As-Sa'di · Tafsir · in Albanian
البروج
Al-Buruj
The Mansions of the Stars · Meccan · 22 ayahs
Betohem për qiellin plot me yje. –I Madhëruari betohet në qiellin plot yje dhe rrugë. Në të janë vendosur rruga e diellit dhe e hënës, rrugët e yjeve aq të rregullta dhe të sistemuara, të cilat tregojnë për pushtetin absolut të Allahut, për mëshirën e Tij të gjerë, për dijen e Tij gjithëpërfshirëse dhe urtësinë e Tij të madhe.
Për Ditën e Premtuar (të gjykimit). -Allahu betohet për Ditën e Kijametit, kur Ai ka premtuar se do të ringjallë dhe tubojë krijesat nga i pari, deri tek i fundit, nga më i largëti, deri tek më të afërmit në kohë. Ky premtim nuk ka për të ndryshuar kurrë, sepse Allahu i Madhëruar nuk e thyen premtimin e Vet.
Për atë që dëshmon dhe për atë që dëshmohet. -Këtu përfshihet gjithçka që ka këtë cilësi. Allahu i Madhëruar betohet në çdo gjë që shikon dhe në çdo gjë që shikohet, betohet në çdo gjë që dëshmon dhe në çdo gjë të dëshmuar. Betimet në këto shenja të madhështisë dhe pushtetit të Allahut të Lartësuar, që tregojnë për urtësinë e Tij mahnitëse dhe mëshirën e Tij gjithëpërfshirëse, shërbejnë për të përforcuar një mesazh shumë të rëndësishëm, që vijon më pas:
85:4–5Page 590
قُتِلَ أَصۡحَٰبُ ٱلۡأُخۡدُودِ ٤
Destroyed [i.e., cursed] were the companions of the trench1
ٱلنَّارِ ذَاتِ ٱلۡوَقُودِ ٥
[Containing] the fire full of fuel,
Mallkuar qofshin ata që hapën hendeqet, me zjarr, të mbushur me lëndë djegëse! -Ky është mallkim për shkatërrimin e tyre. Ata ishin një popull mohues, që sunduan një popull besimtar dhe filluan t’i detyronin që të ktheheshin në besimin e tyre. Por besimtarët nuk pranuan ta tradhtonin fenë e vet. Atëherë, qafirët hapën hendeqe në tokë dhe, pasi ndezën zjarre brenda tyre, u ulën rreth e rrotull, për të dëshmuar vuajtjet e besimtarëve që do të hidheshin aty brenda. Kështu i sprovuan ata besimtarët. I kërcënuan se do t’i flaknin në zjarrin e ndezur fort, nëse nuk kthenin fenë. Dhe vërtet, kushdo që i kundërshtonte dhe nuk e ndryshonte besimin e tij, hidhej në zjarr. Kjo qe grada më e lartë e armiqësisë dhe urrejtjes kundër Allahut dhe adhuruesve të Tij besimtarë të sinqertë. Për këtë arsye, ata merituan mallkimin dhe ndëshkimin më të rëndë. Në fillim, Zoti i mallkoi ata e, më pas, Ai tregon veprën e tyre të pamëshirshme kur thotë:
85:6–7Page 590
إِذۡ هُمۡ عَلَيۡهَا قُعُودٞ ٦
When they were sitting near it.
وَهُمۡ عَلَىٰ مَا يَفۡعَلُونَ بِٱلۡمُؤۡمِنِينَ شُهُودٞ ٧
And they, to what they were doing against the believers, were witnesses. 1
Ata rrinin ulur rreth tij, dhe dëshmonin atë që bënin me besimtarët. -Kjo tregon se sa të pashpirt dhe çnjerëzorë ishin ata mohues të Zotit dhe torturues të besimtarëve. A ka krim më të rëndë se ky? E përse i urrenin ata besimtarët e përkushtuar?
85:8–9Page 590
وَمَا نَقَمُواْ مِنۡهُمۡ إِلَّآ أَن يُؤۡمِنُواْ بِٱللَّهِ ٱلۡعَزِيزِ ٱلۡحَمِيدِ ٨
And they resented them not except because they believed in Allāh, the Exalted in Might, the Praiseworthy,
ٱلَّذِي لَهُۥ مُلۡكُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ وَٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ شَهِيدٌ ٩
To whom belongs the dominion of the heavens and the earth. And Allāh, over all things, is Witness.1
Ata i keqtrajtonin (besimtarët)sepse ata e besuan Allahun, Ngadhënjimtarin, të Lavdëruarin, të Cilit i takon sundimi i qiejve e i Tokës. Allahu është dëshmitar mbi çdo gjë! –Ata i urryen thjesht për një cilësi të tyren, për të cilën ata do të shpërblehen nga Zoti i tyre: besimi i patundur në Allahun, Ngadhënjimtarin, të Lavdëruarin, të Cilit i takon sundimi i qiejve e i tokës. Ai është El Aziz – Krenari, Ngadhnjimtari mbi gjithçka që ekziston. Çdo gjë është e nënshtruar dhe e përulur para madhështisë dhe krenarisë së Tij. Ai është El Hamid - i Lavdëruari, i Lavdishmi, të Cilit i takon falënderimi dhe mirënjohja e plotë për gjithçka. Allahut i takon pushteti i qiejve dhe i tokës. Ai i krijoi ato, prandaj gjithçka duhet t’i nënshtrohet Atij. Vetëm Ai meriton adhurimin dhe dashurinë e plotë të krijesave. Ai ka të drejtën të veprojë mbi ta, ashtu sikurse ia lejon mbretërimi dhe sundimi i Tij. Ai urdhëron dhe ndalon, Ai vendos kufijtë dhe merr në përgjegjësi për respektimin ose jo të tyre. Ai është Mbikëqyrës dhe Dëshmues mbi gjithçka, me dijen, shikimin dhe dëgjimin e Tij. A nuk patën frikë ata të mjerë, që u armiqësuan me Allahun e Madhëruar? A nuk patën frikë ata nga ndëshkimi i Krenarit të Plotfuqishëm. A nuk e dinin ata se ishin thjesht pronë e Allahut? Askush nuk ka pushtet mbi dikë tjetër, veçse me lejen e të Madhëruarit. A e harruan ata se Allahu i ka shënuar veprat e tyre dhe do t’i shpaguajë për to?! Qafirët janë të zhytur thellë në mashtrim. Ata janë të zhytur në injorancën dhe verbërinë që sjellin veprat e tyre, prandaj vështirë se mund të shohin rrugën në të cilën Zoti i fton e vështirë se pendohen:
85:10Page 590
إِنَّ ٱلَّذِينَ فَتَنُواْ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ وَٱلۡمُؤۡمِنَٰتِ ثُمَّ لَمۡ يَتُوبُواْ فَلَهُمۡ عَذَابُ جَهَنَّمَ وَلَهُمۡ عَذَابُ ٱلۡحَرِيقِ ١٠
Indeed, those who have tortured1 the believing men and believing women and then have not repented will have the punishment of Hell, and they will have the punishment of the Burning Fire.
Është e sigurt se ata që sprovojnë besimtarët dhe besimtaret dhe nuk pendohen, kanë dënimin e Xhehenemit. Për ta është përgatitur dënimi përvëlues. -Nëse nuk e pranojnë ftesën e të Gjithëmëshirshmit, ata i pret ndëshkimi përvëlues i Xhehenemit. Hasen el Basriu ka thënë: “Shikoni bujarinë dhe mëshirën e madhe të Zotit të botëve. Ata torturuan dhe vranë të dashurit dhe të zgjedhurit e tij, të bindurit dhe adhuruesit e nënshtruar dhe besnikë, ndërsa Ai i fton në pendim.”Pasi bëri kërcënimin për qafirët, Allahu i Lartësuar vijon me shpërblimin e premtuar për besimtarët.
85:11Page 590
إِنَّ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ لَهُمۡ جَنَّٰتٞ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُۚ ذَٰلِكَ ٱلۡفَوۡزُ ٱلۡكَبِيرُ ١١
Indeed, those who have believed and done righteous deeds will have gardens beneath which rivers flow. That is the great attainment.
Ndërsa ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, kanë Xhenete, nëpër të cilët burojnë lumenj. Kjo është fitorja më e madhe. -Ata që besojnë me zemër, por edhe bëjnë vepra të mira me sinqeritet, sipas besimit të tyre, do të kenë Xhenete, nëpër të cilët burojnë lumenj. Ky është suksesi më i madh. Nuk ka mirësi më të madhe se kënaqësia e Allahut dhe përjetësia në mirësitë e premtuara nga Ai.
85:12Page 590
إِنَّ بَطۡشَ رَبِّكَ لَشَدِيدٌ ١٢
Indeed, the assault [i.e., vengeance] of your Lord is severe.
Është e vërtetë se ndëshkimi i Zotit tënd është i fortë. -Të mos harrojnë kriminelët dhe jobesimtarët se ndëshkimi i Zotit për ta do të jetë shumë i rëndë dhe i vështirë. Ai është gati për t’u dhënë atë që meritojnë, sikurse thotë i Madhëruari: “I tillë është ndëshkimi i Zotit tënd, kur bie mbi popujt që bëjnë padrejtësi. Vërtet, ndëshkimi i Tij është i dhembshëm dhe i ashpër.”. [Hud 102].
85:13Page 590
إِنَّهُۥ هُوَ يُبۡدِئُ وَيُعِيدُ ١٣
Indeed, it is He who originates [creation] and repeats.
Në të vërtetë, është Ai që krijon nga e para dhe rikrijon. -Allahu është i vetmi që krijon dhe i vetmi që e rikthen krijimin e Tij. Askush nuk mund t’i ketë këto cilësi, përveç Tij. Ai është El Gafuru – Falësi, i Cili i fal të gjitha gjynahet e atyre që pendohen dhe kthehen tek Ai të bindur dhe të nënshtruar. Ai i mbulon të metat atyre që i kërkojnë falje dhe shprehin pendesë tek Ai. Allahu është El Uedud - i Dashuri, i Cili i do të zgjedhurit e Tij me një dashuri që nuk i përngjan asnjë dashurie tjetër. Ashtu sikurse është i pashembullt në cilësitë e Tij të madhështisë, bukurisë dhe të veprave të Tij, ashtu edhe dashuria që Ai ka ka vendosur në zemrat e të zgjedhurve të Tij për Të nuk i përngjan asnjë lloj dashurie tjetër. Dashuria për Allahun është esenca e adhurimit. Dashuria për Të qëndron mbi çdo dashuri tjetër dhe i mposht ato. Çdo dashuri tjetër që nuk buron nga dashuria për Të dhe nuk ka lidhje me Të, ajo është vuajtje dhe trishtim për zemrën të cilën ka pushtuar. Allahu i do të zgjedhurit e Tij dhe ata e duan Atë, sikurse thotë i Madhëruari në një ajet tjetër: “Ai i do ata dhe ata e duan Atë”. El Meueddetu është dashuri e kulluar dhe e kthjellët. Allahu i Lartësuar ka përmendur së bashku dy cilësi të Tij: Falës dhe i Dashur. Kjo ka një nënkuptim shumë të bukur: Ai jo vetëm që i fal ata që pendohen dhe kthehen tek Ai të nënshtruar, por edhe i do ata me dashurinë e Tij. Disa mendojnë se Allahu vetëm u fal gjynahet atyre që pendohen, por nuk i do ata. Por ky ajet i hedh poshtë këto pretendime. Madje, Allahu i Madhëruar gëzohet shumë për pendimin e robit të Tij gabimtar. Profeti (a.s.) na jep një shembull për të treguar gëzimin e madh të Allahut të Lartësuar. Ai thotë: “Allahu gëzohet më shumë për pendimin e robit të Vet kur ai pendohet, sesa ndonjëri prej jush i cili, duke udhëtuar me deve nëpër shkretëtirë, e humbet devenë së bashku me ujin dhe ushqimin. Ai kërkon dhe e kërkon, derisa e humb shpresën për ta gjetur. Kështu, i lodhur e shpresë humbur, ulet nën hijen e një peme. Por kur hap sytë dhe e sheh deve-në e vet duke qëndruar përpara tij, ai ngrihet, e kap për litari dhe nga gëzimi i madh bërtet: “O Zoti im! Ti je robi im dhe unë jam zoti Yt”, duke gabuar nga gëzimi i madh.” Kësisoj, gëzimi i Allahut për pendimin e robit është më i madh sesa gëzimi i atij robi. Allahu qoftë i lavdëruar dhe i madhëruar! Sa e madhe është mirësia e Tij! Sa e gjerë është bujaria e Tij e sa të shumta janë dhuratat e Tij!
85:14–15Page 590
وَهُوَ ٱلۡغَفُورُ ٱلۡوَدُودُ ١٤
And He is the Forgiving, the Affectionate,
ذُو ٱلۡعَرۡشِ ٱلۡمَجِيدُ ١٥
Honorable Owner of the Throne,
Ai është Falësi i madh, i Dashuri. Ai është Sunduesi i Fronit të Madhëruar. - Ai është Pronari dhe Sunduesi i Fronit të madh, i cili ka përfshirë qiejt, Tokën dhe Kursijin. Të gjitha këto të fundit, në krahasim me Fronin, janë si një unazë e hedhur në një shkretëtirë të madhe. Allahu i Lartësuar është Sunduesi dhe Pronari i gjithësisë, por e veçoi Fronin, duke e përshkruar me madhështinë e tij, për shkak se ai është krijimi më pranë Zotit të Lartësuar.
Ai vepron gjithçka që dëshiron. - Nuk ka gjë që Allahu ta dëshirojë dhe të mos e arrijë dot. Nëse dëshiron diçka, Ai vetëm i thotë “Bëhu!”, dhe ajo bëhet. Askush nuk është veprues i gjithçkaje që dëshiron, përveç Allahut të Madhëruar. Krijesat, nëse dëshirojnë diçka, gjithmonë kanë nevojë për ndihmë dhe për të larguar pengesat. Ndërsa Allahu i Madhëruar nuk ka nevojë për ndihmë dhe askush nuk mund ta pengojë Atë nga ajo që Ai dëshiron. Në vijim, Allahu i Madhëruar përmend disa nga veprat e Tij, që tregojnë për besnikërinë e profetëve të Tij dhe vërtetësinë e Shpalljes që ata sollën prej Tij.
85:17–18Page 590
هَلۡ أَتَىٰكَ حَدِيثُ ٱلۡجُنُودِ ١٧
Has there reached you the story of the soldiers -
فِرۡعَوۡنَ وَثَمُودَ ١٨
[Those of] Pharaoh and Thamūd?
A të ka ardhur ty lajmi i ushtrive të Faraonit dhe të Themudit? - Ata u bënë mohues dhe refuzues të Profetit, prandaj Allahu i shkatërroi, si mësim për brezat e mëvonshëm.
85:19–20Page 590
بَلِ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ فِي تَكۡذِيبٖ ١٩
But they who disbelieve are in [persistent] denial,
وَٱللَّهُ مِن وَرَآئِهِم مُّحِيطُۢ ٢٠
While Allāh encompasses them from behind.1
Mohuesit (e Zotit) vazhdojnë të përgënjeshtrojnë(Shpalljen e Zotit), por Allahu i ka përfshirë ata(nën pushtetin e Tij). -Me gjithë faktet e lëna nga Zoti ndër breza dhe me gjithë argumentet e shumta të sjella prej Tij, ata vazhdojnë në mohimin dhe mosbesimin e tyre me kokëfortësi dhe armiqësi. Atyre nuk u bëjnë dobi shenjat dhe argumentet e Zotit dhe as paralajmërimet e sjella nga profetët e Tij. Por Allahu i ka përfshirë me dijen dhe pushtetin e Tij mbi ta. Askush nuk mund t’i fshihet dijes dhe pushtetit të Tij gjithëpërfshirës. Ai është gati, prandaj le të kenë frikë nga ndëshkimi i Tij në çdo moment. Ky është një kërcënim shumë i frikshëm për qafirët. Ai, në dorën e të Cilit janë shpirtrat dhe çdo çështje e tyre, i kërcënon që të kthehen sa nuk është vonë. Ai i fton që të nënshtrohen, duke e besuar Kur'anin dhe punuar sipas tij.
85:21–22Page 590
بَلۡ هُوَ قُرۡءَانٞ مَّجِيدٞ ٢١
But this is an honored Qur’ān
فِي لَوۡحٖ مَّحۡفُوظِۭ ٢٢
[Inscribed] in a Preserved Slate.
Ai është Kur'an i Madhëruar, (I shkruar) në një Pllakë të Ruajtur. -Mesazhet dhe urtësitë e Kur'anit janë madhështore dhe të thella. Mirësitë dhe dituritë që përmban ai janë të mrekullueshme dhe të shumta. Kur'ani është i paprekshëm dhe i pandryshueshëm. Ai ruhet në Leuhi Mahfudh, ose në Pllakën e Ruajtur, dhe askush nuk mund të shtojë, pakësojë apo të tjetërsojë diçka nga ai. Kur'ani është i ruajtur nga ndikimi dhe ndërhyrjet e shejtanëve. Ai është i ruajtur në Leuhi Mahfudh, ku është shkruar gjithçka. Kjo tregon rëndësinë e madhe të Kur'anit tek Allahu i Lartësuar dhe për dobitë e tij të pakrahasueshme. Allahu është më i ditur për gjithçka.
Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences