As-Sa'diMuhammad · 47:1–27

As-Sa'di · Tafsir · in Albanian

محمد

Muhammad

Muhammad · Medinan · 38 ayahs

47:1Page 507

ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ وَصَدُّواْ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِ أَضَلَّ أَعۡمَٰلَهُمۡ ١

Those who disbelieve and avert [people] from the way of Allāh - He will waste their deeds.1

Në këto ajete flitet për shpërblimin e besimtarëve dhe ndëshkimin e gjynahqarëve, që të shërbejë si mësim për krijesat dhe si ftesë për të përqafuar rrugën e drejtë. I Lartësuari thotë:Allahu do t'ua asgjësojë veprat atyre që nuk besojnë(me besimin e drejtë)dhe që pengojnë njerëzit nga rruga e Tij. -Këta janë krerët e kufrit ose udhëheqësit për në humbje e dëshpërim. Ata jo vetëm që e refuzojnë për vete të besojnë Zotin dhe Shpalljen e Tij, por luftojnë që të pengojnë edhe të tjerët nga rruga e drejtë e besimit të sinqertë në gjithçka që kanë udhëzuar profetët. Këtij lloji të njerëzve Allahu i Madhëruar ua asgjëson veprat. Ai nuk pranon asgjë nga mundi i shpenzuar prej tyre. Madje, veprat e tyre janë shkaku pse ata do të ndëshkohen. Ndër veprat më të shëmtuara të tyre janë lufta, intrigat dhe kurthet e tyre, me të cilat ata synojnë të godasin e zhdukin të vërtetën dhe përhapësit e saj, të dashurit e Allahut dhe pasuesit e denjë të profetëve të Tij. Por Allahu i Madhëruar ua kthen ato kurthe t’i vuajnë mbi kurriz. Ata nuk arrijnë asnjë qëllim të vetin. Gjithashtu, edhe veprat e tyre “të mira”, për të cilat shpresojnë se do të shpërblehen, Allahu i Madhëruar do t’ua asgjësojë, prandaj ata nuk do të marrin kurrë atë që shpresojnë. Ky është një vendim i drejtë i të Urtit, sepse ata ndjekin të kotën dhe refuzojnë të vërtetën. Çdo vepër me të cilën nuk synohet të kënaqet Allahu, është e refuzuar dhe e asgjësuar. Të tilla janë adhurimet e përkushtuara idhujve, putave dhe çdo të adhuruari tjetër, veç Zotit Një dhe të Vetëm. Të tilla janë edhe veprat me të cilat synohet që të mbështetet e kota. Çdo punë me të cilën mbështetet e kota është e asgjësuar dhe e papranueshme nga Allahu i Madhëruar.

47:2Page 507

وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ وَءَامَنُواْ بِمَا نُزِّلَ عَلَىٰ مُحَمَّدٖ وَهُوَ ٱلۡحَقُّ مِن رَّبِّهِمۡ كَفَّرَ عَنۡهُمۡ سَيِّـَٔاتِهِمۡ وَأَصۡلَحَ بَالَهُمۡ ٢

And those who believe and do righteous deeds and believe in what has been sent down upon Muḥammad - and it is the truth from their Lord - He will remove from them their misdeeds and amend their condition.

Ndërsa atyre që besojnë, bëjnë vepra të mira dhe e besojnë atë që iu shpall Muhamedit, e cila është e Vërteta prej Zotit të tyre, ... -Këta janë njerëzit që i besojnë të gjitha shpalljet dhe profetët e Zotit dhe, në mënyrë të veçantë, Shpalljen që iu dha Muhamedit (a.s.). Përveç besimit të saktë dhe të sinqertë, ata bëjnë vepra të mira, duke plotësuar detyrimet ndaj Allahut dhe detyrimet ndaj krijesave. Të tillëve, Allahu i Madhëruar u dhuron mirësi të shumta. Ndër to, Ai përmend:...do t'ua mbulojë të këqijat... -Ai ua mbulon të këqijat që bëjnë në dynja, qofshin gjynahe të vogla apo të mëdha. ‘Mbulim i gjynaheve’ do të thotë shpëtim nga ndëshkimi i dynjasë dhe i ahiretit....dhe do t'ua përmirësojë gjendjen. -Nëpërmjet besimit të drejtë dhe veprave që kryhen sipas këtij besimi, Allahu i Madhëruar ua rregullon gjendjen në dynja dhe në ahiret. Ai ua pastron zemrat dhe ua përmirëson më tej veprat e mira, duke ua shumëfishuar numrin këtyre të fundit dhe duke ua shtuar shpërblimin, me bujarinë e Tij. Kështu, Allahu i Madhëruar e rregullon gjendjen e tyre në të gjitha drejtimet. Po cili është shkaku i kësaj bujarie? I Madhëruari thotë:

47:3Page 507

ذَٰلِكَ بِأَنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ ٱتَّبَعُواْ ٱلۡبَٰطِلَ وَأَنَّ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ ٱتَّبَعُواْ ٱلۡحَقَّ مِن رَّبِّهِمۡۚ كَذَٰلِكَ يَضۡرِبُ ٱللَّهُ لِلنَّاسِ أَمۡثَٰلَهُمۡ ٣

That is because those who disbelieve follow falsehood, and those who believe follow the truth from their Lord. Thus does Allāh present to the people their comparisons.1

Kjo, sepse ata që nuk besojnë ndjekin të pavërtetën, ndërsa ata që besojnë ndjekin të Vërtetën që ka ardhur prej Zotit të tyre. -Ata e ndjekin të vërtetën duke respektuar dy parime të saj: sinqeritetin ndaj të Adhuruarit, duke e kryer çdo vepër vetëm për Të, dhe, së dyti, duke patur sigurinë e plotë se kjo e vërtetë është prej Zotit dhe se çdo shpërblim i premtuar nga i Madhëruari do të jepet. E vërteta iu dhurua nga Zoti i tyre, i Cili kujdeset gjithmonë që ata ta duan të vërtetën dhe ta pasojnë atë. Nëse ata e përqafojnë të vërtetën e sjellë nga Zoti i tyre, Ai ua rregullon të gjitha çështjet. Me qëllimin e sinqertë për hir të Allahut, që është i Përjetshëm dhe i Vërtetë, veprat e tyre janë pranueshme dhe të shpërblyeshme nga Ai. Ky shpërblim do të jetë pa masë, i mrekullueshëm dhe i përjetshëm.Kështu ua sjell Allahu shembujt njerëzve. -Allahu i Madhëruar i përshkroi edhe të mirët, edhe të këqijtë me cilësitë e tyre, në mënyrë që çdokush të jetë i qartë se cilit grup do t’i përkasë, me veprat që do të kryejë.

47:4Page 507

فَإِذَا لَقِيتُمُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ فَضَرۡبَ ٱلرِّقَابِ حَتَّىٰٓ إِذَآ أَثۡخَنتُمُوهُمۡ فَشُدُّواْ ٱلۡوَثَاقَ فَإِمَّا مَنَّۢا بَعۡدُ وَإِمَّا فِدَآءً حَتَّىٰ تَضَعَ ٱلۡحَرۡبُ أَوۡزَارَهَاۚ ذَٰلِكَۖ وَلَوۡ يَشَآءُ ٱللَّهُ لَٱنتَصَرَ مِنۡهُمۡ وَلَٰكِن لِّيَبۡلُوَاْ بَعۡضَكُم بِبَعۡضٖۗ وَٱلَّذِينَ قُتِلُواْ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِ فَلَن يُضِلَّ أَعۡمَٰلَهُمۡ ٤

So when you meet those who disbelieve [in battle], strike [their] necks until, when you have inflicted slaughter upon them, then secure [their] bonds,1 and either [confer] favor2 afterwards or ransom [them] until the war lays down its burdens.3 That [is the command]. And if Allāh had willed, He could have taken vengeance upon them [Himself], but [He ordered armed struggle] to test some of you by means of others. And those who are killed in the cause of Allāh - never will He waste their deeds.

Allahu i Madhëruar i udhëzon adhuruesit e Tij në gjithçka të mirë, që u mundëson atyre begati, lumturi dhe fitore mbi armiqtë. Ai thotë:Kur të ndesheni me jobesimtarët, goditini në qafë, derisa t’i mposhtni! -Nëse përballeni në luftë me mohuesit, luftoni me trimëri dhe gjuajini pa mëshirë në qafa, derisa t’i sfilitni e t’i mposhtni. Pasi t’i mundni, nëse e shihni si më të dobishme që t’i mbani robërit e luftës, atëherë mbajini, por:Më pas, lidhini mirë, e kështu mund t’i lironi falas ose mund të kërkoni çmim për ta,... -Kini kujdes, që robërit të mos ju shpëtojnë! Lidhini mirë, që të mos kenë mundësi të arratisen. Për robërit, ju jeni të lirë të zgjidhni: ose t’i lironi pa kërkuar çmim për lirimin e tyre, ose t’i mbani derisa ata ose miqtë e tyre të paguajnë për lirinë e tyre, ose edhe mund t’i shkëmbeni me robër muslimanë, që janë tek ata. Kështu le të vazhdojë, derisa:...derisa të përfundojë lufta. -Pra, derisa të përfundojë lufta dhe të arrini paqe ose armëpushim me ta. Çdo kohë dhe situatë ka rregullat që i përshtaten më mirë. Rregulli i mësipërm vlen gjatë kohës së luftës, ndërsa në të kundërt, nëse nuk ka luftë, atëherë nuk flitet më për robër e vrasje.Po të donte, Allahu do t'i shkatërronte ata, ... -Kuptimi: Nëpërmjet sprovës së luftës, ngrihet ‘tregu’ i xhihadit dhe zbulohen qartë cilësitë e vërteta të robërve , duke u dalluar të sinqertët nga gënjeshtarët. Madje, në të tilla raste, besimi i atyre që besojnë drejt shtohet më shumë. Ndërsa ata që nuk kanë besim të drejtë, por kanë vetëm interesa të kësaj dynjaje, bëhen palë vetëm me ata që fitojnë. Për këtë arsye, besimi i tyre nuk vazhdon gjatë, por arrin edhe të zhduket gjatë sprovave e vështirësive....por Ai dëshiron që t’ju sprovojë me njëri-tjetrin. -Allahu i Madhëruar ka vendosur që t’i sprovojë besimtarët me jobesimtarët, duke bërë që ditët e fitoreve të vërtiten mes tyre, domethënë duke fituar herë njëra palë e herë tjetra. Por po të dëshironte Allahu i Madhëruar, Ai do të bënte që muslimanët t’i mposhtnin gjithmonë qafirët, sepse Allahu është i Plotfuqishëm për gjithçka. Po të dëshironte, Ai do të bënte që qafirët të mos provonin kurrë fitore mbi muslimanët, por Allahu i Urtë e ka një qëllim. Ai thotë:Allahu nuk do ua humbë veprat atyre që bien dëshmorë në rrugën e Tij. -Ata kanë një shpërblim shumë të madh, sepse kanë luftuar kundër armiqve të Zotit, me synimin që fjala e Zotit të jetë më e larta. Allahu i Lartësuar nuk ka për t’ua humbur kurrë veprat atyre. Përkundrazi, Ai do t’ua pranojë, madje do t’ua kultivojë e shtojë më shumë.

47:5Page 507

سَيَهۡدِيهِمۡ وَيُصۡلِحُ بَالَهُمۡ ٥

He will guide them and amend their condition

Ai do t'i udhëzojë (drejt lumturisë)dhe do t'ua përmirësojë gjendjen e tyre. -Allahu i Madhëruar i udhëzon ata drejt Xhenetit, duke i bërë të qëndrueshëm në këtë rrugë. Gjithashtu, Ai përmirëson gjendjen dhe çështjet e tyre. Ai ua shumëfishon shpërblimin për veprat që kanë bërë, pa mundime e vështirësi të mëdha të kryera nga ana e tyre.

47:6Page 507

وَيُدۡخِلُهُمُ ٱلۡجَنَّةَ عَرَّفَهَا لَهُمۡ ٦

And admit them to Paradise, which He has made known to them.

Ai do t’i fusë ata në Xhenet, të cilin ua ka bërë të njohur më parë. -Allahu i Madhëruar ua ka prezantuar e përshkruar me hollësi Xhenetin, duke i bërë të përmallohen për të. Ai u ka treguar edhe veprat që të çojnë në Xhenet, mes të cilave është edhe lufta në rrugën e Zotit. Në fakt, është Allahu i Madhëruar Ai që u jep sukses të zbatojnë atë që janë urdhëruar ta zbatojnë. Më pas, Ai i fut ata në Xhenet, duke i drejtuar te gradat më larta. Kështu, Ai i lumturon ata, me stolitë e mrekullueshme të Xhenetit. Atje ata do të jetojnë në paqe e siguri, dhe kjo do të vazhdojë përgjithmonë.

47:7Page 507

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ إِن تَنصُرُواْ ٱللَّهَ يَنصُرۡكُمۡ وَيُثَبِّتۡ أَقۡدَامَكُمۡ ٧

O you who have believed, if you support Allāh, He will support you and plant firmly your feet.

O ju që keni besuar! Nëse ju ndihmoni Allahun, Ai do t'ju ndihmojë dhe do t'jua forcojë këmbët tuaja. -Ky është një urdhër që Allahu i Madhëruar u drejton besimtarëve, që ata të ndihmojnë fenë e Tij, duke jetuar sipas saj, duke e zbatuar atë për veten e tyre, duke ftuar të tjerët të jetojnë sipas saj e duke luftuar armiqtë e kësaj feje. Por çka është më e rëndësishme, me të gjitha këto vepra ata duhet të kenë si qëllim arritjen e kënaqësisë së Allahut të Madhëruar. Nëse ata veprojnë kështu, Allahu i Madhëruar ka për t’i ndihmuar, ka për t’u dhuruar fitore, ka për t’ua forcuar këmbët, besimin dhe pozitat e tyre. Ai do t’ua forcojë edhe zemrat, duke u dhuruar durim e qëndrueshmëri para çdo lloj vështirësie dhe para armiqve të së vërtetës. Ky është një premtim i dhënë nga Bujari, i Cili është Besnik në premtimet e Tij.

47:8Page 507

وَٱلَّذِينَ كَفَرُواْ فَتَعۡسٗا لَّهُمۡ وَأَضَلَّ أَعۡمَٰلَهُمۡ ٨

But those who disbelieve - for them is misery, and He will waste their deeds.

Ndërsa ata që nuk besojnë, qofshin të shkatërruar! Ai do t'ua asgjësojë veprat e tyre. -Ndërsa ata që e mohojnë Zotin dhe rreshtohen me palën e të keqes, ata do të dështojnë gjithmonë në çështjet e tyre. Përpjekjet e tyre për të dobësuar dhe zhdukur të vërtetën, Allahu i Madhëruar ka për t’i shkatërruar. Të vetmit që do të rrënohen do të jenë ata. Allahu ka për t’ua kthyer mbi kokën e tyre intrigat që ata thurin. Edhe ato vepra me të cilat pretendojnë se do kënaqin Zotin, Ai ka për t’i asgjësuar dhe nuk do t’u japë asnjë shpërblim. Ky ndëshkim është i meritueshëm për ta, sepse:

47:9Page 507

ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمۡ كَرِهُواْ مَآ أَنزَلَ ٱللَّهُ فَأَحۡبَطَ أَعۡمَٰلَهُمۡ ٩

That is because they disliked what Allāh revealed, so He rendered worthless their deeds.

Ata e urrejtën Shpalljen e Allahut, prandaj Ai ua asgjësoi veprat e tyre. -Ata e meritojnë humbjen, sepse e urrejnë atë që Zoti e shpalli si udhëzim për njerëzit, pra, Kur'anin madhështor. Allahu i Lartësuar e shpalli Kur'anin që të jetë rregullues dhe udhërrëfyes për robërit, për të arritur çdo të mirë e për të shpëtuar nga çdo e keqe, por ata nuk e pranojnë atë. Përkundrazi, ata e urrejnë Shpalljen e Zotit, e refuzojnë dhe e shpërfillin atë. Për këtë shkak, Allahu i Drejtë dhe i Urtë i asgjëson veprat e tyre.

47:10Page 507

۞ أَفَلَمۡ يَسِيرُواْ فِي ٱلۡأَرۡضِ فَيَنظُرُواْ كَيۡفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِمۡۖ دَمَّرَ ٱللَّهُ عَلَيۡهِمۡۖ وَلِلۡكَٰفِرِينَ أَمۡثَٰلُهَا ١٠

Have they not traveled through the land and seen how was the end of those before them? Allāh destroyed [everything] over them,1 and for the disbelievers is something comparable.

A nuk udhëtojnë ata nëpër Tokë, për të parë se si qe përfundimi i popujve para tyre?! Allahu i shkatërroi ata plotësisht, e po kështu do të përfundojnë të gjithë jobesimtarët. -A nuk udhëtojnë nëpër botë këta mohues të së vërtetës dhe të shohin se si qe përfundimi i popujve pararendës, të cilët nuk pranuan të besonin mesazhet që profetët e Zotit u sollën? Le ta bëjnë këtë, dhe do të mësojnë se ai qe përfundimi më i keq. Le të shohin majtas e djathtas, e do të kuptojnë se ata u shkatërruan dhe u zhdukën nga faqja e dheut, për shkak të mohimit. Allahu u shkatërroi pasuritë, pushtetin e vendbanimet, bashkë me veprat dhe intrigat e tyre. Të njëjtin përfundim të dhembshëm kanë pasur mohuesit e çdo kohe dhe vendi. Të gjithë i ka përfshirë ndëshkimi dhe janë bërë mësim për brezat. Ndërsa besimtarët, Allahu i Lartësuar i shpëton nga ndëshkimi dhe i shpërblen me mirësi të shumta.

47:11Page 507

ذَٰلِكَ بِأَنَّ ٱللَّهَ مَوۡلَى ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَأَنَّ ٱلۡكَٰفِرِينَ لَا مَوۡلَىٰ لَهُمۡ ١١

That is because Allāh is the protector of those who have believed and because the disbelievers have no protector.

Allahu është Miku i atyre që besojnë ... -Allahu i Gjithëmëshirshëm përkujdeset për besimtarët, duke i nxjerrë ata nga errësirat në dritë. Ai kujdeset për ta duke u dhuruar sukses në çdo çështje dhe shpërblimin më të mirë për çdo vepër të bërë prej tyre.... kurse për jobesimtarët nuk ka miq. -Ata që mohojnë dhe refuzojnë përkujdesjen e posaçme të Allahut ia kanë mbyllur vetes portën e mëshirës së Tij. Për këta të mjerë nuk ka udhëzues, që mund t’i drejtojë në rrugën e paqes, ashtu siç nuk kanë ndonjë që mund t’i shpëtojë nga dënimi i Zotit. Miqtë e tyre, të cilëve ata u kanë besuar çështjet e tyre, janë idhujt dhe gjithçka që adhurohet veç Allahut. Miku i tyre është Shejtani, i cili i nxjerr ata nga drita, për t’i humbur tërësisht mes errësirave. Këta do të jenë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.

47:12Page 508

إِنَّ ٱللَّهَ يُدۡخِلُ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ جَنَّٰتٖ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُۖ وَٱلَّذِينَ كَفَرُواْ يَتَمَتَّعُونَ وَيَأۡكُلُونَ كَمَا تَأۡكُلُ ٱلۡأَنۡعَٰمُ وَٱلنَّارُ مَثۡوٗى لَّهُمۡ ١٢

Indeed, Allāh will admit those who have believed and done righteous deeds to gardens beneath which rivers flow, but those who disbelieve enjoy themselves and eat as grazing livestock eat, and the Fire will be a residence for them.

Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Allahu do t’i fusë në kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj. Ndërsa për ata që nuk besojnë, të cilët dëfrejnë dhe hanë ashtu si hanë kafshët, Zjarri është vendi i tyre! -Pasi tregoi se është Miku i dashur i besimtarëve, i Cili kujdeset plot mëshirë për ta, Allahu i Madhëruar na bën të ditur se si do të veprojë me ta në ahiret. Ai premton se do t’i fusë besimtarët në kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj, që ujitin pemët e bukura plot fruta. Gjithashtu, pasi tregoi se mohuesit nuk kanë ndonjë mik që t’i ndihmojë dhe që përkujdeset për ta, Allahu i Madhëruar thotë se ata lihen qëllimisht që të mbështeten te vetja, e cila është shumë nevojtare, por ata janë të padrejtë dhe mospërfillëse ndaj ftesës së Zotit. Ata nuk pranojnë të pajisen me cilësitë e mira, që rregullojnë personalitetin e tyre. Ata i kanë shkatërruar një nga një cilësitë e mira njerëzore, duke rënë shumë poshtë e duke u shndërruar në krijesa më poshtë se kafshët, të cilat nuk kanë as logjikë e as arsye. Ata thjesht kërkojnë të përmbushin çdo dëshirë të egos së tyre kafshërore. Qëllimi i jetës së tyre është thjesht përmbushja e dëshirave dhe e kënaqësive të kësaj dynjaje. Të gjitha veprat dhe qëllimet e tyre vërtiten rreth kësaj bote, duke mos menduar fare rreth ahiretit dhe atyre çështjeve të cilat, nëse plotësohen, do t’u mundësonin lumturinë në të dyja jetët. Ata e shpërfillin ahiretin dhe nuk përgatiten për të, prandaj edhe vendqëndrimi i tyre si shpërblim do të jetë Zjarri. Atje do të ndëshkohen përgjithmonë dhe kurrë nuk do t’u lehtësohen vuajtjet!

47:13Page 508

وَكَأَيِّن مِّن قَرۡيَةٍ هِيَ أَشَدُّ قُوَّةٗ مِّن قَرۡيَتِكَ ٱلَّتِيٓ أَخۡرَجَتۡكَ أَهۡلَكۡنَٰهُمۡ فَلَا نَاصِرَ لَهُمۡ ١٣

And how many a city was stronger than your city [i.e., Makkah] which drove you out? We destroyed them; and there was no helper for them.

Sa e sa qytete, që ishin shumë më të fortë se qyteti që të dëboi ty, Ne i shkatërruam dhe askush nuk u erdhi për ndihmë. -Kuptimi: Janë të shumta vendet ose qytetet e mohuesve të profetëve, që ishin më madhështorë dhe më të fuqishëm sesa këta që refuzojnë të të pranojnë ty, por Allahu i Madhëruar i shkatërroi ata të gjithë. Kur ata mohuan profetët Tanë, duke pretenduar dhe shpifur se ata ishin gënjeshtarë, atëherë mbi ta goditi me ashpërsi ndëshkimi i Zotit të Plotfuqishëm. Askush nuk mund t’i ndihmonte a shpëtonte nga ai ndëshkim. Edhe pushteti, pasuria dhe fuqia e tyre nuk u bënë dobi. As mjetet luftarake, fëmijët dhe ushtritë e shumta nuk u dolën në krah. Atëherë, çfarë do të ndodhë me ata të mjerë të pafuqishëm, të cilët e dëbuan Profetin nga vendi i vet, të cilët e mohuan, e urryen dhe e luftuan atë, ndërkohë që ai ishte më i zgjedhuri mes të gjithë profetëve dhe më i miri njeri mes të parëve dhe të fundit?! A nuk e meritonin ata ndëshkimin më shumë se çdo popull tjetër mohues?! Pa dyshim që e meritonin një ndëshkim të ashpër dhe të dhembshëm, por Allahu i Madhëruar e dërgoi profetin Muhamed si mëshirë për të gjithë botërat. Ai u dërgua për të qenë i durueshëm, tolerant, falës, i butë dhe i dhembshur me popullin e tij.

47:14Page 508

أَفَمَن كَانَ عَلَىٰ بَيِّنَةٖ مِّن رَّبِّهِۦ كَمَن زُيِّنَ لَهُۥ سُوٓءُ عَمَلِهِۦ وَٱتَّبَعُوٓاْ أَهۡوَآءَهُم ١٤

So is he who is on clear evidence from his Lord like him to whom the evil of his work has been made attractive and they follow their [own] desires?

Vallë, a është i njëjtë ai që i përmbahet udhëzimit të qartë prej Zotit të vet, me atë, të cilit i janë zbukuruar veprat e këqija dhe ndjek epshet e veta?! -Kurrsesi nuk është njëlloj ai që është i qartë tërësisht për fenë dhe besimin e tij, duke u bazuar në dituri të saktë, të drejtë dhe të vërtetë, dhe duke punuar me sinqeritet me atë dituri vetëm për të fituar kënaqësinë e Allahut, me atë që ka një zemër të verbër. Ky i fundit, ndryshe nga i pari, e refuzon të vërtetën dhe ka devijuar nga rruga e drejtë, duke pasuar dëshirat dhe epshet e veta, pa pasur udhëzim dhe dritë nga Allahu. Ç’është më e keqja, ky i mjerë pandeh se është në rrugë të mbarë! Sa i madh është dallimi mes këtyre dy njerëzve! Sa larg qëndrojnë ata nga njëri-tjetri, qoftë në veprat që bëjnë, qoftë në shpërblimin që meritojnë!

47:15Page 508

مَّثَلُ ٱلۡجَنَّةِ ٱلَّتِي وُعِدَ ٱلۡمُتَّقُونَۖ فِيهَآ أَنۡهَٰرٞ مِّن مَّآءٍ غَيۡرِ ءَاسِنٖ وَأَنۡهَٰرٞ مِّن لَّبَنٖ لَّمۡ يَتَغَيَّرۡ طَعۡمُهُۥ وَأَنۡهَٰرٞ مِّنۡ خَمۡرٖ لَّذَّةٖ لِّلشَّٰرِبِينَ وَأَنۡهَٰرٞ مِّنۡ عَسَلٖ مُّصَفّٗىۖ وَلَهُمۡ فِيهَا مِن كُلِّ ٱلثَّمَرَٰتِ وَمَغۡفِرَةٞ مِّن رَّبِّهِمۡۖ كَمَنۡ هُوَ خَٰلِدٞ فِي ٱلنَّارِ وَسُقُواْ مَآءً حَمِيمٗا فَقَطَّعَ أَمۡعَآءَهُمۡ ١٥

Is the description of Paradise, which the righteous are promised, wherein are rivers of water unaltered,1 rivers of milk the taste of which never changes, rivers of wine delicious to those who drink, and rivers of purified honey, in which they will have from all [kinds of] fruits and forgiveness from their Lord... [Are its inhabitants] like those who abide eternally in the Fire and are given to drink scalding water that will sever their intestines?

Ja përshkrimi i Xhenetit, i cili u është premtuar të devotshmëve:... -Ja si është Xheneti, të cilin Zoti e ka përgatitur për besimtarët që i ruhen ndëshkimit të Tij dhe kërkojnë kënaqësinë e Tij, duke zbatuar detyrimet dhe duke iu larguar harameve....Në të ka lumenj me ujë gjithmonë të pastër e të freskët,... -Ky ujë nuk prishet dhe nuk e ndryshon shijen apo aromën e tij. Ai nuk turbullohet, por është gjithmonë kristal, i freskët dhe shumë i dashur për ata që e pinë. Ai është uji me shijen dhe aromën më të këndshme. Ai është uji që fal kënaqësinë më të madhe për ata që e pinë.... lumenj me qumësht që nuk prishet ... -Ai qumësht nuk thartohet apo prishet, por qëndron i freskët dhe i shijshëm....lumenj me verë të këndshme për ata që pinë... -Ai që e shijon këtë lloj vere ndien kënaqësi të pakrahasueshme. Ajo nuk është si vera e kësaj dynjaje, që ka shije të keqe dhe sjell dhimbje koke e marrje mendsh....dhe lumenj me mjaltë të kulluar. -Mjalti është i kulluar, pra, i pastër nga çdo mbeturine dylli apo substancë tjetër.Ata do të kenë aty lloj-lloj frutash... -Atje do të kenë pemë hurmash, rrushi, molle, shege, qitro, ullinj e fruta të tjera, të cilat kanë shembull të tyre në dynja ose jo. Këto janë mirësi, që ata i përfitojnë nga bujaria e Zotit të tyre....dhe do të jenë të falur nga Zoti i tyre. -Me faljen e Zotit, ata shpëtojnë dhe janë të sigurt nga çdo gjë që u shkakton frikë e trishtim.A mund të konsiderohen këta njëlloj me ata që do të rrinë përgjithmonë në Zjarr, ku etja do t’u shuhet me ujë të valë, që ua copëton zorrët?! -Cilët janë në gjendje më të mirë: këta fatlumët apo ata që do të jenë përjetë në zjarrin e Xhehenemit, nxehtësia e të cilit është e padurueshme. Atje do t’u jepet për të pirë ujë i nxehtë e i valuar, i cili ua copëton zorrët dhe të brendshmet e tyre. I Lartësuar dhe i Pastër nga çdo e metë është Allahu, që bëri dallime mes të mirëve dhe të këqijve, mes shpërblimeve të secilës palë dhe mes Xhenetit e Xhehenemit!

47:16Page 508

وَمِنۡهُم مَّن يَسۡتَمِعُ إِلَيۡكَ حَتَّىٰٓ إِذَا خَرَجُواْ مِنۡ عِندِكَ قَالُواْ لِلَّذِينَ أُوتُواْ ٱلۡعِلۡمَ مَاذَا قَالَ ءَانِفًاۚ أُوْلَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ طَبَعَ ٱللَّهُ عَلَىٰ قُلُوبِهِمۡ وَٱتَّبَعُوٓاْ أَهۡوَآءَهُمۡ ١٦

And among them, [O Muḥammad], are those who listen to you, until when they depart from you, they say to those who were given knowledge,1 "What has he said just now?" Those are the ones of whom Allāh has sealed over their hearts and who have followed their [own] desires.

Prej tyre(hipokritëve)ka që bëjnë sikur të dëgjojnë ty(O Muhamed); ... -Kuptimi: Disa prej munafikëve të dëgjojnë me vëmendje teksa flet. Në fakt, ata të dëgjojnë me vëmendje jo për të mësuar fenë e drejtë, për ta pranuar dhe për ta zbatuar atë, por me synimin që ta mohojnë. Ata thjesht shtireshin sikur besonin, sepse i Madhëruari thotë:...por, kur largohen prej teje, u drejtohen të diturve (sahabëve) e u thonë: “Çfarë tha ai(Muhamedi)pak më parë?" -Ata u drejtoheshin besimtarëve duke u kërkuar shpjegime rreth asaj që thoshte Profeti (a.s.). Ata i kishin dëgjuar qartë, me veshët e tyre, por ata thjesht nuk kishin dëshirën për ta zbatuar. “Çfarë tha ai pak më parë?” - Ky është një nënçmim shumë i rëndë për ta, sepse tregon që ata nuk kishin synim aspak të pranonin të vërtetën. Nëse ata do të ishin të interesuar për të vërtetën, do ta dëgjonin atë me përqendrim të thellë, do ta kuptonin me zemër, dhe kështu e gjithë qenia e tyre do të nënshtrohej të punonte dhe jetonte sipas asaj të vërtete. Por ata ishin krejt ndryshe, siç thotë Allahu i Madhëruar:Këta janë ata, zemrat e të cilëve i ka vulosur Allahu dhe të cilët janë dhënë pas dëshirave të veta. -Allahu i Madhëruar ua vulosi zemrat dhe ua mbylli çdo portë, nga e cila mund t’u vinte ndonjë mirësi dhe udhëzim, për shkak se ata e refuzuan ftesën e Tij dhe pasuan dëshirat e veta, të cilat i nënshtroheshin veçse të kotës. Pastaj Allahu i Madhëruar përshkruan gjendjen e të udhëzuarve, duke thënë:

47:17Page 508

وَٱلَّذِينَ ٱهۡتَدَوۡاْ زَادَهُمۡ هُدٗى وَءَاتَىٰهُمۡ تَقۡوَىٰهُمۡ ١٧

And those who are guided - He increases them in guidance and gives them their righteousness.1

Kurse atyre që ndjekin rrugën e drejtë, Ai(Allahu)ua shton edhe më shumë udhëzimin në rrugën e drejtë dhe i bën të devotshëm. -Atyre të cilët ndjekin udhëzimin, duke besuar drejt, të mbështetur në dituri të saktë, të sigurt e të vërtetë nga Zoti, duke u nënshtruar për ta zbatuar atë në jetën e tyre, me qëllim që të kënaqin Allahun, Ai do t’ua shtojë edhe më shumë udhëzimin, ngase Ai është Mirënjohës, Shpërblyes i madh dhe Bujar. Gjithashtu, Ai do t’u mundësojë që të arrijnë gradën e lartë të devotshmërisë. Ai do t’u japë sukses duke ua lehtësuar çdo punë të mirë dhe do t’i mundësojë që të ruhen dhe të shpëtojnë nga çdo e keqe. Kështu, për të udhëzuarit, i Madhëruari përmend dy shpërblime: diturinë e mirë, të saktë dhe të dobishme dhe veprat e mira e të sinqerta sipas kësaj diturie. Është Allahu i Gjithëmëshirshëm Ai që përkujdeset që besimtarët t’i marrin këto dy mirësi në formën më të plotë.

47:18Page 508

فَهَلۡ يَنظُرُونَ إِلَّا ٱلسَّاعَةَ أَن تَأۡتِيَهُم بَغۡتَةٗۖ فَقَدۡ جَآءَ أَشۡرَاطُهَاۚ فَأَنَّىٰ لَهُمۡ إِذَا جَآءَتۡهُمۡ ذِكۡرَىٰهُمۡ ١٨

Then do they await except that the Hour should come upon them unexpectedly? But already there have come [some of] its indications. Then how [i.e., what good] to them, when it has come, will be their remembrance?

Vallë, a po presin ata gjë tjetër veç Kijametit, i cili do t’u vijë befas, ndërkohë që parashenjat e tij tashmë kanë ardhur?! -Çfarë presin mohuesit e të vërtetës, që të besojnë? Vallë, mos presin t’u vijë Kijameti befas dhe pa e ndier? Disa nga shenjat që tregojnë afrimin e Kijametit tashmë janë shfaqur, prandaj tani mbetet vetëm që ai t’i kapë në befasi. Por atë ditë nuk do të ketë më mundësi pendimi, siç thotë i Lartësuari:E si presin t’u bëjnë dobi këshillat kur Kijameti të ketë ardhur?! -Nëse vjen Kijameti i madh ose kijameti i vogël (vdekja) për secilin nga ata, nuk do t’u jepet më mundësia për të reflektuar e për t’u penduar. Koha për pendim mbaron me dynjanë. Ata jetojnë në dynja mjaftueshëm për të reflektuar e për t’u penduar, pasi lajmësit e Zotit e kanë qartësuar të vërtetën. Ky ajet është një nxitje që të përgatitemi mirë, para se vdekja të na vijë befas. Vdekja është kijameti për çdo njeri. Për çdo njeri që vdes ka filluar kijameti, ndërkohë që veprat e tij mbyllen.

47:19Page 508

فَٱعۡلَمۡ أَنَّهُۥ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا ٱللَّهُ وَٱسۡتَغۡفِرۡ لِذَنۢبِكَ وَلِلۡمُؤۡمِنِينَ وَٱلۡمُؤۡمِنَٰتِۗ وَٱللَّهُ يَعۡلَمُ مُتَقَلَّبَكُمۡ وَمَثۡوَىٰكُمۡ ١٩

So know, [O Muḥammad], that there is no deity except Allāh and ask forgiveness for your sin1 and for the believing men and believing women. And Allāh knows of your movement and your resting place.

Dije se nuk ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Allahut! -Për të ditur një çështje është e domosdoshme të njohësh plotësisht kuptimin e saj dhe ta pranosh atë me zemër. Kështu, kur urdhërohemi që të dimë diçka, kjo do të thotë që ta njohim mirë kuptimin e saj dhe ta pranojmë me zemër atë. Gjithashtu, që dija të quhet e plotë, duhet të punosh e të veprosh sipas asaj dijeje. Në ajet, dituria për të cilën Allahu i Madhëruar urdhëron që ta marrim dhe përvetësojmë është ajo për njëshmërinë e Tij. Kjo dituri është detyrim individual për çdo njeri, domethënë që askush nuk shpëton prej këtij detyrimi, kushdo qoftë ai. Të gjithë janë nevojtarë për këtë lloj njohurie. Rrugët e marrjes së diturisë mbi njëshmërinë e Allahut janë disa:1. Me meditim. Kjo do të thotë të meditosh thellë rreth emrave, cilësive dhe veprave të Allahut të Madhëruar, të cilat janë tregueset më të mëdha dhe më të qarta për madhështinë, lartësinë dhe pushtetin e Tij absolut. Ato e nxisin dhe e edukojnë njeriun që të përpiqet maksimalisht për ta adhuruar Atë si të Një të vetëm. Njohja e thellë me emrat, cilësitë dhe veprat e përkryera, madhështore, të bukura dhe të urta të Allahut, bëjnë që ta duash Atë me gjithë shpirt, ta madhërosh dhe t’i nënshtrohesh, duke u distancuar nga çdo adhurim tjetër.2. Siguria në faktin se Allahu është i vetmi Krijues, Furnizues dhe Administrues i çdo çështjeje në gjithësi. Ai kujdeset për krijesat e Tij në çdo çështje. Kush fiton siguri se Ai është i vetmi Krijues dhe Rregullues i çështjeve në dynja dhe ahiret, atëherë është i sigurt se po Ai duhet të jetë i vetmi të Cilit duhet t’ia kushtosh adhurimin.3. Pranimi i faktit se Allahu i Madhëruar është burimi i vetëm i çdo mirësie të dynjasë dhe ahiretit, i mirësive të dukshme dhe ato të fshehta. Kjo bën që zemra të lidhet fort pas Tij, të mbushet me dashurinë për Të dhe të nënshtrohet për ta adhuruar vetëm Atë si Një, të Vetëm dhe të Pashoq.4. Dëshmitë që shohim apo dëgjojmë rreth mirësive që kanë miqtë dhe të dashurit e Allahut, të cilët e kanë plotësuar me zemër njësimin e Zotit të Madhëruar. Zoti i ka begatuar ata me mirësi të shumta në dynja e ahiret dhe u ka dhuruar fitore kundër armiqve. Ndërsa idhujtarët dhe armiqtë e Zotit, të profetëve dhe të besimtarëve, nga ana tjetër, Ai i ndëshkon dhe poshtëron në dynja dhe ahiret. Këto dëshmi nga realiteti e përforcojnë diturinë se Ai është i vetmi që meriton adhurimin, me të gjitha llojet e tij.5. Njohja e cilësive të idhujve dhe bindja se ata janë të mangët nga të gjitha këndvështrimet, të varfër dhe nevojtarë në veten e tyre. Ata nuk zotërojnë asnjë mundësi për të bërë dobi apo dëm, as për veten e as për adhuruesit e tyre. Ata nuk mund të dhurojnë jetë apo ta marrin atë dhe nuk mund të ringjallin krijesat pas vdekjes, për t’i marrë në përgjegjësi. Ata nuk mund të ndihmojnë asnjë apo t’u dhurojnë fitore adhuruesve të tyre. Ata nuk mund të japin asnjë grimë mirësie apo të largojnë një grimë vështirësie. Kjo njohuri e përforcon sigurinë se nuk ka zot tjetër që meriton adhurimin, lutjet, përkushtimin e nënshtrimin ndaj tij, veç Allahut të Vetëm dhe të Pakrahasueshëm6. Të gjitha shpalljet hyjnore janë unanime dhe kategorike në lajmin se Allahu është i vetmi Zot që meriton adhurimin.7. Njerëzit më të zgjedhur, më të ditur, më të mençur, më të përkryer dhe me dhuntitë më të shumta, kanë dëshmuar se Zoti është i Vetëm, Një, i Pashoq dhe i vetmi që meriton të adhurohet.8. Shenjat e shumta që Zoti ka vendosur në natyrë dhe në vetet tona, të cilat tregojnë se Ai është Një, i Vetëm e i Pashoq si në krijimin, zotërimin dhe administrimin e çështjeve të krijesave, ashtu edhe në meritueshmërinë e adhurimit. Ato fakte dëshmojnë madhështinë, përpikmërinë dhe urtësinë e Krijuesit, që do të thotë se Allahu është i vetmi që meriton ta duash, ta madhërosh, t’i nënshtrohesh dhe të shpresosh tek Ai.Këto janë disa nga mënyrat e përdorura më shpesh nga Allahu i Madhëruar, me të cilat Ai na mëson se nuk ka të adhuruar tjetër me meritë veç Tij. Nëse do të meditonim me kujdes vetëm qoftë edhe në njërën prej tyre, do të arrinim siguri të plotë dhe të patundshme se nuk ka të adhuruar tjetër me meritë veç Allahut. Ndërsa po t’i arrish bashkë të gjitha këto mënyra të njohjes, pa dyshim që siguria e robit rreth kësaj çështjeje bëhet e palëkundshme, duke u ngulitur mirë në zemrën e tij. Atë nuk mund ta trondisin dyshimet dhe as supozimet e kota, por veçse ia shtojnë edhe më shumë bindjen dhe sigurinë. Po t’u shtojmë këtyre rrugëve një portë të madhe të njohurive e mirësive, Kur'anin madhështor, atëherë suksesi bëhet i padiskutueshëm. Meditimi në ajetet kuranore dhe në mesazhet tyre është një rrugë shumë e gjerë për marrjen e njohurisë së teuhidit. Në Kur'an jepen hollësi të kësaj njohurie, si dhe argumente e fakte që nuk mund të gjenden tjetërkund.Kërko falje për gjynahet e tua, për besimtarët e për besimtaret! -Kuptimi: Kërkoji falje Allahut për gabimet e tua! Kërkimi i faljes bëhet duke zbatuar ato vepra që Zoti i ka bërë shkaqe për faljen e gjynaheve, si: pendimi i sinqertë, lutja e sinqertë për falje gjynahesh, veprat e fjalët e mira që fshijnë gjynahet, largimi nga gjynahet, falja e atyre që të bëjnë padrejtësi etj. Për shkak të imanit të tyre, besimtarët kanë të drejta dhe detyrime ndaj njëri-tjetrit. Ndër këto detyrime është që besimtari të lutet dhe të kërkojë falje për besimtarin dhe për gabimet e tij. Kërkimi i faljes sjell për të fshirjen e gjynaheve dhe largimin e ndëshkimit prej tij. Gjithashtu, një ndër detyrimet kundrejt muslimanit është që të duash për të atë që dëshiron për veten tënde dhe të urresh për të atë që e urren dhe nuk e dëshiron për veten tënde. Besimtari e urdhëron besimtarin për çdo gjë që mundëson mirësinë dhe lumturinë e tij, dhe e ndalon nga çdo gjë që është në dëm të tij. Gjithashtu, ai e fal dhe e toleron atë për gabimet dhe për ndonjë mangësi që ka. Muslimani përpiqet që të forcojë unitetin dhe të bashkojë zemrat e muslimanëve, të sheshojë mosmarrëve-shjet, të ulë gjakrat dhe të largojë urrejtjen mes tyre, dukuri këto që sjellin armiqësi dhe përçarje. Pa dyshim, armiqësitë mes muslimanëve bëjnë që gjynahet e tyre të shtohen dhe të zmadhohen.Allahu i di mirë lëvizjet dhe vendqëndrimin tuaj. -Allahu i Madhëruar di gjithçka për veprimet tuaja, për lëvizjet apo moslëvizjet, për vajtjet dhe ardhjet tuaja. Përveç kësaj, Ai do t’ju shpërblejë për punët tuaja të mira, madje duke ua shtuar ato, me bujarinë e Tij. Kur'ani vjen me disa trajtesa dhefunksione:1. Ai vjen si lajm dhe prezantim meemrat, cilësitë, veprat dhe fjalët eAllahut, dhe ky është teuhidi në njohjendhe besimin rreth Allahut.2. Ai vjen si ftesë për ta adhuruar Allahunsi Një, të Vetëm e të Pashoq dhe për t’ularguar nga çdo gjë që adhurohet veç Tij.Ky është teuhidi në meritën e adhurimit.3. Ai vjen me urdhra dhe ndalesa prejZotit. Ky quhet plotësuesi i teuhidit.4. Në Kuran mëson rreth shpërblimit dhebujarisë së madhe, me të cilën Zoti do tënderojë ata që plotësojnë teuhidin. Ai napërshkruan me imtësi se si do t’i trajtojëAllahu i Lartësuar njësuesit në dynja dheçfarë ka përgatitur për ta në ahiret. Kyështë shpërblimi i teuhidit.5. Kurani të mëson rreth idhujtarëve,rreth mënyrës se si vepron Zoti me ta nëdynja dhe çfarë ndëshkimi i pret nëahiret. Ky është shpërblimi i atyre qëlargohen nga teuhidi.Përfundimisht, i gjithë Kurani shërbenpër qartësimin e teuhidit, të parimevekryesore dhe plotësuese të tij, tëshpërblimit të tij, si dhe për të treguarndëshkimin e atyre që i largohen teuhidit.

47:20Page 509

وَيَقُولُ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ لَوۡلَا نُزِّلَتۡ سُورَةٞۖ فَإِذَآ أُنزِلَتۡ سُورَةٞ مُّحۡكَمَةٞ وَذُكِرَ فِيهَا ٱلۡقِتَالُ رَأَيۡتَ ٱلَّذِينَ فِي قُلُوبِهِم مَّرَضٞ يَنظُرُونَ إِلَيۡكَ نَظَرَ ٱلۡمَغۡشِيِّ عَلَيۡهِ مِنَ ٱلۡمَوۡتِۖ فَأَوۡلَىٰ لَهُمۡ ٢٠

Those who believe say, "Why has a sūrah1 not been sent down?" But when a precise sūrah is revealed and battle is mentioned therein, you see those in whose hearts is disease [i.e., hypocrisy] looking at you with a look of one overcome by death. And more appropriate for them2 [would have been]

Allahu i Madhëruar na tregon për disa besimtarë, të cilët, duke u nxituar, kërkojnë të marrin përsipër detyrime, plotësimi i të cilave është i vështirë.Disa besimtarë thonë: “Sikur të ishte shpallur një sure(për luftën)!” -Besimtarët kërkonin dhe dëshironin që të shpallej ndonjë sure, ku të bëhej e detyruar lufta.Por kur shpallet ndonjë sure e qartë që flet për luftë, ata që kanë zemra të sëmura, të shikojnë sikur të ishin në agoninë e vdekjes. -Kuptimi: Kur zbret surja që e bën të pakthyeshme luftën, e cila është gjëja më e vështirë për shpirtin e njeriut, ata me iman të dobët tërhiqen dhe nuk qëndrojnë si burrat, për ta plotësuar këtë detyrim. I Madhëruari thotë: “... të shikojnë sikur të ishin në agoninë e vdekjes.” Kur dëgjojnë urdhrin për luftë, nga frika e madhe e vdekjes, ata shikojnë njëlloj si ai njeriu të cilit i bie të fikët para vdekjes. Kjo pjesë i ngjan ajetit tjetër, ku Allahu i Madhëruar thotë: “A nuk i ke parë (o Muhamed) ata të cilët u porositën: “Largoni duart tuaja prej luftës, faleni namazin dhe jepeni zekatin!?” Por kur iu bë detyrim lufta, një grup prej tyre iu frikësuan njerëzve ashtu si duhet t’i frikësohesh Allahut, madje edhe më shumë. Ata thanë: “O Zoti ynë! Pse na e bëre detyrim luftën? Sikur të na e kishe shtyrë pak më vonë!” Thuaju: “Kënaqësitë e kësaj bote janë të pakta; Bota tjetër është shumë më e mirë për ata që janë të devotshëm. Juve nuk do t’ju bëhet padrejtësi aspak.” [Nisa 77]. Më pas, duke i edukuar dhe udhëzuar besimtarët në më të mirën, Allahu i Madhëruar thotë:

47:21Page 509

طَاعَةٞ وَقَوۡلٞ مَّعۡرُوفٞۚ فَإِذَا عَزَمَ ٱلۡأَمۡرُ فَلَوۡ صَدَقُواْ ٱللَّهَ لَكَانَ خَيۡرٗا لَّهُمۡ ٢١

Obedience and good words. And when the matter [of fighting] was determined, if they had been true to Allāh, it would have been better for them.

Më të volitshme për ta do të ishin bindja dhe fjala e mirë! -Është më mirë për ta që t’i zbatojnë me korrektësi urdhrat aktualë dhe të mos kërkojnë urdhra të tjerë, me të cilët Zoti nuk i ka ngarkuar. Le të grumbullojnë dhe shpenzojnë të gjitha fuqitë e tyre në zbatimin e porosive, që tashmë i kanë marrë. Më mirë të mos nxitohen, duke kërkuar nga Allahu detyrime, që ndoshta do ta kenë të vështirë t’i plotësojnë. Le të kënaqen me faljen dhe mëshirën e Allahut të Madhëruar, me lehtësinë dhe thjeshtësinë e gjithçkaje që Ai ofron.Por, kur merret vendimi(për luftë), do të ishte më mirë për ata që të jenë besnikë ndaj Allahut. -Kur t’u vijë nga Allahu urdhri i prerë për të luftuar, është më mirë të tregohen të sinqertë në kërkimin e ndihmës dhe forcës nga Allahu për përmbushjen e urdhrit të Tij, por edhe duke dhënë maksimumin e mundësive të tyre. Kjo është më mirë për ta, sesa ta kërkojnë vetë zbritjen e urdhrit për luftë. Kjo ka arsyet e veta, disa prej të cilave do t’i rendisim më poshtë:1. Robi është i mangët dhe i dobët në çdo aspekt. Ai nuk ka mundësi ta arrijë suksesin vetë, nëse Zoti nuk e ndihmon dhe nuk i jep forcë. Kështu që ai nuk duhet të kërkojë detyra shtesë, mbi ato që është ngarkuar dhe është duke kryer.2. Nëse robi lidhet shumë me të ardhmen, atëherë do të dobësohet në lidhje me plotësimin e detyrave të së tashmes, madje edhe në lidhje me detyrimet për të ardhmen. Në lidhje me detyrimet e së tashmes, ai do të dobësohet, sepse qëllimet e tij nuk janë të fokusuara tek e tashmja, ndërkohë që niveli i punës së njeriut varet shumë nga qëllimet e tij. Ndërsa në lidhje me të ardhmen, dobësimi ndodh zakonisht sepse ajo që pritet të vijë kërkon kohë, por me kalimin e kohës, qëllimi fillon e zbehet. Kështu, kur i vjen koha, ai nuk është më në nivelin e tij të duhur.3. Ai që mendon vetëm për të ardhmen, pa i dhënë hakun të tashmes, thjesht është një ëndërrimtar, që pandeh se ka fuqi të arrijë gjithçka, por tregohet i paaftë edhe për gjërat që i ka në dorë. Ai që nuk është i zoti të përmbushë detyrimet e kohës është i destinuar të mos plotësojë asnjë përgjegjësi të së ardhmes. Kësisoj, për njeriun është më mirë që t’i mbledhë forcat për të realizuar detyrat e së tashmes, dhe kjo nuk e pengon aspak në përgatitjet për të ardhmen. Madje, nëse ai është gjithmonë aktiv në plotësimin e përgjegjësive të kohës, vullneti i tij mbetet i lartë. Në këtë mënyrë, kur të vijë koha e veprimeve të planifikuara, ai - ashtu siç bën gjithmonë - do t’i realizojë ato në formën më të mirë dhe më të plotë të mundshme. Një njeri i tillë e meriton gjithmonë të jetë i suksesshëm në të gjitha çështjet e tij.Pastaj i Madhëruari flet për ata që mohojnë dhe për fundin e keq të tyre:

47:22Page 509

فَهَلۡ عَسَيۡتُمۡ إِن تَوَلَّيۡتُمۡ أَن تُفۡسِدُواْ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَتُقَطِّعُوٓاْ أَرۡحَامَكُمۡ ٢٢

So would you perhaps, if you turned away,1 cause corruption on earth and sever your [ties of] relationship?

Nëse ju i ktheni shpinën besimit, atëherë prej jush nuk pritet gjë tjetër, veç të përhapni shkatërrimin në Tokë dhe të ndërprisni lidhjet farefisnore. -Pra, dy janë mundësitë: ose përkushtim ndaj Allahut, që sjell vetëm mirësi, mbarësi dhe sukses, ose mosbindje ndaj Allahut, pas së cilës vjen degjenerimi, veprat e këqija, padrejtësitë dhe shkëputjet e lidhjeve farefisnore.

47:23Page 509

أُوْلَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ لَعَنَهُمُ ٱللَّهُ فَأَصَمَّهُمۡ وَأَعۡمَىٰٓ أَبۡصَٰرَهُمۡ ٢٣

Those [who do so] are the ones that Allāh has cursed, so He deafened them and blinded their vision.

Këta janë ata të cilët Allahu i ka mallkuar, ... -Ata të cilët refuzojnë t’i binden Allahut, bëjnë gjynahe, shkatërrojnë në tokë dhe ndërpresin lidhjet farefisnore, Allahu i Madhëruar i ka mallkuar, duke i larguar nga mëshira e Tij. Këta meritojnë zemërimin dhe dënimin e Allahut.... i ka bërë të shurdhër dhe ua ka verbuar shikimin ... -Allahu i Madhëruar i ka bërë që të mos e dëgjojnë as ta shikojnë atë gjë që u bën dobi. Ata e kanë shqisën e të dëgjuarit, por nuk marrin vesh e të binden. Ata e kanë edhe shqisën e të shikuarit, por nuk e përdorin për të parë shenjat e Allahut. Ata as nuk ua hedhin sytë Shpalljes së Zotit dhe argumenteve të qarta që Ai ka vendosur në gjithësi dhe në vetet tona.

47:24Page 509

أَفَلَا يَتَدَبَّرُونَ ٱلۡقُرۡءَانَ أَمۡ عَلَىٰ قُلُوبٍ أَقۡفَالُهَآ ٢٤

Then do they not reflect upon the Qur’ān, or are there locks upon [their] hearts?

A nuk meditojnë ata për Kur'anin, ... -A nuk është më mirë për ata që i kthejnë shpinën Librit të Allahut, që të meditojnë me kujdes e thellësisht në mesazhin e tij?! Nëse do të vepronin kështu, ai do t’i udhëzonte tek çdo e mirë dhe do t’i paralajmëronte nga çdo e ligë. Ai do t’i mbushte zemrat e tyre me iman dhe me siguri tek e vërteta. Kur'ani do t’ua bënte më të afërta qëllimet më të larta dhe do t’u mundësonte dhuratat më të mrekullueshme nga Zoti. Ky libër do t’u tregonte qartë rrugën që të çon te Zoti dhe në Xhenetin e Tij, me të gjitha hollësitë e nevojshme, duke mësuar edhe pengesat e mënyrën e kapërcimit të tyre. Me këtë libër do të kuptonin kurthet e Shejtanit dhe rrugët që të çojnë në ndëshkimin e të Drejtit, por do të mësonin edhe mënyrën e shpëtimit nga kjo rrugë dhe nga kurthet e armikut të tyre. Kur'ani madhështor do t’i njihte me Zotin e tyre: me emrat, cilësitë dhe veprat e Tij. Kështu, ai do t’i bënte të prisnin me mall takimin me Zotin, duke shpresuar për shpërblimin e Tij bujar....apo i kanë zemrat të kyçura? -Zemrat e tyre janë vulosur, duke mbajtur brenda ligësinë. Në këtë mënyrë, as e mira nuk mund të hyjë kurrë në to. Kjo është e vërteta. Ata janë gjithmonë në humbje, sepse i kanë zemrat të kyçura.

47:25Page 509

إِنَّ ٱلَّذِينَ ٱرۡتَدُّواْ عَلَىٰٓ أَدۡبَٰرِهِم مِّنۢ بَعۡدِ مَا تَبَيَّنَ لَهُمُ ٱلۡهُدَى ٱلشَّيۡطَٰنُ سَوَّلَ لَهُمۡ وَأَمۡلَىٰ لَهُمۡ ٢٥

Indeed, those who reverted back [to disbelief] after guidance had become clear to them - Satan enticed them and prolonged hope for them.

Me të vërtetë, ata që kthehen në mosbesim, pasi u është bërë e qartë Rruga e drejtë, Shejtani i ka joshur dhe i mban me shpresa të kota. -Allahu i Madhëruar na tregon rreth atyre të cilët i kthejnë shpinën udhëzimit. Ata e bëjnë këtë zgjedhje jo duke u mbështetur në fakte nga Zoti, por thjesht ndjekin verbërisht se çfarë u thotë dhe ua zbukuron Shejtani, i cili është armiku i tyre. Ai ua hijeshon rrugën e humbjes me premtime të rreme e ëndrra të kota dhe i nxit që t’i përkushtohen asaj, sikurse thotë i Madhëruari në një ajet tjetër: “Shejtani u premton atyre dhe i bën të shpresojnë (kotësira). Por shejtani premton veçse mashtrim.” [Nisa 120]. Kjo ndodh për shkak se atyre iu është bërë e qartë udha e drejtë, por ata e shpërfillin atë, duke parapëlqyer plotësimin e dëshirave personale. Ndodh edhe për një shkak tjetër:

47:26Page 509

ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمۡ قَالُواْ لِلَّذِينَ كَرِهُواْ مَا نَزَّلَ ٱللَّهُ سَنُطِيعُكُمۡ فِي بَعۡضِ ٱلۡأَمۡرِۖ وَٱللَّهُ يَعۡلَمُ إِسۡرَارَهُمۡ ٢٦

That is because they said to those who disliked what Allāh sent down,1 "We will obey you in part of the matter." And Allāh knows what they conceal.

Kjo, për shkak se ata(hipokritët)u thoshin atyre(jehudëve të Medines)të cilët e urrenin Shpalljen e Allahut: “Ne do t’ju bindemi për disa çështje!” -Ata pajtohen me njerëzit që e urrejnë Shpalljen dhe që janë armiqësorë ndaj Allahut dhe Profetit të Tij. Ata u deklarojnë atyre se do t’u binden në disa çështje, që u shkojnë dëshirave të tyre të shfrenuara. Për këtë arsye, Allahu i Madhëruar i ndëshkon duke i lënë në humbje, të zhytur thellë e më thellë në të. Ai i bën ta vazhdojnë rrugën e nisur, e cila përfundon me dëshpërim dhe dënim të përhershëm.Por Allahu i di sekretet e tyre. -Allahu e di se çfarë mbajnë fshehur, prandaj ua nxjerr të palarat e tyre, duke ndihmuar besimtarët që të mos mashtro-hen nga këta zullumqarë.

47:27Page 509

فَكَيۡفَ إِذَا تَوَفَّتۡهُمُ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةُ يَضۡرِبُونَ وُجُوهَهُمۡ وَأَدۡبَٰرَهُمۡ ٢٧

Then how [will it be] when the angels take them in death, striking their faces and their backs?

Si do të jetë gjendja e tyre (hipokritë-ve)kur melekët t’ua marrin shpirtin, duke i goditur në fytyrat dhe në shpinat e tyre? -Si do të jetë gjendja e tyre e shëmtuar, kur melekët e ndëshkimit të dërgohen për t’ua shkulur shpirtin me dhimbje?! Kjo vërtetë është një pamje e tmerrshme. Ata do t’i godasin fort në fytyrë dhe kurriz, me ashpërsi dhe pa mëshirë.

Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences

Contents

Ayat al-Kursi36Al-Kahfpage 42juz 15Bukhari 1Muslim 2999

Style

Theme
Text size
Layout

Читать на русском