As-Sa'di · Tafsir · in Albanian
عبس
'Abasa
He Frowned · Meccan · 42 ayahs
Shkaku i shpalljes së këtyre ajeteve ishte vajtja e një besimtari të verbër te Profeti (a.s.) për ta pyetur rreth fesë dhe për të mësuar prej tij. Gjithashtu, në të njëjtën kohë, te Profeti (a.s.) vajti edhe një pasanik, po për të pyetur. Profeti (a.s.), që ishte shumë i përkushtuar në udhëzimin e njerëzve, anoi më shumë për udhëzimin e pasanikut, që ai të pastrohej, dhe, në njëfarë mënyre, e shmangu pak të verbërin e varfër, që ishte besimtar. Por Allahu i Lartësuar e qortoi Profetin e Tij të dashur për këtë zgjedhje, që nuk ishte më e mira që duhej të bënte. Qortimi ishte i ëmbël dhe shumë i ngrohtë. Allahu i Lartësuar na përshkruan të gjithë ngjarjen:
Ai u vrenjt dhe ktheu kurrizin, kur i erdhi i verbri. – Kuptimi: Ai e rrudhi fytyrën dhe ktheu shpinën, kur pa se i verbëri po afrohej, ndërkohë që ai ishte duke ftuar në Islam pasanikun. Por Allahu i Lartësuar na tregon dobitë e mëdha që vijnë së bashku me ata që e kërkojnë dijen sinqerisht:
80:3Page 585
وَمَا يُدۡرِيكَ لَعَلَّهُۥ يَزَّكَّىٰٓ ٣
But what would make you perceive, [O Muḥammad], that perhaps he might be purified1
E ku mund ta dish ti, ndoshta ai dëshiron të pastrohet,... – Domethënë, ky që po të vjen, i verbëri varfanjak, kërkon që të pastrohet nga cilësitë e këqija dhe të stoliset me cilësitë e mira, në të cilat të udhëzon fjala e Zotit dhe e Profetit të Tij. Për këtë arsye, një njeri i tillë duhet respektuar dhe trajtuar me dashuri, kujdes dhe përkushtim. Ndaj tij nuk duhet treguar asnjë shenjë pakënaqësie, qoftë edhe me mimikë, edhe kur kërkuesi i dijes nuk e vë re një gjë të tillë. Njerëz të tillë, kur mësojnë diçka të re nga Allahu dhe Profeti (a.s.), përfitojnë prej saj dhe punojnë me të. Në këtë mënyrë, ata pastrohen dhe ngrihen më lart në grada, siç thotë i Lartësuari:
80:4Page 585
أَوۡ يَذَّكَّرُ فَتَنفَعَهُ ٱلذِّكۡرَىٰٓ ٤
Or be reminded and the remembrance would benefit him?
...ose të këshillohet dhe këshilla t’i bëjë dobi. – Këta janë ata që përfitojnë nga mësimet e Zotit dhe të Profetit (a.s.). Kjo, pa dyshim, është një mirësi shumë e madhe, së cilës i duhet kushtuar vëmendje, sepse pikërisht për atë janë dërguar profetët dhe atë e synon çdo thirrës në fe. Përfundimisht, përkushtimi ndaj atyre që kërkojnë të vërtetën dhe që duan të pastrohen, është detyrë shumë e rëndësishme.
80:5–6Page 585
أَمَّا مَنِ ٱسۡتَغۡنَىٰ ٥
As for he who thinks himself without need,1
فَأَنتَ لَهُۥ تَصَدَّىٰ ٦
To him you give attention.
Atë i cili mendon se nuk ka nevojë për Zotin, ti atij i kushton vëmendje... - Ndërsa angazhimi me ata që e shohin veten të pavarur dhe mendojnë se nuk kanë nevojë për porositë e Zotit dhe të Profetit, me ata pasanikë mendjemëdhenj, që kërkojnë të bien në sy dhe të dëgjojnë veçse kur u shkon nga pas, pra, ky angazhim nuk duhet të jetë më parësor se përkushtimi ndaj të tjerëve, që janë më të mirë. Mendjemëdhenjtë nuk interesohen për të mirën, sepse ata nuk e preferojnë atë, prandaj angazhimi me ta dhe lënia mënjanë e të përkushtuarve nuk është zgjedhja më e mirë. Ti nuk e ke detyrë pastrimin e tyre, me gjithë përkushtimin dhe dëshirën tënde që ata të udhëzohen.
80:7–10Page 585
وَمَا عَلَيۡكَ أَلَّا يَزَّكَّىٰ ٧
And not upon you [is any blame] if he will not be purified.1
وَأَمَّا مَن جَآءَكَ يَسۡعَىٰ ٨
But as for he who came to you striving [for knowledge]
وَهُوَ يَخۡشَىٰ ٩
While he fears [Allāh],
فَأَنتَ عَنۡهُ تَلَهَّىٰ ١٠
From him you are distracted.
...Ti nuk ke përgjegjësi, nëse ai nuk dëshiron të pastrohet. Ndërsa ai që vjen tek ti duke nxituar dhe me drojë, ti atij nuk ia vë veshin. - Nuk është detyrë dhe as përgjegjësia jote që ata të pastrohen nga e keqja e tyre. Kjo na kujton një parim shumë të njohur, që thotë: “Një çështje e ditur mirë nuk lihet për një çeshtje të dyshimtë.”. Ose: “Një çështje me dobi të sigurt nuk lihet për një tjetër me dobi të supozuar dhe të pasigurt”. Ky ajet tregon, gjithashtu, se është detyrë përkushtimi dhe përkujdesja ndaj nxënësit të dijes, që kërkon prej teje dije dhe njohuri. Nxënësi i përkushtuar meriton përkujdesje dhe trajtim më të veçantë se të tjerët.
Kurrë mos vepro ashtu! Në të vërtetë këto janë këshilla,.. - Ky është një kujtim, me të cilin Allahu i Lartësuar këshillon dhe mëson adhuruesit e Tij. Nëpërmjet këtij libri madhështor, Ai u mëson adhuruesve të Tij atë që kanë nevojë dhe u bën të qartë udhën e drejtë nga e gabuara. Pra, të gjithë mund të përfitojnë nga ky udhëzim. Allahu i Lartësuar ua ka afruar udhëzimin e Tij të gjithëve, dhe ai që dëshiron mund ta pasojë rrugën e mbarë:
...dhe kush dëshiron, merr mësim. - Ai që dëshiron vërtet udhëzimin dhe rrugën e lumturisë, e ndjek atë, ndërsa ai që nuk e do udhëzimin, nuk e ndjek atë. Secili bën një zgjedhje të lirë dhe Allahu i Lartësuar bën që udhëzohet në rrugën e drejtë atë që Ai dëshiron, sipas urtësisë dhe dijes së Tij absolute. Në një ajet tjetër, i Lartësuari thotë: “Dhe thuaj: “E vërteta është nga Zoti juaj e kush të dojë, le të besojë, e kush të dojë, le të mohojë. Për jobesimtarët, Ne kemi përgatitur një Zjarr muret e të cilit do t'i rrethojnë ata, e nëse kërkojnë shpëtim, do t'u jepet ujë (i nxehtë) si bakër i shkrirë që do t'ua përvëlojë fytyrat. Sa e tmershme është ajo pije! Sa vend i keq është ai!”. [El kehf 29] Më pas, Allahu i Lartësuar përshkruan gradën e lartë të Librit madhështor. Ai thotë:
80:13–14Page 585
فِي صُحُفٖ مُّكَرَّمَةٖ ١٣
[It is recorded] in honored sheets,
مَّرۡفُوعَةٖ مُّطَهَّرَةِۭ ١٤
Exalted and purified,
Ai(Kur'ani) ndodhet në faqe të çmueshme, të lartësuara e të pastra,... - Fletët e Librit janë shumë të larta në gradën e tyre. Ato janë të pastra nga çdo mangësi dhe shtrembërim. Ato nuk mund të trazohen nga duart e shejtanëve apo të shfrytëzohen prej tyre. Ata të mallkuar nuk mund të vjedhin apo shkëpusin gjë nga ky libër i pastër. Fletët e pastra me këshilla dhe mësime të çmuara qarkullojnë nëpër duart e melekëve.
80:15–16Page 585
بِأَيۡدِي سَفَرَةٖ ١٥
[Carried] by the hands of messenger-angels,
كِرَامِۭ بَرَرَةٖ ١٦
Noble and dutiful.
...në duar të udhëtuesve (melekë), të ndershëm e punëmirë. - Këto melekë, të cilësuar si kirâmin berarah, udhëtojnë mes Zotit dhe krijesave. Kirâm domethënë: të mbushur me mirësi, begati dhe bekim; ndërsa berarah do të thotë: të mirë në shpirt dhe të mirë në veprat e tyre. Allahu i Lartësuar përkujdeset për Librin e Tij duke vendosur si korrierë këta melekë të bekuar, të mirë, të fuqishëm, të bindur, që kurrë nuk lodhen nga adhurimet që i përkushtojnë Atij. Allahu i Lartësuar e ka ruajtur Librin nga ndërhyrjet e shejtanëve. Kjo na bën që ta pranojmë dhe besojmë plotësisht këtë libër, pa as më të voglën mëdyshje. Çdo gjë e përmendur në të duhet të besohet plotësisht dhe çdo dispozitë e tij duhet të trajtohet me respekt dhe kujdes të madh. Atje është udhëzimi dhe drita. Atje është shpëtimi dhe mirësia. Megjithatë, njeriu përsëri refuzon ta pranojë dhe ta besojë këtë dhuratë kaq të vyer të Zotit të tij. Për këtë arsye, i Madhëruari thotë:
80:17Page 585
قُتِلَ ٱلۡإِنسَٰنُ مَآ أَكۡفَرَهُۥ ١٧
Destroyed [i.e., cursed] is man;1 how disbelieving is he.
Shkatërruar qoftë njeriu! Sa mohues i keq është ai! - Sa mohues i paturpshëm i mirësive të Zotit që është njeriu! Sa e ashpër dhe e paskrupull është urrejtja dhe armiqësia e tij ndaj të vërtetës, edhe pas qartësimit të saj në mënyrë të plotë dhe të pakundërshtueshme! Dhe të mendosh se çfarë është njeriu dhe nga çfarë është krijuar:
80:18–19Page 585
مِنۡ أَيِّ شَيۡءٍ خَلَقَهُۥ ١٨
From what thing [i.e., substance] did He create him?
مِن نُّطۡفَةٍ خَلَقَهُۥ فَقَدَّرَهُۥ ١٩
From a sperm-drop He created him and destined for him;1
Prej çfarë gjëje e krijon Zoti atë? Prej një pike e krijon dhe përcakton(gjithçka).- Allahu i Lartësuar e krijon njeriu prej një lëngu të përbuzur, prandaj njeriu është një krijesë shumë e dobët në fillesat e tij. Allahu i Lartësuar e përcakton dhe e krijon atë në formën që dëshiron. Është përsëri Ai që i dhuron njeriut forcat e jashtme dhe të brendshme, nëpërmjet të cilave ai jeton në këtë botë, madje edhe sundon në të.
Pastaj rrugën ia lehtëson. -Është Allahu i Mëshirshëm dhe i Urtë Ai që ia lehtëson rrugën kësaj krijese, që quhet njeri, duke i mundësuar atij çdo mjet dhe ndihmë të nevojshme për të arritur të mirat e kësaj jete dhe të jetës tjetër. Është i Gjithëdituri Ai që ia hap njeriut sytë e zemrës, për të gjetur të mirën dhe për t’u larguar nga të këqijat. Allahu i Mëshirshëm dhe i Urtë ia qartëson njeriut rrugën e drejtë dhe e ndihmon atë në këtë drejtim, nëse ai përkushtohet sinqerisht dhe vërtet e dëshiron një gjë të tillë. Është po Ai që e vë në provë njeriun duke e urdhëruar dhe duke e ndaluar atë. Ai ka vendosur për të kufij dhe ligje, që duhet t’i respektojë dhe t’i verë në jetë. Allahu e krijoi këtë jetë, që njerëzit të mbjellin në të atë që do të korrin në jetën e pasosur.
80:21Page 585
ثُمَّ أَمَاتَهُۥ فَأَقۡبَرَهُۥ ٢١
Then He causes his death and provides a grave for him.1
Pastaj e vdes dhe e varros.-Allahu i Lartësuar ka përcaktuar për njeriun që jeta e tij të ketë një fund në këtë dynja. Më pas, Ai e nderoi njeriun, duke urdhëruar që për të të ketë një varr, dhe nuk e bëri si krijesat e tjera, të cilat qelben dhe thahen mbi dhé.
Pastaj, kur të dëshirojë, e ringjall. - Allahu i Lartësuar do ta ringjallë njeriun pas vdekjes, për t’i dhënë shpërblimin e merituar me drejtësi, sipas veprave që ka bërë dhe sipas korrektësisë në ruajtjen e kufijve të Tij.
80:23Page 585
كـَلَّا لَمَّا يَقۡضِ مَآ أَمَرَهُۥ ٢٣
No! He [i.e., man] has not yet accomplished what He commanded him.
Megjithatë, njeriu ende nuk i zbaton ato që Allahu urdhëron. - Megjithëse Allahu i Lartësuar është i vetmi që ka në dorë gjithçka nga sa u përmend, njeriu përsëri tregohet mospërfillës ndaj urdhëresave dhe kufijve të të Madhëruarit. Më pas, Allahu i Lartësuar e nxit njeriun që të meditojë mbi ushqimin e tij:
80:24–26Page 585
فَلۡيَنظُرِ ٱلۡإِنسَٰنُ إِلَىٰ طَعَامِهِۦٓ ٢٤
Then let mankind look at his food -
أَنَّا صَبَبۡنَا ٱلۡمَآءَ صَبّٗا ٢٥
How We poured down water in torrents,
ثُمَّ شَقَقۡنَا ٱلۡأَرۡضَ شَقّٗا ٢٦
Then We broke open the earth, splitting [it with sprouts],
Le të shikojë njeriu ushqimin e vet! Ne lëshojmë ujë me mbushulli. Pastaj e çajmë tokën në thellësi,...- Le të mendohet njeriu për fazat në të cilat ka kaluar ushqimi, pa të cilin ai nuk mund të jetojë, dhe le të kuptojë se sa i varur dhe nevojtar është për mëshirën e Allahut, që ka mundësuar dhe rregulluar çdo të mirë në këtë jetë dhe në jetën tjetër. Mos, vallë, është njeriu ai që e bën shiun të bjerë nga lart, me aq mirësi dhe begati?! Mos është ai që e urdhëron shiun të bjerë në pika të vogla dhe aq ëmbëlsisht, për të ushqyer njerëzinë dhe gjithçka tjetër?! Mos është njeriu ai që e çan tokën për bimësinë dhe krijon për to çdo kusht të nevojshëm nëpërmjet tokës, ajrit, diellit etj.?!
...dhe bëjmë që në të të mbijnë drithëra...– Mos, vallë, është njeriu ai që i bën bimët të dalin dhe të rriten?! Jo. Ai është Allahu i Gjithëmëshirshëm dhe Fuqiplotë. Ai nxjerr prej tokës drithërat, me të gjithë larminë e tyre.
...Edhe rrush e perime... - Eshtë i Lartësuari që, me mirësinë e Tij, i ka dhuruar robërve rrush dhe perime, të të gjitha llojeve, aq të mira, të dobishme dhe të freskëta.
...Edhe ullinj e hurma...- Ai na ka falur edhe pemë të tilla, si ulliri dhe hurmat, të cilat mund të magazinohen dhe ruhen për t’u përdorur gjatë. Këto pemë kanë shumë vlera ushqyese dhe kuruese. Allahu i Lartësuar veçon katër kategoritë e mësipërme të frutave dhe perimeve për të treguar rëndësinë e madhe të tyre.
Edhe kopshte të dendura...- Allahu i Lartësuar dhe i Mëshirshëm na ka dhuruar edhe kopshte të dendura, me bimësi dhe shtazë, pyje të bukura dhe të dobishme për jetën tonë.
...Edhe pemë e kullota;.. - Allahu i Lartësuar ka bërë për njerëzit pemë dhe shumë bimë aromatike e të shijshme, si portokalli, limoni, shega, fiku, ananasi, rrushi etj. Ai u ka mundësuar atyre edhe kullota për kafshët që mbajnë. Të gjitha këto, i Lartësuari i ka krijuar për të shprehur mëshirën dhe mirësinë e Tij ndaj nesh, prandaj thotë:
80:32Page 585
مَّتَٰعٗا لَّكُمۡ وَلِأَنۡعَٰمِكُمۡ ٣٢
[As] enjoyment [i.e., provision] for you and your grazing livestock.
...Si furnizim për ju dhe për bagëtinë tuaj.- Allahu i Lartësuar i krijoi dhe i nënshtroi ato për ne. Çdokush që vështron dhe mendon për këto mirësi do të arrijë në përfundimin se mirënjohja ndaj Zotit është e detyrueshme dhe do të përpiqet maksimalisht për t’u kthyer tek Ai i penduar dhe i bindur. Meditimi mbi mirësitë e Zotit ndihmon për të qenë të bindur ndaj porosive të Tij dhe për të besuar fjalën e Tij.
Por, kur të vijë Ushtima,...- Kur të dëgjohet ushtima e Kijametit, nga zhurma e së cilës buçasin veshët dhe tronditen shpirtrat, atë ditë njerëzit do të shohin tmerrin me sy. Frika do të jetë shumë e madhe dhe çdokush do të dëshironte që të kishte qoftë edhe një vepër të mirë, sado e vogël qoftë ajo, për t’i shpëtuar dënimit të asaj dite të vështirë.
80:34–36Page 585
يَوۡمَ يَفِرُّ ٱلۡمَرۡءُ مِنۡ أَخِيهِ ٣٤
On the Day a man will flee from his brother
وَأُمِّهِۦ وَأَبِيهِ ٣٥
And his mother and his father
وَصَٰحِبَتِهِۦ وَبَنِيهِ ٣٦
And his wife and his children,
...Ajo është dita kur njeriu ikën prej vëllait të vet, prej nënës dhe prej babait të vet, prej gruas dhe prej fëmijëve të vet. - Atë ditë, askush nuk do të pyesë për asgjë dhe për asnjë në këtë botë. Çdokush do të shqetësohet vetëm për veten e vet. Madje, në ato momente, njeriu do të braktisë edhe njerëzit më të dashur dhe më të shtrenjtë të tij, sepse tmerri është shumë i madh.
80:37Page 585
لِكُلِّ ٱمۡرِيٕٖ مِّنۡهُمۡ يَوۡمَئِذٖ شَأۡنٞ يُغۡنِيهِ ٣٧
For every man, that Day, will be a matter adequate for him.1
Atë Ditë, çdo njeriu i mjafton çështja e vet. - Çdokush do të shqetësohet vetëm për veten dhe për të shpëtuar nga ndëshkimi. Asgjë dhe askush nuk i hyn më në sy. Ajo është dita kur njerëzit do të ndahen në dy grupe: të shpëtuarit, që do të lumturohen në kënaqësinë dhe në mëshirën e Allahut të Lartësuar, dhe të dëshpëruarit, që do të vuajnë ndëshkimin e të Drejtit të Plotpushtetshëm. Ata do të dallohen nga fytyrat e tyre:
80:38–39Page 585
وُجُوهٞ يَوۡمَئِذٖ مُّسۡفِرَةٞ ٣٨
[Some] faces, that Day, will be bright -
ضَاحِكَةٞ مُّسۡتَبۡشِرَةٞ ٣٩
Laughing, rejoicing at good news.
Atë Ditë do të ketë fytyra të shndritura, të buzëqeshura e të gëzuara. - Fytyrat e fatbardhëve do të jenë të shndritura, në të cilat do të dallohet qartë kënaqësia dhe mirësia që përjetojnë, kur përgëzohen me shpëtimin nga Zjarri dhe hyrjen në Xhenetin e mirësive të përjetshme. Ato do të jenë fytyra të qeshura dhe të gëzuara.
80:40–41Page 585
وَوُجُوهٞ يَوۡمَئِذٍ عَلَيۡهَا غَبَرَةٞ ٤٠
And [other] faces, that Day, will have upon them dust.
تَرۡهَقُهَا قَتَرَةٌ ٤١
Blackness will cover them.
Atë ditë do të ketë edhe fytyra të pluhurosura, që i ka mbuluar errësira. - Ndërsa fytyrat e të mjerëve do të jenë të mbuluara nga pluhuri dhe errësira. Ata do të jenë shumë të dëshpëruar, sepse nuk shpresojnë asnjë të mirë dhe janë plotësisht të sigurt për dënimin që do të vuajnë përjetësisht. Ata e meritojnë këtë ndëshkim, sepse janë mohues dhe shkelës të kufijve të Zotit. I Lartësuari thotë:
80:42Page 585
أُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡكَفَرَةُ ٱلۡفَجَرَةُ ٤٢
Those are the disbelievers, the wicked ones.
Këta janë mohuesit, gjynahqarët. - Ky do të jetë përfundimi i të gjithë atyre që mohojnë mirësitë e Allahut, që nuk i besojnë shpalljet e Tij dhe guxojnë të shkelin dhe kufijtë e Tij. E lusim Allahun e Lartësuar që të na ruajë dhe të na shpëtojë! Ai është vërtet Bamirës i madh dhe Bujar!
Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences