As-Sa'di · Tafsir · in Albanian
الفجر
Al-Fajr
The Dawn · Meccan · 30 ayahs
89:1–3Page 593
وَٱلۡفَجۡرِ ١
By the dawn
وَلَيَالٍ عَشۡرٖ ٢
And [by] ten nights1
وَٱلشَّفۡعِ وَٱلۡوَتۡرِ ٣
And [by] the even [number] and the odd
Betohem për agimin, Për dhjetë netët, Për çiftin dhe për tekun, -I Madhëruari betohet në agimin, i cili shënon fundin e natës dhe fillimin e ditës, dukuri kjo që tregon për pushtetin e madh dhe gjithëpërfshirës të Allahut të Madhëruar, se është Ai i vetmi që administron të gjitha çështjet e krijesave të Tij dhe, si i tillë, askush përveç Tij nuk meriton që ta adhurosh e që t’i nënshtrohesh. Pikërisht në agim është koha e kryerjes së një adhurimi të mrekullueshëm, që me të vërtetë e meriton që Allahu i Madhëruar të betohet për të, e ai është namazi i sabahut. I Madhëruari vijoi me betimin për dhjetë netët, të cilat, sipas mendimit më të saktë, janë dhjetë netët e fundit të muajit Ramazan, ose dhjetë ditët e Dhul Hixhes. Këto janë net dhe ditë të veçanta, në të cilat kryhen adhurime që nuk kryhen në periudha të tjera. Në dhjetë netët e fundit të Ramazanit ndodhet nata e Kadrit, e cila është më e mirë se një mijë muaj, ndërsa në ditët e tij kryhet agjërimi, i cili është njëri nga shtyllat e Islamit. Ndërsa në dhjetëditëshin e Dhul Hixhes ndodhet Dita e Arafatit, ditë kur Allahu i fal dhe mbulon gjynahet e robërve me një falje të madhe dhe të mrekullueshme, me të cilën dëshpëron Shejtanin e mallkuar. Kurrë nuk është parë Shejtani i mallkuar më i poshtëruar dhe më i pavlerë sesa në ditën e Arafatit, kur mëshira dhe begatitë e Zotit zbresin mbi robërit e Tij njësues. Gjatë këtyre ditëve zhvillohen shumë adhurime të haxhit dhe të umres. Të gjitha ato janë shumë të rëndësishme, aq sa e meritojnë që i Madhëruari të betohet në to.
Dhe për natën që udhëton. - I Urti betohet në kohën kur nata udhëton nëpër tokë dhe me errësirën e saj mbulon tokën. Në këtë kohë, robërit çlodhen dhe qetësohen nga aktiviteti i ditës. Ky është tregues i mëshirës së Allahut dhe i urtësisë së Tij të madhe.
89:5Page 593
هَلۡ فِي ذَٰلِكَ قَسَمٞ لِّذِي حِجۡرٍ ٥
Is there [not] in [all] that an oath [sufficient] for one of perception?1
A nuk janë këto betime për të mençurit?! - Kjo është një pyetje, përgjigjja ndaj së cilës është: “Po, o Zoti ynë, madje vetëm një pjesë e tyre do të ishin të mjaftueshme, për të marrë mësim dhe përvojë çdokush që ka zemër të gjallë dhe dëgjon me vëmendje.”
89:6–8Page 593
أَلَمۡ تَرَ كَيۡفَ فَعَلَ رَبُّكَ بِعَادٍ ٦
Have you not considered how your Lord dealt with ʿAad -
إِرَمَ ذَاتِ ٱلۡعِمَادِ ٧
[With] Iram1 - who had lofty pillars,2
ٱلَّتِي لَمۡ يُخۡلَقۡ مِثۡلُهَا فِي ٱلۡبِلَٰدِ ٨
The likes of whom had never been created in the land?
A e di ti se ç’bëri Zoti yt me Adin banorët e Iremit, me ndërtesa të larta? Si ata nuk është krijuar askush në Tokë. - Kuptimi: A e ke parë, me zemrën dhe mendjen tënde, atë që Zoti yt bëri me këta popuj të shfrenuar në gjynahe? Iremi ka qenë një vend i njohur në Jemen, me ndërtesa të larta, nëpërmjet të cilave ata tregonin forcën, arrogancën dhe tiraninë e tyre. Askush nuk është krijuar si populli i Adit, për sa i përket forcës dhe ashpërsisë së tyre. Profeti Hud u tha atyre: “Vallë, po habiteni që udhëzimi nga Zoti juaj ju erdhi përmes një njeriu prej jush, si paralajmërim? Kujtoni se si Ai ju bëri sundues pas popullit të Nuhut dhe jua shtoi fuqinë fizike! Kujtoni të mirat e Allahut, që të gjeni shpëtim!” [El ea'raf 69].
89:9Page 593
وَثَمُودَ ٱلَّذِينَ جَابُواْ ٱلصَّخۡرَ بِٱلۡوَادِ ٩
And [with] Thamūd, who carved out the rocks in the valley?
Po me Themudin, të cilët gdhendën shkëmbinjtë në luginë,... -Me fuqinë e tyre, ata gdhendnin shkëmbinjtë në luginën Kura, dhe pastaj banonin në to.
89:10–12Page 593
وَفِرۡعَوۡنَ ذِي ٱلۡأَوۡتَادِ ١٠
And [with] Pharaoh, owner of the stakes?1
ٱلَّذِينَ طَغَوۡاْ فِي ٱلۡبِلَٰدِ ١١
[All of] whom oppressed within the lands
فَأَكۡثَرُواْ فِيهَا ٱلۡفَسَادَ ١٢
And increased therein the corruption.
...dhe me Faraonin me ushtri të madhe? Këta i kaluan kufijtë me padrejtësi në Tokë dhe shtuan shkatërrimin në të. - Faraoni e kishte përforcuar pushtetin e tij nëpërmjet ushtrive të shumta. Të gjithë këta popuj të përmendur: Adi, Themudi dhe Faraoni me ushtritë e tij, i kishin shtuar padrejtësitë në tokë, i kishin kaluar kufijtë me gjynahe dhe me vuajtjet që u shkaktonin robërve të Zotit, në çështjet e fesë dhe të dynjasë. Shkatërrimi që ata sollën në tokë ishte kufri dhe frytet e tij të hidhura. Ata këmbëngulën në luftën kundër profetëve të Zotit dhe në pengimin e njerëzve nga rruga e Tij. Por kur arritën kulmin me gjynahe, që e bënte të detyrueshëm ndëshkimin e tyre, atëherë:
89:13Page 593
فَصَبَّ عَلَيۡهِمۡ رَبُّكَ سَوۡطَ عَذَابٍ ١٣
So your Lord poured upon them a scourge of punishment.
Por Allahu lëshoi kundër tyre kamxhik të ashpër ndëshkimi. – Allahu i Madhëruar dhe Krenar lëshoi kundër tyre disa ndëshkime të ashpra. Kështu ndëshkohet çdo kriminel kryeneç.
Pa dyshim, Zoti yt u rri në pritë. - Allahu i Madhëruar rri në pritë të çdokujt që nuk i bindet dhe kundërshton adhurimin e Tij. Ai vërtet e afatizon robin, që ai të ketë kohë mjaftueshëm për të reflektuar dhe për t’u kthyer i penduar e i nënshtruar tek Zoti i tij, por kur ndëshkimi i Tij zbret mbi zullumqarin, ai është i dhembshëm dhe i ashpër, ashtu si di të ndëshkojë Krenari i Plotpushtetshëm.
89:15–16Page 593
فَأَمَّا ٱلۡإِنسَٰنُ إِذَا مَا ٱبۡتَلَىٰهُ رَبُّهُۥ فَأَكۡرَمَهُۥ وَنَعَّمَهُۥ فَيَقُولُ رَبِّيٓ أَكۡرَمَنِ ١٥
And as for man, when his Lord tries him and [thus] is generous to him and favors him, he says, "My Lord has honored me."1
وَأَمَّآ إِذَا مَا ٱبۡتَلَىٰهُ فَقَدَرَ عَلَيۡهِ رِزۡقَهُۥ فَيَقُولُ رَبِّيٓ أَهَٰنَنِ ١٦
But when He tries him and restricts his provision, he says, "My Lord has humiliated me."
Kur Zoti e sprovon njeriun duke i dhënë nder dhe begati, ai thotë: “Zoti im më ka nderuar!” Por, kur e sprovon duke ia pakësuar riskun, ai thotë: “Zoti im më ka nënçmuar.” Jo, nuk është ashtu! -Allahu i Madhëruar na tregon rreth natyrës së njeriut, duke thënë që njeriu është i prirur drejt injorancës dhe padrejtësisë. Njeriu është i paditur rreth përfundimit të çështjeve. Ai mendon se gjendja në të cilën ndodhet nuk ka për të ndryshuar, por do të vazhdojë ashtu. Njeriu mendon se mirësitë që Zoti i jep atij në jetën e kësaj bote tregojnë se ai është i nderuar dhe i privilegjuar te Zoti i gjithësisë. Por kur Allahu i Madhëruar dhe i Urtë ia pakëson furnizimin, duke i dhënë veçse aq sa ka të nevojshme, dhe jo më shumë, njeriu e mendon si një poshtërim nga Allahu për të. Por Allahu i Madhëruar ia hedh poshtë këtë lloj gjykimi të pavërtetë dhe thotë: “Jo, nuk është ashtu!” Pra, jo çdokush të cilit Allahu i ka dhuruar begatitë e kësaj dynjaje është i dashur dhe i zgjedhuri i Tij, dhe jo çdokush të cilit Ai ia ka pakësuar këto begati është i poshtëruar dhe i pavlefshëm tek Allahu. Mësojeni, pra, se pasuria dhe varfëria, rehatia dhe trazimet, të gjitha janë sprovë prej Allahut të Madhëruar, nëpërmjet të cilave Ai bën të dallohen qartë cilësitë dhe veprat e robërve . Kështu dallohen ata që janë mirënjohës ndaj të Madhëruarit Bujar dhe të durueshëm ndaj porosive të Tij. Atyre që tregojnë mirënjohje dhe durim sikurse Zoti ka porositur, Ai u premton shpërblim të pamatë. Ndërsa për ata që shpërfillin këto porosi dhe kalojnë kufijtë, Ai ka përgatitur ndëshkim të dhembshëm dhe poshtërues. Angazhimi i njeriut veçse me dëshirat dhe synimet e veta është tregues i vullnetit të tij të dobët, prandaj i Madhëruari i qorton ata që nuk interesohen për gjendjen dhe nevojat e të tjerëve, duke thënë:
Por ju nuk nderoni jetimin,... –Jetim është fëmija që nuk e ka babain apo një kujdestar të ligjshëm, prandaj edhe ka nevojë për ngushëllim ngrohtësi dhe bamirësi. Por njerëzit nuk kujdesen për ta, madje i poshtërojnë dhe nuk u japin hakun. Kjo tregon se zemrat e tyre nuk njohin mëshirë dhe nuk synojnë shpërblim nga Zoti.
89:18Page 593
وَلَا تَحَٰٓضُّونَ عَلَىٰ طَعَامِ ٱلۡمِسۡكِينِ ١٨
And you do not encourage one another to feed the poor.
As nuk nxisni njëri-tjetrin për të ushqyer të varfrin,... – Nuk nxisni njëri-tjetrin për shkak të koprracisë dhe dashurisë së pamatë që keni për këtë dynja, e cila ka pushtuar çdo skutë të zemrave tuaja. Për shkak të kësaj makutërie:
89:19–20Page 593
وَتَأۡكُلُونَ ٱلتُّرَاثَ أَكۡلٗا لَّمّٗا ١٩
And you consume inheritance, devouring [it] altogether,1
وَتُحِبُّونَ ٱلۡمَالَ حُبّٗا جَمّٗا ٢٠
And you love wealth with immense love.
Ju e hani trashëgiminë pa ngopje dhe e doni pasurinë me një dashuri të tepruar. – Dashuria e tyre për pasurinë është shumë e fortë, sikurse thotë i Madhëruari në ajete të tjera, si: “Por ju po i jepni përparësi jetës së kësaj bote, kur dihet se jeta e botës tjetër është më e mirë dhe e përjetshme.”. [El ea’la 16, 17]. Ose: “Por ju doni këtë të ngutshmen dhe e lini pas dore atë të ardhmen.”. [Kijame 20, 21].
89:21–22Page 593
كـَلَّآۖ إِذَا دُكَّتِ ٱلۡأَرۡضُ دَكّٗا دَكّٗا ٢١
No! When the earth has been leveled - pounded and crushed
وَجَآءَ رَبُّكَ وَٱلۡمَلَكُ صَفّٗا صَفّٗا ٢٢
And your Lord has come1 and the angels, rank upon rank,
Jo, mosni ashtu! Kur të dridhet toka njëpasnjëshëm, Kur të vijë Zoti yt dhe melekët të qëndrojnë radhë-radhë. – Pasuria, të cilën aq shumë e doni dhe dëshirat për arritjen e të cilave aq shumë garoni, nuk kanë për të mbetur gjatë. Përpara jush është një ditë e madhe, që ju pret, një tmerr i madh, që ka për t’ju përfshirë të gjithëve dhe gjithçka. Atë ditë, toka dhe gjithçka mbi të do të përplasen dhe tronditen fort, aq sa çdo gjë do të kthehet në pluhur dhe toka do të jetë e shtrirë, pa gropa dhe pa male në të. Atë ditë, do të vijë Allahu i Madhëruar përmes hijeve të reve, do të vijnë melekët e mëdhenj dhe të nderuar dhe të gjithë banorët e qiellit do të vendosen në rreshta të rregullt. Melekët e çdo qielli do të vendosen në rreshtat e tyre, duke përfshirë krijesat poshtë tyre. Këto rreshta manifestojnë nënshtrimin dhe përuljen para pushtetit suprem të të Madhëruarit dhe Mbretëruesit të Plotpushtetshëm.
89:23Page 593
وَجِاْيٓءَ يَوۡمَئِذِۭ بِجَهَنَّمَۚ يَوۡمَئِذٖ يَتَذَكَّرُ ٱلۡإِنسَٰنُ وَأَنَّىٰ لَهُ ٱلذِّكۡرَىٰ ٢٣
And brought [within view], that Day, is Hell - that Day, man will remember, but how [i.e., what good] to him will be the remembrance?
Atë ditë do të sillet Xhehenemi(para krijesave). Atë ditë, njeriu do të ndërgjegjësohet, por si do t’i vlejë ky ndërgjegjësim atij? -Xhehenemi do të tërhiqet me zinxhirë nga melekët, atë ditë të vështirë dhe të madhe. Njeriu do të shohë për të gjetur ndonjë vepër të mirë, nëpërmjet së cilës të shpëtojë nga ndëshkimi i Allahut të Madhëruar. Të mirat dhe të këqijat do të dalin në shesh dhe njeriu do të shohë qartë se çfarë ka përgatitur për atë ditë. Atëherë, ai do të dëshirojë që të kthehet në dynja dhe të bëjë vepra të mira, por kurrë nuk do të mund të kthehet. Koha e pendimit mbaroi me dynjanë. Kështu, i dëshpëruar, njeriu do të thotë në dënesë:
89:24Page 594
يَقُولُ يَٰلَيۡتَنِي قَدَّمۡتُ لِحَيَاتِي ٢٤
He will say, "Oh, I wish I had sent ahead [some good] for my life."1
Ai do të thotë: “Ah, i mjeri unë! Sikur të isha parapërgatitur për jetën time!” – Kuptimi: Ah, sikur të kisha punuar dhe të isha përgatitur për këtë ditë të vështirë me vepra të mira, që të fitoja përjetësinë në kënaqësitë e ahiretit. Në një ajet tjetër, i Lartësuari thotë: “Ditën kur qielli do të çahet nga rete dhe melekët do të zbresin rradhë-rradhë. Atë Ditë, sundimi i vërtetë i takon krejtësisht të Gjithëmëshirshmit. Për jobesimtarët ajo do të jetë një ditë e vështirë. Atë ditë, keqbërësi do të kafshojë duart e veta dhe do të thotë: “Oh, i mjeri unë! Sikur të kisha ndjekur udhën e drejtë së bashku me Profetin!”Ah! I mjeri unë! Sikur të mos e kisha bërë mik aksh njeri! Në të vërtetë, ai më largoi mua prej udhës së drejtë (të Zotit) pasi më pati ardhur (qartësisht dhe plotësisht). Shejtani është veçse tradhëtar për njeriun.” [El furkan, 25 - 29]. Nga ky ajet mësojmë se jeta për të cilën robi duhet të përpiqet, është jeta e ahiretit, sepse ajo është e pasosur.
89:25–26Page 594
فَيَوۡمَئِذٖ لَّا يُعَذِّبُ عَذَابَهُۥٓ أَحَدٞ ٢٥
So on that Day, none will punish [as severely] as His punishment,
وَلَا يُوثِقُ وَثَاقَهُۥٓ أَحَدٞ ٢٦
And none will bind [as severely] as His binding [of the evildoers].
Atë Ditë, askush nuk mund të dënojë si Ai e askush nuk mund të lidhë me pranga si Ai. – Për ata që e kanë harruar atë ditë dhe nuk përgatiten për të, Allahu i Madhëruar ka përgatitur ndëshkim të dhembshëm. Ata do të lidhen në pranga prej zjarri dhe do të tërhiqen zvarrë për në zjarrin e ndezur fort të Xhehenemit. Ky do të jetë ndëshkimi i kriminelëve. Ndërsa atyre të cilët e kanë gjetur prehjen dhe qetësinë në adhurimin e Zotit, që e besojnë sinqerisht Zotin dhe ndjekin rrugën e profetëve, atyre do t’u thuhet:
89:27–29Page 594
يَٰٓأَيَّتُهَا ٱلنَّفۡسُ ٱلۡمُطۡمَئِنَّةُ ٢٧
[To the righteous it will be said], "O reassured soul,
ٱرۡجِعِيٓ إِلَىٰ رَبِّكِ رَاضِيَةٗ مَّرۡضِيَّةٗ ٢٨
Return to your Lord, well-pleased and pleasing [to Him],
فَٱدۡخُلِي فِي عِبَٰدِي ٢٩
And enter among My [righteous] servants
O ti shpirt i bindur plotësisht! Kthehu te Zoti yt, i kënaqur e i pranuar! Hyr në mesin e adhuruesve të Mi(të devotshëm) ! -Kuptimi: O ti shpirt i kënaqur me përmendjen e Zotit dhe me dashurinë për Të! O ti shpirt që ke gjetur qetësinë duke adhuruar Zotin tënd! Kthehu te Zoti yt, që u kujdes për ty duke të dhuruar mirësi të shumta dhe mirësinë më të madhe: besimin, nëpërmjet të cilit u bëre pjesëtar i robërve të zgjedhur dhe të dashur të Zotit. Kthehu te Zoti dhe i Dashuri yt, tek Allahu i Madhëruar! Kthehu i kënaqur me Zotin tënd, me mirësitë e shumta që Ai ka fshehur në Xhenet për ty! Kthehu te Zoti yt, që është i kënaqur prej teje!
Hyr në turmën e adhuruesve të Mi! Dhe hyr në Xhenetin Tim! -Këto fjalë i drejtohen shpirtit në Ditën e Gjykimit dhe në momentin e vdekjes.
Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences