As-Sa'diAl‑Muddaththir · 74:1–56

As-Sa'di · Tafsir · in Albanian

المدثر

Al-Muddaththir

The Cloaked One · Meccan · 56 ayahs

74:1Page 575

يَٰٓأَيُّهَا ٱلۡمُدَّثِّرُ ١

O you who covers himself [with a garment],1

O ti i mbuluar! - El Muddeththir ka të njëjtin kuptim si El Muzzemmil, pra: “i mbuluar, i mbështjellë”. Profeti urdhërohet që të përpiqet me adhurime ndaj Allahut të Madhëruar, qofshin ato adhurime me dobi të kufizuar personale, qofshin me dobi të përgjithshme. Fillimisht, në suren Muzzemmil, i Madhëruari e urdhëroi Profetin (a.s.) për adhurime personale dhe për durim ndaj mundimit të sjellë nga populli i tij. Ndërsa në këtë sure, Allahu i Lartësuar e urdhëron që ta shfaqë haptas thirrjen dhe t’u tërheqë vërejtjen njerëzve:

74:2Page 575

قُمۡ فَأَنذِرۡ ٢

Arise and warn

Ngrihu dhe paralajmëroi(njerëzinë)! - Ngrihu me ambicie e gjallëri dhe tërhiqu vërejtjen njerëzve, me fjalë dhe me vepra, që duhen për të arritur qëllimin. Sqarojua mirë mesazhin, që ata ta kenë më të lehtë zbatimin e tij.

74:3Page 575

وَرَبَّكَ فَكَبِّرۡ ٣

And your Lord glorify

E madhëroje Zotin tënd! – Pra, madhëroje Atë, duke e njësuar në adhurim! Qëllimi yt në këshillimin e njerëzve të jetë kënaqësia e Allahut të Lartësuar dhe që ata ta madhërojnë Atë duke ia përkushtuar të gjitha adhurimet vetëm Atij.

74:4Page 575

وَثِيَابَكَ فَطَهِّرۡ ٤

And your clothing purify

Rrobat e tua pastroji! -Ka mundësi që “rrobat e tua” të nënkuptohet si “veprat e tua”, të gjitha e pa përjashtim. Vepra është e pastër kur e kryen me sinqeritet, duke synuar të jesh i dobishëm me të, si edhe kur e kryen në formën më të plotë, duke e ruajtur nga çdo gjë që e prish saktësinë dhe pranueshmërinë e saj. Vepra është e pastër kur e ruan nga idhujtaria, hipokrizia, syfaqësia, vetëkënaqësia, mendjemadhësia, shpërfillja e çdo mangësi tjetër. Megjithatë, ajeti përfshin edhe pastrimin e rrobave nga ndyrësitë. Edhe kjo vepër konsiderohet si pastrim i veprave, sidomos kur bëhet fjalë për namazin. Madje, shumë dijetarë e kanë konsideruar pastrimin e rrobave nga ndyrësitë si kusht për saktësinë e namazit. Por, gjithsesi, edhe nëse kemi të bëjmë me një urdhër për të pastruar anën tonë të jashtme, duhet të dimë se pastrimi i jashtëm është plotësues i pastërtisë së brendshme.

74:5Page 575

وَٱلرُّجۡزَ فَٱهۡجُرۡ ٥

And uncleanliness1 avoid

Së keqes së ndyrë largoju! -Këtu me fjalën “er-ruxhz” – “e keqe e ndyrë”, mund të jenë pasur për qëllim putat dhe idhujt, që janë adhuruar përveç Allahut. Pra, Allahu i Madhëruar e urdhëron që të largohet prej tyre; të distancohet nga çdo mashtrim dhe trillim i njerëzve rreth “bëmave” të këtyre idhujve. Por ka mundësi që me fjalën “er-ruxhz” të jenë pasur për qëllim të gjitha llojet e veprave dhe fjalëve të këqija. Kështu, Allahu i Lartësuar e urdhëron Profetin (a.s.) që të largohet dhe të ruhet nga gjynahet, të vogla a të mëdha qofshin, të dukshme a të fshehta, duke filluar nga idhujtaria e gjithçka poshtë saj.

74:6Page 575

وَلَا تَمۡنُن تَسۡتَكۡثِرُ ٦

And do not confer favor to acquire more1

Mos u mburr me atë që jep e mos të të duket shumë! -Mos u lëvdo e mos të të duket shumë ndonjë e mirë që u ke bërë apo që u ke dhënë njerëzve, në lidhje me dynjanë apo me fenë. Mos e zmadho shumë këtë të mirë, por vazhdo të përpiqesh maksimalisht për të ndihmuar të tjerët. Bëj mirë dhe harroje atë! Mos kërko asnjë shpërblim e vlerësim gjetkë, veçse tek Allahu i Madhëruar. Ata që u ke bërë ndonjë të mirë konsideroji njëlloj si të tjerët. Disa kanë thënë se kuptimi i ajetit është: “Mos i bëj mirësi askujt me qëllimin që ai të ta kthejë bamirësinë me diçka më shumë se ajo”. Kështu që këtu kemi të bëjmë me një urdhër të veçantë vetëm për Profetin (a.s.).

74:7Page 575

وَلِرَبِّكَ فَٱصۡبِرۡ ٧

But for your Lord be patient.

Dhe për hir të Zotit tënd, duro! -Me durimin tënd, syno vetëm shpërblimin dhe kënaqësinë e Allahut! Profeti (a.s.) i zbatoi menjëherë urdhrat e Zotit të tij. Ai i paralajmëroi njerëzit, u sqaroi të gjitha urdhrat hyjnorë dhe i njohu ata me madhështinë e Allahut të Lartësuar. Ai i ftoi të gjithë që ta madhëronin Allahun, të pastronin veprat e fjalët e tyre, të dukshmet dhe të fshehurat, ashtu sikurse ai vetë i pastroi ato nga çdo ndyrësi. Ai u distancua nga çdo gjë që e largonte nga Allahu i Madhëruar: nga idhujt dhe idhujtaria, nga e keqja dhe nga të këqijtë. Profeti (a.s.) ishte bamirësi më i madh ndaj njerëzve, pas mirësisë së Allahut Bujar dhe të Gjithëmëshirshëm, pa u kërkuar atyre asnjë shpërblim e vlerësim për këtë. Ai duroi për hir të Allahut të Madhëruar, me mënyrën më të mirë. Ai duroi për të qenë i bindur dhe zbatues i urdhrave të Allahut, duroi kundrejt poshtërsive dhe gjynaheve, duke u larguar prej tyre, duroi edhe në përcaktimet e dhembshme të Allahut të Urtë. Me këto cilësi, ai i tejkaloi dhe u lartësua mbi të gjithë profetët, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të e mbi ta!

74:8–10Page 575

فَإِذَا نُقِرَ فِي ٱلنَّاقُورِ ٨

And when the trumpet is blown,

فَذَٰلِكَ يَوۡمَئِذٖ يَوۡمٌ عَسِيرٌ ٩

That Day will be a difficult day

عَلَى ٱلۡكَٰفِرِينَ غَيۡرُ يَسِيرٖ ١٠

For the disbelievers - not easy.

Kjo është dita kur do t’i fryhet Surit, që njerëzit të ringjallen nga varret e tyre dhe të qëndrojnë para Zotit, për llogarinë dhe shpërblimin me drejtësi. Ajo do të jetë një ditë e vështirë, për shkak të ndëshkimeve që do të ndodhin. Ajo do të jetë e tmerrshme, sidomos për qafirët, të cilët nuk do të kenë asnjë shpresë për shpëtim. Atë ditë, ata do të binden se ndëshkimi është i vërtetë dhe i pashmangshëm. Nga ajeti kuptohet, gjithashtu, se ajo ditë, ndryshe nga qafirët, për besimtarët do të jetë e lehtë. Të tmerruara do të jenë shikimet e tyre. Ata do të dalin prej varreve si karkaleca të shpërndarë, Duke shpejtuar drejt Lajmëtarit. Jobesimtarët do të thonë: “Kjo është ditë e vështirë”.”. [Kamer 7, 8].

74:11–13Page 575

ذَرۡنِي وَمَنۡ خَلَقۡتُ وَحِيدٗا ١١

Leave Me with the one I created alone1

وَجَعَلۡتُ لَهُۥ مَالٗا مَّمۡدُودٗا ١٢

And to whom I granted extensive wealth

وَبَنِينَ شُهُودٗا ١٣

And children present [with him]

Këto ajete janë shpallur dhe flasin për El Uelid Ibn Mugirah, urrejtësin, kundërshtuesin dhe armikun e hapur të së vërtetës, Allahut dhe të Profetit të Tij. Allahu i Madhëruar e paralajmëroi këtë njeri ashtu si asnjë tjetër, duke i treguar atij dhe neve se si do të jetë ndëshkimi për këdo që armiqësohet me të vërtetën dhe me inat e refuzon dhe e shpërfill atë. Ai na tregon se të tillët do të jenë të poshtëruar në dynja, ndërsa në ahiret ndëshkimi do të jetë më poshtërues dhe i hidhur se ai i dynjasë. Thotë i Madhëruari:Ma lër Mua atë që e krijova të vetmuar, që i mundësova të ketë pasuri të madhe; që e bëra edhe me djem, të cilët i ka me vete. – Kuptimi: E krijova atë të vetmuar, pa pasuri dhe pushtet, pa mbështetës e pasues. Pastaj, në vazhdimësi, e begatuam dhe u kujdesëm për të, duke i dhënë pasuri, duke i falur djem, të cilët i qëndrojnë gjithnjë pranë, për t’i kënaqur zemrën dhe syrin dhe për t’i qenë krah e mbështetje. Gjithashtu Allahu i Madhëruar thotë:

74:14–15Page 575

وَمَهَّدتُّ لَهُۥ تَمۡهِيدٗا ١٤

And spread [everything] before him, easing [his life].

ثُمَّ يَطۡمَعُ أَنۡ أَزِيدَ ١٥

Then he desires that I should add more.

Unë ia kam dhënë të gjitha mundësitë, ndërsa ai lakmon që t’ia shtoj edhe më shumë! - Kuptimi: I dhashë shumë shanse në këtë dynja, në mënyrë që ai të arrinte çdo gjë që dëshironte prej saj. Por, pas këtyre, ai pretendon se do të arrijë edhe mirësitë e ahiretit, ashtu sikurse arriti ato të dynjasë, duke menduar se është i zoti për gjithçka që dëshiron, ashtu si në dynja. I Madhëruari e hedh poshtë këtë iluzion, duke thënë:

74:16–17Page 575

كـَلَّآۖ إِنَّهُۥ كَانَ لِأٓيَٰتِنَا عَنِيدٗا ١٦

No! Indeed, he has been toward Our verses obstinate.

سَأُرۡهِقُهُۥ صَعُودًا ١٧

I will cover him with arduous torment.

Por jo. Ai u tregua mohues i fakteve Tona. Atë do ta ndrydh dhe do ta ndëshkoj me një dënim të rëndë e të padurueshëm. – Jo, nuk është aspak ashtu si i mendon ky i vetëkënaqur e i mashtruar nga pushteti dhe mundësitë që i janë dhënë në këtë dynja. Ai do të befasohet me të kundërtën e asaj që ëndërron, sepse ai është kokëfortë kundrejt ajeteve të Allahut. Allahu e cilëson atë si ‘anid’- kokëfortë, që i njeh dhe i kupton tërësisht argumentet, por përsëri i mohon ato. Faktet e qarta e ftojnë atë që t’i nënshtrohet së vërtetës, por ai nuk nënshtrohet dhe nuk bindet. Megjithatë, ai nuk mjaftohet që mohon padrejtësisht të vërtetën, por e lufton atë me fjalë dhe me vepra, për ta hedhur poshtë dhe për ta paraqitur si një diçka të kotë dhe të pavërtetë. Allahu i Madhëruar thotë për këtë të mjerë dhe për këdo që i përngjan atij:

74:18Page 576

إِنَّهُۥ فَكَّرَ وَقَدَّرَ ١٨

Indeed, he thought and deliberated.1

Ai mendonte dhe gjykonte! - Ai mendua gjatë për mënyrën se si do ta trajtonte Kur'anin, me qëllimin për ta hedhur poshtë dhe deklaruar si të pavëretë, si libër jo të shpallur nga Zoti.

74:19–22Page 576

فَقُتِلَ كَيۡفَ قَدَّرَ ١٩

So may he be destroyed [for] how he deliberated.

ثُمَّ قُتِلَ كَيۡفَ قَدَّرَ ٢٠

Then may he be destroyed [for] how he deliberated.

ثُمَّ نَظَرَ ٢١

Then he considered [again];

ثُمَّ عَبَسَ وَبَسَرَ ٢٢

Then he frowned and scowled;

Qoftë i shkatërruar! Po si gjykonte?! Prapë qoftë i shkatërruar! E si gjykonte?! Ai thellohej e thellohej në mendime, pastaj vrenjtej dhe vrazhdësohej. –Qoftë i shkatërruar, sepse ai doli në një përcaktim që nuk i takonte dhe që nuk duhej të guxonte ta bënte. Ai nuk kishte asnjë të drejtë ta bënte këtë, sepse është paturpësi që të japësh të atillë gjykim për Librin dhe Shpalljen e Zotit. Është jashtë kapacitetit të njeriut që të gjykojë mbi Librin e të Madhëruarit. Ai, pasi u mendua mirë për atë që do të shpifte kundër Kur'anit, u vrenjt në fytyrë, duke treguar urrejtje për të vërtetën dhe mosdëshirë për ta pranuar atë. Në përfundim, ai i ktheu shpinën të vërtetës dhe nisi me shpifjet dhe trillimet rreth Shpalljes së Zotit.

74:23–25Page 576

ثُمَّ أَدۡبَرَ وَٱسۡتَكۡبَرَ ٢٣

Then he turned back and was arrogant

فَقَالَ إِنۡ هَٰذَآ إِلَّا سِحۡرٞ يُؤۡثَرُ ٢٤

And said, "This is not but magic imitated [from others].

إِنۡ هَٰذَآ إِلَّا قَوۡلُ ٱلۡبَشَرِ ٢٥

This is not but the word of a human being."

Por në fund, ktheu shpinën dhe tregoi mendjemadhësi. Ai tha: “Ky (Kur'an) nuk është gjë tjetër, veçse një magji, që përcillet prej të tjerëve. Ky (Kur'an)nuk është gjë tjetër, veçse “fjalë njerëzish”” – Kështu, ai tha: Kjo nuk është fjalë e Allahut, por fjalë e njerëzve. Madje nuk është as fjalë e njerëzve të mirë, por e njerëzve më të këqij, fjalë e magjistarëve. Mallkuar qoftë ky njeri! Sa larg të vërtetës shkoi dhe sa shumë e meritoi ndëshkimin!? Si është e mundur që një njeri ta krahasojë Fjalën më madhështore dhe më të lartë, Fjalën e Zotit të madh, Bujarit të Madhëruar, me fjalën e krijesave të varfëra dhe të mangëta?! Si e mori guximin ky gënjeshtar kokëfortë që të gjykonte në këtë mënyrë fjalën e Zotit, që i krijoi krijesat në fillim dhe që do t’i ringjallë pas vdekjes?! Një arrogant i tillë meriton veçse ndëshkimin më të ashpër dhe poshtërues, siç thotë i Lartësuari:

74:26–27Page 576

سَأُصۡلِيهِ سَقَرَ ٢٦

I will drive him into Saqar.1

وَمَآ أَدۡرَىٰكَ مَا سَقَرُ ٢٧

And what can make you know what is Saqar?

Unë do ta flak atë në Sekar! E ku e di ti se çfarë është Sekar?! – Ky është zjarr që përshkon gjithçka. Dhimbja që shkakton ai e përfshin totalisht të dënuarin.

74:28–29Page 576

لَا تُبۡقِي وَلَا تَذَرُ ٢٨

It lets nothing remain and leaves nothing [unburned],

لَوَّاحَةٞ لِّلۡبَشَرِ ٢٩

Altering [i.e., blackening] the skins.

Ai është i tillë që nuk lë send pa e djegur. Ai i përcëllon dhe i nxin lëkurat. - Ai të zhyt në dhimbje dhe në ndëshkim. Flakët e tij përpijnë gjithçka. Me ashpërsinë dhe nxehtësinë e madhe të tij, ai nuk u lë asnjë shpresë të ndëshkuarve.

74:30Page 576

عَلَيۡهَا تِسۡعَةَ عَشَرَ ٣٠

Over it are nineteen [angels].

Nëntëmbëdhjetë janë mbikëqyrësit e tij. – Xhehenemin e mbikëqyrin nëntëmbëdhjetë melekë të Zotit, të cilët janë të fortë dhe të vrazhdë. Ata kurrë nuk i kundërshtojnë urdhrat e Allahut, por veprojnë dhe i ekzekutojnë ato me përpikmëri. Për shkak të forcës dhe ashpërsisë së tyre, Allahu i Madhëruar i zgjodhi për të qenë gardianë të Xhehenemit.

74:31Page 576

وَمَا جَعَلۡنَآ أَصۡحَٰبَ ٱلنَّارِ إِلَّا مَلَٰٓئِكَةٗۖ وَمَا جَعَلۡنَا عِدَّتَهُمۡ إِلَّا فِتۡنَةٗ لِّلَّذِينَ كَفَرُواْ لِيَسۡتَيۡقِنَ ٱلَّذِينَ أُوتُواْ ٱلۡكِتَٰبَ وَيَزۡدَادَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ إِيمَٰنٗا وَلَا يَرۡتَابَ ٱلَّذِينَ أُوتُواْ ٱلۡكِتَٰبَ وَٱلۡمُؤۡمِنُونَ وَلِيَقُولَ ٱلَّذِينَ فِي قُلُوبِهِم مَّرَضٞ وَٱلۡكَٰفِرُونَ مَاذَآ أَرَادَ ٱللَّهُ بِهَٰذَا مَثَلٗاۚ كَذَٰلِكَ يُضِلُّ ٱللَّهُ مَن يَشَآءُ وَيَهۡدِي مَن يَشَآءُۚ وَمَا يَعۡلَمُ جُنُودَ رَبِّكَ إِلَّا هُوَۚ وَمَا هِيَ إِلَّا ذِكۡرَىٰ لِلۡبَشَرِ ٣١

And We have not made the keepers of the Fire except angels. And We have not made their number except as a trial for those who disbelieve - that those who were given the Scripture will be convinced and those who have believed will increase in faith and those who were given the Scripture and the believers will not doubt and that those in whose hearts is disease [i.e., hypocrisy] and the disbelievers will say, "What does Allāh intend by this as an example?" Thus does Allāh send astray whom He wills and guide whom He wills. And none knows the soldiers of your Lord except Him. And it [i.e., mention of the Fire] is not but a reminder to humanity.

Ne bëmë mbikëqyrës të Zjarrit veç melekë, numrin e të cilëve e bëmë veçse si sprovë për ata që nuk besojnë,... – Në bazë të kuptimit të fjalës ‘fitne’, ajeti mund të kuptohet në dy mënyra:1. fitne = ndëshkim. Kuptimi i ajetit: Atë numër melekësh e bëmë për të ndëshkuar kriminelët në ahiret dhe për t’i dëshpëruar ata ditën kur të ballafaqohen me këta melekë në Xhehenem.Në Kur'an, fjalën ‘fitne’ me kuptimin ‘ndëshkim’ e gjen edhe në suren Tur, ku Allahu i Lartësuar thotë: “Dhuku fitnetekum”, pra, “Shijoni ndëshkimin tuaj!”, ose në ajetin: “Jeume hum alen-nari juftenun” – “...ditën kur do të ndëshkohen në Zjarr”.2. fitne= sprovë. Kuptimi i ajetit: Ne ju treguam për numrin e melekëve për t’ju provuar kush do të besojë e kush jo. Varianti i dytë mbështetet nga konteksti i këtij ajeti dhe nga ajetet në vijim, ku Allahu i Lartësuar thotë:...që të binden ata që u është dhënë Libri, që besimtarëve t’u shtohet edhe më shumë besimi, - Sa u përket ithtarëve të Librit, nëse kjo është e njëjtë me atë që kanë në librat e tyre, atyre do t’u shtohet siguria për të vërtetën e sjellë nga Kur'ani. Ndërsa besimtarët muslimanë, sa herë që zbret ndonjë shpallje nga Zoti, ata e besojnë dhe e pranojnë, pa shprehur rezerva apo mëdyshje, dhe kështu imani i tyre shtohet e forcohet....që ata të cilëve u është dhënë Libri dhe besimtarët të mos kenë asnjë dyshim,... –Domethënë, që atyre t’u largohet çdo dyshim nga e vërteta e Zotit. Ky është qëllimi i lartë, që duan të arrijnë të mençurit e të urtët. Ata përpiqen e sakrifikojnë shumë për të patur jakin-in, sigurinë e plotë të imanit. Ata synojnë të arrijnë dijen e saktë dhe të plotë për çdo çështje të fesë e të besimit, sepse kështu largojnë çdo dyshim, që i pengon njerëzit për pranimin e të vërtetës. Allahu i Madhëruar e bëri Shpalljen, që ia dhuroi Profetit (a.s.), si burim të pashtershëm të urtësive të mrekullueshme, të cilat forcojnë besimin dhe largojnë dyshimet. Por kjo Shpallje do të bëjë edhe dallimin mes të sinqertëve dhe gënjeshtarëve mosbesues, në varësi të mënyrës se si ata do të trajtojnë ajetet e Zotit të Madhëruar, i Cili thotë:...ndërsa ata të cilët në zemrat e tyre kanë sëmundje dhe jobesimtarët të thonë: “Çfarë deshi Allahu me këtë shembull?” - Ata që i kanë zemrat të sëmura me sëmundjen e dyshimit dhe të hipokrizisë, ashtu si dhe mohuesit, thonë: “Çfarë deshi Zoti me këtë shembull?!” Kështu, ata tregojnë se janë të çoroditur, të zhytur në dyshime dhe mohues të ajeteve të Allahut. Në lidhje me besimin në Shpalljen e Allahut, njerëzit ndahen në:- të udhëzuar, të cilëve Allahu u ka dhënë sukses të besojnë Shpalljen e Tij;- të paudhëzuar, të cilëve Allahu nuk u ka dhënë sukses të pranojnë Shpalljen e Tij. Këta i nënvleftësojnë dhe hedhin dyshime për ajetet e Allahut. Ky është udhëzimi i Allahut, të cilin Ai ia jep atij që Ai do, siç thuhet më pas:Ja, kështu Allahu e lë të humbur atë që Ai do dhe e udhëzon atë që do. - Ata të cilët Zoti i udhëzon e konsiderojnë Shpalljen e Tij ashtu sikurse është: mëshirë e mirësi, si përforcues dhe shtues të imanit dhe si plotësues të fesë së tyre. Ndërsa për ata që Ai i ka lënë në humbje, me drejtësinë dhe urtësinë e Tij, kjo Shpallje bëhet shkak për shtimin e dëshpërimit dhe fatkeqësisë së tyre. Ata tregohen mohues, ndërkohë që kanë për detyrë t’i pranojnë fjalët dhe porositë e Allahut dhe të Profetit të Tij, duke u dorëzuar dhe duke punuar e jetuar sipas tyre.Ushtritë e Zotit tënd nuk i di askush veç Tij. - Ushtritë e Zotit, me melekë e me krijesa të tjera, nuk i di askush tjetër, veç Zotit që i krijoi. Atëherë, meqenëse ju nuk dini gjë rreth ushtrive të Tij, atëherë është detyrim për ju që t’u besoni fjalëve të Tij, pa pasur e shprehur asnjë dyshim a pasiguri.Ky (lajm)është veçse një kujtim për njerëzit. -Ky paralajmërim nuk është një kotësi dhe lojë, por ka një qëllim të rëndësishëm. Ai është sjellë për të kujtuar e këshilluar njerëzit, me qëllim që t’i udhëzojë ata te gjërat që u sjellin dobi dhe për t’i larguar nga çdo vepër e dëmshme për ta.

74:32–34Page 576

كـَلَّا وَٱلۡقَمَرِ ٣٢

No! By the moon

وَٱلَّيۡلِ إِذۡ أَدۡبَرَ ٣٣

And [by] the night when it departs

وَٱلصُّبۡحِ إِذَآ أَسۡفَرَ ٣٤

And [by] the morning when it brightens,

Betohem në Hënën, Edhe në natën, kur ajo tërhiqet, Edhe në agimin, kur ai shkrep, - Allahu i Madhëruar betohet në Hënën, kur ajo është e plotë, betohet në natën, kur ajo largohet e ia lë vendin ditës, dhe në agimin, kur ai çel. Këto janë betime të rëndësishme në disa krijesa të mrekullueshme, të cilat janë shenja madhështore të Allahut të Lartësuar.Ato dëshmojnë për pushtetin e urtësinë e Tij të plotë e absolute, tregojnë për sundimin dhe mbretërimin e Tij të gjerë, për mëshirën e Tij gjithëpërfshirëse, si edhe për diturinë e Tij të madhe dhe të pakufishme. Po përse betohet i Madhëruari? Ai thotë:Allahu i madhëruar betohet në krijeste Tij ndërsa krijesat nuk lejohet tëbetohen veçse për Allahun zotin e tyre.

74:35–37Page 576

إِنَّهَا لَإِحۡدَى ٱلۡكُبَرِ ٣٥

Indeed, it [i.e., the Fire] is of the greatest [afflictions]

نَذِيرٗا لِّلۡبَشَرِ ٣٦

As a warning to humanity -

لِمَن شَآءَ مِنكُمۡ أَن يَتَقَدَّمَ أَوۡ يَتَأَخَّرَ ٣٧

To whoever wills among you to proceed1 or stay behind.

S’ka dyshim se ai (Zjarri) është një nga belatë më të mëdha. Ai është vërejtje për njerëzit. Për atë nga mesi juaj që dëshiron të përparojë apo të ngecë në vend.” – Pra, Zjarri pa dyshim që është nga çështjet më të mëdha dhe më të rëndësishme, për të cilin duhet patur shumë kujdes. Kështu, i Madhëruari betohet për vërtetësinë e zjarrit të Xhehenemit. Kjo do të thotë që, secili prej nesh që dëshiron të përparojë, le të bëjë ato vepra që e afrojnë te Zoti dhe që fitojnë kënaqësinë e Tij, le të nxitojë drejt Xhenetit të bujarisë së të Gjithëmëshirshmit, në atë vend ku Ai i nderon të zgjedhurit e Tij. Ndërsa ata që nuk e dëshirojnë afrimin me Zotin dhe mirësitë e premtuara prej Tij, ata vazhdojnë e merren me kotësira e mosbindje ndaj Zotit. Ata i kanë kthyer shpinën qëllimit për hir të të cilit Zoti i krijoi, pra, adhurimit të përkushtuar ndaj Tij, si Një i Vetëm dhe i Pashoq, me dashuri e madhërim. Ata nuk synojnë ato fjalë e vepra që Zoti i dëshiron prej tyre, por zhyten në gjynahe e në mosbindje, në mospërfillje të paralajmërimeve të sjella nga Zoti, përmes shpalljeve dhe profetëve. Kështu, ata vazhdojnë të afrohen në zjarrin e Xhehenemit, derisa e bëjnë të pakthyeshëm ndëshkimin në të. I Lartësuari e ka qartësuar të vërtetën dhe rrugën që të çon tek Ai dhe në Xhenetet e Tij. Ai, gjithashtu, i ka nxitur njerëzit që të kryejnë ato vepra që i ka treguar në Shpalljen e Tij. Pas kësaj, çdo njeri ose do të besojë i qartë, ose do të mohojë i qartë dhe me vetëdije të plotë. Në një ajet tjetër, i Madhëruari thotë: “Thuaj: “Dhe thuaj: “E vërteta është nga Zoti juaj e kush të dojë, le të besojë, e kush të dojë, le të mohojë. Për jobesimtarët, Ne kemi përgatitur një Zjarr muret e të cilit do t'i rrethojnë ata, e nëse kërkojnë shpëtim, do t'u jepet ujë (i nxehtë) si bakër i shkrirë që do t'ua përvëlojë fytyrat. Sa e tmershme është ajo pije! Sa vend i keq është ai!”.” [Kehf, 29].

74:38Page 576

كُلُّ نَفۡسِۭ بِمَا كَسَبَتۡ رَهِينَةٌ ٣٨

Every soul, for what it has earned, will be retained1

Çdo njeri është peng i veprave të veta. - Çdokush është peng i veprave të veta të këqija, që janë në kundërshtim me porositë e Zotit. Ato i rëndojnë dhe i mbështillen atij rreth qafës. Nëse ai nuk çlirohet prej tyre, ato kanë për ta hedhur në ndëshkim. Ato e mbajnë robin të lidhur, aq sa ai nuk ka nga lëviz. Vetëm kush çlirohet prej tyre do të jetë i shpëtuar dhe i lumtur. Më tej, i Madhëruari thotë:

74:39–41Page 576

إِلَّآ أَصۡحَٰبَ ٱلۡيَمِينِ ٣٩

Except the companions of the right,1.

فِي جَنَّٰتٖ يَتَسَآءَلُونَ ٤٠

[Who will be] in gardens, questioning each other

عَنِ ٱلۡمُجۡرِمِينَ ٤١

About the criminals,

Përveç të djathtëve, të cilët do jenë në Xhenete ku do i bëjnë pyetje njëri-tjetrit dhe(do t'u thonë)zullumqarëve:... – Pra, këta nuk kanë mbetur të lidhur pas gjynaheve të tyre, duke kënaqur dëshirat dhe epshet vetjake, por janë të çliruar dhe gëzojnë lumturinë që të fal adhurimi dhe nënshtrimi ndaj Zotit. Në ahiret, ata do të jenë në Xhenet, ku do të bisedojnë me njëri-tjetrin rreth kriminelëve. Atje do t’u përmbushet çdo kërkesë e kënaqësi që e dëshirojnë, duke shijuar rehatinë dhe prehjen e plotë. Të kënaqur e të gëzuar do të bisedojnë me njëri-tjetrin si vëllezër. Gjatë bisedave të tyre, ata do të pyesin njëri-tjetrin për kriminelët dhe gjendjen ku ata kanë përfunduar. Gjithashtu, duke vështruar kriminelët që ndëshkohen në mesin e Xhehenemit, do t’i pyesin në e kanë parë të vërtetuar tashmë premtimin e Allahut. Pastaj do t’i pyesin:

74:42Page 576

مَا سَلَكَكُمۡ فِي سَقَرَ ٤٢

[And asking them], "What put you into Saqar?"

“Çfarë ju solli në Sekar?” –Cili qe shkaku që ju futi në Xhehenem? Çfarë gjynahu bëtë, që merituat ndëshkimin në Zjarr?

74:43–45Page 576

قَالُواْ لَمۡ نَكُ مِنَ ٱلۡمُصَلِّينَ ٤٣

They will say, "We were not of those who prayed,

وَلَمۡ نَكُ نُطۡعِمُ ٱلۡمِسۡكِينَ ٤٤

Nor did we used to feed the poor.

وَكُنَّا نَخُوضُ مَعَ ٱلۡخَآئِضِينَ ٤٥

And we used to enter into vain discourse with those who engaged [in it],

Ata do përgjigjen: “Nuk ishim prej atyre që falnin namaz, nuk ushqenim të varfërit, por përziheshim me të tjerët në vepra të kota.” – Ata nuk patën as sinqeritet në adhurimin e Allahut dhe as bamirësi ndaj krijesave në nevojë. Ata ishin bosh nga këto vlera e vepra të domosdoshme e u morën me gjëra të kota. Kështu, zullumqarët do ta pranojnë që janë marrë vetëm me kotësira, madje që kanë gjetur prehje me to. Ata do ta pranojnë që, nëpërmjet saj, janë përpjekur të hidhnin poshtë të vërtetën.

74:46Page 576

وَكُنَّا نُكَذِّبُ بِيَوۡمِ ٱلدِّينِ ٤٦

And we used to deny the Day of Recompense

“Ne, nuk e besonim as Ditën e Gjykimit,...” -Ky është përfundimi i angazhimit me të kotën dhe i shpërfilljes së të vërtetës e porosive të Zotit. Mohimi i të vërtetës, sidomos për Ditën e Gjykimit, atëherë kur Zoti do t’i shpërblejë njerëzit sipas veprave të tyre, është shkaku i dëshpërimit dhe i ndëshkimit të përjetshëm. Atë ditë, krijesave do t’u shfaqet i qartë dhe i plotë pushteti dhe mbretërimi i Allahut. Atë ditë do të duket gjykimi i Tij i drejtë dhe i urtë për gjithçka dhe për gjithkënd.

74:47Page 576

حَتَّىٰٓ أَتَىٰنَا ٱلۡيَقِينُ ٤٧

Until there came to us the certainty [i.e., death]."

“...derisa na erdhi e vërteta e sigurt!” -Kështu vazhduan në këto errësira, derisa i befasoi vdekja. Kur i kapi vdekja, humbi dhe mundësia e tyre për të shpëtuar nga ndëshkimi i të Drejtit. Në këtë moment, portat e shpresës u përplasën e u mbyllën përjetësisht para fytyrave të tyre.

74:48Page 577

فَمَا تَنفَعُهُمۡ شَفَٰعَةُ ٱلشَّٰفِعِينَ ٤٨

So there will not benefit them the intercession of [any] intercessors.

Tashmë, atyre nuk do t’u bëjë më dobi ndërmjetësimi i ndërmjetësuesve. –Arsyeja është se ata ndërmjetësojnë veçse për ata me të cilët Zoti është i kënaqur, por, pa dyshim, Allahu i Drejtë dhe i Urtë nuk kënaqet me veprat e zullumqarëve. Pasi tregon përfundimin e dhembshëm të atyre që vdesin si mohues dhe të zhytur në kotësi, Allahu i Madhëruar vijon të paralajmërojë e këshillojë ata që ende nuk kanë vdekur dhe janë duke vazhduar në kotësinë e mosbindjes ndaj Tij.

74:49–51Page 577

فَمَا لَهُمۡ عَنِ ٱلتَّذۡكِرَةِ مُعۡرِضِينَ ٤٩

Then what is [the matter] with them that they are, from the reminder, turning away

كَأَنَّهُمۡ حُمُرٞ مُّسۡتَنفِرَةٞ ٥٠

As if they were alarmed donkeys

فَرَّتۡ مِن قَسۡوَرَةِۭ ٥١

Fleeing from a lion?

Po çfarë kanë ata që i largohen këshillës? Ata janë si gomarë të egër të trembur, që vrapojnë prej luanit. –Ata janë të pavëmendshëm, mospërfillës e të painteresuar. Ata i largohen dhe i urrejnë aq shumë paralajmërimet dhe kërcënimet e Allahut, sa u përngjajnë gomarëve të egër, që vrapojnë të të tmerruar nga luani dhe që trembin edhe njëri-tjetrin, që të largohen sa më shumë. Ja, kështu i largohen ata të vërtetës. Me gjithë urrejtjen që kanë për të vërtetën, ata lëshojnë pretendime të mëdha, sikurse thotë i Madhëruari :

74:52–53Page 577

بَلۡ يُرِيدُ كُلُّ ٱمۡرِيٕٖ مِّنۡهُمۡ أَن يُؤۡتَىٰ صُحُفٗا مُّنَشَّرَةٗ ٥٢

Rather, every person among them desires that he1 would be given scriptures spread about.2

كـَلَّاۖ بَل لَّا يَخَافُونَ ٱلۡأٓخِرَةَ ٥٣

No! But they do not fear the Hereafter.

Secili prej tyre dëshiron t’i jepet një libër i posaçëm. Jo! Ata nuk i frikësohen Botës Tjetër. - Ata pretendojnë që mund t’i nënshtrohen të vërtetës veçse nëse secilit prej tyre i zbret nga qielli një libër i shkruar. Në fakt, ata janë veç gënjeshtarë. Sikur çdo lloj shenje e argumenti t’u sillej atyre nga Zoti dhe Kur'ani, ata nuk do ta besonin të vërtetën, derisa të shohin ndëshkimin e dhembshëm. Atyre u kanë ardhur argumente shumë të qarta për të vërtetën, prandaj, nëse do të kishin ndonjë fije mirësi, do të kishin besuar. Më pas, i Madhëruari thotë:

74:54Page 577

كـَلَّآ إِنَّهُۥ تَذۡكِرَةٞ ٥٤

No! Indeed, it [i.e., the Qur’ān] is a reminder

Kjo është, pa dyshim, një këshillë e vyer,... -Allahu i Madhëruar nuk do t’ua japë kurrë atë që kërkojnë, sepse ata, me këto mrekulli e shenja, thjesht duan të justifikojnë mosbesimin e tyre. Ata nuk e besojnë ahiretin dhe ringjalljen para Zotit. Nëse do ta besonin, ata nuk do të merrnin atë rrugë që kanë marrë dhe nuk do t’u ndodhte ashtu siç do t’u ndodhë. Përemri ‘kjo’ në këtë fragment shënon ose këtë shpallje, ose këshillat, paralajmërimet dhe mësimet që kjo shpallje përcolli.

74:55Page 577

فَمَن شَآءَ ذَكَرَهُۥ ٥٥

Then whoever wills will remember it.

...Nga e cila përfiton kush dëshiron. –Arsyeja është se Allahu i Madhëruar ua ka bërë të qartë rrugën e drejtë, argumentet dhe çdo gjë të nevojshme rreth saj. Por jo çdokush nxjerr mësime prej kësaj, sepse, siç thotë Allahu i Madhëruar:

74:56Page 577

وَمَا يَذۡكُرُونَ إِلَّآ أَن يَشَآءَ ٱللَّهُۚ هُوَ أَهۡلُ ٱلتَّقۡوَىٰ وَأَهۡلُ ٱلۡمَغۡفِرَةِ ٥٦

And they will not remember except that Allāh wills. He is worthy of fear and adequate for [granting] forgiveness.

Por ata mund të mësojnë prej saj, vetëm nëse do Allahu. -Dëshira dhe vullneti i Zotit janë vendimtare dhe patjetër të ekzekutueshme. Ato janë gjithëpërfshirëse: prej tyre nuk shpëton asgjë, e madhe apo e vogël qoftë, e shumtë apo e pakët. Ky ajet është argument kundër kaderive, të cilët i përjashtojnë veprat e robërve nga dëshira dhe vullneti i Zotit. Por ky ajet është argument edhe kundër xhebrive, të cilët pretendojnë se robi nuk ka asnjë pushtet dhe nuk i është dhënë liri veprimi dhe zgjedhjeje. Këta besojnë se njeriu është i detyruar që t’i kryejë veprat e tij dhe i pafuqishëm që ta zgjedhë vetë atë që vepron. Kështu, në këtë ajet dhe në të tjerë si ai, i Lartësuari na tregon se robi ka liri zgjedhjeje dhe dëshire, po ashtu edhe aftësi e fuqi për të bërë atë që e zgjedh vetë, me dëshirën e tij. Por kjo është sigurisht brenda vullnetit dhe dëshirës së Zotit të Urtë, të Drejtë, të Gjithëditur dhe të Mëshirshëm.Vetëm Ai e meriton që t’i ruhesh dhe që të jetë Falës i gjynaheve! -Allahu i Madhëruar është i Vetmi që meriton të adhurohet dhe të Cilit duhet t’i frikësohesh më shumë se çdo gjë tjetër. Është Ai ndaj të Cilit duhet të tregohesh i devotshëm. Allahu është, gjithashtu, Falësi i madh, që e fal dhe mëshiron atë që i frikësohet Atij, duke zbatuar urdhrat e duke lënë haramet, për hir të kënaqësisë së Tij. Këtu përfundon edhe tefsiri i sures Muddeththir.

Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences

Contents

Ayat al-Kursi36Al-Kahfpage 42juz 15Bukhari 1Muslim 2999

Style

Theme
Text size
Layout

Читать на русском