As-Sa'diAl‑Masad · 111:1–5

As-Sa'di · Tafsir · in Albanian

المسد

Al-Masad

The Palm Fiber · Meccan · 5 ayahs

111:1Page 603

تَبَّتۡ يَدَآ أَبِي لَهَبٖ وَتَبَّ ١

May the hands of Abū Lahab be ruined, and ruined is he.1

Furnizimi i mirë dhe i bollshëm dhe siguria nga çdo lloj frike janë nga mirësitë më të mëdha të kësaj dynjaje, për të cilat njeriu duhet të tregohet mirënjohës ndaj Dhuruesit të vetëm të tyre, ndaj Allahut të Lartësuar. Vetëm Ty, o i Adhuruari ynë, të takon lavdia dhe mirënjohja e plotë për të gjitha begatitë, të shfaqura dhe të fshehura! Allahu i Lartësuar e ka përshkruar veten si Rabbul Bejt - Zoti i Shtëpisë, edhe pse Ai është Zoti i Shtëpisë dhe i gjithçkaje tjetër. Ky posaçërim është bërë për të treguar rëndësinë dhe madhështinë e Qabes. Ajo është Shtëpia ku adhurohet i Madhëruari dhe Ai është Zoti i saj.U thafshin duart e Ebu Lehebit, dhe u shkatërroftë! –Kuptimi: U dëshpëroftë dhe iu thafshin duart nga mirësitë! Kurrë mos paftë mirësi dhe mbarësi!

111:2Page 603

مَآ أَغۡنَىٰ عَنۡهُ مَالُهُۥ وَمَا كَسَبَ ٢

His wealth will not avail him or that which he gained.

Atij nuk i bëri dobi pasuria e vet dhe as bëmat e tij. -Kuptimi: Pasuria e tij e madhe, e cila u bë shkak që ai të kalonte kufijtë dhe të tregohej mospërfillës, tashmë nuk i sjell më dobi. Po kështu, edhe ato që ai fitoi nuk e ruajnë dot nga ndëshkimi i Allahut. Asgjë nuk mund ta shpëtojë atë nga vuajtjet dhe ndëshkimi. Çështja e tij tashmë ka marrë fund.

111:3Page 603

سَيَصۡلَىٰ نَارٗا ذَاتَ لَهَبٖ ٣

He will [enter to] burn in a Fire of [blazing] flame

Ai do të flaket në një zjarr të ndezur fort. -Zjarri do ta përfshijë atë nga çdo drejtim dhe nuk do të ndihmohet dhe as do të dalë më prej atje. Por jo vetëm ai. Ashtu si ai do të dënohet edhe gruaja e tij, e cila, gjithashtu, e mundonte Profetin (a.s.).

111:4–5Page 603

وَٱمۡرَأَتُهُۥ حَمَّالَةَ ٱلۡحَطَبِ ٤

And his wife [as well] - the carrier of firewood.1

فِي جِيدِهَا حَبۡلٞ مِّن مَّسَدِۭ ٥

Around her neck is a rope of [twisted] fiber.

(e bashkë me të)Edhe gruaja e tij, ajo bartësja e shkarpave(për zjarrin e xhehennemit). Në qafën e saj do të ketë një litar(prej zjarri)të thurrur mirë.” -Ajo bashkëpunonte me burrin e saj në vepra të këqija dhe armiqësi ndaj Profetit dhe besimtarëve. Ata përhapnin të keqen dhe përpiqeshin si askush tjetër që të mundonin Profetin (a.s.) dhe besimtarët. Por ajo nuk bënte gjë tjetër, veçse ngarkonte shpinën e saj me gjynahe të rënda, ashtu sikurse dikush ka ngarkuar dru mbi shpinë dhe në qafë është i lidhur me litar. Por ajeti mund të kuptohet edhe ndryshe: Ajo do të detyrohet në zjarrin e Xhehenemit që të ngarkojë dru mbi shpinën e saj dhe, me to, të ndezë fort zjarrin e të shoqit dhe të sajin, pafundësisht, duke patur një litar prej zjarri të lidhur në grykë. Në këtë sure kemi të bëjmë me një mrekulli dhe shenjë të profecisë së Muhamedit (a.s.). Këto ajete u shpallën para vdekjes së Ebu Lehebit dhe gruas së tij, dhe Allahu i Lartësuar tregoi se ata të dy do të ndëshkoheshin në zjarrin e Xhehenemit. Ky qe një tregues se ata nuk do ta pranonin Islamin kurrë. Dhe vërtet ashtu ndodhi. Ata nuk e pranuan Islamin dhe vdiqën si mohues dhe armiq të Zotit dhe të Profetit të Tij. Ata nuk e pranuan Islamin, qoftë edhe formalisht. Kështu, përfundimisht, ndodhi ashtu sikurse paralajmëroi Njohësi i së fshehtës dhe i të dukshmes, Allahu i Lartësuar.

Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences

Contents

Ayat al-Kursi36Al-Kahfpage 42juz 15Bukhari 1Muslim 2999

Style

Theme
Text size
Layout

Читать на русском