As-Sa'di · Tafsir · in Albanian
طه
Taha
Ta-Ha · Meccan · 135 ayahs
Ta, Ha. - Këto janë gërma arabe të shkëputura. Në këtë mënyrë janë hapur shumë sure të Kur'nit. Disa kanë thënë se ky është një nga emrat e Profetit (a.s),por nuk është e saktë.
20:2Page 312
مَآ أَنزَلۡنَا عَلَيۡكَ ٱلۡقُرۡءَانَ لِتَشۡقَىٰٓ ٢
We have not sent down to you the Qur’ān that you be distressed
Ne nuk ta kemi shpallur Kur’anin për t'u dëshpëruar.... - Shpallja e Kur'anit dhe e Sheriatit të Zotit nuk ka për qëllim që ti të dëshpërohesh. Feja nuk është sjellë për të rënduar të përgjegjshmit ligjërisht jashtë mundësive të tyre. Shpallja, Kur'ani dhe Sheriati janë sjellë nga Ai që është Mëshirëplotë e i Gjithëmëshirshëm. Qëllimi i tyre është që ta çojnë njeriun drejt lumturisë, shpëtimit e fitimit të mirësive. Allahu i Madhëruar e bëri ligjin e Tij shumë të thjeshtë. Ai i bëri të lehta rrugët e mësimit dhe të zbatimit të këtij ligji. Allahu i hapi të gjitha rrugët drejt kësaj mirësie, që ajo të jetë ushqim i domosdoshëm për zemrën dhe kënaqësi për trupin. Natyra e pastër dhe mendja e shëndoshë e pranojnë dhe i nënshtrohen këtij ligji. Ato e dinë se ky ligj u sjell vetëm të mira në të dyja jetët.
Por veçse si këshillë për ata që e kanë frikë Allahun. - Çdokush që i frikësohet Zotit mund të kujtojë përmes Shpalljes gjithçka që i bën dobi. Nëpërmjet Kur'anit, ai kujtohet për çdo vepër të mirë që Zoti e ka nxitur. Në Kur'an ka edhe paralajmërime e kërcënime për t’u larguar nga fjalët e veprat që të çojnë në dëshpërim dhe humbje. Në Kur'an ka ligje dhe dispozita të mrekullueshme, që janë të sqaruara mirë e me hollësi. Këto ligje janë mëse të pranueshme nga një mendje e kthjellët, prandaj Zoti e quan “kujtim” përmbajtjen dhe mësimet e Kur'anit. Ky libër sikur i zgjon mendjet e atyre që i frikësohen Allahut dhe iu kujton ato ligje të mira, që flenë në natyrën e tyre të pastër, edhe pse janë të skalitura thellë në to. Kujtimi bëhet për diçka që ekziston, por që njeriu është treguar i shkujdesur dhe i pavëmendshëm, ose nuk është informuar rreth saj me hollësi. Vërej me kujdes! Ata që “kujtohen” janë një kategori e caktuar, që përshkruhen si njerëz që “kanë frikë Zotin”, ndërsa të tjerët nuk përfitojnë nga ky Libër. E si mund të përfitojnë nga Kur'ani ata që nuk besojnë as Xhenetin, as Xhehenemin dhe që në zemër nuk kanë asnjë thërrmijë frikërespekti për Allahun? Kjo nuk ndodh asnjëherë. Allahu thotë: “Këshillo aty ku këshilla bën dobi! Do ta pranojë këshillën ai që ka devotshmëri dhe do ta refuzojë atë ai që është shumë i keq, i cili do të hyjë në Zjarrin e madh, ku as nuk do të vdesë, as nuk do të jetojë. Ka shpëtuar ai që është pastruar, që e kujton madhërinë e Zotit të vet dhe fal namazin.” [El ea’la 9-15].
20:4Page 312
تَنزِيلٗا مِّمَّنۡ خَلَقَ ٱلۡأَرۡضَ وَٱلسَّمَٰوَٰتِ ٱلۡعُلَى ٤
A revelation from He who created the earth and highest heavens,
(Kjo është)Shpallje nga Ai që krijoi Tokën dhe qiejt e lartë. - Në vijim, Allahu i Madhëruar flet për rëndësinë e madhe të Kur'anit. Ky libër është shpallje e zbritur nga Krijuesi i Tokës dhe i qiejve. Ai u shpall nga Allahu, që rregullon çështjet e të gjitha krijesave. Për këtë arsye, pranojeni atë me respekt, dashuri, bindje dhe sinqeritet. Në shumë ajete, Allahu i Madhëruar përmend faktin se Ai është Krijues bashkë me faktin se në dorën e Tij është çdo çështje dhe Ai vendos çdo rregull e ligj për krijesat. Edhe në këtë ajet thuhet se Allahu është Krijuesi i qiejve dhe i Tokës dhe se është Ai që e ka zbritur ligjin e jetës për krijesat. Në një ajet tjetër thotë: “Allahu është Ai që krijoi shtatë qiej dhe po aq toka. Në to zbret vendimi i Tij, për të qenë të bindur se Allahu është i Plotfuqishëm për gjithçka dhe se me të vërtetë, Allahu ka përfshirë gjithçka me dijen e Vet”. [Talak]. Allahu është Krijuesi dhe është Ai që vendos ligjet për krijesat e Tij. Vetëm Ai urdhëron dhe ndalon, vetëm Ai vendos ligjet e adhurimit dhe të fesë. Ashtu siç nuk ka Krijues tjetër përveç Tij, po ashtu askush tjetër përveç Tij nuk mund të vendosë ligje e rregulla. Në dorë të Krijuesit është vendosja e ligjeve të krijimit të gjithësisë dhe të funksionimit të saj, dhe po në dorë të Tij është vendosja e ligjeve të fesë dhe të besimit. Ligjet e krijimit dhe funksionimit të kësaj gjithësie janë precize. Ai nuk ka krijuar asgjë kot, por gjithçka me urtësi të madhe. Ashtu sikurse ligjet e krijimit nuk dalin asnjëherë jashtë urtësisë së Tij, po ashtu edhe ligjet e fesë dhe besimit nuk dalin kurrë nga kufijtë e drejtësisë, urtësisë dhe bamirësisë. Allahu vendos ligje e rregulla veçse në bazë të drejtësisë, urtësisë dhe bamirësisë së Tij. Pasi bëri të qartë se Ai është i vetmi Krijues e Rregullues i çështjeve të krijesave dhe i vetmi që vendos ligjet e jetës dhe të adhurimit, i Lartësuari përshkruan madhështinë dhe krenarinë e Tij:
20:5Page 312
ٱلرَّحۡمَٰنُ عَلَى ٱلۡعَرۡشِ ٱسۡتَوَىٰ ٥
The Most Merciful [who is] above the Throne established.1
(Ai është)I Gjithëmëshirshmi që qëndroi mbi Fron (Arsh). – Froni (arsh) është krijesa më e madhe, më e gjerë dhe më e lartë që Zoti ka krijuar. Allahu u ngrit e qëndroi mbi Fron ashtu si i shkon madhështisë së Tij, ashtu si i shkon bukurisë e madhështisë së emrave dhe atributeve të Tij. Ai u ngrit në Fron dhe ashtu ushtron sundimin dhe mbretërimin e Tij absolut mbi gjithçka.
20:6Page 312
لَهُۥ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِي ٱلۡأَرۡضِ وَمَا بَيۡنَهُمَا وَمَا تَحۡتَ ٱلثَّرَىٰ ٦
To Him belongs what is in the heavens and what is on the earth and what is between them and what is under the soil.
E Tij është çfarë është në qiej dhe në Tokë, gjithçka që është midis tyre dhe gjithçka që është nën dhé. - Të gjithë pa përjashtim, melekët, njerëzit, xhindët, kafshët, sendet, bimësia, ajo që gjendet mbi tokë e nën tokë, janë pronë e Allahut, janë nevojtarë për kujdesin e Tij dhe të nënshtruar ndaj ligjeve të Tij. Asgjë dhe askush nga krijesat nuk zotëron ndonjë grimë pushtet e pronësi, madje nuk kanë në dorë as për veten e tyre dobinë, dëmin, vdekjen, jetën dhe ringjalljen.
20:7Page 312
وَإِن تَجۡهَرۡ بِٱلۡقَوۡلِ فَإِنَّهُۥ يَعۡلَمُ ٱلسِّرَّ وَأَخۡفَى ٧
And if you speak aloud - then indeed, He knows the secret and what is [even] more hidden.
Edhe nëse ti e ngre zërin (në lutjet e tua),Ai e di të fshehtën dhe atë që është më e fshehtë (se e fshehta). - Allahu është i Gjithëditur dhe nuk ka ndonjë gjë që të jetë e paditur apo e fshehur nga dituria e Tij. Ai di fjalët e fshehta dhe ato që janë më të fshehta se fjalët e fshehta, pra, ato që fshihen në zemër dhe ende nuk janë artikuluar me fjalë. Allahu i di edhe ato ndjenja të fshehta që i kalojnë njeriut në zemër. Ndërsa el ahfa janë ato gjëra që ende nuk i kanë kaluar në zemër njeriut. Kështu, i Lartësuari i di të gjitha ato që i kalojnë në zemër njeriut, madje me hollësitë më të imta. Dituria e Zotit i përfshin të gjitha, të imtat e të mëdhatë, të fshehtat e të shfaqurat. Për Atë është njëlloj, e shfaq apo e mban fshehur atë që ke në zemër. Në ajetet e mësipërme, Allahu i Madhëruar shpalosi madhështinë e Tij absolute dhe faktin se Ai është i Plotë e Absolut në çdo atribut të Tij. Allahu është Krijuesi i gjithçkaje, është caktuesi i ligjeve të krijimit dhe ligjeve të jetës, fesë e adhurimit. Ai urdhëron dhe ndalon. Ai është Er-rahmani, që ka përfshirë gjithçka me mëshirën dhe kujdesin e Tij. Allahu është Gjithëpërfshirësi me madhështinë e Tij. Ai është i Lartësuari mbi Fronin e Tij dhe ka nën sundimin e mbretërimin e Tij gjithçka. Asgjë nuk i fshihet diturisë së Allahut. Pas këtij prezantimi, Allahu është i vetmi që meriton të gjitha adhurimet, përkushtimet, lutjet e dedikimet. Adhurimi i Tij si Një dhe i Vetëm është diçka që e urdhëron ligji i Tij, logjika e shëndoshë, si dhe natyra e pastër dhe e papërlyer. Ndërsa adhurimi i diçkaje tjetër veç Tij është e kotë në çdo këndvështrim.
20:8Page 312
ٱللَّهُ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَۖ لَهُ ٱلۡأَسۡمَآءُ ٱلۡحُسۡنَىٰ ٨
Allāh - there is no deity except Him. To Him belong the best names.
Allahu! Nuk ka zot tjetër (të denjë për adhurim)përveç Tij. -Nuk ekziston asnjë i adhuruar tjetër me meritë veç Allahut. Vetëm Ai duhet adhuruar me dashurinë e plotë për Të, duke iu nënshtruar e përulur me formën e përkryer. Vetëm Ai duhet adhuruar duke iu frikësuar duke e shpresuar dhe duke e dashur me gjithë shpirt; duke u kthyer vetëm tek Ai me gjithë qenien tënde i penduar e duke iu drejtuar vetëm Atij me lutje.Ai ka Emrat më të Bukur. - Allahut i takojnë të gjithë emrat më të bukur. Emrat e Allahut janë të gjithë të bukur, sepse të gjithë janë lavdërime të Tij. Nuk ka ndonjë emër që nuk tregon pë lavdinë e lavdërimin e Zotit. Prej bukurisë së tyre është edhe fakti se ata nuk janë thjesht emra të përvetçëm pa domethënie dhe pa lidhje me të emërtuarin. Përkundrazi, ata janë edhe atribute për të Madhëruarin. Jo vetëm kaq, por janë edhe atribute të plota, sepse në të kundërtën nuk do të quheshin të bukur. Prej bukurisë së tyre është edhe fakti se Zoti i ka urdhëruar njerëzit që t’i drejtohen dhe luten Atij përmes këtyre emrave. Madje, kjo është një mënyrë adhurimi që Zoti e do fort, siç do edhe të gjithë ata që e duan këtë mënyrë. Ai i do ata që i mësojnë, i kuptojnë dhe i luten Atij përmes emrave e cilësive të Tij të bukura e të plota. Allahu i do shumë ata që hulumtojnë rreth kuptimit të atributeve të Tij dhe e adhurojnë Atë përmes tyre. Allahu i do ata që e adhurojnë Atë duke u nisur nga ato çfarë sugjërojnë emrat e Tij, qofshin adhurime të zemrës apo të trupit. Allahu i Madhëruar thotë: “Allahu ka emrat më të bukur. Prandaj lutjuni Atij nëpërmjet tyre dhe distancohuni nga ata që bëjnë shtrembërime në emrat e Tij! Ata kanë për t’u “shpërblyer” për veprimet e tyre.” [El ea'raf 180].
Allahu i Madhëruar, duke i dhënë rëndësi të madhe historisë së Musait dhe kujtimit të saj i drejtohet profetit të Tij të dashur, Muhamedit (a.s.), me një pyetje që nxit dëshirën për të mësuar sa më shumë prej saj:A ka mbërritur tek ti historia e Musait? - Bëhet fjalë konkretisht për fillimet e kësaj historie. Ato çaste të papërsëritshme ishin fillimi i lumturisë së Musait dhe momenti më madhështor i shpalljes së tij si profet i Zotit të botëve. Kështu, Musai kishte humbur rrugën, kur pa nga larg një zjarr. Ndërkohë po ndiente të ftohtë dhe nuk kishte me çfarë të ngrohej.
20:10Page 312
إِذۡ رَءَا نَارٗا فَقَالَ لِأَهۡلِهِ ٱمۡكُثُوٓاْ إِنِّيٓ ءَانَسۡتُ نَارٗا لَّعَلِّيٓ ءَاتِيكُم مِّنۡهَا بِقَبَسٍ أَوۡ أَجِدُ عَلَى ٱلنَّارِ هُدٗى ١٠
When he saw a fire and said to his family, "Stay here; indeed, I have perceived a fire; perhaps I can bring you a torch or find at the fire some guidance."
Ja. Ai pa një zjarr dhe i tha familjes së vet: “Rrini ku jeni, se vërejta një zjarr! Ndoshta mund t’ju sjell ndonjë dru të ndezur prej tij, ose të gjej pranë zjarrit ndonjë udhërrëfyes.”. - Ai pa zjarr në të djathtë të malit Tur dhe tha: “Po iki atje, se mbase ju sjell ndonjë shkarpë të ndezur për zjarr ose mos gjej atje ndonjë njeri, që të na tregojë rrugën. Musai po kërkonte dritë dhe orientim, për udhëtimin e tij në tokë, por atje ku shkoi gjeti dritë dhe udhëzim shpirtëror. Atje gjeti dritën e Shpalljes, përmes së cilës do të ndriçoheshin shpirtrat dhe zemrat me një orientim të plotë dhe të saktë, duke u udhëzuar në rrugën e drejtë, që të çon në kopshtet e mirësisë. Kësisoj, Musait po i ndodhte diçka që nuk e kishte pritur kurrë dhe as që nuk i kishte shkuar ndër mend.
20:11Page 312
فَلَمَّآ أَتَىٰهَا نُودِيَ يَٰمُوسَىٰٓ ١١
And when he came to it, he was called, "O Moses,
Por, kur shkoi te zjarri, u dëgjua një zë: “O Musa!”. - Kur iu afrua zjarrit që kishte parë nga larg, Musai vuri re se ishte një zjarr jo i zakontë. Ai ishte një zjarr që digjte, por edhe që shkëlqente e rrezantonte shumë dritë. Për këtë tregon edhe fjala e Profetit (a.s), i cili, duke përshkruar perden e Zotit, thotë: “Perdja e Tij është dritë ose zjarr. Nëse do ta zbulonte, rrezatimi i Fytyrës së Tij do të digjte gjithçka ku shkonte shikimi i Tij (pra, çdo gjë).” Kur mbërriti atje, Musai dëgjoi që e thirrën. Ishte Allahu që e thirri dhe i foli, sikurse thuhet në një ajet tjetër: “Përmendju në Libër Musain! Ai ishte i zgjedhur dhe ishte i dërguar dhe profet. Ne e thirrëm atë nga ana e djathtë e kodrës Tur dhe e afruam për t’i folur nga afër”. [Merjem 51, 52]. I Madhëruari i tha:
20:12Page 312
إِنِّيٓ أَنَا۠ رَبُّكَ فَٱخۡلَعۡ نَعۡلَيۡكَ إِنَّكَ بِٱلۡوَادِ ٱلۡمُقَدَّسِ طُوٗى ١٢
Indeed, I am your Lord, so remove your sandals. Indeed, you are in the blessed valley of Ṭuwā.
Jam Unë Zoti yt. -I tha se Ai ishte Zoti i tij dhe e urdhëroi që të përgatitej për bisedën e afërt e të ngushtë, që do të zhvillohej në vijim. Musai duhej të kujdesej mirë për këtë mirësi të pashembullt.Hiqi nallanet sepse ndodhesh në luginën e shenjtë të Tuvasë! - Allahu urdhëroi që të hiqte sandalet, sepse ndodhej në një luginë të pastër, të shenjtë e madhështore. Do të mjaftonte si shenjtëri e madhështi e saj vetëm fakti që Zoti e përzgjodhi si vend për t’i folur Musait, të cilin e ka quajtur Kelimullah, domethënë, “Ai të cilit i foli Allahu.” Disa interpretues të tjerë të Kur'anit thonë se Allahu e urdhëroi Musain të hiqte sandalet, sepse ato ishin punuar me lëkurë gomari. Megjithatë, Allahu është më i ditur për gjithçka.
20:13–14Page 313
وَأَنَا ٱخۡتَرۡتُكَ فَٱسۡتَمِعۡ لِمَا يُوحَىٰٓ ١٣
And I have chosen you, so listen to what is revealed [to you].
إِنَّنِيٓ أَنَا ٱللَّهُ لَآ إِلَٰهَ إِلَّآ أَنَا۠ فَٱعۡبُدۡنِي وَأَقِمِ ٱلصَّلَوٰةَ لِذِكۡرِيٓ ١٤
Indeed, I am Allāh. There is no deity except Me, so worship Me and establish prayer for My remembrance.
Unë të kam zgjedhur ty... -Unë të zgjodha, të dallova, të veçova nga të gjithë njerëzit. Kjo ishte mirësia më e madhe e Zotit mbi Musain, që meriton mirënjohje shumë të madhe, ashtu siç e meriton një mirësi e tillë e pashembullt. Duke i treguar pikërisht mënyrën e shprehjes së mirënjohjes, Allahu i tha:...prandaj dëgjoje mirë atë që po të shpallet! Jam Unë Allahu. -Përkushtoje të gjithë dëgjimin tënd në atë që po të shpallet, sepse kjo shpallje e meriton një respekt dhe interesim të tillë! Tashmë ty do të përcillen themelet e fesë dhe të besimit Islam. Më pas, i Madhëruari vijon të shtjellojë Shpalljen dhe këto themele të rëndësishme:Nuk ka zot tjetër(të denjë për adhurim)përveç Meje. -Allahut i takon i gjithë adhurimi. Ai është i vetmi i adhuruar me meritë, sepse Ai është i plotë e absolut në atributet e Tij, është i pakrahasueshëm dhe i vetëm në veprat dhe cilësitë e Tij. Ai nuk ka shembull, nuk ka të ngjashëm, as të barabartë e të njëjtë në emrat, cilësitë dhe veprat e Tij.Pra vetëm Mua më adhuro dhe fale namazin rregullisht për të më kujtuar Mua! - Vetëm Mua m’i përkushto të gjitha llojet e adhurimeve, ato të shfaqura haptaz dhe ato të fshehtat, ato që janë themele dhe ato që janë degëzime. Pastaj i Madhëruari thekson namazin, edhe pse për të na nxit më sipër në mënyrë të përgjithëshme. E përmend namazin veçmas, për shkak të vlerës dhe rëndësisë së tij të madhe. Ky lloj adhurimi është adhurimi ku marrin pjesë në harmoni zemra, gjuha dhe të gjithë gjymtyrët. Vëreni se si Allahu thotë: “... fale namazin për të më kujtuar Mua!” Sigurisht, kujtimi i Allahut me zemër është qëllimi më i lartë. Ai është një adhurim zemre, përmes së cilit arrihet lumturia. Ajo zemër e larguar nga përmendja e Allahut do të jetë e privuar nga të gjitha të mirat; ajo është një zemër e shkatërruar tërësisht. Allahu ka përcaktuar shumë adhurime, qëllimi i të cilave është të kujtojmë Atë. Vetëm kështu mund të rregullohet zemra e njeriut. Nuk ka dyshim se adhurimi më i rëndësishëm për këtë qëllim është falja e namazit. Allahu i Madhëruar thotë: “Lexoje atë që po të shpallet nga libri dhe fale namazin! Namazi të largon nga punët e shëmtuara dhe poshtërsitë. Përmendja e Allahut është më e rëndësishmja. Allahu di gjithçka që bëni ju.” [Ankebut 45]. Namazi të ndalon nga poshtërsitë dhe të këqijat dhe bën që ta kujtosh Allahun më shpesh me zemër. Kujtimi i Allahut me zemër është shumë herë më i rëndësishëm sesa thjesht largimi nga të këqijat. Këtë e sjell namazi. Me fjalë të tjera, dobia më e madhe që sjell namazi është kujtimi i Zotit. Kjo është një nga pjesët e teuhidit: Njësimi i Zotit në meritën e adhurimit. Merita e adhurimit është cilësi vetëm e Zotit, ndërsa krijesat duhet t’i shprehin Atij me përunjësi adhurimin e tyre.
20:15Page 313
إِنَّ ٱلسَّاعَةَ ءَاتِيَةٌ أَكَادُ أُخۡفِيهَا لِتُجۡزَىٰ كُلُّ نَفۡسِۭ بِمَا تَسۡعَىٰ ١٥
Indeed, the Hour is coming - I almost conceal it1 - so that every soul may be recompensed according to that for which it strives.
Pa dyshim, Ora(e kijametit)do të vijë patjetër,... -Ora e Kijametit do të vijë patjetër në mënyrë të pakthyeshme....por Unë e kam fshehur atë... -Zoti e ka fshehur kohën e kësaj ndodhie, sikurse thotë në një ajet tjetër: “I lartësuar qoftë Ai, në dorën e të Cilit është sundimi i qiejve e i Tokës dhe i gjithçkaje që gjendet ndërmjet tyre! Vetëm Ai e di çastin e Kijametit dhe tek Ai do të ktheheni.” [Zuhruf 85]. Ose: “Njerëzit të pyesin për Orën (e Kijametit). Thuaju: “Për atë di vetëm Allahu. E, ku mund ta dish ti, ai ndoshta është afër!” [Ahzab 63]. Allahu e ka fshehur këtë çështje nga të gjitha krijesat, qofshin melekë të afërt dhe profetë të dërguar. Askush veç Tij nuk e di. Urtësia e ndodhisë së Kijametit është:... që çdokush të shpërblehet sipas përpjekjeve që ka bërë. - Të gjithë do të marrin atë që meritojnë për veprat e tyre, të mira ose të këqija. Kijameti është porta për në botën e shpërblimit ose ndëshkimit, sikurse thotë i Madhëruari: “Allahut i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë. Ai ka për t'i dënuar ata që bëjnë keq sipas veprave të veta e ka për t’u dhënë shpërblimin më të mirë atyre që bëjnë vepra të mira.” [Nexhm 31].
20:16Page 313
فَلَا يَصُدَّنَّكَ عَنۡهَا مَن لَّا يُؤۡمِنُ بِهَا وَٱتَّبَعَ هَوَىٰهُ فَتَرۡدَىٰ ١٦
So do not let one avert you from it1 who does not believe in it and follows his desire, for you [then] would perish.
Prandaj, mos e lejo atë që nuk beson në të (Ditën e Kjametit)dhe që është dhënë pas dëshirave të tij të të devijojë (nga rruga e drejtë),se atëherë do të shkatërrohesh. - Kurrsesi mos të të lëkundin nga besimi në Ditën e Kijametit dhe nga përgatitja për të, ata të cilët nuk e besojnë se ajo do të ndodhë. Mosbesimi i tyre nuk duhet të bëhet pengesë për ty që të përgatitesh për atë ditë dhe ta besosh me bindje atë. Mohuesit e Ditës së Gjykimit jo vetëm që nuk e besojnë vetë, por përpiqen që të fusin dyshime e pasiguri edhe në zemrat e besimtarëve, duke polemizuar me kotësira. Ata thjesht pasojnë epshin e tyre. Ata nuk synojnë aspak që të gjejnë të vërtetën me polemikat e tyre. Qëllimi i tyre final janë dëshirat dhe duan ta justifikojnë këtë gjë. Kujdes nga këta lloj njerëzish! Kurrë mos ua vër veshin fjalëve që të shtyjnë ta mohosh besimin e drejtë! Kurrë mos i dëgjo fjalët e atyre që duan të prishin besimin në Ditën e Gjykimit dhe të pengojnë që të përgatitesh për atë ditë! Kujdes! Njerëzit janë të prirur t’i përgjasojnë llojit të tyre dhe të anojnë drejt unifikimit me ta. Për këtë arsye, Allahu i Madhëruar na paralajmëron që të jemi shumë të kujdesshëm në këtë aspekt. Ai na urdhëron që t’i përmbahemi rrugës që Ai na ka treguar përmes Shpalljes dhe të mos ndikohemi nga fjalët e shumta e të zbukuruara, që të turbullojnë mendjen. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm nga çdokush që fton në të kotën dhe na pengon nga besimi themelor, madje edhe nga ata që pengojnë për plotësimin e besimit. Ne duhet të ruhemi nga çdo gjë që fut dyshime në zemër. Allahu i Madhëruar përmend besimin tek Ai, adhurimin e Tij dhe besimin në Ditën e Gjykimit, sepse këto janë themele të imanit dhe bazat e fesë, të cilat duhet të jetë të palëkundura dhe duhet të ruhesh nga çdokush dhe gjithçka që fut dyshime në to. Nëse ato baza janë të kompletuara, i tillë do të jetë edhe besimi i njeriut. Por nëse ato cenohen ose zhduken, atëherë në të njëjtën shkallë do të cenohet ose zhduket edhe besimi. Kjo i ngjan shumë fjalës së Allahut që na tregon se cilët do të jenë të lumturit dhe të shpëtuarit: “Ata që besuan (në Kur'anin), judejtë, sabi’inët e të krishterët, kushdo prej tyre që besoi në Allahun e Ditën e Gjykimit (me besim të drejtë) dhe bëri vepra të mira (sipas shpalljes së Zotit) për ta nuk do të ketë frikë e as pikëllim.” [Maide 69]. Më pas Allahu thotë: “...se atëherë do të shkatërrohesh.” Pra, nëse ndjek rrugën e atyre që të pengojnë nga bazat e fesë tënde, ke për t’u shkatërruar dhe ke për të mbetur i dëshpëruar.
Pasi i tregoi themelet e besimit, Allahu i Madhëruar i foli për disa mrekulli, që zemra e tij të qetësohej dhe imani t’i forcohej. Gjithashtu, Allahu i premtoi se do ta ndihmonte kundër armikut të tij.Ç’është ajo në të djathtën tënde, o Musa? - Allahu i Madhëruar e dinte shumë mirë se çfarë ishte ajo në të djathtën e Musait, por i foli për ta bërë të vëmendshëm në atë që do të ndodhte më pas. Musai u përgjigj:
20:18Page 313
قَالَ هِيَ عَصَايَ أَتَوَكَّؤُاْ عَلَيۡهَا وَأَهُشُّ بِهَا عَلَىٰ غَنَمِي وَلِيَ فِيهَا مَـَٔارِبُ أُخۡرَىٰ ١٨
He said, "It is my staff; I lean upon it, and I bring down leaves for my sheep and I have therein other uses."
Ai(Musai)tha: “Ai është shkopi im, me të cilin mbahem dhe u shkund gjethe dhenve të mia;... - Musai përmendi dy arsye pse e mbante shkopin: ai e përdorte si bastun kur ecte dhe, gjithashtu, me të shkundte gjethe pemësh për të ushqyer bagëtitë. Kjo tregonte edhe dhembshurinë e Musait, që kujdesej për bagëtitë deri në këtë masë. Ishte Allahu ai që e dalloi me të tilla cilësi. Kështu i zgjedh Allahu të dashurit e Tij, me urtësinë dhe mëshirën e Tij të gjerë.... me të kryej edhe punë të tjera." - Kam edhe dobi të tjera, veç këtyre. Vini re edukatën e lartë të Musait në përgjigje. Pyetja kishte si synim jo vetëm se çfarë ishte sendi në të djathtën e Musait, por edhe pse përdorej ai. Musai nuk u përgjigj shkurt e prerë, duke thënë thjesht: “Ky është shkopi im.” Ai tregoi edhe dobitë kryesore të shkopit, që përgjigjja të ishte sa më e plotë. Kjo është një edukatë e lartë në komunikim.Atëherë, pasi e bëri Musain të vëmendshëm për shkopin që mbante në dorë dhe për çfarë shërbente ai, Allahu i Madhëruar i tha:
20:19–20Page 313
قَالَ أَلۡقِهَا يَٰمُوسَىٰ ١٩
[Allāh] said, "Throw it down, O Moses."
فَأَلۡقَىٰهَا فَإِذَا هِيَ حَيَّةٞ تَسۡعَىٰ ٢٠
So he threw it down, and thereupon it was a snake, moving swiftly.
Ai (Allahu)i tha: “Hidhe atë, o Musa!” Ai e hodhi atë, dhe ja! Ai u bë gjarpër (i madh)që lëvizte me shpejtësi. - Shkopi u shndërrua në një gjarpër të madh. Musai u largua me nxitim, i trembur aq sa nuk e kthente kokën pas. Allahu thotë se gjarpri lëvizte dhe zvarritej, që të mos ketë asnjë dyshim se ai ishte vërtet gjarpër. Mbase në të tilla situata, njeriu mund të mendojë se ishte thjesht një iluzion, por Allahu i Madhëruar largon çdo dyshim për këtë. Pastaj i tha Musait:
20:21Page 313
قَالَ خُذۡهَا وَلَا تَخَفۡۖ سَنُعِيدُهَا سِيرَتَهَا ٱلۡأُولَىٰ ٢١
[Allāh] said, "Seize it and fear not; We will return it to its former condition.
(Allahu i)Tha: “Merre atë, e mos u frikëso! Ne do ta kthejmë atë menjëherë në gjendjen e tij të mëparshme.” - Nuk ka për të të ndodhur gjë. Me ta kapur me dorë, gjarpri u kthye përsëri në shkop, siç ishte më parë.
20:22Page 313
وَٱضۡمُمۡ يَدَكَ إِلَىٰ جَنَاحِكَ تَخۡرُجۡ بَيۡضَآءَ مِنۡ غَيۡرِ سُوٓءٍ ءَايَةً أُخۡرَىٰ ٢٢
And draw in your hand to your side; it will come out white without disease - another sign,
Fute dorën nën sqetullën tënde... -Fute dorën tënde nën sqetull, shtrëngoje me krahun tjetër, dhe pastaj shihe si do të dalë!...dhe ajo do të dalë e bardhë (dhe e ndritshme)pa asnjë të keqe(sëmundje)! -Ajo ishte një e bardhë vezulluese, pa asnjë lloj sëmundjeje, si lebra apo sëmundje tjetër.Kjo është një Shenjë tjetër, - Edhe kjo ishte një shenjë, sikurse thotë Allahu në një ajet tjetër: “Këto janë dy argumente nga Zoti yt për te Faraoni dhe rrethi i tij, se ata janë vërtet popull i prishur.” [Kasas 32].
20:23Page 313
لِنُرِيَكَ مِنۡ ءَايَٰتِنَا ٱلۡكُبۡرَى ٢٣
That We may show you [some] of Our greater signs.
Për të treguar ty(dy)nga Shenjat Tona më të mëdha. - Këto po t’i japim që të të tregojmë disa nga mrekullitë Tona të mëdha, të cilat tregojnë se je Profet i Zotit dhe Shpallja që do të jepet është e vërtetë. T’i japim, gjithashtu, që zemra të të qartësohet, të të shtohet dituria dhe të jesh i bindur dhe i sigurt në premtimin dhe ndihmën e Zotit. Këto do të shërbejnë si shenja, kur të ftosh në besimin e drejtë popullin tënd.
20:24Page 313
ٱذۡهَبۡ إِلَىٰ فِرۡعَوۡنَ إِنَّهُۥ طَغَىٰ ٢٤
Go to Pharaoh. Indeed, he has transgressed [i.e., tyrannized]."
Shko te faraoni sepse, ai vërtet i ka kaluar të gjithë kufijtë! - Pasi e bëri Profet dhe pasi i tregoi shenjat e mëdha, Allahu i Madhëruar e urdhëroi Musain të shkonte tek Faraoni, sundimtari i Misirit, sepse ai i kishte kaluar kufijtë. Ai ishte treguar arrogant e tiran. Faraoni i kishte kaluar kufijtë me mohimin e Zotit, me shkatërrime, padrejtësi dhe me shtypjen e të dobtëve. Madje ai, - Allahu e shëmtoftë! - shkoi më larg se kaq dhe pretendoi se ishte Zot. Kalimi i kufijve ishte shkak për shkatërrimin e tij. Megjithatë, Allahu i Madhëruar është i Mëshirshëm, i Urtë dhe i Drejtë dhe nuk ndëshkon asnjë pa i çuar argumente përmes profetëve. Atëherë e kuptoi Musai se po mbante një peshë të rëndë. Ai do të shkonte si i dërguar i Zotit tek ky tiran i pamëshirshëm, arrogant e inatçor, të cilit nuk i dilte para askush në Misir. Përveç kësaj, ishte edhe një çështje tjetër shumë shqetësuese. Musai (a.s) ishte shpallur në kërkim për një vrasje në popullin e Faraonit. Megjithatë, ai e pranoi urdhrin e Zotit të tij, me kënaqësi e nënshtrim dhe iu lut Atij për ndihmë e lehtësim. Në fakt, kjo lutje ishte edhe një përpjekje nga Musai për të bërë sa mëmirë punën e davetit:
20:25Page 313
قَالَ رَبِّ ٱشۡرَحۡ لِي صَدۡرِي ٢٥
[Moses] said, "My Lord, expand [i.e., relax] for me my breast [with assurance]
Musai tha: “O Zoti im! Zgjeroma gjoksin"... - Më zgjero gjoksin, që të jem në gjendje të përballoj çdo vështirësi që mund të më shkaktojnë fjalët dhe veprimet e kundërshtarit. Bëj që zemra ime të mos ndikohet nga ato dhe shpirti të mos më ngushtohet. Nëse zemra ngushtohet, njeriu nuk ka më forcë për të ftuar të tjerët në rrugën e Zotit. Allahu i Madhëruar i tha profetit Muhamed (a.s) në një ajet: “Në sajë të mëshirës së Allahut, ti u solle me butësi me ta. Sikur të ishe i ashpër dhe i vrazhdë, ata do largoheshin prej teje. Fali dhe kërko falje (nga Allahu) për ta! Këshillohu me ta për të gjitha çështjet, e kur të vendosësh, atëherë mbështetju Allahut! Allahu i do ata që i mbështeten Atij. Nëse ju ndihmon Allahu, atëherë nuk ka kush që mund t’ju mposhtë. Por nëse Ai ju lë pa ndihmë, atëherë kush është ai që mund t’ju ndihmojë?! Pra, vetëm Allahut le t’i mbështeten besimtarët!” [Al Imran 159, 160]. Domethënë, shpresohej që krijesat ta pranonin të vërtetën, me butësinë dhe gjoksin tënd të zgjeruar. Nëse Allahu të ndihmon dhe ta lehtëson një punë, fitorja është e sigurt, prandaj Musai tha:
..."lehtësoma këtë punë"... - Ma lehtëso çdo çështje që nis me emrin Tënd dhe çdo rrugë që marr për kënaqësinë Tënde! M’i lehtëso problemet që do të më dalin përpara! Të t'i lehtësojë veprat Allahu do të thotë që Ai të ta prijë mbarë që t’i hysh çështjeve nga porta e duhur e me mënyrën e duhur, që çdokujt t’i drejtohesh me mënyrën më të përshtatshme, që njerëzit ta pranojnë ftesën tënde dhe ti të gjesh rrugën më të shkurtër për arritjen e qëllimeve të tua.
20:27–28Page 313
وَٱحۡلُلۡ عُقۡدَةٗ مِّن لِّسَانِي ٢٧
And untie the knot from my tongue
يَفۡقَهُواْ قَوۡلِي ٢٨
That they may understand my speech.
... "Dhe zgjidhma nyjën e gjuhës (pengesën që kam kur flas),Që ta kuptojnë fjalën time!" - Musai kishte njëfarë vështirësie në të folur, aq sa thuajse nuk kuptohej çfarë fliste, shpjegojnë mufesirët. Allahu tregon në një ajet tjetër se vetë Musai tha: “Vëllai im, Haruni, është më orator se unë. Prandaj, dërgoje atë me mua si ndihmë, që t’i vërtetojë fjalët e mia. Unë kam frikë se nuk do të më besojnë.” Kështu, Musai u lut që Allahu t'ia zgjidhte gjuhën, që njerëzit t’ia kuptonin fjalët dhe misioni i tij të përmbushej me sukses. Misioni i Musait ishte kumtimi i të vërtetës dhe mesazhit të Zotit, si edhe sqarimi i plotë i kuptimeve të këtij mesazhi.
20:29–30Page 313
وَٱجۡعَل لِّي وَزِيرٗا مِّنۡ أَهۡلِي ٢٩
And appoint for me a minister [i.e., assistant] from my family -
هَٰرُونَ أَخِي ٣٠
Aaron, my brother.
"Më jep një ndihmëtar nga familja ime, Harunin, timvëlla!" - Bëje Harunin ndihmësin tim, që të më mbështesë në mision! Musai kërkoi që mbështetësi të ishte prej familjes së tij, sepse ky do të ishte një prestigj e mirësi e madhe për familjen. Nuk ka dyshim se, njerëzit që meritojnë më shumë bamirësi prej teje, janë të afërmit e tu, prandaj Musai e përmendi konkretisht edhe me emër, duke thënë: “...Harunin, vëllanë tim!"
"Ma shto fuqinë me të"... - Ma shto forcën me vëllanë tim! Bëj Harunin mbështetjen time! Dhe Allahu i tha: “Ne do të ta shtojmë mbështetjen me vëllanë tënd dhe do t’ju japim pushtet me shenjat Tona, që ata të mos ju afrohen. Ju të dy dhe ata që ju pasojnë, do të jeni ngadhënjimtarë.”. [Kasas 35].
..."dhe bëma shok në punën time"... - Musai i kërkoi Allahut që ta bënte Harunin profet, ashtu siç kishte bërë edhe vetë Musain.
20:33–34Page 313
كَيۡ نُسَبِّحَكَ كَثِيرٗا ٣٣
That we may exalt You much
وَنَذۡكُرَكَ كَثِيرًا ٣٤
And remember You much.
... "Që të të lavdërojmë Ty shumë e më shumë. Dhe të të kujtojmë Ty shumë e më shumë!" - Musai (a.s) e dinte mirë se e gjithë feja dhe të gjitha adhurimet ndërtohen mbi përmendjen e Zotit. Kjo qe arsyeja që ai u lut që ta kishte vëllanë si mbështetës, në mënyrë që ta ndihmonin njëri-tjetrin në përmendjen sa më shumë të Allahut dhe që të ndihmonin njëri-tjetrin në vepra të mira e devotshmëri. Kështu, të dy vëllezërit do ta përmendin më shumë Allahun me tesbih, tahlil dhe me çdo lloj adhurimi tjetër.
"Vërtet, Ti je Ai që i sheh gjithmonë punët tona.”. - Ti, o Zot, e njeh mirë dobësinë e varfërinë tonë, e di mirë nevojën tonë ndaj Teje, në çdo çështje. Ti je më i Ditur dhe më i Mëshirshëm për ne, sesa ne për vetet tona. Na dhuro mirësi me mëshirën Tënde dhe përgjigjju lutjeve tona! Atëherë, Allahu i Madhëruar, i tha:
20:36Page 313
قَالَ قَدۡ أُوتِيتَ سُؤۡلَكَ يَٰمُوسَىٰ ٣٦
[Allāh] said, "You have been granted your request, O Moses.
Ai (Allahu) tha: “T’u dha ajo që kërkove, o Musa.” - Do të t’i jap të gjitha sa më kërkove. Allahu do ta zgjerojë gjoksin, do t’i lehtësojë çështjet, do ta zgjidhë gjuhën, që njerëzit të të kuptojnë qartë dhe që ta kryesh misionin me sukses. Për këtë mision nuk do të jesh vetëm, sepse do të të shtojmë mbështetjen më vëllanë tënd, Harunin. Veç kësaj, Allahu i tha: “Ne do të ta shtojmë përkrahjen me vëllanë tënd dhe do t’ju japim pushtet me shenjat Tona, që ata të mos ju afrohen. Ju të dy dhe ata që ju pasojnë, do të jeni ngadhënjimtarë”. [Kasas 35]. Këto lutje të Musait tregojnë për diturinë e tij të thellë rreth Zotit të Madhëruar. Ato tregojnë për mprehtësinë dhe mençurinë e tij në trajtimin e çështjeve. Gjithashtu, ato dëshmojnë për dëshirën e mirë të Musait për të rregulluar dhe për të sjellë sa më shumë dobi për njerëzinë. I tillë duhet të jetë mësuesi dhe ftuesi i njerëzve në të mirën, në mënyrë të veçantë kur ka të bëjë me njerëz inatçorë, arrogantë e tiranë, kryeneçë e të pabindur. Përballë kësaj kategorie njerëzish, ftuesi ka nevojë të ketë gjoks të zgjeruar dhe zemër të madhe e durimtare, të mbushur me butësi e mëshirë, tolerancë e falje, në mënyrë që t’i bëjë ballë çdo lloj mundimi me të cilin do të përballet, t’i bëjë ballë furtunës me fjalë të shëmtuara e fyese, që do të derdhen mbi të. Ai ka nevojë për oratori dhe një gjuhë të zhdërvjellët e të mprehtë, të ëmbël dhe të aftë për të sqaruar sa më mirë të vërtetën. Oratoria dhe elokuenca në të tilla çështje është element i domosdoshëm, sepse përballjet në këto raste janë të forta dhe të mprehta. Është e nevojshme që, nëpërmjet fjalëve, të paraqesësh të vërtetën në formën më të bukur. Përveç kësaj, daveti kërkon mendje të urtë dhe stil të përshtatshëm komunikimi, sepse duhet t’i drejtohesh njerëzve ashtu siç u shkon për shtat, për të qenë sa më i dobishëm dhe që misioni të dalë me sukses. Mbi të gjitha, këtu është e nevojshme që Allahu të të lehtësojë çdo çështje, në mënyrë që ta nisësh nga ana e duhur, që t’i ftosh njerëzit në rrugën e drejtë me urtësi e butësi, që edhe polemikën ta bësh me mençuri dhe të jesh bindës. Në përfundim, është e nevojshme që Zoti të të japë mbështetës e bashkëpunëtorë të mirë në misionin tënd. Sa më shumë zëra të ngrihen për të mbrojtur e përhapur të vërtetën, aq më ndikues do të jenë ata. Kështu, Musai i dinte mirë këto çështje, prandaj u lut për to, dhe Allahu ia plotësoi të gjitha. Nëse studion historinë e profetëve, sheh se ata të gjithë i kanë patur këto cilësi dhe aftësi. Sigurisht, më i miri i të gjithëve është Muhamedi (a.s), i cili qëndron në nivelin më të lartë. Me gjoksin më të zgjeruar, atij iu lehtësuan të gjitha veprat, iu dha elokuencë e plotë dhe bukuria e të shprehurit. Atij iu dhanë shokët dhe mbështetësit më besnikë dhe durimtarë. Atij iu dha një popull pasues, që qëndron i palëkundur në fenë e tij.
20:37Page 313
وَلَقَدۡ مَنَنَّا عَلَيۡكَ مَرَّةً أُخۡرَىٰٓ ٣٧
And We had already conferred favor upon you another time,
Ne të kemi bërë mirësi një herë tjetër më parë. - Në ajetet e mësipërme, Allahu i Madhëruar përmendi mirësitë e shumta që i dhuroi Musait (a.s) në lidhje me fenë dhe besimin, me shpalljen dhe mesazhin, si dhe me përgjigjen e lutjeve të tij. Në vijim, Allahu i Madhëruar i kujton Musait përkujdesin që Ai kishte treguar për të që në vogëli dhe gjatë gjithë fazave të jetëssë tij. Ai i thotë:
20:38–39Page 314
إِذۡ أَوۡحَيۡنَآ إِلَىٰٓ أُمِّكَ مَا يُوحَىٰٓ ٣٨
When We inspired to your mother what We inspired,
أَنِ ٱقۡذِفِيهِ فِي ٱلتَّابُوتِ فَٱقۡذِفِيهِ فِي ٱلۡيَمِّ فَلۡيُلۡقِهِ ٱلۡيَمُّ بِٱلسَّاحِلِ يَأۡخُذۡهُ عَدُوّٞ لِّي وَعَدُوّٞ لَّهُۥۚ وَأَلۡقَيۡتُ عَلَيۡكَ مَحَبَّةٗ مِّنِّي وَلِتُصۡنَعَ عَلَىٰ عَيۡنِيٓ ٣٩
[Saying], 'Cast him into the chest and cast it into the river, and the river will throw it onto the bank; there will take him an enemy to Me and an enemy to him.' And I bestowed upon you love from Me1 that you would be brought up under My eye [i.e., observation and care].
Ja. Atëherë, kur nënën tënde e frymëzuam(dhe i thamë)“Vëre(fëmijën)në arkë dhe hidhe(arkën)në lumë! Lumi do ta nxjerrë në breg dhe atë do ta marrë armiku Im dhe i tij.” -Ne e frymëzuam nënën tënde, që të të vendoste ty në djep dhe të të lëshonte në lumë. Ajo duhej ta bënte këtë, sepse Faraoni urdhëroi që të vriteshin të gjithë djemtë e Izraelitëve. Ajo e vendosi Musain e vogël në një sënduk dhe e lëshoi në rrjedhën e lumit Nil. Nga ana tjetër, Allahu e urdhëroi lumin që ta nxirrte foshnjën në breg, madje bëri që të binte në dorën e armikut të tij më të përbetuar, Faraonit, dhe të rritej mes fëmijëve të pallatit. Allahu bëri që Musain ta donin të gjithë ata që e shihnin, prandaj thotë më pas:Por Unë hodha(në zemra të njerëzve)dashuri ndaj teje,... -Pra, çdokush që e shihte e donte shumë.... që të edukoheshe nën Syrin (kujdesin)Tim. - U rrite nën vëzhgimin, ruajtjen dhe përkujdesjen Time të veçantë. E ku ka përkujdesje më të mirë e të plotë sesa përkujdesja e Bamirësit Mëshirëplotë?! Ai është që kujdeset më së tepërmi t’i dhurojë robit të Tij të mira e ta ruajë nga të këqijat. Në çdo moment të jetës së Musait (a.s), ishte Allahu i Madhëruar Ai që përkujdesej dhe i rregullonte çështjet për të mirën e Musait (a.s). Prej kujdesit të Allahut ishte edhe rasti kur Musai ra në dorën e armikut më të përbetuar dhe zemra e nënës së tij ngriu nga frika, sepse Faraoni gati e zbuloi se ishte fëmija e saj, por Allahu e forcoi zemrën e saj. Në këtë gjendje, Allahu bëri që Musai i vogël të mos pranonte asnjë gjidhënëse tjetër, veç nënës së vet natyrale. Në këtë mënyrë, Allahu e ktheu Musain në duart e nënës së vet, që ta pushtonte me dashuri dhe t’i jepte gji. Zemra e nënës u qetësua dhe syri i saj u kënaq, teksa e shihte të birin duke u rritur. Kur Musait i ofruan disa gjidhënëse e ai nuk i pranonte, ndodhi diçka:
Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences