As-Sa'di · Tafsir · in Albanian
المؤمنون
Al-Mu'minun
The Believers · Meccan · 118 ayahs
Allahu i Madhëruar flet për robërit e Tij besimtarë e na tregon për lumturinë e tyre, pasi kanë arritur çdo të mirë dhe kanë shpëtuar nga çdo e keqe. Gjithashtu, Ai na tregon se si e arritën këtë mirësi. Ky ajet është nxitje për t’u pajisur me cilësi dhe virtyte të larta. Secili le të krahasojë veten e vet me këta të zgjedhur e veprat e tyre dhe të shohë deri ku është në lidhje me cilësitë e përmendura. Kështu do të vlerësosh si duhet veten dhe të tjerët, në lidhje me plotësimin ose jo të gradave të imanit. I Madhëruari thotë:Është e sigurt se kanë fituar besimtarët ... -Domethënë, kanë fituar, sepse gjetën lumturinë dhe shpëtimin. Ata arritën qëllimin që kanë patur të gjithë besimtarët që kanë pranuar profetët e Allahut. Cilësia e parë e tyre është besimi i vërtetë, i sinqertë dhe korrekt në çdo gjë që Zoti ka urdhëruar të besohet. Cilësia e tyre e dytë është:
23:2Page 342
ٱلَّذِينَ هُمۡ فِي صَلَاتِهِمۡ خَٰشِعُونَ ٢
They who are during their prayer humbly intent
Ata, të cilët gjatë faljes së namazit janë të përulur; - Ata i karakterizon frikërespekti, nënshtrimi dhe përunjësia në namaz. Kjo do të thotë që të jesh i pranishëm me gjithë zemrën në namaz, kur qëndron para Zotit, ta ndiesh praninë e Tij dhe të qetësohesh me afërsinë e Tij. Me këto ndjenja qetësohet zemra e shpirti, madje shfaqet edhe në çdo lëvizje të gjymtyrëve. Një njeri të tillë nuk e sheh kurrë që gjatë namazit të hedhë shikimin sa andej e këtej, por vështron plot edukatë e përunjësi në vendin e sexhdes. Ai është thellësisht i përqendruar në gjithçka që thotë në namaz dhe në çdo lëvizje që bën gjatë tij, nga fillimi deri në fund. Nëpërmjet këtij përqendrimi e përkushtimi, si dhe duke medituar në fjalët që thotë, largohen vesveset e shejtanit dhe çdo mendim i ulët e shpërqendrim. Ky është shpirti i namazit. Në fakt, pikërisht kjo kërkohet nga namazi. Ky lloj namazi i shkruhet robit si sevap dhe nëpërmjet tij arrihen qëllimet e larta. Nga ana tjetër, falja e namazit pa “hushu” (frikërespekt) dhe pa qenë i pranishëm me zemrën tënde, - edhe pse merr njëfarë shpërblimi për të dhe të konsiderohet se e ke kryer si detyrë, ka vlerë veçse në varësi të përqendrimit të zemrës në të. Ai që kujdeset për të përkryer namazin, ka për të rregulluar të gjitha çështjet e tjera, me ndihmën e Zotit. Cilësia e tretë është:
... Ata, të cilët i shmangen së kotës(fjalë a punë),... -El-legu janë të gjitha ato fjalë që nuk kanë hajër dhe nuk sjellin asnjë dobi. Kështu, të fituarit dhe të shpëtuarit janë larguar dhe i kanë kthyer shpinën të tilla fjalëve, sepse duan që të ruajnë veten nga gjërat e kota e të ulëta. Madje, edhe kur gjenden në vende ku ka fjalë të kota, ata largohen shpejt, duke respektuar veten. Kuptohet se, ata që u largohen gjërave të kota dhe të padobishme, kur bëhet fjalë për gjërat e ndaluara, janë më të kujdesshëm e më të ruajtur. Nëse njeriu është i aftë të ruajë gjuhën, nderin e dëlirësinë e tij, atëherë ai mund të jetë i ruajtur në të gjitha çështjet e tij. Kështu i ka thënë Profeti (a.s) Muadh ibn Xhebelit, kur i dha disa porosi: “A të tregoj atë gjë që ruan të gjitha punët e tua?” - “Po, o i Dërguari i Allahut!” - i tha Muadhi. Atëherë, Profeti (a.s)kapi me dorë gjuhën e tij dhe i tha: “Ruaje këtë!” Pra, ruaje gjuhën dhe kujdesu për çdo fjalë që thua. Kështu një prej cilësive më të lëvdueshme të besimtarëve të vërtetë është ruajtja e gjuhës nga fjalët e kota dhe ato të ndaluara. Cilësia e katërt e tyre është:
... Ata, të cilët janë të rregullt në dhënien e zekatit;... -Ata e pastrojnë pasurinë e tyre nëpërmjet dhënies së zekatit, për të gjitha llojet e pasurive të tyre. Kështu, ata jo vetëm pastrojnë dhe shtojnë pasurinë e tyre, por pastrojnë edhe veten e tyre nga ndonjë mangësi dhe e keqe, të cilat, nëse iu largohesh për hir të Zotit, vetëm lartësohesh e zbukurohesh. Këta fatlum janë bamirës në drejtim të adhurimit të Allahut dhe plotësimit të hakut të Tij duke e kryer namazin me përkushtim, por janë edhe bamirës ndaj krijesave duke dhënë zekatin. Cilësia e pestë e tyre është:
... Ata, që e ruajnë ndershmërinë e vet... -Ata ruajnë veten nga imoraliteti dhe marrëdhëniet intime të jashtëligjshme. Madje, që të jenë sa më të sigurt, ata largohen edhe nga çdo shkak apo rrugë që të afron pranë zinasë, si shikimi në harame, prekjet etj. Ata e ruajnë nderin nga çdo gjë e ndaluar, përveç:
23:6Page 342
إِلَّا عَلَىٰٓ أَزۡوَٰجِهِمۡ أَوۡ مَا مَلَكَتۡ أَيۡمَٰنُهُمۡ فَإِنَّهُمۡ غَيۡرُ مَلُومِينَ ٦
Except from their wives or those their right hands possess,1 for indeed, they will not be blamed -
... dhe shkojnë vetëm me gratë e veta ose me robëreshat, që kanë në zotërim, për të cilat nuk fajsohen. –Pra, përveç marrëdhëniet me gratë e tyre ose robinjat, që janë pronë e tyre.Allahu i Madhëruar i ka bërë të lejuara këto dy lloj marrëdhëniesh, prandaj njeriu nuk është i qortuar për to, nëse i bën sipas dispozitave të caktuara nga Zoti.Këtu bëhet fjalë për robëreshat eluftës ose ato të blera.
23:7Page 342
فَمَنِ ٱبۡتَغَىٰ وَرَآءَ ذَٰلِكَ فَأُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡعَادُونَ ٧
But whoever seeks beyond that, then those are the transgressors -
Ndërsa ata që kërkojnë më tepër - ata janë të shfrenuarit. -Çdokush që kërkon të kënaqet me rrugë tjetër, - veç marrëdhënieve dhe kënaqësisë me gruan ose me robëreshat, - Allahu i Madhëruar e quan ‘el âdûn’, pra, njeri që e ka kaluar kufirin e caktuar nga Zoti. Të tillët si ai i kanë shkelur kufijtë e Zotit. Nga kuadri i përgjithshëm i këtij ajeti kuptojmë se martesa e ashtuquajtur ‘el mut’atu’ (me kontratë e kohë të përcaktuar) është haram. Kjo është një martesë e përkohshme me kontratë, ku përcaktohet edhe kohëzgjatja e saj. Për shembull, palët bien dakord që të martohen për dy ditë dhe pastaj të ndahen. Kjo është një martesë dhe marrëdhënie e parregullt dhe e ndaluar, sepse, në këtë rast, gruaja nuk është bashkëshorte e plotë dhe e vërtetë dhe as robinjë dhe, si e tillë, janë haram marrëdhëniet me të. Po ashtu, është e ndaluar edhe martesa e ashtuquajtur “Nikahul muhal-lil". Vëreni me kujdes! Allahu i Madhëruar thotë: “...ose me robëreshat që kanë në zotërim...”. Pra, që të lejohen marrëdhëniet me një skllave, ajo duhet të jetë pronë tërësisht e një burri dhe jo e ndarë mes atij dhe burrave të tjerë. Nëse një skllave është në pronësinë e dy zotërinjve, nuk lejohet që të kryhen marrëdhënie me të. Pra ashtu sikur nuk lejohet që një grua e lirë të ndahet mes dy burrave, ashtu edhe një robëreshë nuk lejohet të ndahet mes dy padronëve. Ajo duhet të jetë tërësisht nën pronën e njërit.Cilësia e tyre e gjashtë është:Burrit i lejohet ta divorcojë dhe takthejë gruan e tij dy here. Por për herën etretë, Allahu i lartësuar thotë: "E nëse ai(burri) e ndan atë (për herë të tretë), paskësaj atij nuk i lejohet më ta rimarrë,derisa ajo të martohet me një burrëtjetër.” – Pra, pas ndarjes së tretë, burritnuk i lejohet më që ta kthejë gruan e tij,derisa të plotësojë disa kushte, si mëposhtë: Së pari, ajo duhet të martohetme një burrë tjetër. Fjala “nikâĥ”(martesë), në Sheriat, nënkuptonmartesën e plotë, me të gjitha kushtet esaj, përfshirë edhe marrëdhëniet intimemes bashkëshortëve. Ky është një gjykimtë cilin nuk e kundërshton askush. Pra,është kusht që gruaja të lidhet nëmartesë me një burrë tjetër, me një akttë rregullt procedurial, pas të cilit duhettë kryhen marrëdhënie intime mesbashkëshortëve. Së dyti, martesa e gruasme një burrë tjetër duhet të jetë medëshirë dhe jo me qëllimin që ajo tëmund të kthehet te burri i parë. Nësemartesa e dytë kryhet formalisht, sa përtë bërë të mundur rikthimin te burri iparë, atëherë ajo është e pavlefshme dhee paligjshme si martesë. Pikërisht kjo llojmartese quhet "Nikahul muhal-lil". Pornëse kjo martesë bëhet me dëshirë dhemes çiftit kryhen marrëdhënie seksualedhe pastaj divorcohen, vetëm atëherë ilejohet gruas që të rikthehet tek burri iparë, nëse e ndan burri i dytë. [Shihtefsirin e sures Bekare, ajeti 230]. Këtu bëhet fjalë për rregullim dhedisiplinim të trajtimit skllaveve dherobinjave në kohën kur ato ekzistonin.Sigurisht që Islami nxiti dhe gjithmonë kainkurajuar për lirimin e robërve dheskllevërve dhe rregullimin e jetës së tyre.Por në kohën kur pas luftrave mbeteshinshumë robëresha, ato duheshinsistemuar e shpërndarë, në mënyrë që tëruhej shoqëria nga shthurja dheimoraliteti. Kjo bëhej e mundur dukeplotësuar nevojat e këtyre graverobëresha, ose duke i martuar ato, oseduke e kufizuar plotësimin e nevojave tëtyre me zotërinjtë e tyre, deri në lirimin eplotë nga robëria. (sh. p)
23:8Page 342
وَٱلَّذِينَ هُمۡ لِأَمَٰنَٰتِهِمۡ وَعَهۡدِهِمۡ رَٰعُونَ ٨
And they who are to their trusts and their promises attentive
Edhe ata, të cilët janë besnikë ndaj amanetit, që u është besuar dhe ndaj premtimit të dhënë. -Ata janë të kujdesshëm dhe të përkushtuar në ruajtjen dhe plotësimin e premtimeve. Këtu bëhet fjalë për të gjitha premtimet, dhënë Zotit dhe krijesave. Allahu i Madhëruar thotë: “Ne ua ofruam amanetin qiejve, tokës dhe maleve, por ato nuk deshën ta marrin përsipër, madje u frikësuan prej tij. Ndërsa njeriu e mori përsipër atë amanet... Pa dyshim, ai është i padrejtë e i paditur.” [Ahzab 72]. Çdo detyrë që Zoti i ka dhënë njeriut është një amanet, që duhet respektuar dhe përmbushur. Po kështu duhet vepruar edhe me amanetet ndërnjerëzore, si ato pasurore, sekretet e ndryshme etj. I Madhëruari thotë: “Allahu ju urdhëron që amanetet t’ua ktheni atyre që u përkasin dhe, kur të gjykoni midis njerëzve, të gjykoni me drejtësi. Vërtet, sa të mrekullueshëm janë urdhrat që ju jep Ai! Allahu dëgjon dhe sheh si veproni.” [Nisa 58]. Kështu duhet vepruar edhe me premtimet, qoftë ndaj Zotit, qoftë ndaj krijesave. Këto janë përgjegjësitë dhe marrëveshjet që njeriu ka marrë përsipër që t’i përmbushë, prandaj është detyrim përmbushja e tyre me besnikëri e korrektësi. Nga ana tjetër, është haram mospërfillja dhe ndryshimi i tyre. Cilësi tjetër e këtyre të shpëtuarve është:
23:9Page 342
وَٱلَّذِينَ هُمۡ عَلَىٰ صَلَوَٰتِهِمۡ يُحَافِظُونَ ٩
And they who carefully maintain their prayers -
Edhe ata që ndaj namazit të tyre janë të kujdesshëm - Ata janë të rregullt me namazin, duke e falur atë në kohë të vet dhe duke i përmbushur kushtet, themelet dhe detyrat e tij. Allahu i Madhëruar i lavdëron këta fatlumë se e falin namazin me frikë, respekt e përunjësi dhe janë të kujdesshëm për rregullat e tij. Nga kjo kuptohet se namazi mund të kompletohet veçse me dy elementë: me frikërespekt dhe me kujdesin ndaj rregullave të tij. Nëse cenon një nga këta dy elementë, namazi është i mangët. Në fund, të gjithë ata që kanë këto cilësi:
23:10–11Page 342
أُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡوَٰرِثُونَ ١٠
Those are the inheritors
ٱلَّذِينَ يَرِثُونَ ٱلۡفِرۡدَوۡسَ هُمۡ فِيهَا خَٰلِدُونَ ١١
Who will inherit al-Firdaus.1 They will abide therein eternally.
Këta janë trashëgimtarët e vërtetë, që do ta trashëgojnë Xhenetin Firdeus... -Firdeusi është Xheneti më i lartë, më i bukur dhe qëndron mu në mes të të gjithë xheneteve. Ky është shpërblimi për këta fatlumë, sepse ata kanë cilësitë më të larta e më të mira. Por emri Firdeus mund të tregojë të gjithë Xhenetin, dhe kështu ky është një premtim për të gjithë besimtarët, e të gjitha gradave qofshin. Secili do të jetë në nivelin dhe gradën që i takon, sipas veprave që ka bërë....dhe aty do të jenë përgjithmonë. -Ata kurrë nuk do të largohen nga ai dhe as nuk kanë për të kërkuar të largohen, sepse atje janë vendosur të gjitha llojet e kënaqësive e mirësive në formën më të plotë dhe të bukur. Gjithashtu, ato mirësi arrihen pa asnjë vështirësi e lodhje.
23:12Page 342
وَلَقَدۡ خَلَقۡنَا ٱلۡإِنسَٰنَ مِن سُلَٰلَةٖ مِّن طِينٖ ١٢
And certainly did We create man from an extract of clay.
Ne e krijuam njeriun prej një balte të përzgjedhur(nga e gjithë toka). -Në këto ajete, Allahu i Madhëruar na tregon fazat e krijimit të njeriut, nga fillesat e tij deri kur të përfundojë. Në fillim përshkruhet krijimi i babait të llojit njerëzor, Ademit (a.s). Ai u krijua, siç thotë Zoti: "...prej një balte të përzgjedhur (nga e gjithë Toka)." Ajo baltë u mor nga të gjitha llojet e tokës, prandaj edhe njerëzit më vonë do të dilnin të ndryshëm, si llojet e tokës. Disa prej tyre janë të mirë, por ka edhe të këqij, ka miqësorë, por edhe të ashpër, ka të butë, por edhe të vrazhdë, ashtu siç ka edhe të tjerë që qëndrojnë mes tyre.
23:13Page 342
ثُمَّ جَعَلۡنَٰهُ نُطۡفَةٗ فِي قَرَارٖ مَّكِينٖ ١٣
Then We placed him as a sperm-drop1 in a firm lodging [i.e., the womb].
Pastaj atë(njeriun)e bëmë(të shumohet)nga një pikë(fare), që vendoset në një vend të sigurt (në mitër). - Pastaj Zoti bëri që lloji njerëzor të përhapej dhe të vazhdonte jetën nga një pikë fare, si ka thënë: "Le të shikojë njeriu se prej çfarë është krijuar! Ai është krijuar prej një lëngu, që hidhet fuqishëm, që del nga mesi i shpinës dhe dërrasa e gjoksit." [Tarik 5-7]. Kjo pikë qëndron në një vend, që Zoti e quan: "...vend të sigurt", pra, në mitrën e nënës, ku është i ruajtur dhe i mbrojtur.
23:14Page 342
ثُمَّ خَلَقۡنَا ٱلنُّطۡفَةَ عَلَقَةٗ فَخَلَقۡنَا ٱلۡعَلَقَةَ مُضۡغَةٗ فَخَلَقۡنَا ٱلۡمُضۡغَةَ عِظَٰمٗا فَكَسَوۡنَا ٱلۡعِظَٰمَ لَحۡمٗا ثُمَّ أَنشَأۡنَٰهُ خَلۡقًا ءَاخَرَۚ فَتَبَارَكَ ٱللَّهُ أَحۡسَنُ ٱلۡخَٰلِقِينَ ١٤
Then We made the sperm-drop into a clinging clot, and We made the clot into a lump [of flesh], and We made [from] the lump, bones, and We covered the bones with flesh; then We developed him into another creation. So blessed is Allāh, the best of creators.1
Më pas, atë pikë(fare)e bëmë një droçkë gjaku dhe atë droçkë gjaku e bëmë copë mishi(fetus). - Pasi kalojnë 40 ditë në gjendjen e asaj pikë fare, Ne e kthejmë atë në një droçkë gjaku të kuq. Pastaj pas dyzet ditësh të tjera, Zoti e kthen atë në "mudgatun", pra, në një copë mishi të vogël, që duket si një kafshatë mishi e përtypur, sepse mudga do të thotë ‘kafshatë e përtypur’. Pastaj, këtë copë mishi të butë e shndërron në strukturë kockore:Pastaj atë copë mishi e shndërruam në eshtra dhe më pas, eshtrat i veshëm me mish. -Pastaj ato kocka i veshim me mish. Në fillim, nga mishi i butë, formohet kocka e fortë, pastaj këto kocka Zoti i mbush ose i vesh me mish. Kjo ndodh në dyzetditëshin e tretë. Më pas, i Madhëruari thotë:Pastaj atë e bëmë një krijesë tjetër (me shpirt). –Kur i fryhet shpirti, ajo shndërrohet në një gjallesë me shpirt.I lartësuar qoftë Allahu, më i miri Krijues! -U lartësoftë, u madhëroftë dhe u shtofshin mirësitë që vijnë prej Allahut! Ai është më i miri Krijues, si thuhet në Kur'an: “Është Ai i cili e përsosi krijimin e çdo gjëje, Ai që krijimin e njeriut e filloi nga balta. Pastaj bëri që pasardhësit e tij të krijoheshin prej një pike uji të përbuzur. Ai e formëson atë plotësisht (në barkun e nënës) dhe i fryn prej shpirtit të (krijuar prej) Tij. Është Ai që ju pajis me dëgjim, me shikim dhe me zemër. Por ju, shumë pak falënderoni!” [Sexhde 7]. I gjithë krijimi i Allahut është i mirë, por nuk ka dyshim se njeriu është më i miri krijim i Tij, ashtu siç thotë i Madhëruari: “Vërtet, Ne e krijuam njeriun në formën më të bukur.” [Tin 4]. Prandaj të zgjedhurit e Zotit (profetët dhe besimtarët) janë krijesat më të mira dhe më të plota që ekzistojnë.
Pas kësaj, në fund ju do të vdisni... -Pasi të plotësohet krijimi juaj dhe t’ju fryhet shpirti, do të vijë çasti që ju do të vdisni. Vdekja është një nga fazat që do të kaloni të gjithë.
23:16Page 342
ثُمَّ إِنَّكُمۡ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ تُبۡعَثُونَ ١٦
Then indeed you, on the Day of Resurrection, will be resurrected.
Dhe përsëri, në ditën e Kijametit ju do të ringjalleni. -Atëherë do të shpërbleheni për veprat tuaja të mira ose të këqija. I Lartësuari thotë: “A mos mendon njeriu se do të lihet pa dhënë llogari?! A nuk vjen ai (njeriu) nga një pikë lëngu, që hidhet me forcë, e pastaj bëhet gjak i trashë, që Ai (Zoti) e krijon dhe e përsos, dhe, prej atij (lëngu), Ai krijon mashkullin dhe femrën?! A nuk është Ai i Plotfuqishëm për t'i ngjallur të vdekurit?!” [Kijame 36 - 40].
23:17Page 342
وَلَقَدۡ خَلَقۡنَا فَوۡقَكُمۡ سَبۡعَ طَرَآئِقَ وَمَا كُنَّا عَنِ ٱلۡخَلۡقِ غَٰفِلِينَ ١٧
And We have created above you seven layered heavens, and never have We been of [Our] creation unaware.
Pasi përmendi krijimin e llojit njerëzor, Allahu i Madhëruar flet për vendin ku njeriu do të kalojë jetën e këtushme dhe mirësitë e shumta që i janë mundësuar në të. Ai thotë:Dhe Ne kemi krijuar shtatë palë(qiej)mbi ju... -I ka bërë si tavan mbrojtës për njerëzit dhe të mbushur plot me dobi jetike për ta. Ata janë shtatë qiej, që Zoti i ka vendosur njëri sipër tjetrit, me kate. Allahu i Madhëruar e ka zbukuruar qiellin me yje dhe ka vendosur në të Diellin dhe Hënën. Ai ka bërë që ky qiell të jetë i mbushur plot mirësi të domosdoshme për jetën e krijesave. I Gjithëmëshirshmi thotë:... dhe Ne nuk jemi të pakujdesshëm ndaj asaj që krijuam. - Asgjë nuk del jashtë krijimit të Zotit. Çdo gjë është krijim i Tij. Po kështu, asgjë nuk mund të dalë jashtë përkujdesit të Tij. Kurrë nuk mund të ndodhë që Zoti të jetë i shkujdesur për krijesat dhe as nuk mund të ndodhë që të harrojë ndonjë gjë të tyre. Nuk mund të ndodhë që Zoti të krijojë diçka dhe ta lërë në harresë atë. E si mund të jetë Zoti i shkujdesur ndaj qiejve e Tokës?! Nëse do të ndodhte kjo, ata do të rrëzoheshin e shkatërrroheshin. Zoti është i Gjithëpushtetshmi dhe i Gjithëdituri, që kujdeset edhe për thërrmijën më të thellë në oqean dhe për grimcën më të fshehtë mes maleve e humnerave. Për çdo gjallesë, është Zoti Ai që ia lehtëson dhe ia jep rrizkun. Siç thotë i Madhëruari: "Nuk ka asnjë gjallesë në Tokë që të mos ushqehet nga Allahu. Ai e di vendbanimin dhe vendprehjen e tyre. Gjithçka gjendet në një Libër të qartë (Leuhi Mahfudh)." [Hud 6]. Në shumë ajete, Allahu i Madhëruar përmend së bashku krijimin dhe diturinë e Tij absolute, siç për shembull: "I fshihni ose i thoni fjalët tuaja haptas, nuk ka dyshim se Ai e di çfarë fshihni në zemrat tuaja. A nuk e di Ai që ka krijuar, kur Ai di në imtësi çdo sekret." [Mulk 13, 14]. Ose: "A nuk është i fuqishëm Ai, që krijoi qiejt e tokën, që t’i rikrijojë ata (njerëzit)? Po, Ai është Krijuesi dhe i Gjithëdituri." [Ja sin 81]. Kjo bëhet për të treguar se krijimi i Zotit dhe çdo krijesë e Tij, është nga argumentet logjike më të forta dhe të qarta, që tregojnë për diturinë dhe urtësinë e Krijuesit të tyre.
23:18Page 343
وَأَنزَلۡنَا مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءَۢ بِقَدَرٖ فَأَسۡكَنَّٰهُ فِي ٱلۡأَرۡضِۖ وَإِنَّا عَلَىٰ ذَهَابِۭ بِهِۦ لَقَٰدِرُونَ ١٨
And We have sent down rain from the sky in a measured amount and settled it in the earth. And indeed, We are Able to take it away.
Dhe Ne lëshojmë ujë nga qielli me masë të caktuar... -Nga ky ujë sigurohet jetesa juaj dhe e kafshëve tuaja. Furnizimi është gjithmonë i mjaftueshëm për ju dhe është bërë që juve të mos ju mungojë asgjë. Shiu bie në masë të mjaftueshme për tokën dhe bimësinë, që të plotësohen nevojat e saj. Ai bie në formë aq të bukur dhe të butë, që të mos jetë i dëmshëm e shkatërrues për të mbjellat dhe banesat tuaja.... dhe Ne e bëjmë atë(ujin)të futet në Tokë për ju. - E lëshojmë në tokë, e grumbullojmë dhe ruajmë brenda saj. Pastaj, me pushtetin e të Gjithëmëshirshmit, dalin larmi bimësh në çift. Një pjesë të madhe të këtij uji, i Urti e mban nëpër burime e rezerva të mëdha ujore, që ju ta keni mundësinë për ta nxjerrë përsëri. Ai nuk është bërë të humbasë në thellësi të tokës dhe që ju të mos keni mundësi ta nxirrni:Por Ne, sigurisht mund ta bëjmë atë(ujin)që të humbë(në thellësi të tokës). –Mund ta zhdukim duke mos e lejuar të bjerë nga qielli ose dhe e bëjmë të zhduket në thellësi të tokës, që ju të mos mund ta nxirrni, ose mund të bjerë furishëm e të shkatërrojë gjithçka. Kjo është një ftesë dhe nxitje për krijesat, që t’i shprehin mirënjohjen Zotit për mirësitë që u ka dhënë. Ata duhet ta vlerësojnë dhe dinë mirë se si është të mos i kesh ato mirësi, siç thotë i Madhëruari: “Më tregoni, nëse uji juaj humbet në thellësi, kush do t’ju sjellë juve ujë në sipërfaqe?!” [Mulk 30].
23:19Page 343
فَأَنشَأۡنَا لَكُم بِهِۦ جَنَّٰتٖ مِّن نَّخِيلٖ وَأَعۡنَٰبٖ لَّكُمۡ فِيهَا فَوَٰكِهُ كَثِيرَةٞ وَمِنۡهَا تَأۡكُلُونَ ١٩
And We brought forth for you thereby gardens of palm trees and grapevines in which for you are abundant fruits and from which you eat.
Me anë të tij(ujit)Ne rrisim për ju kopshte hurmash e rrushi. -Nëpërmjet ujit, Ne bëjmë për ju kopshte me hurma e vreshta rrushi. Allahu i Madhëruar i përmend në mënyrë të veçantë këto dy lloje pemësh, - edhe pse bimësia që jeton me ujë është shumë e larmishme, - sepse ato janë shumë të dobishme dhe vlerat e tyre ua kalojnë shumë e shumë bimëve të tjera. Më pas, i Madhëruari thotë se në të gjitha llojet e bimësisë njerëzit kanë dobi e përfitime.Në ato kopshte ju keni fruta me mbushulli me të cilat ju ushqeheni. - Nga ato kopshte, ju nxirrni fruta të shumta të llojeve të ndryshme, si ullinj, qitro, shegë, mollë etj.
23:20Page 343
وَشَجَرَةٗ تَخۡرُجُ مِن طُورِ سَيۡنَآءَ تَنۢبُتُ بِٱلدُّهۡنِ وَصِبۡغٖ لِّلۡأٓكِلِينَ ٢٠
And [We brought forth] a tree issuing from Mount Sinai which produces oil and food [i.e., olives] for those who eat.
Dhe (krijuam)një dru(ullirin)që rritet në Turi Sina e që jep vaj dhe mëlmesa për ata që e përdorin për ushqim. –Është fjala për pemën e ullirit. Ajo përmendet në mënyrë të veçantë, sepse është pemë shumë e dobishme. Gjithashtu, ulliri rritet shumë në rajonin e Shamit. Një nga mirësitë e mëdha të kësaj peme është vaji, i cili përdoret për ushqim, por edhe si lëndë djegëse e ndriçim, apo gjëra të tjera.
23:21Page 343
وَإِنَّ لَكُمۡ فِي ٱلۡأَنۡعَٰمِ لَعِبۡرَةٗۖ نُّسۡقِيكُم مِّمَّا فِي بُطُونِهَا وَلَكُمۡ فِيهَا مَنَٰفِعُ كَثِيرَةٞ وَمِنۡهَا تَأۡكُلُونَ ٢١
And indeed, for you in livestock is a lesson. We give you drink from that which is in their bellies, and for you in them are numerous benefits, and from them you eat.
Dhe te bagëtitë ka(gjithashtu) shenja për të medituar. -Ndër mirësitë e tij të shumta janë edhe bagëtitë, të cilat Allahu i Madhëruar jua nënshtroi dhe i vuri në shërbimin tuaj. Në to ka mësim për ata që dinë të nxjerrin mësime dhe dobi të shumta për njerëzit.Nga barqet e tyre Ne ju japim të pini(qumësht). - Ju merrni prej tyre qumësht të këndshëm dhe shumë të vlefshëm, që del nga barku i tyre.Ju keni edhe shumë dobi të tjera dhe prej mishit të tyre ju ushqeheni. -Ju përfitoni edhe nga leshi apo puplat e gjësë së gjallë, siç thuhet në ajete të tjera: "Edhe kafshët Ai i krijoi për ju. Nëpërmjet tyre ju siguroni mjete për ngrohje dhe dobi të tjera dhe prej tyre ushqeheni. Ju shihni pamje të bukura kur i ktheni ato në mbrëmje (nga kullota) dhe kur i lëshoni në mëngjes (për në kullotë). Ato bartin ngarkesat tuaja (të rënda) në vende të largëta, ku ju do të arrinit me shumë vështirësi. Vërtet, Zoti juaj është shumë Bamirës dhe Mëshirëplotë. Edhe kuajt, mushkat dhe gomarët i krijoi që ti përdorni si kafshë bare dhe si zbukurim. Ai krijon edhe gjëra që ju nuk i dini." [Nahl 5-8]. Ose: "Edhe në bagëtitë ju keni shembuj të shumtë (për të menduar). Ne, nga ajo që prodhohet nga barqet e tyre mes ushqimit të përtypur dhe gjakut, ju japim të pini qumësht të pastër e të shijshëm, për ata që e pinë." [Nahl 66]. Ndër ushqimet më të mira janë mishi dhe dhjami, që përfitohen prej kafshëve.
23:22Page 343
وَعَلَيۡهَا وَعَلَى ٱلۡفُلۡكِ تُحۡمَلُونَ ٢٢
And upon them and on ships you are carried.
Dhe mbi to ashtu si edhe mbi anije ju(ngarkoni dhe)udhëtoni. - Ju bëmë të mundur mjete transporti tokësore, nëpërmjet të cilave lëvizni mallrat e gjërat tuaja të rënda në vende të largëta. Zoti jua mundësoi këto mjete e ju mësoi si të punoni. Ai ju mësoi të ndërtoni edhe anije e mjete lundrimi, për udhëtimet detare. Atëherë, Ai që begaton me të tilla mirësi dhe dhuron nga bujaria e Tij, Ai e meriton mirënjohjen e plotë dhe të gjitha lavdërimet. Njeriut duhet të përpiqet me gjithçka që ka për t’i përkryer adhurimet për Allahun e Lavdëruar dhe t'i përdorë të gjitha mirësitë që Ai i dhuron veçse për t’iu bindur Atij dhe asnjëherë për ta kundërshtuar e për gjynahe.
23:23Page 343
وَلَقَدۡ أَرۡسَلۡنَا نُوحًا إِلَىٰ قَوۡمِهِۦ فَقَالَ يَٰقَوۡمِ ٱعۡبُدُواْ ٱللَّهَ مَا لَكُم مِّنۡ إِلَٰهٍ غَيۡرُهُۥٓۚ أَفَلَا تَتَّقُونَ ٢٣
And We had certainly sent Noah to his people, and he said, "O my people, worship Allāh; you have no deity other than Him; then will you not fear Him?"
Ne e dërguam Nuhun te populli i tij dhe ai i tha: “O populli im! Adhuroni vetëm Allahun! -Allahu i Madhëruar na tregon për shpalljen që i dhuroi Profetit të Tij të durueshëm, Nuhut (a.s). Ai është i pari Profet që Zoti dërgoi ndër njerëz. Allahu e dërgoi Nuhun (a.s) në një popull që adhuronin idhujt, për t’i urdhëruar ata që të adhuronin vetëm Allahun si Një të vetëm dhe të Pashoq. Nuhu u tha atyre: “O populli im! Adhuroni vetëm Allahun! Bëhuni të sinqertë në të gjitha adhurimet që ia përkushtoni Zotit dhe pastrojini adhurimet tuaja nga shirku e syfaqësia. Nëse nuk jeni të sinqertë dhe nuk pastroheni nga shirku, asnjë adhurim nuk ju pranohet nga Zoti.”Nuk ka zot tjetër(që meriton adhurimin)veç Tij. -Merita e adhurimit i takon vetëm Allahut, prandaj nëse i dedikohet dikujt tjetër, është vepër e dënueshme, që nuk të sjell asnjë dobi. Allahu është i vetmi i Adhuruar me meritë, sepse Ai është i vetmi Krijues e Furnizues, i cili është i plotë dhe absolut në çdo aspekt, ndërsa çdo gjë tjetër është krijesë nevojtare e pafuqishme, e mangët në çdo drejtim.A nuk i frikësoheni(dënimit)? -A nuk keni frikë Zotin dhe dënimin e Tij, për faktin që ju po adhuroni idhuj e puta me pamjen e njerëzve të mirë dhe u dedikoni lutje e adhurime në vend të Allahut? Nuhu vazhdoi t’i ftonte ata fshehtas dhe haptas, natën dhe ditën, për 950 vjet, por ata e shtonin arrogancën dhe largimin nga e vërteta dhe ftesa e Zotit.
23:24Page 343
فَقَالَ ٱلۡمَلَؤُاْ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ مِن قَوۡمِهِۦ مَا هَٰذَآ إِلَّا بَشَرٞ مِّثۡلُكُمۡ يُرِيدُ أَن يَتَفَضَّلَ عَلَيۡكُمۡ وَلَوۡ شَآءَ ٱللَّهُ لَأَنزَلَ مَلَٰٓئِكَةٗ مَّا سَمِعۡنَا بِهَٰذَا فِيٓ ءَابَآئِنَا ٱلۡأَوَّلِينَ ٢٤
But the eminent among those who disbelieved from his people said, "This is not but a man like yourselves who wishes to take precedence over you; and if Allāh had willed [to send a messenger], He would have sent down angels. We have not heard of this among our forefathers.
Paria e jobesimtarëve nga populli i tij thanë: “Ky nuk është gjë tjetër veçse një njeri, sikurse ju, që dëshiron të tregojë se është më lart se ju.” -Duke shprehur kundërshtimin dhe refuzimin me forcë, ata që e quanin veten paria e vendit, zotërinjtë dhe udhëheqësit, i thanë popullit të tyre duke dashur që t’i largonin nga Nuhu: “Ky nuk është gjë tjetër, veçse një njeri si ju, por që dëshiron të jetë më lart se ju. Qëllimi i tij kur pretendon se e ka dërguar Zoti është që thjesht të fitojë prestigj e gradë mbi ju, pra, të jetë udhëheqës. Në të kundërt, shihni, a ka ndonjë gjë që tregon se ai është më i mirë se ju?! Ai është si ju, një njeri i thjeshtë.” Kjo mënyrë këndvështrimi dhe arsyetimi vazhdon edhe sot ndër popuj dhe në të gjithë kundërshtuesit e profetëve. Por Allahu i Madhëruar u jep atyre një përgjigje shteruese nëpërmjet të gjithë të dërguarve të Tij: “E si mund të keni dyshim për Allahun, Krijuesin e qiejve dhe të Tokës?! Ai ju fton për t’ju falur gjynahet dhe ju jep afat deri në kohën e caktuar.” Ata ua kthenin: “Ju jeni veçse njerëz, ashtu siç jemi edhe ne. Ju dëshironi të na largoni nga ato (zotat) që adhuronin prindërit tanë. Atëherë, na sillni ndonjë fakt të qartë!” Të dërguarit u thoshin: “Ne jemi veçse njerëz, si edhe ju, por Allahu ia dhuron mirësinë kujt të dojë nga robërit e Vet. Nuk na takon ne t’ju sjellim ndonjë (mrekulli)argument, përveçse me dëshirën e Allahut. Vetëm Allahut le t’i mbështeten besimtarët.” [Ibrahim 10, 11]. Ky është një mesazh i qartë se kjo është mirësia dhe bujaria e Allahut, që Ai ia jep kujt të dëshirojë dhe juve nuk ju takon ta kundërshtoni Allahun për atë që u jep disa robërve të Tij dhe as keni mundësi ta ndaloni Atë që ta realizojë atë që Ai dëshiron.Po të dëshironte, Allahu do të dërgonte melekë. - Kjo tregon një tjetër arsyetim të kotë të idhujtarëve dhe mohuesve, të cilët e kushtëzonin besimin e tyre me një kërkesë të kotë, pra, që Zoti të dërgonte melekë si profetë ndër njerëz në tokë. Edhe pse nuk ka dyshim që Allahu mund të dërgojë melekë, nëse e dëshiron diçka të tillë, nuk duhet të harrojmë se Ai është Hakim - i Urtë dhe Rahim- Mëshirëplotë. Si i tillë, urtësia dhe mëshira e Tij presupozojnë që profetët të jenë nga lloji i njerëzve, sepse ndër të tjera, njerëzit nuk kanë fuqi të komunikojnë me një melek të Zotit. Pra, edhe sikur t’u vinte një melek, ai do t’u paraqitej me formën e një njeriu-burrë, dhe kështu do të ngatëroheshin sërish: “Ata thonë: “Përse të mos zbresë së bashku me atë një melek?” Nëse Ne do të zbrisnim një melek, çështja do të merrte fund dhe atyre nuk do t’u jepej afat. Sikur atë ta bënim melek, përsëri do ta sillnim te ju në formë njeriu, e kështu do t’ua ngatërronim atyre atë, që ata ia ngatërruan vetes së vet.” [Enam 8, 9]. Një tjetër arsyetim i mohuesve është edhe:Ne nuk kemi dëgjuar një gjë të tillë nga të parët tanë. -Ata pretenduan se nuk kishin dëgjuar ndonjëherë që Zoti të dërgonte profetë ndër njerëz. Po ata nuk kishin asnjë argument në këto fjalë, sepse ata nuk mund të pretendonin se dinin gjithçka nga ndodhitë e popujve të shkuar. Kështu, injoranca e tyre rreth diçkaje nuk mund të vlente si argument. Sidoqoftë, edhe sikur të ishte e vërtetë që më parë nuk ishte dërguar ndonjë profet, dy do të ishin mundësitë e arsyetimit të drejtë:1. Ata do të ishin në rrugë të drejtë e të udhëzuar, dhe kështu nuk do të kishte nevojë që Zoti të dërgonte profetë.2. Ata do të ishin të devijuar, prandaj dërgimi i një profeti nga Zoti për ta duhej parë si mirësi, për të cilën ata duhet ta falënderonin Zotin, që i kishte dalluar me diçka që nuk ua kishte dhënë të parëve të tyre, ose që ata nuk mbanin mend se ua kishte dhënë atyre.Rrjedhimisht, fakti që Zoti nuk u ka dërguar profetë të parëve nuk mund dhe nuk duhet të shërbejë si argument që të jesh mosmirënjohës për këtë mirësi që t’u dha ty. Një tjetër arsyetim dhe shpifje e tyre, për t’i penguar njerëzit që ta besonin Nuhun (a.s) ishte edhe ky:
23:25Page 343
إِنۡ هُوَ إِلَّا رَجُلُۢ بِهِۦ جِنَّةٞ فَتَرَبَّصُواْ بِهِۦ حَتَّىٰ حِينٖ ٢٥
He is not but a man possessed with madness, so wait concerning him for a time."
(Disa të tjerë thanë:)Ai nuk është gjë tjetër veçse një njeri i sëmurë mendërisht(i çmendur). Ndaj prisni(e kini durim)edhe për pak kohë (që vdekja ta marrë)! -Ai është një i çmendur, por prisni që ta marrë vdekja. Me të tilla shpifje mundoheshin të hidhnin poshtë faktin e pamohueshëm që Nuhu ishte Profet i Zotit. Sigurisht, kjo tregonte së pari mohimin e tyre të fortë. Gjithashtu, tregonte se ata ishin zhytur në kufër dhe në një humbje të largët. Këto trillime nuk mund të shërbenin aspak si arsyetime për të mohuar Profetin e Zotit, madje ishin kaq kontradiktore dhe të kota. Kështu, ata, nga njëra anë, thoshin: “Ky është veçse një njeri si ju, por që dëshiron të jetë më lart se ju. Kjo do të thotë se ai ka një logjikë dhe mençuri aq të lartë, sa kërkon t’ju manipulojnë mendjet dhe të bëhet udhëheqësi juaj”. Pra, ata e pranonin se Nuhu kishte logjikë e mençuri, por që sipas tyre, ata duhet të ruheshin se mos mashtroheshin. Por, nga ana tjetër, ata trillojnë diçka që është tërësisht kontradiktore me pretendimin e parë, kur thonë: “Ai është veçse një njeri i sëmurë mendërisht...". Atëherë, a nuk tregojnë këto trillime se kemi të bëjmë me mashtrues e njerëz të humbur, që nuk dinë çfarë flasin dhe qëllimi i të cilëve është thjesht refuzimi i profetit të Zotit me çdo mënyrë që u del para? Por Allahu gjithmonë do t'i demaskojë e poshtërojë të gjithë ata që kundërshtojnë dhe shprehin armiqësi ndaj Tij dhe ndaj profetëve të Tij. Kur Nuhu (a.s) e pa që ata nuk do të pranonin dhe se ftesa e Tij veçse u shtonte largimin e mosbesimin, tha:
23:26Page 343
قَالَ رَبِّ ٱنصُرۡنِي بِمَا كَذَّبُونِ ٢٦
[Noah] said, "My Lord, support me because they have denied me."
Ai(Nuhu)tha: “O Zoti im! Më ndihmo kundër atyre që më përgënjeshtrojnë!”. -Duke u zemëruar për cenimin e të drejtës së Zotit, kërkoi që Ai ta ndihmonte kundër tyre. Ai u zemërua sepse ata e shpërfillën hakun e Allahut dhe mohuan Profetin e Tij. Ai tha: “O Zoti im! Mos lër mbi Tokë asnjë nga jobesimtarët! Nëse Ti i lë, ata do t’i largojnë adhuruesit e Tu dhe prej tyre do të lindin veçse të shfrenuar dhe jobesimtarë. O Zoti im! Më fal mua, fali prindërit e mi, ata që hynë në shtëpinë time si besimtarë dhe të gjithë besimtarët e besimtaret! Ndërsa jobesimtarëve shtoju veçse dëshpërim!”. [Nuh 26, 27]. Dhe Zoti tregon që iu përgjigj atij: “Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij prej tmerrit të madh. Pasardhësit e tij i bëmë vazhdues të jetës. Ne e bëmë atë (histori) si kujtim për njerëzit e ardhshëm. Selami (paqja) qoftë me Nuhun në mbarë botën! Kështu i shpërblejmë të mirët. Ai ishte vërtet prej adhuruesve Tanë besimtarë." [Safat 76 - 81].
23:27Page 343
فَأَوۡحَيۡنَآ إِلَيۡهِ أَنِ ٱصۡنَعِ ٱلۡفُلۡكَ بِأَعۡيُنِنَا وَوَحۡيِنَا فَإِذَا جَآءَ أَمۡرُنَا وَفَارَ ٱلتَّنُّورُ فَٱسۡلُكۡ فِيهَا مِن كُلّٖ زَوۡجَيۡنِ ٱثۡنَيۡنِ وَأَهۡلَكَ إِلَّا مَن سَبَقَ عَلَيۡهِ ٱلۡقَوۡلُ مِنۡهُمۡۖ وَلَا تُخَٰطِبۡنِي فِي ٱلَّذِينَ ظَلَمُوٓاْ إِنَّهُم مُّغۡرَقُونَ ٢٧
So We inspired to him, "Construct the ship under Our observation and Our inspiration, and when Our command comes and the oven overflows,1 put into it [i.e., the ship] from each [creature] two mates and your family, except him for whom the decree [of destruction] has proceeded. And do not address Me concerning those who have wronged; indeed, they are to be drowned.
Kështu, Ne i shpallëm Nuhut: “Ndërtoje anijen nën mbikëqyrjen Tonë dhe sipas urdhrit Tonë! - Allahu i Madhëruar iu përgjigj Nuhut duke i dhuruar mjete dhe çdo gjë të nevojshme për shpëtimin nga ndëshkimi që do të zbriste. I Madhëruari e urdhëroi Nuhun: "Ndërtoje anijen nën mbikëqyrjen Tonë dhe sipas urdhrit Tonë!" Pra, fillo ndërtimin e anijes për udhëtimin tonë dhe me ndihmën tonë. Ti do të jesh nën mbrojtjen Tonë dhe përkujdesin e vazhdueshëm, sepse Ne do të të shohim e dëgjojmë gjithmonë.Pastaj, kur të vijë urdhri Ynë dhe të shpërthejnë burrimet e Tokës, atëherë ngarko në të nga një çift prej secilit lloj – mashkull dhe femër. -Pra kur të vijë urdhri Ynë për tufanin me të cilin do të ndëshkohen, toka do të shpërthejë me burimet e saj, madje edhe nga guvat e zjarrta vullkanike do të shpërthejë ujë. Kur kjo të ndodhë: "atëherë ngarko në anije nga një çift prej secilit lloj!" Pra, fut në anije nga çdo lloj kafshe në çift, që nga ata të vazhdojë jetën lloji i tyre e të shumohen në Tokë. Kështu do të vazhdojnë jetën në Tokë ata që Zoti do t’i lejojë me urtësinë e Tij.Le të hipë edhe familja jote, me përjashtim të atyre, për të cilët tashmë është marrë vendimi. -Hipe në anije edhe familjen tënde, përveç atij që u vendos të mbetet me të ndëshkuarit, - dhe ky ishte djali i Nuhut.Dhe mos kërko(falje)prej Meje për ata që janë keqbërës, sepse ata do të mbyten. - Mos m’u lut mua për shpëtimin e tyre, sepse urdhri i Zotit tashmë është dhënë e ka marrë fund që ata do të jenë me të ndëshkuarit, të mbyturit.
23:28Page 344
فَإِذَا ٱسۡتَوَيۡتَ أَنتَ وَمَن مَّعَكَ عَلَى ٱلۡفُلۡكِ فَقُلِ ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِ ٱلَّذِي نَجَّىٰنَا مِنَ ٱلۡقَوۡمِ ٱلظَّٰلِمِينَ ٢٨
And when you have boarded the ship, you and those with you, then say, 'Praise to Allāh who has saved us from the wrongdoing people.'
E, kur të hipësh në anije së bashku me ata që janë me ty, thuaj: “I lavdëruar qoftë Allahu, i Cili na shpëtoi prej popullit keqbërës (mohues)!” -Pasi të keni hipur në anije dhe të keni marrë rrugën përmes detit të dallgëzuar, lavdërojeni Allahun, që ju shpëtoi dhe thoni: El hamdu lil-lahil-ledhi nexh-xhana minel kaumidh-dhalimin - I gjithë lavdërimi i qoftë Allahut, i cili na shpëtoi nga populli keqbërës (mohues)!” Allahu e mësoi Profetin e Tij Nuh dhe ata që shpëtuan së bashku me të, që të thonë këto fjalë në shenjë mirënjohje e lavdërimi për Të, që i mbrojti nga populli zullumqar, duke i larguar fillimisht nga veprat e tyre të këqija e mohimi, dhe pastaj duke i ruajtur nga ndëshkimi i merituar për atë mohim e shfrenim.
23:29Page 344
وَقُل رَّبِّ أَنزِلۡنِي مُنزَلٗا مُّبَارَكٗا وَأَنتَ خَيۡرُ ٱلۡمُنزِلِينَ ٢٩
And say, 'My Lord, let me land at a blessed landing place, and You are the best to accommodate [us].'"
Dhe thuaj: “O Zoti im! Më zbrit me bekimin tënd! Sepse Ti je më i miri i atyre që na zbresin.” -Për ju ka mbetur edhe një mirësi tjetër, për të cilën duhet të lusni Allahun e Madhëruar: që Ai t’ju bëjë të mundur të vendoseni në një vend të begatshëm. Kështu, Allahu i Madhëruar iu përgjigj lutjes së Nuhut (a.s.): "Pastaj erdhi urdhri: “O tokë, gëlltite ujin tënd, dhe ti, o qiell, ndale shiun tënd!” Uji u tërhoq, urdhri u zbatua dhe Anija u ndal në (malin) El Xhûdij. Pastaj erdhi fjala: “Mallkuar qoftë populli keqbërës!”” [Hud 44]. Më pas, urdhri: “O Nuh! Zbarko me paqe nga Ne, me bekime të shumta për ty dhe për popujt që janë me ty (në anije). Por do të ketë popuj që do t’u japim kënaqësi (për një farë kohe), por pastaj do t’i godasim me një ndëshkim të dhembshëm”. [Hud 48].
23:30Page 344
إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَٰتٖ وَإِن كُنَّا لَمُبۡتَلِينَ ٣٠
Indeed in that are signs, and indeed, We are ever testing [Our servants].
Sigurisht, në këto (ngjarje të popujve)ka Argumente(për njerëzit që kuptojnë). -Në këtë histori ka shenja dhe argumente të qarta se Allahu është i vetmi i Adhuruar me meritë dhe se Nuhu (a.s) ishte i dërguari i Tij besnik, kurse populli i tij ishte mashtrues e mosbesimtar. Në këtë histori gjejmë fakt të qartë se Allahu i Madhëruar është i Mëshirshëm për robërit e Tij, pasi gjatë kohës kur e përmbyti botën e banorët e saj, shpëtoi pasardhësit e njerëzimit, që do të vinin vetëm prej linjës së Nuhut. Edhe vetë anija e madhe ishte një nga shenjat e Allahut të Lartësuar, siç thotë: "Ndërsa atë e hipëm në një anije prej dërrasash dhe gozhdësh, që lundronte nën sytë Tanë. Kjo, si shpagim për atë që u mohua. Ne e lamë atë si shenjë, por a ka ndonjë që merr mësim?" [Kamer 13 - 15]. Ndërsa këtu i Madhëruari thotë:Ne gjithmonë i kemi vënë ata(njerëzit)në provë. -Kështu i tregon Zoti historitë e popujve dhe mënyrën se si i sprovoi ata, që njerëzit të marrin mësim dhe të gjejnë rrugën e drejtë. Edhe në këtë sure Ai solli së bashku shumë shenja e argumente. Pasi përmendi Nuhun (a.s) dhe popullin e tij që u ndëshkua, i Lartësuari thotë:
23:31Page 344
ثُمَّ أَنشَأۡنَا مِنۢ بَعۡدِهِمۡ قَرۡنًا ءَاخَرِينَ ٣١
Then We produced after them a generation of others.
Pas tyre, Ne sollëm një popull tjetër. -Nga ajetet vijuese duket qartë se ai ishte populli i Themudit, në të cilin u dërgua profeti Salih (a.s), sepse ka shumë ngjashmëri me historinë e tyre. I Madhëruari thotë:
23:32Page 344
فَأَرۡسَلۡنَا فِيهِمۡ رَسُولٗا مِّنۡهُمۡ أَنِ ٱعۡبُدُواْ ٱللَّهَ مَا لَكُم مِّنۡ إِلَٰهٍ غَيۡرُهُۥٓۚ أَفَلَا تَتَّقُونَ ٣٢
And We sent among them a messenger1 from themselves, [saying], "Worship Allāh; you have no deity other than Him; then will you not fear Him?"
Dhe u dërguam një profet nga mesi i tyre(që u tha): "Adhuroni vetëm Allahun! Nuk ka zot tjetër(që meriton adhurimin) veç Tij. A nuk i frikësoheni(dënimit)?” -Allahu dërgoi një profet nga mesi i tyre, të cilit ata ia njihnin prejardhjen, besnikërinë dhe sinqeritetin, në mënyrë që ta pranonin e ta pasonin me kënaqësi e bindje. Meqë Profeti ishte nga mesi i tyre, ky duhet të ishte një shkak më tepër që ata ta pranonin dhe të mos e urrenin. Edhe ky profet i ftoi ata në të njëjtin besim, ashtu si të gjithë profetët e tjerë me popujt e tyre. Ai u tha: "Adhuroni vetëm Allahun! Nuk ka zot tjetër (që meriton adhurimin) veç Tij." Të gjithë profetët kanë qenë unanim në këtë ftesë madhështore. Kjo ishte gjëja e parë në të cilën ftuan popujt: ta adhuronin Allahun si Një e të vetëm, sepse Ai është i vetmi që meriton adhurimin. Ata i ndihmuan e paralajmëruan popujt që të largoheshin nga idhujtaria dhe idhujt dhe i njoftuan se adhurimi i çdo gjëje tjetër veç Zotit është i dënueshëm dhe jo i dobishëm. Prandaj ai tha: "Nuk keni frikë?” Pra, a nuk i frikësoheni Zotit tuaj dhe t’iu largoheni këtyre idhujve?
23:33Page 344
وَقَالَ ٱلۡمَلَأُ مِن قَوۡمِهِ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ وَكَذَّبُواْ بِلِقَآءِ ٱلۡأٓخِرَةِ وَأَتۡرَفۡنَٰهُمۡ فِي ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَا مَا هَٰذَآ إِلَّا بَشَرٞ مِّثۡلُكُمۡ يَأۡكُلُ مِمَّا تَأۡكُلُونَ مِنۡهُ وَيَشۡرَبُ مِمَّا تَشۡرَبُونَ ٣٣
And the eminent among his people who disbelieved and denied the meeting of the Hereafter while We had given them luxury in the worldly life said, "This is not but a man like yourselves. He eats of that from which you eat and drinks of what you drink.
Paria e atij populli që nuk besoi dhe e mohoi Takimin në Jetën tjetër dhe të cilëve Ne u patëm falur begati në jetën e kësaj bote, thanë: “Ky(Salihu)nuk është gjë tjetër, veçse një njeri, sikurse edhe ju. Ai ha(ushqim), ashtu siç hani ju dhe pi ashtu si pini ju.” -Paria e atij populli, të cilët kishin në vete edhe mohimin, edhe armiqësinë, duke kaluar çdo kufi për shkak të luksit e shfrenimit, shprehën kundërshtimin për Profetin e Zotit dhe mohimin për mesazhin e Tij. Ata filluan të manipulonin popullin dhe t’i largonin nga ndjekja e Profetit, duke thënë: “Ky (Salihu) është veçse një njeri, si edhe ju. Atëherë, çfarë ka ai më shumë sesa ju? Mos, vallë, është melek, që nuk ha dhe nuk pi? Ai ha ashtu siç hani ju dhe pi ashtu si pini ju.”
Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences