As-Sa'di · Tafsir · in Albanian
يونس
Yunus
Jonah · Meccan · 109 ayahs
10:1Page 208
الٓرۚ تِلۡكَ ءَايَٰتُ ٱلۡكِتَٰبِ ٱلۡحَكِيمِ ١
Elif, Lam, Ra. Këto janë ajetet e Librit plot të urtësi. -Ky është Kur'ani i mrekullueshëm, i cili përmbledh çdo të vërtetë dhe ligj madhështor. Ajetet e këtij libri shtjellojnë çdo çështje të imanit korrekt dhe të vërtetë në mënyrë të qartë. Ai u qartëson plotësisht robërve urdhëresat dhe ndalesat e ligjit të Zotit. E gjithë bota e ka detyrë që ta pohojë, pranojë dhe besojë këtë ligj e porosi dhe të nënshtrohet për të jetuar sipas tij. Megjithatë, shumica e tyre i kthejnë shpinën. Me paditurinë e tyre, në vend që të mësojnë prej kësaj Shpalljeje madhështore, ata shprehin një habi të pakuptimtë. Prandaj i Madhëruari thotë:
10:2Page 208
أَكَانَ لِلنَّاسِ عَجَبًا أَنۡ أَوۡحَيۡنَآ إِلَىٰ رَجُلٖ مِّنۡهُمۡ أَنۡ أَنذِرِ ٱلنَّاسَ وَبَشِّرِ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ أَنَّ لَهُمۡ قَدَمَ صِدۡقٍ عِندَ رَبِّهِمۡۗ قَالَ ٱلۡكَٰفِرُونَ إِنَّ هَٰذَا لَسَٰحِرٞ مُّبِينٌ ٢
Have the people been amazed that We revealed [revelation] to a man from among them, [saying], "Warn mankind and give good tidings to those who believe that they will have a [firm] precedence of honor1 with their Lord"? [But] the disbelievers say, "Indeed, this is an obvious magician."
Vallë, pse është çudi për njerëzit, që Ne i shpallëm një burri nga mesi i tyre: “Tërhiqu vërejtjen njerëzve dhe përgëzoji ata që besojnë se ata do të kenë shpërblime të mëdha (premtim i sigurt)nga Zoti i tyre!”? -Ata u çuditën që Allahu i Madhëruar i'a shpalli Kur'anin Profetit të Tij dhe e bëri atë qortues dhe përgëzues. Ky ishte misioni i të gjithë profetëve. Ata qortonin dhe kërcënonin popujt që të ruheshin nga ndëshkimi dhe zemërimi i Allahut. Ata i paralajmëronin popujt e tyre që t'u përmbaheshin shpalljeve dhe ligjit të Zotit dhe u kujtonin vazhdimisht atyre argumentet dhe faktet e pakundërshtueshme të Allahut, si dhe mrekullitë e Tij. Ata, nga ana tjetër, i përgëzonin besimtarët që vërtet kishin besim të sinqertë, të pastër dhe korrekt, se ata do të kishin shpërblim të madh dhe të bollshëm tek Allahu i Lartësuar. Shpërblimi i besimtarëve është i sigurt dhe i shumëfishuar tek Allahu, për shkak të veprave të sinqerta, të çiltra dhe korrekte që ata bëjnë të nxitur prej besimit të tyre. Kështu, mohuesit u çuditën nga ky burrë i madh dhe misioni i tij dhe nuk u nënshtruan që t’u bindeshin porosive të tij të vyera. Madje, kur u përballën me të ata thanë:Ata që nuk besojnë, thonë: “Ky është vërtet një magjistar i madh!” -Sipas tyre, ai ishte thjesht një njeri i magjepsur, që vepronte me magjinë e tij të qartë. Kjo, sipas tyre, ishte e kuptueshme dhe e dukshme për të gjithë. Por kjo, pa dyshim, ishte shprehje e inatit dhe e mendjemadhësisë së tyre. Ata shprehnin habi për një çështje që nuk ka asgjë për t’u habitur. Ajo që të habit, në fakt, ishte injoranca e tyre e thellë dhe paaftësia për njohjen e dobisë dhe të dëmit për veten e tyre. Është e çuditshme si nuk e pranonin dhe besonin vërtetësinë e atij Profeti, që Zoti e zgjodhi nga mesi i tyre. Ata e njihnin shumë mirë atë, madje e thërrisnin atë si "besniku i sinqertë". Megjithatë, përsëri e refuzuan ftesën e Tij të mrekullueshme dhe u kujdesën e luftuan me çdo mjet e rrugë për ta shkatërruar fenë e tij. Por Allahu dëshiron ta plotësojë dhe lartësojë fenë e Tij, edhe pse e urrejnë mohuesit.
10:3Page 208
إِنَّ رَبَّكُمُ ٱللَّهُ ٱلَّذِي خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ فِي سِتَّةِ أَيَّامٖ ثُمَّ ٱسۡتَوَىٰ عَلَى ٱلۡعَرۡشِۖ يُدَبِّرُ ٱلۡأَمۡرَۖ مَا مِن شَفِيعٍ إِلَّا مِنۢ بَعۡدِ إِذۡنِهِۦۚ ذَٰلِكُمُ ٱللَّهُ رَبُّكُمۡ فَٱعۡبُدُوهُۚ أَفَلَا تَذَكَّرُونَ ٣
Indeed, your Lord is Allāh, who created the heavens and the earth in six days and then established Himself above the Throne,1 arranging the matter [of His creation]. There is no intercessor except after His permission. That is Allāh, your Lord, so worship Him. Then will you not remember?
Allahu i Madhëruar, duke qartësuar (rububije-n) Zotërimin dhe sundimin e Allahut, (uluhije-n)meritën e adhurimit të Tij si Një dhe i Vetëm dhe madhështinë e Tij, thotë:Zoti juaj është Allahu, i Cili krijoi qiejt e Tokën brenda gjashtë ditësh dhe pastaj qëndroi mbi Arsh. -Ai i krijoi ato në gjashtë ditë, edhe pse është i plotfuqishëm t'i krijonte ato në një çast të vetëm. Me këtë, Ai dëshiroi të shfaqte dukshëm urtësinë e Tij dhe të tregojë se Ai është i Butë dhe i mëshirshëm në veprat e Tij. Ngaqë është i Urtë, Ai i krijoi ato me të vërtetën dhe për hir të së vërtetës. Ai dëshiroi që krijesat ta njohin me emrat dhe cilësitë e Tij të bukura dhe absolute, me atributet dhe veprat e Tij të mrekullueshme dhe madhështore dhe ta adhurojnë si Një të vetëm. Pastaj, pas krijimit të qiejve dhe të Tokës, i Madhëruari u lartësua dhe qëndroi mbi Arsh ashtu si i shkon madhështisë së Tij.Është Ai që i rregullon çështjet. -Ai rregullon dhe administron çështjet e botës qiellore dhe të asaj tokësore, Ai jep jetën dhe e sjell vdekjen, ai e zbret rizkun dhe i rrotullon e i këmben ditët e triumfit mes njerëzve. Është ai që largon fatkeqësinë e dëmin nga të dëmtuarit dhe është Ai që u përgjigjet lutësve. Të gjitha llojet e përkujdesjes zbresin dhe vijnë nga Ai dhe janë në dorën e Tij, ndërsa nevojat e robërve ngjiten pa pushim tek Ai. Të gjitha krijesat janë të përulura, të nënshtruara e nevojtare para krenarisë së Tij, të dobëta e të pa fuqishme para pushtetit dhe madhështisë së Tij. Ai thotë:S’ka ndërmjetësues tek Ai në asnjë mënyrë, veçse me lejen e Tij. -Askush nuk mund të bëjë ndërmjetësim, edhe sikur të jetë më i miri i krijesave, derisa Allahu të jape leje për këtë ndërmjetësim. Por Allahu i Lartësuar jep leje për ndërmjetësim veçse për ata me të cilët është i kënaqur që të ndërmjetësojnë dhe të ndërmjetësohet për ta. Dhe dihet me siguri se Allahu i Madhëruar është i kënaqur veçse me të sinqertët, që e kanë plotësuar dhe pastruar teuhidin, pra, njësimin e Tij në çdo aspekt.Ai është Allahu, Zoti juaj. Pra, adhurojeni Atë! -Ky është Allahu, Zoti juaj. Ai është Allahu, i përshkruari me të gjitha cilësitë absolute si i vetmi i Adhuruar. Ai është Rabbukum - Zoti, Krijuesi, Kujdestari Rregulluesi i veprave tuaja. Si i tillë, Ai është i përshkruar me rububije-n e plotë, përmbledhëse e të gjitha cilësive absolute të veprave të Tij. Prandaj vetëm Atë adhurojeni si Një të vetëm, me të gjitha llojet e adhurimeve.A nuk po kujtoni? -Kujtoni të gjitha ato fakte e argumente të shumta, që tregojnë se Ai është i vetmi që meriton t'i përkushtohen të gjitha adhurimet dhe lavdet (hamdet). Ai është Madhështori, Bujari i Gjithëmëshirshëm. Në ajetet e mësipërme, i Lartësuari përmendi se Ai është Sunduesi i gjithësisë dhe Kujdestari i çdo çështjeje në të. Është Ai që, me urtësinë, diturinë dhe mëshirën e Tij, ka vendosur ligjet e krijimit, të ekzistencës dhe të funksionimit të kësaj dynjaje. Është po Ai që ka vendosur edhe ligjet e Sheriatit dhe të fesë së Tij, përmes të cilave i mëson dhe urdhëron krijesat si ta adhurojnë Atë dhe të rregullojnë ligjet e jetës së tyre në këtë dynja. Qëllimi thelbësor i këtij ligji është që Allahu të jetë i vetmi i adhuruar nëpërmjet mënyrës që Ai e ka përcaktuar me anë të shpalljeve të Tij. Pasi përmendi këto çështje të rëndësishme, Allahu i Madhëruar tregon ligjin e shpërblimit, që, sigurisht, është veçse në dorën e Tij. Ai na kujton se do të na marrë në llogari dhe secilin do ta shpërblejë sipas veprave të kryera në këtë dynja. Ai thotë:Reth teuhidit Rububije Shejh Uthejmini thotë: Përkufizimi i tij: Hue ifrâdull-llâhi Bil ħalķi uel mulki uet-tedbîriNjësimi i Allahut në aspektin e krijimit, pushtetit e mbretërimit, dhe të administrimit dhe pushtetit për të vepruar në gjithësi. Pyetje: Çdo të thotë ifrâdull-llâhi bil ħalķ / Njëhsimi i Allahut në aspektin e krijimit? Përgjigje: Të njësosh Allahun në aspektin e krijimit do të thotë: “Që njeriu të besojë në mënyrë të sigurt dhe të pa tundur se nuk ka Krijues tjetër të gjithçkaje veç Zotit”. Thotë i lartësuari: E lâ lehul ħalķu uel emru. Vetëm Atij i takon Krijimi dhe sundimi mbi gjithçka. El ea'raf 54. Kjo fjali e përkufizon e specifikon pushtetin për të krijuar dhe sunduar vetëm për Allahun e lartësuar. Thotë i lartësuari: “A ka ndonjë Krijues tjetër veç Allahut që t’ju furnizojë juve prej qiellit dhe tokës? Fatir 3. Këto ajete na japin të kuptojmë se pushteti për të krijuar, për të sunduar, për të urdhëruar dhe ndaluar, për të furnizuar nga qielli dhe toka, janë veçse në dorën e Allahut dhe cilësi vetëm e Tij, e askujt tjetër. Pyetje:Allahu i lartësuar thotë në Kur'an: “I madhëruar qoftë Allahu, Krijuesi më i mirë”. Gjithashtu profeti a.s duke na treguar për ndëshkimin e madh që i pret ata që pikturojnë (krijesa me shpirt) na njofton se në ditën e gjykimit Allahu i lartësuar u drejtohet atyre dhe u thotë: “Aĥjû ma ħaleķtum / jepini jetë asaj që krijuat. Në të dyja këto tekste mund të kuptohet se ka edhe krijues të tjerë veç Allahut. Si mund t’i përgjigjemi kësaj?Përgjigje:Ky krijim për të cilin aludohet nuk është krijim i mirfilltë, i vërtetë. Krijim do të thotë të sjellësh në egzistencë diçka që nuk ka egzistuar. Pra krijimi për të cilin aludohet, nuk është sjellja në egzistencë e diçkaje pasi nuk egzistonte fare. Kjo është thjesht një transformim i diçkaje, nga një gjendje në një gjendje tjetër. Pastaj, gjithashtu mund të themi se ajo është e kufizuar dhe jo gjithpërfshirëse. Pra ajo aftësi është e kufizuar brenda mundësive të njeriut dhe e ngushtë brenda një rrethi caktuar. Pra edhe pse krijesat kanë një aftësi të tillë në “krijim”, kjo nuk bie ndesh me fjalën tonë dhe besimin në (Ifrâdull-llâhi bil ħalķ/ njësimin e Zotit në aspektin e krijimit).Pyetje:Çdo të thotë ifrâdull-llâhi bil mulk / Njëhsimi i Allahut në aspektin e pushtetit dhe mbretërimit?Përgjigje: Të njësosh Allahut në aspektin e pushtetit dhe mbretërimit dmth: “Që të besosh bindshëm dhe pa mëdyshje se krijesat i zotëron dhe sundon veçse Krijuesi i tyre. Thotë i lartësuari:Lil-lâhi mulkus-semâuâti uel erđi / vetëm i Allahut është pushteti, sundimi, pronësia e qiejve dhe e tokës.Thotë gjithashtu i madhëruari:Ķul men bi jedihî melekûtu kul-li shej’in Thuaj, në dorën e kujt është mbretërimi, sundimi, pronësia e gjithçkaje? Pyetje: Në Kur'an përmenden cilësitë e besimtarëve dhe mes tyre përmenden: “......edhe ata të cilët e ruajnë nderin e vet (sa i përket jetës intime), me përjashtim ndaj grave të veta (me kurorë) dhe ndaj atyre (robëreshave) që i kanë në pronësinë e vet, për të cilat nuk janë të qortuar”. Muminun 6. Në këtë ajet Allahu i lartësuar deklaron se edhe njeriu mund të quhet se “ka nën pronësi” diçka. Çfarë përgjigje mund t’i japim kësaj? A bie kjo në kundërshtim me besimin se nuk ka pronar tjetër të kësaj gjithësie veç Zotit? Përgjigje: Ky sundim apo pronësi për të cilin aludohet është i kufizuar dhe i ngushtë. Ai përfshin veçse një pjesë të ngushtë prej këtyre krijesave. Njeriu ka pushtet dhe pronësi mbi pronën e tij, jo mbi pronën e të tjerëve. Gjithashtu mund të themi se kjo është një pronësi e cunguar, sepse njeriu nuk ka pushtet të pakufishëm mbi pronën e tij. Për këtë arsye ai nuk mund të veprojë në të, veçse konform asaj mase dhe brenda kufijve të vendosur nga sherijati. Kështu p.sh nëse do të donte që të digjte pasurinë e tij apo t’i japë mundim dhe ta rrahë kafshën e tij, kjo nuk i lejohet. Ndërsa Allahu i lartësuar ka pushtet, pronësi, sundim absolutisht të plotë dhe gjithpërfshirës në të gjitha aspektet. Pyetje: Çdo të thotë ifrâdull-llâhi bit-tedbîr / njësimi i Allahut në aspektin e administrimit, rregullimit të çdo çështjeje? Përgjigje: Të njësojmë Allahun në aspektin e administrimit, rregullimit të çdo çështjeje d.m.th. që të besojmë plotësisht dhe pa mëdyshje se këtë gjithësi nuk e administron dhe nuk vepron në të askush veç Allahut të lartësuar dhe të vetëm në pushtetin e Tij. Thotë i lartësuari : “Thuaj: “Kush ju furnizon me ushqim nga qielli e nga Toka dhe kush e ka në dorë dëgjimin e shikimin tuaj? Kush e nxjerr të gjallin nga i vdekuri dhe kush e nxjerr të vdekurin nga i gjalli? Kush është Ai që rregullon çdo çështje?” Ata do të thonë: “Allahu”. Thuaj: “Atëherë, nuk keni frikë?”. Junus 31. Ndërsa përsa i përket administrimit dhe veprimit të njeriut ai është i kufizuar dhe i cunguar. Ai nuk mund të administrojë veçse atë që ka nën pronësinë e tij. Nuk mund të veprojë veçse në pronën e tij dhe brenda kufijve të mundësisë së tij. Askush prej idhujtarëve mes të cilëve u dërgua Muhamedi a.s nuk e ka kundështuar teuĥîdin rubûbij-je. Ata e pranonin këtë fakt. Thotë i lartësuari: “Nëse ti i pyet ata “Kush i krijoi qiejt e Tokën?”, me siguri do të thonë: “I krijoi i Gjithëfuqishmi, i Gjithëdituri!”Zuhruf 9. Kështu pra ata e pranojnë që Allahu i lartësuar është i vetmi që ka në dorëadministrimin dhe pushtetin për të vepruar në gjithësi; dhe është Ai, i vetmi që ka në dorë sundimin, pushtetin, mbretërimin, pronësinë e qiejve dhe të tokës. Gjithashtu mund të themi se askush prej krijesave nuk e mohon faktin që Krijuesi i gjithësisë është Zoti. Askush nuk thotë se bota ka dy krijues të barabartë në pushtetin dhe sundimin e tyre. Përjashtimet janë të pakta. Prej tyre mund të përmendim:1. Faraoni, i cili e mohoi egzistencën e Zotit dhe të qënurit e Tij krijues i gjithçkaje. Por ky mohim ishte thjesht një mendjemadhësi dhe kryeneçsi; ishte një rebelim nga ana e tij, edhe pse në shpirtin e tij e dinte me siguri se e vërteta ishte ndryshe. Thotë i lartësuari: “Ata i mohuan ato në mënyrë të padrejtë e me mendjemadhësi edhe pse shpirtrat e tyre ishin të bindur për to (se ishin nga Zoti). Dhe shikoje se si qe fundi i shkatërrimtarëve!" Neml 14. Gjithashtu Allahu i lartësuar tregon për fjalët që Musa i tha Faraonit kur po polemizonte me të. "Ai (Musai) tha: “Ti e di me siguri të plotë se ato (mrekullitë)nuk i zbriti askush tjetër përveç Zotit të qiejve e të Tokës. Ai i zbriti ato të dukshme, e unë besoj, o faraon, se ti je i shkatërruar.”. Isra 102. Pra ai ishte i vetëdijshëm që, Zot është Allahu i lartësuar.2. Prej atyre që kanë bërë shirk në rububije janë edhe mexhusët / adhuruesit e zjarrit. Ata thonë: Bota ka dy krijuesa: Errësirën dhe dritën. Megjithatë edhe këta nuk i konsiderojnë ata të dyja të barabarta. Ata thanë se drita është më e mirë se errësira. Drita krijon të mirën ndërsa errësira krijon të keqen dhe ai që krijon të mirën është më i mirë se ai që krijon të keqen. Gjithashtu ata thonë se errësira është diçka inegzistente dhe nuk jep dritë. Ndërsa drita është diçka që egziston dhe ndriçon. Gjithashtu ata thonë: Nuri drita është e hershme, e përjetshme sipas konceptit të filozofëve, ndërsa për erësirën janë në kundështim a është e hershme apo e mëvonshme.Argumenta llogjikë që tregojnë se Krijuesi është një.Thotë i madhëruari: "Allahu nuk ka lindur kurrfarë biri (as nga melekët, e as nga njerëzit) dhe përveç Tij nuk ka ndonjë zot tjetër (që meriton adhurimin). (Po të kishte shumë zota) secili zot do të kishte marrë atë që kishte krijuar, dhe disa do të kishin mbisunduar mbi të tjerët. I lartë dhe i Dëlirë është Allahu nga shpifjet e tyre." Muminun 91. Nëse do të themi se bota ka dy krijuesa, secili prej tyre do tëdonte që të ishte i pavarur në mbretërinë dhe sundimin e tij, sikurse ndodh me mbretërit dhe sundimtarët. Sepse sunduesi nuk kënaqet që të ketë pjesmarës të tjerë në pushtetin e tij. Pastaj ai do të dëshironte që sundimi i plotë të ishte në dorën e tij jo të mbretërve të tjerë. Ai nuk do të pranonte që ndonjë sundues tjetër të kishte sadopak pushtet. Këtu kemi dy mundësi:1. Ose ata të dy të jenë të pafuqishëm kundrejt njëri-tjetrit.2. Ose njëri do të mbizotrojë mbi pushtetin e tjetrit.Nëse njëri sundon mbi tjetrin atëherë ai tjetri nuk meriton të quhet Zot sepse është i mposhtur. Por edhe nëse janë të pafuqishëm kundrejt njëri-tjetrit, edhe në këtë rast, ata të dy nuk meritojnë të quhen Zota, sepse Zoti i vërtetë kurrë nuk mund të jetë i paaftë apo i pafuqishëm. I pafuqishmi nuk mund të jetë Zot. Reth teuhidit Uluhije Shejh Uthejmini thotë: Përkufizimi i tij: Hue ifrâdull-llâhi bil ibâdeti / Ky është njëhsimi i Allahut të lartësuar në meritueshmërinë e adhurimit të Tij. Pra Ai që meriton të adhurohet është vetëm Allahu i lartësuar. Thotë Allahu i madhëruar. A nuk e sheh ti se është Allahu Ai që e fut natën te Dita dhe Ai që e fut Ditën te Nata (duke shkurtuar herë njërën e herë tjetrën) dhe është Ai që i ka nënshtruar Diellin e Hënën, që lëvizin sipas një afati të caktuar dhe se Allahu e di mirë gjithçka që ju bëni? Po, kështu, sepse Allahu është e Vërteta, dhe se çfarëdo tjetër që ata adhurojnë veç Tij është gënjeshtër dhe se Allahu - Ai është i Lartësuari, i Madhëruari." Lukman 29, 30. Fjala ibâdetun ka dy kuptime: 1. Et-teab-budu / adhurimi. Pra nënshtrimi ndaj Allahut krenar dhe të madhërishëm duke kryer urdhërat e duke i’u larguar ndalesave të Tij, nisur nga dashuria për të dhe madhërimi i Tij. 2. El muteab-bed bihi. Pra ajo nëpërmjet së cilës kryhet adhurimi. Ka thënë shejhul islam: “Ibadeti është një emër përfshirës i gjithçkaje që e do Allahu dhe është i kënaqur me to, qofshin ato fjalë apo punë, të dukshme (të jashtme) apo të fshehura (të brendshme). Njësimi i Allahut me këtë teuhid interpretohet duke qenë rob i Allahut që e njëhson atë në aspektin e nënshtrimit ndaj Tij, nisur nga dashuria për të dhe madhërimi i Tij, si dhe duke e adhuruar Atë vetëm me atë rrugë të cilën e ka ligjëruar Ai . Thotë Allahu i madhëruar: "Mos adhuro asnjë zot tjetër me Allahun, se do të bëhesh i qortuar e i braktisur! Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni asnjë (dhe asgjë) tjetër përveç Tij dhe të silleni mirë ndaj prindërve." Isra 22, 23. Dhe thotë i lavdëruari: “Të gjitha lavdërimet i takojnë vetëm Allahut, Zotit të botëve, të Gjithmëshirshmit, Mëshirëplotit Sunduesit të Ditës së Gjykimit. Vetëm ty të adhurojmë dhe vetëm tek Ti ndihmë kërkojmë.” Fatiha 2-5. Pra përshkrimi i Allahut të lartësuar si Rabul âlemin shërben ose konsiderohet si shkak që Ai të meritojë adhurimin. Ai është Ilâh (i adhuruar) sepse Ai është Rab-bul âlemin. Thotë i lartësuari: "O njerëz! Adhurojeni Zotin tuaj, i Cili ju krijoi ju dhe ata që ishin para jush që të bëheni të devotshëm! (Allahu është) Ai që tokën e bëri shtrat (vendbanim) për ju dhe qiellin kulm (mburojë); që prej qiellit ju lëshon ujë, nëpërmjet të cilit ju siguron lloje frytesh, si furnizim për ju. Atëherë mos adhuroni askënd tjetër përveç Allahut kur ju e dini (të vërtetën)!". Bekare 21, 22. Pra Ai që meriton të adhurohet si i vetëm është pikërisht Ai që është i vetmi Krijues. Vërtet është prej mendjelehtësisë që ta konsiderosh diçka të krijuar dhe të predispozuar që të shkojë drejt zhdukjes, si të adhuruarin tënd të cilit ia kushton të gjitha adhurimet e tua. Ai është vetëm një krijesë që nuk mund të sjellë asnjë lloj ndihme. E si është e mundur që të shkosh tek varri i dikujt që është bërë pluhur e ta adhurosh atë e ta lusësh që të plotësojë kërkesat e tua, ndërkohë që ai vetë ka nevojë që ti të lutesh për të. Ai nuk ka në dorë as dobi as dëm as për veten e tij e si të ketë për të tjerët?! Këtë lloj teuhidi e rrefuzuan shumica e krijesave. Për këtë arsye Allahu i lartësuar dërgoi profetët dhe u shpalli atyre librat. Allahu i madhëruar thotë: “Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje e të mos i kemi shpallur atij se: Nuk ka zot tjetër (që meriton adhurimin) përveç Meje, prandaj vetëm Mua më adhuroni!” Enbija 25.El hamdu, el med'hu dhe el thenau.Kemi tre terma që duhet ti kuptojmë mirë dhe të mësojmë ndryshimin dhe dallimin mes tyre. Ĥamdun, med’ĥun dhe thenâun. Allahu i madhëruar na ka urdhëruar që ta lavdërojmë Atë me dashuri madhërim e frikërrespekt sepse Ai e do veten e Tij. Nëse Ai nuk do ta donte veten e Tij nuk do të na kishte shpallur libra e as nuk do të dërgonte mes nesh Profetë e të dërguar. Fjala "El Hamdu lil-âhi rabil alemin" është gjurmë prej gjurmëve të dashurisë së Allahut përveten e Tij. Hamdi përmban med’ĥ lavdërim dhe diçka shtesë. Çdo ĥamd është med’ĥ por jo çdo med’ĥ është ĥamd. Me fjalë të tjera: med’ĥu (lavdërimi) i përzierë me dashuri përbën atë që quhet ĥamd. Nëse së bashku me med’ĥin (lëvdimin) nuk shprehim dashuri, atëherë nuk kemi të bëjmë me ĥamd. Pastaj, nëse ĥamdi përsëritet e përsëritet shumë, atëherë kemi të bëjmë me atë që quhet El thenâ përlëvdim. Këto janë dallimet mes ĥamd-it, med’ĥ-it dhe thenâ-it. E kundërta e med’ĥ-it lëvdimit është sharja, fyerja e cila tregon urrejtjen për të sharin. Çdo kush që e shan dhe e fyen dikë, e bën këtë sepse ai e urren atë, ashtu sikurse çdokush që e lëvdon dhe i thur ĥamde dikujt e bën këtë sepse e do atë. Dikush mund të bëjë med’ĥ, pra të lëvdojë dikë sa për sy e faqe, ose nga frika, por askush nuk mund të thuhet se bën ĥamd thurr lavde për dikë, pa pasur dashuri për atë. Kjo është një çështje shumë e rëndësishme që duhet kuptuar mirë.
10:4Page 208
إِلَيۡهِ مَرۡجِعُكُمۡ جَمِيعٗاۖ وَعۡدَ ٱللَّهِ حَقًّاۚ إِنَّهُۥ يَبۡدَؤُاْ ٱلۡخَلۡقَ ثُمَّ يُعِيدُهُۥ لِيَجۡزِيَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ بِٱلۡقِسۡطِۚ وَٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لَهُمۡ شَرَابٞ مِّنۡ حَمِيمٖ وَعَذَابٌ أَلِيمُۢ بِمَا كَانُواْ يَكۡفُرُونَ ٤
To Him is your return all together. [It is] the promise of Allāh [which is] truth. Indeed, He begins the [process of] creation and then repeats it that He may reward those who have believed and done righteous deeds, in justice. But those who disbelieved will have a drink of scalding water and a painful punishment for what they used to deny.
Vetëm tek Ai do të jetë kthimi juaj. Premtimi i Allahut është i vërtetë. -Ky është një premtim i pakthyeshëm dhe i sigurt. Allahu do t'ju tubojë të gjithëve pas vdekjes një ditë të caktuar, që është Dita e Ringjalljes dhe e llogarisë me drejtësi. Mendohuni me kujdes në këtë premtim dhe në madhështinë e pushtetin e Atij që e ka dhënë! Allahu i lartësuar thotë:Ai e filloi krijimin e pastaj e rikthen atë(pas vdekjes),... -Kjo është shumë e thjeshtë për t’u kuptuar. Ai që ka pushtetin për ta filluar krijimin nga hiçi është i plotpushtetshëm edhe ta ribëjë atë. Çdokush që beson se Zoti ka krijuar gjithçka dhe pastaj mohon faktin që Ai mund t'i ringjallë krijesat pas vdekjes së tyre, është thjesht kryeneç e kokëfortë, që këmbëngul në inatin dhe mosbesimin e Tij. Këta janë njerëz të pamend, që mohojnë dy mundësi të njëjta, madje mohojnë ekzistencën e asaj që është më e thjeshta ndër dy rastet e ngjashme. Ky është një argument shumë i thjeshtë logjik për të besuar ringjalljen. Pastaj i Lartësuari sjell edhe argument tekstual, kur thotë: "Premtimi i Allahut është i vërtetë." Ky është një premtim i vërtetë i dhënë nga Krijuesi, që patjetër do të realizohet. Ajo është koha kur çdokush do të marrë atë që meriton. I Lartësuari thotë:... për t’i shpërblyer ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira me drejtësi. -Këta i hapën zemrat e tyre sinqerisht, për t'i mbushur me imanin e pastër dhe korrekt që Zoti ka urdhëruar. Ata nuk besuan thjesht me fjalë goje dhe pretendime boshe, por e përkthyen besimin në vepra të mira dhe në një model jetese sipas tij. Ata kryen veprat e mira të urdhëruara nga Zoti, të detyrueshme qofshin apo të pëlqyeshme. Ata do t’i shpërblejë i Lartësuari, sikurse thotë: "bil kist", pra, me drejtësinë dhe bamirësinë e Tij të madhe. Ai do t’i shpërblejë për imanin korrekt, të pastër dhe të sinqertë dhe për veprat e tyre të mira dhe të sinqerta. Ai do t’u dhurojë një shpërblim, që - ashtu sikurse i ka njoftuar adhuruesit e Tij të sinqertë, - syri nuk e ka parë, as veshi e ka dëgjuar dhe askush nuk mund ta imagjinojë apo përfytyrojë dot nga krijesat. Atje do të kenë çdo gjë që ua kënaq shpirtin, syrin, trupin dhe zemrën.Ndërsa për ata që mohuan, ka pije të valë dhe dënim të dhembshëm, për shkak se ata mohonin(besimin e drejtë). -Ata që i mohuan shpalljet e Zotit, duke i konsideruar ato si mashtrime e trillime, ata që refuzuan të pasojnë të dërguarit e Zotit dhe udhëzimin e sjellë prej tyre, ata do të kenë: "…pije të valë dhe dënim të dhembshëm, për shkak se ata mohonin (besimin e drejtë)." Pra, ujë të përvëluar, që ua përcëllon fytyrat dhe ua shkrin e copëton zorrët. Veç kësaj, ata do të kenë edhe shumë dënime të tjera të dhimbshme të Xhehenemit. Të gjitha këto i merituan, për shkak të kufrit të tyre, domethënë të mohimit të Zotit dhe shfrenimit në padrejtësi e mosbindje. Allahu i Lartësuar nuk u bën asnjë padrejtësi, por janë ata që i kanë bërë vetes së tyre padrejtësi.
10:5–6Page 208
هُوَ ٱلَّذِي جَعَلَ ٱلشَّمۡسَ ضِيَآءٗ وَٱلۡقَمَرَ نُورٗا وَقَدَّرَهُۥ مَنَازِلَ لِتَعۡلَمُواْ عَدَدَ ٱلسِّنِينَ وَٱلۡحِسَابَۚ مَا خَلَقَ ٱللَّهُ ذَٰلِكَ إِلَّا بِٱلۡحَقِّۚ يُفَصِّلُ ٱلۡأٓيَٰتِ لِقَوۡمٖ يَعۡلَمُونَ ٥
It is He who made the sun a shining light and the moon a derived light and determined for it phases - that you may know the number of years and account [of time]. Allāh has not created this except in truth. He details the signs for a people who know.
إِنَّ فِي ٱخۡتِلَٰفِ ٱلَّيۡلِ وَٱلنَّهَارِ وَمَا خَلَقَ ٱللَّهُ فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ لَأٓيَٰتٖ لِّقَوۡمٖ يَتَّقُونَ ٦
Indeed, in the alternation of the night and the day and [in] what Allāh has created in the heavens and the earth are signs for a people who fear Allāh.
Është Ai që Diellin e bëri shndritës, ndërsa Hënën e bëri të shkëlqejë dhe i përcaktoi fazat e saj, që ju të dini numrin e viteve dhe të bëni përllogaritje(të kohës). Allahu e krijoi këtë veçse me të vërtetën e madhe. Ai i sqaron Argumentet për një popull të ditur. Me të vërtetë, në ndërrimin e natës me ditën dhe në atë që krijoi Allahu në qiej e në Tokë, ka fakte për njerëzit që i frikësohen(Allahut). -Pasi përmendi faktin se Ai është i vetëm në aspektin e uluhije-s dhe rububije-s, Allahu i Lartësuar vijon me argumente të shumta, logjike dhe reale, nga krijimi i Tij që e vërtetojnë këtë fakt. Këto argumente të sjella nga i Lartësuari tregojnë se ai është i Plotë dhe Absolut në emrat dhe cilësitë e Tij. Dielli, Hëna, qiejt, Toka dhe çdo gjë që Zoti ka krijuar tregojnë se Ai është i vetmi Krijues, Pronar, Sundues e Kujdestar i gjithësisë. Është Ai që çdo çështje e ka në dorën e Tij dhe nuk i ka lënë askujt asnjë thërmijë pushteti; kjo nga njëra anë. Nga ana tjetër, ata tregojnë se Ai është i vetmi i Adhuruar me meritë, që duhet lavdëruar dhe t’i nënshtrohesh me bindje të plotë në ligjin që ka urdhëruar dhe sipas të cilit Ai pëlqen që ne të jetojmë. Por Ai na njoftoi se këto argumente e shenja u bëjnë dobi veçse atyre që janë të ditur dhe atyre që kanë takua, pra, që nënshtrohen ta adhurojnë Zotin sipas porosive dhe mënyrës që Ai e ka treguar përmes profetëve. Njerëzit e ditur arrijnë t’i kuptojnë argumentet që ofrojnë këto shenja të shfaqura në krijimin e Zotit. Ata dinë të përfitojnë nga argumentet dhe t'i përkufizojnë ato me dituri dhe urtësi në formën më të kuptueshme dhe të saktë. Këtë të fal dituria. Ndërsa devotshmëria (takua) mbjell në zemër dëshirën e mirë dhe dashurinë për të mirën, si dhe frikën dhe ruajtjen nga e keqja. Kjo dëshirë dhe vullneti i mjaftueshëm për të arritur të mirën dhe për t'u larguar nga e keqja e kanë pikënisjen nga njohja dhe analiza e sinqertë që robi u bën argumenteve të përfituara nga dituria. Me fjalë të tjera, pasi i analizon faktet e Zotit dhe krijimin e Tij me një analizë të sinqeritë dhe me qëllimin për të kuptuar të mirën, kjo të sjell dituri dhe siguri të plotë në çështjet e analizuara. Pasi zemra fillon t’i shprehë Zotit dashurinë përmes adhurimeve të porositura nga Ai e të përkushtuara Atij, kjo i jep zemrës atë që quhet devotshmëri. Kjo i jep njeriut aftësinë për të dalluar të mirën dhe të keqen, të dallojë rrugën e mbarë dhe të gjejë forcën, ambicien dhe vullnetin e nevojshëm për të jetuar sipas porosive të Zotit. Mjafton të vështrosh këto krijesa të mrekullueshme të Zotit me ato cilësi dhe rregulla fantastike, për të kuptuar se Ai që i krijoi është i Plotë në pushtetin dhe fuqinë e Tij, në diturinë dhe urtësinë e Tij. Ai është i Gjallë e i Përjetshëm, përkujdeset për krijesat e Tij vazhdimisht e në çdo çast. Rregullsia, përpikmëria, përsosmëria, bukuria dhe hijeshia e krijimit të Tij tregojnë për urtësinë e Tij të pamatë e diturinë e Tij të gjerë. Dobitë dhe mirësitë që përmbajnë krijesat e Allahut tregojnë për mëshirën e madhe dhe bamirësinë e pakufishme të Allahut, si dhe kujdesin e Tij për krijesat. Të tilla janë p.sh., Dielli, Hëna dhe çdo mirësi tjetër e domosdoshme për jetën në Tokë. Nga ana tjetër, çdo krijesë që shfaqet jashtë rregullave bazë të krijimit të Tij, tregon se Ai është i Plotpushtetshëm dhe vepron çfarë të dëshirojë; ligji dhe dëshira e Tij realizohet dhe sundon mbi gjithçka.Të gjitha këto tregojnë se Allahu është i vetëm në meritën e adhurimit. Vetëm Ai meriton të adhurohet dhe të duhet me gjithë shpirt; Ai është i Madhërishmi, Bujari, i përshkruar me të gjitha atributet madhështore. Ai është i vetmi tek i Cili duhet të shpresohet, e të Cilit duhet t'i druhesh dhe frikësohesh. Lutjet dhe sinqeriteti i drejtohen veçse Atij. E si mund t’u lutesh, përgjërohesh e kërkosh ndihmë krijesave të dobëta, të varfra e të pafuqishme?! Ata vetë janë të varfër dhe nevojtarë për mëshirën e Zotit, në të gjitha çështjet e tyre. Në këto ajete gjejmë argument se është i pëlqyeshëm meditimi rreth krijesave të Allahut dhe nxjerrja e mësimeve prej tyre. Kjo sjell forcim dhe përmirësim të arsyetimit, forcës logjike dhe të imanit. Shpërfillja e këtij lloji të adhurimit është pakujdesi dhe shpërfillje e njërit prej urdhërave të Allahut, pakujdesi e cila të pengon nga forcimi i imanit. Ajo, gjithashtu, është shkak për ngurtësim të arsyes dhe të inteligjencës.tillë është, p.sh., rasti i Ibrahimit që nuk e dogji zjarri, ose të gjitha mrekullitë dhe ngjarjet e jashtëzakonshme të profetëve.
10:7Page 209
إِنَّ ٱلَّذِينَ لَا يَرۡجُونَ لِقَآءَنَا وَرَضُواْ بِٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَا وَٱطۡمَأَنُّواْ بِهَا وَٱلَّذِينَ هُمۡ عَنۡ ءَايَٰتِنَا غَٰفِلُونَ ٧
Indeed, those who do not expect the meeting with Us and are satisfied with the life of this world and feel secure therein and those who are heedless of Our signs -
Ata të cilët nuk e shpresojnë takimin Tonë,... -Ata nuk shpresojnë mirësitë në takimin me Allahun, i cili është gjëja më e mrekullueshme që mund të shpresohet. Madje, ata kthejnë shpinën dhe e mohojnë këtë takim, ku shpresohet shpërblimi i Allahut.që janë të kënaqur me jetën e kësaj bote dhe kanë gjetur prehje në të, -Ata i japin përparësi jetës së kësaj bote kundrejt jetës tjetër. Përveç kësaj: "dhe kanë gjetur prehje në të." Kështu, ata i kushtohen tërësisht jetës në këtë botë, të cilën e konsiderojnë si të vetmin qëllim të tyre. Ata rendin vetëm për përmbushjen e kënaqësive të përkohshme të kësaj dynjaje dhe grumbullimin e stolive të saj mashtruese, pa pyetur se me çfarë rruge i fitojnë ato, hallall apo haram. Ata vrapojnë të harruar pas dëshirave nga çdo drejtim që u vijnë ato dhe pas çdo joshje që i tërheq. Ata i shterojnë të gjitha dëshirat, qëllimet, ëndrrat, motivet, planet dhe veprat e tyre veçse në funksion të kësaj bote dhe kënaqësive të saj, duke pandehur se janë krijuar për të qëndruar përjetësisht këtu, a thua se kjo dynja nuk ka për të mbaruar për ta. Po a nuk është kjo botë një vendkalim i përkohshëm, në të cilin udhëtari furnizohet për rrugën e gjatë drejt vendit të përjetësisë e pafundësisë? A nuk e dinë ata të mjerë se drejt asaj përjetësie kanë udhëtuar të parët dhe të fundit? Për mirësitë dhe kënaqësitë e ahiretit janë përmalluar dhe kanë udhëtuar të zgjedhurit, që Zoti i inspiroi për udhën drejt Tij dhe i zgjodhi për veten e Tij. Si mund të mendojnë për këtë udhëtim të gjatë të dashuruarit pas kësaj bote, e cila do të fanitet e zhduket me gjithë stolitë e saj mashtruese? Ata janë tejet të pavëmendshëm dhe shpërfillës ndaj ajeteve dhe Shpalljes së Zotit, prandaj nuk mund ta gjejnë rrugën e Tij. Ai thotë:... si dhe ata që janë indiferentë ndaj argumenteve tona, -Ata nuk përfitojnë nga ajetet kuranore dhe as nga shenjat madhështore të shfaqura në krijimin e Zotit, në horizont dhe në veten e tyre. Ai që i kthen shpinën Shpalljes dhe argumenteve të Zotit, ai e ka zhytur dhe harruar vetveten në pakujdesi të thellë dhe kurrë nuk mund të gjejë udhëzimin drejt të cilit fton ai argument.
10:8Page 209
أُوْلَٰٓئِكَ مَأۡوَىٰهُمُ ٱلنَّارُ بِمَا كَانُواْ يَكۡسِبُونَ ٨
For those their refuge will be the Fire because of what they used to earn.
... vendi i tyre është Zjarri për shkak të veprave që kanë bërë. -Ata që kanë këto cilësi, vendqëndrimin e kanë në Zjarr. Ai do të jetë përjetësisht "vendprehja" e tyre dhe kurrë nuk kanë për t'u larguar prej tij. Ky është shpërblimi që vetë e fituan përmes kufrit, idhujtarisë dhe poshtërsive të shumta. Ky është ndëshkimi për mohuesit, që nuk shpresojnë takimin me Zotin, kënaqen me jetën e dynjasë, gjejnë prehje në të dhe janë mospërfillës ndaj shpalljeve dhe ftesës së Zotit. Ndërsa për të bindurit e besimtarët e mirë ka tjetër premtim. I Madhëruari thotë:
10:9Page 209
إِنَّ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ يَهۡدِيهِمۡ رَبُّهُم بِإِيمَٰنِهِمۡۖ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهِمُ ٱلۡأَنۡهَٰرُ فِي جَنَّٰتِ ٱلنَّعِيمِ ٩
Indeed, those who have believed and done righteous deeds - their Lord will guide them because of their faith. Beneath them rivers will flow in the Gardens of Pleasure.
Ndërsa ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira... -Këta kanë iman të pastër, të sinqertë e korrekt dhe vepra të mira sipas këtij imani me zemrën, gjuhën dhe trupin e tyre. Veprat e tyre janë të sinqerta veçse për kënaqësinë e Zotit dhe tërësisht sipas porosive të Tij, prandaj dhe cilësohen si të mira dhe përmirësuese. Ata janë të sinqertë me Zotin e tyre dhe pasues besnikë të rrugës së Profetit të Tij të dashur. Ky është imani i vërtetë, që të mban në udhën e mbarë. Thotë i Madhëruari:... ata i udhëzon Zoti i tyre me besimin e tyre. -Për shkak të këtij imani të çiltër, që mbush shpirtrat e tyre dhe i nënshtron gjymtyrët e tyre për të jetuar sipas tij, Allahu i Madhëruar i forcon dhe i bën ata të qëndrueshëm dhe të patundur në rrugën e drejtë. Kjo është dhurata më e vyer që Zoti u dhuron atyre, si shpërblim për përkushtimin në imanin e tyre: "Udhëzimi i vazhdueshëm dhe forcimi në këtë rrugë". Ai u mëson atyre dije të dobishme vazhdimisht e në çdo hap që hedhin dhe u jep forcë e vullnet të fortë për të punuar dhe jetuar sipas këtij imani, duke ua zbukuruar dhe duke ua bërë atë të dashur për zemrat e tyre. Ai ua hap sytë e shpirtit, që të shohin qartë dhe të kuptojnë argumentet e Shpalljes dhe shenjat e Tij në krijim. Në jetën e kësaj bote, Zoti i udhëzon drejt rrugës së drejtë për të pranuar Islamin mes gjithë besimeve të kota, dhe pastaj i udhëzon edhe përgjatë kësaj rruge me të gjitha hollësitë e nevojshme të saj. Ndërsa në botën e pafundme të shpërblimit e llogarisë së drejtë, Ai ka për t’i udhëzuar në rrugën drejt Xhenetit të përjetshëm, mes mirësive e lumturisë. Betohem në Zotin se, atë ditë, ata do ta njohin rrugën drejt vendbanimeve të tyre në Xhenet më mirë sesa njohim ne rrugën e kthimit në shtëpinë tonë, kur vijmë nga një udhëtim i largët.Pranë tyre rrjedhin lumenj në Xhenetin e mirësive. -Lumenjtë rrjedhin përjetësisht mes kopshteve me gjelbërim të përhershëm e të mbushura plot mirësi. Allahu i Madhëruar thotë: "në Xhenetin e mirësive ". Pra, kemi të bëjmë me një ndërtim (në arabisht) të skemës pronë-pronar, a thua se je brenda vetë mirësisë, gjë kjo që tregon se mirësia është e plotë, pa asnjë mangësi. Në Xhenet gjenden të gjitha llojet e mirësive, ato të zemrës, që ta mbushin atë me gëzim, lumturi, dëfrim e kënaqësi; mirësi të syve, të cilët mbushen me kënaqësinë e papërshkrueshme kur shohin të Gjithëmëshirshmin, dhe dëgjimi i tyre lumturohet me dëgjimin e Fjalës së Tij. E papërshkrueshme është lumturia që sjell afërsia me të Gjithëmëshirshmin dhe kënaqësia e Tij ndaj tyre. Pa mendo pak takimin edhe me të dashurit dhe vëllezërit e mirë në besim dhe qëndrimin së bashku me ta në shtretër të stolisur, si vëllezër të dashur dhe të përmalluar. Mes atyre kënaqësive, ata kënaqen me zëra shumë të bukur, që këndojnë dhe japin një ndjesi tejet të mrekullueshme. Vështrimet e tyre shtangen nga bukuritë dhe hijeshitë që shohin dhe të mbushin plot gëzim e lumturi. Trupat e tyre shijojnë kënaqësi pas kënaqësie me ushqimet, pijet e marrëdhëniet intime. Asnjë shpirt nuk mund ta dijë dhe ta përshkruajë realisht kënaqësinë e tyre, dhe as ta përfytyrojë madje atë.
10:10Page 209
دَعۡوَىٰهُمۡ فِيهَا سُبۡحَٰنَكَ ٱللَّهُمَّ وَتَحِيَّتُهُمۡ فِيهَا سَلَٰمٞۚ وَءَاخِرُ دَعۡوَىٰهُمۡ أَنِ ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ١٠
Their call therein will be, "Exalted are You, O Allāh," and their greeting therein will be, "Peace." And the last of their call will be, "Praise to Allāh, Lord of the worlds!"
Lutja e tyre atje do të jetë: “I dëlirë je, o Allah!”, -Fillimi i adhurimit të tyre për Zotin në Xhenet është tesbih për Allahun, duke dëshmuar pastërtinë e Tij nga çdo e metë e mangësi, ndërsa fundi i tij është tahmidi ose thurja e lavdeve dhe shprehja e dashurisë për Të. Tashmë ata janë të çliruar nga çdo detyrim fetar, sepse do të jenë në vendin e kënaqësive dhe të shpërblimit. Për ta janë rezervuar kënaqësitë më të plota dhe më të mira dhe, ndër to, është një mirësi që konsiderohet si një ndër më të mëdhatë, që është mirësia e kënaqësisë që sjell dhikri (përmendja) i Zotit. Dhikri e tesbihuu sjell prehje dhe kënaqësi të pakrahasueshme me ndonjë gjë tjetër, dhe të mendosh që ata as që mundohen për ta kryer atë, por ai është krejt i natyrshëm, ashtu sikurse frymëmarrja e tyre, pa u lodhur dhe pa u sforcuar për të.përshëndetja e tyre është: “Selam!” -Gjatë takimeve dhe vizitave që i bëjnë njëri-tjetrit, ata përshëndeten me selam. Ata përshëndeten me fjalë që nuk përmbajnë gjynahe dhe kotësira. Ato janë fjalë paqeje, që sjellin vetëm paqe e mirësi.Ndërsa lutja e tyre e fundit është: “Të gjitha Lavdërimet i qofshin vetëm Allahut, Zotit të botëve! -Thuhet se, kur banorët e Xhenetit dëshirojnë të shijojnë diçka prej mirësive të Xhenetit, thonë këto fjalë: “Subhâneke Allâhume” (I dëlirë je, o Allah!), dhe ajo u vjen në çast, pa u vonuar. Dhe kur mbarojnë, thonë: El hamdu lil-lâhi Rabil Alemin” Të gjitha Lavdërimet i qofshin vetëm Allahut, Zotit të botëve!Hamdi mundëson një energji dhe forcë të madhe. Hamdi ka të fshehta të çuditshme dhe i jep robit një fuqi të çuditshme e të habitshme. Për këtë tregojnë dy hadithe.1. Ky hadith është më i mirë se sa një thesar. E fshehta e fuqisë, optimizmit dhe gjallërisë së robit, qoftë edhe kur bëhet fjalë për çështjet e dynjasë, tregohet në këtë hadith. Aliu r.a. ishte i varfër por shumë bujar. Ai ftonte shumë njerëz në shtëpinë e tij dhe i nderonte e gostiste. Fatimja, gruaja e tij, ankohej nga lodhja e shumtë për të përballuar preokupimet e shumta të të shoqit. Ajo i foli të shoqit, Aliut, që ai t’i kërkojë babait të saj (Profetit a.s) një shërbëtore. Profeti (a.s) e donte shumë Fatimen, por megjithatë nuk i dha të bijës shërbëtore. Ai i ofroi asaj diçka më të mirë se ajo që kërkoi duke ia plotësuar tërësisht kërkesën dhe nevojat e saj. Ai i tha asaj: “O bija ime! Kur të biesh në shtrat për gjumë atëherë bëj hamd Allahut (El ĥamdu lil-lâh) 33 herë, bëj tesbih (subĥânell-llâh) 33 herë dhe bëj tekbir (Allahu ekber) 34 herë!” Shejhul Islam Ibnu Tejmijete thotë: Nuk ka dyshim, se Profeti (a.s) e udhëzoi atë në diçka që do t’i mjaftonte nga posedimi i një shërbëtoreje. Kështu pra këto fjalë paragjumit i japin njeriut një forcë e gjallëri gjatë ditës në një formë e masë të tillë që askush nuk mund ta arrijë me forcat e veta. Provojeni se do të gjeni ndikimin e saj. Jini të kujdesshëm dhe sistematikë me këto dua të përditshme e do të shihni që do të fitosh një fuqi dhe gjallëri që vetëm Zoti e di.2. Në hadithin që ndodhet tek Tirmidhiu dhe Ibn Maxheh të cilin e transmeton Enesi, Profeti (a.s) thotë: “ Ai që sheh një të sprovuar dhe thotë: “ El hamdu lil-lahil-ledhi âfâni mim-mabtelâhu bihi, ue fad-daleni alâ kethirin mim-men halekahu tefdila. Hamdi i qoftë vetëm Allahuit i cili më ruajti mua nga ajo me çka e sprovoi atë, dhe më dalloi e veçoi mua mbi shumë krijesa që krijoi me mirësi të shumta.”, edhe nëse ai goditet me të njëjtën sprovë me të cilën u godit ai, Allahu ka për ta shëruar". Pra çdo sëmundje me të cilën ai do të sprovohet, nëse sheh një të sprovuar me të dhe thotë këto fjalë, ai ka për tu shëruar, çfarëdo sëmundje pa përjashtim sado e pamundur të duket shërimi. Nëse sheh p.sh një person të sëmurë me kancer dhe thua këto fjalë, edhe nëse sëmundja të kap Allahu i lartësuar ka për të të shëruar. Kjo është e fshehtë prej fshehtësive të Allahut të lartësuar, për të cilën na ka njoftuar shpallja e Profetit (a.s). Kështu pra kjo fjalë mban të fshehta të çuditshme. [Sh.p]
10:11Page 209
۞ وَلَوۡ يُعَجِّلُ ٱللَّهُ لِلنَّاسِ ٱلشَّرَّ ٱسۡتِعۡجَالَهُم بِٱلۡخَيۡرِ لَقُضِيَ إِلَيۡهِمۡ أَجَلُهُمۡۖ فَنَذَرُ ٱلَّذِينَ لَا يَرۡجُونَ لِقَآءَنَا فِي طُغۡيَٰنِهِمۡ يَعۡمَهُونَ ١١
And if Allāh was to hasten for the people the evil [they invoke]1 as He hastens for them the good, their term would have been ended for them.2 But We leave the ones who do not expect the meeting with Us, in their transgression, wandering blindly.
Sikur Allahu t’ua shpejtonte njerëzve pranimin e kërkesës për të keqen, ashtu siç pranon shpejtimin e kërkesës për të mirën, atyre do t’u përfundonte afati. -Kjo tregon për mëshirën dhe kujdesin e Allahut të Madhëruar për robërit e Tij. Nëse Ai do t'ua përshpejtonte ndëshkimin për ligësitë që bëjnë, ashtu sikurse ua përshpejton shpërblimin kur bëjnë punë të mira, do të merrte fund çështja e tyre dhe ata do të shfaroseshin nga ndëshkimi. Allahu i Madhëruar i afatizon ata, por kurrsesi nuk i harron apo braktis. Ai fal shumë e shumë prej hakut të Tij të shkelur prej tyre. Nëse do t’i merrte në përgjegjësi e ndëshkonte për të gjitha padrejtësitë e tyre, nuk do të linte asnjë në faqen e dheut.Në këtë fjalë të Zotit përfshihet edhe rasti kur njerëzit mund të zemërohen dhe mallkojnë nga zemërimi familjen dhe fëmijët. Nëse këto lutje të këqija do të pranoheshin prej Allahut ashtu sikurse Ai pranon dhe realizon lutjet e mira, atëherë njerëzit do të shkatërroheshin. Por Allahu i Lartësuar është i Dashur, i Urtë dhe nuk nxitohet të ndëshkojë gabimtarët.Por ata që nuk janë të bindur për takimin Tonë, Ne i lëmë të enden në shfrenimin e tyre. -Këta nuk besojnë në jetën e përjetshme dhe në ringjallje, prandaj dhe nuk përgatiten për të. Ata nuk kanë frikë llogarinë e drejtë para Zotit, prandaj nuk bëjnë ndonjë vepër që t’i shpëtojë nga ndëshkimi i Tij. Të tillë njerëz, i Urti i lë në shfrenimin e tyre për të kaluar kufijtë. Ata zhyten në të kotën, për hir të së cilës kanë braktisur të vërtetën dhe kanë shkelur kufijtë e Zotit. Allahu i lë ata, sikurse thotë: "jea'mehun", domethënë, të çoroditur, të pavendosur dhe të turbullt në vendimet e tyre. Ata nuk arrijnë ta gjejnë rrugën e drejtë dhe nuk u jepet sukses që të kuptojnë argumentet dhe faktet më të drejta dhe të vërteta. Ky është ndëshkimi i tyre dhe i çdokujt që zhytet në padrejtësi dhe që shpërfill e mohon argumentet dhe shpalljet e Zotit.I Madhëruari thotë: "Nëse Allahu do t’i dënonte njerëzit sipas veprave (të këqija) të tyre, nuk do të linte mbi faqen e dheut asnjë gjallesë. Por, Ai i lë ata deri në afatin e caktuar. Por kur të vijë afati i tyre, (le ta dinë se) Allahu Shikon gjithçka nga robërit e vet." [Fatir 45]
10:12Page 209
وَإِذَا مَسَّ ٱلۡإِنسَٰنَ ٱلضُّرُّ دَعَانَا لِجَنۢبِهِۦٓ أَوۡ قَاعِدًا أَوۡ قَآئِمٗا فَلَمَّا كَشَفۡنَا عَنۡهُ ضُرَّهُۥ مَرَّ كَأَن لَّمۡ يَدۡعُنَآ إِلَىٰ ضُرّٖ مَّسَّهُۥۚ كَذَٰلِكَ زُيِّنَ لِلۡمُسۡرِفِينَ مَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ ١٢
And when affliction touches man, he calls upon Us, whether lying on his side or sitting or standing; but when We remove from him his affliction, he continues [in disobedience] as if he had never called upon Us to [remove] an affliction that touched him. Thus is made pleasing to the transgressors that which they have been doing.
E kur njeriut i bie një e keqe, ai na lutet qoftë shtrirë, ulur ose në këmbë, -Ky ajet na tregon rreth natyrës njerëzore dhe prirjeve të saj. Kur njeriu sprovohet me ndonjë fatkeqësi, sëmundje ose vështirësi, ai përpiqet shumë në lutje e përgjërim në të gjitha gjendjet e në çdo çast, për të larguar fatkeqësinë ose sprovën. Ai lutet kur është në këmbë, ulur apo dhe shtrirë, dhe përgjërohet e tregohet këmbëngulës në lutjen për ta larguar fatkeqësinë dhe që Allahu i Madhëruar ta çlirojë.e, kur Ne ia largojmë të keqen atij, ai vazhdon sikur të mos na ishte lutur fare për të keqen që e kishte goditur. -Ai kthehet përsëri atje ku ishte, duke i kthyer shpinën Zotit të tij, a thua se nuk ka përjetuar asnjëherë ndonjë fatkeqësi, nga e cila Zoti e shpëtoi. E çfarë padrejtësie e mosmirënjohje mund të jetë më e madhe sesa kjo? Kërkon nga Zoti përmbushjen e kërkesave të veta, dhe kur Ai ia plotëson, as nuk i hedh sytë për të drejtat e Zotit. A thua se nuk ka asnjë detyrim ndaj Zotit të tij. Ky është një veprim i nxituar dhe i zbukuruar nga shejtani i mallkuar, sepse çdo natyrë e pastër dhe mendje e shëndoshë e konsideron mosmirënjohjen ndaj bamirësit si diçka të shëmtuar dhe të ulët. Prandaj i Madhëruari thotë:Kështu keqbërësve u duket mirë ajo që veprojnë. -Allahu i Madhëruar i ka quajtur të tillë njerëz "musrifinë" - tejkalues të kufijve të Tij. Këtyre kriminelëve u është zbukuruar rruga e shfrenimit dhe mosmirënjohjes, edhe pse natyra e pastër dhe mendja e shëndoshë e refuzon atë.
10:13Page 209
وَلَقَدۡ أَهۡلَكۡنَا ٱلۡقُرُونَ مِن قَبۡلِكُمۡ لَمَّا ظَلَمُواْ وَجَآءَتۡهُمۡ رُسُلُهُم بِٱلۡبَيِّنَٰتِ وَمَا كَانُواْ لِيُؤۡمِنُواْۚ كَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلۡقَوۡمَ ٱلۡمُجۡرِمِينَ ١٣
And We had already destroyed generations before you when they wronged, and their messengers had come to them with clear proofs, but they were not to believe. Thus do We recompense the criminal people.
Ne kemi shkatërruar shumë breza para jush, kur ata bënin padrejtësi. Edhe pse të dërguarit u erdhën me argumente të qarta, ata nuk besonin. Kështu i dënojmë Ne popujt që bëjnë padrejtësi. -Allahu i Madhëruar na njofton se Ai i shkatërroi popujt e shkuar, për shkak të padrejtësive dhe kufrit të tyre, pasi u erdhën të qarta argumentet e Tij përmes profetëve dhe shpalljeve të Tij. Atyre iu bë e qartë e vërteta e Zotit, e cila u përforcua me mrekulli të pamohueshme dhuruar profetëve, por ata përsëri nuk u nënshtruan për ta adhuruar Zotin dhe për të jetuar sipas Shpalljes së Tij. Ata nuk pranuan të besonin shpalljen e Zotit, prandaj mbi ta u bë i pashmangshëm dënimi i merituar për çdo kriminel që merr guximin të shpërfillë dhe të shkelë kufijtë e Zotit. Ky është ligji i Zotit, i zbatueshëm për të gjithë popujt.
Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences