As-Sa'di · Tafsir · in Albanian
الزلزلة
Az-Zalzalah
The Earthquake · Medinan · 8 ayahs
99:1Page 599
إِذَا زُلۡزِلَتِ ٱلۡأَرۡضُ زِلۡزَالَهَا ١
When the earth is shaken with its [final] earthquake
Kur të tronditet toka, me një dridhje të fuqishme, -Allahu i Lartësuar na tregon për atë që do të ndodhë Ditën e Kijametit. Toka do të tronditet fort, derisa çdo ndërtesë apo gjë e ngritur mbi të të sheshohet. Malet dhe kodrat do të fshihen nga faqja e dheut dhe toka do të shndërrohet e tëra në një sipërfaqe të sheshtë e të ndritshme, pa gropa apo male.
Kur toka të nxjerrë atë që mban në barkun e saj, -Toka do të nxjerrë gjithçka që mban barku i saj, siç janë të vdekurit apo thesaret që fshihen brenda saj.
Kur njeriu të thotë: “Çfarë po ndodh me tokën?!” -Kur njeriu të shohë se çfarë do t’i ndodhë tokës atë ditë, do të thotë i tmerruar: “Çfarë po ndodh me tokën?!”
99:4–5Page 599
يَوۡمَئِذٖ تُحَدِّثُ أَخۡبَارَهَا ٤
That Day, it will report its news
بِأَنَّ رَبَّكَ أَوۡحَىٰ لَهَا ٥
Because your Lord has inspired [i.e., commanded] it.
Atë Ditë, ajo(Toka)do të rrëfejë historitë e veta, sepse Zoti yt e ka urdhëruar atë. -Atë ditë toka do të dëshmojë për gjithçka që bota ka punuar mbi shpinën e saj, të mira apo të këqija qofshin. Atë ditë, edhe toka, ashtu si shumë dëshmitarë të tjerë, do të dëshmojë për veprat e robërve , sepse ky është urdhri i Zotit të saj, dhe ajo kurrsesi nuk mund ta thyejë urdhrin e Tij.
99:6Page 599
يَوۡمَئِذٖ يَصۡدُرُ ٱلنَّاسُ أَشۡتَاتٗا لِّيُرَوۡاْ أَعۡمَٰلَهُمۡ ٦
That Day, the people will depart1 separated [into categories] to be shown [the result of] their deeds.
Atë Ditë, njerëzit do të tubohen të ndarë në grupe, që të shihen(e llogariten për)veprat e tyre. -Ditën e Kijametit, kur Zoti të gjykojë njerëzit, ata do të jenë të ndarë në grupe veç e veç. Allahu i Lartësuar do t’i bëjë ato grupe që t’i shohin vetë veprat e tyre, të mira apo të këqija qofshin, dhe pastaj do t'u japë shpërblimin e merituar. Askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi, as sa një thërmijë, siç thotë i Lartësuari më pas:
99:7–8Page 599
فَمَن يَعۡمَلۡ مِثۡقَالَ ذَرَّةٍ خَيۡرٗا يَرَهُۥ ٧
So whoever does an atom's weight1 of good will see it,
وَمَن يَعۡمَلۡ مِثۡقَالَ ذَرَّةٖ شَرّٗا يَرَهُۥ ٨
And whoever does an atom's weight of evil will see it.
Kush ka bërë ndonjë të mirë, që peshon sa grimca, atë do të shohë. Dhe kush ka bërë ndonjë të keqe, që peshon sa grimca, atë do të shohë. -Llogaria e Zotit është absolutisht e drejtë. Asaj nuk i shpëton asnjë lloj pune, sado e vogël qoftë ajo, e mirë apo e keqe. I Lartësuari thotë në një ajet tjetër: “Atë ditë, çdo njeri do të gjejë pranë vetes veprat e mira që ka bërë. Ndërsa për të këqijat që ka bërë, do të dëshirojë që, në mes tij dhe tyre, të jetë një largësi shumë e madhe. Allahu ju paralajmëron me dënimin që vjen prej Tij. Por Allahu është shumë i Mëshirshëm ndaj robërve .” [Al Imran 30]. Ose: “Kur Libri (i punëve) do t’u vihet përpara, ti do t’i shohësh gjynahqarët të frikësuar nga shënimet në të, që do të thonë: “Të mjerët ne! Çfarë është ky libër, që nuk ka lënë asnjë vepër - të madhe apo të vogël -, pa e shënuar.” Aty do të gjejnë të shënuar gjithçka që kanë bërë. Zoti yt nuk i bën padrejtësi askujt.” [Kehf 49].
Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences