As-Sa'di · Tafsir · in Albanian
الليل
Al-Layl
The Night · Meccan · 21 ayahs
92:1–2Page 595
وَٱلَّيۡلِ إِذَا يَغۡشَىٰ ١
By the night when it covers1
وَٱلنَّهَارِ إِذَا تَجَلَّىٰ ٢
And [by] the day when it appears
Allahu i Madhëruar betohet në kohën e përbërë nga netët dhe ditët, përgjatë së cilave robërit bëjnë veprat e tyre të ndryshme, të mira apo të këqija. Ai thotë:Betohem për natën, që me errësirë mbulon gjithësinë, për ditën, kur ajo shkëlqen -Allahu i Madhëruar betohet në natën, kur ajo mbulon krijesat me errësirën e saj dhe kur çdokush kthehet dhe gjen prehjen në folenë e vet. Robërit qetësohen nga angazhimet e shumta të ditës së shkuar dhe përgatiten për ditën që vjen, me forca dhe energji të reja. Ai betohet, gjithashtu, për ditën, kur ajo shkëlqen mbi krijesat, kur ata ndriçohen me dritën e saj dhe shpërndahen për të kërkuar nga mirësitë e Zotit.
dhe për Atë që krijoi mashkullin e femrën. -Ky ajet mund të kuptohet në dy mënyra:1. Për Atë që krijoi mashkullin e femrën! Pra, i Lartësuari betohet në Veten e Vet.2. Për atë të cilën e krijoi mashkull dhe femër. Me këtë mënyrë të dytë vështrimi, i Lartësuari betohet në krijesat e Tij, të cilat Ai i ka bërë çift.Kjo tregon për urtësinë e Allahut në krijimin e gjallesave dhe të mënyrës se si ato të vazhdojnë të ekzistojnë. Që të sigurohet vazhdimësia e gjallesave, Ai i krijuar ato në meshkuj e femra dhe i ka pajisur me dëshirë të ndërsjelltë, ku njëra palë dëshiron tjetrën. I Madhëruar dhe i Lavdëruar qoftë Allahu, më i miri Krijues! Të gjitha këto betime i Lartësuari i solli për të përforcuar faktin që:
Vërtet, veprat tuaja janë të ndryshme. -Veprat dhe përpjekjet tuaja, o njerëz dhe xhindë, që jeni të përgjegjshëm ligjërisht, janë të ndryshme dhe të llojllojshme. Ato dallojnë nga njëra-tjetra qoftë në drejtim të masës dhe cilësisë së tyre, qoftë edhe në drejtim të qëllimit me të cilin janë bërë. A synoni të kënaqni Allahun dhe të fitoni kënaqësinë e Tij, dhe kështu përpjekjet tuaja të jenë të frytshme dhe të shpërblyeshme në përjetësi? Apo synoni këtë dynja dhe stolitë e saj, që do zhduken një ditë, e kështu edhe veprat tuaja të zhduken, sikurse objektivi juaj? I tillë është përfundimi i çdo vepre nëpërmjet së cilës nuk synohet kënaqësia e Allahut. Më pas, i Madhëruari bën dallimin mes dy rasteve, duke thënë:
92:5–6Page 595
فَأَمَّا مَنۡ أَعۡطَىٰ وَٱتَّقَىٰ ٥
As for he who gives and fears Allāh
وَصَدَّقَ بِٱلۡحُسۡنَىٰ ٦
And believes in the best [reward].
Atij, që jep dhe ruhet, që e beson me bindje të plotë më të mirën... -Cilësitë e fatlumëve janë:1. Ata japin. Domethënë, ata japin atë që e kanë për detyrë ta japin, qoftë ajo pasuri, siç janë zekati, detyrimet kompensuese, shpenzimet e detyrueshme nga Sheriati, qoftë adhurim trupor, si falja e namazit, agjërimi etj., qoftë adhurim i ndërthurur pasuror-trupor, si kryerja e haxhit, umres etj.2. Ata ruhen. Domethënë, ata ruhen prej harameve të Zotit, duke mos shkelur kufijtë e Tij. Ata u ruhen gjynaheve, për hir të Zotit dhe në shenjë madhërimi, dashurie e nënshtrimi për Të.3. Ata besojnë më të mirën me bindje të plotë. Kjo do të thotë që ata e besojnë me bindje të plotë dhe pa mëdyshje dëshminë e teuhidit “Lâ ilâhe il-l’All-llâh”. Ata e dinë se çfarë nënkupton kjo dëshmi, ku bazohet ajo dhe u nënshtruan e jetuan sipas saj. Ata janë të sigurt për shpërblimin e tyre, nëse jetojnë dhe punojnë sipas kësaj dëshmie. Ky është besimi me bindje i “më të mirës”.Për këta, Allahu i Lartësuar ka dhënë këtë premtim të mrekullueshëm e qetësues:
...Ne do t'ia lehtësojmë atij rrugën drejt shpëtimit. -Allahu i Gjithëmëshirshëm dhe i Gjithëditur i premton kujtdo që pajiset me cilësitë e mësipërme se Ai do t’ia lehtësojë dhe thjeshtësojë arritjen e të mirave dhe do t’ia lehtësojë largimin nga të këqijat. Ky është shpërblimi i tyre, sepse ata marrin të gjitha masat për të merituar një ndihmë dhe lehtësim të tillë nga Bujari i Gjithëmëshirshëm.
92:8–10Page 595
وَأَمَّا مَنۢ بَخِلَ وَٱسۡتَغۡنَىٰ ٨
But as for he who withholds and considers himself free of need
وَكَذَّبَ بِٱلۡحُسۡنَىٰ ٩
And denies the best [reward],
فَسَنُيَسِّرُهُۥ لِلۡعُسۡرَىٰ ١٠
We will ease him toward difficulty.
Atij që tregohet koprrac dhe e ndien veten të panevojë(për Zotin), dhe që mohon më të mirën, Ne do t'ia lehtësojmë atij rrugën drejt dënimit,... -E kundërta ndodh me ata që veprojnë ndryshe. Këta të mjerë kanë disa cilësi:1. Ata tregohen koprracë, domethënë nuk japin atë që e kanë për detyrë ta japin. Ata shpërfillin shpenzimet, të detyrueshme apo të pëlqyeshme qofshin ato, duke e penguar veten që të kryejnë detyrimet ndaj Zotit.2. Ata ndihen të pavarur nga Zoti dhe e braktisin adhurimin e Tij. Ata hiqen sikur nuk kanë nevojë për mëshirën dhe përkujdesjen e Zotit, ndërkohë që, në realitet, janë tejet të varur dhe të varfër, jashtëzakonisht nevojtarë për mëshirën e të Gjithëmëshirshmit. Nuk ka asnjë mundësi tjetër për robin që të shpëtojë, të lumturohet dhe të arrijë gjithçka dëshiron, veçse duke qenë Allahu më i dashuri i zemrës së tij, duke qenë Ai i vetmi i Adhuruar, i vetmi të Cilit robi i përkushtohet me madhërim dhe nënshtrim, i vetmi të Cilit robi i mbështetet dhe i kërkon ndihmë, i vetmi kënaqësinë e të Cilit të synojë.3. Ata mohojnë “më të mirën”, domethënë nuk besojnë gjithçka që Zoti ka urdhëruar të besohet dhe të veprohet, nëpërmjet profetëve të Tij.Zoti na tregon se këta do t’i zhysë në gjendjen dhe rrugët më të vështira, në cilësitë më të ulëta dhe më të shëmtuara. Këtyre do t’u lehtësohen rrugët e arritjes së të keqes, kudo dhe kurdo qoftë. Këtyre do t’u zbukurohet kryerja e poshtërsive. E lusim Allahun të na ruajë dhe të na udhëzojë në rrugën e drejtë!
92:11Page 595
وَمَا يُغۡنِي عَنۡهُ مَالُهُۥٓ إِذَا تَرَدَّىٰٓ ١١
And what will his wealth avail him when he falls?1
…Pasuria nuk do t’i bëjë dobi, kur ai të shkatërrohet. -Pasuria e tyre, nëpërmjet së cilës ata ndihen të pavarur, - prandaj i kalojnë kufijtë dhe i shkelin porositë e Zotit, - nuk ka për t’u bërë dobi kur të vdesin. Në jetën tjetër, vetëm veprat e mira bëjnë dobi. Ndërsa pasuria që nuk është pastruar nëpërmjet dhënies së zekatit ka për të qenë fatkeqësi dhe ndëshkim për ta. Njerëz të tillë nuk shpenzojnë prej pasurisë së tyre që të fitojnë ahiretin.
Është detyra Jonë udhëzimi. -Udhëzim i vërtetë, i drejtë dhe i sigurt është vetëm ai që ofrohet prej Allahut, prandaj vetëm Allahut i duhet kërkuar udhëzimi. Ky udhëzim të afron drejt Allahut dhe bën të mundur kënaqësinë e Tij. Çdo rrugë tjetër është humbje dhe devijim, që përfundimin e ka në Zjarr, në ndëshkimin më të rëndë.
92:13Page 595
وَإِنَّ لَنَا لَلۡأٓخِرَةَ وَٱلۡأُولَىٰ ١٣
And indeed, to us belongs the Hereafter and the first [life].
Vetëm Jona është Bota tjetër, edhe kjo. -Pushteti, mbretërimi, pronësia, e drejta dhe mundësia për të vepruar dhe administruar dynjanë dhe ahiretin janë vetëm në dorën e Zotit. Askush nuk ka mundësi dhe pushtet në këto drejtime. Prandaj, çdokush që synon ahiretin dhe dynjanë, le ta mësojë se ato janë tërësisht në dorën e Zotit dhe vetëm prej Tij duhen kërkuar. Vetëm tek Ai duhet shpresuar dhe vetëm me Të duhet të lidhen zemrat.
92:14–16Page 595
فَأَنذَرۡتُكُمۡ نَارٗا تَلَظَّىٰ ١٤
So I have warned you of a Fire which is blazing.
لَا يَصۡلَىٰهَآ إِلَّا ٱلۡأَشۡقَى ١٥
None will [enter to] burn therein except the most wretched one
ٱلَّذِي كَذَّبَ وَتَوَلَّىٰ ١٦
Who had denied and turned away.
Unë ju kam tërhequr vërejtjen për Zjarrin e ndezur fort. Në të nuk hyn tjetërkush, veç më fatziu, i cili e mohoi(shpalljen)dhe i ktheu shpinën(të vërtetës). -Xhenemi është një zjarr i ndezur fort, në të cilin do të ndëshkohen veçse fatzinjtë që kanë dy cilësi: ata nuk besojnë të vërtetën e Zotit dhe ata u kthejnë shpinën urdhrave dhe porosive të Zotit. Ndërsa të shpëtuarit kanë të tjera cilësi:
92:17–18Page 596
وَسَيُجَنَّبُهَا ٱلۡأَتۡقَى ١٧
But the righteous one will avoid it –
ٱلَّذِي يُؤۡتِي مَالَهُۥ يَتَزَكَّىٰ ١٨
[He] who gives [from] his wealth to purify himself
Ndërsa më i devotshmi do të jetë larg tij; ai që e jep pasurinë e vet e pastrohet... -Qëllimi i adhurimeve dhe i shpenzimeve është pastrimi i shpirtit nga gjynahet dhe mangësitë, thjesht për të kënaqur Allahun e Lartësuar. Nga kjo kuptohet se, po të bësh një shpenzim të pëlqyeshëm, duke shpërfillur një shpenzim të detyrueshëm, është e palejueshme. Kështu, për shembull, nëse nuk ke plotësuar nevojat e familjes, atëherë nuk ke pse të shpenzosh për drejtime të tjera. Ose, nëse ke borxhe dhe detyrime financiare të detyrueshme për të shlyer, atëherë nuk duhet të merresh me shpenzime të tjera veç këtyre. Jo vetëm që nuk është e pëlqyeshme, por sipas shumë dijetarëve, ato janë shpenzime të papranueshme dhe të pashpërblyeshme nga Zoti, sepse shpirti nuk pastrohet duke kryer diçka të pëlqyeshme, që çon në lënien e një detyrimi.
92:19–21Page 596
وَمَا لِأَحَدٍ عِندَهُۥ مِن نِّعۡمَةٖ تُجۡزَىٰٓ ١٩
And not [giving] for anyone who has [done him] a favor to be rewarded1 –
إِلَّا ٱبۡتِغَآءَ وَجۡهِ رَبِّهِ ٱلۡأَعۡلَىٰ ٢٠
But only seeking the face [i.e., acceptance] of his Lord, Most High.
وَلَسَوۡفَ يَرۡضَىٰ ٢١
And he is going to be satisfied.
…jo për të shpërblyer dikë, që i ka bërë mirë më parë, por vetëm për të fituar kënaqësinë e Zotit të vet, më të Lartit. Pa dyshim, ai do ta gëzojë atë kënaqësi. -Këta të devotshëm nuk u lënë hapësirë njerëzve që të jenë bamirës ndaj tyre, sepse përpiqen që gjithmonë ta kthejnë të mirën me më të mirë. Ata u bëjnë mirë njerëzve më shumë sesa njerëzit bëjnë mbi ta. Ata janë vetëm robër të Zotit dhe të bamirësisë së Tij. Ata nuk e kërkojnë shpërblimin nga njerëzit, por vetëm nga Zoti. Nëse do të kishin ndonjë borxh dhe bamirësi pa shlyer ndaj krijesave, kjo do ta cenonte sadopak sinqeritetin e tyre në fjalë dhe në vepra. Por ata, përkundrazi, nuk u kanë asnjë borxh krijesave. Qëllimi i tyre i vetëm është vetëm Krijuesi dhe ata janë borxhlinj vetëm ndaj Bujarisë së Tij. Ky ajet përfshin këdo që ka të tilla cilësi, edhe pse shkaku i shpalljes së tij është Ebu Bekri. Pra, ajeti bën fjalë në mënyrë të veçantë për Ebu Bekrin, - Allahu qoftë i kënaqur me të! Ai ishte një njeri tejet i devotshëm dhe i sinqertë me Zotin e tij, aq sa u quajt Ebu Bekër el Siddik, pra, i Sinqerti. Ai nuk ishte borxhli ndaj askujt, madje as ndaj vetë Profetit (a.s.), veç për mirësinë e profetësisë dhe ftesës në Islam, borxh të cilin askush prej krijesave nuk mund t’ia shlyejë atij. Megjithatë, ajo hyn në mirësinë e Allahut të Lartësuar, për të cilat krijesat i janë borxhli dhe kurrë nuk mund ta falënderojnë dhe lavdërojnë, ashtu sikurse e meriton Dhuruesi i saj, Allahu i Madhëruar. Atëherë, ashtu si Ebu Bekri, çdo adhurues i Zotit që ka këtë cilësi të vyer meriton të njëjtin shpërblim dhe gradë të lartë. Cila është kjo cilësi? Të jesh borxhli vetëm ndaj Zotit të Madhëruar dhe i sinqertë vetëm për Të. Veprat e tua të mos kryhen për të shpërblyer dikë për mirësinë e tij ndaj teje, por vetëm për të kënaqur Zotin. Dhe kjo mund të realizohet plotësisht vetëm nëse krijesat i ke shpërblyer tërësisht për ndonjë mirësi që të kanë bërë, madje edhe më shumë se aq, dhe kështu veprat e tua të mira mbeten thjesht vetëm për Zotin e gjithësisë. Këta të sinqertë do të gëzohen dhe kënaqen me mirësitë dhe dhuratat, që Zoti do t’u japë.
Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences