As-Sa'di · Tafsir · in Albanian
الماعون
Al-Ma'un
The Small kindnesses · Meccan · 7 ayahs
107:1Page 602
أَرَءَيۡتَ ٱلَّذِي يُكَذِّبُ بِٱلدِّينِ ١
Have you seen the one who denies the Recompense?
Duke qortuar ata që shpërfillin të drejtat e Zotit dhe të drejtat e krijesave, i Lartësuari thotë:A e ke parë atë, që mohon Ditën e Gjykimit? -Ata nuk besojnë ringjalljen dhe dhënien e llogarisë, ashtu si nuk besojnë mesazhet e sjella nga profetët prej Zotit të gjithësisë. Pikërisht këta lloj njerëzish janë ata të cilët shpërfillin edhe të drejtat e krijesave:
107:2–3Page 602
فَذَٰلِكَ ٱلَّذِي يَدُعُّ ٱلۡيَتِيمَ ٢
For that is the one who drives away the orphan
وَلَا يَحُضُّ عَلَىٰ طَعَامِ ٱلۡمِسۡكِينِ ٣
And does not encourage the feeding of the poor.
Ky është ai që e përzë jetimin në mënyrë të vrazhdë. Dhe nuk nxit për të ushqyer të varfrin. –Ata e dëbojnë jetimin me ashpërsi, duke mos treguar aspak mëshirë për të. Kjo sjellje vjen nga zemërngurtësia e tyre, për shkak se nuk shpresojnë shpërblim nga Allahu i Lartësuar dhe as nuk frikësohen nga ndëshkimi i Tij. Jo vetëm që sillen kështu për veten e vet, por pengojnë dhe të tjerët që ushqejnë jetimët dhe të vobektët.
107:4–5Page 602
فَوَيۡلٞ لِّلۡمُصَلِّينَ ٤
So woe to those who pray
ٱلَّذِينَ هُمۡ عَن صَلَاتِهِمۡ سَاهُونَ ٥
[But] who are heedless of their prayer1 -
Mjerë për ata që falen, e që ndaj namazit të tyre janë të pakujdesshëm! -Ky është një kërcënim për ata njerëz që janë të pakujdesshëm ndaj namazit, duke mos e falur në kohën e tij apo duke lënë mangët shtyllat dhe detyrat e namazit. Kjo vjen nga mosvëmendja e tyre ndaj kësaj çështjeje të rëndësishme. Ata nuk i japin rëndësinë që i takon këtij adhurimi, i cili konsiderohet si më kryesori dhe mënyra më e mirë për t’iu afruar Allahut të Lartësuar. Këtu bëhet fjalë për pakujdesi me vetëdije ndaj çështjeve të namazit. Ndërsa pakujdesia nga harresa mund t’i ndodhë çdokujt madje edhe Profetit (a.s.) i ka ndodhur që të ketë harruar diçka prej namazit. Ata që janë të pakujdesshëm ndaj namazit Allahu i Lartësuar i ka përshkruar si zemërgurë, të pamëshirshëm dhe shtiracakë. Ai thotë:
107:6–7Page 602
ٱلَّذِينَ هُمۡ يُرَآءُونَ ٦
Those who make show [of their deeds]
وَيَمۡنَعُونَ ٱلۡمَاعُونَ ٧
And withhold [simple] assistance.
Ata vetëm shtiren. Dhe nuk japin as sendin më të vogël. - Ata kryejnë adhurime sa për t’u dukur në sy të njerëzve. Përveç kësaj, ata janë shumë koprracë, madje edhe për gjëra fare të vogla, dhënia e të cilave nuk dëmton aspak, siç mund të jetë dhënia e një kove, e një kazme etj. Zakonisht, njerëzit japin dhe marrin të tilla gjëra pa asnjë problem, por për ata është përsëri e pamundur. Kur ata nuk duan që të japin edhe gjëra kaq të vogla, ç’mund të thuash për gjëra më të mëdha?! Në këtë sure, Allahu i Lartësuar na nxit për bamirësi ndaj jetimëve dhe të varfërve, madje na qorton nëse nuk e bëjmë këtë, duke e konsideruar si një sjellje të ngjashme me ata që nuk besojnë ringjalljen. Gjithashtu, kjo sure na nxit për të qenë të kujdesshëm në faljen e namazit. Ajo na nxit për sinqeritet në kryerjen e tij dhe në të gjitha adhurimet e tjera. Allahu i Lartësuar na nxit për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin, duke shkëmbyer shërbime dhe mjete të ndryshme, sepse në të kundërt do të jemi si ata të cilët qortohen në këtë sure. Allahu është më i ditur dhe falënderimi i takon Atij, që është Zoti i botërave!
Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences