As-Sa'diAl-'Adiyat · 100:1–11

As-Sa'di · Tafsir · in Albanian

العاديات

Al-'Adiyat

The Courser · Meccan · 11 ayahs

100:1–5Page 599

وَٱلۡعَٰدِيَٰتِ ضَبۡحٗا ١

By the racers, panting,1

فَٱلۡمُورِيَٰتِ قَدۡحٗا ٢

And the producers of sparks [when] striking1

فَٱلۡمُغِيرَٰتِ صُبۡحٗا ٣

And the chargers at dawn,1

فَأَثَرۡنَ بِهِۦ نَقۡعٗا ٤

Stirring up thereby [clouds of] dust,

فَوَسَطۡنَ بِهِۦ جَمۡعًا ٥

Arriving thereby in the center1 collectively,

Betohem për ata(kuaj)që vrapojnë furishëm duke dihatur(me forcë), dhe me thundrat e tyre shkrepëtijnë xixa, për ata(kuaj)që vërsulen herët në agim, duke çuar pluhurin përpjetë, dhe duke çarë përmes turmës(së armikut). -Allahu i Lartësuar betohet në kuajt, në këto krijesa të mrekullueshme dhe aq të çmuara për njerëzit, për cilësitë e veçanta që kanë. Allahu betohet edhe për gjendjet nëpër të cilat kuajt kalojnë, ndryshe nga kafshë të tjera. Kuajt vrapojnë furishëm dhe gjatë këtij vrapimi ata hingëllijnë. Kur me thundrat dhe potkonjtë e tyre të fortë shkelin nëpër gurë, ata nxjerrin xixëllima. Kuajt, me luftëtarët sipër tyre, lëshohen si shigjetë në mes të turmës së armikut. Këto momente dhe veprime janë ato në të cilat betohet Allahu i Lartësuar. Ndërsa shkaku i betimit tregohet më poshtë, kur i Lartësuari thotë:

100:6Page 599

إِنَّ ٱلۡإِنسَٰنَ لِرَبِّهِۦ لَكَنُودٞ ٦

Indeed mankind, to his Lord, is ungrateful.

Me të vërtetë, njeriu është mosmirënjohës ndaj Zotit... -Njeriu nuk shpreh mirënjohjen ndaj Zotit, për mirësitë që Ai i ka dhënë. Për nga natyra e tij, ai nuk e dëshiron shpenzimin dhe nuk pranon që t’i plotësojë detyrimet e tij plotësisht. Ai është përtac dhe koprrac, që gjithmonë përpiqet t’u bëjë bisht detyrimeve pasurore apo trupore, me të cilat është ngarkuar. Këtu bëjnë përjashtim ata që Zoti i ka udhëzuar dhe i ka pastruar nga të tilla cilësi të këqija.

100:7Page 599

وَإِنَّهُۥ عَلَىٰ ذَٰلِكَ لَشَهِيدٞ ٧

And indeed, he is to that a witness.1

...dhe këtë ai e dëshmon edhe vetë(me veprat e tij). -Cilit i referohet përemri vetor “ai”? Mundësitë janë:1. “Ai” është njeriu. Në këtë rast, kuptimi i ajetit është: Për këtë mosmirënjohje edhe vetë njeriu është dëshmues dhe nuk e mohon një fakt të tillë. Kjo është një çështje e dukshme dhe e pamohueshme, që çdokush mund ta vërejë.2. “Ai” është Allahu. Kështu, kuptimi i ajetit del: Për këtë mosmirënjohje është Allahu dëshmitar. Ky është një kërcënim i ashpër dhe i rëndë për ata që tregohen mosmirënjohës ndaj mirësive të Zotit dhe mospërfillës ndaj detyrimeve dhe përgjegjësive karshi Tij. Allahu është dëshmitar i këtyre veprave dhe çdokujt do t’i japë shpërblimin e merituar.

100:8Page 599

وَإِنَّهُۥ لِحُبِّ ٱلۡخَيۡرِ لَشَدِيدٌ ٨

And indeed he is, in love of wealth, intense.

Ai e dëshiron shumë pasurinë.... -Dashuria e njeriut për pasuri është shumë e fortë. Është pikërisht kjo dëshirë e papërmbajtur që e bën atë të shpërfillë detyrimet dhe përgjegjësitë ndaj Zotit. Kështu ai i jep përparësi plotësimit të dëshirave të vetes, kundrejt të drejtave të Zotit të tij. Kjo ndodh për shkak se ai është dritëshkurtër dhe i lidhur ngushtë vetëm me këtë dynja, duke qenë i pavëmendshëm ndaj ahiretit. Prandaj Allahu i Lartësuar, për të nxitur te robi frikën për Ditën e Llogarisë, thotë:

100:9–10Page 599

۞ أَفَلَا يَعۡلَمُ إِذَا بُعۡثِرَ مَا فِي ٱلۡقُبُورِ ٩

But does he not know that when the contents of the graves are scattered

وَحُصِّلَ مَا فِي ٱلصُّدُورِ ١٠

And that within the breasts is obtained,1

...A nuk e di ai se kur të nxirret jashtë ajo që fshihet në varre, dhe kur të dalin në shesh ato që fshihen në kraharorë... -Le të kujtojnë këta të mashtruar se do të vijë dita kur të gjithë të vdekurit do të dalin nga varret e tyre, do të ringjallen dhe do të tubohen para Zotit, për t’u llogaritur me drejtësi. Atë ditë do të shfaqet sheshazi çdo gjë që fshihet brenda gjokseve të tyre, e mirë apo e keqe qoftë, dhe të gjithë do të shijojnë frytet e veprave të tyre.

100:11Page 600

إِنَّ رَبَّهُم بِهِمۡ يَوۡمَئِذٖ لَّخَبِيرُۢ ١١

Indeed, their Lord with them, that Day, is [fully] Aware.1

...Atë Ditë, Zoti i tyre i di hollësisht(e do ti gjykojë për) veprat e tyre? -Allahu i Lartësuar është i Gjithëditur për të gjitha veprat e robërve , të fshehta apo të shfaqura, të vogla apo të mëdha qofshin, dhe Ai ka për t’i shpërblyer ata me drejtësi. Ai është i Gjithëditur jo vetëm atë ditë, por në të gjitha ditët, por ky veçim është bërë për të treguar se krijesat do të shpërblehen për çdo vepër të kryer. Ajo është Dita e Llogarisë nga i Gjithëdituri.

Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences

Contents

Ayat al-Kursi36Al-Kahfpage 42juz 15Bukhari 1Muslim 2999

Style

Theme
Text size
Layout

Читать на русском