As-Sa'di · Tafsir · in Albanian
الإنشقاق
Al-Inshiqaq
The Sundering · Meccan · 25 ayahs
84:1–2Page 589
إِذَا ٱلسَّمَآءُ ٱنشَقَّتۡ ١
When the sky has split [open]
وَأَذِنَتۡ لِرَبِّهَا وَحُقَّتۡ ٢
And has listened [i.e., responded]1 to its Lord and was obligated [to do so]
Kur të çahet qielli, duke dëgjuar me bindje e nënshtrim Zotin e vet, ashtu siç e ka për detyrë, -Allahu i Lartësuar flet për disa ngjarje të mëdha, që do të ndodhin Ditën e Kijametit. Atë ditë, qielli do të çahet dhe do të ndahen shtresat e tij, duke u dalluar nga njëra-tjetra. Yjet që janë në të do të shpërndahen. Dielli dhe Hëna do të shuhen. Qielli do t’i bindet urdhrit të Zotit, duke e dëgjuar me vëmendje dhe përulje. E si mund të ndodhte ndryshe, kur dihet se qielli i është nënshtruar Zotit dhe është nën drejtimin e një meleku të madh, i cili kurrë nuk e thyen urdhrin e Zotit, por gjithmonë e çon në vend gjykimin dhe vendimin e Tij.
Kur të shtrihet Toka në gjerësinë e saj,... -Toka do të pësojë një dridhje të fortë, aq sa malet dhe çdo gjë mbi të do të sheshohen. Zoti do ta shtrijë atë, ashtu siç hapet një lëkurë e thatë, dhe Toka do të bëhet shumë e gjerë. Ajo do të nxërë të gjithë ata që do të ringjallen në të, të cilët do të jenë të shumtë. Mbi Tokë nuk do të shihet më as gropa e as lartësi.
84:4–5Page 589
وَأَلۡقَتۡ مَا فِيهَا وَتَخَلَّتۡ ٤
And has cast out that within it1 and relinquished [it]
وَأَذِنَتۡ لِرَبِّهَا وَحُقَّتۡ ٥
And has listened [i.e., responded] to its Lord and was obligated [to do so] –
...E të nxjerrë çfarë ka brenda e të çlirohet, duke dëgjuar me bindje e nënshtrim Zotin e saj, ashtu siç e ka për detyrë, -Toka do të nxjerrë jashtë çdo gjë që fshihet dhe prehet brenda saj: të vdekurit, thesaret e gjithçka, dhe kështu do të çlirohet prej tyre. Kur t’i fryhet Surit, të gjithë të vdekurit do të ringjallen, për të dalë mbi sipërfaqen e Tokës. Edhe thesaret do të dalin jashtë, për t’u shndërruar në një shtyllë të madhe, të cilën do ta shohin të gjitha krijesat dhe do të dëshpërohen për atë që garonin në dynja dhe e cila tashmë nuk ka asnjë vlerë. Kështu, edhe Toka, ashtu si qielli, i nënshtrohet Zotit të saj, ashtu sikurse e ka për detyrë.
84:6Page 589
يَٰٓأَيُّهَا ٱلۡإِنسَٰنُ إِنَّكَ كَادِحٌ إِلَىٰ رَبِّكَ كَدۡحٗا فَمُلَٰقِيهِ ٦
O mankind, indeed you are laboring toward your Lord with [great] exertion1 and will meet it.2
Atëherë ti o njeri, që bën përpjekje të mëdha për t'u afruar te Zoti yt, do ta gjesh shpërblimin(e përpjekjeve të tua). –Kuptimi: O njeri! Ti je duke nxituar për të shkuar tek Zoti yt. Ti ose do të jesh nga ata që kryejnë urdhrat dhe u largohen ndalesave, duke ruajtur kufijtë e Tij, ose nga ata që shpërfillin takimin e Zotit dhe harrohen në gjynahet e tyre. Realiteti është i njëjtë për të gjithë: çdo ditë që kalon, ju i afroheni takimit me Zotin tuaj. Ajo që ndryshon janë veprat e përpjekjet e secilit. Kurrë mos mendo se do të mbetesh pa u shpërblyer me të mira, nëse je prej të mirëve, apo pa u dënuar, nëse je prej të këqijve. Në vijim, Allahu i Madhëruar jep hollësi për drejtësinë e asaj dite. Ai thotë:
84:7–9Page 589
فَأَمَّا مَنۡ أُوتِيَ كِتَٰبَهُۥ بِيَمِينِهِۦ ٧
Then as for he who is given his record in his right hand,
فَسَوۡفَ يُحَاسَبُ حِسَابٗا يَسِيرٗا ٨
He will be judged with an easy account
وَيَنقَلِبُ إِلَىٰٓ أَهۡلِهِۦ مَسۡرُورٗا ٩
And return to his people in happiness.
Për sa i përket atij të cilit, libri i vet do t’i jepet nga e djathta, atij do t’i bëhet një llogari e lehtë, dhe do të kthehet te familja e vet i gëzuar. -Këta janë të lumturit, të shpëtuarit, fatlumët. Këtyre do t’u bëhet një llogari e lehtë. Ata thjesht do të paraqiten para Allahut të Madhëruar. Ai do t’u kujtojë atyre gjynahet që kanë kryer në dynja dhe ata do t’i pranojnë ato. Kur të mendojnë se ndëshkimi i Zotit është i meritueshëm për ta, Ai do t’i thotë secilit prej tyre: “Unë t’i mbulova dhe t’i fsheha gjynahet në dynja, prandaj edhe sot unë do të t’i fsheh dhe mbuloj gjynahet e tua.”. Atëherë, ata do të kthehen te familjet e tyre në Xhenet, të gëzuar, të lumtur dhe të përmalluar. Ata tashmë kanë shpëtuar nga ndëshkimi dhe do të gëzohen përjetësisht mes shpërblimeve.
84:10–12Page 589
وَأَمَّا مَنۡ أُوتِيَ كِتَٰبَهُۥ وَرَآءَ ظَهۡرِهِۦ ١٠
But as for he who is given his record behind his back,
فَسَوۡفَ يَدۡعُواْ ثُبُورٗا ١١
He will cry out for destruction
وَيَصۡلَىٰ سَعِيرًا ١٢
And [enter to] burn in a Blaze.
E për sa i përket atij të cilit do t’i jepet libri i vet nga pas shpine ai do të lutet për t’u asgjësuar, dhe do të flaket në një zjarr të ndezur fort. -Këta do ta marrin librin e veprave të tyre nga pas shpine, me të majtën e tyre. Ata do të luten për shkatërrim, për shkak të poshtërimit dhe ndëshkimit të merituar për veprat e këqija që kanë bërë, të cilat i shohin të shkruara në libër, dhe nuk janë penduar për to. Ata nuk kanë për të shpëtuar, por do të përfshihen nga flakët e ndezura fort.
84:13–15Page 589
إِنَّهُۥ كَانَ فِيٓ أَهۡلِهِۦ مَسۡرُورًا ١٣
Indeed, he had [once] been among his people in happiness;
إِنَّهُۥ ظَنَّ أَن لَّن يَحُورَ ١٤
Indeed, he had thought he would never return [to Allāh].
بَلَىٰٓۚ إِنَّ رَبَّهُۥ كَانَ بِهِۦ بَصِيرٗا ١٥
But yes! Indeed, his Lord was ever, of him, Seeing.
Ai jetonte i gëzuar në familjen e vet. Ai vërtet mendonte se nuk kishte për t’u ringjallur. Por, jo sepse, Zoti i tij e ka pasur gjithnjë nën vëzhgim atë. -Ky ndëshkim, sepse atyre nuk u shkon ndër mend ringjallja dhe takimi me Zotin. Ata vazhdojnë jetën të gëzuar në familjet e tyre dhe tërësisht mospërfillës ndaj ftesës së Zotit për besim. Por, të mjerët, gabojnë shumë rëndë, sepse Dita e Gjykimit para Zotit është e pashmangshme. Çdokush do të shpërblehet ose do të ndëshkohet në varësi të asaj që ka punuar.
84:16–18Page 589
فَلَآ أُقۡسِمُ بِٱلشَّفَقِ ١٦
So I swear by the twilight glow
وَٱلَّيۡلِ وَمَا وَسَقَ ١٧
And [by] the night and what it envelops
وَٱلۡقَمَرِ إِذَا ٱتَّسَقَ ١٨
And [by] the moon when it becomes full
Betohem në kuqëlimin e muzgut, në natën e në çfarë mbulon ajo me errësirën e saj, edhe në hënën e plotë,... –Allahu i Lartësuar betohet në disa shenja të mëdha, të cilat shfaqen natën. Kështu, fillimisht betohet në dritën e kuqërremtë, që mbetet nga dielli, kur ai perëndon. Kjo shënon fillimin e natës. Pastaj, Allahu i Lartësuar betohet në natën dhe në gjithçka që ajo mbulon me errësirën e saj. Ai betohet, gjithashtu, edhe në hënën e plotë, aq të dobishme dhe të bukur. Por për çfarë betohet i Plotpushtetshmi?
84:19Page 589
لَتَرۡكَبُنَّ طَبَقًا عَن طَبَقٖ ١٩
[That] you will surely embark upon [i.e., experience] state after state.1
...se ju, me siguri, do të kaloni gjendje pas gjendjeje. -Ju keni për të kaluar gjendje pas gjendjeje, fazë pas faze, për të shkuar atje ku jeni njoftuar. Pas një pike uji, ju ktheheni në gjak të ngjizur, të ngjitur në muret e barkut të nënës, pastaj shndërroheni në një copë mishi të ngjashëm me një mish të përtypur, për të kaluar në fazat e tjera të zhvillimit, që në fund t’ju fryhet shpirti. Pastaj dilni në këtë jetë si fëmijë të dobët dhe të varur. Më pas, filloni të dalloni dhe të arsyetoni, derisa arrini moshën e përgjegjësisë, kur lapsi fillon të shënojë veprat tuaja. Gjatë jetës tuaj, Zoti ju kërkon zbatimin e ligjit të Tij dhe qëndrimin brenda kufijve të Tij. Pas vdekjes, Ai ju premton ringjalljen dhe llogaritjen e drejtë të veprave tuaja, për t’ju shpërblyer me drejtësinë dhe bamirësinë e Tij. Të gjitha këto faza nëpër të cilat kalon njeriu tregojnë se vetëm Allahu është Ai që meriton adhurimet tona, sepse Ai është i vetmi që përkujdeset për krijesat e Tij, me mëshirën dhe urtësinë e Tij. Çdo krijesë është e dobët, e varfër dhe e pafuqishme përpara Krenarit të Gjithëmëshirshëm. Megjithatë, shumë prej njerëzve nuk besojnë.
84:20–21Page 589
فَمَا لَهُمۡ لَا يُؤۡمِنُونَ ٢٠
So what is [the matter] with them [that] they do not believe,
وَإِذَا قُرِئَ عَلَيۡهِمُ ٱلۡقُرۡءَانُ لَا يَسۡجُدُونَۤ۩ ٢١
And when the Qur’ān is recited to them, they do not prostrate [to Allāh]?
Atëherë çfarë kanë ata që nuk besojnë? Përse, kur u lexohet Kur'ani, nuk përulen? –Ç’është me këta njerëz që nuk besojnë Allahun dhe në madhështinë e Tij, që nuk besojnë në Kur'anin e Tij, që nuk nënshtrohen për të zbatuar urdhrat e Tij dhe për t’u larguar nga ndalesat e Tij?
Në të vërtetë, mohuesit përgënjeshtrojnë(shpalljet e Zotit)?! -Ata që mohojnë Zotin e quajnë të vërtetën si mashtrim dhe e kundërshtojnë atë me urrejtje, pasi u është bërë e qartë. Prandaj, mos u çudisni që ata e mohojnë Kur'anin dhe nuk nënshtrohen për ta zbatuar atë. Ata që e mohojnë të vërtetën nga kryeneçësia dhe urrejtja, për ta nuk ka mundësi udhëzimi. Nëse ata e urrejnë të vërtetën, si mund ta pranojnë atë dhe t’i nënshtrohen?
84:23Page 589
وَٱللَّهُ أَعۡلَمُ بِمَا يُوعُونَ ٢٣
And Allāh is most knowing of what they keep within themselves.
“Por Allahu e di më së miri atë që ata e mbajnë fshehur (në gjokset e tyre).” -Allahu i Gjithëditur di çdo vepër dhe qëllim të tyre, e shfaqin apo e mbajnë të fshehur në shpirtin e tyre, dhe do t’i shpërblejë me drejtësi për to.
Lajmëroi ata për një dënim të dhembshëm,... -Kjo është gjendja e shumicës së njerëzve: ata nuk e besojnë Kur'anin dhe e mohojnë mesazhin e tij. Megjithatë, janë edhe disa që Zoti i ka përzgjedhur ndër njerëzit e tjerë, për t’i udhëzuar dhe ndriçuar me këtë Kur'an.
84:25Page 589
إِلَّا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ لَهُمۡ أَجۡرٌ غَيۡرُ مَمۡنُونِۭ ٢٥
Except for those who believe and do righteous deeds. For them is a reward uninterrupted.
...përveç atyre që besojnë e bëjnë vepra të mira, të cilët do të kenë shpërblim të pandërprerë! -Ata e besojnë Kur'anin dhe çdo kumt të sjellë nga profetët e Zotit, angazhohen me sinqeritet për të zbatuar çdo porosi të dhënë prej tyre. Këtyre fatlumëve, Zoti u ka premtuar shpërblim të pandërprerë. Ata do të jenë përjetësisht në kënaqësi të pafundme, të cilat syri nuk i ka parë, veshi nuk i ka dëgjuar dhe askush prej njerëzve nuk ka arritur as t’i imagjinojë.
Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences