As-Sa'diAl‑Balad · 90:1–20

As-Sa'di · Tafsir · in Albanian

البلد

Al-Balad

The City · Meccan · 20 ayahs

90:1–3Page 594

لَآ أُقۡسِمُ بِهَٰذَا ٱلۡبَلَدِ ١

I swear by this city [i.e., Makkah] –

وَأَنتَ حِلُّۢ بِهَٰذَا ٱلۡبَلَدِ ٢

And you, [O Muḥammad], are free of restriction in this city –

وَوَالِدٖ وَمَا وَلَدَ ٣

And [by] the father1 and that which was born [of him],

Betohem në këtë qytet, dhe ti gjendesh në këtë qytet. Betohem në prindin dhe në ata që lindën prej tij. - Allahu i Lartësuar betohet në qytetin e sigurisë, në Mekën e nderuar, që është absolutisht vendi më i shenjtë dhe më i nderuar në botë. Rëndësia dhe shenjtëria e saj ishte më e madhe sidomos në kohën kur Profeti i zgjedhur i Zotit, Muhamedi (a.s.) ishte në të. Për këtë arsye, Allahu i Madhëruar betohet në Mekën kur në të ishte Profeti (a.s.). Ai betohet gjithashtu edhe në Ademin (a.s.) dhe pasardhësit e tij. Por për çfarë betohet i Lartësuari? Arsyeja e betimit vjen më poshtë, kur Allahu i Madhëruar thotë:

90:4Page 594

لَقَدۡ خَلَقۡنَا ٱلۡإِنسَٰنَ فِي كَبَدٍ ٤

We have certainly created man into hardship.

Vërtet, Ne e krijuam njeriun për vështirësi të njëpasnjëshme. -Ky ajet mund të shpjegohet në dy mënyra:1. Njeriu është krijuar për të kaluar në sprova të njëpasnjëshme në jetën e dynjasë, në jetën e varrit dhe në Ditën e Gjykimit. Për këtë arsye, atij i duhet të punojë shumë për t’ia lehtësuar vetes këto vështirësi dhe për t’iu mundësuar arritja e lumturisë së përjetshme në kënaqësinë e Zotit. Nëse nuk e bën, atëherë ai ka për të qenë i rrethuar nga vuajtjet e vazhdueshme, derisa të përfundojë në ndëshkimin e përjetshëm në ahiret. 2. Njeriu është krijuar për vështirësi të njëpasnjëshme, domethënë, ai është krijuar i fortë dhe i aftë për të përballuar çdo punë të vështirë dhe të rëndë. Megjithatë, ai nuk tregohet falënderues dhe mirënjohës për këtë mirësi të dhuruar nga Zoti i tij. Përkundrazi, fuqinë dhe aftësitë e tij ai i përdor me arrogancë, duke u treguar mospërfillës ndaj Zotit që e ka krijuar. Me injorancën dhe padrejtësinë e tij, nga të cilat është i prirur, ai mendon se kjo gjendje do të jetë e vazhdueshme për të dhe kurrë nuk do t’i largohet, por i Lartësuari thotë:

90:5Page 594

أَيَحۡسَبُ أَن لَّن يَقۡدِرَ عَلَيۡهِ أَحَدٞ ٥

Does he think that never will anyone overcome him?

A mendon ai, se askush s'ka fuqi mbi të? -A mendon njeriu se nuk do të mposhtet kurrë, prandaj tregohet arrogant, prandaj lëvdohet ndër njerëz për pasurinë që ka harxhuar në përmbushjen e epsheve të tij:

90:6Page 594

يَقُولُ أَهۡلَكۡتُ مَالٗا لُّبَدًا ٦

He says, "I have spent wealth in abundance."

Ai thotë(me mburje): “Unë kam shpenzuar shumë pasuri.” –Domethënë, ka shpenzuar pasuri të madhe në përmbushjen e dëshirave të tij të liga. Kur flet për shpenzimin e pasurisë në harame, Allahu i Lartësuar përdor shprehjen “ehlektu mâlen”, që, saktësisht, do të thotë: “kam prishur, kam shkatërruar shumë pasuri”. Pra, shpenzimin e pasurisë në harame Zoti e ka konsideruar si të shkatërruar e të hedhur kot për shpenzuesin, sepse ajo pasuri i sjell shpenzuesit veçse trishtim, varfërim, lodhje dhe dëshpërim. Ndryshe ndodh me atë që shpenzon pasurinë për të arritur kënaqësinë e Allahut. Ky person ka bërë tregti shumë fitimprurëse dhe lumturuese me Allahun Bujar dhe të Gjithëmëshirshëm. Ai ka për të fituar shumëfish nga ajo që shpenzon për hir të Tij. Më pas, duke kërcënuar ata që shkatërrojnë pasurinë e tyre për përmbushjen e epsheve në harame, Allahu i Lartësuar thotë:

90:7Page 594

أَيَحۡسَبُ أَن لَّمۡ يَرَهُۥٓ أَحَدٌ ٧

Does he think that no one has seen him?

A mendon ai se nuk e ka parë askush?! - Si mendojnë këta të mjerë, që veprojnë në këtë mënyrë. Mos, vallë, mendojnë se Allahu nuk i ka parë dhe nuk di për veprat e tyre, të mëdha apo të vogla qofshin?! Mos mendojnë ata se nuk kanë për t’u llogaritur edhe për gjërat më të imëta? Jo, përkundrazi, e vërteta është krejt ndryshe dhe shumë e hidhur për ta. Allahu i Gjithëditur dhe Gjithëshikues i ka parë të gjitha. Ai i ka regjistruar dhe ruajtur veprat e tyre. Për çdo njeri, Ai ka ngarkuar dy melekë të ndershëm dhe shkrues besnikë. Çdo gjë që robi ka vepruar, të mirë apo të keqe, është e regjistruar me saktësi në librin e vet. Më pas, Allahu i Madhëruar i kujton njeriut mirësitë që i ka dhuruar, me qëllim që të mendohet mirë për zgjedhjet që bën. Ai thotë:

90:8–9Page 594

أَلَمۡ نَجۡعَل لَّهُۥ عَيۡنَيۡنِ ٨

Have We not made for him two eyes?

وَلِسَانٗا وَشَفَتَيۡنِ ٩

And a tongue and two lips?

A nuk i dhamë atij dy sy, Edhe gjuhë e dy buzë? - Zoti e ka zbukuruar njeriun me këto mirësi, me qëllimin gjithashtu që të shikojë dhe të flasë. Ai i ka dhuruar edhe plot mirësi të tjera, të domosdoshme për njeriun. Këto janë mirësitë e dynjasë, ndërsa për mirësinë e besimit dhe të fesë, Ai thotë:

90:10Page 594

وَهَدَيۡنَٰهُ ٱلنَّجۡدَيۡنِ ١٠

And have shown him the two ways?1

Dhe a nuk ia treguam atij të dyja rrugët? -Zoti ia ka sqaruar njeriut rrugën e drejtë nga e gabuara, nëpërmjet shpalljeve dhe profetëve. Për këto mirësi, robi duhet të jetë mirënjohës ndaj Dhuruesit dhe të angazhohet maksimalisht për të plotësuar detyrimet ndaj Tij. Ai duhet që t’i shfrytëzojë këto mirësi për të kënaqur Zotin dhe jo për të plotësuar dëshirat e veta në harame. Por këta lloj njerëzish nuk veprojnë në këtë mënyrë, siç thuhet më pas:

90:11–12Page 594

فَلَا ٱقۡتَحَمَ ٱلۡعَقَبَةَ ١١

But he has not broken through the difficult pass.1

وَمَآ أَدۡرَىٰكَ مَا ٱلۡعَقَبَةُ ١٢

And what can make you know what is [breaking through] the difficult pass?

Por ai nuk zgjodhi “rrugën e(drejtë dhe të) vështirë”. E ku e di ti se ç’është “rruga e (drejtë dhe e)vështirë”? -Ata nuk ndjekin rrugën e drejtë, sepse u pëlqen të përmbushin dëshirat e veta. Rruga e drejtë është e vështirë për ta. Më pas, Allahu i Madhëruar e përshkruan këtë rrugë të drejtë, të cilën të shfrenuarit në harame e konsiderojnë të vështirë për ta ndjekur:

90:13Page 594

فَكُّ رَقَبَةٍ ١٣

It is the freeing of a slave

Ajo është lirimi i një skllavi,... -Lirimi nga skllavëria bëhet ose duke e blerë lirinë e një skllavi, duke paguar shumën e kërkuar nga zotëria i tij, ose duke e ndihmuar të ashtuquajturin el mukâtib në pagesën e një pjese të çmimit të lirisë së tij. El mukatib quhet ai skllav që ka rënë dakord me padronin për ta blerë lirinë e vet kundrejt një shume të caktuar. Pa dyshim, në lirimin nga skllavëria bën pjesë edhe lirimi i muslimanëve të kapur robër nga qafirët, madje kjo është më parësore për t’u marrë në konsideratë.

90:14–16Page 594

أَوۡ إِطۡعَٰمٞ فِي يَوۡمٖ ذِي مَسۡغَبَةٖ ١٤

Or feeding on a day of severe hunger

يَتِيمٗا ذَا مَقۡرَبَةٍ ١٥

An orphan of near relationship

أَوۡ مِسۡكِينٗا ذَا مَتۡرَبَةٖ ١٦

Or a needy person in misery

...ose dhënia e ushqimit në kohën kur mbretëron uria ndonjë jetimi, që është i afërt, ose ndonjë të varfëri, të cilin e ka dëshpëruar varfëria - Të japësh ushqim dhe ndihmë pikërisht në ditët më të vështira, kur njerëzit janë shumë në nevojë. Ndihmën duhet ta përqendrosh më shumë në një kategori të caktuar njerëzish, siç janë jetimët, sidomos jetimët që i ke edhe të afërt në fis. Të ndihmosh njerëzit sipas nevojës dhe afërsisë farefisnore ka shpërblim më të madh. Allahu i Madhëruar na nxit, gjithashtu, për të ndihmuar “miskinen metrabeh”, që, fjalë për fjalë, do të thotë: një të vobektë, që nga nevoja e madhe, është shtrirë përdhe. Kështu, ne duhet të jemi bamirës ndaj krijesave pa mbështetje dhe që janë në nevojë. Pastaj Allahu i Madhëruar jep një tjetër këshillë të vyer, duke thënë:

90:17Page 594

ثُمَّ كَانَ مِنَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَتَوَاصَوۡاْ بِٱلصَّبۡرِ وَتَوَاصَوۡاْ بِٱلۡمَرۡحَمَةِ ١٧

And then being among those who believed and advised one another to patience and advised one another to compassion.

dhe të bëhesh prej atyre që besojnë, që këshillojnë njëri-tjetrin për durim dhe që këshillojnë për të mëshiruar. -Allahu i Madhëruar urdhëron për të patur këto cilësi të mrekullueshme:1.Besim të vërtetë dhe të sinqertë në gjithçka që duhet besuar dhe të cilën Zoti e ka shpallur nëpërmjet Profetit të Tij.2.Vepra të mira, me plot kuptimin e fjalës “të mira”. Që puna të jetë e mirë, ajo duhet të kryhet me sinqeritet për të kënaqur Krijuesin dhe me mënyrën e përcaktuar nga Krijuesi, qoftë vepër e detyrueshme, qoftë e pëlqyeshme.3. Të këshillojmë njëri-tjetrin për durim, në të tri aspektet e tij kryesore: durim për të zbatuar porositë e Zotit, durim për t’u ruajtur dhe larguar nga ndalesat e Zotit dhe durim ndaj caktimit të Zotit mbi ne, duke e pranuar të kënaqur këtë caktim, pa ankesa dhe rebelim. Ne duhet të këshillojmë njëri-tjetrin për nënshtrim dhe vazhdimësi në rrugën drejt kënaqësisë së Allahut të Madhëruar, për qetësi dhe siguri të plotë në ndihmën dhe mbështetjen e afërt të Tij.4. Të këshillojmë njëri-tjetrin për të qenë mëshirues dhe të butë me krijesat, duke ndihmuar nevojtarët, duke mësuar të paditurit, duke udhëzuar të humburit, duke u shërbyer atyre në të gjitha drejtimet që kanë nevojë, duke i ndihmuar ata të rregullojnë çështjet e dynjasë dhe të fesë, duke dashur për të tjerët atë që e dëshirojmë për veten tonë dhe të urrejmë për ta atë që e urrejmë edhe për veten tonë. Pikërisht ata që përpiqen dhe i plotësojnë këto cilësi i kanë hyrë asaj rrugë të vështirë, që do t’i nxjerrë në lumturi të paimagjinueshme. Këta janë ata që librin e veprave të tyre do ta marrin nga e djathta, siç thotë i Lartësuari:

90:18Page 594

أُوْلَٰٓئِكَ أَصۡحَٰبُ ٱلۡمَيۡمَنَةِ ١٨

Those are the companions of the right.1

Këta janë të anës së djathtë. –Arsyeja është se këta përpiqen që të plotësojnë detyrimet ndaj Zotit dhe ndaj krijesave. Ata, gjithashtu, largohen nga haramet e Zotit. Pikërisht kjo është rruga e lumturisë dhe kënaqësisë së përjetëshme. Ndërsa ata që nuk ndjekin këtë rrugë, por zgjedhin mohimin dhe shpërfilljen e porosive të Zotit, ata kanë tjetër trajtim. I Madhëruari thotë:

90:19–20Page 594

وَٱلَّذِينَ كَفَرُواْ بِـَٔايَٰتِنَا هُمۡ أَصۡحَٰبُ ٱلۡمَشۡـَٔمَةِ ١٩

But they who disbelieved in Our signs - those are the companions of the left.1

عَلَيۡهِمۡ نَارٞ مُّؤۡصَدَةُۢ ٢٠

Over them will be fire closed in.1

Ndërsa ata që nuk i besojnë argumentet Tona, janë të së majtës. Mbi ta është një Zjarri i mbyllur(përvëlues). -Ata i shpërfillin dhe flakin pas shpine porositë dhe këshillat e Allahut. Ata nuk e besojnë Allahun dhe asgjë që Ai urdhëron të besohet. Ata nuk bëjnë vepra të mira sipas besimit të drejtë dhe nuk i mëshirojnë krijesat e Zotit. Këtyre do t’u jepet libri i veprave të tyre nga e majta, shenjë kjo se i pret ndëshkimi i dhembshëm. Ata i pret izolimi në Zjarr, ku do të jenë të mbyllur pas hekurash dhe kurrë nuk do të shpëtojnë prej tij. Ashtu të burgosur në Zjarr do të ndëshkohen dhe do të vuajnë të dëshpëruar. Këtu përfundon komenti i sures Beled. Falënderimi i takon vetëm Allahut të Madhëruar!

Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences

Contents

Ayat al-Kursi36Al-Kahfpage 42juz 15Bukhari 1Muslim 2999

Style

Theme
Text size
Layout

Читать на русском