As-Sa'di · Tafsir · in Albanian
الطور
At-Tur
The Mount · Meccan · 49 ayahs
Allahu i Madhëruar betohet në këto krijesa madhështore, të cilat bartin shumë urtësi të mëdha. Ato tregojnë për vërtetësinë e ringjalljes dhe shpërblimit me drejtësi si për të devotshmit, ashtu edhe për mohuesit.Betohem për malin Tur... - Ky është betim në malin Tur, mal në të cilin Allahu i Lartësuar i foli profetit të Tij Musa, birit të Imranit (a.s.), duke i shpallur ligje dhe dispozita të ndritshme. Kjo qe një mirësi e madhe, që Zoti ia dhuroi profetit Musa dhe ymetit të tij, e gjithashtu një shenjë e mrekullueshme e përkujdesjes së Zotit për ta, dhuratë për të cilën ata kurrë nuk mund ta falënderojnë ashtu si e meriton.
52:2–3Page 523
وَكِتَٰبٖ مَّسۡطُورٖ ٢
And [by] a Book inscribed1
فِي رَقّٖ مَّنشُورٖ ٣
In parchment spread open
...dhe për Librin e shkruar në rreshta,, në pergamenë të shpalosur! -Ka mundësi që këtu të flitet për Leuhi Mahfudh-in, ku Allahu i Lartësuar ka shkruar çdo gjë. Por ka mundësi që të flitet edhe për Kur'anin e Madhëruar, i cili pa dyshim është libri më i mirë që ka shpallur Allahu dhe ku përmenden ngjar- jet e të parëve dhe të fundit, njohuritë e të parëve dhe të atyre që do të vijnë.
Betohem për Shtëpinë plot vizitorë! - Këtu bëhet fjalë për Shtëpinë e Shenjtë që gjendet sipër qiellit të shtatë. Ajo gjithmonë është e mbushur me melekë të nderuar. Çdo ditë në këtë shtëpi hyjnë shtatëdhjetë mijë melekë, të cilët adhurojnë Zotin e tyre dhe të cilëve nuk u bie më radha të kthehen në të, deri në Ditën e Gjykimit. Por në ajet mund të bëhet fjalë edhe për Shtëpinë e Zotit në tokë, Qaben, e cila është e mbushur përplot me adhurues të Zotit, që bëjnë tavaf, falen e kujtojnë Zotin në çdo kohë, duke kryer haxhin dhe umren. Po kështu është betuar Allahu i Lartësuar në një ajet tjetër, duke thënë: “Betohem për fikun dhe ullirin. Dhe për Turi Sinain dhe për këtë Qytet të sigurt (Meken).” [Tin 1-3]. E meriton kjo faltore madhështore që Zoti të betohet në të. Ajo është destinacioni i haxhit, që është një nga shtyllat e Islamit. Ajo është faltorja e ndërtuar nga Ibrahimi dhe Ismaili, që Zoti e ka bërë vend qetësie dhe sigurie.
Betohem për kupën e ngritur lart... - I Lartësuari betohet për qiellin madhësh- tor, të cilin e ka bërë si çati dhe mburojë për krijesat. Ai shërben si mbrojtës i tokës dhe prej tij vjen drita. Nëpërmjet yjeve të vendosura në qiell, njerëzit udhëzohen dhe gjejnë rrugën në errësirën e tokës dhe të detit. Prej qiellit zbret mëshira, shiu dhe çdo lloj furnizimi tjetër.
... dhe për detin e mbushur plot! -Allahu betohet për detin ‘mesxhur’, domethënë, e mbushur përplot me ujë, të cilin Ai e ka mbledhur dhe grumbu- lluar, duke e ndaluar që të shpërthejë dhe të përmbytë tokën. Nëse do të lihej i lirë, natyrshëm ai do të dilte nga vendi i vet dhe do të mbulonte tokën. Por ligji i vendosur nga i Gjithëdituri dhe i Urti e bën që ai të qëndrojë i grumbulluar, duke mos dalë nga shtrati i tij. Në këtë mënyrë, Zoti ruan bimësinë, botën shtazore dhe jetën në përgjithësi mbi faqen e dheut. Ky është njëri nga kuptimet e mbiemrit ‘mesxhur’, që cilëson fjalën ‘det’ në ajet. Sipas disa komentuesve të tjerë, ‘mesxhur’ do të thotë “i ndezur flakë”. Ashtu siç është deti, aq i madh, i thellë dhe i gjerë, ai do të mbushet me zjarr dhe ndëshkime të larmishme. Të gjitha këto betime madhështore tregojnë fillimisht se ato janë disa nga shenjat e Allahut të Lartësuar, që dëshmojnë për njëshmërinë e Tij. Së dyti, ato tregojnë se Allahu i Madhëruar është i Plotfuqishëm për gjithçka, për të ringjallur të vdekurit dhe për t’i llogaritur e shpërblyer ata.
52:7–8Page 523
إِنَّ عَذَابَ رَبِّكَ لَوَٰقِعٞ ٧
Indeed, the punishment of your Lord will occur.
مَّا لَهُۥ مِن دَافِعٖ ٨
Of it there is no preventer.
Vërtet, dënimi i Zotit tënd do të ndodhë. Atë, askush nuk mund ta pengojë. - Kjo është e padiskutueshme që do të ndodhë dhe askush nuk mund ta pengojë. Askush nuk mund të ndryshojë premtimin dhe fjalën e Zotit. Askush nuk mund të ndërhyjë për ta ndryshuar apo penguar gjykimin e Zotit, sepse pushteti i Tij është absolut dhe i pacenueshëm. Askush nuk mund t’i shpëtojë pushtetit të Tij. Më pas, ajeti përshkruan atë ditë të vështirë, kur do të godasë fuqishëm ndëshkimi i Zotit:
52:9–10Page 523
يَوۡمَ تَمُورُ ٱلسَّمَآءُ مَوۡرٗا ٩
On the Day the heaven will sway with circular motion
وَتَسِيرُ ٱلۡجِبَالُ سَيۡرٗا ١٠
And the mountains will pass on, departing1 -
Atë ditë, qielli do të lëkundet fuqishëm e malet do të shkulen nga vendi e do të lëvizin. - Atë ditë, qiejt do të rrotullohen dhe do të lëkunden. Lëkundja e tyre do të jetë e tmerrshme, e vazhdueshme dhe shkatërruese. Ndërsa malet do të shkulen nga vendi dhe do të lëvizin si retë dhe si pluhur në ajër. Kur të tilla dridhje shkaktojnë këto fenomene me krijesat e mëdha, atëherë si do të jetë frika që do të pushtojë njerëzit, qenie aq të vogla dhe të dobëta?!
52:11–12Page 523
فَوَيۡلٞ يَوۡمَئِذٖ لِّلۡمُكَذِّبِينَ ١١
Then woe, that Day, to the deniers,
ٱلَّذِينَ هُمۡ فِي خَوۡضٖ يَلۡعَبُونَ ١٢
Who are in [empty] discourse amusing themselves.
Ajo ditë është mjerim i madh për mohuesit, të cilët, të zhytur në gënjeshtra, argëtohen! -Ajo ditë është “uejl” për mohuesit. Fjala “uejl” e përdo-rur në ajet shënon çdo lloj ndëshkimi, trishtimi, vuajtjeje, ankthi e frike. Po cili është shkaku që ata meritojnë këtë ndëshkim?! Ata janë tërësisht të angazhuar me gjëra të pavlefshme. Studi-met e tyre janë tërësisht të përqendruara në njohjen e gjërave të dëmshme, të cilat të çojnë në mospranimin e të vërtetës. Ata të bëjnë që të besosh dhe pranosh të kotën. Kjo është dituria e tyre. Ndërsa veprat e tyre bëhen vetëm nga injoran-tët, mendjelehtët dhe të shfrenuarit në dëfrime e lojëra. E tillë është gjendja e njohurive dhe veprave të këtyre mjeranëve, ndryshe nga dijet dhe veprat e besimtarëve, që e pranojnë të vërtetën e Zotit dhe jetojnë me të. Dituria e këtyre të fundit është e dobishme për dynjanë dhe ahiretin. Veprat e tyre mbështeten te kjo dije e dobishme dhe kryhen me sinqeritet për të kënaqur Krijuesin.
52:13Page 523
يَوۡمَ يُدَعُّونَ إِلَىٰ نَارِ جَهَنَّمَ دَعًّا ١٣
The Day they are thrust toward the fire of Hell with a [violent] thrust, [its angels will say],
Ditë, kur me rrëmbim, do tërhiqen për në zjarrin e Xhehenemit. -Atë ditë, ata do të thirren për në Xhehenem dhe do të tërhiqen zvarrë me fytyrat e tyre, për t’u hedhur në të. Në një gjendje të tillë ndëshkimi, ata dëgjojnë këto fjalë:
52:14Page 523
هَٰذِهِ ٱلنَّارُ ٱلَّتِي كُنتُم بِهَا تُكَذِّبُونَ ١٤
"This is the Fire which you used to deny.
Ky është zjarri, që ju e mohonit! -Vuajeni tani ndëshkimin e përjetshëm, të cilin askush nuk mund ta përballojë dhe askush nuk mund ta përshkruajë.
52:15Page 524
أَفَسِحۡرٌ هَٰذَآ أَمۡ أَنتُمۡ لَا تُبۡصِرُونَ ١٥
Then is this magic, or do you not see?
Mos është kjo ndonjë magji, apo ju nuk shihni?! -Ka mundësi që kjo pyetje të bëhet për Zjarrin ose ndëshkimin me të cilin do të ballafaqohen, sikurse tregon edhe konteksti i ajetit. Pra, kur ata të shohin Zjarrin, në formë ironie do t’u thuhet: “A mos është magji, a mos është diçka jo reale, ashtu sikurse pretendonit në dynja, apo ishit të verbër në dynja dhe nuk e shihnit të vërtetën?” Përgjigjja, sigurisht, është negative: nuk është një magji, por një realitet i pamohueshëm. Edhe pretendimi i tyre se nuk e shihnin dhe nuk e kuptonin të vërtetën, nuk qëndron. Faktet dhe shenjat e Allahut ishin tërësisht të qarta. Profeti ua qartë-soi të vërtetën rreth Zotit dhe mesazhin e Tij. Ai i ftoi me mënyrën më të mirë për të besuar Zotin dhe gjithçka që Ai urdhëroi të besohet. Pas këtij qartësimi, askush nuk mund të justifikohet para Zotit. Por ka shumë mundësi, gjithashtu, që këtu të flitet për Shpalljen që iu dha Muhamedit (a.s.). Sipas kësaj, kuptimi është: “Vallë, është magji Shpallja që iu dha Muhamedit apo fajin e ka paaftësia juaj në të vështruarit dhe kuptuarit e gjërave?” Kjo është një pyetje retorike, së cilës i dihet përgjigjja. Shpallja që iu dha Muhamedit nuk është aspak magji, por është faji i tyre që e shpërfillin atë, edhe pse ajo është vetë e vërteta e sigurt, e argumentuar dhe e faktuar nga Zoti.
52:16Page 524
ٱصۡلَوۡهَا فَٱصۡبِرُوٓاْ أَوۡ لَا تَصۡبِرُواْ سَوَآءٌ عَلَيۡكُمۡۖ إِنَّمَا تُجۡزَوۡنَ مَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ ١٦
[Enter to] burn therein; then be patient or impatient - it is all the same for you. You are only being recompensed [for] what you used to do."
Digjuni në të! E duroni apo nuk e duroni, njësoj është për ju! -Hidhini në Xhehenem, në atë mënyrë që zjarri t’i përfshijë tërësisht trupat e tyre dhe t’u depërtojë deri në zemra. Durimi atje nuk ka vlerë dhe nuk ua lehtëson aspak dhimbjen që shkakton Zjarri. Po ashtu, edhe pse do të jetë një turmë e madhe që do të ndëshkohet, kjo nuk do t’i ngushëllojë fare. Asgjë nuk mund ta lehtësojë ndëshkimin në Xhehenem, sepse ai nuk është i tillë që mund të kalohet me durim e ngushëllim. Ky është ndëshkim i merituar për ta, për veprat që kanë bërë vetë, siç thotë i Lartësuari:Ky është i vetmi “shpërblim” për atë që e merituat me veprat tuaja.
52:17Page 524
إِنَّ ٱلۡمُتَّقِينَ فِي جَنَّٰتٖ وَنَعِيمٖ ١٧
Indeed, the righteous will be in gardens and pleasure,
Pasi foli për ndëshkimin e jobesimtarëve, Allahu i Lartësuar përshkruan shpërblimin e të devotshmëve, që ruajnë kufijtë e Tij, duke kryer detyrimet dhe duke iu larguar harameve, në shenjë dashurie, madhëri-mi dhe nënshtrimi ndaj Tij. Kështu, Allahu i Lartësuar vendos paralel kërcënimin dhe inkurajimin, shpresën dhe frikën, të do-mosdoshme këto për një rob adhurues.Vërtet, të devotshmit do të jenë në kopshtet e Xhenetit dhe në begati... -Të devotshëm janë ata që i druhen zemërimit dhe ndëshkimit të Zotit, duke kryer urdhëresat dhe duke iu larguar harameve, në shenjë adhurimi për Të dhe në kërkim të kënaqësisë së Tij. Këta fatlumë do të jenë në kopshte, që janë të mbuluar me pemë dhe bimë që dredhojnë sipër tyre. Nëpër këto kopshte të bukura rrjedhin lumenj dhe lartësohen kështjella të stolisura. Atje do të përjetojnë lumturinë, me të gjitha përma-sat e saj, me zemër, shpirt dhe me trup.
52:18Page 524
فَٰكِهِينَ بِمَآ ءَاتَىٰهُمۡ رَبُّهُمۡ وَوَقَىٰهُمۡ رَبُّهُمۡ عَذَابَ ٱلۡجَحِيمِ ١٨
Enjoying what their Lord has given them, and their Lord protected them from the punishment of Hellfire.
...të kënaqur me ato që u ka dhuruar Zoti i tyre. Zoti i tyre i ruajti ata nga vuajtjet në Zjarrin flakërues. -Ata janë tejet të kënaqur dhe të lumtur me mirësitë që Zoti i tyre u ka dhuruar, të cilat askush nuk mund t’i përshkruajë, sikurse thotë i Lartësuari: “Askush nuk di për atë kënaqësi (të zemrës e të shpirtit), që u është caktuar atyre si shpërblim për veprat e tyre të mira (në dynja).” [Sexhde 17]. Zoti u dhuron atyre çdo gjë që e dëshirojnë dhe i ruan nga çdo gjë që i tremben. Kështu vepron me ta i Gjithëmëshirshmi e Bamirësi, sepse edhe ata bëjnë atë që Zoti e dëshiron dhe i largohen asaj që Ai e urren. Duke i uruar dhe përshëndetur, atyre u thuhet:
52:19Page 524
كُلُواْ وَٱشۡرَبُواْ هَنِيٓـَٔۢا بِمَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ ١٩
[They will be told], "Eat and drink in satisfaction for what you used to do."
Hani e pini duke u kënaqur, për hir të veprave që keni bërë! -Gjatë ushqimit dhe pijes, gjithashtu, do t’u thuhet: “Ju bëftë mirë dhe u gëzofshi me kënaqësi të njëpasnjëshme! Të gjitha këto që po shijoni i fituat me veprat dhe fjalët tuaja të mira.”
52:20Page 524
مُتَّكِـِٔينَ عَلَىٰ سُرُرٖ مَّصۡفُوفَةٖۖ وَزَوَّجۡنَٰهُم بِحُورٍ عِينٖ ٢٠
They will be reclining on thrones lined up, and We will marry them to fair women with large, [beautiful] eyes.
Ata do të rrinë të mbështetur në shtretër të rregulluar mirë. -Ata do qëndrojnë të shtrirë e të mbështetur, me rehati e kënaqësi të plotë. Shtretërit e tyre janë të zbukuruar dhe të sistemuar. Allahu i Lartësuar i ka përshkruar si shtretër “mesfufeh”, domethënë, të sistemuar dhe të mirëvendosur. Ata do të qëndrojnë së bashku me gratë e tyre mbi ata shtretër, ku do të kënaqen dhe do t’i thonë njëri-tjetrit fjalë të ëmbla. Duke qenë se ata do të provojnë në Xhenet kënaqësi që lumturojnë zemrën, shpirtin dhe trupin, që askush nuk mund t’i përfytyrojë realisht në dynja, atëherë nuk mbetet gjë tjetër që t’i plotësojë kënaqësitë e tyre, veç grave dhe çfarë ato ofrojnë. Ata do të kenë gratë më të përsosura në cilësitë e tyre trupore, shpirtërore dhe morale:Ne do t’i martojmë ata me hyri sybukura. -Ato janë gra tek të cilat bashkohen bukuria dhe hijeshia fizike me moralin dhe sjelljen e përkryer. Bukuria e tyre çorodit çdo njeri që i shikon e kundron. Zemrat gati pëlcasin nga malli për t’i pasur dhe për të qenë me to, thjesht e vetëm me një shikim të hedhur prej tyre. Sytë e tyre janë shumë të bukur dhe shprehës të dashurisë që fshehin. E bardha dhe e zeza e syve të tyre janë në kontrast vezullues.
52:21Page 524
وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَٱتَّبَعَتۡهُمۡ ذُرِّيَّتُهُم بِإِيمَٰنٍ أَلۡحَقۡنَا بِهِمۡ ذُرِّيَّتَهُمۡ وَمَآ أَلَتۡنَٰهُم مِّنۡ عَمَلِهِم مِّن شَيۡءٖۚ كُلُّ ٱمۡرِيِٕۭ بِمَا كَسَبَ رَهِينٞ ٢١
And those who believed and whose descendants followed them in faith - We will join with them their descendants, and We will not deprive them of anything of their deeds.1 Every person, for what he earned, is retained.2
Besimtarët e vërtetë do t’i bashkojmë me ata pasardhës të tyre që i pasojnë në besim, duke mos u pakësuar asgjë nga veprat e veta. -Ky është një plotësim i shpërblimit dhe i lumturisë së banorëve të Xhenetit. Fëmijët që pasojnë prindërit e tyre në besim dhe vepra të mira, Allahu i Lartësuar ua bashkëngjit prindërve, që mund të jenë në grada më të larta në Xhenet. Kjo bëhet për të shtuar nderimin e këtyre prindërve, por edhe për të shtuar shpërblimin e fëmijëve që ndjekin rrugën e drejtë të paraardhësve besimta-rë. Po kështu ndodh edhe anasjelltas: nëse fëmijët janë në grada më të larta, Allahu i Lartësuar u bashkangjit atyre prindërit besimtarë. Sigurisht, kjo gjë nuk e pakëson shpërblimin e prindërve, ose pasardhësve që i kanë merituar ato grada të larta. Dikush mund të mendojë gabimisht se edhe me banorët e Zjarrit do të veprohet në të njëjtën mënyrë, domethënë që Allahu i Lartësuar do t’i bashkojë prindërit me pasardhësit e tyre. Por i Madhëruari na tregon se gjykimi për dy vendet nuk është i njëjtë, dhe s’ka se si të jetë i tillë, sepse Zjarri është vendi ku zbatohet drejtësia e Zotit dhe askush nuk ndëshkohet për gjynahet që nuk i ka vepruar vetë apo nuk është bërë shkak, siç thotë i Madhëruari më pas:Çdokush është peng i punës së vet. -Askush nuk do të merret në përgjegjësi për veprat e të tjerëve. Askush nuk do të pyetet për gjynahun e tjetrit. Atëherë, ky ajet hedh poshtë keqkuptimet që mund të lindin në këtë drejtim.
52:22Page 524
وَأَمۡدَدۡنَٰهُم بِفَٰكِهَةٖ وَلَحۡمٖ مِّمَّا يَشۡتَهُونَ ٢٢
And We will provide them with fruit and meat from whatever they desire.
Ne do t’ua shtojmë të mirat atyre: fruta e mish, si t’ua ketë ënda. -Ndër begatitë e shumta me të cilat Zoti do t’i kënaqë banorët e Xhenetit janë edhe frutat e shijshme. Rrushi, shega, molla e shumë fruta të tjera të mrekullueshme, janë kënaqësi që ata do t’i shijojnë, përveç ushqimeve të pakrahasueshme që do të kenë përjetësisht në Xhenet. Nëse kërkojnë mish, do t’u jepet çdo lloj mishi që dëshirojnë: mish shpendësh apo kafshësh të tjera.
52:23Page 524
يَتَنَٰزَعُونَ فِيهَا كَأۡسٗا لَّا لَغۡوٞ فِيهَا وَلَا تَأۡثِيمٞ ٢٣
They will exchange with one another a cup [of wine] wherein [results] no ill speech or commission of sin.
Atje do t’ia kalojnë njëri-tjetrit kupat e mbushura... -Mes këtyre mirësive, ata do të shkëmbejnë me njëri-tjetrin gota me pije të shijshme, nektar etj. Ato u shërbehen me ibrikë nga djelmosha të përjetshëm, mes kopshteve të bukura. Në Xhenet, sikurse thotë Allahu i Lartësuar:...nuk do të ketë fjalë të kota e as gjynahe. -Atje nuk ka fjalë të kota, të padobishme apo, aq më shumë, të dëmshme, që t’i ngarkojnë me gjynahe dhe të sjellin ndëshkime. Por nëse të tilla fjalë nuk ekzistojnë në Xhenet, atëherë atje ka tjetër lloj fjalësh. Ato janë fjalë të ëmbla, të buta e qetësuese, që gëzojnë zemrën dhe lumturojnë shpirtin. Banorët e Xhenetit i drejtohen njëri-tjetrit me fjalët më të mira, me ngrohtësi e dashuri. Gjithashtu, ajo që do të dëgjojnë prej Zotit do t’i lumturojë më shumë, sepse Ai është i kënaqur prej tyre, prandaj u shpreh dashurinë e Tij.
52:24Page 524
۞ وَيَطُوفُ عَلَيۡهِمۡ غِلۡمَانٞ لَّهُمۡ كَأَنَّهُمۡ لُؤۡلُؤٞ مَّكۡنُونٞ ٢٤
There will circulate among them [servant] boys [especially] for them, as if they were pearls well-protected.
Mes tyre do të sillen djelmoshat shërbyes, si të ishin margaritarë të fshehur. -Ata janë të rinj shërbëtorë, të cilët duken si margaritarë. Ata do të vërti-ten mes tyre për t’u shërbyer gjithçka që dëshirojnë. Kjo është dëshmi e begatisë së madhe që ata do të kenë në Xhenet.
52:25Page 524
وَأَقۡبَلَ بَعۡضُهُمۡ عَلَىٰ بَعۡضٖ يَتَسَآءَلُونَ ٢٥
And they will approach one another, inquiring of each other.
Ata(besimtarët) do të afrohen duke biseduar me njëri-tjetrin... -Ata do të diskutojnë rreth çështjeve të shkuara të dynjasë. Ndër të tjera, duke folur për shkaqet që sollën shpëtimin e tyre dhe hyrjen në Xhenet, ata do të thonë:
52:26Page 524
قَالُوٓاْ إِنَّا كُنَّا قَبۡلُ فِيٓ أَهۡلِنَا مُشۡفِقِينَ ٢٦
They will say, "Indeed, we were previously among our people fearful [of displeasing Allāh].
Ata thonë: “Ne, edhe në gjirin e famil-jeve tona druheshim(nga Frika e Zotit).” -Kuptimi: Kur ishim në dynja, ne i druhe-shim Zotit edhe në gjirin e familjeve tona. Nga frika ndaj Zotit dhe llogarisë para Tij, i lamë gjynahet dhe u munduam të rregullojmë gabimet dhe mangësitë tona.
52:27Page 524
فَمَنَّ ٱللَّهُ عَلَيۡنَا وَوَقَىٰنَا عَذَابَ ٱلسَّمُومِ ٢٧
So Allāh conferred favor upon us and protected us from the punishment of the Scorching Fire.
Por Allahu na dhuroi të mira dhe na ruajti prej dënimit në afshin përcëllues të Zjarrit. -Allahu i Madhëruar na begatoi me mirësi të mëdha, duke na udhëzuar në rrugën e drejtë dhe duke na ndriçuar për të mësuar dhe kuptuar të vërtetën. Ai na dha sukses dhe forcë për të punuar dhe jetuar sipas udhëzimeve të Tij. Kështu, i Lartësuari na e lehtësoi rrugën drejt shpëtimit dhe na ruajti nga Zjarri përvëlues.
52:28Page 524
إِنَّا كُنَّا مِن قَبۡلُ نَدۡعُوهُۖ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلۡبَرُّ ٱلرَّحِيمُ ٢٨
Indeed, we used to supplicate1 Him before. Indeed, it is He who is the Beneficent, the Merciful."
Ne i jemi lutur Atij edhe më parë. Vërtet, Ai është Bamirësi e Mëshirëploti. -Ne i luteshim Allahut vazhdimisht, që të na ruante nga ndëshkimi i Zjarrit përvëlues dhe të na dhuronte shpërbli-min në Xhenetin e përjetësisë. Ne i kërkonim Allahut nëpërmjet lutjeve të drejtpërdrejta dhe lutjeve të shprehura nëpërmjet adhurimit. Koha jonë ishte e mbushur me lutje e adhurime, nëpërmjet të cilave kërkonim mëshirë dhe shpreso-nim shpërblim prej Allahut të Madhëruar. Allahu i Lartësuar është El Beru - Bamirës dhe El Rahim - Mëshirëplotë. Prej bami-rësisë dhe mëshirës së Tij të gjerë mbi ne është edhe fakti që Ai na futi në Xhenet dhe në kënaqësinë e Tij dhe na shpëtoi nga zemërimi dhe Zjarri i Tij.
52:29Page 524
فَذَكِّرۡ فَمَآ أَنتَ بِنِعۡمَتِ رَبِّكَ بِكَاهِنٖ وَلَا مَجۡنُونٍ ٢٩
So remind, [O Muḥammad], for you are not, by the favor of your Lord, a soothsayer or a madman.
Atëherë, kujto, sepse ti, me mirësinë e Zotit tënd, nuk je as falltar e as i çmendur. -Allahu i Lartësuar e urdhëron Profetin e Tij që të kujtojë dhe paralaj-mërojë të gjithë njerëzit, besimtarë a jobesimtarë qofshin ata. Kështu bëhej e mundur që zullumqarët të mos kishin më asnjë justifikim, ndërsa të mëshiruarit të kishin mundësinë të gjenin rrugën e drejtë. Allahu i Lartësuar e urdhëron që t’u kujtojë njerëzve të vërtetën, pa u shqetësuar nga jobesimtarët, të cilët pengonin njerëzit nga rruga e drejtë dhe nga pasimi i Shpalljes së Tij të ndritshme. Ata i kryenin këto krime ndaj Profetit dhe të vërtetës që ai e solli prej Zotit të tij, edhe pse ishin të sigurt për faktin se ai ishte i pastër nga çdo akuzë e tyre. I Lartësuari mohon çdo mangësi dhe shpifje të trilluar për të Dërguarin e Tij kur thotë: “...me mirësinë e Zotit tënd, nuk je as fallxhor e as i çmendur!” Ai nuk ishte fallxhor, si ata që kanë në shërbim të vet xhindë, të cilët u sjellin ndonjë lajm nga fshehtësitë, të përzier me njëqind gënjeshtra. Ai nuk ishte as i çmendur. Përkundrazi, ai kishte mendjen më të kthjellët ndër njerëz dhe ishte më i ruajturi nga ndikimi i shejtanëve. Ai ishte më i sinqerti, më i dituri dhe më i ploti si njeri. Herë të tjera, jobesimtarët shpifnin për të duke thënë:
52:30Page 524
أَمۡ يَقُولُونَ شَاعِرٞ نَّتَرَبَّصُ بِهِۦ رَيۡبَ ٱلۡمَنُونِ ٣٠
Or do they say [of you], "A poet for whom we await a misfortune of time"?1
Ata(idhujtarët)thonë: “Ai është veçse një poet, prandaj po presim derisa vdekja ta zhdukë!”. -Kuptimi: Ai është thjesht një poet dhe orator bindës, prandaj po presim që koha dhe vdekja ta fshijë kujtimin dhe gjurmët e tij. Ata pretendonin se libri që solli Muhamedi (a.s.) ishte thjesht një poezi, ndërkohë që Zoti e hedh poshtë një shpifje të tillë në ajete të tjera, ku thotë: “Ne nuk ia kemi mësuar atij (Muhamedit) poezinë dhe ajo as nuk është për të. Ky (Libër) është veçse një Mesazh dhe një Kur’an i qartë.” [Jasin 69]. Këtyre njerëzve, Zoti porosit që t’u themi:
52:31Page 524
قُلۡ تَرَبَّصُواْ فَإِنِّي مَعَكُم مِّنَ ٱلۡمُتَرَبِّصِينَ ٣١
Say, "Wait, for indeed I am, with you, among the waiters."
Thuaju: “Prisni, sepse edhe unë po pres bashkë me ju!”. - Thuaji, o Profet, prisni vdekjen time, pasi edhe unë së bashku me besimtarët po presim që Zoti t’ju ndëshkojë me ndonjë dënim nga Ai ose nëpërmjet duarve tona!
52:32Page 525
أَمۡ تَأۡمُرُهُمۡ أَحۡلَٰمُهُم بِهَٰذَآۚ أَمۡ هُمۡ قَوۡمٞ طَاغُونَ ٣٢
Or do their minds1 command them to [say] this, or are they a transgressing people?
Vallë, mendja e tyre po i detyron, apo janë njerëz pa fre? -Mos është mendja e tyre ajo që i shtyn ata të mohojnë dhe të shpifin këto gjëra për Profetin? Sa të këqija janë këto mendje, të cilat i japin përparësi të kotës dhe gënjeshtrës, që ka një fund të tmerr-shëm! Ato e konsiderojnë si të çmendur njeriun më të plotë dhe më të përkryer, ndërsa të vërtetën e pamohueshme e konsiderojnë si gënjeshtrën më të ma-dhe. Edhe më budallenjtë do t’i refuzonin të tilla mendje. Vallë, ishin mendjet e tyre që i çuan në atë gjendje? Apo ata ishin zullumqarë që nuk kishin kufi? Kjo është e vërteta. Kalimi i kufijve nga ana e tyre nuk kishte të mbaruar. Shfrenimi i tyre ishte i papërmbajtur, ndaj të mos të duket çudi asnjë fjalë dhe vepër e tyre.
52:33Page 525
أَمۡ يَقُولُونَ تَقَوَّلَهُۥۚ بَل لَّا يُؤۡمِنُونَ ٣٣
Or do they say, "He has made it up"? Rather, they do not believe.
Në fakt, ata thonë: “Ai e trilloi atë(Kur'anin).” Jo, kurrsesi nuk është ashtu, por ata nuk besojnë. -A mos ishte Muhamedi (a.s.) që e trilloi këtë Kur'an nga mendja e tij? Jo, kurrsesi! Ata ishin njerëz që nuk besonin. Nëse do të besonin, nuk do të thoshin fjalë të tilla.
52:34Page 525
فَلۡيَأۡتُواْ بِحَدِيثٖ مِّثۡلِهِۦٓ إِن كَانُواْ صَٰدِقِينَ ٣٤
Then let them produce a statement like it, if they should be truthful.
Le ta sjellin një libër si ai, nëse është e vërtetë ajo që thonë! -Kuptimi: Nëse jeni të sinqertë kur thoni se është Muhamedi (a.s.) ai që e ka trilluar këtë Libër dhe nuk është Shpallje e Zotit, atëherë, duke qenë se ju jeni mjeshtër të krijimit letrar, silleni edhe ju një vepër të tillë apo edhe disa rreshta si ai. Nëse nuk e bëni, atëherë duhet ta pranoni që Kur'ani është shpallje e Zotit të Madhëruar. Megjithatë, dijeni se, sikur të mblidheshit të gjithë së bashku, njerëz dhe xhindë, dhe të përpiqeshit të bënit një vepër të tillë, kurrë nuk do t’ia arrinit qëllimit, madje as edhe t’i afroheshit atij. Ju keni dy mundësi: ose ta pranoni Kur'anin dhe të udhëzoheni me dritën e tij, ose ta refuzoni atë dhe të vazhdoni në humbje, për kotësinë e së cilës jeni të vetëdijshëm.
52:35Page 525
أَمۡ خُلِقُواْ مِنۡ غَيۡرِ شَيۡءٍ أَمۡ هُمُ ٱلۡخَٰلِقُونَ ٣٥
Or were they created by nothing, or were they the creators [of themselves]?
A mos vallë, ata u krijuan prej asgjëje, apo ata vetë janë krijues?! -Ky është një arsyetim, para së cilit atyre nuk u mbetet veçse t’i nënshtrohen të vërtetës dhe ta pranojnë atë, ose, në të kundërt, do t’u duhet të kundërshtojnë logjikën e shëndoshë dhe besimin e drejtë. Ata e mohojnë njësimin e Zotit, profetët e Zotit dhe shpalljet e Tij. Kjo do të thotë që ata e mohojnë faktin se është Allahu Ai që i ka krijuar. Megjithatë, qoftë nga ana logjike, ashtu edhe nga ana fetare, për pyetjen e shtruar ekzistojnë vetëm tri mundësi përgjigjeje:1. Ata janë krijuar nga hiçi, pra, pa pasur një krijues, por kjo është e pamundur.2. Ata janë krijues të vetvetes. Por edhe kjo është po aq e pamundur. Duke qenë se të dyja këto mundësi janë të papra-nueshme, atëherë mbetet mundësia e tretë:3. Është Allahu Ai që i krijoi ata dhe gjithçka tjetër. Atëherë, nëse arrihet në këtë përfundim, kjo do të thotë që Allahu të konsiderohet si i vetmi që meriton adhurimin e krijesave, nënshtrimin dhe përkushtimin e tyre. Adhurimi nuk lejohet t’i kushtohet askujt tjetër veç Tij.
52:36Page 525
أَمۡ خَلَقُواْ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَۚ بَل لَّا يُوقِنُونَ ٣٦
Or did they create the heavens and the earth? Rather, they are not certain.
Vallë, ata i krijuan qiejt e Tokën?! -Kjo është një pyetje së cilës i dihet përgjigjja, por që drejtohet për ta pohuar atë me më shumë forcë. Askush nuk ka krijuar gjë në këtë gjithësi, as në qiell e as në Tokë, veç Allahut të Vetëm dhe të Gjithëpushtetshëm. Ata nuk kanë asnjë grimë pushteti në qiell dhe në tokë. Kjo është shumë e qartë dhe lehtësisht e kuptueshme, por mohuesit nuk binden, sikurse thotë Zoti:Jo, nuk është ashtu, por ata nuk janë të bindur. -Ata nuk janë të bindur, që të mund të përfitojnë nga argumentet e fesë dhe ato logjike.
52:37Page 525
أَمۡ عِندَهُمۡ خَزَآئِنُ رَبِّكَ أَمۡ هُمُ ٱلۡمُصَۜيۡطِرُونَ ٣٧
Or have they the depositories [containing the provision] of your Lord? Or are they the controllers [of them]?
A mos zotërojnë thesaret e Zotit tënd?! -Vallë, depot e mirësisë së Zotit të Lartësuar janë në duart e këtyre mashtruesve jobesimtarë dhe ata i japin atij që duan dhe privojnë atë që duan? Kjo, me sa duket, është edhe arsyeja që atyre u duket e pamundur dhe jo e drejtë që Allahu i Madhëruar dhe i Urtë t’ia dhurojë profetësinë robit të Tij, Muhame-dit (a.s.). A thua se janë ata përgjegjësit dhe shpërndarësit e mëshirës dhe mirësive të Zotit. Në fakt, ata janë shumë më të ulët dhe të parëndësishëm, që të pretendojnë të tilla gjëra. Ata nuk kanë mundësi të ndihmojnë apo dëmtojnë as veten e vet. Ata nuk mund të dhurojnë jetë, nuk mund të sjellin vdekje dhe nuk mund të ringjallin krijesat. Vetëm në dorë të Zotit është i gjithë pushteti dhe mbretërimi, në qiell dhe në Tokë, në dynja dhe në ahiret. Allahu i Madhëruar thotë: “Mos vallë janë ata që përcaktojnë mëshirën e Zotit tënd?! Ne kemi përcaktuar për ta se si do të jetojnë në këtë botë. Ne i kemi ngritur disa më lart se të tjerët, që të përfitojnë me shërbi-met ndaj njëri-tjetrit. Mëshira e Zotit tënd është shumë më e vlefshme sesa çfarë grumbullojnë ata.”. [Zuhruf 32].Apo mos janë ata mbizotëruesit?! -A mund të marrin ata nën sundim krijesat dhe mbretërinë e Allahut me forcë ose me luftë? Sigurisht që jo. Ata janë të varfër, nevojtarë dhe të pafuqishëm kundrejt madhështisë së Allahut.
52:38Page 525
أَمۡ لَهُمۡ سُلَّمٞ يَسۡتَمِعُونَ فِيهِۖ فَلۡيَأۡتِ مُسۡتَمِعُهُم بِسُلۡطَٰنٖ مُّبِينٍ ٣٨
Or have they a stairway [into the heaven] upon which they listen? Then let their listener produce a clear authority [i.e., proof].
A mos kanë ata shkallë të larta, mbi të cilat përgjojnë? -A kanë ata njohuri rreth të fshehtave të Zotit apo ndonjë mundësi që të dëgjojnë bisedat e qiellit, dhe në këtë mënyrë të dinë atë që të tjerët nuk e dinë?Atëherë, le të sjellë përgjuesi i tyre ndonjë provë të sigurt! -Ai që pretendon të tilla gjëra, le të sjellë ndonjë provë të pranueshme. Po si mund të ndodhë një gjë e tillë, madje si mund të mendohet ajo? Allahu i Madhëruar është i Gjithëditur për të fshehtat dhe të dukshmet dhe nuk ia tregon askujt të fshehtat e Tij, përveç atyre që i ka përzgjedhur si profetë, të cilëve u mëson aq sa Ai dëshiron. Muhamedi (a.s.) është profeti më i zgjedhur, më i ditur dhe imami i të gjithë profetëve. Ai njoftoi botën me lajme nga i Madhëruari dhe i urdhëroi ata që ta njësojnë Atë në adhurim. Ai erdhi ndër njerëz me përgëzi-me dhe kërcënime dhe solli rrëfime të vërteta për të shkuarën dhe të ardhmen. Ndërsa nga ana tjetër qëndrojnë mohue-sit e profetëve, të paditurit, të padrejtët e armiqtë e të vërtetës, që trillojnë lloj-lloj gënjeshtrash të pabaza. Atëherë, cili e meriton të dëgjohet dhe të pasohet? Profeti solli aq shumë prova e mrekulli për vërtetësinë e Shpalljes së Zotit, saqë ajo tashmë konsiderohet si dituria më e sigurt dhe e padiskutueshme. Ndërsa pala tjetër nuk arrin as të justifikohet për rrugën që ka zgjedhur, e aq më pak, të argumentojë saktësinë e saj.
Vallë, për Atë janë vajzat, kurse për ju djemtë?! -Si është e mundur vallë, që të trilloni të tilla paturpësi për Zotin e gjithësisë? A kanë fund shpifjet tuaja? A ka kufi paturpësia juaj? Së pari, shpifni dhe thoni se Zoti ka fëmijë. Së dyti, pretendoni se juve ju takon lloji më i preferuar i fëmijëve, pra, meshkujt, ndër-sa Zotit i takokan femrat! A ka fyerje më të madhe në adresë të të Madhëruarit të Plotfuqishëm?!
52:40Page 525
أَمۡ تَسۡـَٔلُهُمۡ أَجۡرٗا فَهُم مِّن مَّغۡرَمٖ مُّثۡقَلُونَ ٤٠
Or do you, [O Muḥammad], ask of them a payment, so they are by debt burdened down?
A mos po u kërkon atyre shpërblim, e ata janë të rënduar nga shpenzimet? -A mos po u kërkon atyre ndonjë shpërblim për kumtimin e plotë të Shpalljes së Zotit, dhe kështu ata janë të rënduar nga shpenzimet kundrejt teje? Jo, aspak. Përkundrazi, angazhimi yt i vetëm është që ata të udhëzohen, madje je ti ai që u jep atyre pasuri të shumta, me qëllim që zemrat e tyre të zbuten dhe të pranojnë ftesën tënde, që dituria dhe imani të zenë vend në zemrat e tyre.
52:41–42Page 525
أَمۡ عِندَهُمُ ٱلۡغَيۡبُ فَهُمۡ يَكۡتُبُونَ ٤١
Or have they [knowledge of] the unseen, so they write [it] down?
أَمۡ يُرِيدُونَ كَيۡدٗاۖ فَٱلَّذِينَ كَفَرُواْ هُمُ ٱلۡمَكِيدُونَ ٤٢
Or do they intend a plan? But those who disbelieve - they are the object of a plan.
A mos njohin ata fshehtësitë, që të mund t’i shkruajnë?! A mos po kurdisin kurthe kundër teje? Le ta dinë atëherë, se në kurth do të bien vetëm ata që nuk besojnë. -Kurthet që ata ngrejnë rëndojnë veç mbi kurrizin e tyre, sepse nuk dëmtojnë njeri tjetër. Dhe, vërtet, i Madhëruari e çoi në vend këtë premtim ndaj të Dërguarit të Tij, prandaj vetëm Allahut i takon falënderimi dhe lavdia për këtë. Edhe pse qafirët nuk lanë asnjë mjet dhe rrugë për të luftuar dhe shfarosur Profetin dhe fenë e tij, Allahu i Madhëruar e ndihmoi të zgjedhurin e vet, duke bërë që feja e tij të triumfojë mbi të gjithë armiqtë.
52:43Page 525
أَمۡ لَهُمۡ إِلَٰهٌ غَيۡرُ ٱللَّهِۚ سُبۡحَٰنَ ٱللَّهِ عَمَّا يُشۡرِكُونَ ٤٣
Or have they a deity other than Allāh? Exalted is Allāh above whatever they associate with Him.
A mos kanë ata ndonjë zot tjetër, veç Allahut? I lartë është Allahu nga gjithçka që ata i shoqërojnë! -A kanë ata ndonjë zot tjetër, të cilit i luten, sepse shpresojnë shpërblim dhe ndihmë prej tij dhe i frikësohen ndëshkimit të tij?! I lartë është Allahu nga gjithçka që ata i shoqërojnë! Ai nuk ka shok dhe partner në pushtetin dhe mbretërimin e Tij. Ai nuk ka shok edhe në meritën e adhurimit. Këto fjalë janë në vazhdim të kontekstit të përgjithshëm të sures dhe përforcuese të tij. Këto ajete tregojnë për pavlefshmë-rinë e adhurimit të çdo gjëje tjetër veç Allahut dhe se çdo adhurim që kryejnë idhujtarët është i papranueshëm, madje i dënueshëm nga i Madhëruari. I vetmi të Cilit duhet t’i përkushtohen adhurimet, namazi, sexhdeja dhe nënshtrimi është Allahu i Pashoq. Çdo adhurim duhet t’i përkushtohet vetëm Allahut, me sinqeri-tet të plotë dhe sipas porosive të Tij dhe të Profetit të Tij. Vetëm Allahut i drejto-hen lutjet e drejtpërdrejta dhe lutjet e shprehura nëpërmjet adhurimeve. Vetëm Ai është Zoti në qiell dhe në Tokë, sepse vetëm Ai është i ploti në emrat dhe cilë-sitë e Tij. Të mrekullueshme, të bukura dhe të urta janë veprat e Tij! Ai është i Madhëruari e Bujari. Ai është Krenari, Ngadhënjimtari e i Pamposhturi. Ai është Një! Allahu është Samed, Ai që çdo krijesë i drejtohet për çdo nevojë. Ai është i Madhëruari, i Lavdishmi, i Lartësuari!
52:44Page 525
وَإِن يَرَوۡاْ كِسۡفٗا مِّنَ ٱلسَّمَآءِ سَاقِطٗا يَقُولُواْ سَحَابٞ مَّرۡكُومٞ ٤٤
And if they were to see a fragment from the sky falling,1 they would say, "[It is merely] clouds heaped up."
Në këto ajete, Allahu i Lartësuar na bën të ditur se idhujtarët, të cilët e mohuan të vërtetën e qartë, edhe sikur t’u sillje çfarëdolloj argumenti e prove, kurrë nuk do ta pranonin dhe nuk do ta pasonin atë. Përkundrazi, ata do të vazhdonin me kokëfortësi në kotësinë e tyre dhe do të përdornin çdo lloj justifikimi për të mos e pranuar. Kështu, i Lartësuari thotë:Edhe sikur të shihnin ndonjë send duke rënë nga qielli, ata do të thoshin: “Është veç një grumbull resh!” -Edhe sikur nga qielli të lëshoheshin sende të mëdha ndëshkuese, ata përsëri nuk do të besonin, por do të vazhdonin në verbërinë e tyre e do të thoshin: “Është veç një grumbull resh! Janë thjesht disa re të mëdha dhe të zakonshme.” Ata do t’i kalonin si pa të keq këto shenja, duke mos nxjerrë mësime prej tyre. Për të tillët, ilaçi i vetëm është ndëshkimi, siç thotë i Lartësuari më pas:
52:45Page 525
فَذَرۡهُمۡ حَتَّىٰ يُلَٰقُواْ يَوۡمَهُمُ ٱلَّذِي فِيهِ يُصۡعَقُونَ ٤٥
So leave them until they meet their Day in which they will be struck insensible -
Prandaj, lëri ata derisa të përjetojnë ditën kur ata të shtangin... -Ajo është Dita e Kijametit, kur ata do të ballafaqohen me ndëshkimin, dhimbjen dhe dëshpërimin, që kurrë nuk mund të përshkruhen me fjalë.
52:46Page 525
يَوۡمَ لَا يُغۡنِي عَنۡهُمۡ كَيۡدُهُمۡ شَيۡـٔٗا وَلَا هُمۡ يُنصَرُونَ ٤٦
The Day their plan will not avail them at all, nor will they be helped.
...ditën kur dredhitë e tyre nuk u bëjnë më asnjë dobi e kur nuk do të ndihmohen. -Atyre nuk do t’u bëjnë më asnjë dobi dredhitë e nuk do të ndihmohen aspak. Në dynja, ata mund t’i mundësojnë vetes ndonjë të mirë dhe të shpëtojnë nga ndonjë e keqe nëpërmjet intrigave dhe hileve të tyre, por kjo nuk ka për të funksionuar Ditën e Kijametit. Atë ditë, dredhitë e tyre nuk kanë për t’u bërë dobi dhe nuk mund t’i shpëtojnë dot nga ndëshkimi i Allahut.
52:47Page 525
وَإِنَّ لِلَّذِينَ ظَلَمُواْ عَذَابٗا دُونَ ذَٰلِكَ وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَهُمۡ لَا يَعۡلَمُونَ ٤٧
And indeed, for those who have wronged is a punishment1 before that, but most of them do not know.
Është e vërtetë se për ata që bëjnë padrejtësi, ka një dënim më të afërt se ai, por shumica e tyre nuk e dinë. -Pasi foli për ndëshkimin që i pret zullumqarët Ditën e Kijametit, Allahu i Lartësuar tregon se ata do të përballen me ndëshkimin qysh në jetën e berzah-ut, në varr, para se të ndodhë Kijameti. Madje kjo thënie përfshin edhe vuajtjet që Zoti u jep në jetën e dynjasë, me katastrofa, luftëra dhe dënime të ndryshme. Megjithatë, shumica e njerëzve nuk e dinë, prandaj vazhdojnë rrugën e tyre të humbjes dhe mosbesimit, e cila e ka përfundimin në ndëshkim të rëndë. Kështu, i Lartësuari pasi argumentoi me fakte kotësinë e fjalëve dhe besimeve të mohuesve, urdhëron Profetin e Tij që të mos u kushtojë vëmendje atyre të humburve, por të bëjë durim dhe të presë për gjykimin e Zotit dhe urdhrat e Tij. Ai duhej të përkushtohej në zbatimin e porosive të Zotit, i Cili i premtonte ndihmë dhe sukses, siç thuhet më pas:
52:48Page 525
وَٱصۡبِرۡ لِحُكۡمِ رَبِّكَ فَإِنَّكَ بِأَعۡيُنِنَاۖ وَسَبِّحۡ بِحَمۡدِ رَبِّكَ حِينَ تَقُومُ ٤٨
And be patient, [O Muḥammad], for the decision of your Lord, for indeed, you are in Our eyes [i.e., sight]. And exalt [Allāh] with praise of your Lord when you arise
Bëj durim me gjykimin e Zotit tënd, se ti je nën mbikëqyrjen Tonë! -Ti je nën vëzhgimin, përkujdesjen dhe ruajtjen Tonë. Është Allahu i Madhëruar Ai që të mbështet dhe të udhëzon ty në çdo çështje, prandaj bëhu i durueshëm me vendimet e Tij! Gjithashtu, Allahu i Lartësuar e urdhëron të shtojë dhikr-in dhe adhurimet e tjera:Madhëroje me falënderim Zotin tënd, kur të ngrihesh! -Ky është urdhër për namaz nate. Pra, kur të ngrihesh për të falur namaz nate, përmende Zotin tënd duke i bërë tesbih. Ose ka kuptimin: Kur ngrihesh për të falur pesë namazet farze. Mbase ky është më i saktë, sepse i Lartësuari përmend në vijim edhe dhikr-in gjatë natës, kur thotë:
52:49Page 525
وَمِنَ ٱلَّيۡلِ فَسَبِّحۡهُ وَإِدۡبَٰرَ ٱلنُّجُومِ ٤٩
And in a part of the night exalt Him and after [the setting of] the stars.
Edhe gjatë natës adhuroje Atë, si edhe kur yjet nuk duken më. -Adhuroje Allahun në fundin e natës, ku bën pjesë edhe namazi i sabahut. Sidoqoftë, Allahu është më i dituri për gjithçka
Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences