As-Sa'di · Tafsir · in Albanian
التكاثر
At-Takathur
The Rivalry in world increase · Meccan · 8 ayahs
102:1–2Page 600
أَلۡهَىٰكُمُ ٱلتَّكَاثُرُ ١
Competition in [worldly] increase diverts you
حَتَّىٰ زُرۡتُمُ ٱلۡمَقَابِرَ ٢
Until you visit the graveyards.1
Allahu i Lartësuar e fillon këtë sure me një qortim drejtuar robërve që angazhohen me mbledhjen e pasurisë dhe të stolive të kësaj dynjaje, në vend që të angazhohen për qëllimin për të cilin janë krijuar. Allahu i Lartësuar i krijoi njerëzit dhe xhindët me të vetmin qëllim: që ta adhurojnë Atë si Një të vetëm, pa i shoqëruar asgjë në këtë adhurim. Ai i krijoi ata që të angazhohen për ta njohur Atë me emrat, cilësitë dhe atributet e Tij të shkëlqyera. Allahu i krijoi ata që gjithmonë të kthehen tek Ai të penduar, të bindur dhe të nënshtruar dhe gjithmonë t'i japin përparësi dashurisë për Të kundrejt çdo dashurie tjetër. Allahu i Lartësuar thotë:Ju preokupoi (nga e vërteta) përpjekja për shumim (të stolive në këtë Botë), derisa shkuat në varr. -Kuptimi: Ju u morët me gjëra të tjera, duke u shmangur nga qëllimi i lartë për të cilin Zoti ju krijoi. Këtu nuk përcaktohet se për çfarë shumimi bëhet fjalë, dhe kështu ai i përfshin të gjitha llojet e shumimit të cilat i synon robi, si: shumimi i pasurisë, i fëmijëve, i aleatëve, i ushtarëve, i shërbëtorëve, i miqësive etj., me të cilët nuk synohet kënaqësia e Allahut të Lartësuar dhe sinqeritetit ndaj Tij. Ky angazhim i tyre zgjat deri kur të vijë dita që ata të vdesin dhe të shkojnë në varret e tyre. Në këtë çast, atyre do t’u hiqet perdja nga sytë dhe do të shohin qartë. Por tashmë nuk do të jetë më i mundur kthimi prapa. Vëreni me kujdes! Allahu i Lartësuar thotë: “...derisa të “vizitoni” varret”, gjë që tregon qartë se jeta e varrit është vetëm një urë kalimi mes kësaj dynjaje dhe botës së përjetshme. Njeriu do të jetë në varr vetëm përkohësisht, para se të shkojë, sipas veprave që ka bërë, atje ku e meriton: ose përjetësisht në Xhenet, ose përjetësisht në Zjarr. Më pas, i Lartësuari paralajmëron:
102:3–5Page 600
كـَلَّا سَوۡفَ تَعۡلَمُونَ ٣
No! You are going to know.
ثُمَّ كـَلَّا سَوۡفَ تَعۡلَمُونَ ٤
Then, no! You are going to know.
كـَلَّا لَوۡ تَعۡلَمُونَ عِلۡمَ ٱلۡيَقِينِ ٥
No! If you only knew with knowledge of certainty...1
Jo, mos veproni ashtu! Më vonë do ta kuptoni. Të mjerët ju, mos veproni ashtu! Më vonë do ta kuptoni.Ju nuk do të vepronit ashtu po ta dinit me siguri. -Nëse do të ishit të bindur se çfarë ju pret, nuk do të harroheshit pas shtimit të stolive të kësaj dynjaje, por do të nxitonit pa humbur kohë në kryerjen e veprave të mira. Mungesa e bindjes suaj ju bën të harroheni në rendjen pas kësaj dynjajeje.
102:6–7Page 600
لَتَرَوُنَّ ٱلۡجَحِيمَ ٦
You will surely see the Hellfire.
ثُمَّ لَتَرَوُنَّهَا عَيۡنَ ٱلۡيَقِينِ ٧
Then you will surely see it with the eye of certainty.1
Keni për ta parë Xhehenemin. Keni për ta parë me sytë tuaj dhe do të bindeni plotësisht për të. -Kuptimi: Është absolutisht e sigurt që ju do ta përjetoni Kijametin dhe do ta shihni Zjarrin e ndezur fort, të cilën Allahu i Lartësuar e ka përgatitur për qafirët. Ju do ta shihni Zjarrin me sytë tuaj dhe atëherë nuk do të keni asnjë dyshim për ndëshkimin që i pret jobesimtarët. I Lartësuari thotë në një ajet tjetër: “Keqbërësit do ta shohin zjarrin dhe do të binden se do të hidhen në të dhe se nuk do të gjejnë shtegdalje prej tij.” [Kehf 53].
102:8Page 600
ثُمَّ لَتُسۡـَٔلُنَّ يَوۡمَئِذٍ عَنِ ٱلنَّعِيمِ ٨
Then you will surely be asked that Day about pleasure.1
Atë ditë, do të pyeteni për të mirat(në këtë Botë).” -Kuptimi: Për të gjitha mirësitë që keni marrë në dynja, Allahu i Lartësuar do t’ju marrë në përgjegjësi: a u treguat mirënjohës për to, duke i dhënë Allahut të Lartësuar hakun që i takon, apo i shfrytëzuat ato të mira për të bërë poshtërsi ndaj Allahut dhe për të mos iu bindur Atij? Nëse jeni treguar mirënjohës dhe e keni adhuruar Atë si Një të vetëm, atëherë me të vërtetë ju i keni shfrytëzuar këto mira në mënyrë të drejtë, prandaj dhe Allahu i Lartësuar do t’ju dhurojë të mira dhe begati më të shumta dhe më të mrekullueshme se ato. Por nëse ju u vetëmashtruat me luksin e kësaj dynjaje dhe nuk treguat mirënjohje ndaj Atij që jua dhuroi, madje i përdorët ato për ta kundërshtuar Allahun e Lartësuar dhe për të kryer poshtërsi të ndaluara prej Tij, atëherë Ai do t'ju ndëshkojë për këtë. Allahu i Lartësuar thotë: “Ditën, kur ata që nuk besuan (në Zotin) do të sillen para Zjarrit, do t'u thuhet: “Ju i shfrytëzuat të gjitha të mirat në jetën tuaj tokësore dhe u kënaqët me to. Por sot do të shpaguheni me një dënim poshtërues, për shkak se jeni treguar kryeneçë në Tokë pa kurrfarë të drejtë dhe për shkak se nuk keni respektuar urdhrat e Zotit!”. [Ahkaf 20].
Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences