As-Sa'di · Tafsir · in Albanian
المطففين
Al-Mutaffifin
The Defrauding · Meccan · 36 ayahs
83:1–3Page 587
وَيۡلٞ لِّلۡمُطَفِّفِينَ ١
Woe to those who give less [than due],1
ٱلَّذِينَ إِذَا ٱكۡتَالُواْ عَلَى ٱلنَّاسِ يَسۡتَوۡفُونَ ٢
Who, when they take a measure from people, take in full.
وَإِذَا كَالُوهُمۡ أَو وَّزَنُوهُمۡ يُخۡسِرُونَ ٣
But if they give by measure or by weight to them, they cause loss.
Mjerë për ata që masin e peshojnë mangut, Ata që kur blejnë nga të tjerët e marrin masën e plotë, Por kur u shesin të tjerëve, e masin dhe e peshojnë mangut. –Siç shihet, el muŧaffifîn janë ata që kanë këto dy cilësi:1. Kur masin për veten e vet, masin me saktësi, pa pranuar asnjë lloj mangësie. Por, nga ana tjetër:2. kur duhet t’u japin njerëzve hakun që u takon, masin e peshojnë me mangësi. Kjo, sigurisht, është vjedhje e pasurisë së njerëzve dhe shkelje e drejtësisë në marrëdhëniet me ta. Nëse ky kërcënim u drejtohet atyre që thjesht hanë në masë ose në peshë, atëherë si mendon se do të jetë gjendja e atyre që vjedhin ose grabisin me forcë?! Sigurisht, këta janë më të kërcënuar dhe më në rrezik sesa të përmendurit në ajet. Nga ajeti mësojmë se njeriu, ashtu sikurse kërkon që të tjerët t’ia japin të plota të drejtat e tij, ashtu duhet t’ua japë edhe ai atyre gjërat që u takojnë, në çdo lloj bashkëpunimi ndërnjerëzor. Madje, kjo lloj drejtësie duhet të zbatohet edhe në sferën e debatit. Është e vërtetë që çdo njeri synon të mbrojë tezën e vet, por për të qenë i drejtë, duhet që t’u kushtojë vëmendje edhe argumenteve të kundërshtarit. Kështu, ai mund të ruhet nga mendjemadhësia dhe mospërfillja. E lusim Allahun e Madhëruar që të na udhëzojë dhe ndihmojë të arrijmë çdo mirësi dhe virtyt të lartë. Në vijim, Allahu i Madhëruar i kërcënon mutaffifin-ët me fjalë që shprehin çudi për vazhdimësinë e tyre në këtë rrugë të gabuar, duke marrë parasysh se çfarë i pret. Ai thotë:
83:4–6Page 587
أَلَا يَظُنُّ أُوْلَٰٓئِكَ أَنَّهُم مَّبۡعُوثُونَ ٤
Do they not think that they will be resurrected
لِيَوۡمٍ عَظِيمٖ ٥
For a tremendous Day -
يَوۡمَ يَقُومُ ٱلنَّاسُ لِرَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ٦
The Day when mankind will stand before the Lord of the worlds?
A nuk mendojnë ata se kanë për t’u ringjallur në një Ditë të madhe, Ditën kur njerëzit do të ngrihen për të dalë para Zotit të botëve?! -Ajo që i shtyn ata në këtë padrejtësi është mosbesimi i tyre në Ditën e Gjykimit. Nëse do të ishin të sigurt për takimin me Allahun e Lartësuar, i Cili do t’i llogarisë dhe shpërblejë me drejtësi për çdo gjë të madhe dhe të vogël, me siguri do të frenoheshin dhe do të ktheheshin tek Ai të penduar dhe të nënshtruar.
83:7Page 588
كـَلَّآ إِنَّ كِتَٰبَ ٱلۡفُجَّارِ لَفِي سِجِّينٖ ٧
No! Indeed, the record of the wicked is in sijjeen.
Jo, të mos mendojnë se nuk do të ringjallen, se me siguri Libri i keqbërësve është në sixh-xhin. -Këtu përfshihen të gjithë gjynahqarët: qafirët, munafikët dhe ata që shkelin kufijtë e Allahut. Të gjithë veprat e këtyre fuxhxhar-ëve do të jenë në Sixhxhin. I Lartësuari shpjegon më pas se çfarë është Sixhxhin-i:
83:8–9Page 588
وَمَآ أَدۡرَىٰكَ مَا سِجِّينٞ ٨
And what can make you know what is sijjeen?
كِتَٰبٞ مَّرۡقُومٞ ٩
It is [their destination1 recorded in] a register inscribed.
E ku e di ti se ç’është Sixhxhin-i? Ai është një libër i shkruar e i ruajtur mirë. -Ai është një libër, ku shënohen hollësisht veprat e shëmtuara. Sixhxhin është gjithashtu edhe një vend i ngushtë e mbytës. Ai është e kundërta e Il-lijin-it, librit të vepërmirëve, sikurse do të shpjegohet më poshtë. Është thënë, gjithashtu, se Sixhxhin-i është shtresa më e thellë e tokës së shtatë, në të cilën ndëshkohen fuxhxhar-ët.
83:10–11Page 588
وَيۡلٞ يَوۡمَئِذٖ لِّلۡمُكَذِّبِينَ ١٠
Woe, that Day, to the deniers,
ٱلَّذِينَ يُكَذِّبُونَ بِيَوۡمِ ٱلدِّينِ ١١
Who deny the Day of Recompense.
Mjerë mohuesit atë ditë, ata që nuk e besojnë Ditën e Gjykimit! -Ky është kërcënim për mohuesit dhe mosbesuesit, ata të cilët nuk e besojnë Ditën e Përgjegjësisë, Ditën e Shpërblimit, kur Zoti do ta trajtojë çdo njeri në varësi të veprave që ka bërë.
83:12Page 588
وَمَا يُكَذِّبُ بِهِۦٓ إِلَّا كُلُّ مُعۡتَدٍ أَثِيمٍ ١٢
And none deny it except every sinful transgressor.
Atë ditë nuk e mohon askush, përveç atij që ka e tepruar me padrejtësi dhe me vepra të këqija,... -Ditën e Përgjegjësisë e mohojnë ata që kanë dy cilësi:1.Ata që e teprojnë dhe shkelin kufijtë e Zotit, që lënë gjërat e ligjshme dhe marrin të paligjshmet.2. Ata që janë të zhytur thellë në gjynahe. Të tillët janë të prirur të tregohen kryeneçë ndaj të vërtetës së Zotit.
83:13Page 588
إِذَا تُتۡلَىٰ عَلَيۡهِ ءَايَٰتُنَا قَالَ أَسَٰطِيرُ ٱلۡأَوَّلِينَ ١٣
When Our verses are recited to him, he says, "Legends of the former peoples."
...I cili, kur i lexohen ajetet Tona, thotë: “Përralla të vjetra”. -Kur këtyre u lexohen ajetet e Zotit, që dëshmojnë të vërtetën, ata i mohojnë me arrogancë. Ata i shpërfillin shpalljet e Zotit, duke pretenduar se ato janë thjesht përralla dhe histori të popujve të harruar. Por kjo është thjesht mendjemadhësi nga ana e tyre.
83:14Page 588
كـَلَّاۖ بَلۡۜ رَانَ عَلَىٰ قُلُوبِهِم مَّا كَانُواْ يَكۡسِبُونَ ١٤
No! Rather, the stain has covered their hearts of that which they were earning.1
Jo, nuk është ashtu. Por të këqijat që bëjnë, ua kanë vulosur zemrat. -Kush kërkon të vërtetën dhe tregohet i paanshëm, ai nuk e mohon Ditën e Gjykimit, sepse Allahu i Madhëruar ka sjellë aq shumë argumente dhe fakte për vërtetësinë e saj, saqë askush nuk mund të dyshojë në të. Zemrat e lira e shohin këtë të vërtetë, ashtu si sytë shohin diellin. Por zemrat e robëruara dhe të vulosura nga veprat e këqija nuk mund ta shohin të vërtetën.
83:15–17Page 588
كـَلَّآ إِنَّهُمۡ عَن رَّبِّهِمۡ يَوۡمَئِذٖ لَّمَحۡجُوبُونَ ١٥
No! Indeed, from their Lord, that Day, they will be partitioned.1
ثُمَّ إِنَّهُمۡ لَصَالُواْ ٱلۡجَحِيمِ ١٦
Then indeed, they will [enter and] burn in Hellfire.
ثُمَّ يُقَالُ هَٰذَا ٱلَّذِي كُنتُم بِهِۦ تُكَذِّبُونَ ١٧
Then it will be said [to them], "This is what you used to deny."
Jo dhe jo! Atë ditë ata do të pengohen ta shohin Zotin e tyre. Pastaj, pa dyshim, ata do të flaken në Xhehenem, dhe më pas do t’u thuhet: “Ky është ai, të cilin e quanit gënjeshtër.” -Ky është shpagim i drejtë për shpërfilljen e treguar prej tyre. Ashtu sikurse ata nuk i lejojnë zemrat e tyre të ndriçohen nga drita e ajeteve të Zotit, ashtu do të shpërblehen në ahiret duke u privuar nga kënaqësia që të fal shikimi i Zotit. Pas këtij ndëshkimi të madh, ata do të flaken në zjarrin e Xhehenemit, ku do të vuajnë hidhësinë dhe dëshpërimin e përzgjedhjes së tyre të gabuar. Dhimbja e tyre do të jetë shumë e madhe kur t’u thuhet: “Ky është ai të cilin ju e quanit gënjeshtër!”. Këtu janë përmendur tri lloje ndëshkimi për këta kriminelë: ndëshkimi i zjarrit të Xhehenemit, ndëshkimi përmes fjalëve therëse, dhe ndëshkimi më i madh: privimi nga kënaqësia e vështrimit të Allahut të Madhëruar. Ky i fundit është ndëshkim më i madh dhe më dëshpërues edhe se vetë ndëshkimi i Zjarrit. Ajeti i kuptuar nga ana e kundërt tregon se besimtarët do ta shohin Zotin e tyre në Ditën e Gjykimit dhe në Xhenet. Ajo do të jetë kënaqësia më e madhe e tyre, më e madhe se çdo kënaqësi tjetër që do të shijojnë përjetësisht në Xhenet. Besimtarët do të jenë shumë të lumtur me praninë e të Madhëruarit dhe do të shijojnë kënaqësinë që të fal fjala e Zotit drejtuar atyre. Kjo është përmendur në shumë ajete Kur'anore dhe në shumë hadithe të sakta nga Profeti (a.s.). Këto ajete tërheqin fort vërejtjen për t’u ruajtur dhe penduar nga gjynahet, sepse ato dalëngadalë shkaktojnë vulosjen e zemrës dhe i heqin asaj aftësinë për të dalluar të vërtetën nga e kota. Ato sjellin errësirë dhe pengojnë dritën e Zotit që të hyjë në zemër. Ato sjellin vdekjen e zemrës, dhe kështu ajo nuk do të jetë në gjendje të udhëzohet: të mirën do ta shohë si të keqe dhe të vërtetën do ta shohë si të gënjeshtërt. Të mos harrojmë se këto janë vetëm një pjesë e të këqijave që sjellin gjynahet.
83:18–21Page 588
كـَلَّآ إِنَّ كِتَٰبَ ٱلۡأَبۡرَارِ لَفِي عِلِّيِّينَ ١٨
No! Indeed, the record of the righteous is in ʿilliyyūn.
وَمَآ أَدۡرَىٰكَ مَا عِلِّيُّونَ ١٩
And what can make you know what is ʿilliyyūn?
كِتَٰبٞ مَّرۡقُومٞ ٢٠
It is [their destination1 recorded in] a register inscribed
يَشۡهَدُهُ ٱلۡمُقَرَّبُونَ ٢١
Which is witnessed by those brought near [to Allāh].
Jo, nuk janë të njëjtë. Me të vërtetë, libri i vepërmirëve gjendet në Il-lijjin! E ku e di ti se çfarë është Il-lijjun-i? Ai është një libër i qëndisur, të cilin e dëshmojnë më të afruarit (e Zotit). -Pasi tregoi se libri Sixhxhin është në vendin më të ngushtë dhe më të thellë të Zjarrit, Allahu i Madhëruar thotë se libri i vepërmirëve është në Il-lijjin, në vendin më të lartë dhe më të gjerë në Xhenet. Këtë libër e shohin dhe dëshmojnë më të afërmit e Zotit, të cilët janë melekë, shpirtrat e profetëve, të të sinqertëve dhe të dëshmorëve në rrugën e Zotit. Këta të mirë Allahu i Madhëruar i veçon në mbretërinë e qiellit. Ilijjun është edhe një nga emrat e Xhenetit më të lartë.
Me të vërtetë, vepërmirët do të jenë(të lumtur)mes mirësive(të shumta)... -Ata do të jenë në “neim”, një emër ky që përfshin të gjitha llojet e kënaqësive të zemrës, shpirtit dhe të trupit, që këtyre fatlumëve u premtohen.
Të mbështetur në kolltukë, ata vështrojnë. -Ata do të rrinë të mbështetur në kolltukë të zbukuruar dhe do të kundrojnë me ëndje gjithçka që i Madhëruari u ka përgatitur si shpërblim. Por mbi të gjitha ato është kënaqësia që përjetojnë kur shikojnë Fytyrën e të Madhëruarit. Për të kuptuar se sa të lumtur janë, mjafton të shohësh në fytyrat e tyre:
83:24Page 588
تَعۡرِفُ فِي وُجُوهِهِمۡ نَضۡرَةَ ٱلنَّعِيمِ ٢٤
You will recognize in their faces the radiance of pleasure.
Në fytyrat e tyre mund të kuptosh kënaqësinë që përjetojnë. -Ato janë fytyra të shndritshme, të bukura dhe të lumturuara. Janë mirësitë e vazhdueshme që i japin fytyrës ndriçim, hijeshi dhe gëzim.
83:25–26Page 588
يُسۡقَوۡنَ مِن رَّحِيقٖ مَّخۡتُومٍ ٢٥
They will be given to drink [pure] wine1 [which was] sealed.
خِتَٰمُهُۥ مِسۡكٞۚ وَفِي ذَٰلِكَ فَلۡيَتَنَافَسِ ٱلۡمُتَنَٰفِسُونَ ٢٦
The last of it1 is musk. So for this let the competitors compete.
Atyre u jepet të pinë pije nga enë të vulosura, pije të cilave në fund u vjen era misk. -Ajo është nga më e mira dhe më e shijshmja pije që mund të ekzistojë. Fundi i saj vjen era misk. Pra, ajo pjesë e pijes që në dynja zakonisht hidhet poshtë apo lihet në fund të enës, në Xhenet është aq e mirë, sa i vjen era misk. Atëherë çfarë mund të mendosh për vetë pijen?! Ajo pije ruhet në enë të vulosura, që të mbetet vazhdimisht e mirë dhe e shijshme.Për të tilla mirësi le të garojnë ata që lakmojnë të mirën. -Ato do të jenë mirësi të përjetshme dhe të pandërprera. Masën dhe bukurinë e tyre nuk e di veçse Ai që i krijoi. Për to garojnë ata që synojnë dhe kanë për qëllim të mirën. Ata garojnë në vepra të mira, që Zoti i ka bërë sebep dhe rrugë për arritjen e këtyre të mirave. Kjo është çështja më e rëndësishme, për hir të së cilës ia vlen të shpenzosh çdo gjë të vyer. Për të tilla mirësi garuan më të mëdhenjtë dhe të zgjedhurit e Zotit.
83:27–28Page 588
وَمِزَاجُهُۥ مِن تَسۡنِيمٍ ٢٧
And its mixture is of Tasneem,1
عَيۡنٗا يَشۡرَبُ بِهَا ٱلۡمُقَرَّبُونَ ٢٨
A spring from which those near [to Allāh] drink.
Kjo pije ka brenda edhe prej Tesnim-it, burim nga i cili pinë më të afërmit e Zotit. -Kjo pije është e përgatitur me ujë nga burimi i quajtur Tesnim, në të cilin pinë më të afruarit dhe më të zgjedhurit e Zotit. Uji i këtij burimi është absolutisht pija më e mirë e Xhenetit. Nëse pija e banorëve të Xhenetit është aq e mirë, sepse përzihet me këtë ujë, atëherë si mund të jetë vetë ky burim?! Pa dyshim që është i mrekullueshëm dhe i pakrahasueshëm, prandaj edhe u posaçërua për më të mirët dhe më të zgjedhurit. Ata do të jenë në gradat më të larta dhe në mirësitë më të mëdha të Xhenetit.
83:29–30Page 588
إِنَّ ٱلَّذِينَ أَجۡرَمُواْ كَانُواْ مِنَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ يَضۡحَكُونَ ٢٩
Indeed, those who committed crimes used to laugh at those who believed.
وَإِذَا مَرُّواْ بِهِمۡ يَتَغَامَزُونَ ٣٠
And when they passed by them, they would exchange derisive glances.
Pasi foli për shpërblimin e muxhrimin-ëve dhe atë të mu’minin-ëve, Allahu i Lartësuar tregon shkaqet e këtij dallimi mes tyre:Vërtet, zullumqarët talleshin me besimtarët, sepse kur kalonin pranë tyre, ata ia bënin me sy njëri-tjetrit. -Në jetën e dynjasë, kriminelët gjynahtarë talleshin me besimtarët dhe i përqeshnin ata me fjalë dhe me veprime. Kur besimtarët kalonin pranë tyre, ata i shihnin me qesëndi dhe i përqeshnin duke i bërë shenja fyese njëri-tjetrit. Megjithëse kjo ishte një vepër shumë e fëlliqur, ata ndiheshin të qetë, pa asnjë lloj ndjenje faji:
83:31–32Page 588
وَإِذَا ٱنقَلَبُوٓاْ إِلَىٰٓ أَهۡلِهِمُ ٱنقَلَبُواْ فَكِهِينَ ٣١
And when they returned to their people, they would return jesting.
وَإِذَا رَأَوۡهُمۡ قَالُوٓاْ إِنَّ هَٰٓؤُلَآءِ لَضَآلُّونَ ٣٢
And when they saw them, they would say, "Indeed, those are truly lost."
Kur ktheheshin në familjet e veta, ata ishin të kënaqur.Kur i shihnin, thonin:“Me të vërtetë, këta janë të humbur!” -Kur ktheheshin pranë familjeve tyre, në mëngjes ose në mbrëmje, ata ishin të gëzuar dhe të fryrë me mendjemadhësinë e tyre. Ky ishte një nivel shumë i frikshëm vetëkënaqësie dhe vetëmashtrimi. Ata jo vetëm që kryenin vepra të ulëta dhe të këqija, por ishin fare të qetë për këtë, a thua se kërcënimi i Zotit nuk ekzistonte. A thua se Zoti u kishte premtuar se do të ishin të shpëtuar dhe të lumtur. Ata ishin aq arrogantë, sa deklaronin se ishin ata të udhëzuarit në udhë të drejtë, ndërsa besimtarët ishin njerëz të humbur dhe larg realitetit të jetës. Ky pretendim sigurisht që konsiderohet si shpifje dhe si e folur pa dije rreth Zotit. Më tej, Allahu i Lartësuar thotë:
83:33Page 588
وَمَآ أُرۡسِلُواْ عَلَيۡهِمۡ حَٰفِظِينَ ٣٣
But they had not been sent as guardians over them.
Por Ne nuk i caktuam ata si roje të tyre. -Allahu i Madhëruar nuk i vendosi ata si ruajtës dhe mbikëqyrës të besimtarëve, që të gjykojnë se cilët janë në humbje dhe cilët të udhëzuar. Vepra e shëmtuar e tyre tregonte veçse arrogancë, për të cilën nuk kanë asnjë justifikim, prandaj edhe ndëshkimi i tyre në ahiret do të jetë në përputhje me atë që kanë bërë, siç thotë i Lartësuari:
83:34–35Page 588
فَٱلۡيَوۡمَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ مِنَ ٱلۡكُفَّارِ يَضۡحَكُونَ ٣٤
So Today1 those who believed are laughing at the disbelievers,
عَلَى ٱلۡأَرَآئِكِ يَنظُرُونَ ٣٥
On adorned couches, observing.
Por sot, janë besimtarët që do të tallen me jobesimtarët. Duke qëndruar mbështetur në kolltukë, ata do të vështrojnë. –Ditën e Gjykimit, do të jenë besimtarët që do të tallen me jobesimtarët, kur t’i shohin të vuajnë në ndëshkimin e drejtë dhe të merituar. Kur çdo vendim i Zotit të jetë bërë realitet, qafirët do të vuajnë atë që vetë e zgjodhën për veten e tyre, ndërsa besimtarët, të kënaqur mes mirësive të Zotit të tyre, që e adhuruan si Një të vetëm dhe të pashoq, do të jenë të ulur dhe të rehatuar në shtretërit dhe kolltukët e tyre të stolisur dhe të zbukuruar. Ata do të kundrojnë mirësitë që Zoti ka përgatitur për ata dhe do të vështrojnë Fytyrën e Zotit të tyre të Dashur dhe Bujar. Dhe një pyetje shtrohet, ndërkohë që përgjigjja e saj dihet:
83:36Page 589
هَلۡ ثُوِّبَ ٱلۡكُفَّارُ مَا كَانُواْ يَفۡعَلُونَ ٣٦
Have the disbelievers [not] been rewarded [this Day] for what they used to do?
A u shpërblyen plotësisht jobesimtarët për atë që kanë bërë? -Sigurisht që po. Ashtu sikurse u tallën me besimtarët në këtë dynja, duke shpifur për ta se janë të humbur, po kështu besimtarët do të tallen me ta kur t’i shohin të vuajnë ndëshkimin e të Drejtit, si shpërblim për humbjen dhe mosbesimin e tyre. Pa dyshim, ata do të shpërblehen me drejtësi dhe urtësi nga Allahu i Madhëruar, i Gjithëditur dhe i Urtë.
Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences