As-Sa'diAl‑Qamar · 54:1–53

As-Sa'di · Tafsir · in Albanian

القمر

Al-Qamar

The Moon · Meccan · 55 ayahs

54:1Page 528

ٱقۡتَرَبَتِ ٱلسَّاعَةُ وَٱنشَقَّ ٱلۡقَمَرُ ١

The Hour has come near, and the moon has split [in two].1

U afrua Ora dhe Hëna u ça. -Allahu i Lartësuar na tregon se ora e Kijametit është afruar. Megjithatë, ata që mohojnë Zotin dhe rrefuzojnë ti binden Atij vazhdojnë të mos e besojnë dhe nuk përgatiten për të. Allahu i Lartësuar vazhdimisht u sjell njerëzve shenja dhe argumente të mëdha, të cilat tregojnë se Kijameti ka për të ndodhur dhe dalja para Allahut është e pashmangshme. Argumentet e Tij janë shumë të qarta dhe të besueshme. Ndër mrekullitë më të mëdha që tregojnë për vërtetësinë e mesazhit që solli Muhamedi (a.s.), Profeti i fundit i Zotit, është edhe kjo ngjarje, e cila ndodhi në kohën e tij. Kur jobesimtarët i kërkuan atij një shenjë, pra, një mrekulli e diçka të jashtëzakonshme, nëpërmjet së cilës të tregonte se ai vërtet ishte profet i Zotit, Profeti (a.s.) tregoi me gisht në drejtim të Hënës dhe, me lejen e Allahut të Lartësuar, ajo u nda në dy pjesë. Njëra pjesë qëndronte mbi malin Ebi Kubejs dhe pjesa tjetër qëndronte mbi malin Kuajka’an. Ndërkohë, idhujtarët dhe jobesimtarët e tjerë e panë me sytë e tyre këtë mrekulli të madhe, që po ndodhte në botën qiellore. Kjo ishte jashtë mundësive njerëzore për ta realizuar apo për ta bërë të duket sikur është e vërtetë. Kjo mrekulli ishte e paparë dhe e padëgjuar më parë. Asnjë profeti të mëparshëm Zoti nuk i kishte dhënë një mrekulli të tillë, që realizohej në qiell, prandaj ata u çuditën me të. Megjithatë, në zemrat e tyre nuk hyri besimi dhe Zoti nuk deshi për ta udhëzimin. Ata menjëherë shpifën duke thënë: “Muhamedi na bëri magji”. Por atyre iu dha mundësia të pyesnin edhe njerëzit e tjerë, që vinin prej së largu. Nëse Profeti (a.s.) do mund të magjepste ata që ishin afër dhe sytë e tyre, ai nuk do të mund ta bënte kurrë një gjë të tillë me ata që nuk ishin të pranishëm. Dhe, vërtet, kur u pyetën udhëtarët, ata treguan për ngjarjen e madhe që kishin parë. Gjithsesi, zgjidhja që ata gjetën për situatën ishte të thoshin: “sihrun mustemir” – “magji e vazhdueshme”, domethënë, magji që prekte edhe të tjerët që vinin më pas. Por kjo qe një shpifje, që mund të pranohej vetëm nga krijesat më mendjelehta, të cilat janë shumë larg udhëzimit dhe logjikës së shëndoshë. Jobesimtarët nuk mohuan vetëm këtë mrekulli të paraqitur nga Profeti (a.s.), por çdo shenjë tjetër, sado e madhe që të ishte, ata e mohonin dhe konsideronin gënjeshtër, magji ose i vinin emërtime të tjera të kota, mjaft që të dukej e papranueshme, siç thotë i Lartësuari:

54:2Page 528

وَإِن يَرَوۡاْ ءَايَةٗ يُعۡرِضُواْ وَيَقُولُواْ سِحۡرٞ مُّسۡتَمِرّٞ ٢

And if they see a sign [i.e., miracle], they turn away and say, "Passing magic."1

E, megjithatë, sa herë që ata shohin ndonjë mrekulli, kthejnë shpinën e thonë: “Kjo është magji e vazhdueshme!” -Domethënë, këtu nuk bëhej fjalë vetëm për çarjen e Hënës, por për çdo mrekulli të Zotit të Lartësuar, pasi qëllimi i tyre nuk ishte gjetja dhe pasimi i të vërtetës, por pasimi i dëshirave të tyre. I Lartësuari thotë:

54:3Page 528

وَكَذَّبُواْ وَٱتَّبَعُوٓاْ أَهۡوَآءَهُمۡۚ وَكُلُّ أَمۡرٖ مُّسۡتَقِرّٞ ٣

And they denied and followed their inclinations. But for every matter is a [time of] settlement.

Ata e mohojnë të vërtetën dhe ndjekin dëshirat e veta... -Ky ajet i përngjan ajetit tjetër të Allahut të Lartësuar: “Thuaj: “Atëherë, nëse është e vërtetë ajo që pretendoni, silleni një libër prej Allahut që është udhëzues më i mirë se këta të dy (Teurati e Kur’ani), që t’i përmbahem edhe unë atij!” E nëse ata nuk të përgjigjen, atëherë dije se ata ndjekin vetëm epshet e veta. E kush është më i humbur se ai që ndjek epshin e vet pa asnjë argument prej Allahut? S’ka dyshim se Allahu nuk i udhëzon njerëzit keqbërës.” [Kasas 49, 50]. Nëse qëllimi i tyre do të ishte zbulimi dhe pasimi i udhëzimit të drejtë, ata pa dyshim do të kishin besuar dhe do të ishin bërë pasues të Muhamedit (a.s.). E si të mos ndodhte kështu, kur Allahu i Lartësuar i dhuroi atij shenja, mrekulli dhe fakte të prera, të cilat dëshmonin qartë për ligjin dhe fenë e drejtë?!...por çdo çështje do të plotësohet në cakun e fundit! -Çështjet nuk mbyllen tani. Ato do të vazhdojnë të plotësohen, derisa të mbërrijnë në cakun e fundit. Atëherë, ata që besojnë plotësisht do të lumturohen në Xhenetin e mirësisë, në faljen e Allahut dhe kënaqësinë e Tij. Ndërsa mohuesit do të vuajnë pafundësisht në zemërimin e Zotit dhe ndëshkimin e Tij. Ky është caku i fundit, kur do të plotësohet çdo çështje. Duke bërë të qartë se këta mohues nuk kishin qëllim të pasonin të vërtetën, por donin thjesht të ndiqnin dëshirat e tyre, Allahu i Lartësuar thotë:

54:4Page 528

وَلَقَدۡ جَآءَهُم مِّنَ ٱلۡأَنۢبَآءِ مَا فِيهِ مُزۡدَجَرٌ ٤

And there has already come to them of information that in which there is deterrence.

Atyre u kanë ardhur shpallje, në të cilat ka mjaft qortime. -Ishin të shumta lajmet rreth popujve të shkuar dhe atyre që do të vinin më pas, ashtu siç ishin të shumta mrekullitë e qarta që Zoti u solli njerëzve për të vërtetuar besnikërinë e profetëve të Tij dhe saktësinë e mesazhit që ata përcollën. Të gjitha këto lajme dhe mrekulli ishin të mjaftueshme që njerëzit të largoheshin nga padrejtësia dhe rruga e humbjes.

54:5Page 528

حِكۡمَةُۢ بَٰلِغَةٞۖ فَمَا تُغۡنِ ٱلنُّذُرُ ٥

Extensive wisdom - but warning does not avail [them].

Kjo është urtësi e përsosur. -Kjo është urtësia e Allahut të Lartësuar. Me argumentet dhe mrekullitë e shumta që Ai solli nëpërmjet profetëve, nuk u la asnjë mundësi justifikimi mohuesve dhe kundërshtarëve. Sidoqoftë, shenjat dhe mrekullitë nuk u vlejnë aspak atyre që kalojnë kufijtë e Zotit dhe shpërfillin porositë e Tij, prandaj i Lartësuari thotë:Por atyre nuk u bëjnë dobi qortimet. -Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar, kur thotë: “Me të vërtetë, ata të cilët e merituan vendimin e Zotit tënd (për ndëshkim), ata nuk do të besonin, edhe sikur t’u vinin të gjitha Shenjat, derisa ta shohin vetë dënimin e rëndë.” [Junus 96, 97].

54:6Page 528

فَتَوَلَّ عَنۡهُمۡۘ يَوۡمَ يَدۡعُ ٱلدَّاعِ إِلَىٰ شَيۡءٖ نُّكُرٍ ٦

So leave them, [O Muḥammad]. The Day the Caller1 calls to something forbidding,

Prandaj largohu prej tyre... -Duke i qartësuar Profetit të Tij se për mohuesit nuk ka udhëzim, Allahu i Lartësuar e porosit atë se tashmë nuk mbetej gjë tjetër, veçse të distancohej prej tyre....deri në ditën kur Lajmëtari(Israfili)t’i thërrasë drejt tmerrit! -Prit ditën kur ata të ballafaqohen me tmerrin e madh. Atë ditë, Israfili (a.s.) do t’i thërrasë krijesat drejt një ngjarjeje të papërshkrueshme. Nuk do të ketë pamje më të frikshme se ajo. Israfili (a.s.) do t’i fryjë Surit, ndërsa të vdekurit do të dalin nga varret, për të qëndruar përpara Zotit të Lartësuar.

54:7Page 529

خُشَّعًا أَبۡصَٰرُهُمۡ يَخۡرُجُونَ مِنَ ٱلۡأَجۡدَاثِ كَأَنَّهُمۡ جَرَادٞ مُّنتَشِرٞ ٧

Their eyes humbled, they will emerge from the graves as if they were locusts spreading,

Të tmerruara do të jenë shikimet e tyre! Ata do të dalin prej varreve si karkaleca të shpërndarë... -Të tillë do ta kenë vështrimin, prej tmerrit që ka pushtuar zemrat e tyre. Ata do të dridhen nga frika, e kjo do të duket qartë në sytë e tyre. Kur të dalin nga varret, do të jenë të çoroditur, do të vërtiten dhe shkëmbehen me njëri-tjetrin, njësoj si karkaleca të shpërndarë nëpër tokë.

54:8Page 529

مُّهۡطِعِينَ إِلَى ٱلدَّاعِۖ يَقُولُ ٱلۡكَٰفِرُونَ هَٰذَا يَوۡمٌ عَسِرٞ ٨

Racing ahead toward the Caller. The disbelievers will say, "This is a difficult Day."

...duke shpejtuar drejt Lajmëtarit. Jobesimtarët do thonë: “Kjo është ditë e vështirë”. -Të gjithë do nxitojnë që t’i përgjigjen zërit që i urdhëron të qëndrojnë në vendin e tubimit. Askush nuk mund t’i bëjë bisht kësaj thirrjeje. Kur mohuesit ta ndiejnë ndëshkimin që po u afrohet, do të thonë:“ ...kjo është një ditë e vështirë”, sikurse ka thënë Allahu i Lartësuar në një ajet tjetët: “E, kur t'i fryhet Surit, Atëherë është një ditë e vështirë. Nuk do të jetë aspak e lehtë për jobesimtarët.” [Mudethir 8- 10]. Ose: “Ditën kur qielli do të çahet nga rete dhe melekët do të zbresin rradhë-rradhë, Atë Ditë, sundimi i vërtetë i takon krejtësisht të Gjithëmëshirshmit. Për jobesimtarët ajo do të jetë një ditë e vështirë. Atë ditë, keqbërësi do të kafshojë duart e veta dhe do të thotë: “Oh, i mjeri unë! Sikur të kisha ndjekur udhën e drejtë së bashku me Profetin!” [Furkan 25 - 27]. Nga kjo kuptohet që për besimtarët do të ndodhë e kundërta, pra, për ta ajo ditë do të jetë e lehtë.

54:9Page 529

۞ كَذَّبَتۡ قَبۡلَهُمۡ قَوۡمُ نُوحٖ فَكَذَّبُواْ عَبۡدَنَا وَقَالُواْ مَجۡنُونٞ وَٱزۡدُجِرَ ٩

The people of Noah denied before them, and they denied Our servant and said, "A madman," and he was repelled.

Para tyre mohoi populli i Nuhut. -Pasi përshkroi gjendjen e atyre që mohuan Profetin e Tij dhe pasi sqaroi se shenjat e Tij nuk ndikonin aspak tek ata, Allahu i Lartësuar vijon që t’i paralajmërojë jobesimtarët për ndëshkime, ashtu sikurse ndëshkoi popujt e shkuar, të cilët mohuan profetët dhe shpalljet e Tij. Fillimisht, përmendet Nuhu (a.s.), i pari profet që Zoti dërgoi në një popull ku adhuroheshin idhuj. Ai i ftoi ata që ta njësonin Allahun e Lartësuar dhe ta adhuronin atë si Një, të Vetëm dhe të Pashoq. Por ata refuzuan që të largoheshin nga idhujtaria, sikurse thotë i Lartësuari: “Nuhu tha: “O Zoti im! Ata nuk m’u bindën mua, por shkuan pas atyre, të cilëve pasuria dhe fëmijët e tyre u shtuan veçse dëshpërim, dhe të cilët u kurdisën kurthe shumë të mëdha. Ata u thanë: “Kurrë mos i braktisni zotat tuaj! Mos e braktisni Ueddën, as Suvânë, as Jeguthën, Jeûkën dhe Nesrën!”. Ata zhytën në humbje shumë pasues të tyre. Prandaj, të padrejtëve Ti shtoju veçse humbje!” [Nuh 21 – 24]. Nuhu (a.s.) vazhdoi që t’i ftonte ata në adhurimin e Allahut si një Zot të vetëm, natën dhe ditën, fshehtazi dhe haptazi. Por kjo veçse ua shtoi inatin dhe shfrenimin në kalimin e kufijve, duke treguar mosbesimin e tyre te Nuhu (a.s.) dhe mesazhi i tij. I Lartësuari thotë:Ata nuk e pranuan robin Tonë dhe i thanë: “I marrë!”. Ai u mundua dhe u kërcënua prej tyre. -Kështu, ata pretenduan se idhujtaria e tyre ishte diçka e logjikshme, ndërsa mesazhi i Nuhut (a.s.) ishte injorancë dhe humbje, që mund të buronte veçse nga të çmendurit. Sigurisht, ky qe një tjetërsim i realitetit nga ana e tyre. Shpallja që Zoti sjell nëpërmjet profetëve të Tij është e vërteta, që udhëzon mendjet e shëndosha. Ndërsa prirjet e prishura të njerëzve janë injorancë dhe humbje e qartë. Për të treguar ashpërsinë e refuzimit me të cilën u përball Nuhu (a.s.) kur i ftoi ata që të adhuronin Allahun e Lartësuar si Një të vetëm, është përdorur fjala “uezduxhir” - u mundua dhe u kërcënua prej tyre. Allahu i shëmtoftë dhe i shkatërroftë ata! Nuk u mjaftoi që e mohuan dhe shpifën për të, por edhe e torturuan. Kështu ka ndodhur me të gjithë profetët e Zotit. Armiqtë e tyre gjithmonë u kanë dhënë mundim dhe janë sjellë vrazhdë me ta.

54:10Page 529

فَدَعَا رَبَّهُۥٓ أَنِّي مَغۡلُوبٞ فَٱنتَصِرۡ ١٠

So he invoked his Lord, "Indeed, I am overpowered, so help."

Prandaj ai iu drejtua Zotit të vet: “Unë jam i mundur, prandaj më ndihmo!” -Kuptimi: Unë jam i pafuqishëm, o Zoti im, që të fitoj kundër tyre. Arsyeja ishte se nga populli i Nuhut kishte shumë pak besimtarë, aq sa nuk mund t’i bënin ballë shumicës. Në suren Nuh, Allahu i Lartësuar na e jep të plotë lutjen që bëri Nuhu (a.s.): “Nuhu tha: “O Zoti im! Mos lër mbi Tokë asnjë nga jobesimtarët! Nëse Ti i lë, ata do t’i largojnë adhuruesit e Tu (nga rruga e drejtë) dhe prej tyre do të lindin veçse të shfrenuar dhe jobesimtarë. O Zoti im! Më fal mua, fali prindërit e mi, ata që hynë në shtëpinë time si besimtarë dhe të gjithë besimtarët e besimtaret! Ndërsa jobesimtarëve shtoju veçse dëshpërim!”. [Nuh 26 – 28]. Allahu i Lartësuar iu përgjigj lutjes së Nuhut, duke e ndihmuar kundër armiqve të tij:

54:11–12Page 529

فَفَتَحۡنَآ أَبۡوَٰبَ ٱلسَّمَآءِ بِمَآءٖ مُّنۡهَمِرٖ ١١

Then We opened the gates of the heaven with rain pouring down

وَفَجَّرۡنَا ٱلۡأَرۡضَ عُيُونٗا فَٱلۡتَقَى ٱلۡمَآءُ عَلَىٰٓ أَمۡرٖ قَدۡ قُدِرَ ١٢

And caused the earth to burst with springs, and the waters met for a matter already predestined.

Atëherë, Ne, me një shi të vrullshëm, hapëm dyert e qiellit, ndërsa nga toka shpërthyem burime uji, dhe kështu uji u bashkua siç ishte caktuar. -Allahu i Lartësuar lëshoi sasi të mëdha uji nga qielli dhe nga toka, madje edhe nga një furrë, nga ku vlonte zjarri. Kështu, me urdhrin e Allahut, uji i zbritur nga qielli u bashkua me atë që buronte nga toka, për t’u plotësuar në këtë mënyrë ajo që Zoti e kishte shkruar, si ndëshkim për zullumqarët.

54:13–14Page 529

وَحَمَلۡنَٰهُ عَلَىٰ ذَاتِ أَلۡوَٰحٖ وَدُسُرٖ ١٣

And We carried him on a [construction of] planks and nails,

تَجۡرِي بِأَعۡيُنِنَا جَزَآءٗ لِّمَن كَانَ كُفِرَ ١٤

Sailing under Our observation as reward for he who had been denied.

Ndërsa atë e hipëm në një anije prej dërrasash dhe gozhdësh, që lundronte nën Sytë Tanë. -Allahu i Lartësuar e shpëtoi Nuhun (a.s.) duke e bartur në një anije, e ndërtuar me dërrasa dhe gozhdë. Kjo anije, mbi të cilën qëndronin Nuhu (a.s.), besimtarët dhe disa lloje kafshësh që ai mori me vete, lundronte nën vështrimin dhe kujdesin e Allahut të Lartësuar, që të mos mbytej. Allahu është mbrojtësi dhe ruajtësi më i mirë.Kjo, si shpagim për atë që u mohua. -Kjo që ndodhi, pra, shpëtimi i Nuhut (a.s.) nga përmbytja e përgjithshme, ishte si shpërblim për durimin e tij të madh kundrejt mohimit që i bëri populli i tij. Ai bëri një durim të jashtëzakonshëm dhe për një kohë shumë të gjatë në thirrjen e popullit të tij dhe kurrë nuk u spraps në këtë rrugë. Por ka mundësi që kuptimi i ajetit të jetë edhe kështu: Ne e shkatërruam popullin e Nuhut me atë ndëshkim të dhembshëm dhe poshtërues, si shpagim për mohimin dhe arrogancën e tyre.

54:15Page 529

وَلَقَد تَّرَكۡنَٰهَآ ءَايَةٗ فَهَلۡ مِن مُّدَّكِرٖ ١٥

And We left it as a sign, so is there any who will remember?

Ne e lamë atë si shenjë, por a ka ndonjë që merr mësim? -Allahu i Lartësuar e ka bërë historinë e Nuhut me popullin e tij si një shembull, që të përfitojnë ata që dinë të përfitojnë dhe ta kuptojnë mirë se, ata që nuk iu binden profetëve, Allahu i Lartësuar ka për t’i ndëshkuar ashpër. Por ka mundësi që përemri “atë” të nënkuptojë anijen, si mjet lundrimi. Pra, çdo anije le të shërbejë si kujtim për ngjarjen e popullit të Nuhut (a.s.) dhe për faktin se ishte Allahu i Lartësuar që ia mësoi Nuhut ndërtimin e saj. Ishte Allahu i Lartësuar që e la këtë aftësi ndër njerëz, që ata të përfitojnë prej saj dhe të mësojnë gjithashtu për mëshirën e Allahut të Lartësuar për krijesat, për kujdesin e Tij të madh për to, për pushtetin e Tij të plotë dhe krijimin e Tij perfekt. Këto janë shenja të lëna nga Allahu i Lartësuar, por a ka ndonjë që merr mësim prej tyre? Kjo është pyetja që shtrohet. Mesazhet e përcjella mes këtyre shenjave janë shumë të qarta dhe lehtësisht të kuptueshme, por duhet vetëm të meditosh rreth tyre me qëllimin e mirë për të nxjerrë mësime dhe për të gjetur udhëzim.

54:16Page 529

فَكَيۡفَ كَانَ عَذَابِي وَنُذُرِ ١٦

And how [severe] were My punishment and warning.1

(A e dini)Si ishte ndëshkimi dhe paralajmërimi Im! -Pra, si të duket, o lexues i këtij Kur'ani, ndëshkimi i ashpër i Zotit dhe paralajmërimet e Tij, të cilat nuk i lënë askujt asnjë mundësi justifikimi? A nuk duhet që Ai të merret në konsideratë ashtu si i takon? Përgjigjen çdokush e jep me veprat e tij.

54:17Page 529

وَلَقَدۡ يَسَّرۡنَا ٱلۡقُرۡءَانَ لِلذِّكۡرِ فَهَلۡ مِن مُّدَّكِرٖ ١٧

And We have certainly made the Qur’ān easy for remembrance, so is there any who will remember?

Ne e bëmë Kur'anin të lehtë për t'u kujtuar,... -Kuptimi: Ne e kemi lehtësuar të përfituarit nga Kur'ani famëlartë. Ne e kemi bërë të thjeshtë tekstin e tij për t’u mësuar dhe për t’u lexuar bukur. Gjithashtu, e kemi thjeshtësuar të kuptuarit dhe marrjen e diturisë prej tij. Kur'ani është fjala më e mirë në tekstin dhe termat e tij dhe fjala më e vërtetë në kuptimet që percjell. Ajo është fjala më e qartë dhe më lehtësisht e shpjegueshme dhe e kuptueshme. Çdokush që i përkushtohet atij, Allahu i Lartësuar ia lehtëson arritjen e të gjitha synimeve që ka me atë libër. Nëpërmjet Kur'anit, njerëzit kuptojnë dhe kujtojnë hallallin dhe haramin, urdhrat dhe ndalesat, shpërblimin dhe ndëshkimin. Ai është një qortues i mirë dhe prej tij nxirren mësime të vyera në lidhje me besimin që duhet të ketë njeriu. Në të gjenden lajmet e vërteta për popujt që shkuan dhe për atë që do të ndodhë në përjetësi. Allahu i Lartësuar e ka lehtësuar që të gjitha këto të arrihen prej Kur'anit. Dija e Kur'anit, duke filluar nga leximi, mësimi përmendësh dhe tefsiri i tij, është dija më e rëndësishme, dhe Zoti i Lartësuar e ka lehtësuar marrjen e saj. Kjo është dija e çmuar, të cilën, nëse dikush nis ta kërkojë, Allahu i Lartësuar e ndihmon dhe ia lehtëson atij. Për këtë arsye, disa selefë e kanë shpjeguar ajetin në fjalë kështu: “Ne e kemi lehtësuar Kur'anin për t'u kujtuar, prandaj a ka ndonjë që e kërkon dijen prej tij, që të ndihmohet për ta arritur?” Kështu, Allahu i Lartësuar i fton adhuruesit e Tij që t’i përkushtohen këtij libri dhe të nxjerrin mësime prej tij kur thotë:...po a ka ndonjë që merr mësim?

54:18Page 529

كَذَّبَتۡ عَادٞ فَكَيۡفَ كَانَ عَذَابِي وَنُذُرِ ١٨

ʿAad denied; and how [severe] were My punishment and warning.

Adët mohuan, por si ishte ndëshkimi dhe paralajmërimi Im? -Adët ishin një popull i njohur në Jemen, tek të cilët Allahu i Lartësuar dërgoi si profet Hudin (a.s.). Ai i ftoi ata që ta njësonin Allahun e Lartësuar dhe t’i përkushtoheshin vetëm Atij në adhurim. Por ata e refuzuan dhe e mohuan mesazhin e tij.

54:19Page 529

إِنَّآ أَرۡسَلۡنَا عَلَيۡهِمۡ رِيحٗا صَرۡصَرٗا فِي يَوۡمِ نَحۡسٖ مُّسۡتَمِرّٖ ١٩

Indeed, We sent upon them a screaming wind on a day of continuous misfortune,

Ne u lëshuam atyre një erë të fortë, në një ditë ndëshkimi të ashpër dhe të vazhdueshëm. -Atëherë, Allahu i Lartësuar dërgoi mbi ta si ndëshkim një erë të fuqishme në një ditë, e cila do të ishte fillimi i një ndëshkimi të ashpër, që do të zgjaste për shtatë net dhe tetë ditë me radhë.

54:20Page 529

تَنزِعُ ٱلنَّاسَ كَأَنَّهُمۡ أَعۡجَازُ نَخۡلٖ مُّنقَعِرٖ ٢٠

Extracting the people1 as if they were trunks of palm trees uprooted.

Ajo i shtynte njerëzit sikur të ishin trupa hurmash të shkulura. -Aq e fortë ishte era, saqë i ngrinte njerëzit lart në qiell dhe më pas i përplaste fort për tokë. Kështu, ata dukeshin si trungje hurmash të shkulura dhe të shpërndara në tokë. Subhanallah! Sa të parëndësishëm dhe të pavlefshëm bëhen njerëzit kur kundërshtojnë urdhrat e Allahut!

54:21Page 529

فَكَيۡفَ كَانَ عَذَابِي وَنُذُرِ ٢١

And how [severe] were My punishment and warning.

(A e dini)Si ishte ndëshkimi dhe paralajmërimi Im? -Ai ishte një ndëshkim i dhembshëm dhe paralajmë-rimi i Zotit ishte shumë i qartë, saqë asnjëri nuk kishte justifikim.

54:22Page 529

وَلَقَدۡ يَسَّرۡنَا ٱلۡقُرۡءَانَ لِلذِّكۡرِ فَهَلۡ مِن مُّدَّكِرٖ ٢٢

And We have certainly made the Qur’ān easy for remembrance, so is there any who will remember?

Ne e bëmë Kur'anin të lehtë për t'u kujtuar, po a ka ndonjë që merr mësim? -Allahu i Lartësuar e përsërit këtë porosi në shenjë mëshire dhe përkujdesi për adhuruesit e Tij, duke i ftuar në rrugën që rregullon dynjanë dhe ahiretin e tyre dhe u mundëson lumturinë në to.

54:23Page 529

كَذَّبَتۡ ثَمُودُ بِٱلنُّذُرِ ٢٣

Thamūd denied the warning.

Themudët mohuan të dërguarit. -Themudët kanë qenë një popull i njohur në zonën e Hixhrit. Allahu i Lartësuar dërgoi tek ata profetin Salih. Ai i ftoi që të adhuronin Allahun si Një, të Vetëm dhe të Pashoq dhe i paralajmëroi ata për një ndëshkim të dhembshëm, nëse do kundërshtonin fjalën e tij. Por ata e refuzuan Profetin e Zotit, madje u treguan arrogantë me të, duke thënë:

54:24Page 529

فَقَالُوٓاْ أَبَشَرٗا مِّنَّا وَٰحِدٗا نَّتَّبِعُهُۥٓ إِنَّآ إِذٗا لَّفِي ضَلَٰلٖ وَسُعُرٍ ٢٤

And said, "Is it one human being1 among us that we should follow? Indeed, we would then be in error and madness.

Ata thanë: “A të shkojmë pas një njeriu të vetëm, që doli nga mesi ynë?! Ne, atëherë, do të ishim vërtet të humbur dhe të marrë!” -Si të bëhemi pasues të një njeriu të vetëm e të thjeshtë, i cili nuk është mbret apo nga ndonjë popull i fuqishëm? Nëse do të bëheshim pasues të një njeriu të tillë, ne do të ishim të humbur dhe fatkeqë. Këto fjalë ishin, në fakt, treguese të humbjes dhe fatkeqësisë së tyre. Ata refuzuan të ishin pasues të një Profeti të dërguar dhe mbështetur nga Zoti dhe pranuan të bëheshin adhurues të pemëve, gurëve e figurave.

54:25Page 529

أَءُلۡقِيَ ٱلذِّكۡرُ عَلَيۡهِ مِنۢ بَيۡنِنَا بَلۡ هُوَ كَذَّابٌ أَشِرٞ ٢٥

Has the message been sent down upon him from among us? Rather, he is an insolent liar."

Vallë, vetëm atij iu dha Shpallja ndër ne? -Përse Allahu zgjodhi atë nga mesi ynë për t’i dhënë Shpalljen? Çfarë e bën atë të veçantë nga ne? Ky qe një justifikim i kotë i tyre. Jobesimtarët në çdo kohë kanë nxjerrë një justifikim të tillë për refuzimin e profetëve dhe shpalljeve të Zotit. Allahu i Madhëruar i është përgjigjur këtij justifikimi bosh me fjalët që profetët u kanë thënë popujve të tyre: “Të dërguarit e tyre u thanë: “Të dërguarit u thanë: “Ne jemi veçse njerëz, sikurse edhe ju, por Allahu ia dhuron mirësinë kujt të dojë nga robërit e Vet. Nuk na takon ne t’ju sjellim ndonjë argument, përveçse me dëshirën e Allahut. Vetëm Allahut le t’i mbështeten besimtarët.” [Ibrahim 11.] Është Allahu i Madhëruar që i zgjedh dhe i veçon profetët nga të tjerët, duke i dalluar me cilësi e vityte të larta. Është Ai që i përzgjedh, që të jenë të aftë të përballojnë peshën e Shpalljes së Zotit të tyre. Gjithashtu, është mëshirë dhe urtësi e madhe nga Allahu i Madhëruar që i zgjodhi ata të jenë prej njerëzve. Nëse do t’i bënte prej melekëve, njerëzit nuk do të mund t’i merrnin mësimet e Zotit, për shkak të vështirësisë së komunikimit mes këtyre dy llojeve të krijesave. Gjithashtu, nëse Zoti do të jepte një shenjë kaq të dukshme, si shfaqja e melekëve, duke plotësuar kështu kërkesat e caktuara nga populli si kushte për të besuar, dhe nëse pas saj njerëzit ende nuk do të besonin, atëherë ndëshkimi do të ishte i menjëhershëm dhe i pashmangshëm. Përfundimisht, është mëshira dhe urtësia e Allahut që profetët kanë qenë njerëz. Kështu, këto fjalë të themudëve ishin thjesht justifikim për të mohuar profetin Salih. Më pas, ata bënë një deklaratë të shëmtuar për Profetin e tyre, duke thënë:

54:26Page 529

سَيَعۡلَمُونَ غَدٗا مَّنِ ٱلۡكَذَّابُ ٱلۡأَشِرُ ٢٦

They will know tomorrow who is the insolent liar.

Jo, por ai është një gënjeshtar mendjemadh!” Do ta kuptojnë nesër se kush është gënjeshtari mendjemadh! -Kuptimi: Ai është mashtrues i madh dhe gjithë ligësi. Allahu i shëmtoftë dhe i poshtëroftë! Sa mendjelehtë e të paturpshëm, sa të padrejtë e mosmirënjohës të pashembullt që ishin! Si është e mundur që t’i trajtosh në këtë mënyrë njerëzit më të sinqertë dhe dashamirës, njerëzit më të çiltër dhe më të mëshirshëm me popullin e tyre?! Si mund të mohosh këshilluesit e urtë dhe durimtarë, që këshillojnë për çdo të mirë dhe largojnë nga çdo e keqe? Prandaj, kur padrejtësia e tyre kaloi kufijtë, Allahu i Madhëruar i ndëshkoi.

54:27Page 529

إِنَّا مُرۡسِلُواْ ٱلنَّاقَةِ فِتۡنَةٗ لَّهُمۡ فَٱرۡتَقِبۡهُمۡ وَٱصۡطَبِرۡ ٢٧

Indeed, We are sending the she-camel as trial for them, so watch them and be patient.1

Ne do t’u dërgojmë devenë si sprovë... -Si mrekulli, Zoti u bëri atyre një deve, që të shërbente si provë e mjaftueshme për vërtetësinë e profetit Salih. I gjithë populli mund të pinte nga qumështi i saj dhe u mjaftonte. Por kjo mrekulli ishte gjithashtu edhe një sprovë për ta, siç thotë i Madhëruari:...por t’i vetëm vështroji me durim! -Kuptimi: Kjo do të jetë sprovë për ta, prandaj ti bëj durim kur i fton në rrugën e drejtë. Ji i qëndrueshëm dhe i durueshëm në rrugën e thirrjes dhe vështro se çfarë do të ndodhë: a do të besojnë apo do të vazhdojnë të jenë mospërfillës ndaj porosive të Zotit?

54:28Page 530

وَنَبِّئۡهُمۡ أَنَّ ٱلۡمَآءَ قِسۡمَةُۢ بَيۡنَهُمۡۖ كُلُّ شِرۡبٖ مُّحۡتَضَرٞ ٢٨

And inform them that the water is shared between them,1 each [day of] drink attended [by turn].

Lajmëroi ata se uji është i ndarë për ta veç e veç, e secili do të paraqitet për të pirë sipas rregullit. -Njoftoji ata se, për ujin e burimit, të cilin e pinë e freskohen, duhet të ketë një ndarje me ditë: një ditë për njerëzit dhe një ditë për devenë. Ditën që pinë njerëzit nuk duhet të afrohet deveja dhe ditën që pi deveja nuk duhet të afrohen njerëzit. Por si ishte reagimi i tyre?

54:29Page 530

فَنَادَوۡاْ صَاحِبَهُمۡ فَتَعَاطَىٰ فَعَقَرَ ٢٩

But they called their companion,1 and he dared2 and hamstrung [her].

Po ata thirrën shokun e tyre, i cili e mori dhe e theri atë(devenë). -Ky ishte më zemërligu i popullit. Ai iu bind kërkesës së kriminelëve për therjen e devesë.

54:30–31Page 530

فَكَيۡفَ كَانَ عَذَابِي وَنُذُرِ ٣٠

And how [severe] were My punishment and warning.

إِنَّآ أَرۡسَلۡنَا عَلَيۡهِمۡ صَيۡحَةٗ وَٰحِدَةٗ فَكَانُواْ كَهَشِيمِ ٱلۡمُحۡتَظِرِ ٣١

Indeed, We sent upon them one shriek [i.e., blast from the sky], and they became like the dry twig fragments of an [animal] pen.

(A e dini)Si ishte ndëshkimi dhe paralajmërimi Im? Ne lëshuam kundër tyre një ushtimë të vetme, dhe ata u bënë si shtrojë vathi. -Ai ishte ndëshkimi më i rëndë. Allahu i Plotfuqishëm lëshoi mbi ta një ushtimë të madhe, që i shkatërroi nga i pari deri tek i fundit, përveç Profetit të Tij Salih dhe të gjithë besimtarëve që e shoqëronin.

54:32Page 530

وَلَقَدۡ يَسَّرۡنَا ٱلۡقُرۡءَانَ لِلذِّكۡرِ فَهَلۡ مِن مُّدَّكِرٖ ٣٢

And We have certainly made the Qur’ān easy for remembrance, so is there any who will remember?

Ne e bëmë Kur'anin të lehtë për t'u kujtuar, po a ka ndonjë që merr mësim?

54:33–40Page 530

كَذَّبَتۡ قَوۡمُ لُوطِۭ بِٱلنُّذُرِ ٣٣

The people of Lot denied the warning.

إِنَّآ أَرۡسَلۡنَا عَلَيۡهِمۡ حَاصِبًا إِلَّآ ءَالَ لُوطٖۖ نَّجَّيۡنَٰهُم بِسَحَرٖ ٣٤

Indeed, We sent upon them a storm of stones, except the family of Lot - We saved them before dawn.

نِّعۡمَةٗ مِّنۡ عِندِنَاۚ كَذَٰلِكَ نَجۡزِي مَن شَكَرَ ٣٥

As favor from Us. Thus do We reward he who is grateful.

وَلَقَدۡ أَنذَرَهُم بَطۡشَتَنَا فَتَمَارَوۡاْ بِٱلنُّذُرِ ٣٦

And he had already warned them of Our assault, but they disputed the warning.

وَلَقَدۡ رَٰوَدُوهُ عَن ضَيۡفِهِۦ فَطَمَسۡنَآ أَعۡيُنَهُمۡ فَذُوقُواْ عَذَابِي وَنُذُرِ ٣٧

And they had demanded from him his guests, but We obliterated their eyes, [saying], "Taste My punishment and warning."

وَلَقَدۡ صَبَّحَهُم بُكۡرَةً عَذَابٞ مُّسۡتَقِرّٞ ٣٨

And there came upon them by morning an abiding punishment.

فَذُوقُواْ عَذَابِي وَنُذُرِ ٣٩

So taste My punishment and warning.

وَلَقَدۡ يَسَّرۡنَا ٱلۡقُرۡءَانَ لِلذِّكۡرِ فَهَلۡ مِن مُّدَّكِرٖ ٤٠

And We have certainly made the Qur’ān easy for remembrance, so is there any who will remember?

Populli i Lutit i mohoi porositë e Profetit të vet.Ne dërguam mbi ta një furtunë me gurë, përveç familjes së Lutit, të cilën e shpëtuam para se të agonte.Kjo ishte mirësi nga ana Jonë. Kështu i shpërblejmë Ne ata që falënderojnë.Ai u tërhoqi vërejtjen atyre për dënimin Tonë të rëndë, por ata dyshuan në këto paralajmërime.Ata deshën t’u afroheshin mysafirëve të tij, por Ne ua verbuam sytë. Vuani, atëherë, ndëshkimin dhe paralajmërimin Tim!Ata i kapi dënimi i përhershëm në befasi herët në mëngjes.Vuani, atëherë, ndëshkimin dhe paralajmërimin Tim!Ne e bëmë Kur'anin të lehtë për t'u kujtuar, po a ka ndonjë që merr mësim? -Ata nuk iu bindën Lutit (a.s.) kur ai i ftoi që të adhuronin Allahun si Një, të Vetëm dhe të Pashoq. Ai i ndaloi nga idhujtaria dhe ajo vepra e shëmtuar, që askush para tyre, në gjithë botën, nuk e kishte bërë, por ata vazhduan me paturpësi në rrugën e tyre. Madje, ata tentuan të poshtëronin me aktet e tyre të turpshme edhe melekët e Zotit, që shkuan te profeti Lut (a.s.). Të mallkuarit u grumbulluan me nxitim te shtëpia e profetit Lut, me synimin që të vepronin me dy miqtë e tij poshtërsitë e tyre, të pashembullta në botë. Allahu i Lartësuar na sqaron se ata këmbëngulën që Luti (a.s.) t’ua dorëzonte dy miqtë, që kishin ardhur si dy burra me mision nga Zoti. Por Allahu i Madhëruar urdhëroi Xhibrilin (a.s.), i cili ua pengoi vështrimin me krahët e Tij. Pas kësaj, profeti Lut (a.s.) i paralajmëroi për ndëshkimin e ashpër të Allahut, por ata dyshuan në vërtetësinë e këtij paralajmërimi. Atëherë, Allahu i Madhëruar dërgoi mbi ta një furtunë me gurë. Allahu i Madhëruar ua përmbysi vendbanimet, duke ua kthyer pjesën e poshtme sipër tyre, dhe më pas i goditi nga sipër me gurë prej llave të ngurtësuar e të nxehtë, të caktuar që të godisnin çdo mohues e zullumqar. Ndërsa Lutin dhe familjen e Tij, Allahu i Madhëruar i shpëtoi nga ky ndëshkim, si shpërblim për mirënjohjen e tyre dhe për adhurimin e përkushtuar vetëm ndaj Tij, duke e adhuruar si Një, të Vetëm e të Pashoq.

54:41–42Page 530

وَلَقَدۡ جَآءَ ءَالَ فِرۡعَوۡنَ ٱلنُّذُرُ ٤١

And there certainly came to the people of Pharaoh warning.

كَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِنَا كُلِّهَا فَأَخَذۡنَٰهُمۡ أَخۡذَ عَزِيزٖ مُّقۡتَدِرٍ ٤٢

They denied Our signs, all of them, so We seized them with a seizure of one Exalted in Might and Perfect in Ability.

Edhe palës së Faraonit i patën ardhur paralajmërime. Ata i mohuan të gjitha argumentet Tona, prandaj Ne i dënuam ashtu siç dënon Ngadhënjimtari, i Plotfuqishmi. -Për Faraonin dhe familjen e tij erdhën shumë paralajmërime dhe shenja. Allahu i Madhëruar dërgoi tek ata Musain (a.s.), të cilit i foli drejtpërdrejt dhe i dha mrekulli të shumta, që të shërbenin si prova për Faraonin dhe rrethin e tij. Ai u çoi fakte të pamohueshme, që i dëshmuan veç ata. Megjithatë, ata përsëri mohuan, prandaj Allahu i ndëshkoi, ashtu siç ndëshkon Ngadhënjimtari i Plotfuqishëm: Ai i mbyti në det Faraonin me gjithë ushtrinë e tij. Qëllimi i kujtimit të gjithë këtyre historive të profetëve me popujt e tyre mohues, është paralajmërimi për njerëzit që mohojnë Muhamedin (a.s.) dhe nuk pasojnë rrugën e tij. Prandaj i Lartësuari thotë më pas:

54:43Page 530

أَكُفَّارُكُمۡ خَيۡرٞ مِّنۡ أُوْلَٰٓئِكُمۡ أَمۡ لَكُم بَرَآءَةٞ فِي ٱلزُّبُرِ ٤٣

Are your disbelievers better than those [former ones], or have you immunity in the scriptures?

Vallë, jobesimtarët tuaj janë më të vlefshëm se ata që u përmendën... -A mos janë më të mirë këta që mohojnë udhëzimin e më të mirit të profetëve të Zotit, Muhamedit (a.s.), sesa ata popuj të shkuar që mohuan profetët e tyre?! Zoti na i tregoi në Kur'an shkatërrimin e të gjithë atyre që refuzuan profetët dhe shpalljet e Tij? Nëse janë më të mirë se mohuesit e mëparshëm dhe nëse janë të sigurt nga ndëshkimi, atëherë le të rinë të qetë, me mendimin se nuk do t’i prekë e njëjta gjë. Por, sigurisht, çështja nuk qëndron kështu. Një gjë është e sigurt: edhe nëse mund të mos jenë në gjendje më të keqe se ata, në gjendje më të mirë kurrsesi nuk janë....apo keni ndonjë premtim shpëtimi në librat e qiellit? -A mos kanë ndonjë premtim nga Allahu, të shpallur në librat e profetëve, që i garanton se janë të shpëtuar nga ndëshkimi i Tij? Kjo, sigurisht, nuk është e vërtetë, madje është e pamundur, qoftë në aspektin logjik, qoftë duke u bazuar në tekstet e shpalljeve të Zotit. E si mundet që, keqbërësve të shfrenuar t’u jepet siguri nga shpalljet e Zotit, të mbushura me drejtësi dhe urtësi? Kjo nuk ka asnjë lidhje me urtësinë e Zotit. Aq më pak, kur bëhet fjalë për refuzimin e më të mirit, më të zgjedhurit e më të dalluarit të profetëve. Atëherë, nëse nuk keni ndonjë premtim nga Zoti, a mos ndjeni siguri në forcat tuaja? Allahu i Madhëruar thotë:

54:44Page 530

أَمۡ يَقُولُونَ نَحۡنُ جَمِيعٞ مُّنتَصِرٞ ٤٤

Or do they say, "We are an assembly supporting [each other]"?

Mos vallë po thonë: “Ne jemi një grup, të bashkuar dhe ngadhënjyes?” -Le ta dinë se edhe kjo mundësi nuk ekziston. Allahu i Madhëruar ua bën të qartë fundin e tyre kur thotë:

54:45Page 530

سَيُهۡزَمُ ٱلۡجَمۡعُ وَيُوَلُّونَ ٱلدُّبُرَ ٤٥

[Their] assembly will be defeated, and they will turn their backs [in retreat].1

Ai grup shpejt do të pësojë disfatë dhe ata do të ikin me të shpejtë(të tmerruar). -Dhe ndodhi vërtet ashtu sikurse njoftoi i Gjithëdituri e i Gjithëpushtetshmi. Allahu i Madhëruar e poshtëroi grupin e tyre më të madh në Bedër. Atë ditë u vranë shumë krerë të kufrit dhe armiq të Profetit (a.s.). Kështu, Zoti e ndihmoi Profetin e Tij, fenë e Tij dhe adhuruesit e Tij besimtarë. Por nuk do të ishte ky fundi i dënimit për të mjerët. Ata i pret një ditë e madhe, dita kur do të tubohen të parët dhe të fundit, si ata që vuajtën dënim në jetën e dynjasë, ashtu edhe ata që jetuan përkohësisht deri në afatin që Zoti i kishte caktuar:

54:46Page 530

بَلِ ٱلسَّاعَةُ مَوۡعِدُهُمۡ وَٱلسَّاعَةُ أَدۡهَىٰ وَأَمَرُّ ٤٦

But the Hour is their appointment [for due punishment], and the Hour is more disastrous and more bitter.

Por Kijameti është premtim i pakthyeshëm për ta. Kijameti është edhe më i vështirë, edhe më i hidhur. -Kijameti është koha e premtuar për ringjalljen dhe llogarinë e tyre. Atë ditë do të marrin të plotë shpërblimin sipas veprave. Atë ditë, çdokujt do t’i jepet ajo që meriton dhe e drejta do të shkojë në vend. Ndëshkimi i Kijametit është më i madh, më i rëndë, më i vështirë dhe më i tmerrshëm se çdo përfytyrim.

54:47Page 530

إِنَّ ٱلۡمُجۡرِمِينَ فِي ضَلَٰلٖ وَسُعُرٖ ٤٧

Indeed, the criminals are in error and madness.1.

S’ka dyshim se idhujtarët keqbërës janë në humbje dhe në zjarr të madh. -Keqbërës janë ata që e teprojnë me vepra të këqija e krime. Ata merren me idhujtari, poshtërsi dhe gjynahe të rënda. Këta të mjerë kanë humbur nga e vërteta në këtë dynja. Ata janë të humbur qoftë në diturinë e tyre, qoftë në veprat që bëjnë. Ata nuk kanë dijen e sigurt si të jetojnë dhe ta adhurojnë Zotin dhe nuk bëjnë veprat që Zoti i pëlqen dhe i urdhëron që t’i kryejnë, të cilat Ai i ka bërë shpëtuese nga ndëshkimi i dhembshëm në dynja dhe në Ditën e Gjykimit. Për këtë arsye, ata i pret ndëshkimi në këtë jetë, në Ditën e Gjykimit dhe në ditën kur zjarri i ndezur fort t’ua përvëlojë lëkurën dhe trupin e do t’u depërtojë deri në zemër. I Madhëruari thotë:

54:48Page 530

يَوۡمَ يُسۡحَبُونَ فِي ٱلنَّارِ عَلَىٰ وُجُوهِهِمۡ ذُوقُواْ مَسَّ سَقَرَ ٤٨

The Day they are dragged into the Fire on their faces [it will be said], "Taste the touch of Saqar."1

Atë Ditë, kur të tërhiqen zvarrë me fytyrat e tyre në Zjarr,... -Ata do të tërhiqen zvarrë me fytyrat e tyre në Xhehenem, duke u poshtëruar. Dhimbja që do të përjetojnë në fytyrat e tyre do të jetë më e madhe se dhimbja në pjesë të tjera. Kështu do të poshtërohen dhe nënçmohen ata në Xhehenem. Atyre do t’u thuhet:do t’u thuhet: “Vuajeni dënimin në Sekar(Zjarrin përvëlues)!”. -Provojeni dhimbjen e zjarrit, flakëve të tij, vlimit dhe afshit të tij të nxehtë. Sekar është një emër i Xhehenemit.

54:49Page 530

إِنَّا كُلَّ شَيۡءٍ خَلَقۡنَٰهُ بِقَدَرٖ ٤٩

Indeed, all things We created with predestination.

Ne e kemi krijuar çdo gjë me masë të caktuar. -“Çdo gjë” nënkupton gjithçka prej botës qiellore e tokësore. Allahu është Krijuesi i tyre dhe është i vetëm në pushtetin e Tij. Ai krijoi gjithçka pasi e përcaktoi me diturinë e Tij dhe pasi e shkroi lapsi i Tij. Çdo gjë Ai e përcaktoi në masë, kohë e çdo cilësi tjetër. Dhe e gjitha kjo është e thjeshtë për Allahun, prandaj i Lartësuari thotë:

54:50Page 531

وَمَآ أَمۡرُنَآ إِلَّا وَٰحِدَةٞ كَلَمۡحِۭ بِٱلۡبَصَرِ ٥٠

And Our command is but one, like a glance of the eye.

Puna Jonë është e shpejtë, sa hap e mbyll sytë. -Nëse Allahu dëshiron diçka, i thotë “Bëhu!”, dhe ajo ekziston ashtu sikurse Ai e dëshiron, brenda një kohe të shkurtër sa lëvizja e shikimit, pa e penguar dot askush dhe pa hasur asnjë vështirësi a lodhje.

54:51Page 531

وَلَقَدۡ أَهۡلَكۡنَآ أَشۡيَاعَكُمۡ فَهَلۡ مِن مُّدَّكِرٖ ٥١

And We have already destroyed your kinds,1 so is there any who will remember?

Ne i shkatërruam ata që ishin si ju, por a ka ndonjë që merr mësim? -Kuptimi: Allahu i Madhëruar i shkatërroi edhe popujt para jush, të cilët bënë të njëjta punë si ju dhe mohuan ashtu si mohuat edhe ju. A nuk nxirrni mësim se ligji i Allahut si për të parët, edhe për të fundit është i njëjtë? Me urtësinë e Tij, ashtu sikurse gjykoi që ata të ndëshkoheshin, po ashtu do të gjykojë edhe për ju, pasi nuk ka asnjë ndryshim mes jush.

54:52–53Page 531

وَكُلُّ شَيۡءٖ فَعَلُوهُ فِي ٱلزُّبُرِ ٥٢

And everything they did is in written records.

وَكُلُّ صَغِيرٖ وَكَبِيرٖ مُّسۡتَطَرٌ ٥٣

And every small and great [thing] is inscribed.

Çdo gjë që bënë ata gjendet e shënuar. Çdo vepër, qoftë e vogël a e madhe, është e shënuar në rreshta. -Çdo gjë që ata kanë vepruar është e shkruar në rreshta, në librin e përcaktimit të Zotit. Çështja e caktimit të Zotit përmblidhet në këtë mënyrë: Allahu është i Gjithëditur. Ai di gjithçka që ndodh e që do të ndodhë. Çdo gjë që Allahu e kishte në diturinë e Tij të plotë e shkroi në Leuhi Mahfudh. Çdo gjë që Ai e dëshiroi të ishte, është, dhe atë që Ai nuk e dëshiroi të ishte, nuk është. Çfarë i ndodh njeriut, kurrë nuk mund të mos i ndodhte, dhe ajo që nuk i ndodh, kurrë nuk do të mund t’i ndodhte.

Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences

Contents

Ayat al-Kursi36Al-Kahfpage 42juz 15Bukhari 1Muslim 2999

Style

Theme
Text size
Layout

Читать на русском