As-Sa'diAn‑Najm · 53:1–51

As-Sa'di · Tafsir · in Albanian

النجم

An-Najm

The Star · Meccan · 62 ayahs

53:1Page 526

وَٱلنَّجۡمِ إِذَا هَوَىٰ ١

By the star when it descends,

Betohem në yllin kur perëndon... -Allahu i Lartësuar betohet në yjet, të cilët zhduken nga horizonti me përfundimin e natës dhe shkrepjen e agimit. Kjo është një dukuri që e meriton që Zoti të betohet në të. Ky betim bëhet për të përforcuar faktin që Shpallja të cilën Allahu ia dha Profetit të Tij është e vërtetë dhe e saktë. Ajo është Shpallje e Zotit të gjithësisë. Këtu vihet re një paralelizëm i çuditshëm. Allahu i Lartësuar i bëri yjet zbukurues të qiellit dhe udhëzues për njerëzit në errësirë, në det apo në tokë qofshin. Po kështu, edhe Shpallja e Tij është zbukurim dhe udhëzim për njerëzit. Nëse nuk do të ekzistonte dituria e trashëguar nga profetët, njerëzimi do të ishte në errësirë të thellë, si në një natë të errët dhe pa yje.

53:2Page 526

مَا ضَلَّ صَاحِبُكُمۡ وَمَا غَوَىٰ ٢

Your companion [i.e., Muḥammad] has not strayed, nor has he erred,

...se shoku juaj nuk ka humbur dhe nuk ka devijuar! -Betimi bëhet për të treguar se Profeti (a.s.) ishte i ruajtur nga devijimet, qoftë në dituri apo në qëllime. Profeti (a.s.) ishte i udhëzuar nga Zoti me diturinë që Ai i dhuroi, ashtu siç ishte dhe udhëzues për të tjerët. Nga ajeti kuptojmë, gjithashtu, se qëllimet e këtij Profeti ishin shumë të larta. E si të mos ishin të tilla, kur ato bazoheshin në Shpalljen e të Gjithëditurit Mëshirëplo-të?! Ai synonte që ta udhëzonte umetin e tij në rrugën më të mirë dhe më të lehtë drejt Zotit të tyre. Ndryshe është gjendja e ftuesve në rrugët e humbjes, dituria e të cilëve është e prishur, e keqe dhe qëllimet e tyre janë të frikshme. Allahu i Lartësuar thotë: “sahibukum” - “shoku juaj” për të kujtuar faktin që ai ishte një njeri i njohur mes tyre, të cilit ata ia njihnin prejardhjen fisnike, ashtu si edhe sinqeritetin apo besnikërinë e tij. Ata e kuptonin shumë mirë se ai ishte njeri i udhëzuar. Allahu i Lartësuar e përforcon këtë fakt kur thotë:

53:3–4Page 526

وَمَا يَنطِقُ عَنِ ٱلۡهَوَىٰٓ ٣

Nor does he speak from [his own] inclination.

إِنۡ هُوَ إِلَّا وَحۡيٞ يُوحَىٰ ٤

It is not but a revelation revealed,

Ai nuk flet sipas dëshirës, por ato janë veçse shpallje, që i vijnë atij. -Ai nuk flet sipas qejfit të vet, por ajo që thotë është Shpallje nga Zoti. Ai ndjek veçse Shpalljen hyjnore, e cila përmban udhëzimin e drejtë dhe siguron arritjen e devotshmërisë për ata që e zbatojnë. Ky ajet tregon se edhe Suneti i Profetit (a.s.), ashtu sikurse Kur'ani, është shpallje nga Zoti i Madhëruar, ashtu sikurse thotë i Madhëruari në një ajet tjetër: “Po të mos ishte Mirësia e Allahut dhe Mëshira e Tij ndaj teje, një grup prej tyre do të kishin tentuar të të devijonin. Por ata nuk devijojnë asnjë, veç vetes së tyre, dhe nuk mund të të dëmtojnë ty aspak. Allahu të shpalli ty Librin dhe Urtësinë e të mësoi atë që nuk e dije. Mirësia e Allahut ndaj teje është shumë e madhe.” [Nisa 113.] Ajeti, gjithashtu, tregon se Profeti (a.s.) ishte i ruajtur nga gabimet apo devijimet, kur bëhej fjalë për transmetimin e qartë të Shpalljes dhe Ligjit nga Allahu i Lartësuar, sepse në ajet thuhet se ai nuk fliste nga mendja e vet apo sipas dëshirës së tij, por ai ishte transmetues besnik dhe korrekt i Shpalljes së Zotit. Në vijim, Allahu i Lartësuar përmend mësuesin që ia mësoi Kur'anin Profetit (a.s.). Ai është Xhibrili (a.s.) më i miri, më i forti dhe më i përkryeri i melekëve. Allahu i Lartësuar thotë:

53:5–9Page 526

عَلَّمَهُۥ شَدِيدُ ٱلۡقُوَىٰ ٥

Taught to him by one intense in strength [i.e., Gabriel] -

ذُو مِرَّةٖ فَٱسۡتَوَىٰ ٦

One of soundness.1 And he rose to [his] true form2

وَهُوَ بِٱلۡأُفُقِ ٱلۡأَعۡلَىٰ ٧

While he was in the higher [part of the] horizon.1

ثُمَّ دَنَا فَتَدَلَّىٰ ٨

Then he approached and descended

فَكَانَ قَابَ قَوۡسَيۡنِ أَوۡ أَدۡنَىٰ ٩

And was at a distance of two bow lengths or nearer.

Atë ia mësoi Ai, i Fuqishmi(Xhibrili), që ka mendje të lartë dhe që u shfaq në formën e vet reale, në pikën më të lartë të horizontit. Pastaj u lëshua dhe iu afrua atij, sa largësia mes dy harqeve a edhe më afër... -Ai që e zbriti Shpalljen nga Zoti te Profeti (a.s.) është Xhibrili (a.s.). Ai është shumë i fuqishëm në të gjitha aspektet. Allahu i Lartësuar e krijoi të tillë, që të jetë i denjë për të vënë në zbatim urdhrat e Tij. Pa dyshim që vepra më e rëndësishme dhe më madhështore e Xhibrilit (a.s.) ishte përcjellja e Shpalljes me besnikëri te Profeti i Zotit, Muhamedi (a.s.), duke mos lejuar ndërhyrjen e shejtanëve në të. Ata të mallkuar nuk mund të heqin apo të shtojnë asgjë në Shpalljen e Zotit. Allahu i Lartësuar e ka ruajtur të sigurt dhe të paprekshme Shpalljen e Tij, dhe ndër masat më të rëndësishme në këtë aspekt ishte pikërisht ngarkimi me këtë detyrë i melekut Xhibril (a.s.), të dërguarit të Tij besnik dhe të fuqishëm. Xhibrili (a.s.) u ngrit në pikën më të lartë të horizontit, atje ku shejtanët nuk mund të arrinin dot. Pastaj ai iu afrua Profetit (a.s.), për t’i përcjellë atij Shpalljen e Zotit. Ai qëndroi shumë pranë tij. Ai qëndroi vetëm dy harqe larg Profetit (a.s.), ose edhe më pranë. Kjo tregonte për rëndësinë e madhe të asaj që do të ndodhte. Muhamedit (a.s.) do t’i jepej Shpallja dhe mes tij e Xhibrilit nuk duhej të kishte asnjë ndërmjetës apo përgjues.

53:10Page 526

فَأَوۡحَىٰٓ إِلَىٰ عَبۡدِهِۦ مَآ أَوۡحَىٰ ١٠

And he revealed to His Servant1 what he revealed [i.e., conveyed].

...dhe i shpalli robit të Tij (Allahut)atë që i shpalli. -Kështu, nëpërmjet Xhibrilit (a.s.), Allahu i Lartësuar i shpalli adhuruesit të Tij, Muhamedit (a.s.), Sheriatin madhështor dhe udhëzimin e drejtë.

53:11Page 526

مَا كَذَبَ ٱلۡفُؤَادُ مَا رَأَىٰٓ ١١

The heart1 did not lie [about] what it saw.

Zemra nuk e kundërshtoi atë që ai pa. -Zemra, dëgjimi, shikimi dhe e gjithë qenia e Muhamedit (a.s.) u përqendrua për të marrë Shpalljen nga Zoti i Lartësuar. Ky është argument që tregon se sa e përkryer ishte mënyra me të cilën Profeti (a.s.) mori Shpalljen nga Allahu i Madhëruar. Ai e mori Shpalljen në mënyrë shumë të sigurt, që nuk lejonte asnjë dyshim apo luhatje. Zemra e tij nuk e mohoi atë që i panë sytë. Asnjë pasiguri nuk zuri vend në zemrën e tij. Ka shumë mundësi që këtu të bëhet fjalë për shenjat e mëdha që Muhamedi (a.s.) pa Natën e Israsë, dhe ky është shpjegimi më i saktë i ajetit. Disa të tjerë janë të mendimit se këtu bëhet fjalë për shikimin e Zotit të Lartësuar nga ana e Profetit (a.s.) dhe dëgjimin e fjalëve që Zoti i drejtoi atij Natën e Israsë. Ky është qëndrimi i shumë dijetarëve, - Allahu i mëshiroftë, - të cilët pohojnë se Profeti (a.s.) e pa Zotin e tij në dynja. Sidoqoftë, mendimi më i saktë është se Profeti (a.s.) pa disa shenja të mëdha të Zotit të Lartësuar, por edhe Xhibrilin (a.s.), sikurse kuptohet nga konteksti. Profeti (a.s.) e ka parë Xhibrilin (a.s.) në formën e tij reale dy herë: një herë në kupën e qiellit të dynjasë, në kohën e shpalljes, dhe herën e dytë mbi qiellin e shtatë, Natën e Israsë, siç thotë i Lartësuari:

53:12–15Page 526

أَفَتُمَٰرُونَهُۥ عَلَىٰ مَا يَرَىٰ ١٢

So will you dispute with him over what he saw?

وَلَقَدۡ رَءَاهُ نَزۡلَةً أُخۡرَىٰ ١٣

And he certainly saw him in another descent1

عِندَ سِدۡرَةِ ٱلۡمُنتَهَىٰ ١٤

At the Lote Tree of the Utmost Boundary -

عِندَهَا جَنَّةُ ٱلۡمَأۡوَىٰٓ ١٥

Near it is the Garden of Refuge [i.e., Paradise] -

Vallë, ju po e kundërshtoni për atë që ka parë! Në të vërtetë, ai e ka parë atë edhe një herë tjetër, te Sidretul Munteha, pranë së cilës është Xheneti Me’ua... -Muhamedi (a.s.) e ka parë Xhibrilin (a.s.) edhe një herë tjetër, te Sidretul Munteha, e cila është një pemë shumë e madhe sipër qiellit të shtatë. Ajo quhet “Sidretul Munteha” - “Sidra e Skajshme”, sepse deri tek ajo shkojnë njohuritë e krijesave, pasi ajo është sipër qiejve dhe Tokës, ose edhe për shkaqe të tjera, që Allahu i di më së miri. Kështu, Muhamedi (a.s.) e pa Xhibrilin (a.s.) pikërisht në atë vend, i cili është vendi i shpirtrave të pastër, të bukur dhe të lartë, vend të cilit nuk mund t’i afrohen shejtanët dhe shpirtrat e ulët dhe të pisët. Pikërisht pranë asaj peme ndodhet “Xheneti Me’ua”, domethënë, Xheneti që përmban të gjitha llojet e mirësive dhe begative, Xheneti të cilin e ëndërrojnë të gjithë për ta arritur, Xheneti për të cilin të gjithë janë të përmalluar. Ky ajet dëshmon se Xheneti gjendet në vendin më të lartë, sipër qiellit të shtatë.

53:16Page 526

إِذۡ يَغۡشَى ٱلسِّدۡرَةَ مَا يَغۡشَىٰ ١٦

When there covered the Lote Tree that which covered [it].1

...kur Sidrën e mbulonte çfarë e mbulonte. -Këtë pemë e mbulon diçka shumë madhështore, të cilën e di vetëm Zoti Krenar dhe i Lartësuar.

53:17Page 526

مَا زَاغَ ٱلۡبَصَرُ وَمَا طَغَىٰ ١٧

The sight [of the Prophet (ﷺ)] did not swerve, nor did it transgress [its limit].

Shikimi i tij nuk u shmang e as nuk tejkaloi masën. -Shikimi i Profetit (a.s.) nuk devijoi djathtas ose majtas dhe as nuk tejkaloi masën. Kjo tregon për edukatën e lartë të Profetit (a.s.), të shfaqur edhe në shikimin e tij. Edhe pse ai u ngrit në një gradë aq të lartë, ai nuk devijoi dhe nuk e tejkaloi masën në zbatimin e urdhrit, për të treguar kështu moralin e tij të lartë, që nuk mundi ta arrijë askush prej krijesave, nga të parët deri tek të fundit. Njeriu mund ta cenojë gradën e tij në lidhje me detyrimet duke mos i zbatuar fare ato, duke i zbatuar me mangësi ose duke devijuar prej tyre, por Profeti (a.s.) ishte i ruajtur nga të gjitha këto.

53:18Page 526

لَقَدۡ رَأَىٰ مِنۡ ءَايَٰتِ رَبِّهِ ٱلۡكُبۡرَىٰٓ ١٨

He certainly saw of the greatest signs of his Lord.

Ai pa vërtet disa nga shenjat më të mëdha të Zotit të vet. -Profeti (a.s.) pa Xhenetin, Xhehenemin e shumë gjëra të tjera të fshehta. Kjo ndodhi Natën e Israsë.

53:19–20Page 526

أَفَرَءَيۡتُمُ ٱللَّٰتَ وَٱلۡعُزَّىٰ ١٩

So have you considered al-Lāt and al-ʿUzzā?

وَمَنَوٰةَ ٱلثَّالِثَةَ ٱلۡأُخۡرَىٰٓ ٢٠

And Manāt, the third - the other one?1

Pasi përshkroi pastërtinë e Shpalljes së Tij, Allahu i Lartësuar flet për kotësinë e besimit të politeistëve, të cilët adhurojnë idhuj, që janë të mangët dhe shumë larg cilësive të larta e të plota të Allahut të Lartësuar, që është i vetmi i Adhuruar me meritë:A i shihni Latën dhe Uzzanë? Dhe atë të tretin e të fundin, Menatin? -Këta ishin idhujt e tyre, të cilët nuk kishin fuqi e aftësi për të bërë asgjë, as dëm as dobi. Ata ishin thjesht emra të thatë, të vënë nga idhujtarët dhe paraardhësit e tyre injorantë për idhujt e tyre. Në këtë mënyrë, ata thjesht mashtronin vetveten dhe devijonin të tjerët, duke i ftuar që t’u nënshtroheshin atyre gjërave të kota. Pa dyshim, ata idhuj nuk meritonin asnjë lloj adhurimi, edhe po të kishin emra madhështorë dhe tërheqës, pasi nuk gëzonin asnjë atribut real që mund të tregonin ata emra. Për shembull, ata pretendonin se emri Lat e kishte prejardhjen nga fjala ‘Ilah’ (Zot), prandaj idhulli me atë emër e meritonte adhurim. Për emrin Uzza thoshin se e kishte prejardhjen nga ‘Aziz’ (Ngadhënjimtari), ndërsa Menat e kishte prejardhjen nga Menan (Bamirësi). Në fakt, El Ilah, El Aziz dhe El Menan janë disa nga emrat e Allahut të Lartësuar, të cilët ata ua atribuonin padrejtësisht idhujve të tyre. Kjo qe një padrejtësi dhe paturpësi e madhe e idhujtarisë. Adhurimi i plotë i takon vetëm dhe vetëm Allahut të Lartësuar.

53:21–22Page 526

أَلَكُمُ ٱلذَّكَرُ وَلَهُ ٱلۡأُنثَىٰ ٢١

Is the male for you and for Him the female?

تِلۡكَ إِذٗا قِسۡمَةٞ ضِيزَىٰٓ ٢٢

That, then, is an unjust division.1

A mendoni se meshkujt janë tuajt, e të Atij femrat? Atëherë kjo është një ndarje vërtetë e padrejtë. -Ju pretendoni se Allahu ju ka privilegjuar ju me fëmijë meshkuj, ndërsa për Veten e Tij ka mbajtur femra? Sipas kësaj, juve ju takon pjesa më e mirë, ndërsa Zotit pjesa më pak e preferuar. Kjo sigurisht që është një ndarje jo e drejtë, e pretenduar nga ana juaj. E ku ka ndarje më të keqe dhe të padrejtë se ajo që vlerëson krijesën mbi Krijuesin! I lartësuar qoftë Allahu i Madhëruar nga fjalët e tyre!

53:23Page 526

إِنۡ هِيَ إِلَّآ أَسۡمَآءٞ سَمَّيۡتُمُوهَآ أَنتُمۡ وَءَابَآؤُكُم مَّآ أَنزَلَ ٱللَّهُ بِهَا مِن سُلۡطَٰنٍۚ إِن يَتَّبِعُونَ إِلَّا ٱلظَّنَّ وَمَا تَهۡوَى ٱلۡأَنفُسُۖ وَلَقَدۡ جَآءَهُم مِّن رَّبِّهِمُ ٱلۡهُدَىٰٓ ٢٣

They are not but [mere] names you have named them - you and your forefathers - for which Allāh has sent down no authority. They follow not except assumption and what [their] souls desire, and there has already come to them from their Lord guidance.

Ata(idhujt)nuk janë gjë tjetër, vetëm se emra, që ju dhe prindërit tuaj i caktuat. Allahu nuk zbriti për ta ndonjë fakt. Por ata ndjekin vetëm hamendësimet dhe dëshirat e veta,... -Çdo besim që nuk argumentohet dhe vërtetohet nga Allahu i Lartësuar është i pasaktë dhe i kotë, dhe si i tillë nuk mund të konsiderohet si besim i drejtë. Kështu ishte besimi i idhujtarëve. Ata nuk pasonin çështje të sigurta, të mbështetura në fakte e prova, por thjesht merreshin me hamendësime. Shtoji këtyre injorancën e thellë, dëshirat e prishura dhe prirjet e sëmura drejt shirkut, dhe humbja e tyre bëhej shumë më e thellë. Mos vallë mungonte udhëzimi i drejtë nga Zoti, dhe kështu ata ishin të justifikuar? Jo, kurrsesi. Allahu i Lartësuar thotë:...megjithëse prej Zotit të tyre u ka ardhur udhëzimi i qartë. -Atyre u erdhi nga Zoti i Lartësuar udhëzimi i qartë, i cili u tregonte rrugën e drejtë dhe i mësonte se si ta njësonin Zotin dhe si t’i trajtonin profetët e Tij. Ky udhëzim sqaron gjithçka që robërit kanë nevojë ta dinë. Allahu i Lartësuar e ka përforcuar atë me prova dhe argumente të forta, të cilat e bëjnë të detyrueshme për çdo njeri që të nënshtrohet dhe ta zbatojë këtë udhëzim. Pas fakteve të Zotit, askujt nuk i mbetet më justifikim nëse e lëshon rrugën e Tij. E si mund të krahasohet kjo fe madhështore, e faktuar dhe e argumentuar qartë nga Zoti i gjithësisë, me fenë e idhujtarëve, të ndërtuar mbi hamendësime të kota?! Nëse dikush vazhdon përsëri në të kotën, edhe pas këtyre sqarimeve, atëherë e pret ndëshkimi i përjetshëm. Këta të mjerë vazhdojnë të vetëmashtrohen me kotësinë që ndjekin, por Allahu i Lartësuar ua hedh poshtë ëndrrat e tyre, duke thënë:

53:24–25Page 526

أَمۡ لِلۡإِنسَٰنِ مَا تَمَنَّىٰ ٢٤

Or is there for man whatever he wishes?

فَلِلَّهِ ٱلۡأٓخِرَةُ وَٱلۡأُولَىٰ ٢٥

Rather, to Allāh belongs the Hereafter and the first [life].

A do ta arrijë njeriu gjithçka që dëshiron?! Vetëm Allahut i takon bota tjetër dhe kjo botë. -Mos vallë njeriu pretendon se do të arrijë gjithçka që dëshiron në dynja dhe në ahiret. Dynjaja dhe ahireti janë plotësisht në dorën e Allahut të Lartësuar. Ai begaton dhe privon në dynja dhe ahiret atë që dëshiron, sipas dijes dhe urtësisë së Tij absolute. Pra, çështjet nuk shkojnë sipas dëshirave dhe ëndrrave të njeriut.

53:26Page 526

۞ وَكَم مِّن مَّلَكٖ فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ لَا تُغۡنِي شَفَٰعَتُهُمۡ شَيۡـًٔا إِلَّا مِنۢ بَعۡدِ أَن يَأۡذَنَ ٱللَّهُ لِمَن يَشَآءُ وَيَرۡضَىٰٓ ٢٦

And how many angels there are in the heavens whose intercession will not avail at all except [only] after Allāh has permitted [it] to whom He wills and approves.

Sa melekë ka në qiej, ndërmjetësimi i të cilëve nuk bën asnjë dobi, vetëm nëse Allahu i jep leje atij që Ai dëshiron dhe është i kënaqur me të. -Shumë njerëz adhurojnë melekët apo gjëra të tjera, duke pretenduar se ata do të ndërmjetësojnë tek Allahu i Lartësuar për shpëtimin e tyre në Ditën e Gjykimit. Por Allahu i Lartësuar ua hedh poshtë këtë pretendim dhe ua ndërpret këtë shpresë, duke thënë: Sa melekë ka në qiej, ndërmjetësimi i të cilëve nuk bën asnjë dobi...”. Pra, sa e sa melekë të afërt, të nderuar dhe të mëdhenj ka në qiell, të cilët janë të pafuqishëm t’u sjellin dobi atyre që u luten dhe që shpresojnë në ndërmjetësimin e tyre. Allahu i Lartësuar nuk ka lënë në dorën e krijesave asnjë mundësi për të sjellë dëm apo dobi. Edhe ndërmjetësimet e robërve për njëri-tjetrin, hapësirë të cilën Ai e ka lejuar, mund të hyjnë në punë veçse me dy kushte: së pari, Allahu i Lartësuar ta lejojë këtë ndërmjetësim dhe, së dyti, Allahu i Lartësuar të jetë i kënaqur me atë për të cilin do të ndërmjetësohet. Por dihet mirë se Allahu i Lartësuar nuk pranon asnjë vepër nëse nuk plotësohen dy kushte të saj: 1. ajo të kryhet me sinqeritet ndaj Allahut të Lartësuar dhe duke synuar kënaqësinë e Tij; 2. të kryhet në përputhje me porositë e Profetit të Tij. Për këto arsye, idhujtarët nuk mund të përfitojnë kurrë nga ndërmjetësimet. Ata e kanë privuar vetet nga mëshira e të Gjithëmëshirshmit.

53:27Page 527

إِنَّ ٱلَّذِينَ لَا يُؤۡمِنُونَ بِٱلۡأٓخِرَةِ لَيُسَمُّونَ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةَ تَسۡمِيَةَ ٱلۡأُنثَىٰ ٢٧

Indeed, those who do not believe in the Hereafter name the angels female names,

Vërtet, ata që nuk e besojnë jetën tjetër, i emërtojnë melekët me emra femrash. -Ata që adhurojnë zota të tjerë, që mohojnë profetët e Zotit e që nuk besojnë ahiretin, pikërisht për shkak të këtij mosbesimi, ata kanë guximin të kryejnë të tilla gjynahe të shëmtuara. Ata kanë paturpësinë të thonë fjalë të ulëta, duke treguar armiqësinë e tyre me Allahun dhe Profetin e tij. Ata shpifin e thonë se melekët janë vajzat e Allahut. Në këtë mënyrë, së pari, ata kanë shpifur kundrejt Allahut të Lartësuar, i Cili nuk ka lindur askënd dhe është i pastër nga kjo cilësi dhe, së dyti, kanë shpifur për melekët, duke thënë se ata janë femra, fakt për të cilin ata nuk kanë dijeni as nga Zoti dhe as nga Profeti (a.s.). Madje, edhe logjika e pastër i hedh poshtë pretendimet e tyre. E vërteta qëndron krejt ndryshe nga ajo që ata pretendojnë. Pa dyshim, Allahu i Lartësuar nuk ka nevojë për fëmijë dhe bashkëshorte, se Ai është Një dhe i Vetëm. Ai është El Samed - Zotëruesi i gjithçkaje, të Cilit të gjitha krijesat i drejtohen me lutje e përgjërim për nevojat e tyre. Ai as ka lindur dhe as është i lindur prej kujt. Me Allahun askush nuk mund të jetë i njëjtë dhe i barabartë. Ndërsa melekët janë rob të zgjedhur, të nderuar dhe të afruar tek Allahu, shërbëtorë të nënshtruar dhe të bindur ndaj Tij, sikurse thotë i Lartësuari në një ajet: “O ju që keni besuar! Ruajeni veten dhe familjen tuaj prej Zjarrit, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët! Atë e mbikëqyrin melekë të rreptë e të ashpër, që nuk e kundërshtojnë Allahun për asgjë që Ai i urdhëron. Ata zbatojnë gjithçka për të cilën urdhërohen.” [Tahrim 6].

53:28Page 527

وَمَا لَهُم بِهِۦ مِنۡ عِلۡمٍۖ إِن يَتَّبِعُونَ إِلَّا ٱلظَّنَّۖ وَإِنَّ ٱلظَّنَّ لَا يُغۡنِي مِنَ ٱلۡحَقِّ شَيۡـٔٗا ٢٨

And they have thereof no knowledge. They follow not except assumption, and indeed, assumption avails not against the truth at all.

Ata nuk kanë asnjë njohuri për këtë, por ndjekin veçse hamendësime dhe hamendësimi nuk mund ta zëvendësojë aspak të vërtetën. -Mohuesit e Zotit dhe idhujtarët nuk kanë asnjë argument dhe fakt të sigurt për këto fjalë të shëmtuara që thonë. Ata thjesht hamendësojnë, dhe dihet që hamendësimet janë shumë larg të vërtetës. E vërteta duhet të mbështetet patjetër në dije të sigurt dhe fakte të qarta. Pa dyshim, burimi i vetëm i këtyre është Shpallja e Zotit të Lartësuar. Me hamendësimet e tyre, të devijuarit nuk synojnë që të gjejnë të vërtetën. Ata thjesht duan të plotësojnë dëshirat e tyre. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar e urdhëron Profetin e Tij që të distancohet prej atyre:

53:29Page 527

فَأَعۡرِضۡ عَن مَّن تَوَلَّىٰ عَن ذِكۡرِنَا وَلَمۡ يُرِدۡ إِلَّا ٱلۡحَيَوٰةَ ٱلدُّنۡيَا ٢٩

So turn away from whoever turns his back on Our message and desires not except the worldly life.

Largohu prej atyre që i kanë kthyer shpinën Kur'anit dhe që synojnë veçse jetën e kësaj bote! -Ata i kanë kthyer shpinën Librit të Allahut, Kur'anit madhështor, i cili është i mbushur me urtësi dhe begati. Në këtë mënyrë, ata e kanë privuar veten e tyre nga dituria e dobishme, duke iu përkushtuar tërësisht jetës së dynjasë dhe kënaqësive të saj. Dynjaja është i vetmi pikësynim i tyre, prandaj të gjithë mundin ia përkushtojnë vetëm asaj. Njeriu i përkushtohet asaj që ka për qëllim, dhe qëllimi i këtyre të mjerëve është i kufizuar me dynjanë, me çfarëdolloj mënyre u realizoftë ai. I Lartësuari thotë:

53:30Page 527

ذَٰلِكَ مَبۡلَغُهُم مِّنَ ٱلۡعِلۡمِۚ إِنَّ رَبَّكَ هُوَ أَعۡلَمُ بِمَن ضَلَّ عَن سَبِيلِهِۦ وَهُوَ أَعۡلَمُ بِمَنِ ٱهۡتَدَىٰ ٣٠

That is their sum of knowledge. Indeed, your Lord is most knowing of who strays from His way, and He is most knowing of who is guided.

Aq është e tërë dituria që ata kanë arritur. -Kaq është kufiri i dijes dhe i qëllimeve të tyre. Ndërsa besimtarët, të cilët e besojnë Ditën e Gjykimit, janë të ndriçuar me dijen e sigurt dhe me arsyen e shëndoshë. Qëllimi i tyre është i përqendruar në arritjen e shpërblimit dhe lumturisë në ahiret. Dituria e tyre është më e vyera dhe më e mira, sepse ajo është përftuar nga Libri i Allahut dhe Suneti i Profetit të Tij, Muhamedit (a.s.).Zoti yt di gjithçka për ata që janë larguar nga rruga e Tij dhe Ai di gjithçka për ata që janë në rrugën e drejtë. -Allahu i Lartësuar është më i dituri për ata që meritojnë udhëzimin dhe ata që nuk e meritojnë atë. Ata që i mbështeten vetëm Atij dhe ia kërkojnë udhëzimin vetëm Atij, duke e adhuruar si Një të vetëm, Ai i udhëzon në rrugën e drejtë, duke u dhënë dije të saktë dhe duke i ndihmuar të punojnë sipas saj. Ndërsa ata të cilët e shpërfillin adhurimin e Allahut dhe nuk e marrin për bazë diturinë e ofruar nga Ai dhe Profeti i Tij, Ai i lë të mbështeten në forcat e tyre, dhe kështu humbja e tyre është e pashmangshme. Allahu i Lartësuar është i Urtë dhe i Gjithëditur, prandaj dhe udhëzimin ia jep atij që e meriton.

53:31Page 527

وَلِلَّهِ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِي ٱلۡأَرۡضِ لِيَجۡزِيَ ٱلَّذِينَ أَسَٰٓـُٔواْ بِمَا عَمِلُواْ وَيَجۡزِيَ ٱلَّذِينَ أَحۡسَنُواْ بِٱلۡحُسۡنَى ٣١

And to Allāh belongs whatever is in the heavens and whatever is in the earth - that He may recompense those who do evil with [the penalty of] what they have done and recompense those who do good with the best [reward] -

Allahut i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë. Ai ka për t'i dënuar ata që bëjnë keq sipas veprave të veta e ka për t’u dhënë shpërblimin më të mirë atyre që bëjnë vepra të mira. -Allahu i Lartësuar na tregon në këto ajete se vetëm Ai është Pronari dhe Sunduesi i gjithçkaje. Vetëm në dorën e Tij janë dynjaja dhe ahireti. Çdo gjë që ekziston në qiell dhe në Tokë janë krijesë dhe pronë e Tij, me të cilat Ai vepron si Sundues i madh dhe i plotfuqishëm. Në këtë gjithësi zbatohet vetëm caktimi i Tij. Ligji ndaj të cilit krijesat duhen të nënshtrohen është ligji i Tij. Është Ai, i vetmi, që ka të drejtën të urdhërojë dhe të ndalojë, të vendosë ligje dhe të marrë në llogari për zbatimin e tyre. Allahu i Lartësuar është Ai që do t’i shpërblejë krijesat sipas veprave të tyre, në lidhje me zbatimin e urdhrave dhe respektimin e kufijve të Tij. Të bindurit ndaj Tij, Ai do t’i shpërblejë me mëshirën dhe bujarinë e Tij. Ndërsa ata që nuk i binden, por bëjnë vepra të këqija, Ai do t’i ndëshkojë me drejtësinë e Tij. Ata që janë bamirës, qoftë në drejtim të adhurimit, qoftë në drejtim të marrëdhënieve me njerëzit, Allahu i Lartësuar do t’i shpërblejë në dynja dhe ahiret. Por më e madhe se çdo shpërblim tjetër është kënaqësia e të Madhëruarit dhe lumturia e tyre në përjetësinë e Xhenetit. Më poshtë, Allahu i Lartësuar përshkruan cilësitë e këtyre bamirësve:

53:32Page 527

ٱلَّذِينَ يَجۡتَنِبُونَ كَبَٰٓئِرَ ٱلۡإِثۡمِ وَٱلۡفَوَٰحِشَ إِلَّا ٱللَّمَمَۚ إِنَّ رَبَّكَ وَٰسِعُ ٱلۡمَغۡفِرَةِۚ هُوَ أَعۡلَمُ بِكُمۡ إِذۡ أَنشَأَكُم مِّنَ ٱلۡأَرۡضِ وَإِذۡ أَنتُمۡ أَجِنَّةٞ فِي بُطُونِ أُمَّهَٰتِكُمۡۖ فَلَا تُزَكُّوٓاْ أَنفُسَكُمۡۖ هُوَ أَعۡلَمُ بِمَنِ ٱتَّقَىٰٓ ٣٢

Those who avoid the major sins and immoralities, only [committing] slight ones. Indeed, your Lord is vast in forgiveness. He was most knowing of you when He produced you from the earth and when you were fetuses in the wombs of your mothers. So do not claim yourselves to be pure; He is most knowing of who fears Him.

Për ata që largohen prej gjynaheve të mëdha dhe poshtërsive, përveç ndonjë gjynahu të vogël, s’ka dyshim se Zoti yt e ka faljen të gjërë. -Ata zbatojnë me përpikmëri detyrimet ndaj Zotit të Lartësuar. Po të lihen pa u zbatuar këto detyrime, konsiderohet si gjynah i madh. Gjithashtu, ata u largohen të gjitha gjynaheve të mëdha, si: zinaja, konsumimi i pijeve dehëse, marrja me fajde, vrasja e padrejtë etj. Allahu i Lartësuar thotë: “përveç el lemem”. El lememjanë gjynahet e vogla dhe jo të vazhdueshme. Pra, janë ato gjynahe, të cilat robi u kthehet herë pas here, në momente dobësie, por që ndodhin rrallë. Të tilla gjynahe nuk ia heqin robit etiketimin ‘bamirës’, nëse ai u largohet gjynaheve të mëdha. Me fjalë të tjera, nëse robi kryen detyrat dhe u largohet harameve të mëdha, Allahu i Lartësuar premton se do t’ia falë gjynahet, me mëshirën dhe faljen e Tij të gjerë, që ka përfshirë gjithçka, kur thotë: ... s’ka dyshim se Zoti yt është i gjerë në falje.” Sikur të mos ishte falja dhe mëshira e gjerë e Zotit, njerëzit dhe vendet do të shkatërroheshin. Sikur Allahu i Lartësuar, me drejtësinë e Tij, t’i ndëshkonte krijesat për gjynahet e tyre, qielli do të rrëzohej mbi tokë dhe nuk do të linte në të asnjë gjallesë. Por i Madhëruari, me mëshirën dhe bamirësinë e Tij, i mbulon të metat dhe fal shumë. Gjithashtu, Ai iu ka mundësuar njerëzve që, nëpërmjet veprave të mira, t’ua falë gjynahet, duke i pastruar prej tyre. Kështu, Profeti (a.s.) ka thënë: “Pesë namazet, nga xhumaja në xhuma apo nga ramazani në ramazan, të gjitha këto janë falje për gjynahet e kryera mes tyre, nëse ju u largoheni atyre të mëdhave.”Ai di gjithçka rreth jush, qysh kur e filloi krijimin tuaj nga dheu dhe qysh kur ishit fetus në bark të nënës suaj. -Kuptimi: Allahu i Lartësuar ka dijeni të plotë për ju dhe për gjendjet nëpër të cilat kaloni. Ai ka dijeni të plotë për prirjet që ka vendosur tek ju dhe për dobësitë që ju karakterizojnë. Ai e di shumë mirë dobësinë tuaj në zbatimin e urdhrave, si dhe prirjen tuaj drejt harameve. Janë të shumta rrugët që të çojnë drejt haramit dhe, shpeshherë, përballja me to është shumë e vështirë, sidomos kur dobësohet besimi dhe mbështetja tek Ai. Allahu i Lartësuar i di të gjitha këto, sepse është Ai që ju krijoi së pari nga toka, ashtu siç është Ai që ju krijon në barkun e nënës suaj. Është e vërtetë që Allahu i Lartësuar ju ka pajisur me forcë të mjaftueshme për të përballuar zbatimin e çdo porosie të Tij dhe kurrë nuk ju ka ngarkuar me vështirësi të shumëta në fenë tuaj. Por, gjithsesi, ju do të vazhdoni të jeni të dobët, prandaj keni nevojë për mbështetjen e të Madhëruarit, mëshirën dhe faljen e Tij të gjerë. I Lartësuari ua fal gjynahet dhe ua largon të këqijat robërve , sidomos kur qëllimi i tyre është arritja e kënaqësisë së Tij në të gjitha kohët dhe gjendjet. Nëse robi përpiqet vazhdimisht të kryejë punë të mira për t’u afruar tek Allahu dhe largohet nga haramet të cilat Allahu i Lartësuar nuk i do, atëherë i Lartësuari e fal dhe e përfshin në mëshirën e Tij të madhe, edhe pse herë pas here ai mund ta lëshojë veten në ndonjë gjynah. Allahu i Lartësuar është më Bujari dhe më i Mëshirshmi i të mëshirshmëve. Ai është më i mëshirshëm për robin e Tij sesa nëna për fëmijën e saj, prandaj për të tillë njerëz, mëshira e falja e Tij do të jetë shumë pranë. Allahu i Lartësuar do t’u përgjigjet lutjeve të tyre dhe gjithmonë do t’ua pranojë pendimin. Në vijim, Allahu i Lartësuar na e bën të qartë që të gjithë kemi nevojë për pastrimin që vjen prej Tij dhe askush nuk mund të pretendojë pastrimin e gjynaheve me forcat e veta. Kështu, i Lartësuari thotë:Atëherë, mos e mburrni veten, sepse Ai e di më mirë se cili është, vërtet i devotshëm. -Mos u lëvdoni para njerëzve, duke pretenduar pastërtinë e shpirtit tuaj dhe devotshmëri. Devotshmëria është thellë në zemër dhe është Allahu që e shikon atë. Është Allahu Ai që do t’i shpërblejë punëmirët për devotshmërinë e tyre, ndërsa njerëzit nuk kanë asgjë në dorë për t’ju shpërblyer apo për t’ju ruajtur nga ndëshkimi i Allahut. Mjafton që Allahu shikon në zemrën tuaj dhe që ju shpërblen, me bamirësinë dhe bujarinë e Tij.

53:33–34Page 527

أَفَرَءَيۡتَ ٱلَّذِي تَوَلَّىٰ ٣٣

Have you seen the one who turned away

وَأَعۡطَىٰ قَلِيلٗا وَأَكۡدَىٰٓ ٣٤

And gave a little and [then] refrained?

A e ke vënë re atë që kthen shpinën, i cili jep pak, e pastaj e ndërpret? -A e ke vënë re se sa e keqe është gjendja e atyre që ftohen për ta adhuruar dhe njësuar Zotin e tyre në çdo aspekt, por ata i kthejnë shpinën kësaj ftese? Edhe nëse në ndonjë moment vetja e tyre i lejon që t’i përgjigjen kësaj ftese, ata nuk vazhdojnë gjatë në të, por shpejt i kthehen zakonit të vjetër, duke u treguar koprracë dhe duke ndaluar veten nga adhurimi i Zotit. Veprat e mira nuk janë shprehi të tyre. Në natyrë, ata janë rebelë dhe gjithmonë i kthejnë shpinën bindjes ndaj Allahut. Nëse ndonjëherë kryejnë ndonjë vepër të mirë, ata nuk vazhdojnë gjatë në këtë rrugë, por përsëri kthehen atje ku ishin. Megjithatë, ata u lëvdohen të tjerëve:

53:35Page 527

أَعِندَهُۥ عِلۡمُ ٱلۡغَيۡبِ فَهُوَ يَرَىٰٓ ٣٥

Does he have knowledge of the unseen, so he sees?1

Mos vallë, ai ka njohuri për të fshehtën dhe e sheh atë? -A e shikojnë ata të fshehtën apo thjesht shpifin për Allahun, duke thënë gjëra për të cilat nuk kanë asnjë dijeni? Është Allahu i Lartësuar që pastron ata që Ai dëshiron dhe askush nuk mund ta dijë të fshehtën e Tij. Këta të mjerë bëjnë dy të këqija: jo vetëm që nuk i binden Zotit, por edhe mburren se janë të pastër e të devotshëm.

53:36–37Page 527

أَمۡ لَمۡ يُنَبَّأۡ بِمَا فِي صُحُفِ مُوسَىٰ ٣٦

Or has he not been informed of what was in the scriptures of Moses

وَإِبۡرَٰهِيمَ ٱلَّذِي وَفَّىٰٓ ٣٧

And [of] Abraham, who fulfilled [his obligations] -

Vallë, a nuk ka dëgjuar ai për atë që thuhet në Fletët e Musait dhe të Ibrahimit - i cili i plotësoi të gjitha detyrimet... -A nuk dinë këta njerëz për ngjarjet që përshkruhen në Fletët e Musait dhe të Ibrahimit (a.s.), i cili me të vërtetë i plotësoi të gjitha urdhëresat e Zotit të tij, të mëdha dhe të vogla. Në ato fletë kishte shumë ligje dhe dispozita të rëndësishme, ndër të cilat edhe ato që Allahu i Lartësuar i tregon më pas:

53:38–39Page 527

أَلَّا تَزِرُ وَازِرَةٞ وِزۡرَ أُخۡرَىٰ ٣٨

That no bearer of burdens will bear the burden of another

وَأَن لَّيۡسَ لِلۡإِنسَٰنِ إِلَّا مَا سَعَىٰ ٣٩

And that there is not for man except that [good] for which he strives

Askush nuk do të bartë barrën e tjetrit dhe njeriu meriton vetëm atë që ka bërë vetë. -Çdokush do të merret në përgjegjësi dhe do të shpërblehet për veprat e tij, të mira apo të këqija qofshin. Askush nuk do të merret në përgjegjësi apo të përfitojë nga veprat e të tjerëve dhe askush nuk do të bartë gjynahun e tjetrit. Gjithashtu, askush të mos harrojë, madje të jetë i sigurt se:

53:40–41Page 527

وَأَنَّ سَعۡيَهُۥ سَوۡفَ يُرَىٰ ٤٠

And that his effort is going to be seen -

ثُمَّ يُجۡزَىٰهُ ٱلۡجَزَآءَ ٱلۡأَوۡفَىٰ ٤١

Then he will be recompensed for it with the fullest recompense -

Puna e tij pa dyshim që do të shihet, dhe pastaj ai do të marrë shpërblimin më të plotë. -Në ahiret do të shfaqen hapur veprat e çdokujt dhe secili do të shpërblehet për çdo të mirë apo të keqe që ka bërë. Shpërblimi do të jetë i plotë, i pacenuar. Për veprat e mira dhe të sinqerta, shpërblimi do të shumëfishohet, ndërsa për veprat e këqija do të ndëshkohet me drejtësi. Të gjitha krijesat atë ditë do të jenë dëshmitare të drejtësisë së Zotit dhe të bamirësisë dhe mëshirës së Tij. Të gjithë, pa përjashtim, do ta lavdërojnë Zotin për këtë. Madje, edhe banorët e Zjarrit, kur të hyjnë në të, zemrat do t’i kenë të mbushura me lavdërim për Zotin dhe do të pranojnë urtësinë e Tij absolute. Ata do të urrejnë vetveten dhe do ta pranojnë se ishin vetë ata shkaktarët që bën të merituar këtë ndëshkim. Në fjalën e Allahut të Lartësuar: “...njeriu meriton vetëm atë që ka bërë vetë” janë mbështetur ata që thonë se veprat e mira nuk mund t’ju dhurohen të vdekurve dhe as të gjallëve. Askush nuk mund të shpërblehet për veprën e tjetrit. Por kjo mënyrë argumentimi vlen të shikohet më me kujdes. Është e vërtetë se robi do të shpërblehet për atë që ka bërë vetë. Por kjo nuk përjashton mundësinë që, ndonjëherë, ai të përfitojë nga ndonjë mirësi që mund t’i dhurohet nga të tjerët. Një shembull i ngjashëm me këtë është pasuria që zotëron njeriu, e cila i takon vetëm atij, por kjo nuk pengon që ai të përfitojë nga ndonjë dhuratë, që dikush mund t’ia japë.

53:42Page 527

وَأَنَّ إِلَىٰ رَبِّكَ ٱلۡمُنتَهَىٰ ٤٢

And that to your Lord is the finality

Pa dyshim, te Zoti yt do të jetë kthimi. -Të gjitha çështjet kthehen vetëm tek Zoti. Të gjitha krijesat do të ringjallen, tubohen dhe llogariten tek Allahu i Lartësuar. Dituria dhe urtësia e plotë i takon vetëm Allahut të Lartësuar, i Cili është i vetmi Gjykues i drejtë. Atij i takon mëshira e plotë dhe çdo cilësi e plotë.

53:43Page 527

وَأَنَّهُۥ هُوَ أَضۡحَكَ وَأَبۡكَىٰ ٤٣

And that it is He who makes [one] laugh and weep

Ai sjell buzëqeshjen dhe lotët. -Është Allahu që ka sjellë në ekzistencë shkaqet që të bëjnë të qeshësh apo të qash. Ai ka krijuar të mirën dhe të keqen, gëzimin dhe lumturinë, frikën dhe trishtimin. Të gjitha këto, Allahu i Lartësuar i ka bërë të ekzistojnë sipas dijes dhe urtësisë së Tij absolute.

53:44Page 527

وَأَنَّهُۥ هُوَ أَمَاتَ وَأَحۡيَا ٤٤

And that it is He who causes death and gives life

Ai jep vdekjen dhe jetën. -Allahu është i vetmi në dorën e të Cilit është jeta dhe vdekja. Ai i krijoi krijesat për t’i urdhëruar dhe ndaluar dhe për t’i marrë në llogari. Ai do t’i ringjallë ato pas vdekjes së tyre dhe do t’i shpërblejë me drejtësi dhe bamirësi, për atë që kanë bërë në jetën e dynjasë.

53:45–46Page 528

وَأَنَّهُۥ خَلَقَ ٱلزَّوۡجَيۡنِ ٱلذَّكَرَ وَٱلۡأُنثَىٰ ٤٥

And that He creates the two mates - the male and female -

مِن نُّطۡفَةٍ إِذَا تُمۡنَىٰ ٤٦

From a sperm-drop when it is emitted

Është Ai që i krijoi llojet në çift- mashkull dhe femër, nga një pikë lëngu, që hidhet. -Allahu i Lartësuar është Ai i Cili çdo gjë e krijoi në çift, njerëzit dhe kafshët. Ai është i vetmi dhe më i miri Krijues. Mënyra që Allahu i Lartësuar ka përcaktuar për shumimin e krijesave është një nga argumentet më të mëdha, që tregojnë për pushtetin e plotë të Allahut të Lartësuar. Me pushtetin dhe diturinë e Tij, Ai bën të mundur që kafshët, të mëdha apo të vogla qofshin, të shumohen nëpërmjet farës së lëngshme. Allahu e fillon krijimin e njeriut në barkun e nënës, dhe pastaj, me përkujdesin e Tij të vazhdueshëm, njeriu plotësohet në formën më të mirë. Më pas, Allahu i Lartësuar i jep atij mundësinë për të zgjedhur, dhe njeriu ose ngrihet në gradat më të larta ose zhytet në skutat më të ulëta. Me të vërtetë, mënyra e krijimit të njeriut është e mrekullueshme dhe një argument i pamohueshëm, që tregon për pushtetin absolut të Allahut të Lartësuar, i Cili kështu dëshmon edhe pushtetin e Tij të padiskutueshëm për t’i ringjallur krijesat, siç thotë më pas:

53:47Page 528

وَأَنَّ عَلَيۡهِ ٱلنَّشۡأَةَ ٱلۡأُخۡرَىٰ ٤٧

And that [incumbent] upon Him is the other [i.e., next] creation.

Eshtë detyrë e Tij Ringjallja tjetër. -Allahu i Lartësuar do t’i ringjallë njerëzit nga varret dhe do t’i tubojë ata në ditën e përcaktuar, për t’i shpërblyer për të mirat dhe të këqijat.

53:48Page 528

وَأَنَّهُۥ هُوَ أَغۡنَىٰ وَأَقۡنَىٰ ٤٨

And that it is He who enriches and suffices

Është Ai që pasuron dhe varfëron. -Është Allahu i Lartësuar Ai që ua lehtëson krijesave çështjet e jetës dhe dynjasë së tyre, si tregtinë apo mënyrat e tjera të përfitimit. Gjithashtu, Ai i bën robërit që të mjaftohen dhe të jenë të kënaqur me atë që Ai u dhuron. Kështu, me mirësitë e dhuruara prej Tij, ata kënaqen dhe vazhdojnë jetën e kësaj dynjaje. Të gjitha mirësitë janë prej Allahut, dhe kjo e bën të detyrueshme që robërit të jenë mirënjohës dhe falënderues ndaj Tij, duke e adhuruar si Një të vetëm dhe të pashoq.

53:49Page 528

وَأَنَّهُۥ هُوَ رَبُّ ٱلشِّعۡرَىٰ ٤٩

And that it is He who is the Lord of Sirius1

Ai është Zoti i Yllit Polar. -Ky yll i njohur quhet (në arabisht) El Shi’ra. Allahu i Lartësuar, edhe pse është Zoti i gjithçkaje, e veçoi këtë yll, sepse në kohën e injorancës, ai ishte shndërruar në objekt adhurimi. Kështu, Allahu i Lartësuar tregon se çdo gjë që adhurojnë idhujtarët është diçka e krijuar dhe e nënshtruar ndaj Allahut të Lartësuar. Atëherë, si mund të konsiderohet si e adhuruar diçka e tillë dhe të barazohet me Allahun e Lartësuar, që është i vetëm në meritueshmërinë e adhurimit?!

53:50–51Page 528

وَأَنَّهُۥٓ أَهۡلَكَ عَادًا ٱلۡأُولَىٰ ٥٠

And that He destroyed the first [people of] ʿAad

وَثَمُودَاْ فَمَآ أَبۡقَىٰ ٥١

And Thamūd - and He did not spare [them] -

Është Ai që i shkatërroi adët e lashtë dhe themudët, prej të cilëve nuk mbeti asnjë. -Adët ishin populli i profetit Hud (a.s.). Kur ata mohuan Profetin e tyre, Allahu i Madhëruar i shkatërroi me një stuhi të fuqishme. Ndërsa themudët ishin populli i profetit Salih (a.s.). Allahu i Lartësuar e dërgoi profetin Salih me mrekullinë e qartë të devesë, por populli i tij e shpërfilli këtë mrekulli dhe e vranë devenë. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar i shkatërroi ata tërësisht, duke mos lënë të shpëtojë asnjërin.

Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences

Contents

Ayat al-Kursi36Al-Kahfpage 42juz 15Bukhari 1Muslim 2999

Style

Theme
Text size
Layout

Читать на русском