As-Sa'di · Tafsir · in Albanian
الشمس
Ash-Shams
The Sun · Meccan · 15 ayahs
91:1–4Page 595
وَٱلشَّمۡسِ وَضُحَىٰهَا ١
By the sun and its brightness
وَٱلۡقَمَرِ إِذَا تَلَىٰهَا ٢
And [by] the moon when it follows it
وَٱلنَّهَارِ إِذَا جَلَّىٰهَا ٣
And [by] the day when it displays it1
وَٱلَّيۡلِ إِذَا يَغۡشَىٰهَا ٤
And [by] the night when it covers [i.e., conceals] it
Betohem për Diellin dhe dritën e tij. Dhe për Hënën, që vjen pas tij. Betohem për ditën, kur ajo zbardh (Tokën),Dhe për natën, e cila e mbulon atë (Tokën) - Allahu i Lartësuar betohet fillimisht në Diellin dhe dritën e tij aq të dobishme për krijesat. Më pas, Ai betohet në Hënën, që e pason dritën e diellit dhe ndriçon botën natën. Pastaj Allahu i Lartësuar betohet në ditën, gjatë së cilës ndriçohet gjithçka në faqen e dheut, dhe në natën, gjatë së cilës errësohet gjithçka mbi të. Këmbimi i ditës me natën, këmbimi i Diellit me Hënën sipas një rregulli të përpiktë, kujdesi ndaj krijesave duke u dhënë gjithçka që u nevojitet për një jetë normale, të gjitha këto tregojnë se Allahu i Lartësuar është i Ditur dhe i Pushtetshëm për gjithçka. Të gjitha këto tregojnë se Allahu i Lartësuar është i vetmi që meriton adhurimin e krijesave. Çdo adhurim i dedikuar dikujt tjetër veç Allahut është i kotë dhe i padrejtë.
Betohem për qiellin dhe për Atë që e ndërtoi. -Ky ajet mund të kuptohet në dy mënyra:1.Për qiellin dhe Atë që e ndërtoi atë. Kështu, betimi është në qiellin dhe në Atë që e ndërtoi atë, domethënë Allahu i Madhëruar betohet në Veten e Tij.2. Për qiellin dhe atë rregull, me të cilin ai është ndërtuar. Po me këto dy mënyra mund të kuptohen edhe betimet e mëposhtme:
Betohem për Tokën dhe për Atë që e sheshoi. - Allahu i Madhëruar e shtroi Tokën dhe e bëri të përshtatshme për të jetuar lehtë në të. Ai u mundësoi krijesave të përfitojnë prej saj me të gjitha mënyrat.
91:7–8Page 595
وَنَفۡسٖ وَمَا سَوَّىٰهَا ٧
And [by] the soul and He who proportioned it1
فَأَلۡهَمَهَا فُجُورَهَا وَتَقۡوَىٰهَا ٨
And inspired it [with discernment of] its wickedness and its righteousness,
Betohem për shpirtin dhe Atë që e krijoi atë, Që i mësoi se cilat janë të këqijat dhe të mirat e tij. - Fjala “shpirt” mund të kuptohet në dy mënyra:1.Si çdo shpirt i botës shtazore, të cilin Zoti e ka krijuar, sepse fjala “shpirt” përfshin gjithçka të asaj kategorie.2. Si shpirti i njeriut dhe i xhindit, pra, i krijesave të përgjegjëshme ligjërisht, që do të merren në llogari. Këtë qëndrim e përforcon edhe vijimi i ajeteve. Sidoqoftë, shpirti është një argument madhështor, që e meriton që Zoti të betohet në të. Shpirti është një krijesë e jashtëzakonshme e Allahut. Ai është aq i lehtë dhe i imët, i shpejtë në lëvizje dhe ndryshim, ai ndikohet dhe reagon shumë shpejt dhe në mënyrë të çuditshme. Ai bart në vete, ambicie, dëshira, pasione, synime, dashuri dhe urrejtje. Ai ndryshon dhe lëviz mes këtyre gjendjeve shumë natyrshëm. Nëse nuk do të ishte shpirti, trupi i njeriut do të ishte thjesht një statujë e pajetë dhe e padobishme. Kështu, krijimi i shpirtit, me të tilla cilësi dhe tipare, është një shenjë e madhe e madhështisë së Krijuesit të tij.
Me siguri, ka shpëtuar ai që e pastroi shpirtin – Kuptimi: Ka shpëtuar ai që pastroi vetveten prej gjynaheve, ai që e ruajti veten prej mangësive, ai që e lartësoi veten nëpërmjet bindjes ndaj Zotit dhe adhurimit të Tij, që u pajis me dije të dobishme dhe që punoi sipas saj, në shenjë dashurie, madhërimi dhe nënshtrimi ndaj Zotit të tij.
dhe ka dështuar ai që e poshtëroi atë. – Domethënë, e ka poshtëruar shpirtin e vet, këtë krijesë aq të vyer të Zotit, e cila kurrsesi nuk e meriton të përdhoset. Shpirti nuk duhet ngarkuar me gjynahe, por duhet pastruar me vepra e cilësi që e plotësojnë atë.
91:11–12Page 595
كَذَّبَتۡ ثَمُودُ بِطَغۡوَىٰهَآ ١١
Thamūd denied [their prophet] by reason of their transgression,
إِذِ ٱنۢبَعَثَ أَشۡقَىٰهَا ١٢
When the most wretched of them was sent forth.1
Themudi mohoi për shkak të arrogancës së vet. Kur më i keqi i tyre u ngrit me të shpejtë,... - Për shkak të arrogancës dhe kryeneçësisë ndaj të vërtetës, ata mohuan Profetin e tyre Salih dhe e shpërfillën porositë e tij. Ata e konsideruan Profetin si gënjeshtar dhe, me në krye me më të ligun e tyre Kidar Ibn Salif, ata ranë dakord për ta therur Devenë e paprekshme të Zotit.
91:13Page 595
فَقَالَ لَهُمۡ رَسُولُ ٱللَّهِ نَاقَةَ ٱللَّهِ وَسُقۡيَٰهَا ١٣
And the messenger of Allāh [i.e., Ṣāliḥ] said to them, "[Do not harm] the she-camel of Allāh or [prevent her from] her drink."
...Ndërkohë që Profeti u kishte thënë: “Kini kujdes Devenë e Allahut dhe mos e pengoni që të pijë ujë!”. - Ata ranë dakord ta shkelnin porosinë e Profetit Salih, edhe pse ai i kërcënoi që të mos e trazonin Devenë, të cilën Zoti e kishte sjellë si shenjë për vërtetësinë e Profetit të Tij. Përveç se një shenjë e madhe nga Zoti, Deveja ishte edhe begati, sepse ata përfitonin prej qumështit të saj. Kështu, ata nuk duhej ta shpërfillnin mirësinë e Zotit, sepse përndryshe do të ndëshkoheshin ashpër. Por me gjithë kërcënimin e bërë, ata e shkelën porosinë:
91:14Page 595
فَكَذَّبُوهُ فَعَقَرُوهَا فَدَمۡدَمَ عَلَيۡهِمۡ رَبُّهُم بِذَنۢبِهِمۡ فَسَوَّىٰهَا ١٤
But they denied him and hamstrung1 her. So their Lord brought down upon them destruction for their sin and made it equal [upon all of them].
Por ata nuk e besuan dhe e therën atë. Atëherë, Zoti i tyre ua rreshtoi ndëshkimet, për shkak të gjynahut të tyre dhe i rrafshoi. - Allahu i përfshiu ata me ndëshkim, duke u dërguar një britmë të madhe nga sipër dhe një tronditje nga poshtë. Ata u gdhinë kufoma të ftohta dhe të gjunjëzuara. Kështu, në atë vend nuk u dëgjua më asnjë zë që të lutej dhe asnjë zë që të përgjigjej. Allahu i rrafshoi mohuesit, duke i ndëshkuar të gjithë, pa përjashtim dhe pa dallim.
Dhe Ai nuk u frikësohet aspak pasojave të atij ndëshkimi. - E si të frikësohet Mbisunduesi dhe Nënshtruesi i gjithçkaje; asnjë krijesë nuk del jashtë sundimit të Tij. Allahu është i Urtë në çdo gjë që përcakton në gjithësi dhe në çdo ligj me të cilin ngarkon krijesat e Tij. Çdo vepër e Allahut është e drejtë dhe e urtë. Këtu përfundon komenti i sures El shems. Falënderimi i takon vetëm Allahut!
Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences