As-Sa'di · Tafsir · in Albanian
العلق
Al-'Alaq
The Clot · Meccan · 19 ayahs
96:1–2Page 597
ٱقۡرَأۡ بِٱسۡمِ رَبِّكَ ٱلَّذِي خَلَقَ ١
Recite in the name of your Lord who created –
خَلَقَ ٱلۡإِنسَٰنَ مِنۡ عَلَقٍ ٢
Created man from a clinging substance.
Kjo është surja e parë që i është shpallur Profetit (a.s.). Ajo është shpallur në hapat e para të profecisë, atëherë kur Muhamedi (a.s.) nuk e dinte çfarë ishte Libri i Zotit dhe as çfarë ishte imani. Në këtë kohë, atij i erdhi Xhibrili (a.s.) me Shpalljen hyjnore dhe e urdhëroi që të lexonte. Por Muhamedi (a.s.), i cili nuk dinte shkrim e këndim, i tha: “Unë nuk di të lexoj.” Por Xhibrili vazhdoi të kërkonte prej tij që të lexonte, derisa në fund tha:Lexo me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi(gjithçka)! Ai e krijoi njeriun prej një cope gjaku të ngjizur. -Është Allahu që, me pushtetin e Tij, ka krijuar gjithçka. Pastaj Allahu i Lartësuar përmend në veçanti krijimin e njeriut dhe gjendjen e tij në fillim të krijimit, në barkun e nënës. Ai që e krijon njeriun në ato fazat të para, duke u kujdesur për të, pa dyshim do të kujdeset për të edhe në një drejtim tjetër shumë të rëndësishëm për lumturinë e tij. Ai do të kujdeset për njeriun duke i përcaktuar urdhëra dhe ndalesa, duke i vendosur program jete dhe adhurimi, duke i dërguar profetë dhe duke i shpallur libra. Pikërisht për këtë arsye, Zoti urdhëroi për të lexuar dhe, menjëherë më pas përmend faktin që Ai është Krijuesi, që kujdeset për krijesat e Tij. Kështu, domethënia është: Ju që jeni nevojtarë që Zoti të kujdeset për ju, duke ju krijuar ju dhe gjithçka që keni nevojë, po ashtu jeni nevojtarë, madje edhe më shumë, që të lexoni atë që Zoti ju ka shpallur, që të mund të arrini lumturinë e plotë në dynja dhe në ahiret. Pastaj i Lartësuari thotë:
96:3–5Page 597
ٱقۡرَأۡ وَرَبُّكَ ٱلۡأَكۡرَمُ ٣
Recite, and your Lord is the most Generous -
ٱلَّذِي عَلَّمَ بِٱلۡقَلَمِ ٤
Who taught by the pen –
عَلَّمَ ٱلۡإِنسَٰنَ مَا لَمۡ يَعۡلَمۡ ٥
Taught man that which he knew not.
Lexo, se Zoti yt është më Bujari! Ai e mësoi(njeriun)të shkruajë me penë, Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte. -Allahu është i cilësuar dhe emërtuar me cilësitë dhe emrat më të lartë. Bamirësia dhe bujaria e Tij janë të pakufishme dhe të gjera. Prej bujarisë së Allahut është edhe dija që i dhuron njeriut dhe aftësia për ta shkruar këtë dije. Allahu i Lartësuar e nxjerr njeriun nga barku i nënës, dhe në këtë gjendje njeriu është tërësisht i paditur. Por është Allahu i Madhëruar dhe Bujar që e pajis atë me aftësinë për të parë, për të dëgjuar, për të arsyetuar e gjykuar. Është Allahu i Lartësuar Ai që ia lehtëson njeriut rrugët dhe mundësitë e diturisë dhe zhvillimit. Allahu i mësoi njeriut Kur'anin dhe Urtësinë Profetike. Ai i mësoi njeriut të shkruarit, nëpërmjet të cilit njeriu mund të ruajë diturinë dhe ta transmetojë ndër breza. Nëpërmjet shkrimit ruhen të pandryshuara të drejtat dhe detyrimet. Shkrimi është zëdhënësi më i mirë, në pamundësinë e të folurit. I Lavdëruar qoftë Allahu për të gjitha këto mirësi të mrekullueshme, për të cilat njeriu kurrë nuk do të mundë që ta lavdërojë Zotin e tij ashtu si e meriton dhe kurrë nuk do të mund t’i shprehë Atij mirënjohjen e plotë. Është përsëri Allahu i Madhëruar Ai që i begaton krijesat me pasuri, por njeriu, për shkak të natyrës së tij të prirur drejt injorancës dhe padrejtësisë, e sheh veten si të pavarur, prandaj i kalon kufijtë dhe i shkel të drejtat:
96:6–8Page 597
كـَلَّآ إِنَّ ٱلۡإِنسَٰنَ لَيَطۡغَىٰٓ ٦
No! [But] indeed, man transgresses
أَن رَّءَاهُ ٱسۡتَغۡنَىٰٓ ٧
Because he sees himself self-sufficient.
إِنَّ إِلَىٰ رَبِّكَ ٱلرُّجۡعَىٰٓ ٨
Indeed, to your Lord is the return.
Pa dyshim njeriu i kalon kufijtë, sepse e sheh veten si të panevojë(për mëshirën e Zotit). Por, pa dyshim, vetëm te Zoti yt është kthimi. -Njeriu shpërfill udhëzimin e Zotit, duke harruar se vetëm tek Ai do të jetë përfundimi. Për shkak të kësaj shpërfilljeje, njeriu nuk e ka frikë llogarinë para Zotit të tij. Gjendja e njeriut mund të përkeqësohet aq shumë, saqë jo vetëm që e shpërfill udhëzimin e Zotit për veten e vet, por nxit edhe të tjerët që ta bëjnë një gjë të tillë, siç thotë i Lartësuari:
96:9–10Page 597
أَرَءَيۡتَ ٱلَّذِي يَنۡهَىٰ ٩
Have you seen the one who forbids
عَبۡدًا إِذَا صَلَّىٰٓ ١٠
A servant when he prays?
A e ke parë atë që pengon një adhurues, kur ai falet? -Pra, ai pengon tjetrin të falë namaz, që është treguesi më i madh i imanit. Për të tillë njerëz të poshtër, Allahu i Madhëruar thotë:
96:11–12Page 597
أَرَءَيۡتَ إِن كَانَ عَلَى ٱلۡهُدَىٰٓ ١١
Have you seen if he is upon guidance
أَوۡ أَمَرَ بِٱلتَّقۡوَىٰٓ ١٢
Or enjoins righteousness?
Si guxon dhe e ndalon atë kur ai është në rrugë të drejtë ose urdhëron për devotshmëri? -O ti njeri që ndalon robin që t’i falet Zotit të tij, si vepron në këtë mënyrë, kur robi të cilin po e ndalon është tërësisht i udhëzuar nga Zoti i tij, me dije të saktë rreth së vërtetës dhe punon sipas kësaj dijeje?! Si vepron në këtë mënyrë, kur ai të cilin ti e ndalon dhe e pengon është duke urdhëruar për devotshmëri ndaj Zotit, është duke urdhëruar për t’iu përmbajtur urdhrave dhe për t’iu larguar ndalesave, në shenjë madhërimi dhe dashurie për Zotin? Si arrin që një i tillë të pengohet dhe të luftohet?! Kjo vërtet konsiderohet si luftë kundër të vërtetës dhe kundër vetë Zotit. Kjo ndalesë u drejtohet atyre të cilët nuk janë të udhëzuar dhe të cilët urdhërojnë për të kundërtën e devotshmërisë. Më tej, Allahu i Lartësuar i kërcënon këta lloj njerëzish, duke thënë:
96:13–14Page 597
أَرَءَيۡتَ إِن كَذَّبَ وَتَوَلَّىٰٓ ١٣
Have you seen if he denies and turns away -
أَلَمۡ يَعۡلَم بِأَنَّ ٱللَّهَ يَرَىٰ ١٤
Does he not know that Allāh sees?
A nuk e di ai se ç'ndodh, nëse mohon dhe kthen shpinën? A nuk e di ai se Allahu sheh(gjithçka)? -A e di ai i mjerë, që kundërshton dhe lufton të vërtetën, se kjo që bën ai do të sjellë ndëshkimin e tij me vuajtje të padurueshme? A nuk frikësohet dhe të kthejë rrugë, sa nuk është vonë?! A nuk e di ai i mjerë, se Allahut nuk i shpëton asgjë dhe se Ai sheh çdo vepër dhe fjalë të robit. Llogaria me drejtësi është e pashmangshme dhe do të vijë shpejt. Më tej, i Lartësuari e kërcënon këtë të mjerë se, nëse nuk ndalet nga këto vepra dhe nga lufta kundër të vërtetës dhe bartësve të saj, atëherë ajo që e pret është shumë e dhembshme:
96:15–16Page 597
كـَلَّا لَئِن لَّمۡ يَنتَهِ لَنَسۡفَعَۢا بِٱلنَّاصِيَةِ ١٥
No! If he does not desist, We will surely drag him by the forelock1 –
نَاصِيَةٖ كَٰذِبَةٍ خَاطِئَةٖ ١٦
A lying, sinning forelock.
Jo, jo! Nëse nuk heq dorë, Ne do ta rrëmbejmë atë prej ballit. Prej ballit mashtrues e gjynahqar. -Ai rrëmbim do të jetë shumë i ashpër. Vërtet, koka e meriton që të ndëshkohet, për shkak të gabimeve dhe mosbindjes së saj. Njeriu që është mashtrues në fjalët e tij dhe gjynahqar i rëndë në veprat e tij e meriton këtë ndëshkim të dhembshëm.
96:17–18Page 597
فَلۡيَدۡعُ نَادِيَهُۥ ١٧
Then let him call his associates;
سَنَدۡعُ ٱلزَّبَانِيَةَ ١٨
We will call the angels of Hell.1
Pastaj ai le të thërrasë ata të vetët! Ndërsa Ne do t’i thërrasim Rojet e Xhehennemit(zebanitë)! -Le të thërrasë ai që meriton këtë ndëshkim kë të dëshirojë, prej ushtrive dhe mbështe-tësve të tij. Ndërsa Allahu do të urdhërojë zebanitë, rojet e Xhehenemit, për të ekzekutuar ndëshkimin. Atëherë keni për ta parë se kush do të fitojë dhe kush është më i fuqishëm! Kjo do të jetë gjendja e atij që lufton dhe pengon të vërtetën. Ndërsa besimtarin, atë të cilin e pengojnë dhe luftohet për shkak të së vërtetës, Allahu i Lartësuar e urdhëron që të mos ua verë veshin dhe të mos u nënshtrohet këtyre ndaluesve:
96:19Page 597
كـَلَّا لَا تُطِعۡهُ وَٱسۡجُدۡۤ وَٱقۡتَرِب۩ ١٩
No! Do not obey him. But prostrate and draw near [to Allāh].
Jo, jo! Ti mos iu bind atij, por vazhdo me sexhde dhe afroju Zotit me të! -Allahu i Lartësuar ndalon veçse nga ato gjëra të cilat sjellin shkatërrim në dynja dhe në ahiret. Pra, mos iu bind këtyre fatzinjve, por vazhdo të afrohesh tek Zoti yt me sexhde dhe me të gjitha llojet e adhurimit dhe bindjes ndaj Tij! Ky ajet përfshin të gjithë llojet e ndaluesve dhe luftuesve të së vërtetës dhe të gjithë mbrojtësit dhe përhapësit e saj, edhe pse është shpallur fillimisht dhe flet në mënyrë të veçantë për Ebu Xhehlin, i cili pengonte Profetin (a.s.) nga namazi dhe nga përhapja e të vërtetës. Këtu përfu-ndon komenti i sures Alek. Falënderimi i takon vetëm Allahut!
Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences