As-Sa'di · Tafsir · in Albanian
الغاشية
Al-Ghashiyah
The Overwhelming · Meccan · 26 ayahs
88:1Page 592
هَلۡ أَتَىٰكَ حَدِيثُ ٱلۡغَٰشِيَةِ ١
Has there reached you the report of the Overwhelming [event]?
A të ka ardhur lajmi për Katastrofën gjithëpërfshirëse? -Allahu i Lartësuar përshkruan në këtë sure disa nga situatat dhe gjendjet e tmerrshme të Ditës së Gjykimit. Ajo ditë do të përfshijë me vështirësitë e saj të gjitha krijesat. Të gjithë do të shpërblehen sipas veprave që kanë bërë dhe do të ndahen në dy grupe të mëdha: një grup për në Xhenet dhe një grup për në Zjarrin e ndezur fort. I Madhëruari jep cilësitë dhe veçoritë e secilit grup. Në fillim, duke përshkruar banorët e Zjarrit, i Madhëruari thotë:
88:2–3Page 592
وُجُوهٞ يَوۡمَئِذٍ خَٰشِعَةٌ ٢
[Some] faces, that Day, will be humbled,
عَامِلَةٞ نَّاصِبَةٞ ٣
Working [hard] and exhausted.1
Atë Ditë sheh fytyra të tmerruara, të lodhura e të rraskapitura. -Në Ditën e Gjykimit do të ketë fytyra, të cilat Zoti i përshkruan me dy cilësi: Së pari, ato do të jenë të tmerruara dhe të dërrmuara nga poshtërimi, turpi dhe nënçmimi. Së dyti, ato do të jenë të lodhura dhe të rraskapitura nga ndëshkimi. Lodhja dhe vuajtja do të mbërthehen në fytyrat e tyre, të cilat do të mbulohen nga Zjarri përvëlues. Ky ishte njëri nga mendimet e komentuesve të Kur'anit rreth kuptimeve të këtij ajeti. Të tjerë shpjegojnë se Ditën e Gjykimit do të ketë fytyra që, edhe pse në jetën e dynjasë janë përpjekur e lodhur me adhurime të shumta, ato do të jenë përsëri të tmerruara dhe të poshtëruara, sepse atyre do t’u mungojë kushti i domosdoshëm që i bën adhurimet të pranueshme dhe të shpërblyeshme nga Zoti: imani i saktë dhe i drejtë. Për këtë arsye, veprat dhe adhurimet e tyre do të shndërrohen në pluhur. Shpjegimi i dytë, edhe pse mund të jetë i saktë nga ana e kuptimit, nuk mund të thuhet se mbështetet nga konteksti. Prandaj mendimi më i saktë, madje i padiskutueshëm, është ai i pari. Këtë e përforcon edhe fakti se qëllimi i këtyre ajeteve është një përshkrim i përgjithshëm i gjendjes së banorëve të Zjarrit. Kufizimi i këtij përshkrimi vetëm për një kategori të caktuar nuk ka mbështetje në fakte. Në këtë mënyrë, ai do të vlente vetëm për një pjesë të vogël të banorëve të Zjarrit. Nga ana tjetër, saktësinë e mendimit të parë e mbështet edhe fakti se këto ajete flasin thjesht për gjendjen e njerëzve në momentin kur ata i përfshin tmerri i asaj dite, pa cilësuar ndonjë gjë prej jetës së tyre në dynja.
88:4–5Page 592
تَصۡلَىٰ نَارًا حَامِيَةٗ ٤
They will [enter to] burn in an intensely hot Fire.
تُسۡقَىٰ مِنۡ عَيۡنٍ ءَانِيَةٖ ٥
They will be given drink from a boiling spring.
Ata do hyjnë në një zjarr të ndezur fort. Atyre u jepet të pinë prej një uji të valë. -Zjarri ka nxehtësi të madhe dhe i përfshin brenda tij. Edhe uji që do t’u jepet është i vluar. I Lartësuari thotë në suren El kehf: “Ne kemi përgatitur një Zjarr muret e të cilit do t'i rrethojnë ata, e nëse kërkojnë shpëtim, do t'u jepet ujë (i nxehtë) si bakër i shkrirë që do t'ua përvëlojë fytyrat. Sa e tmershme është ajo pije! Sa vend i keq është ai!”.” [El kehf 29] Ndërsa për sa i përket ushqimit të tyre, i Madhëruari thotë:
88:6–7Page 592
لَّيۡسَ لَهُمۡ طَعَامٌ إِلَّا مِن ضَرِيعٖ ٦
For them there will be no food except from a poisonous, thorny plant
لَّا يُسۡمِنُ وَلَا يُغۡنِي مِن جُوعٖ ٧
Which neither nourishes nor avails against hunger.
Ata nuk kanë ushqim tjetër, veç një ferre helmuese, e cila nuk jep fuqi, as nuk largon uri. -Funksioni i ushqimit është ose largimi i urisë dhe vuajtjes që ajo krijon, ose forcimi i trupit dhe ruajtja e tij nga dobësimi. Asnjë prej këtyre nuk ekziston tek ushqimi i banorëve të Xhehenemit, pasi ai është një ushqim tejet i pështirë, i hidhur dhe i urryer. E lusim Allahun e Madhëruar të na ruajë nga kjo e keqe! Ndërsa banorët e Xhenetit meritojnë tjetër shpërblim:
88:8–9Page 592
وُجُوهٞ يَوۡمَئِذٖ نَّاعِمَةٞ ٨
[Other] faces, that Day, will show pleasure.
لِّسَعۡيِهَا رَاضِيَةٞ ٩
With their effort [they are] satisfied
Atë ditë sheh fytyra të ndritshme, të cilat janë të kënaqura për veprat e veta... -Fytyrat e fatlumëve do të jenë të shndritshme dhe të lumtura. Kënaqësitë dhe lumturia e papërshkrueshme që i ka pushtuar duket qartë në shkëlqimin e fytyrave dhe trupave të tyre. Ata do të jenë të kënaqur për veprat e mira që kanë kryer në dynja, si adhurim ndaj Zotit dhe si bamirësi ndaj robërve të Zotit. Ata do të jenë të kënaqur, sepse shpërblimi i përgatitur për ta është i madh dhe i mrekullueshëm. Ata do të kenë në Xhenet gjithçka që dëshirojnë.
88:10–11Page 592
فِي جَنَّةٍ عَالِيَةٖ ١٠
In an elevated garden,
لَّا تَسۡمَعُ فِيهَا لَٰغِيَةٗ ١١
Wherein they will hear no unsuitable speech.1
...në Xhenete të larta, ku nuk dëgjojnë fjalë të pakëndshme. -Ata do të jenë në kopshte me të gjitha llojet e mirësive, në lartësitë e Il-lijin-ëve. Banesat e tyre janë të larta, me dhoma të ndërtuara njëra mbi tjetrën, prej të cilave ata kundrojnë të lumtur mirësitë që Zoti u ka dhuruar. Në Xhenet nuk dëgjohen kurrë fjalë të kota dhe të padobishme, e aq më pak fjalë të ndaluara dhe të këqija. Fjalët që do të flasin e dëgjojnë në të do të jenë të mira, të bukura dhe të dobishme, siç është kujtimi i Zotit dhe i mirësive me të cilat Ai i ka begatuar. Ata do të kënaqen me bisedat mes tyre, në zemër e në shpirt.
88:12–16Page 592
فِيهَا عَيۡنٞ جَارِيَةٞ ١٢
Within it is a flowing spring.
فِيهَا سُرُرٞ مَّرۡفُوعَةٞ ١٣
Within it are couches raised high
وَأَكۡوَابٞ مَّوۡضُوعَةٞ ١٤
And cups put in place
وَنَمَارِقُ مَصۡفُوفَةٞ ١٥
And cushions lined up
وَزَرَابِيُّ مَبۡثُوثَةٌ ١٦
And carpets spread around.
Aty ka burime, që rrjedhin. Ata kanë frona të lartë, Kupa të përgatitura(për të pirë),jastëkë të renditur për mbështetje dhe qilima të shtruar. -Në Xhenet ka kroje të shumta, që burojnë dhe gurgullojnë sa herë që banorët e tij e dëshirojnë një gjë të tillë, si ta dëshirojnë dhe ku ta dëshirojnë. Atje ka shtretër të vendosur në vende të larta dhe të stolisur bukur, me shtroje të buta dhe të rehatshme. Banorëve do t’u shërbehen kupa të mbushura me pije të shijshme dhe të këndshme, që do të vendosen mu para tyre, për t’i marrë dhe shijuar. Ato pije janë përgatitur enkas për ta dhe shërbehen nga djelmosha të përjetshëm, që vërtiten dhe shërbejnë mes tyre. Atje do të kenë jastëkë të renditur, të vendosur për t’u rehatuar: jastëkë prej mëndafshi e prej materialesh të tjera, që vetëm Zoti i di. Ata janë të sistemuar, pa pasur nevojë që besimtarët ta bëjnë këtë vetë. Vendet ku ata qëndrojnë janë të shtruar me qilima të mrekullueshëm, që mbushin çdo cep e anë.
88:17–20Page 592
أَفَلَا يَنظُرُونَ إِلَى ٱلۡإِبِلِ كَيۡفَ خُلِقَتۡ ١٧
Then do they not look at the camels - how they are created?
وَإِلَى ٱلسَّمَآءِ كَيۡفَ رُفِعَتۡ ١٨
And at the sky - how it is raised?
وَإِلَى ٱلۡجِبَالِ كَيۡفَ نُصِبَتۡ ١٩
And at the mountains - how they are erected?
وَإِلَى ٱلۡأَرۡضِ كَيۡفَ سُطِحَتۡ ٢٠
And at the earth - how it is spread out?
A nuk i shikojnë devetë se si janë krijuar, qiellin se si është ngritur lart, malet se si janë vendosur, dhe Tokën se si është shtruar? -Ajeti u drejtohet këtu atyre që nuk besojnë Profetin e Allahut, por dhe të tjerëve, që të meditojnë rreth krijesave të Allahut të Madhëruar, të cilat dëshmojnë për njëshmërinë e Tij. A nuk e shohin ata mrekullinë në krijimin e devesë, e cila është bërë që të përballojë vështirësi të mëdha dhe t’i kryejë njeriut shërbime shumë të vyera dhe të veçanta? A nuk i vështrojnë ata malet, se si janë vendosur dhe çfarë roli luajnë? Allahu i ka bërë malet stabilizues të tokës dhe fiksues të saj, që ajo të mos tronditet dhe lëkundet. Jo vetëm kaq, por brenda tyre Allahu i Madhëruar ka vendosur thesare dhe mirësi të shumta për njerëzit. A nuk e shohin ata Tokën, se si është shtrirë dhe sheshuar? Ajo është përshtatur më së miri për njerëzit, të cilët qëndrojnë lehtësisht mbi të, e punojnë dhe e mbjellin atë, ndërtojnë mbi të, lëvizin nëpër rrugët e saj, për të arritur qëllimet e tyre. Fakti që Toka është e sheshuar dhe e shtruar nuk kundërshton faktin tjetër që ajo është e rrumbullakët, me gjithësinë rrotull saj. Për këtë tregojnë argumente tradicionale, logjike, shqisore dhe të dëshmuara. Shumica e njerëzve e njohin dhe e pranojnë këtë fakt, sidomos në këto kohë, kur njeriu ka arritur të hulumtojë çdo cep të globit, nëpërmjet mundësive të lehtësuara nga Zoti i Madhëruar. Nëse do të bëhej fjalë për ndonjë trup të vogël të rrumbullakët, vërtet shtrirja e tij do t’ia ndryshonte formën, por kur bëhet fjalë për madhësinë e Tokës, ajo është e shtrirë, e sheshtë dhe e lehtë për t’u shfrytëzuar, edhe pse në të njëtën kohë është e rrumbullakët.
88:21–22Page 592
فَذَكِّرۡ إِنَّمَآ أَنتَ مُذَكِّرٞ ٢١
So remind, [O Muḥammad]; you are only a reminder.
لَّسۡتَ عَلَيۡهِم بِمُصَيۡطِرٍ ٢٢
You are not over them a controller.
Ti këshillo, sepse je veçse një kujtues, dhe nuk je kontrollues i tyre. -Kuptimi: Kujto, qorto, këshillo, përgëzo dhe kërcëno! Ti je dërguar në botë për t’i ftuar krijesat në adhurimin e Allahut si Një i vetëm dhe që t’u kujtosh atyre shpërblimin dhe ndëshkimin e Tij. Ti nuk je kontrollues i tyre, që të mund t’i detyrosh të besojnë, dhe as përgjegjës për veprat e tyre. Nëse kryen detyrën tënde, atëherë ti nuk je përgjegjës për çfarë bëjnë ata. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar në suren Kaf: “Ne e dimë shumë mirë se çfarë thonë ata, ndërsa ti nuk mund t’i detyrosh dot. Ti kujto me këtë Kur'an atë që i druhet kërcënimit Tim!” [Kaf 45].
88:23–24Page 592
إِلَّا مَن تَوَلَّىٰ وَكَفَرَ ٢٣
However, he who turns away and disbelieves –
فَيُعَذِّبُهُ ٱللَّهُ ٱلۡعَذَابَ ٱلۡأَكۡبَرَ ٢٤
Then Allāh will punish him with the greatest punishment.
Ai që sprapset e nuk beson, Allahu do ta dënojë me vuajtje të mëdha. -Por ata të cilët i kthejnë shpinën bindjes ndaj Zotit dhe e mohojnë Atë, ata do të kenë ndëshkim të rëndë, të madh dhe të vazhdueshëm.Askush nuk mund t’i shpëtojë llogarisë së Allahut, sepse:
88:25–26Page 592
إِنَّ إِلَيۡنَآ إِيَابَهُمۡ ٢٥
Indeed, to Us is their return.
ثُمَّ إِنَّ عَلَيۡنَا حِسَابَهُم ٢٦
Then indeed, upon Us is their account.
Pa dyshim, tek Ne është kthimi i tyre. Dhe, pa dyshim, nga Ne është gjykimi i tyre. -Të gjitha krijesat do të kthehen te Krijuesi i tyre në Ditën e Gjykimit. Ai është i vetmi që do të gjykojë me drejtësi mbi ta për veprat e tyre dhe do t’i shpërblejë ata, me drejtësinë dhe bamirësinë e Tij.
Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences