tyre. Ashtu sikurse Ai nuk ka shokë, ndihmës e partnerë në rububijen e Tij mbi këto krijesa, ashtu nuk ka shokë edhe në uluhijen e Tij. Shumë herë në Kur'an, Allahu i Madhëruar sjell si argument për uluhijen e Tij faktin që Ai është i vetëm në rububijen e Tij, sepse ky fakt është një tregues i fortë për të. Aq më tepër që edhe idhujtarët e pranonin dhe e pohonin teuhidin rububije, edhe pse i bënin shirk në uluhije. Për këtë arsye, Ai u sjell atë që e pranojnë, pra, teuhidin rububije, për të argumentuar rreth asaj që ata e mohojnë dhe nuk e pranojnë, domethënë, teuhidin në uluhije. Allahu i Madhëruar përmend vetëm lindjet, sepse ato tregojnë edhe për perëndimin, ose sepse bën fjalë për lindjen e yjeve, që do t'i përmendë më pas.
37:6Page 446
إِنَّا زَيَّنَّا ٱلسَّمَآءَ ٱلدُّنۡيَا بِزِينَةٍ ٱلۡكَوَاكِبِ ٦
Indeed, We have adorned the nearest heaven with an adornment of stars
Vërtet, Ne e kemi stolisur qiellin më të ulët(të Dunjasë)me bukurinë e yjeve. - Allahu i Madhëruar përmend dy dobi të yjeve. Së pari, ato shërbejnë si zbukuruese të qiellit. Mendoje si do të ishte një qiell i zi, bosh nga këto yje aq të bukura. Ai do të ishte i errët dhe i frikshëm. Por Allahu i vendosi yjet, që të ndriçohet qielli dhe të duket me pamje madhështore, por edhe që të shërbejë si udhërrëfyes për udhëtarët e natës, në det dhe në tokë, që ata të arrijnë mirësitë dhe begatitë e Tij. Së dyti, Allahu i Madhëruar i bëri ata si rojtarë dhe gjuajtës të shejtanëve të rebeluar dhe të mallkuar.
37:7–8Page 446
وَحِفۡظٗا مِّن كُلِّ شَيۡطَٰنٖ مَّارِدٖ ٧
And as protection against every rebellious devil
لَّا يَسَّمَّعُونَ إِلَى ٱلۡمَلَإِ ٱلۡأَعۡلَىٰ وَيُقۡذَفُونَ مِن كُلِّ جَانِبٖ ٨
[So] they may not listen to the exalted assembly [of angels] and are pelted from every side,1
Dhe e bëmë të ruajtur prej çdo shejtani të rebeluar. Ata nuk mund të përgjojnë parinë më të lartë(melekët më të zgjedhur)dhe qëllohen(me shkëndija të zjarrta)nga të gjitha anët. -Këta të rebeluar synojnë që të marrin ndonjë lajm nga lajmet e qiellit duke dëgjuar banorët e qiellit, pra, melekët. Por kur ata dëgjojnë ndonjë gjë, qëllohen me ndonjë shkëndijë të zjarrtë e shpuese, ashtu siç thotë i Lartësuari: "nga të gjitha anët", për t'i larguar ata dhe për t'i penguar nga kjo vjedhje informacioni prej melekëve të lartë.
Ata janë të dëbuar dhe do të kenë një dënim të përhershëm. - Dënim të vazhdueshëm e të përhershëm, i cili është përgatitur për ta, për shkak të rebelimit të tyre nga bindja ndaj Zotit.
37:10Page 446
إِلَّا مَنۡ خَطِفَ ٱلۡخَطۡفَةَ فَأَتۡبَعَهُۥ شِهَابٞ ثَاقِبٞ ١٠
Except one who snatches [some words] by theft, but they are pursued by a burning flame, piercing [in brightness].
Ka prej atyre(shejtanëve)që rrëmbejnë diçka(nga lajmet e qiellit), por edhe ata i ndjek shkëndija(e zjarrtë)që djeg. -Sikur Allahu të mos kishte përmendur këto raste përjashtuese, do të thoshim se ata nuk mund të dëgjojnë asgjë nga lajmet e qiellit. Por Allahu thotë: "Ka prej atyre (shejtanëve) që rrëmbejnë diçka (nga lajmet e qiellit), ..." Pra, ndonjë nga këta shejtanë të rebeluar rrëmben ndonjë fjalë fshehurazi, por ai ndiqet pas nga: "... shkëndija (e zjarrtë) që djeg.". Ndonjëherë ajo shkëndijë e arrin përpara se shejtani ta çojë informacionin tek mbështetësit dhe aleatët e tij, dhe kështu asgjë nga lajmet dhe fjalët që thuhen në qiell nuk arrin në tokë. Por ndonjëherë ai arrin që ta përçojë atë përpara se të goditet nga shkëndija e zjarrtë, dhe atëherë aleatët e tij e përziejnë këtë të vërtetë me njëqind gënjeshtra, të cilat përpiqen t'i pasqyrojnë dhe ofrojnë si të vërteta, pikërisht për shkak të një të vërtete të vetme që e dëgjuan nga qielli. Pasi përmendi këto krijesa madhështore, Ai tha:
37:11Page 446
فَٱسۡتَفۡتِهِمۡ أَهُمۡ أَشَدُّ خَلۡقًا أَم مَّنۡ خَلَقۡنَآۚ إِنَّا خَلَقۡنَٰهُم مِّن طِينٖ لَّازِبِۭ ١١
Then inquire of them, [O Muḥammad], "Are they a stronger [or more difficult] creation or those [others] We have created?" Indeed, We created them [i.e., men] from sticky clay.
Vetëm pyeti ata(idhujtarët)! -Domethënë, pyeti ata të cilët e mohojnë ringjalljen pas vdekjes:A është më i vështirë krijimi i tyre, apo ajo që Ne kemi krijuar? - Mos, vallë, kthimi i tyre pas vdekjes është më i vështirë apo ajo që Ne kemi krijuar, domethënë këto krijesa madhështore? Sigurisht që ata do të duhet të pohojnë se krijimi i qiejve dhe Tokës është shumë më i madh sesa krijimi i njerëzve. Kështu do t'u duhet që të pohojnë, gjithashtu, edhe vërtetësinë e ringjalljes. Nëse do të mendoni me kujdes, do të pohonit me bindje të plotë se fillimi i krijimit të njeriut të parë nga balta që mban erë është, sipas logjikës njerëzore, më i vështirë sesa rikthimi i tyre në jetë, pasi të kenë vdekur. Për këtë arsye, Ai i udhëzoi që të meditonin për krijimin e parë:Ata, Ne i kemi krijuar prej baltës ngjitëse. - Kjo është balta e fortë dhe e thatë. Kjo i ngjan fjalës së Allahut kur thotë: "Ne e krijuam njeriun nga një baltë e ndenjur për një kohë të gjatë..." [Hixhr 26].
Sigurisht, ti çuditesh kur ata të përqeshin. - Ti, o profet, çuditesh që ata e mohojnë ringjalljen, pasi u tregove gjithë këto argumente. Në fakt, kjo çudi është mëse me vend, sepse mohimi i tyre është i padrejtë dhe i papranueshëm. Por më i çuditshëm se mohimi, është tallja e tyre me atë që u solli të vërtetën dhe lajmin rreth ringjalljes. Nuk u mjaftoi që mohojnë ringjalljen, por ata tallen me fjalën e vërtetë dhe me atë që ua solli atë. Po kështu, është e çuditshme edhe fakti që ata:
Dhe, kur qortohen, ata nuk ia venë veshin qortimit. - Edhe kur u kujtohen ato të vërteta që rrinë fshehur në natyrën dhe në logjikën e pastër të çdo njeriu, ata përsëri e shpërfillin dhe nuk përfitojnë nga ky kujtim dhe këshillë. Nëse pretendojnë se nuk i pranojnë këto gjëra, sepse natyra e tyre i refuzon t'i pranojë, kjo tregon për mangësi të theksuar në logjikën e tyre dhe mendjelehtësi. Dhe kjo është vërtet e habitshme. Por nëse ata e bëjnë këtë me inat dhe duke u shtirur se është diçka e palogjikshme, kjo është edhe më shumë e çuditshme. Kjo është ligësi e madhe, që fshihet brenda tyre.
Dhe kur shohin ndonjë shenjë(nga Zoti), ata e kthejnë atë në tallje. - Shumë i habitshëm është edhe ky veprim. Kur atyre u përmenden argumente dhe fakte të forta dhe të logjikshme, para të cilave nënshtrohet çdo i urtë dhe i mençur, ata në mënyrë shumë të çuditshme qeshin dhe tallen.
37:15Page 446
وَقَالُوٓاْ إِنۡ هَٰذَآ إِلَّا سِحۡرٞ مُّبِينٌ ١٥
And say, "This is not but obvious magic.
Dhe thonë: “Ky(Kur’ani)nuk është gjë tjetër, vetëm se një magji e qartë.” - Tjetër çudi e tyre është trajtimi i të vërtetës si magji. Kështu, gjënë më të lartë dhe të vyer, që është e vërteta e pakundërshtueshme, e konsiderojnë si gjënë më të përçmuar dhe më të pavlerë.
37:16–17Page 446
أَءِذَا مِتۡنَا وَكُنَّا تُرَابٗا وَعِظَٰمًا أَءِنَّا لَمَبۡعُوثُونَ ١٦
When we have died and become dust and bones, are we indeed to be resurrected?
أَوَءَابَآؤُنَا ٱلۡأَوَّلُونَ ١٧
And our forefathers [as well]?"
“Vallë, pasi të vdesim e të bëhemi pluhur dhe eshtra, ne do të ringjallemi? Vallë, edhe etërit tanë të hershëm (do të ringjallen)?” - Çuditë e tyre nuk kanë të mbaruar. Ata krahasojnë pushtetin e Zotit, të Tokës dhe të qiejve me pushtetin e njeriut, që është i dobët dhe i mangët nga të gjitha këndvështrimet. Duke treguar se e shohin ringjalljen si diçka të largët dhe të pamundur, thonë me mendjemadhësi: "Vallë, pasi të vdesim e të bëhemi pluhur dhe eshtra, ne do të ringjallemi? Vallë, edhe etërit tanë të hershëm?" Ky është fundi i diturisë së tyre. Allahu i Madhëruar e urdhëron Profetin e Tij që t'u japë atyre një përgjigje, që përmban në vete edhe kërcënim, edhe paralajmërim. Ai thotë:
37:18Page 446
قُلۡ نَعَمۡ وَأَنتُمۡ دَٰخِرُونَ ١٨
Say, "Yes, and you will be [rendered] contemptible."
Thuaj: “Po. Dhe ju do të jeni të poshtëruar.” - Po, do të ringjalleni të gjithë, ju dhe etërit tuaj të parë, dhe kur të ringjalleni: "… ju do të jeni të poshtëruar.” Do të jeni të poshtëruar, të nënçmuar dhe përulur. Nuk do të keni mundësi e forcë që të refuzoni dhe të kundërshtoni pushtetin dhe urdhrin e Allahut.
37:19Page 446
فَإِنَّمَا هِيَ زَجۡرَةٞ وَٰحِدَةٞ فَإِذَا هُمۡ يَنظُرُونَ ١٩
It will be only one shout, and at once they will be observing.
Atëherë ajo do të jetë një britmë e vetme, dhe ja, ata do të ngrihen(nga varret)e do të shohin. - Është Israfili që do të fryjë Bririn dhe ata të gjithë do të dalin nga varret të ringjallur. Ata do të shohin se si do të dalin të gjallë, me gjithë pjesët e tyre që ishin tretur në tokë. Ata do të jenë të zhveshur, këmbëzbathur dhe të pabërë synet. Në atë gjendje do të shfaqin keqardhje, pendim dhe dëshpërim shumë të madh. Madje, do të luten për shkatërrim dhe zhdukje.
37:20Page 446
وَقَالُواْ يَٰوَيۡلَنَا هَٰذَا يَوۡمُ ٱلدِّينِ ٢٠
They will say, "O woe to us! This is the Day of Recompense."
dhe do të thonë: “O të mjerët ne! Kjo është Dita e Gjykimit!” - Ky dëshpërim tregon se ata e pranojnë fajin që bënin në dynja, kur talleshin me ringjalljen dhe me ata që i paralajmëronin për të. Atëherë, atyre do t'u thuhet:
37:21Page 446
هَٰذَا يَوۡمُ ٱلۡفَصۡلِ ٱلَّذِي كُنتُم بِهِۦ تُكَذِّبُونَ ٢١
[They will be told], "This is the Day of Judgement which you used to deny."
Kjo është Dita e Ndarjes që ju e konsideronit gënjeshtër. - Kjo është dita e ndarjes dhe gjykimit të drejtë, në lidhje me plotësimin ose jo të të drejtave të Zotit dhe të drejtave të krijesave me njëri-tjetrin.
37:22–23Page 446
۞ ٱحۡشُرُواْ ٱلَّذِينَ ظَلَمُواْ وَأَزۡوَٰجَهُمۡ وَمَا كَانُواْ يَعۡبُدُونَ ٢٢
[The angels will be ordered], "Gather those who committed wrong, their kinds,1 and what they used to worship
مِن دُونِ ٱللَّهِ فَٱهۡدُوهُمۡ إِلَىٰ صِرَٰطِ ٱلۡجَحِيمِ ٢٣
Other than Allāh, and guide them to the path of Hellfire
Mblidhini bashkë - do t'u thuhet - të gjithë keqbërësit, bashkëshortet e tyre(që ishin si ata)dhe gjërat që ata adhuronin përveç Allahut dhe i çoni drejt rrugës së Zjarrit(të ndezur fort)! -Kështu do të tubohen Ditën e Gjykimit mohuesit e saj. Kur ata të shohin me sy atë që e mohonin dhe talleshin, atëherë do të vijë një urdhër që të hidhen në zjarr, pikërisht në atë zjarr që nuk e besonin se ekzistonte. Atë ditë do të thuhet: "Mblidhini bashkë të gjithë ata që ishin keqbërës..." Ata e kanë ngarkuar veten me padrejtësi të mëdha, me idhujtari e mohim të Zotit, prandaj do të flaken në zjarr, bashkë me ata që i kishin të ngjashëm ose që i shoqëronin, domethënë që bënin vepra të ngjashme. Çdokush do të bashkohet me atë që i përngjan në vepra. Mblidhini bashkë me ta edhe "gjërat që ata adhuronin përveç Allahut". Edhe idhujt e putat, që ata i adhuronin veç Allahut, do të bashkohen të gjithë bashkë. Pastaj do të thuhet: "... dhe i çoni drejt rrugës së Zjarrit (të ndezur fort)!" Ata do të tërhiqen zvarrë me ashpërsi, për t'u hedhur në Xhehenem. Pasi të jetë caktuar vendi i tyre dhe pasi të kenë kuptuar se janë banorë të Zjarrit, do të thuhet:
37:24Page 446
وَقِفُوهُمۡۖ إِنَّهُم مَّسۡـُٔولُونَ ٢٤
And stop them; indeed, they are to be questioned."
Por i ndaloni ata! Sepse ata do të merren në pyetje. - Ndalojini para se të hidhen në Zjarr, sepse do të merren në pyetje. Ata do të pyeten për ato që trillonin në dynja, në mënyrë që të turpërohen para të gjitha krijesave dhe të dalë qartë mashtrimi dhe mohimi i tyre. Në këtë qëndrim do t'u thuhet:
37:25Page 447
مَا لَكُمۡ لَا تَنَاصَرُونَ ٢٥
[They will be asked], "What is [wrong] with you? Why do you not help each other?"
Ç'është me ju që nuk po e ndihmoni njëri-tjetrin? - Çfarë ka ndodhur sot? Përse nuk i dilni në krah njëri-tjetrit sot? Në jetën e dynjasë, ju pretendonit se idhujt tuaj do të largonin prej jush dënimin dhe do t'ju mbronin e shpëtonin në çdo rast nevoje. Madje, ju pretendonit se ata do të ndërmjetësonin për ju tek Allahu. Ata nuk i përgjigjen dot kësaj fjale, sepse të gjithë i ka mbuluar poshtërimi dhe të gjithë i janë dorëzuar dënimit të Allahut. Të gjithë janë pushtuar nga frika, të përulur e të dëshpëruar. E si mund të flasin e t'i përgjigjen kësaj pyetjeje? Për këtë arsye, Allahu thotë:
Ata sot janë dorëzuar plotësisht. - Janë të dorëzuar dhe të pafuqishëm të bëjnë apo të thonë diçka që t'u pranohet si arsyetim para Zotit.
37:27Page 447
وَأَقۡبَلَ بَعۡضُهُمۡ عَلَىٰ بَعۡضٖ يَتَسَآءَلُونَ ٢٧
And they will approach one another asking [i.e., blaming] each other.
Dhe ata do t'i drejtohen njëri-tjetrit e do të pyesin njëri-tjetrin. - Pasi tubohen të gjithë së bashku, ata të ngjashmit me ta dhe idhujt që i adhuronin, dhe të drejtohen drejt zjarrit, ata do të ndalohen për pak, që të pyeten, por ata nuk do t'i përgjigjen, siç u tha më parë. Pas kësaj, ata do të fajësojnë njëri-tjetrin për këtë që po u ndodh, domethënë, për devijimin dhe humbjen që u shkaktuan. Kështu, pasuesit u drejtohen krerëve dhe u thonë:
37:28Page 447
قَالُوٓاْ إِنَّكُمۡ كُنتُمۡ تَأۡتُونَنَا عَنِ ٱلۡيَمِينِ ٢٨
They will say, "Indeed, you used to come at us from the right."1
Ata(pasuesit)do të thonë: “Ishit ju ata që na vinit nga e djathta(e na pengonit nga e vërteta). - Me forcën dhe pushtetin tuaj, na bëtë që të humbim rrugën e drejtë. Nëse nuk do të na kishit detyruar ju, ne do të ishim besimtarë dhe do të pasonim të vërtetën. Krerët u përgjigjen:
37:29Page 447
قَالُواْ بَل لَّمۡ تَكُونُواْ مُؤۡمِنِينَ ٢٩
They [i.e., the oppressors] will say, "Rather, you [yourselves] were not believers,
Ata(paria)do të thonë: “Jo! Ju vetë nuk kishit besim. - Ju keni qenë vetë idhujtarë, ashtu sikurse edhe ne. Atëherë, çfarë ndryshimi keni ju nga ne? Për çfarë arsye na fajësoni ne? Aq më tepër që e vërteta është se:
37:30Page 447
وَمَا كَانَ لَنَا عَلَيۡكُم مِّن سُلۡطَٰنِۭۖ بَلۡ كُنتُمۡ قَوۡمٗا طَٰغِينَ ٣٠
And we had over you no authority, but you were a transgressing people.
Ne nuk kemi pasur asnjë pushtet mbi ju. Ishit ju vetë ata që i shkelnit kufijtë(porositë e Zotit). - Nuk kishim asnjë fuqi mbi ju, që t'ju impononim të mohonit Zotin. Ju i kalonit kufijtë e Zotit dhe e zgjodhët këtë rrugë me pëlqimin tuaj.
37:31Page 447
فَحَقَّ عَلَيۡنَا قَوۡلُ رَبِّنَآۖ إِنَّا لَذَآئِقُونَ ٣١
So the word [i.e., decree] of our Lord has come into effect upon us; indeed, we will taste [punishment].
Tani, urdhri i Zotit tonë kundër nesh është përmbushur -Tashmë, vendimi i Zotit është i pakthyeshëm si për ne, edhe për ju.dhe ne duhet të shijojmë dënimin(e merituar). - Ne të gjithë do të shijojmë dënimin. Mbi ne po zbatohet gjykimi i Zotit tonë dhe tani, si ne, edhe ju do të shijojmë dënimin, pa përjashtim.
37:32Page 447
فَأَغۡوَيۡنَٰكُمۡ إِنَّا كُنَّا غَٰوِينَ ٣٢
And we led you to deviation; indeed, we were deviators."
Ne ju devijuam nga rruga(e Zotit)sepse edhe vetë ishim të humbur”. - Ne ju ftuam në rrugën tonë të humbjes dhe ishit ju që iu përgjigjët ftesës sonë. Për këtë arsye, mos na qortoni ne, por qortoni veten tuaj.
37:33–34Page 447
فَإِنَّهُمۡ يَوۡمَئِذٖ فِي ٱلۡعَذَابِ مُشۡتَرِكُونَ ٣٣
So indeed they, that Day, will be sharing in the punishment.
إِنَّا كَذَٰلِكَ نَفۡعَلُ بِٱلۡمُجۡرِمِينَ ٣٤
Indeed, that is how We deal with the criminals.
Dhe atë ditë ata do të jenë në dënim të gjithë bashkë. Ja, kështu bëjmë Ne me keqbërësit. - Ditën e Kijametit ju do të ndëshkoheni të gjithë, edhe pse, në varësi të padrejtësive e gjynaheve, do të ketë ndonjë ndryshim mes jush. Ashtu si në dynja i bashkonte kufri, po kështu edhe në ahiret do të jenë bashkë, në dënimin e Zotit. Ky është një rregull i pandryshueshëm për të padrejtët: "Ja, kështu bëjmë Ne me keqbërësit." Në vijim, Allahu i Madhëruar na tregon se padrejtësitë e tyre kaluan çdo kufi:
37:35Page 447
إِنَّهُمۡ كَانُوٓاْ إِذَا قِيلَ لَهُمۡ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا ٱللَّهُ يَسۡتَكۡبِرُونَ ٣٥
Indeed they, when it was said to them, "There is no deity but Allāh," were arrogant
Kur atyre u thuhej: “Nuk ka Zot tjetër që meriton adhurimin përveç Allahut.", ata tregoheshin kryeneçë. - Kur ftoheshin që të njësonin Allahun dhe t'i largoheshin adhurimit të çdo gjëje, ata tregoheshin mendjemëdhenj. Ata tregoheshin kryeneçë e mospërfillës ndaj asaj ftese dhe ndaj atyre të cilët ua bënin këtë ftesë. Madje, duke e kundërshtuar me forcë, thoshin:
37:36Page 447
وَيَقُولُونَ أَئِنَّا لَتَارِكُوٓاْ ءَالِهَتِنَا لِشَاعِرٖ مَّجۡنُونِۭ ٣٦
And were saying, "Are we to leave our gods for a mad poet?"
Dhe thoshin: “Mos vallë do t’i braktisim zotat tanë për një poet të çmendur?” - Si mund të braktisim idhujt, që ne i kemi adhuruar prej kaq kohësh, ashtu si paraardhësit tanë, për hir të fjalës së një "poeti të çmendur"? Kështu e fyenin Muhamedin (a.s). Nuk u mjaftoi që refuzonin ftesën e Zotit, por edhe fyen Profetin e Zotit. Allahu i shëmtoftë! E quajnë poet dhe të çmendur, edhe pse e dinin mirë se ai nuk kishte asnjë lidhje me poetët dhe poezinë. Ata e dinin mirë se ai ishte më i logjikshmi dhe më i mençuri në mendimet e tij. Duke hedhur poshtë fjalët dhe shpifjet e tyre, Allahu i Madhëruar thotë:
37:37Page 447
بَلۡ جَآءَ بِٱلۡحَقِّ وَصَدَّقَ ٱلۡمُرۡسَلِينَ ٣٧
Rather, he [i.e., the Prophet (ﷺ)] has come with the truth and confirmed the [previous] messengers.
Jo! Por, ai u solli të Vërtetën(e sigurt)dhe ai vërtetëson Mesazhin e të dërguarve(para tij). - Muhamedi solli të vërtetën e sigurt. Ai është me të vërtetë profet besnik i Zotit dhe ajo që ai solli është e vërteta e sigurt prej Zotit. Ai është, gjithashtu, edhe vërtetues i besnikërisë së profetëve të shkuar. Ardhja e tij është përmbushje e profetësive të tyre. Nëse ai nuk do të vinte, profetësitë e tyre nuk do të quheshin të përmbushura, e kjo do të cenonte vërtetësinë e tyre. Kështu, në njëfarë mënyre, ardhja e Muhamedit konsiderohet si mrekulli dhe profeci e përmbushur e profetëve të shkuar, sepse ata njoftuan dhe përgëzuan njerëzit për ardhjen e tij. Madje, Allahu i Madhëruar ka marrë besën dhe premtimin e të gjithë profetëve se, nëse do t'u vinte ky profet, do ta ndihmonin dhe besonin atë, e po kështu u mori premtimin edhe popujve të tyre. Kur ky profet erdhi në botë, doli qartë vërtetësia e profecive dhe e profetëve, nga njëra anë, dhe mashtrimi e refuzimi i padrejtë i së vërtetës nga ata që nuk e pranuan këtë profet. Ky profet solli një ligj të mrekullueshëm e në përputhje me të gjitha ligjet që sollën profetët e tjerë. Edhe ai i ftoi njerëzit në të njëjtat gjëra që i ftuan profetët e tjerë. Gjithashtu, ai i besoi dhe dëshmoi për vërtetësinë e gjithë shpalljeve që iu dhanë profetëve të tjerë.
37:38Page 447
إِنَّكُمۡ لَذَآئِقُواْ ٱلۡعَذَابِ ٱلۡأَلِيمِ ٣٨
Indeed, you [disbelievers] will be tasters of the painful punishment,
Dhe ju keni për të shijuar, Dënimin më të Ashpër. - Mohuesit në zjarr thonë: "...dhe ne duhet të shijojmë dënimin (e merituar)." Kjo fjalë mund të lërë hapësirë të kuptohet se mund të shpresohet edhe që të mos ndodhë ky dënim. Por Allahu sjell një fjalë tjetër, që e qartëson të vërtetën dhe që nuk lë as më të voglin dyshim apo ndonjë shpresë të kotë. Ai tha: "Dhe ju keni për të shijuar, Dënimin më të Ashpër." Pra, patjetër që do të shijoni dënimin e dhimbshëm dhe të rëndë, e për këtë të jeni të bindur!
37:39Page 447
وَمَا تُجۡزَوۡنَ إِلَّا مَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ ٣٩
And you will not be recompensed except for what you used to do -
Dhe ju do të ndëshkoheni veçse për atë që keni bërë. - Këtë dënim që do të shijoni, dijeni se e keni merituar vetë. Kjo është drejtësia Jonë dhe nuk ju kemi bërë asnjë padrejtësi. Po të vëresh me kujdes këto fjalë, duket se ky gjykim është gjithëpërfshirës, edhe pse qëllimi është për idhujtarët. Megjithatë, Allahu përjashton nga ky gjykim besimtarët, duke thënë më poshtë:
Kurse për robërit e sinqertë të Allahut... - Këta nuk kanë për të shijuar dënimin e dhimbshëm, sepse ata kanë qenë të sinqertë në çdo vepër që kanë bërë për Zotin. Për këtë arsye, Ai i shpëton ata dhe i veçon, për t'i futur në mëshirën e Tij të plotë. Ai tregohet Bujar, me faljen e gjerë dhe butësinë e Tij.
Për ata ka mirësi të përcaktuara(nga vetë Zoti), - Kanë një shpërblim të njohur dhe të ditur. Ai është një shpërblim bujar dhe madhështor. Të gjithë janë njoftuar për të, edhe pse nuk mund ta përshkruajnë imtësisht dhe realisht se si është. Më pas, Allahu i Madhëruar e përshkruan vetë këtë shpërblim, duke thënë:
Ka fruta të llojllojshme - Do të kenë nga të gjitha llojet e frutave, të cilat i sjellin freski dhe kënaqësi atij që i shijon dhe i shikon, sepse kanë edhe ngjyra të bukura.
dhe ata do të jenë të nderuar, në xhenetet e mirësisë, - Kurrë nuk përçmohen apo të poshtërohen në to, madje do të jenë të nderuar dhe të respektuar. Ata do të jenë të respektuar dhe vlerësuar mes njëri-tjetrit, por do të nderohen dhe respektohen edhe nga melekët e Zotit, të cilët do të hyjnë nga çdo portë dhe do t'i përgëzojnë për shpërblimet dhe kënaqësitë që i presin. Ata do të jenë të vlerësuar edhe nga Krijuesi Bujar dhe Bamirës, që do t'i mbulojë me shpërblime e nderime të pashembullta, që do t'ua lumturojnë shpirtin dhe do t'ua rehatojnë trupin. Këto shpërblime dhe nderime të shumta do të përjetohen në xhenetet e mirësisë. Janë quajtur “xhenetet e mirësisë”, sepse mirësia është tipari i tyre. Lumturia është e përjetshme dhe gjithmonë në rritje. Atje janë mbledhur mirësi që syri nuk i ka parë, veshi nuk i ka dëgjuar dhe asnjë zemër nuk i ka imagjinuar. Atje nuk ka asgjë të keqe, që mund të cenojë mirësitë dhe lumturinë e tyre. Pakënaqësitë, lodhjet dhe mundimet nuk kanë vend në to. Ndër mënyrat e nderimit që Zoti u bën atyre është edhe dashuria dhe respekti i madh që ata do të kenë mes njëri-tjetrit në Xhenet. Ai thotë:
Të mbështetur në kolltukë përballë njëri-tjetrit... - Ata qëndrojnë në shtretër të lartë, që janë veshur me stolitë më të shtrejnta, që të mahnisin. Ata qëndrojnë të ulur dhe të mbështetur në tokë dhe ti e kupton qetësinë dhe lumturinë e tyre nga mënyra si qëndrojnë në ato shtretër. Duke përshkruar qëndrimin e tyre, Allahu i Madhëruar thotë:"...përballë njëri-tjetrit." Pra, qëndrojnë përballë njëri-tjetrit dhe zemrat e tyre janë pastra e të mbushura me respekt e dashuri për njëri-tjetrin. Ata kënaqen kur mblidhen së bashku dhe vizitojnë njëri-tjetrin. Qëndrimi ballë për ballë me fytyrë tregon se edhe zemrat i kanë të bashkuara. Kjo tregon, gjithashtu, edhe respektin që kanë për njëri-tjetrin, duke qëndruar përballë e jo duke i kthyer shpinën apo lënë mënjanë. Për të treguar kënaqësinë dhe edukatën e lartë që i shoqëron këto takime, Allahu i Madhëruar thotë:
37:45Page 447
يُطَافُ عَلَيۡهِم بِكَأۡسٖ مِّن مَّعِينِۭ ٤٥
There will be circulated among them a cup [of wine] from a flowing spring,
Atyre u shërbehet me gota (me pije) të mbushura nga burimet (e xhenetit). - Mes tyre vërtiten djem të rinj, që gjithmonë u shërbejnë pije të shijshme me kupa të bukura e të mbushura me nektar, që në fund i vjen era misk. Ato janë gotat e pijeve të tyre. Por ato nuk janë si pijet e kësaj dynjaje. Ngjyra e pijes është e bardhë, si një nga ngjyrat më të dashura. Ndërsa për shijen, Ai thotë:
E bardhë kristal(është ajo pije), me shije të mrekullueshme për ata që e pinë, - Ai që e pi atë kënaqet shumë gjatë momentit kur e pi, por edhe pasi e pi atë, ajo lë një shije të veçantë.
37:47Page 447
لَا فِيهَا غَوۡلٞ وَلَا هُمۡ عَنۡهَا يُنزَفُونَ ٤٧
No bad effect is there in it, nor from it will they be intoxicated.
Ajo nuk i dëmton ata dhe as nuk dehen prej saj - Ajo pije nuk ta deh dhe rëndon mendjen, nuk ta dëmton personalitetin dhe pasurinë. Këto janë disa nga mirësitë e Xhenetit. U përmendën ushqimi, pijet dhe vizitat e besimtarëve mes njëri-tjetrit dhe nuk ka se si mos të përmendet edhe një tjetër lloj kënaqësie, që do të përjetojnë në ato kopshte. Allahu i Madhëruar thotë:
37:48Page 447
وَعِندَهُمۡ قَٰصِرَٰتُ ٱلطَّرۡفِ عِينٞ ٤٨
And with them will be women limiting [their] glances,1 with large, [beautiful] eyes,
Pranë tyre qëndrojnë (hyritë)symëdhatë, me shikim të përulur, - Në kopshtet e mirësive, ata do të kenë këtë lloj kënaqësie. Atje i presin hyritë symëdha dhe të plota në të gjitha cilësitë e tyre. Ndër këto cilësi, Allahu përmend se janë "kasiratut-tarfi" - syulura. Janë të tilla sepse ato janë të mahnitura pas burrave të tyre dhe nuk i largojnë shikimet nga ata. Ato nuk shohin dikë tjetër, sepse burrat do të jenë në kulmin e bukurisë dhe hijeshisë dhe ato nuk mund të gjejnë në Xhenet si bashkëshortët e tyre. Por ka mundësi që kuptimi i fjalës "kasiratut-tarfi" të jetë: "tërheqëse shikimesh". Burri që i sheh i mbeten sytë tek ato, nga bukuria e madhe që kanë. Kjo tregon se bukuria e tyre është e jashtëzakonshme. Kufizimi i shikimit tregon se edhe zemra e trupi janë të përkushtuara tërësisht pas tyre. Të dyja kuptimet janë të sakta dhe të mundshme. Kjo tregon për bukurinë e madhe dhe të pashembullt të burrave dhe të grave në Xhenet dhe për dashurinë dhe tërheqjen e jashtëzakonshme mes tyre atje. Kur ata bashkohen me njëri-tjetrin, asgjë tjetër nuk futet mes tyre. Kjo tregon për pastërtinë dhe ndershmërinë e tyre dhe për faktin se në Xhenet nuk do të ketë urrejtje, smirë, armiqësi e zemërim. E si të ekzistojnë këto në kopshtet e mirësive, ku çdo ligësi është larg dhe nuk ka vend në to?! Allahu i përshkruan hyritë si "Aijn". Ky është një përshkrim i syve të tyre, që janë shumë të bukur, me një pamje vezulluese e shprehëse. Allahu i Madhëruar vazhdon t'i përshkruajë hyritë duke thënë:
Sikur të ishin vezë delikate të ruajtura mirë. - Ato janë si xhevahir i fshehur dhe i rrallë, që ruhet me shumë kujdes. Ato nuk kanë asgjë që nuk është tërheqëse. Çdo gjë e tyre është e përkryer.
37:50Page 447
فَأَقۡبَلَ بَعۡضُهُمۡ عَلَىٰ بَعۡضٖ يَتَسَآءَلُونَ ٥٠
And they will approach one another, inquiring of each other.
Ata(besimtarët)qëndrojnë përballë njëri-tjetrit e bisedojnë, -Në ajetet e mësipërme, Allahu i Madhëruar përmendi shumë nga kënaqësitë e banorëve të Xhenetit, si ushqimet, pijet, bashkëshortet dhe takimet mes miqve. Në vijim, Ai na tregon për bisedat që ata bëjnë me njëri-tjetrin rreth ndodhive të shkuara. Ata vazhdimisht bisedojnë dhe kujtojnë çaste të shumta që kanë kaluar, derisa dikush prej tyre thotë:
37:51Page 447
قَالَ قَآئِلٞ مِّنۡهُمۡ إِنِّي كَانَ لِي قَرِينٞ ٥١
A speaker among them will say, "Indeed, I had a companion [on earth].
Njëri prej tyre (do të nisë bisedën e) do të thotë: “Unë kam pasur një shok(që nuk më ndahej)”, - Unë kisha një shoqërues, që më rrinte gjithmonë pranë në dynja, i cili e mohonte ringjalljen, madje më qortonte që unë e besoja atë. Ai shpesh më thoshte:
37:52–53Page 448
يَقُولُ أَءِنَّكَ لَمِنَ ٱلۡمُصَدِّقِينَ ٥٢
Who would say, 'Are you indeed of those who believe
أَءِذَا مِتۡنَا وَكُنَّا تُرَابٗا وَعِظَٰمًا أَءِنَّا لَمَدِينُونَ ٥٣
That when we have died and become dust and bones, we will indeed be recompensed?'"
Ai më thoshte: “ Çfarë! Ti je prej atyre që besojnë se kur të kemi vdekur e të jemi bërë pluhur dhe eshtra, do të marrim shpërblime e dënime(sipas veprave)?” - Vërtet beson se ne, pasi të vdesim, do të ringjallemi përsëri dhe do të shpërblehemi për punët tona? Si e beson diçka të tillë të pamundur?! Nuk ka mundësi që ne, pasi të jemi tretur dhe humbur nëpër tokë, të ringjallemi dhe kthehemi në jetë, e pastaj të llogaritemi e shpërblehemi për veprat tona. Kur për veten thotë: “Unë vazhdoja të besoja ringjalljen, kurse ai vazhdonte ta mohonte, derisa na erdhi vdekja. Por kur u ringjallëm, unë erdha këtu ku jam, domethënë, në këto mirësi që na i premtuan profetët e Zotit, dhe mendoj se ai tjetri është duke u dënuar.”
Ai(besimtari)thotë: “A do të donit të shikojmë jashtë(të dënuarit)?” -Ejani të shohim atë në dënim dhe të kënaqemi e të gëzohemi edhe më shumë me mirësitë që na dha Zoti, sepse do të shohim me sytë tanë përmbushjen e shpërblimit dhe ndëshkimit të Allahut. Nga kjo bisedë kuptohet se banorët e Xhenetit gëzohen e kënaqen me njëri-tjetrin, madje e ndjekin dhe e dëgjojnë njëri-tjetrin, kur ftohen të bëjnë diçka. Edhe këtë rast, ata dëgjojnë vëllanë e tyre dhe shkojnë së bashku me të, për të parë gjendjen e atij ish-shokut në zjarr.
37:55Page 448
فَٱطَّلَعَ فَرَءَاهُ فِي سَوَآءِ ٱلۡجَحِيمِ ٥٥
And he will look and see him1 in the midst of the Hellfire.
Ai shikon dhe e vëren atë(shokun që nuk i ndahej)në mes të Zjarrit. -Ai hedh shikimin në zjarr dhe e sheh atë në mes të dënimit, me dhimbje e vuajtje që e kanë përfshirë nga të gjitha anët. Pastaj, duke e qortuar dhe duke treguar edhe mirënjohjen e tij për Zotin që e ruajti nga ai ndëshkim, besimtari thotë:
Dhe thotë: “Betohem në Allahun! Për pak më rrëzove edhe mua(në Zjarr)”. - Gati sa më devijove edhe mua, me dyshimet që më fusje në zemër.
37:57Page 448
وَلَوۡلَا نِعۡمَةُ رَبِّي لَكُنتُ مِنَ ٱلۡمُحۡضَرِينَ ٥٧
If not for the favor of my Lord, I would have been of those brought in [to Hell].
“Sikur të mos kishte qenë mirësia e Zotit tim, unë do të kisha qenë bashkë me ata që janë atje(në zjarr)”. -Sikur të mos më forconte Zoti në Islam, edhe unë do të isha bashkë me ty në atë dënim.
37:58–59Page 448
أَفَمَا نَحۡنُ بِمَيِّتِينَ ٥٨
Then, are we not to die
إِلَّا مَوۡتَتَنَا ٱلۡأُولَىٰ وَمَا نَحۡنُ بِمُعَذَّبِينَ ٥٩
Except for our first death, and we will not be punished?"
“Dhe ne nuk do të vdesim më, përveç vdekjes sonë të parë. Dhe ne nuk kemi për t'u dënuar.” - Këto fjalë thotë besimtari, duke mos e fshehur lumturinë me mirësitë e Allahut. Ai i përgëzon se do të jenë të përjetshëm në kënaqësi dhe të shpëtuar përfundimisht nga dënimi. Kjo fjali vjen në formë pyetëse, por qëllimi është pohimi me kënaqësi i asaj mirësie. Pra, sikur i thotë atij që e mohonte përjetësinë dhe ringjalljen: A pretendon tani se do të ketë veçse një jetë dhe ne nuk do të ringjallemi dhe as do të merremi në përgjegjësi? Mendoni pak me kujdes në fjalën e Allahut, kur thotë: "Ata (besimtarët) qëndrojnë përballë njëri-tjetrit e bisedojnë ...". Por për çfarë flasin e bisedojnë? Allahu nuk e thotë se për çfarë flasin, sepse ata flasin dhe pyesin njëri-tjetrin për gjithçka që u sjell kënaqësi. Ata diskutojnë edhe rreth çështjeve që kanë patur kundërshtime e paqartësi në dynja. Dihet mirë se kënaqësia e dijetarëve kur flasin rreth çështjeve të diturisë dhe kërkimit të së vërtetës ia kalon çdo kënaqësie tjetër të dynjasë. Kështu, edhe në Xhenet ata kënaqen me biseda të tilla, që askush përveç tyre nuk i provon. Atje ata do të zbulojnë të vërtetën për shumë çështje që u sjellin kënaqësi të papërshkrueshme. Pasi përshkroi mirësitë e Xhenetit, Allahu i Madhëruar i nxit besimtarët që të punojnë fort për t’i arritur këto mirësi. Ai thotë:
Vërtet, ky është suksesi më i madh. - Kështu do të arrijnë çdo mirësi që e synojnë dhe ua kënaq shpirtin dhe do të shpëtojnë nga çdo gjë që i druhen. A ka fitore më të madh sesa kjo? Ky duhet të jetë synimi më i rëndësishëm dhe i vetëm për atë njeri që ka mend. Plotësimi i këtij synimi e shpie robin pranë kënaqësisë së Zotit të Tokës dhe të qiejve. Ata që janë pranë Zotit do të jenë më të lumturit. Në dynja lumturohen duke e njohur Allahun, ndërsa në ahiret do të lumturohen me praninë e Tij, duke e parë Atë dhe duke e dëgjuar fjalën e Tij.
Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences