As-Sa'di · Tafsir · in Albanian
الطارق
At-Tariq
The Nightcommer · Meccan · 17 ayahs
86:1–3Page 591
وَٱلسَّمَآءِ وَٱلطَّارِقِ ١
By the sky and the knocker
وَمَآ أَدۡرَىٰكَ مَا ٱلطَّارِقُ ٢
And what can make you know what is the knocker?
ٱلنَّجۡمُ ٱلثَّاقِبُ ٣
It is the piercing star1.
Betohem për qiellin dhe “trokitësin”. E ku e di ti se çfarë është “trokitësi”? Ai është ylli tejshpues. -Allahu i Lartësuar betohet në qiellin dhe në “trokitësin”. Më pas shpjegon se çfarë është “trokitësi”, duke thënë se ai është ylli që shpon errësirën me dritë. Ai, që prej largësish të mëdha, e shpon errësirën me dritën e tij, për t’u parë deri në tokë. Pra, fjala “tarik” (trokitësi) nënkupton yllin, si trup qiellor, që shpon errësirën me dritën e tij. Ai është quajtur “trokitësi”, sepse ai troket natën. Ky betim është bërë për të përforcuar atë që do të përmendet në vijim:
86:4Page 591
إِن كُلُّ نَفۡسٖ لَّمَّا عَلَيۡهَا حَافِظٞ ٤
There is no soul but that it has over it a protector.
Nuk ka asnjë njeri që të mos ketë mbikëqyrës. -Këta mbikëqyrës regjistrojnë veprat e robërve, të mira apo të këqija qofshin, që në Ditën e Gjykimit çdokush të shpërblehet me drejtësi për atë që ka punuar.
86:5–7Page 591
فَلۡيَنظُرِ ٱلۡإِنسَٰنُ مِمَّ خُلِقَ ٥
So let man observe from what he was created.
خُلِقَ مِن مَّآءٖ دَافِقٖ ٦
He was created from a fluid, ejected,
يَخۡرُجُ مِنۢ بَيۡنِ ٱلصُّلۡبِ وَٱلتَّرَآئِبِ ٧
Emerging from between the backbone and the ribs.
Le të shikojë njeriu se prej çfarë është krijuar! Ai është krijuar prej një lëngu, që hidhet fuqishëm, Që del nga mesi i shpinës dhe dërrasa e gjoksit. -Le të meditojë njeriu se si është krijuar dhe si kanë qenë fillimet e tij. Ai është krijuar nga një lëng (fara e mashkullit) i hedhur me forcë, i cili formohet mes shtyllës kurrizore dhe dërrasës së kraharorit. Kështu, Ai i Cili e krijon njeriun nga ky lëng, që formohet në këtë vend të vështirë, është i Plotfuqishëm që ta rikthejë dhe ta rikrijojë atë në ahiret.
86:8–10Page 591
إِنَّهُۥ عَلَىٰ رَجۡعِهِۦ لَقَادِرٞ ٨
Indeed, He [i.e., Allāh], to return him [to life], is Able.
يَوۡمَ تُبۡلَى ٱلسَّرَآئِرُ ٩
The Day when secrets will be put on trial,1
فَمَا لَهُۥ مِن قُوَّةٖ وَلَا نَاصِرٖ ١٠
Then he [i.e., man] will have no power or any helper.
S’ka dyshim se Ai është i Plotfuqishëm për ta rikthyer atë në jetë, Ditën kur të zbulohen të fshehtat, kur ai nuk do të ketë as forcë e as ndihmëtarë. -Allahu është i Plotfuqishëm që t’i ringjallë të gjithë dhe t’i shpërblejë për veprat e tyre. Atë ditë do të shfaqen haptazi të fshehtat e zemrave, të mira apo të këqija qofshin. Të fshehtat do të shfaqen në fytyrat e njerëzve, siç thotë i Lartësuari: “Ditën kur do të ketë fytyra që zbardhen dhe fytyra që nxihen, atyre të cilëve u janë nxirë fytyrat do t'u thuhet: “A mohuat edhe pasi kishit besuar?! Atëherë, vuajeni dënimin, për shkak të mohimit tuaj!” Ndërsa ata të cilëve u janë zbardhur fytyrat, ata janë në Mëshirën (xhenetin) e Allahut, ku do të jenë përjetësisht.”. Në dynja, shumë çështje mbahen fshehur dhe nuk shfaqen për t’u dëshmuar nga njerëzit. Por në Ditën e Gjykimit do të shfaqen si veprat e punëmirëve, ashtu edhe krimet e të këqijve, për t’u shpërblyer çdo kush me drejtësi. Atë ditë, njeriu nuk do të gjejë asnjë mundësi për të mbrojtur veten e vet dhe as ndonjë ndihmëtar ku mund të mbështetet. Në vijim, Allahu i Lartësuar bën një tjetër betim për të vërtetuar saktësinë e Kur'anit. Ai thotë:
86:11–12Page 591
وَٱلسَّمَآءِ ذَاتِ ٱلرَّجۡعِ ١١
By the sky which sends back1
وَٱلۡأَرۡضِ ذَاتِ ٱلصَّدۡعِ ١٢
And [by] the earth which splits,1
Betohem për qiellin, që herë pas here ndryshon. Për tokën, që herë pas here hapet. -Qielli kthehet kohë pas kohe me reshje, e po kështu edhe toka kohë pas kohe sjell prodhim. Në këtë mënyrë, jetojnë njerëzit dhe kafshët. Por nga qielli zbresin edhe përcaktimet e Zotit kohë pas kohe. Po kështu, edhe toka hapet kohë pas kohe për të marrë në barkun e saj ata që vdesin.
86:13–14Page 591
إِنَّهُۥ لَقَوۡلٞ فَصۡلٞ ١٣
Indeed, it [i.e., the Qur’ān] is a decisive statement,
وَمَا هُوَ بِٱلۡهَزۡلِ ١٤
And it is not amusement.
Vërtet, ai(Kur'ani)është Fjalë ndarëse(e të vërtetës nga e kota). Ai nuk është diçka e parëndësishme. -Kur'ani është i gjithi i vërtetë dhe i sqaruar mirë. Ai nuk është i parëndësishëm, por përmban në vetvete çështje madhore dhe serioze. Ai është gjykuesi i drejtë mes grupacioneve dhe besimeve. Ai është sqaruesi mes kundërshtive.
86:15–16Page 591
إِنَّهُمۡ يَكِيدُونَ كَيۡدٗا ١٥
Indeed, they are planning a plan,
وَأَكِيدُ كَيۡدٗا ١٦
But I am planning a plan.
Ata(mohuesit e Zotit)vërtet bëjnë kurthe të mëdha. Po edhe Unë përgatis kurthe kundër tyre. -Ata që nuk besojnë Profetin (a.s.) dhe Kur'anin, por i konsiderojnë si të gënjeshtërt, ata që thurin kurthe për të mbuluar të vërtetën dhe për të mbrojtur të kotën, ta dinë se Allahu i Lartësuar i shkatërron kurthet e tyre dhe bën që të triumfojë e vërteta, edhe nëse e urrejnë qafirët. Ai do ta zhdukë të kotën, për të treguar qartë se cili është fitimtari. Njeriu është shumë shumë i dobët që të dalë kundër të Plotfuqishmit e të Gjithditurit, me çfarëdo lloj hileje dhe kurthi që mund të përdorë.
86:17Page 591
فَمَهِّلِ ٱلۡكَٰفِرِينَ أَمۡهِلۡهُمۡ رُوَيۡدَۢا ١٧
So allow time for the disbelievers. Leave them awhile.1
Prandaj lëri afat jobesimtarëve! Jepu atyre edhe pak kohë! -Kuptimi: Lëri ata të veprojnë edhe për pak kohë, se do ta mësojnë mirë se si do të jetë fundi i tyre në momentin kur mbi ta të zbresë ndëshkimi.
Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences