As-Sa'di · Tafsir · in Albanian
الشورى
Ash-Shuraa
The Consultation · Meccan · 53 ayahs
42:1–3Page 483
حمٓ ١
Ḥā, Meem.
عٓسٓقٓ ٢
ʿAyn, Seen, Qāf.1
كَذَٰلِكَ يُوحِيٓ إِلَيۡكَ وَإِلَى ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِكَ ٱللَّهُ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡحَكِيمُ ٣
Thus has He revealed to you, [O Muḥammad], and to those before you - Allāh, the Exalted in Might, the Wise.
Ha, Mim. Ajn, Sin, Kaf. Kështu të jep shpalljen ty, - ashtu si atyre që ishin para teje, - Allahu, Ngadhënjimtari, i Urti. -Allahu i Lartësuar na tregon se Ai ia shpalli Kur’anin madhështor Profetit të Tij të zgjedhur, ashtu sikurse u shpalli edhe profetëve të tjerë para tij. Kështu, këtu shprehet mirësia e madhe që Allahu i Lartësuar i ka dhuruar njerëzimit me shpalljet e librave të shenjtë në mënyrë të vazhdueshme dhe me dërgimin e profetëve. Po ashtu, Allahu i Lartësuar na tregon se Muhamedi (a.s.) nuk qe i pari njeri që u zgjodh si profet. Tradita dhe gjendja e tij i përngjajnë traditës dhe gjendjes së të dërguarve paraardhës. Edhe Shpallja të cilën ai e përcolli prej Zotit të tij është e ngjashme me atë çka sollën edhe profetët para tij. Të gjitha shpalljet e Zotit janë të vërteta dhe të mbushura me mirësi, vërtetësi dhe drejtësi. Ato janë të tilla, sepse janë shpallje nga Ai që ka cilësitë absolute, si i vetmi i Adhuruar në qiell dhe në tokë, me fuqi, pushtet, krenari dhe urtësi të pakrahasueshme.
42:4Page 483
لَهُۥ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِي ٱلۡأَرۡضِۖ وَهُوَ ٱلۡعَلِيُّ ٱلۡعَظِيمُ ٤
To Him belongs whatever is in the heavens and whatever is in the earth, and He is the Most High, the Most Great.1
Vetëm e Tij është ç’ka në qiej dhe ç’ka në tokë; Ai është i Larti, i Madhëruari. -Çdo botë që ekziston, bota e qiejve apo e tokës, është prona dhe mbretëria e Tij, e nënshtruar ndaj pushtetit dhe administrimit të Tij. Çdo gjë i nënshtrohet gjykimit të Allahut. Allahu i Lartësuar është El Aliju - i Larti. Ai është i Lartësuar në Qenien e Tij, në pushtetin e Tij dhe në sundimin e Tij. Allahu i Lartësuar është El Ađhîm - Madhështori. Madje, prej madhështisë së Tij:
42:5Page 483
تَكَادُ ٱلسَّمَٰوَٰتُ يَتَفَطَّرۡنَ مِن فَوۡقِهِنَّۚ وَٱلۡمَلَٰٓئِكَةُ يُسَبِّحُونَ بِحَمۡدِ رَبِّهِمۡ وَيَسۡتَغۡفِرُونَ لِمَن فِي ٱلۡأَرۡضِۗ أَلَآ إِنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلۡغَفُورُ ٱلرَّحِيمُ ٥
The heavens almost break from above them,1 and the angels exalt [Allāh] with praise of their Lord and ask forgiveness for those on earth. Unquestionably, it is Allāh who is the Forgiving, the Merciful.
Qiejt e lartë mbi ta gati pëlcasin(prej frikës ndaj Zotit). -Me gjithë madhështinë dhe gjerësinë e tyre, qiejt gati sa nuk shpërbëhen e shkatërrohen.Ndërkaq, melekët i thurin lavde, duke e falënderuar Zotin e tyre ... -Melekët e pastër dhe të afruar tek Zoti i nënshtrohen të përulur madhështisë së Zotit të tyre. Ata shprehin varfërinë dhe përuljen e tyre kundrejt krenarisë së të Madhërishmit. Ata janë të nënshtruar dhe të bindur ndaj urdhrave të Allahut të Lartësuar. Ata e madhërojnë Allahun pandërprerë dhe e lartësojnë Atë nga çdo mangësi që ia përshkruajnë krijesat. Melekët e lavdërojnë Allahun, duke përmendur çdo cilësi të Tij madhështore dhe absolute.... dhe kërkojnë falje të gjynaheve për ata që janë në Tokë. -Ata, gjithashtu, i kërkojnë falje Zotit për çdo gabim që kryhet prej banorëve të tokës, që nuk i shkon madhështisë dhe krenarisë së të Lartësuarit. Ata kërkojnë falje, sepse e dinë mirë që Allahu i Lartësuar është Falës i Madh e Mëshirëplotë.Ta dini se me të vërtetë, Allahu është Falësi i Madh e Mëshirëplotë -Sikur të mos ishte falja dhe mëshira e Allahut, krijesat do të shkatërroheshin e do të zhdukeshin. Allahu i Lartësuar e përshkruan Veten me të tilla cilësi të shkëlqyera pikërisht pasi përmend faktin që është Ai i Cili u ka dhënë Shpallje profetëve në përgjithësi, dhe në mënyrë të veçantë profetit të përzgjedhur Muhamed (a.s.). Përmendja e këtyre dy fakteve pranë njëri-tjetrit jep një mesazh të rëndësishëm. Ajo tregon se Kur'ani madhështor përmban në vetvete argumente, shenja dhe fakte shumë të qarta, që tregojnë se Krijuesi i Lartësuar ka cilësi të larta dhe emra e atribute madhështore. Nëpërmjet Kur'anit, Ai na prezanton Veten me të gjithë emrat dhe atributet e Tij të shkëlqyera, që e mbushin zemrën e robit me dije të plotë rreth Tij, me dashuri për Zotin e vetëm në qiej dhe në Tokë, me madhërim dhe frikërespekt për Madhështorin, Krenarin e të Lartësuarin. Nga ky prezantim, të gjithë duhet t'ia drejtojnë adhurimet e tyre, të çfarëdolloji qofshin, veç Allahut të Lartësuar. Çdokush që lexon Kur'anin bindet dhe qartësohet se gjynahu më i rëndë është adhurimi i diçkaje tjetër veç Allahut, me dashuri, madhërim, nënshtrim dhe bindje. Është krim të adhurosh diçka që nuk ka në dorë as dëm e as dobi, as për veten e vet dhe as për të tjerët. Madje, gjithçka tjetër veç Allahut të Lartësuar është krijesë, dhe si e tillë, ajo është e nevojshme për ndihmën e Allahut të Lartësuar dhe përkujdesin e Tij. Më pas, Allahu i Lartësuar thotë:
42:6Page 483
وَٱلَّذِينَ ٱتَّخَذُواْ مِن دُونِهِۦٓ أَوۡلِيَآءَ ٱللَّهُ حَفِيظٌ عَلَيۡهِمۡ وَمَآ أَنتَ عَلَيۡهِم بِوَكِيلٖ ٦
And those who take as allies other than Him - Allāh is [yet] Guardian over them; and you, [O Muḥammad], are not over them a manager -
Sa për ata që përveç Tij adhurojnë zota të tjerë, ... -Këta kanë parapëlqyer të zgjedhin miq dhe të dashur të tjerë, veç Allahut të Lartësuar. Këta u shprehin zotave të tyre të gjithë dashurinë, madhërimin, nënshtrimin dhe bindjen e vet. Ata i adhurojnë idhujt sikurse do duhej të adhuronin Allahun dhe u nënshtrohen atyre sikurse do duhej t’i nënshtroheshin Allahut. Por le ta kuptojnë këta të mjerë, se zotat që ata i adhurojnë dhe u nënshtrohen janë të kotë dhe të pafuqishëm t’u sjellin ndonjë dobi apo t’i ruajnë nga ndonjë e keqe. Ata zota kurrë nuk mund t’u përgjigjen lutjeve të tyre. Përveç kësaj, le të marrin vesh edhe diçka tjetër të frikshme, siç thotë Allahu i Lartësuar:Allahu është Mbikëqyrës i tyre. -Pra, jo vetëm që nuk përfitojnë gjë nga adhurimet dhe nënshtrimi ndaj idhujve, por Allahu i Lartësuar do t’ua regjistrojë dhe ruajë të gjitha veprat, dhe pastaj do t’i shpërblejë për mirë ose për keq.Ti nuk je përgjegjës për ta. -Kuptimi: Nuk je ti kujdestari apo roja i tyre, që të pyesësh për veprat e tyre. Ti je veçse një përcjellës, një lajmërues, që e ka kryer detyrën e vet. Pastaj Allahu i Lartësuar na përkujton mirësinë që Ai i dhuroi Muhamedit a.s. dhe njerëzimit me shpalljen e këtij Kur'ani. Ai thotë:
42:7Page 483
وَكَذَٰلِكَ أَوۡحَيۡنَآ إِلَيۡكَ قُرۡءَانًا عَرَبِيّٗا لِّتُنذِرَ أُمَّ ٱلۡقُرَىٰ وَمَنۡ حَوۡلَهَا وَتُنذِرَ يَوۡمَ ٱلۡجَمۡعِ لَا رَيۡبَ فِيهِۚ فَرِيقٞ فِي ٱلۡجَنَّةِ وَفَرِيقٞ فِي ٱلسَّعِيرِ ٧
And thus We have revealed to you an Arabic Qur’ān that you may warn the Mother of Cities [i.e., Makkah] and those around it1 and warn of the Day of Assembly, about which there is no doubt. A party will be in Paradise and a party in the Blaze.
... Ne ta shpallëm ty këtë Kur'an në arabisht, që t'i këshillosh Kryeqendrën(Mekën)dhe ata përreth saj ... - Allahu i Lartësuar na kujton mirësinë e Tij të madhe me shpalljen e Kur'anit në arabisht, me tekst dhe kuptime të qarta. Ai e shpalli këtë libër për të paralajmëruar dhe këshilluar Kryeqendrën, pra, Mekën. Madje, jo vetëm Mekën, por, edhe vendet që janë rreth saj, pra, të gjitha viset arabe, që më pas të përhapej në të gjithë botën. Kur'ani u shpall edhe për një qëllim tjetër:... dhe t’u tërheqësh vërejtjen për Ditën e Tubimit, për të cilën nuk ka dyshim. ... -Ai u shpall për të paralajmëruar njerëzimin rreth Ditës së Tubimit. Atë ditë, Allahu i Lartësuar do të grumbullojë para Tij të parët dhe të fundit, për të dhënë llogari. Ai e zbriti Kur'anin që të sigurojë njerëzit se ajo është një ditë për të cilën nuk ka asnjë dyshim. Atë ditë krijesat do të ndahen në dy grupe....Një grup do të jetë për në Xhenet dhe një grup për në Zjarr. - Njëri grup do të jetë për në Xhenet. Këta janë ata që e besojnë Allahun e Lartësuar dhe, pa dyshim, të gjithë të dërguarit e Tij. Ndërsa grupi tjetër do të jetë në Zjarr. Këtu hyjnë të gjithë ata që mohojnë Zotin e gjithësisë dhe të dërguarit e Tij.
42:8Page 483
وَلَوۡ شَآءَ ٱللَّهُ لَجَعَلَهُمۡ أُمَّةٗ وَٰحِدَةٗ وَلَٰكِن يُدۡخِلُ مَن يَشَآءُ فِي رَحۡمَتِهِۦۚ وَٱلظَّٰلِمُونَ مَا لَهُم مِّن وَلِيّٖ وَلَا نَصِيرٍ ٨
And if Allāh willed, He could have made them [of] one religion, but He admits whom He wills1 into His mercy. And the wrongdoers have not any protector or helper.
Po të dëshironte, Allahu do t’i bënte ata një bashkësi të vetme, por Ai fut në mëshirën e Vet atë që do. -Allahu i Lartësuar është i Plotfuqishëm për gjithçka. Po të donte, Ai mund t’i bënte të gjithë njerëzit të udhëzuar në rrugën e drejtë. Por Allahu Krenar dhe i Urtë dëshiron që në mëshirën e Tij të fusë ata që Ai dëshiron, duke i përzgjedhur dhe dalluar. Ndërsa të padrejtët, domethënë, ata që shkelin kufijtë e Zotit, ata të cilët nuk falënderojnë për mirësitë që u jepen dhe nuk bëjnë mirë, ata do të jenë të privuar nga mëshira e Zotit të gjithësisë. Për këta, Allahu i Lartësuar thotë:Për jobesimtarët nuk ka as miq dhe as ndihmëtarë. - Për ata nuk do të ketë ndonjë mik, që t’i ndihmojë për ndonjë të mirë, dhe as ndihmëtar, që t’i ruajë nga e keqja që i pret.
42:9Page 483
أَمِ ٱتَّخَذُواْ مِن دُونِهِۦٓ أَوۡلِيَآءَۖ فَٱللَّهُ هُوَ ٱلۡوَلِيُّ وَهُوَ يُحۡيِ ٱلۡمَوۡتَىٰ وَهُوَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٞ ٩
Or have they taken protectors [or allies] besides Him? But Allāh - He is the Protector, and He gives life to the dead, and He is over all things competent.
Mos vallë, ata zgjedhin mbrojtës të tjerë veç Atij?! -Ata kanë zgjedhur zota të tjerë, veç Allahut të Lartësuar, të cilët i adhurojnë dhe u nënshtrohen. Por ky është një gabim shumë i ulët dhe i paarsyeshëm që ata bëjnë, sepse është Allahu i Lartësuar Ai që meriton të adhurohet, t’i bindesh dhe t’i nënshtrohesh.... Vetëm Allahu është Mbrojtësi. ... -Pra, Allahu është El Uelijj - Mbrojtësi, i Dashuri ose Miku i besimtarëve. Allahu është Ai të Cilit duhet t’i përkushtohen të gjitha adhurimet. Allahu është El Uelijjpër krijesat, që zbaton vendimet e Tij të drejta dhe plot mëshirë për ta. Ai përkujdeset në mënyrë të veçantë për adhuruesit e Tij të sinqertë, duke i nxjerrë ata prej errësirave në dritë. Me butësinë dhe mëshirën e Tij, Allahu është gjithmonë në ndihmë të besimtarëve, për çdo çështje të tyre.... Është Ai që ngjall të vdekurit dhe është i Plotfuqishëm për gjithçka. -Është Allahu i Lartësuar që ka në dorë jetën dhe vdekjen. Është Ai që ka pushtetin e plotë mbi gjithçka. Vetëm Allahu jep jetë dhe vdekje dhe vetëm ajo që Ai dëshiron do të ndodhë. Atëherë, vetëm Ai e meriton adhurimin, dashurinë, madhërimin, bindjen dhe nënshtrimin tonë. Ai është i Vetëm dhe i Pashoq në çdo aspekt.
42:10Page 483
وَمَا ٱخۡتَلَفۡتُمۡ فِيهِ مِن شَيۡءٖ فَحُكۡمُهُۥٓ إِلَى ٱللَّهِۚ ذَٰلِكُمُ ٱللَّهُ رَبِّي عَلَيۡهِ تَوَكَّلۡتُ وَإِلَيۡهِ أُنِيبُ ١٠
And in anything over which you disagree - its ruling is [to be referred] to Allāh. [Say], "That is Allāh, my Lord; upon Him I have relied, and to Him I turn back."1
Për çdo çështje për të cilën nuk pajtoheni, gjykimin për të e gjeni tek Allahu. -Kuptimi: Për çdo mospajtim që keni, qoftë për sa u përket çështjeve themelore të fesë, qoftë për ato më të imtat, të jeni të bindur se gjykimin e drejtë për to e ka dhënë Allahu i Lartësuar. Kësisoj, është detyrë për ju që ta kërkoni zgjidhjen në Librin e Allahut dhe në Traditën e Profetit (a.s.). Çdo udhëzim që përputhet me linjën e Kur'anit dhe të Sunetit është udhëzim i drejtë, ndërsa çdo udhëzim që bie ndesh me mësimet e Kur'anit dhe Sunetit është devijim dhe humbje e sigurt.Ai është Allahu, Zoti im. -Ashtu sikurse e pranojmë që Allahu i Lartësuar është Zoti, Krijuesi, Furnizuesi dhe Administruesi, po ashtu duhet të kujtojmë dhe të pranojmë se Ai është i vetmi që sundon dhe gjykon mes krijesave të Tij, në të gjitha aspektet e jetës së tyre. Nga ky ajet kuptohet se mendimi unanim i umetit islam është një argument i pakontestueshëm dhe i sigurt për çdo çështje, sepse Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar që t'i kthehemi Librit të Tij dhe mësimeve të Profetit të Tij veçse në rastet e kundërshtimeve mes nesh. Ndërsa kur i gjithë umeti është unanim në një qëndrim, kjo mjafton për të treguar saktësinë e atij qëndrimi. Umeti islam është i ruajtur në atë mënyrë që nuk mund të jetë unanim në një mendim të gabuar dhe jo të drejtë. Por duhet kuptuar se, sigurisht, edhe unanimiteti rreth një çështjeje duhet të jetë i bazuar në Librin e Zotit dhe në Traditën e Profetit (a.s.).Vetëm tek Ai mbështetem dhe vetëm Atij i drejtohem. -Kuptimi: Vetëm tek Allahu i Lartësuar kërkoj mbështetje me zemrën time, për të arritur çdo të mirë dhe për t’u ruajtur nga çdo e keqe, duke pasur siguri të plotë se Ai do të m'i përgjigjet lutjeve të mia. Vetëm Atij i drejtohem, me zemrën dhe me trupin tim. Me gjithë qenien time i jam përkushtuar adhurimit dhe bindjes ndaj Allahut. Adhurimi dhe mbështetja tek Allahu janë dy shtylla për përsosjen e njeriut, të cilat Allahu i Lartësuar i ka përmendur shpesh së bashku në Kur'an. Me bashkërendimin e të dyjave, arrihet përsosmëria e robit. Me cenimin e tyre apo të njërës prej tyre, cenohet edhe përsosmëria e tij. Ja dy ajete të tjera, ku adhurimi dhe mbështetja përmenden bashkë: “Vetëm ty të adhurojmë dhe vetëm tek t’i ndihmë kërkojmë”. Dhe: “Vetëm Atë adhuroje dhe vetëm Atij mbështetju”.
42:11Page 484
فَاطِرُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ جَعَلَ لَكُم مِّنۡ أَنفُسِكُمۡ أَزۡوَٰجٗا وَمِنَ ٱلۡأَنۡعَٰمِ أَزۡوَٰجٗا يَذۡرَؤُكُمۡ فِيهِۚ لَيۡسَ كَمِثۡلِهِۦ شَيۡءٞۖ وَهُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلۡبَصِيرُ ١١
[He is] Creator of the heavens and the earth. He has made for you from yourselves, mates, and among the cattle, mates; He multiplies you thereby. There is nothing like unto Him,1 and He is the Hearing, the Seeing.2
Ai është Krijuesi i qiejve e i tokës. -Allahu është Shpikësi dhe Krijuesi i tyre, me pushtetin, dëshirën dhe urtësinë e Tij.Nga lloji juaj Ai krijoi për ju bashkëshorte ... -Kuptimi: Allahu krijoi për ju bashkëshorte, që të gjeni qetësi dhe prehje në to, që prej jush të vijnë pasardhës e plot mirësi të tjera....edhe nga kafshët krijoi çifte. ... -Të gjitha llojet e kafshëve Allahu i krijoi çift, mashkull dhe femër, që ato të shtohen dhe t’u bëjnë dobi njerëzve. Allahu i Lartësuar thotë se kafshët i krijoi për ne. Pra, qëllimi i ekzistencës së tyre është thjesht për të mirën dhe dobinë tonë.... që t’ju shumojë. -Allahu i Lartësuar i krijoi njerëzit dhe kafshët çift, që mirësitë të shtohen sa më shumë.Nuk ka të ngjashëm me Të. -Asgjë nuk i shëmbëllen Allahut të Lartësuar. Asnjë krijesë nuk është si Ai dhe nuk i përgjan Atij, as në Qenien e Tij, as në emrat, as në cilësitë dhe as në veprat e Tij. Emrat e Allahut janë të gjithë të bukur, ndërsa cilësitë e Tij janë absolutisht të larta dhe tregojnë madhështinë e Tij. Nëpërmjet veprave të Tij, Allahu i Lartësuar i solli në ekzistencë krijesat pa pasur nevojë për askënd. Ai nuk ka nevojë për shoqërues dhe ndihmës. Allahu nuk ka të ngjashëm, sepse Ai është i Vetëm dhe absolutisht i Plotë në çdo aspekt.Ai është Gjithëdëgjuesi, Gjithëshikuesi. -Allahu është Semîun - Dëgjuesi i të gjitha zërave, në të gjitha gjuhët, kur ato luten për çdo nevojë. Ai është Baŝîr - Gjithëshikuesi absolut. Ai sheh edhe gjurmët e milingonës së zezë, kur ajo ecën mbi një shkëmb gjatë natës së errët. Ai sheh se si depërton ushqimi në trupat e krijesave më të vogla. Ai sheh edhe lëvizjen e ujit nëpër enët më të vogla të trupit. Ky ajet dëshmon për saktësinë e Ehli Suneti uel Xhemah në besimin e tyre për emrat dhe cilësitë e Zotit. Ata pohojnë për Zotin çdo emër dhe cilësi të Tij, që Ai e ka pohuar për Veten e Tij dhe që Muhamedi (a.s.) e ka pohuar për Të. Por, nga ana tjetër, ata mohojnë përgjasimin apo shëmbëllimin e emrave dhe cilësive të Tij me emrat dhe cilësitë e krijesave. Ata i besojnë emrat dhe cilësitë e Tij, por besojnë se asnjë krijesë nuk i përngjet apo i shëmbëllen Allahut në emrat dhe cilësitë e Tij.
42:12Page 484
لَهُۥ مَقَالِيدُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۖ يَبۡسُطُ ٱلرِّزۡقَ لِمَن يَشَآءُ وَيَقۡدِرُۚ إِنَّهُۥ بِكُلِّ شَيۡءٍ عَلِيمٞ ١٢
To Him belong the keys of the heavens and the earth. He extends provision for whom He wills and restricts [it]. Indeed He is, of all things, Knowing.
Të Tij janë çelësat e qiejve e të Tokës. -Në dorën e Allahut është pushteti, mbretërimi dhe sundimi i qiejve dhe Tokës. Në dorën e Tij janë çelësat e mëshirës dhe të rizkut. Është Ai që dhuron mirësitë e dukshme dhe ato të fshehtat. Të gjitha krijesat janë të varfëra dhe kanë nevojë për Allahun e Lartësuar, që Ai t’u mundësojë dhe dhurojë arritjen e çdo të mire, si dhe t’i shpëtojë dhe mbrojë prej çdo dëmi e çdo të keqeje. Ata janë të gjithë të varfër dhe të nevojshëm për të Madhëruarin, në çdo çast dhe gjendje të jetës së tyre. Asnjë krijesë nuk ka qoftë edhe gjënë më të vogël nën pushtetin e vet. Sundimi i qiejve dhe i Tokës i takon të Gjithëfuqishmit, të Gjithëmëshirshmit. Allahu i Lartësuar është Dhënësi dhe Privuesi, Ai sjell dobinë dhe dëmin. Çdo mirësi mes krijesave është dhuratë e Tij. Gjithashtu, askush nuk mund ta largojë të keqen prej tyre veç Tij. Në një ajet të Kur'anit, i Lartësuari thotë: “Atë që Allahu ua dhuron njerëzve nga Mëshira e Tij, askush nuk mund ta pengojë e atë (mirësi)që Ai e ndal, askush përveç Tij nuk mund ta japë; Ai është Ngadhënjimtari, i Gjithëdituri.” [Fatir 2]. Pastaj i Lartësuari thotë:Ai ia shton riskun atij që Ai do dhe po Ai ia pakëson. -Allahu i Lartësuar ia liron dhe shton rizkun kujt të dëshirojë, me urtësinë e Tij, dhe furnizon me larmi mirësish. Por, po me urtësinë e Tij, Allahu ia ngushton dhe pakëson rizkun atij që Ai dëshiron. Allahu i Lartësuar ia ngushton dikujt rizkun, aq sa të plotësojë vetëm nevojat e tij jetike, jo më shumë se kaq. Por dihet mirë se të gjitha këto përcaktime ndodhin në bazë të dijes dhe urtësisë së Tij absolute. Për këtë arsye, i Lartësuari dhe i Urti thotë më pas:Ai është i Gjithëditur për gjithçka. - Allahu është i Gjithëditur për gjendjen e krijesave. Ai përcakton atë që duhet për cilindo, në bazë të urtësisë dhe kaderit të Tij të drejtë.
42:13Page 484
۞ شَرَعَ لَكُم مِّنَ ٱلدِّينِ مَا وَصَّىٰ بِهِۦ نُوحٗا وَٱلَّذِيٓ أَوۡحَيۡنَآ إِلَيۡكَ وَمَا وَصَّيۡنَا بِهِۦٓ إِبۡرَٰهِيمَ وَمُوسَىٰ وَعِيسَىٰٓۖ أَنۡ أَقِيمُواْ ٱلدِّينَ وَلَا تَتَفَرَّقُواْ فِيهِۚ كَبُرَ عَلَى ٱلۡمُشۡرِكِينَ مَا تَدۡعُوهُمۡ إِلَيۡهِۚ ٱللَّهُ يَجۡتَبِيٓ إِلَيۡهِ مَن يَشَآءُ وَيَهۡدِيٓ إِلَيۡهِ مَن يُنِيبُ ١٣
He has ordained for you of religion what He enjoined upon Noah and that which We have revealed to you, [O Muḥammad], and what We enjoined upon Abraham and Moses and Jesus - to establish the religion and not be divided therein. Difficult for those who associate others with Allāh is that to which you invite them. Allāh chooses for Himself whom He wills and guides to Himself whoever turns back [to Him].
Ai ka caktuar për ju si fe ... -Feja është mirësia më e madhe që Allahu u ka falur adhuruesve të Tij. Ai ka caktuar për ta fenë e përkryer, të mrekullueshme, më të pastrën dhe më të ndriturën. Kjo është feja Islame, të cilën Ai ua ka falur më të zgjedhurve dhe më të mirëve ndër adhuruesit e Tij. Madje, Allahu na tregon se kjo fe e ndritur ka qenë po ajo që Ai ua dhuroi edhe më të zgjedhurve ndër më të zgjedhurit, që ishin pesë profetët e Tij, emrat e të cilëve përmenden në këtë ajet.… atë me të cilën urdhëroi Nuhun, atë që ta shpalli ty, si dhe atë me të cilën e patëm urdhëruar Ibrahimin, Musain dhe Isain. -Islami është feja e krijesave më të zgjedhura dhe më të larta. Pa dyshim, për këta njerëz të mrekullueshëm Allahu i Lartësuar do të zgjidhte fenë më të mrekullueshme. Madje, kjo fe do të ishte ajo që do të përkryente madhështinë e tyre. Pa Islamin, askush nuk do të lartësohej dhe nuk do të rregullohej. Islami është shtëpia e lumturisë dhe baza e përsosmërisë. Islami është pikërisht feja që na mëson ky libër i shenjtë, Kur'ani. Ai na fton që ta njësojmë Allahun e Lartësuar, të punojmë sipas porosive të Tij dhe të pajisemi me moralin që ai na mëson.(Porosia ishte)Nënshtrohuni në fenë e drejtë ... - Allahu i Lartësuar urdhëron që të zbatohen të gjitha ligjet dhe dispozitat e fesë, themelore apo jo qofshin ato. Ai urdhëron që të zbatojmë fenë në veten tonë dhe të përpiqemi sa më shumë për bamirësi ndaj njëri-tjetrit, duke bashkëpunuar për vepra të mira dhe jo për gjynahe dhe armiqësi....dhe mos u përçani në të! -Synimi ynë të jetë gjithmonë uniteti, si për çështjet themelore të fesë, edhe për degëzimet e saj. Nuk duhet të na përçajnë çështjet ku kemi mendime të ndryshme. Nuk duhet të bëhemi armiq të njëri-tjetrit, ndërkohë që themeli ynë i përbashkët është Islami, njëjësimi i Allahut në adhurim dhe ndjekja e Traditës së Profetit (a.s.). Disa nga adhurimet apo ritet fetare që na ftojnë në bashkim janë haxhi, bajramet, namazet me xhemat, xhihadi etj., të cilat nuk janë të plota nëse besimtarët nuk grumbullohen bashkë për t’i kryer ato.Për idhujtarët është e rëndë ajo në të cilën ju i ftoni. -Kuptimi: Për idhujtarët janë shumë të vështira ato gjëra në të cilat ti i fton. Kështu, ti i fton ata që të jenë të sinqertë në adhurimin e Allahut si Një të vetëm dhe të largohen nga adhurimi i çdo gjëje tjetër veç Tij. Njësimi i Zotit në adhurim dhe largimi nga idhujtaria është diçka shumë e vështirë për ta, sikurse thotë i Madhëruari në ajete të tjera: “Kur përmendet Allahu, Ai që është Një dhe i Vetëm, zemrat e atyre që nuk besojnë në Jetën Tjetër mbushen me neveri (e pakënaqësi). Por, kur përmenden të tjerë, përveç Tij, ja, ata mbushen me gëzim.” [Zumer 45]. “A po i zëvendëson zotat me një Zot të vetëm?! Kjo është vërtet, shumë e çuditshme.” [Sad 5]Allahu përzgjedh për këtë(fe)atë që Ai do ... -Allahu i Urtë dhe i Gjithëditur përzgjedh mes krijesave të Tij atë që meriton të zgjidhet, për të bartur Shpalljen e Tij dhe për t’u bërë i zgjedhuri dhe i dashuri i Tij. Nga kjo kuptohet se është pikërisht Allahu i Urtë dhe i Gjithëditur Ai që e përzgjodhi dhe e dalloi këtë umet mbi të gjithë umetet e tjera dhe përcaktoi për ta fenë më të mirë dhe më të plotë.... dhe e udhëzon në të atë që i kthehet Atij. -Fjala është për kthimin tek Allahu i Lartësuar me pendesë dhe me sinqeritetin për t’iu bindur Atij. Është pikërisht kjo që kërkohet prej robit, nëse dëshiron të udhëzohet. Nëse robi pendohet sinqerisht tek Allahu, ai do të mund ta gjejë udhëzimin e plotë, që është dhuratë prej Allahut të Lartësuar. Nëse robi kthehet tek Zoti i tij, duke u penduar sinqerisht për gabimet e tij dhe me angazhimin për të bërë çdo gjë që e kënaq Allahun, atëherë ka bërë kthim të vërtetë tek Zoti i tij. Sinqeriteti i robit në qëllimin e tij për të arritur udhëzimin e vërtetë të Zotit dhe përpjekjet e mjaftueshme për arritjen e tij, janë nga shkaqet më të mrekullueshme që e lehtësojnë dhe e bëjnë të mundur arritjen e udhëzimit. Për hir të përpjekjeve të sinqerta të robit, Allahu i Lartësuar i dhuron atij udhëzimin e plotë, të cilin nuk mund t’ia japë askush tjetër veç Allahut. Në një ajet tjetër, i Lartësuari thotë: “Allahu udhëzon nëpërmjet tij në rrugët e shpëtimit ata që kërkojnë kënaqësinë e Tij dhe i nxjerr ata prej errësirave në dritë, me Lejen e Tij. Ai i udhëzon ata në një Rrugë të Drejtë.” [Maide 16]. Pra, jo çdokush që lexon Kur'anin mund të gjejë rrugën e drejtë dhe udhëzimin e plotë. Udhëzimin e vërtetë e gjejnë vetëm ata që Zoti ua dhuron atë, pas përpjekjeve të tyre të sinqerta për t’u penduar dhe për t’iu bindur të Gjithëditurit e të Urtit. Në këtë ajet, Allahu i Lartësuar thotë: “...dhe e udhëzon në të atë që i kthehet Atij.”. Ndërsa në një ajet tjetër, i Lartësuari urdhëron e thotë: “... ndiqe rrugën e atyre që janë kthyer tek Unë!” Duke qenë se sahabët (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ishin njerëzit që bënë kthimin më të plotë dhe më të sinqertë tek Allahu, këto ajete na japin të kuptojmë se qëndrimet dhe gjykimet e sahabëve janë baza mbi të cilat mund të ngresh gjykime fetare, sidomos kur flitet për Katër Kalifët e Drejtë, për pasimin e të cilëve na ka urdhëruar edhe Profeti a.s. shprehimisht kur ka thënë: “Ndiqni udhëzimin tim dhe të kalifëve të drejtë pas meje!..”Nuk ka dyshim se Allahu imadhërishëm është Krijuesi dhe Sunduesii krijesave. Nuk ndodh asgjë në qiell dhenë tokë pa lejën dhe përcaktimin e Tij tëurtë dhe të drejtë. Nuk ka dyshimgjithashtu edhe se udhëzimi ështëdhurata më e mirë që iGjithëmëshirëshmi u ka dhuruarnjerëzve. Udhëzimi është dhuratë e tëmadhërishmit të cilën Ai e dhuron ibazuar në dijen e Tij absolute dheurtësinë e Tij hyjnore. Thotë i Urti: “...porështë Allahu Ai që jua bën të dashurbesimin dhe jua zbukuron atë në zemrattuaja, ndërsa mosbesimin, shfrenimindhe kundërshtimin, jua bën që t’i urreni.Këta dhe vetëm këta janë të udhëzuarit(në Rrugën e Drejtë). Kjo është mirësi (edhuruar) prej Allahut. Allahu është iGjithëditur e i Urtë. Huxhurat 7, 8. Ai e dimë mirë se kush e meriton udhëzimin eTij dhe kush jo. Allahu i lartësuar askujtnuk i bën padrejtësi dhe është epapranueshme që, dikush të dojë rrugëne drejtë dhe i Gjithmëshirëshmi tadevijojë atë nga rruga e drejtë. Por imadhërishmi është i Drejtë dhe nuk ështëe pranueshme që Ai të gjykojë njëlloj simirënjohësit e bindur ndaj Tij ashtu edhepërbuzësit e mirësive që shkelin dheshpërfillin Kufijt e Tij. Thotë i lartësuari:"Mos vallë, do t’i trajtojmë njëlloj ata qëbesojnë dhe bëjnë vepra të mira me ataqë bëjnë shkatërrime në tokë? Apo mosvallë do t’i konsiderojmë njëlloj si tëdevotshmit dhe ata që janë gjynahqarë?"Sad 28. Dhe thotë: "Është e sigurt se përtë devotshmit do të ketë kopshte tëbegatshme te Zoti i tyre. A do t’ikonsiderojmë keqbërësit njëlloj simuslimanët?! Ç’është me ju? Si gjykoniashtu?! A mos keni ndonjë libër, nga i cilimësoni se ju do të keni atje çka tëdëshironi?! A mos keni ndonjë zotim tëmadh prej Nesh, që vazhdon deri nëKijamet, se do ta arrini atë që gjykoni dhedëshironi?!" Kalem 34-39. Allahu ilartësuar me urtësinë dhe drejtësinë e Tijabsolute na ka njoftuar se pengesë përudhëzimin e plotëjanë disa gjëra. Për neështë detyrë që të ruhemi prej tyre që tëmos bëhemi shkak dhe pengesë që Ai tëna dhurojë udhëzimin e Tij të plotë. Prejkëtyre shkaqeve ndër më të rëndësishmejanë: Dhulmi (padrejtësia) me të gjithallojet e saj, fisku shfrenimi dhe shkelja ekufijve të Zotit, shpërfillja e ftesës sëAllahut dhe porosive të Tij. Për këto imadhëruari thotë: “Allahu nuk e udhëzonnë udhën e drejtë një popull të pa drejtë”(dhulmi). Thotë gjithashtu: “Allahu nuk eudhëzon në udhën e drejtë një popull tëshfrenuar (që shkel kufijtë e zotit)”. Dhethotë i lartësuari: “Por kur ata devijuan,edhe Allahu ua devijoi zemrat. Allahu nuke udhëzon në rrugë të drejtë një popullqë kalon kufijtë." Saf 5. Allahu i lartësuarka përcaktuar si udhëzues Kur’aninfamëlart dhe na ka njoftuar se vetëm aiqë e mori udhëzimin dhe dritën prej tijështë i udhëzuar në rrugën e drejtë. Ai eka lehtësuar këtë Kur’an për të marëmësim, por jo të gjithë përfitojnë prejudhëzimit të tij. Kështu pra udhëzimi iAllahut të lartësuar për krijesat është dyllojesh: udhëzim i përgjithshëm dheudhëzim i posaçëm. Përsa i përketudhëzimit të përgjithshëm (qartësimindhe sqarimin e të vë vtetës) Allahu ilartësuar atë ua ka ofruar të gjithëve,ndërsa udhëzimin e posaçëm nuk iadhuron veçse atyre të cilët i përzgjodhimes krijesave të Tij, i përzgjodhi me dijene Tij absolute dhe urtësinë e Tij hyjnore.Për të fituar udhëzimin e plotë apo tëposaçëm Allahu i lartësuar na ka mësuarse si të lutemi dhe këtë lutje e ka bërë tëdetyrueshme në çdo namaz. Ajo ështëlutja në zemër të sures Fatiha. Në varësitë çiltërsisë, sinqeritetit dhe përkushtimittë robit në këtë lutje do të jetë edhesuksesi që Zoti do ti japë atij dhe Zoti imadhërishëm është shumë më Bujar selutjet tona. Kjo pra është pjesa e robit:lutje e sinqertë për të fituar udhëzimin eposaçëm ashtu sikurse të mësoi Krijuesitë lutesh. Allahu i lartësuar thotë në njëhadith Kkudsij: “O robërit e Mi! Të gjithëju jeni të humbur përveç atyre që unë ikam udhëzuar. Kërkojeni udhëzimin prejmeje, që t’ju udhëzoj”. E pra, Allahu ilartësuar të gjithëve u ka dhënëmundësinë dhe aftësinë që të luten dhetë kërkojnë prej tij. Por dikush kërkon tëmirën dhe udhëzimin dikush tjetërkërkon këtë dynja dhe plotësimin edëshirave të tij ne të. Allahu askujt nuk ibën padrejtësi, por janë krijesat që meinjorancën dhe nxitimin e tyre kërkojnëpadrejtësinë. Le të sjelli këtu një fjalë tëshejhul islam Ibnu Tejmije rrethrrëndësisë së kësaj lutjeje dhe nevojës sërobit për të. Shejhul islam thotë: “Ajo duaqë është bërë e detyrueshme gjithmonënë çdo namaz, madje në çdo rekatnamazi, farz apo nafile qoftë ai, ështëpikërisht duaja brenda fatihasë, nënës sëĶur’ânit. Allahu i lartësuar na mëson qëtë lutemi dhe të themi: "Na udhëzo nërrugën e drejtë! Në rrugën e atyre të cilëti begatove, jo në rrugën e atyre qëmerituan Zemërimin dhe as në rrugën etë humburve." Ai na udhëzon dhe porositqë të lutemi me këtë lutje sepse çdonjeri, çdo rob, është i varfër dhe kanevojë të domosdoshme për atë qësynon të realizojë kjo dua, pra përudhëzimin në rrugën e drejtë. Nuk mundtë shpëtosh nga ndëshkimi dhe trishtimiveçse nëpërmjet kësaj duaje dhe nukmund të arrish lumturinë veçsenëpërmjet saj. Ai të cilit i shpëtoi kyudhëzim do të jetë ose nga ata qëmerituan zemërimin e Zotit, ose nga ataqë humbën rrugën dhe devijuan larg tëvërtetës. Ky udhëzim nuk mund tëegzistojë veç nëse e mundëson dhe edhuron Allahu i urtë dhe i Gjithëditur.Thotë i lartësuari duke e vërtetuar këtëfakt: “Atë që e udhëzon Allahu, ai është iudhëzuar dhe atë që Ai e lë në humbje, tinuk do të gjesh për të asnjë Mbështetësqë do ta çonte në Rrugën e Drejtë.” Kehf17. Në këtë ajet ka argument të qartë qëhedh poshtë medhhebin e ķaderij-jeve tëcilët pretendojnë se robi nuk ka nevojëpër këtë udhëzim që e jep vetëm Zoti.Ata pretendojne se robi mund tëudhëzojë vetveten pa pasur nevojë përudhëzimin e Allahut të lartësuar. Pra robisipas tyre është i plotpushtetshëm për tëarritur edhe bindjen ndaj Zotit edhe përtë mos iu bindur Atij dhe për këtë nuk kaasnjë nevojë që Zoti ta udhëzojë. Sipastyre të gjithë janë njëlloj përsa i përketudhëzimit që marin prej Zotit dhe Ai nuk ika dalluar besimtarët me ndonjë udhëzimtë posaçëm vetëm për ta. Por këtë temëe kemi shtjelluar në tjetër vend. Këtukemi si qëllim të vërtetojmë faktin se çdorob është gjithmonë i varfër dhe nevojtarqë t’i ofrohet dhe mundësohet ky llojudhëzimi. Disa thonë: “Besimtarët që Zotii udhëzoi të besojnë nuk kanë më nevojëqë të kërkojnë udhëzimin prej Tij. Të tjerëi përgjigjen kësaj duke thënë: Kur lutemipër udhëzim, ne në të vërtetë, thjeshtkërkojmë forcimin e këtij udhëzimi tëdhënë nga Zoti”. Por si vërejtja dhepërgjigja nuk janë të drejta dhe të plota.Të dyja ato tregojnë për paditurinë e tyrepër gjendjen e njeriut dhe asaj me çfarëai është urdhëruar. Ŝirâŧul musteķîmrruga e drejtë shfaqet apo interpretohetduke kryer në çdo kohë dhe moment tëjetës ato vepra dhe për të folur ato fjalë,për të cilat je urdhëruar dhe të largoheshnga çdo punë e fjalë prej së cilave jendaluar. Rruga e drejtë nuk mund tërealizohet derisa të robit t’i lindë njëdëshirë e fortë për të punuar ato për tëcilat urdhërohet dhe t’i lindë një urrejtjee fortë e mjaftueshme për tu larguar ngaato prej të cilave ndalohet. Kjo është ajodija e shtjelluar dhe dëshira për tëvepruar. Por kjo dije dhe kjo dëshirë nukmund të përfytyrohet që të ndodhëpërnjëheresh dhe në një moment tëvetëm. Madje në çdo moment robi kanevojë që Allahu i lartësuar të vendosënë zemrën e tij ato lloj njohurish dhedëshirash (ambicje) për të zbatuar dhepunuar me atë dije në atë moment. Po.Është e vërtetë që me pranimin e islamitai ka arritur një nivel udhëzimi tëpërgjithshëm dhe dije të përgjithshmerreth faktit që Ķur’âni është ĥaķ, fejaislame është ĥaķ, profeti i islamit ështëĥaķ, etj si këto çështje të përgjithshme.Por ky udhëzim (dije dhe ambicje) ipërgjithshëm shpesh herë nuk është imjaftueshëm nëse atij nuk i dhurohet njëudhëzim i shtjelluar në çdo çështje që atiji del para në jetën e tij, çështje në të cilatshumë krijesa devijojnë dhe çoroditen.Nëse nuk të ofrohet udhëzimi (dija dheambicja) i posaçëm do të mbizotëroheshnga epshet (dëshirat e shfrenuar dhe tëdevijuara) dhe dyshimet. Sepse dyshimetdhe epshet (dëshirat e shfrenuara) embizotërojnë zemrën e robit dhe kjoështë natyra e tij gabimtare. Njeriu ukrijua đhalûmen xhehûlâ i pa drejtë dhe ipa ditur. Pra ai është i orientuar dhe iprirur që të jetë i pa ditur dhe të anojëdrejt plotësimit me çdo kusht tëdëshirave qoftë edhe sikur të jenë tëorjentuara drejt së keqes (sherrit). Praduke qenë me një natyrë të tillë aigjithmonë ka nevojë për një udhëzim tëposaçëm që të largojë paditurinë e tij sidhe për një ambicje dhe dëshirë të fortëpër drejtësi që të ekuilibrojë ndjenjat dheveprimet e tij, të vendosë një raport tëdrejtë mes dashurisë dhe urrejtjes,kënaqësisë dhe zemërimit, veprimit dhelënies (mos veprimit), dhënies dhe mosdhënies. Madje ai ka nevojë për njërregullator që ta ekuilibrojë atë nëgjithçka që duhet të flasë dhe veprojë nëkëtë jetë dhe ta shpëtojë nga tendencashumë e fuqishme e tij drejt đhulmitpadrejtësisë. Nëse Allahu i urtë dhe iGjithëditur nuk e pajis atë me dije dhedrejtësi të posaçme dhe të detajuar, nëçdo moment të jetës së tij, aipakthyeshmërisht do të anojë drejtnatyrës së tij të padrejtë dhe të paditurdhe kjo do ta largojë nga ŝirâŧulmusteķîm rruga e drejtë. ...” Mexhmuatulfetaua vëll 22. Ruga e drejtë është pasimi i Kur'anit eSunetit sipas metodologjise së sahabëvedhe brezave të parë të ummetit islam.
42:14Page 484
وَمَا تَفَرَّقُوٓاْ إِلَّا مِنۢ بَعۡدِ مَا جَآءَهُمُ ٱلۡعِلۡمُ بَغۡيَۢا بَيۡنَهُمۡۚ وَلَوۡلَا كَلِمَةٞ سَبَقَتۡ مِن رَّبِّكَ إِلَىٰٓ أَجَلٖ مُّسَمّٗى لَّقُضِيَ بَيۡنَهُمۡۚ وَإِنَّ ٱلَّذِينَ أُورِثُواْ ٱلۡكِتَٰبَ مِنۢ بَعۡدِهِمۡ لَفِي شَكّٖ مِّنۡهُ مُرِيبٖ ١٤
And they did not become divided until after knowledge had come to them - out of jealous animosity between themselves. And if not for a word1 that preceded from your Lord [postponing the penalty] until a specified time, it would have been concluded between them. And indeed, those who were granted inheritance of the Scripture after them are, concerning it, in disquieting doubt.
Ata u përçanë mes njëri-tjetrit vetëm pasi u erdhi e Vërteta, për shkak të zilisë mes tyre. -Pasi i urdhëroi muslimanët që të unifikojnë radhët e tyre dhe të mos përçahen në fe, Allahu i Lartësuar i porosit ata që të mos vetëkënaqen e të mjaftohen thjesht me faktin që Allahu i Lartësuar u shpalli atyre një libër që shtjellon gjithçka dhe që është garanci për ruajtjen nga humbja. Arsyeja është se edhe ndjekësit e librave të mëparshëm hyjnorë fillimisht e kishin librin e Zotit të plotë në duart e tyre, i cili u jepte porosi dhe u siguronte bashkimin, nëse do të besohej dhe zbatohej ashtu si duhej. Por ata, përkundrazi, u përçanë mes njëri-tjetrit, për shkak të zilisë dhe urrejtjes që mbanin në zemrat e tyre. Ata ushqyen urrejtjen dhe smirën kundër njëri-tjetrit, prandaj mes tyre lindi armiqësia dhe kundërshtimi rreth të vërtetës. Kështu ata i përçanë radhët e tyre. Prandaj, jini të kujdesshëm, o muslimanë, që të mos gaboni, sikurse gabuan ata!Sikur të mos ishte vendimi i hershëm i Zotit tënd për t'i lënë deri në një afat të caktuar, çështja e tyre do të kishte përfunduar. -Nëse nuk do të ishte vendimi i të Gjithëpushtetshmit për ta lënë në një afat ndëshkimin final, çështja e tyre do të kishte përfunduar. Por Allahu i Lartësuar, me mëshirën dhe urtësinë e Tij, ka vendosur që t’i lërë ata deri në afatin e caktuar.Nuk ka dyshim se ata, që e kanë trashëguar deri tani Librin, kanë dyshime të thella për të. -Edhe dijetarët që e trashëguan Librin hyjnor nga të parët e tyre janë në mospajtime dhe paqartësi të shumta, gjë kjo që sjell edhe përçarjen mes tyre. Nuk ka se si të ndodhë ndryshe. Kjo e ka zanafillën tek të parët e tyre, të cilët u përçanë për shkak të urrejtjes dhe smirës që kishin në zemra. Në disa ajete të tjera, i Madhëruari tregon: “Për shkak se ata e thyen zotimin e dhënë, Ne i mallkuam ata dhe zemrat e tyre i bëmë të ashpra. Ata i ndryshuan fjalët (në Libër) nga domethënia e tyre dhe e braktisën një pjesë të madhe të asaj (shpalljes) me të cilën u këshilluan. Ti vazhdimisht do të vëresh tradhtinë e një pjese të tyre, përveç një pakice nga ata. Fali ata dhe, me butësi, tolero! Allahu i do ata që bëjnë mirë. Ne morëm zotimin edhe nga ata që thanë “Ne jemi nesara(pasues të Isait)”. Por edhe ata e harruan një pjesë të asaj (shpalljes) me të cilën u urdhëruan. Prandaj, Ne kemi hedhur ndërmjet tyre armiqësinë dhe urrejtjen midis njëri-tjetrit, deri në Ditën e Kijametit. Allahu do t’ua shpalosë se çfarë kanë bërë.” [Maide 13, 14]. Kështu, dyshimi dhe pasiguria në rrugën që ndjekin është cilësi që ata e trashëgojnë, dhe kjo, pa dyshim, do të bëjë që zemrat e tyre të jenë gjithmonë të përçara keqas.
42:15Page 484
فَلِذَٰلِكَ فَٱدۡعُۖ وَٱسۡتَقِمۡ كَمَآ أُمِرۡتَۖ وَلَا تَتَّبِعۡ أَهۡوَآءَهُمۡۖ وَقُلۡ ءَامَنتُ بِمَآ أَنزَلَ ٱللَّهُ مِن كِتَٰبٖۖ وَأُمِرۡتُ لِأَعۡدِلَ بَيۡنَكُمُۖ ٱللَّهُ رَبُّنَا وَرَبُّكُمۡۖ لَنَآ أَعۡمَٰلُنَا وَلَكُمۡ أَعۡمَٰلُكُمۡۖ لَا حُجَّةَ بَيۡنَنَا وَبَيۡنَكُمُۖ ٱللَّهُ يَجۡمَعُ بَيۡنَنَاۖ وَإِلَيۡهِ ٱلۡمَصِيرُ ١٥
So to that [religion of Allāh] invite, [O Muḥammad],1 and remain on a right course as you are commanded and do not follow their inclinations but say, "I have believed in what Allāh has revealed of scripture [i.e., the Qur’ān], and I have been commanded to do justice among you. Allāh is our Lord and your Lord. For us are our deeds, and for you your deeds.2 There is no [need for] argument between us and you.3 Allāh will bring us together, and to Him is the [final] destination."
E, pikërisht për këtë ti fto të tjerët,... -Pikërisht për këtë fe të drejtë, për të cilën Zoti shpalli librat qiellorë dhe dërgoi profetët, pikërisht për këtë nxite popullin tënd që ta besojë dhe pasojë, që ta praktikojnë në jetën e tyre dhe të ftojnë gjithë botën në përqafimin e saj! Pikërisht për këtë fe dhe besim të drejtë, që sjell mbarësinë, paqen dhe bashkimin, lufto këdo që qëndron si pengesë para saj apo që kërkon ta shkatërrojë!...përqendrohu në rrugën e drejtë, ashtu si të është urdhëruar... -Ky është një urdhër që i drejtohet Profetit (a.s.) për istiķâmeh, pra, për qëndrueshmëri dhe vazhdimësi në rrugën e Allahut, ashtu sikurse Ai ka urdhëruar. Kuptimi i ajetit është: Ji i qëndrueshëm në zbatimin e porosive të Zotit, ashtu sikurse Ai të ka urdhëruar, pa e tepruar, por edhe pa neglizhuar dhe pa bërë lëshime. Adhuroje Zotin tënd duke qenë i vazhdueshëm, sistematik dhe korrekt në zbatimin e urdhrave të Tij dhe në largimin nga ndalesat e Tij! Ky është një urdhër i mrekullueshëm, që i Gjithëdituri jep në këtë Kur'an. Ai është urdhër, nga njëra anë, për të plotësuar vetveten, duke qenë i vazhdueshëm dhe këmbëngulës në adhurimin e Zotit dhe, nga ana tjetër, për t’u përpjekur që të udhëzohen edhe të tjerët në adhurimin e një Zoti të vetëm, për të jetuar sipas porosive të Tij. Ky urdhër vërtet i drejtohej Profetit, por - sikurse dihet - të gjithë urdhrat që Zoti ia ka drejtuar Profetit (a.s.) vlejnë edhe për umetin e tij, përveç rasteve kur ka dëshmi të qarta që ata kanë qenë të posaçëm vetëm për Profetin (a.s.)....dhe kurrë mos shko pas dëshirave të tyre! -Kuptimi: Kurrsesi mos u bëj pasues i dëshirave dhe prirjeve të njerëzve të devijuar e të prishur: qafirë, munafikë idhujtarë apo çfarëdolloj qofshin ata. Pasimi i tyre mund të bëhet me forma nga më të ndryshmet. Pasues i dëshirave të tyre mund të bëhesh duke ndjekur fenë a tyre apo një pjesë të saj, duke lënë thirrjen në rrugën e Allahut dhe në fenë e Tij të drejtë, ose duke neglizhuar në zbatimin e urdhrave dhe kryerjen e ndalesave. Nëse i ndjek hapat e tyre, do të bëhesh si të padrejtët. Vërej me kujdes! Allahu i Lartësuar thotë: “mos shko pas dëshirave të tyre”, dhe jo: “... mos paso fenë e tyre!”, sepse origjina e fesë së tyre është pikërisht feja që Zoti e solli nëpërmjet profetëve, por ata e kanë shtrembëruar dhe nuk e kanë zbatuar atë si duhej. Ata ndjekin dëshirat e tyre dhe e konsiderojnë fenë si lojë dhe si gjë të parëndësishme.Thuaju: “Unë u besoj Librave që ka shpallur Allahu..” -Kjo është një porosi e vyer rreth mënyrës së polemizimit me ta. Polemika me ta duhet të jetë e bazuar në një themel të rëndësishëm, që është besimi në të gjitha shpalljet e Allahut të Lartësuar. Kështu, atyre duhet t'u bëjmë të ditur se Islami na udhëzon që të besojmë të gjitha shpalljet hyjnore, dhe kjo tregon madhështinë, mirësinë dhe sigurinë e kësaj feje mbi të gjitha fetë e tjera. Madje, feja që ata pretendojnë se pasojnë nuk është gjë tjetër, por veçse një pjesë e Islamit. Feja Islame është feja e Zotit, e plotësuar dhe e ruajtur nga çdo devijim. Nëse ithtarët e Librit kërkojnë që të polemizojnë me muslimanët mbi bazën e besimit të disa librave hyjnorë dhe mohimit të disa të tjerëve (në rastin konkret: të Kur'anit), kjo është jo e drejtë dhe e papranueshme. Besimtar i vërtetë te Zoti është ai që i beson të gjitha shpalljet e Zotit dhe të gjithë profetët e Tij. Në fakt, gabimi i ithtarëve të Librit është shumë i madh, sepse edhe profetët që ata pretendojnë se pasojnë janë urdhëruar dhe kanë urdhëruar popujt e tyre që të besojnë Profetin e Fundmë, Muhamedin (a.s.), dhe Librin madhështor që do t’i shpallej atij nga Zoti, pra, Kur'anin famëlartë. Duke mohuar Muhamedin (a.s.), ata në të vërtetë kanë mohuar edhe profetin e tyre, që pretendojnë se e pasojnë. Duke mohuar Kur'anin, ata kanë mohuar edhe librat që pretendojnë se i besojnë dhe zbatojnë. Nga ana tjetër, Kur'ani është mundësia e tyre e vetme për të vërtetuar saktësinë e atyre librave, apo më saktë, pjesë librash që u kanë mbetur në duar. Profeti ynë na ka urdhëruar që t’i besojmë të gjithë profetët e Zotit, mes të cilëve Musain e Isain. Ai na ka urdhëruar që të besojmë edhe Teuratin me Ungjillin, të cilët iu shpallën profetëve përkatës. Por, sidoqoftë, Kur'ani është e vetmja mundësi për të vërtetuar çfarë është e saktë në librat që kanë në duart e tyre dhe çfarë jo. I Lartësuari thotë: “O ithtarë të Librit! Juve ju ka ardhur i Dërguari Ynë (Muhammedi) , që ju sqaron shumë nga ajo që ju i keni fshehur prej Librit e që për shumë të tjera, ai fal. Juve ju erdhi nga Allahu dritë dhe libër i qartë. Allahu udhëzon nëpërmjet tij në rrugët e shpëtimit ata që kërkojnë kënaqësinë e Tij dhe i nxjerr ata prej errësirave në dritë, me Lejen e Tij. Ai i udhëzon ata në një Rrugë të Drejtë.” [Maide 15, 16]. Ose: “O ithtarë të Librit! Ja ku ju erdhi i Dërguari Ynë, që ju qartëson (të vërtetën), pas ndërprerjes së të dërguarve, që të mos thoni: “Neve nuk na erdhi i dërguar që të na përgëzonte e të na tërhiqte vërejtjen”. Ja, pra, ku ju erdhi Përgëzuesi dhe Paralajmëruesi. Allahu ka pushtet për gjithçka.” [Maide 19]. Kështu pra, muslimani është i urdhëruar që të besojë Teuratin dhe Ungjillin, - që iu shpallën respektivisht Musait dhe Isait, - për aq sa ato tekste janë në përputhje me Kur'anin, dhe jo pjesët e tyre që janë shtrembëruar dhe keqinterpretuar nga pasuesit e dëshirave personale, pa dritë e udhëzim prej Zotit.“...dhe jam urdhëruar që të mbaj drejtësi mes jush.” -Kuptimi: Unë jam urdhëruar që t’i gjykoj me drejtësi rastet kur ju keni mospajtime. Mua nuk më pengon armiqësia juaj ndaj meje që t’ju gjykoj me drejtësi, duke miratuar atë që është e saktë dhe e drejtë dhe duke refuzuar atë që është gabim dhe e pavërtetë. Kriteri i gjykimit të drejtë është Libri i Zotit tim.“Allahu është Zoti ynë dhe Zoti juaj! Ne kemi përgjegjësi për veprat tona e ju për veprat tuaja.” -Të gjithë jemi të barabartë përpara Zotit. Askush nuk ka ekskluzivitetin për të qenë adhurues i vërtetë i Tij. Ne kemi punët tona, të mira apo të këqija, për të cilat do të japim llogari, dhe ju keni punët tuaja, të mira apo të këqija, për të cilat do të jepni llogari. Dallimi qëndron në faktin se ku mbështetemi dhe ku e gjejmë udhëzimin. Pra, le të shohim mirë se nga i marrim udhëzimet për të adhuruar Zotin.“Nuk ka polemika mes nesh e jush.” - Nëse rruga e drejtë e Zotit është qartësuar, atëherë nuk mbetet më vend për polemika, por duhet që vendin e tyre ta zërë besimi i sinqertë dhe puna sipas udhëzimeve të Zotit. Pas qartësimit të së vërtetës nga e kota, njerëzit ndahen në dy grupe: të sinqertët, që e besojnë dhe e pasojnë udhëzimin të drejtë, dhe pasuesit e dëshirave të veta, që nuk e duan të vërtetën dhe para të cilëve nuk ka mbetur asnjë justifikim që mund ta përdorin para Zotit të tyre. Në fakt, këtu nuk është për qëllim që të ndërpritet dialogimi me ithtarët e librave hyjnorë të mëparshëm, por të zgjidhet mirë çështja që do të diskutohet dhe të përcaktohen rregulla të qarta në polemizimin me ta. Sigurisht, kushti i parë mbi të cilin duhet të ngrihet diskutimi duhet të jetë besimi në librat dhe profetët e Zotit, me kriteret e tyre përkatëse. I Lartësuari thotë: “Dhe mos polemizoni me Ithtarët e librit, (kur i ftoni në fenë tuaj), veçse ashtu si është më së miri, përveç atyre që janë të padrejtë, dhe thuajuni: “Ne i besojmë shpalljes që na u zbrit neve dhe shpalljes që ju zbriti juve. Zoti ynë dhe Zoti juaj është Një dhe ne vetëm Atij i jemi dorëzuar.” [Ankebut 46]. Kjo është detyra jonë në këtë jetë. Ndërsa në jetën tjetër:“Allahu do të na mbledhë të gjithëve dhe vetëm tek Ai është përfundimi.” - Pra, Ditën e Gjykimit është Allahu i Lartësuar dhe i Gjithëditur që do të gjykojë me drejtësi për veprat tona dhe për atë që besuam. Atë ditë do të dallohen të sinqertët nga gënjeshtarët, dhe secili do të shpërblehet me atë që e meriton.
Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences