As-Sa'di · Tafsir · in Albanian
العنكبوت
Al-'Ankabut
The Spider · Meccan · 69 ayahs
29:1–3Page 396
الٓمٓ ١
Alif, Lām, Meem.1
أَحَسِبَ ٱلنَّاسُ أَن يُتۡرَكُوٓاْ أَن يَقُولُوٓاْ ءَامَنَّا وَهُمۡ لَا يُفۡتَنُونَ ٢
Do the people think that they will be left to say, "We believe" and they will not be tried?
وَلَقَدۡ فَتَنَّا ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِمۡۖ فَلَيَعۡلَمَنَّ ٱللَّهُ ٱلَّذِينَ صَدَقُواْ وَلَيَعۡلَمَنَّ ٱلۡكَٰذِبِينَ ٣
But We have certainly tried those before them, and Allāh will surely make evident those who are truthful, and He will surely make evident the liars.
Elif, Lâm, Mîm. Vërtet mendojnë njerëzit se do të lihen vetëm të thonë: “Ne besojmë”, pa u vënë në provë?! Ne i kemi sprovuar ata që kanë qenë para tyre. Allahu do t'i nxjerrë në pah ata që thonë të vërtetën dhe ata që gënjejnë. -Allahu i Lartësuar na njofton rreth urtësisë së Tij të madhe dhe faktit se kjo urtësi kërkon që Ai t’i verë në provë të gjithë ata që thonë: “Ne besojmë” dhe pretendojnë se janë besimtarë. Ai kurrë nuk do t’i linte pa i provuar me fitne e vështirësi. Ata gjithmonë do të përballen me dyshime e provokime, që do të venë në pikëpyetje imanin e tyre dhe veprat sipas tij. Nëse Zoti nuk do t’i vinte në provë, nuk do të dilnin në pah besimtarët e sinqertë dhe as nuk do të dalloheshin të vërtetët nga gënjeshtarët, atë që mbështesin të vërtetën nga ata që bëhen palë me të kotën. Ky është një rregull që Ai e ka vendosur ndër të parët dhe të fundit, dhe po kështu edhe në këtë popull. Ai do t’i vërë në provë ata me të mira dhe të këqija, më vështirësi e lehtësi, kur janë plot gjallëri e vullnet dhe kur janë të dobët e të plogësht, kur janë të pasur dhe kur janë të varfër. Ndonjëherë do të lejojë që armiqtë e tyre të kenë forcë dhe epërsi kundër tyre. Ai do t’i shohë si do të luftojnë kundër armiqve me fjalë dhe me vepra, e do t'i vërë të kalojnë shumë e shumë sprova të tjera. Por të gjitha këto sprova mund t’i përmbledhim në dy kryesore:1. Sprovat e dyshimeve, që rrezikojnë bazat e besimit të njeriut.2. Epshet, të cilat dëmtojnë qëllimet dhe forcën vepruese të robit për të arritur të mirat.Kështu, njeriu ka nevojë që, gjatë këtyre dy llojeve të fitneve, të ketë dy forca:1. Forcën e diturisë rreth së vërtetës, me të cilën mban të palëkundur imanin kundër dyshimeve.2. Forcën e vullnetit, për të qenë i përmbajtur dhe durimtar kundrejt epsheve e poshtërsive, të cilat e largojnë dhe e pengojnë robin nga zbatimi i urdhëresave të Zotit dhe Profetit të Tij, si edhe e pengojnë që të punojë sipas imanit. Kjo forcë e ndihmon atë që të luftojë kundër epsheve të tij. Kjo forcë shtohet me shtimin e adhurimeve dhe ushtrimin e shpirtit dhe trupit me punë të mira dhe adhurime për Zotin.Nëse robi i zotëron dhe kultivon këto dy forca, kjo tregon për imanin e tij të saktë dhe korrekt dhe për çiltërsinë në marrëdhëniet me Zotin. Kurse ai që, gjatë furtunës së dyshimeve dhe epsheve, iu dorëzohet atyre, kjo tregon se imani i tij është jo i saktë dhe i mungon sinqeriteti, prandaj duhet të kontrollojë çiltërsinë në marrëdhëniet me Zotin. Në lidhje me këto çështje, njerëzit janë të niveleve nga më të ndryshmet dhe aq të shumta, saqë vetëm Zoti i di. E lusim Allahun e Madhëruar që të na forcojë me shehadetin në dynja dhe në ahiret dhe të na forcojë këmbët e zemrat tona në fenë e Tij. Sprovat janë për njerëzit, ashtu si testi që i bëhet floririt duke e shkrirë, për të nxjerrë skorjet e mbeturinat prej tij.
29:4Page 396
أَمۡ حَسِبَ ٱلَّذِينَ يَعۡمَلُونَ ٱلسَّيِّـَٔاتِ أَن يَسۡبِقُونَاۚ سَآءَ مَا يَحۡكُمُونَ ٤
Or do those who do evil deeds think they can outrun [i.e., escape] Us? Evil is what they judge.
A mos mendojnë ata që bëjnë vepra të këqija se do t’i shpëtojnë dënimit Tonë?! -A mos pandehin ata të cilët nuk mendojnë për gjë tjetër, veç poshtërsive dhe ligësive, se veprat e tyre do të lihen pa u llogaritur, dhe se Allahu do t’i lërë pa i marrë në përgjegjësi? A mos pandehin se do t’i shpëtojnë dënimit të Tij? Mos vallë, prandaj edhe u duket e thjeshtë dhe e parëndësishme bërja e këtyre veprave?Sa keq që gjykojnë ata! -Sa i keq është gjykimi i tyre! Ai është një gjykim i keq dhe i padrejtë, sepse mëton mangësi e cenim të pushtetit dhe urtësisë së Zotit. Ai mëton, gjithashtu, se ata kanë fuqi të mbrohen dhe t’i shmangen dënimit të Allahut, teksa ata janë krijesat më të dobëta dhe më të pafuqishme.
29:5Page 396
مَن كَانَ يَرۡجُواْ لِقَآءَ ٱللَّهِ فَإِنَّ أَجَلَ ٱللَّهِ لَأٓتٖۚ وَهُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلۡعَلِيمُ ٥
Whoever should hope for the meeting with Allāh - indeed, the term [decreed by] Allāh is coming. And He is the Hearing, the Knowing.
Kush shpreson takimin me Allahun (në botën tjetër), ta dijë se dita e caktuar nga Ai do të vijë. Ai dëgjon dhe di gjithçka. -Ky ajet u drejtohet atyre që e duan fort Zotin e tyre, që janë të përmalluar për afrimin dhe për takimin me Të dhe që nxitojnë e garojnë për të bërë vepra që kënaqin Zotin. O ju fatbardhë, që i keni këto cilësi! Gëzohuni, se takimi me të Dashurin është shumë afër! Ai do të vijë dhe çdo gjë që pritet të vijë është afër! Prandaj, përgatituni dhe merrni furnizim për takimin me Të! Ecni me vullnet dhe gjallëri drejt Tij dhe në rrugën e Tij! Le t’ju shoqërojë në këtë udhëtim shpresa për Allahun dhe besimi i palëkundur se do ta takoni Atë! Por dije, gjithashtu, se jo çdokush që pretendon diçka ka për t'iu dhënë ajo që pretendon me fjalët e tij dhe jo çdokush që ëndërron diçka kanë për t'iu përmbushur ëndrrat. Dije se Allahu i dëgjon mirë të githa zërat dhe i di mirë të gjitha qëllimet e njerëzve. Ai që është i sinqertë në atë që kërkon ka për ta arritur atë. Por ai që është mashtrues e jo i sinqertë, atij nuk kanë për t'i sjellë asnjë dobi pretendimet e tij. Allahu është i gjithëditur për të gjithë ata që vlejnë për ta merituar dashurinë e Tij dhe ata që nuk e meritojnë këtë gradë.
29:6Page 396
وَمَن جَٰهَدَ فَإِنَّمَا يُجَٰهِدُ لِنَفۡسِهِۦٓۚ إِنَّ ٱللَّهَ لَغَنِيٌّ عَنِ ٱلۡعَٰلَمِينَ ٦
And whoever strives only strives for [the benefit of] himself. Indeed, Allāh is Free from need of the worlds.
Kush përpiqet, përpiqet vetëm për të mirën e vetvetes... -Por ai që lufton dhe përpiqet e bën këtë për të mirën e vetvetes. Ai, në fakt, po lufton për t'u mbrojtur nga ligësia e vetvetes, e shejtanit dhe e mohuesve armiqësorë.sepse Allahu nuk ka nevojë për asgjë. - Pasi dobia e kësaj lufte kthehet pikërisht tek ai dhe ai do t’i marrë frytet e kësaj lufte. Allahu është i Pasur dhe Jonevojtar për botën. Urdhëresat që i ka ligjëruar nuk i ka dhënë për të përfituar ndonjë gjë për vete dhe ndalesat që ka ligjëruar për ta nuk i ka bërë si koprraci ndaj tyre. Dihet mirë se, për të përmbushur urdhëresat dhe ndalesat, njeriu duhet të përpiqet dhe të luftojë shumë, sepse në natyrën e tij ai vetëm qahet e tregohet i dobët e i ngadaltë. Ai shpesh tregohet i plogësht në arritjen e mirësive, aq më tepër kur shejtanët ia rëndojnë dhe ia vështirësojnë diçka të tillë. Po kështu, edhe armiqtë mohues e pengojnë atë qëta përmbushë besimin e tij, si dhe ta shfaqë haptazi dhe me krenari fenë dhe besimin e tij, ashtu siç duhet dhe siç është urdhëruar nga Zoti. Të gjitha këto pengesa e armiq kërkojnë përpjekje të forta dhe luftë të pareshtur për t’ia dalë mbanë.
29:7Page 397
وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ لَنُكَفِّرَنَّ عَنۡهُمۡ سَيِّـَٔاتِهِمۡ وَلَنَجۡزِيَنَّهُمۡ أَحۡسَنَ ٱلَّذِي كَانُواْ يَعۡمَلُونَ ٧
And those who believe and do righteous deeds - We will surely remove from them their misdeeds and will surely reward them according to the best of what they used to do.
Atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, me siguri që do t’ua shlyejmë të këqijat... -Atyre që Allahu u bëri mirësi duke iu dhënë imanin e pastër dhe forcë të bëjnë punë të mira sipas imanit të tyre, Ai ka për t’ua mbuluar dhe fshirë të metat, sepse veprat e mira i fshijnë veprat e këqija.dhe do t’u japim shpërblim të madh për veprat më të mira që kanë bërë. -Ai do t’i shpërblejë për veprat e mira, qoftë ato të detyrueshme, qoftë ato të pëlqyeshme. Këto dy kategori veprash, pra, të urdhëruarat dhe të pëlqyeshmet, janë veprat më të mira që bën robi dhe Zoti na tregon se për ato do të japë shpërblim të mirë, madje edhe më të mirë sesa meriton vetë vepra. Zoti na thotë se do ta shpërblejë për veprat më të mira, sepse përveç tyre njeriu bën edhe vepra që janë thjesht të lejuara, ose vepra të tjera që janë jo të tilla.
29:8Page 397
وَوَصَّيۡنَا ٱلۡإِنسَٰنَ بِوَٰلِدَيۡهِ حُسۡنٗاۖ وَإِن جَٰهَدَاكَ لِتُشۡرِكَ بِي مَا لَيۡسَ لَكَ بِهِۦ عِلۡمٞ فَلَا تُطِعۡهُمَآۚ إِلَيَّ مَرۡجِعُكُمۡ فَأُنَبِّئُكُم بِمَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ ٨
And We have enjoined upon man goodness to parents. But if they endeavor to make you associate with Me that of which you have no knowledge,1 do not obey them. To Me is your return, and I will inform you about what you used to do.
Ne e kemi urdhëruar njeriun që të sillet mirë me prindërit e vet. -Ne e kemi porositur njeriun që të jetë bamirës me dy prindërit e tij, me fjalë dhe punë të mira për ta. Ai duhet të jetë i vazhdueshëm në këtë punë dhe të jetë shumë i kujdesshëm që kurrë të mos jetë i vrazhdë në fjalë dhe në sjelljen me ta. Por:Por nëse ata përpiqen të të detyrojnë ty që të më shoqërosh Mua(në adhurim)dikë për të cilin ti nuk di asgjë, atëherë mos i dëgjo ata! -Sepse askush nuk mund të sjellë argument dhe ndonjë dituri në lidhje me shirkun. Kjo tregon ligësinë dhe dënimin e madh të shirkut. Nëse ata të shtyjnë e të urdhërojnë për shirk, atëherë mos i dëgjo ata!Tek Unë do të ktheheni të gjithë e do t’jua them gjithçka që keni bërë. -Unë do t’ju shpërblej për veprat tuaja. Prandaj jini bamirës me prindërit tuaj dhe bindjuni atyre mbi çdo fjalë e urdhër tjetër, përveç urdhrit të Zotit dhe fjalës së Tij dhe të Profetit të Tij. Bindja ndaj prindërve ka përparësi mbi çdo bindje tjetër.
29:9Page 397
وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ لَنُدۡخِلَنَّهُمۡ فِي ٱلصَّٰلِحِينَ ٩
And those who believe and do righteous deeds - We will surely admit them among the righteous [into Paradise].
Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Ne do t’i radhisim në mesin e të mirëve. -Ata që kanë besim korrekt dhe të sinqertë dhe veprojnë sinqerisht sipas këtij besimi, Allahu i Lartësuar u premton se do t’i fusë në Xhenet së bashku me robërit besimtarë e të mirë, pas profetëve, të sinqertëve, dëshmorëve e punëmirëve. Secilit do t’i japë shpërblim në varësi të gradës dhe nivelit të veprave të tij. Kështu imani i saktë e korrekt dhe veprat e mira e të jetuarit sipas tij janë faktorët e lumturisë së njeriut. Ai që i ka ato tregon se është prej të zgjedhurve të Rahmanit dhe robërve të Tij punëmirë.
29:10Page 397
وَمِنَ ٱلنَّاسِ مَن يَقُولُ ءَامَنَّا بِٱللَّهِ فَإِذَآ أُوذِيَ فِي ٱللَّهِ جَعَلَ فِتۡنَةَ ٱلنَّاسِ كَعَذَابِ ٱللَّهِۖ وَلَئِن جَآءَ نَصۡرٞ مِّن رَّبِّكَ لَيَقُولُنَّ إِنَّا كُنَّا مَعَكُمۡۚ أَوَلَيۡسَ ٱللَّهُ بِأَعۡلَمَ بِمَا فِي صُدُورِ ٱلۡعَٰلَمِينَ ١٠
And of the people are some who say, "We believe in Allāh," but when one [of them] is harmed for [the cause of] Allāh, he considers the trial [i.e., harm] of the people as [if it were] the punishment of Allāh. But if victory comes from your Lord, they say, "Indeed, We were with you." Is not Allāh most knowing of what is within the breasts of the worlds [i.e., all creatures]?
Ka disa njerëz, që thonë: “Ne besojmë në Allahun”. -Në ajetet e mësipërme, Allahu i Lartësuar na qartëson se Ai ka për ta sprovuar këdo që pretendon se ka iman, për të dalluar të sinqertin nga gënjeshtari. Në vijim, Allahu i Madhëruar na tregon se ka njerëz që nuk tregojnë durim përballë sprovave dhe janë të paqëndrueshëm ndaj tronditjeve. Ai thotë:Por, kur vuajnë për çështjen e Allahut... -Domethënë, nëse për shkak të besimit vuajnë rrahje, marrje pasurie, shpifje e intriga për t’i kthyer nga feja dhe për të përqafuar të kotën......e quajnë shtypjen e njeriut sikur të ishte dënim nga Allahu. - Për shkak të këtyre, pra, e braktisin imanin dhe bazat e tij.Ndërsa kur u vjen ndihma prej Zotit tënd, ata thonë: “Ne kemi qenë gjithmonë me ju”. - Sepse kjo u shkon sipas dëshirave. Këta lloj njerëzish janë ata për të cilët Allahu i Madhëruar ka thënë: "Ka njerëz nga ata që e adhurojnë Allahun luhatshëm. Nëse u vjen ndonjë e mirë, ata qetësohen me të. Por nëse u vjen ndonjë sprovë, ata kthehen në fytyrën e vet të vërtetë dhe kështu humbasin edhe dynjanë, edhe ahiretin. Kjo është humbja e qartë. ” [Haxh 11]. Ndërsa këtu thotë:Vallë, a nuk e di Allahu më së miri se ç’ka në zemrat e çdokujt? -Ai ju njoftoi për këtë grup me këto cilësi, që ta dini mirë se sa e plotë dhe absolute është dija e Zotit dhe sa e gjerë është urtësia e Tij.
29:11Page 397
وَلَيَعۡلَمَنَّ ٱللَّهُ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَلَيَعۡلَمَنَّ ٱلۡمُنَٰفِقِينَ ١١
And Allāh will surely make evident those who believe, and He will surely make evident the hypocrites.
Sigurisht, Allahu i di mirë ata që kanë besuar dhe i di mirë hipokritët. -Ai përcaktoi sprova të shumta për robërit e Tij, që t’i shpërblejë dhe ndëshkojë njerëzit, sipas asaj që do të shfaqin me veprat e tyre, e jo thjesht me diturinë e Tij, sepse ata mund të arsyetohen dhe të thonë se, nëse do të sprovoheshin, do të bënim durim.
29:12Page 397
وَقَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لِلَّذِينَ ءَامَنُواْ ٱتَّبِعُواْ سَبِيلَنَا وَلۡنَحۡمِلۡ خَطَٰيَٰكُمۡ وَمَا هُم بِحَٰمِلِينَ مِنۡ خَطَٰيَٰهُم مِّن شَيۡءٍۖ إِنَّهُمۡ لَكَٰذِبُونَ ١٢
And those who disbelieve say to those who believe, "Follow our way, and we will carry your sins."1 But they will not carry anything of their sins. Indeed, they are liars.
Allahu i Madhëruar na tregon për trillimet dhe intrigat që jobesimtarët përdornin për t’i kthyer besimtarët nga feja dhe i këshillon besimtarët që të mos mashtrohen dhe të bien pre e intrigave të tyre. Ai thotë:Ata që nuk besojnë u thonë atyre që besojnë: “Ejani në rrugën (në fenë) tonë, se gjynahet tuaja do t’i bartim ne! -Braktiseni fenë tuaj ose një pjesë të saj dhe na pasoni në fenë tonë, sepse ne ju sigurojmë se: "...gjynahet tuaja do t’i bartim ne!" Por kjo çështje nuk ishte në dorën e tyre, prandaj i Lartësuari tha:Por ata kurrë nuk do të bartin gjë nga mëkatet e tyre. - Kjo lloj marrëveshje, edhe nëse bien dakord palët në këtë dynja, nuk ka për t’u sjellë ndonjë përfitim. E gjithë çështja është në dorën e Allahut dhe robi nuk mund të veprojë e administrojë asgjë pa lejen dhe vullnetin e Allahut. Rregulli dhe ligji i Zotit thotë: “Askush nuk do të bartë barrën e tjetrit dhe njeriu meriton vetëm atë që ka bërë vetë. " [Nexhm 38]. Allahu i Lartësuar thotë:Ata janë gënjeshtarë. -Nga kjo fjalë dikush mund të kuptojë gabimisht se mohuesit që ftojnë njerëzit në kufër nuk do të merren në përgjegjësi për këtë vepër dhe për faktin se ata bëhen shkak për gjynahe e poshtërsi. Por Allahu i Lartësuar na e bën të qartë se çdokush që bëhet shkak në devijimin e njerëzve dhe për punë të këqija do të ngarkohet edhe me gjynahet e atyre që devijon, pa iu pakësuar asgjë nga përgjegjësia e vet. Ai thotë:
29:13Page 397
وَلَيَحۡمِلُنَّ أَثۡقَالَهُمۡ وَأَثۡقَالٗا مَّعَ أَثۡقَالِهِمۡۖ وَلَيُسۡـَٔلُنَّ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ عَمَّا كَانُواْ يَفۡتَرُونَ ١٣
But they will surely carry their [own] burdens and [other] burdens along with their burdens,1 and they will surely be questioned on the Day of Resurrection about what they used to invent.
Ata do të bartin veç barrën e vet... -Ata do të mbartin në shpinë peshën e gjynaheve të tyre, por do të mbartin edhe:...e bashkë me të vetën, edhe barrë të tjera... - Domethënë, edhe gjynahet e të tjerëve, për të cilët ata janë bërë shkak që të shkojnë në humbje. Si udhëheqësit, ashtu edhe pasuesit, kanë për të marrë secili peshën e gjynaheve që kanë bërë. Pasuesi e merr sepse ka bërë ligësi dhe ka ndjekur humbjen, ndërsa udhëheqësi do të marrë të njëjtën peshë me pasuesin, sepse e ka udhëzuar në ligësi dhe është bërë shkak për devijimin e tij. Po kështu është edhe për rastin e bamirësive. Ai që vepron një punë të mirë merr sevapin për këtë. Po kështu edhe ai që ia mësoi këtij dhe u bë shkak që ai të bëjë vepra të mira, ka për të marrë njëlloj shpërblim si i pari, pa iu pakësuar të parit asgjë nga sevapet e tij.ndërsa Ditën e Kijametit do të japin llogari për ato që kanë trilluar. -Ata do japin llogari për këto shpifje dhe për devijimin e njerëzve.
29:14Page 397
وَلَقَدۡ أَرۡسَلۡنَا نُوحًا إِلَىٰ قَوۡمِهِۦ فَلَبِثَ فِيهِمۡ أَلۡفَ سَنَةٍ إِلَّا خَمۡسِينَ عَامٗا فَأَخَذَهُمُ ٱلطُّوفَانُ وَهُمۡ ظَٰلِمُونَ ١٤
And We certainly sent Noah to his people, and he remained among them a thousand years minus fifty years, and the flood seized them while they were wrongdoers.
Ne e dërguam Nuhun te populli i vet... -Allahu i Lartësuar na tregon rreth rregullit dhe ligjit të Tij të urtë në dënimin e popujve që mohojnë të vërtetën. Ai na tregon se e dërgoi profetin Nuh (a.s) te populli i tij, që t’i ftonte ata në teuhid, pra, në adhurimin e Zotit si një të vetëm dhe t’i ndalonte nga idhujt dhe idhujtaria. Ai qëndroi mes tyre si profet e ftues në rrugën e drejtë për 950 vjet:dhe ai qëndroi ndër ata një mijë vjet pa pesëdhjetë... - Gjatë gjithë kësaj kohe, ai nuk rreshti së ftuari dhe asnjëherë nuk u plogështua gjatë këshillimit të tyre dhe përpjekjeve për t’i rregulluar. Ai vazhdoi t’i ftonte ata natën dhe ditën, fshehtazi dhe haptazi, por ata nuk e gjetën udhën e drejtë dhe nuk punuan të hapnin sytë. Ata vazhduan në kufrin dhe shfrenimin e tyre. Atëherë, Nuhu (a.s) u lut kundër tyre, me gjithë durimin e tij të pashembullt dhe dhembshurinë e tij të rrallë. Ai tha: “O Zoti im! Mos lër mbi Tokë asnjë nga jobesimtarët! Nëse Ti i lë, ata do t’i largojnë adhuruesit e Tu dhe prej tyre do të lindin veçse të shfrenuar dhe jobesimtarë. O Zoti im! Më fal mua, fali prindërit e mi, ata që hynë në shtëpinë time si besimtarë dhe të gjithë besimtarët e besimtaret! Ndërsa jobesimtarëve shtoju veçse dëshpërim!”. [Nuh 26 - 28].... por ata i përfshiu përmbytja, sepse ishin keqbërës. -Ajo ishte një përmbytje e pashembullt, gjatë së cilës uji zbriti nga qielli dhe buroi nga toka me furi. Allahu thotë se ata ishin keqbërës, prandaj e merituan ndëshkimin.
29:15Page 398
فَأَنجَيۡنَٰهُ وَأَصۡحَٰبَ ٱلسَّفِينَةِ وَجَعَلۡنَٰهَآ ءَايَةٗ لِّلۡعَٰلَمِينَ ١٥
But We saved him and the companions of the ship, and We made it1 a sign for the worlds.
Ne i shpëtuam atë dhe të tjerët që ishin në anije së bashku me të. -Këta ishin besimtarët, që kishin hipur në anije së bashku me Nuhun dhe atë pjesë të familjes së tij që e besoi atë.Ne e bëmë atë (anijen)argument për tërë botën. -Allahu e bëri këtë anije ose historinë e Nuhut një shenjë të madhe për njerëzit, që ata të marrin mësim se, kushdo që mohon profetët, fundi i tyre do të jetë shkatërrimi, ndërsa besimtarëve Allahu do t’u sjellë çlirim në çdo ngushti dhe sprovë. Gjithashtu, Allahu i Lartësuar e bëri anijen tregues të mëshirës së madhe të Tij, që u mësoi njerëzve si ta ndërtojnë e të përfitojnë prej saj. Ai u mundësoi njerëzve gjithçka që kanë nevojë për të ndërtuar dhe përdorur anijet e mjetet transportuese të ndryshme. Nëpërmjet tyre, ata mund mbartin mallrat e tyre dhe të udhëtojnë në det e tokë.
29:16Page 398
وَإِبۡرَٰهِيمَ إِذۡ قَالَ لِقَوۡمِهِ ٱعۡبُدُواْ ٱللَّهَ وَٱتَّقُوهُۖ ذَٰلِكُمۡ خَيۡرٞ لَّكُمۡ إِن كُنتُمۡ تَعۡلَمُونَ ١٦
And [We sent] Abraham, when he said to his people, "Worship Allāh and fear Him. That is best for you, if you should know.
(Kujto)Edhe Ibrahimin, kur i tha popullit të vet: “Adhuroni Allahun...” -Allahu i Lartësuar na tregon se Ai e dërgoi të dashurin e Tij Ibrahimin tek populli i tij që t’i ftonte ata ta adhuronin si një të vetëm. Ai u tha atyre: “Adhurojeni Allahun dhe kijeni frikë Atë! Adhurojeni Allahun si një të vetëm dhe jini të sinqertë në adhurimin e Tij! Zbatojini ato që ju urdhëron Zoti.dhe kijeni frikë Atë! -Kijeni frikë Allahun dhe ruajuni nga zemërimi dhe ndëshkimi i Tij, duke iu larguar ndalesave të Tij. Kjo është më e mira për ju... - Adhurimi, devotshmëra dhe frika nga Ai është më e mirë për ju. Sigurisht, kjo nuk do të thotë se në lënien e adhurimit mund të ketë ndonjë të mirë. Allahu na tregon se adhurimi dhe devotshmëria ndaj Tij është më e mirë për njerëzit, sepse mirësia në dynja dhe në ahiret mund të arrihen veçse përmes kësaj rruge. Madje mund të themi se çdo mirësi që gjendet në këtë dynja dhe në ahiret është rezultat i adhurimeve ndaj Allahut dhe devotshmërisë së treguar ndaj Tij.nëse e kuptoni. -Nëse e dini dhe e kuptoni këtë fakt, atëherë vendosni me urtësi dhe maturi se çfarë do të zgjidhni për veten tuaj. Pasi i urdhëroi për ta adhuruar Atë si një të vetëm dhe për devotshmëri, Allahu vijon t’i ndalojë nga adhurimi i idhujve duke u qartësuar mangësinë e tyre dhe faktin që ata nuk i meritojnë adhurimet. Ai thotë:
29:17Page 398
إِنَّمَا تَعۡبُدُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ أَوۡثَٰنٗا وَتَخۡلُقُونَ إِفۡكًاۚ إِنَّ ٱلَّذِينَ تَعۡبُدُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ لَا يَمۡلِكُونَ لَكُمۡ رِزۡقٗا فَٱبۡتَغُواْ عِندَ ٱللَّهِ ٱلرِّزۡقَ وَٱعۡبُدُوهُ وَٱشۡكُرُواْ لَهُۥٓۖ إِلَيۡهِ تُرۡجَعُونَ ١٧
You only worship, besides Allāh, idols, and you produce a falsehood. Indeed, those you worship besides Allāh do not possess for you [the power of] provision. So seek from Allāh provision and worship Him and be grateful to Him. To Him you will be returned."
Përveç Allahut ju jeni duke adhuruar idhuj dhe trilloni gënjeshtra. -Jeni ju që i gdhendni e krijoni ata idhuj me duart tuaja, u vendosni emra, i kurorëzoni si zota e hyjni, dhe pastaj trilloni urdhëresa për t’i adhururar ata.Nuk ka dyshim se ata që ju i adhuroni përveç Allahut, nuk kanë asgjë në dorë për furnizimin tuaj... -Ata nuk zotërojnë asnjë lloj cilësie që t’ju bëjë që ti adhuroni e të meritojnë adhurimin tuaj. Ata: “...nuk kanë asgjë në dorë për furnizimin tuaj. "Me sa duket dikush mund të ketë thënë: Ne e dimë mirë se këta idhuj janë të mangët, të krijuar, që nuk kanë në dorë as dobi e as dëm; as jetë e as vdekje dhe as ringjallje. Ne e dimë mirë dhe e kemi të qartë se askush me të tilla cilësi nuk meriton asnjë grimë madhërimi. Por ja që zemrat kanë nevojë që të kenë dhe të zgjedhin diçka për ta adhuruar e për ta lidhur zemrën me të, t’i luten për nevojat dhe të bashkëbisedojë me të, në rast nevoje e vështirësie. Atëherë, Allahu i Madhëruar u jep një porosi për t’i udhëzuar drejt, atje ku duhet të drejtohen për adhurime, i drejton atje ku adhurimi është i meritueshëm.... prandaj vetëm tek Allahu kërkojeni furnizimin ... -Dijeni se Allahu e meriton ta lidhni zemrën me Të dhe e lehtëson rizkun. Ai përcakton gjithçka në këtëgjithësi. Ai u përgjigjet lutjeve të atyre që i luten për fenë, besimin dhe për dynjanë e tyre....vetëm Atë adhuroni... -Vetëm Allahun adhurojeni si një dhe të vetëm, sepse Ai është i Vetmi i Plotë e Absolut, në cilësinë e të adhuruarit, se Ai ka në dorë të gjithë dobinë dhe dëmin. Vetëm në dorën e Tij është administrimi dhe rregullimi i çështjeve të krijesave.dhe vetëm Atë falënderoni! -Vetëm Atij i takon mirënjohja dhe lavdërimet si një dhe i vetmi, sepse të gjitha të mirat që u janë dhënë krijesave, janë prej Tij. Çdo ligësi e largim nga ato është largim prej Tij, ndërkohë që Allahu është mbrojtësi i tyre.Tek Ai do të ktheheni të gjithë. - Atë ditë, Ai do t’ju shpërblejë sipas veprave tuaja. Ai do t’ju njoftojë si për atë që e keni nxjerrë haptazi dhe e shfaqët ashtu edhe për atë që e mbajtët fshehur në dynja. Ruajuni dhe kijeni frikë Zotin që, kur të dilni para Tij, të mos dilni të përlyer me idhujtarinë tuaj. Punoni e nxitoni të bëni ato punë e adhurime që ju afrojnë tek Ai dhe ju mbushin me shpërblime, që do t’ju vlejnë për ditën kur do të ktheheni tek Ai.
29:18Page 398
وَإِن تُكَذِّبُواْ فَقَدۡ كَذَّبَ أُمَمٞ مِّن قَبۡلِكُمۡۖ وَمَا عَلَى ٱلرَّسُولِ إِلَّا ٱلۡبَلَٰغُ ٱلۡمُبِينُ ١٨
And if you [people] deny [the message] - already nations before you have denied. And there is not upon the Messenger except [the duty of] clear notification.1
Por, nëse ju mohoni, dijeni se edhe popuj para jush kanë mohuar, ndërsa të Dërguarit nuk i takon gjë tjetër, përveç kumtimit të qartë. -Nëse ju e mohoni dhe refuzoni ta besoni të dërguarin tonë Muhamedin (a.s) në atë që ju fton, atëherë dijeni se shumë popuj të tjerë para jush i mohuan profetët që u dërguan ndër ta dhe po kështu e refuzuan ftesën e tyre për të pasuar të vërtetën. Por mbi ta goditi dënimi i Allahut dhe zemërimi i Tij. Profeti ynë ka detyrë vetëm t'ju kumtojë qartë Shpalljen e Zotit, dhe ai e bëri këtë.Marrë nga tefsiri El-Mujeser.
29:19Page 398
أَوَلَمۡ يَرَوۡاْ كَيۡفَ يُبۡدِئُ ٱللَّهُ ٱلۡخَلۡقَ ثُمَّ يُعِيدُهُۥٓۚ إِنَّ ذَٰلِكَ عَلَى ٱللَّهِ يَسِيرٞ ١٩
Have they not considered how Allāh begins creation and then repeats it? Indeed that, for Allāh, is easy.
A nuk shohin ata se si e nis Allahu krijimin, e pastaj e përsërit atë? -Ai do ta rikthejë këtë në Ditën e Kijametit.Pa dyshim, kjo është e lehtë për Allahun. -Sikurse ka thënë i Lartësuari: "Është Ai që e fillon krijimin, dhe pastaj e përsërit atë, e kjo (përsëritja) është edhe më e lehtë për Të. " [Rum 27]. Nëse ata tregojnë e shprehin ndonjë dyshim rreth krijimit të Zotit dhe fillimit të këtij krijimi, atëherë:
29:20Page 398
قُلۡ سِيرُواْ فِي ٱلۡأَرۡضِ فَٱنظُرُواْ كَيۡفَ بَدَأَ ٱلۡخَلۡقَۚ ثُمَّ ٱللَّهُ يُنشِئُ ٱلنَّشۡأَةَ ٱلۡأٓخِرَةَۚ إِنَّ ٱللَّهَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٞ ٢٠
Say, [O Muḥammad], "Travel through the land and observe how He began creation. Then Allāh will produce the final creation [i.e., development]. Indeed Allāh, over all things, is competent."
Thuaj: “Udhëtoni nëpër tokë e shikoni se si filloi krijimi!” -Udhëtoni me trup dhe me shpirt. Dhe shikoni se si filloi krijimi. Ju do të zbuloni se kështu është jeta. Popullata njerëzish e kafshësh, që vijnë e ikin nga kjo botë; ata dalin në këtë jetë, rriten dalë ngadalë, dhe pastaj zhduken. Shiko se si edhe bimët dalin e zhduken e kjo përsëritet e përsëritet. Po kështu formohen retë, fryjnë erërat e ndodh çdo gjë në këtë dynja; ndodhin dhe rindodhin në mënyrë të vazhdueshme. Çdo gjë fillon jetën, vazhdon, vdes dhe rifillon nga e para. Madje, mjafton të shohësh gjumin ose “vdekjen e vogël”. Nata i mbulon të gjithë, në errësirën e saj dhe ata bien në qetësi, reshtin lëvizjet, shuhen zërat dhe i sheh në strehët dhe shtretërit e tyre si të vdekur. Kështu vazhdojnë për gjithë natën, derisa çel agimi, kur ata përmenden nga ajo qetësi dhe ringjallen nga vdekja e tyre (e vogël), duke thënë: “El ĥamdu lil-lâhil-ledhi aĥjânâ ba’de mâ emâtenâ ue ilejhin-nushûr! - I gjithë lavdërimi i qoftë Allahut, i Cili na ngjalli pasi na bëri të vdisnim, dhe vetëm tek ai do të tubohemi”. Duke na udhëzuar të shohim rifillimin e krijimit në këtë dynja kohë pas kohe, Allahu na sjell argument për pushtetin e Tij për të ringjallur krijesat Ditën e Gjykimit, prandaj thotë:Kështu do ta bëjë Allahu krijimin tjetër(Ditën e Ringjalljes). -Atë ditë, Ai do të na ringjallë për herë të fundit, se nuk ka më vdekje ose gjumë më pas, por do të ketë përjetësi në Xhenet ose në Xhehenem.Allahu ka fuqi për çdo gjë. -Asgjë nuk mund t’i shpëtojë dhe fshihet pushtetit të Tij. Ashtu siç është i Plotpushtetshëm që e filloi krijimin, po ashtu edhe rikthimi është nën pushtetin e Tij, madje kjo është edhe më e thjeshtë.
29:21Page 398
يُعَذِّبُ مَن يَشَآءُ وَيَرۡحَمُ مَن يَشَآءُۖ وَإِلَيۡهِ تُقۡلَبُونَ ٢١
He punishes whom He wills and has mercy upon whom He wills, and to Him you will be returned.
Ai ndëshkon atë që do dhe mëshiron atë që do - Ai është i Vetmi që ka në dorë ligjin e shpërblimit dhe ndëshkimit. Sipas këtij ligji, Ai do t’i shpërblejë dhe do t’i mëshirojë të bindurit dhe, nga ana tjetër, do t’i ndëshkojë dhe lërë në dëshpërim të pabindurit.dhe tek Ai do të ktheheni të gjithë. -Do të ktheheni në jetën tjetër, kur do të zbatohen ligjet e ndëshkimit ose të mëshirës së Tij. Bëni, atëherë, punë në bindje ndaj Tij, bëni ato që Zoti i ka caktuar si shkak për arritjen e mëshirës së Tij dhe largohuni nga poshtërsitë dhe mosbindja ndaj Tij, që ai i ka bërë shkaqe për ndëshkimin!
29:22Page 398
وَمَآ أَنتُم بِمُعۡجِزِينَ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَلَا فِي ٱلسَّمَآءِۖ وَمَا لَكُم مِّن دُونِ ٱللَّهِ مِن وَلِيّٖ وَلَا نَصِيرٖ ٢٢
And you will not cause failure [to Allāh] upon the earth or in the heaven. And you have not other than Allāh any protector or any helper.
Ju nuk mund t'i shpëtoni Atij (Allahut) as në tokë e as në qiell -O ju që e keni mohuar të vërtetën! Kurrë mos mendoni se Allahu është i pavëmendshëm ndaj jush dhe poshtërsive tuaja dhe dijeni se kurrë nuk keni për t’i shpëtuar Allahut, as në Tokë dhe as në qiell! Mos ju mashtrojnë hilet, që ju janë zbukuruar në sytë tuaj, dhe forca juaj në këtë dynja! Asgjë nuk mund t’ju shpëtojë nga dënimi i Allahut dhe nuk keni për të gjetur vend për t’iu fshehur dënimit të Tij.Dhe, përveç Allahut, nuk keni për të gjetur asnjë mbrojtës apo ndihmëtar. -Përveç Allahut, askush nuk do të mund t'ju bëhet ndihmëtar, që t’ju mundësojë ndonjë të mirë dynjaje ose fetare dhe as mbrojtës, që t'ju shpëtojë e ruajë nga ndonjë e keqe.
29:23Page 398
وَٱلَّذِينَ كَفَرُواْ بِـَٔايَٰتِ ٱللَّهِ وَلِقَآئِهِۦٓ أُوْلَٰٓئِكَ يَئِسُواْ مِن رَّحۡمَتِي وَأُوْلَٰٓئِكَ لَهُمۡ عَذَابٌ أَلِيمٞ ٢٣
And the ones who disbelieve in the signs of Allāh and the meeting with Him - those have despaired of My mercy, and they will have a painful punishment.
Ata që nuk besojnë në argumentet e Allahut dhe në takimin me Të(në botën tjetër), e kanë humbur shpresën për mëshirën Time dhe i pret një dënim i dhembshëm. -Allahu i Madhëruar na tregon se cilët janë ata që u privuan nga çdo e mirë dhe u zhytën në çdo sherr e ligësi. Ai na tregon se këta janë ata që nuk e besuan Atë dhe profetët e Tij. Ata nuk i besuan shpalljet e Tij dhe e quajtën gënjeshtër takimin me Allahun. Ata ishin të dhënë tërësisht dhe vetëm pas dynjasë. Kjo i bëri të zhyteshin në atë llum shirku e poshtërsish. Në zemrat e tyre nuk kishte frikë nga ndëshkimi dhe përfundimi i keq i rrugës së tyre. Prandaj Allahu i Lartësuar thotë: “...e kanë humbur shpresën për mëshirën Time...". Ata nuk bënë as edhe një punë të vetme që t’i afronte pranë mëshirës së Allahut. Nëse do të synonin dhe kishin ndonjë qëllim për të arritur e fituar mëshirën e Tij, do të bënin për këtë çdo punë me të cilën fitohet mëshira e Tij. Të humbësh shpresën nga mëshira e Allahut është nga veprat më të këqija. Por kjo shfaqet në dy forma:1. Shpresëhumbja e mohuesve, e cila i bën ata që të lënë çdo punë të mirë që i afron afër mëshirës së Zotit.2. Shpresëhumbja e gjynahqarëve. Për shkak të veprave të shumta të këqija, zemrat e tyre pushtohen kjo ndjenjë e rrezikshme.Allahu i Madhëruar thotë pastaj: “...dhe i pret një dënim i dhembshëm. " Ata do të kenë një dënim të dhembshëm dhe të hidhur. Me sa duket, këto ajete trajtojnë një subjekt tjetër, që është ndërfutur mes fjalëve të Ibrahimit drejtuar popullit të tij dhe përgjigjes që ai u dha atyre. Allahu është më i Ditur për gjithçka.
29:24Page 399
فَمَا كَانَ جَوَابَ قَوۡمِهِۦٓ إِلَّآ أَن قَالُواْ ٱقۡتُلُوهُ أَوۡ حَرِّقُوهُ فَأَنجَىٰهُ ٱللَّهُ مِنَ ٱلنَّارِۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَٰتٖ لِّقَوۡمٖ يُؤۡمِنُونَ ٢٤
And the answer of his [i.e., Abraham's] people was not but that they said, "Kill him or burn him," but Allāh saved him from the fire. Indeed in that are signs for a people who believe.
Përgjigjja e popullit (të Ibrahimit) nuk qe gjë tjetër, përveçse: “Vriteni(Ibrahimin)ose digjeni atë!” -Ibrahimi (a.s) e ftoi popullin që ta pranonte ftesën e tij dhe të përfitonin nga udhëzimi që ai kishte sjellë prej Zotit dhe këshillat e Tij. Ai i këshilloi të shihnin mirësitë e Allahut dhe, mbi të gjitha, mirësinë e dërgimit të tij tek ata si profet. Por ata nuk iu përgjigjën atij, madje reaguan me përgjigjen më të keqe, duke thënë: “Vriteni (Ibrahimin)ose digjeni atë!” Ata vendosën ta vrisnin me mënyën më të tmerrshme. Ata kishin pushtet që ta zbatonin vendimin e tyre, prandaj e hodhën në zjarr Ibrahimin a.s.:Por Allahu e shpëtoi atë prej zjarrit. - Allahu e shpëtoi nga zjarri, siç i shpëton Ai të dashurit e Tij, që e adhurojnë Atë me sinqeritet. Çdo gjë është në dorën e Allahut të Lartësuar dhe vepron veçse me lejen e Tij.Këtu ka vërtet argumente për njerëzit që besojnë. - Ata janë besimtarë, prandaj e dinë mirë dhe janë të bindur për vërtetësinë e asaj që sollën profetët, për bamirësinë dhe dëshirën e tyre të madhe për të këshilluar, rregulluar e udhëzuar njerëzit. Ata janë të bindur se çdo fjalë e udhëzim tjetër, veç atij të profetëve, është i kotë dhe i devijuar. Të gjithë kundërshtarët e profetëve duket sikur janë në një fjalë për të kundërshtuar dhe mohuar profetët. Ndër këshillat e shumta që u dha Ibrahimi ishte edhe fjala:
29:25Page 399
وَقَالَ إِنَّمَا ٱتَّخَذۡتُم مِّن دُونِ ٱللَّهِ أَوۡثَٰنٗا مَّوَدَّةَ بَيۡنِكُمۡ فِي ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَاۖ ثُمَّ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ يَكۡفُرُ بَعۡضُكُم بِبَعۡضٖ وَيَلۡعَنُ بَعۡضُكُم بَعۡضٗا وَمَأۡوَىٰكُمُ ٱلنَّارُ وَمَا لَكُم مِّن نَّٰصِرِينَ ٢٥
And [Abraham] said, "You have only taken, other than Allāh, idols as [a bond of] affection among you in worldly life. Then on the Day of Resurrection you will deny one another and curse one another, and your refuge will be the Fire, and you will not have any helpers."
Ai(Ibrahimi)tha: “Ju adhuroni, përveç Allahut, edhe idhujt, vetëm për të kënaqur njëri-tjetrin në jetën e kësaj bote...” -E gjithë kjo nuk është asgjë më shumë sesa thjesht një lloj afrimiteti dhe kënaqësie, që e përjetoni në këtë jetë, që shumë shpejt do të përfundojë.“...por Ditën e Kijametit ju do të mohoni dhe mallkoni njëri-tjetrin. Fundi juaj do të jetë Zjarri dhe për ju nuk do të ketë asnjë ndihmëtar.” -Atëherë, si lidheni dhe e doni dikë që e dini mirë se do të distancohet prej jush dhe do t’ju mallkojë?! Edhe adhuruesit, edhe të adhuruarit do të distancohen nga njëri tjetri e do të mallkojnë njëri-tjetrin. Si lidheni me këta idhuj, kur të gjithë do të jenë në zjarr dhe askush nuk do të mund t’ju ndihmojë e shpëtojë nga ai?
29:26Page 399
۞ فَـَٔامَنَ لَهُۥ لُوطٞۘ وَقَالَ إِنِّي مُهَاجِرٌ إِلَىٰ رَبِّيٓۖ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡحَكِيمُ ٢٦
And Lot believed him. [Abraham] said, "Indeed, I will emigrate to [the service of] my Lord. Indeed, He is the Exalted in Might, the Wise."
Luti e besoi atë(Ibrahimin), që tha: “Unë do të mërgoj për atje ku më udhëzoi Zoti im.” -Ibrahimi vazhdoi të ftonte popullin e tij, por ata vazhduan me inatin dhe mosbesimin e tyre. Ftesës së tij iu përgjigj Luti (a.s), të cilin Allahu e zgjodhi për ta bërë profet dhe e dërgoi te populli i vet. Ibrahimi (a.s), kur vërejti se ftesa e tij nuk po sillte ndonjë dobi te populli i vet, tha: "Unë do të mërgoj për atje ku më udhëzoi Zoti im." Ai u largua nga ai vend i keq, për të shkuar në tokën e bekuar, në tokën e Shamit.“Ai është i Gjithëfuqishmi e i Urti.” - Ai është Ngadhënjimëtar dhe e ka gjithë pushtetin që t'ju udhëzojë ju. Por Ai është edhe Hakim - i Urtë, dhe prej urtësisë së Tij nuk deshi që t’ju udhëzojë. Pasi Ibrahimi u largua prej atij populli, Allahu i Lartësuar nuk përmend se i shkatërroi ata. Këtu përmendet veçse largimi i Ibrahimit (a.s). Për sa i përket izraeliateve, që tregojnë se Zoti u hapi atyre një portë dënimi me mushkonja, të cilat u pinin gjakun dhe i hanin mishin, duke u shfarosur nga i pari tek i fundit, këto nuk mund t’i themi, derisa të kemi argument nga Sheriati të besueshëm, por që faktikisht nuk ka. Nëse Allahu i Lartësuar do ta kishte shfarosur me ndonjë dënim, do ta kishte përmendur diçka të tillë, ashtu siç ka përmendur shkatërrimin e popujve të shkuar. Mbase shkak për këtë mund të jetë fakti që Ibrahimi ishte i dashuri më i afërt i Allahut dhe, si i tillë, ishte njeriu më i mëshirshëm, më i miri, më i zgjedhuri dhe i dhembshuri, prandaj edhe ai nuk u lut kundër tyre, ashtu siç u lutën profetët e tjerë. Rrjedhimisht, Allahu i Lartësuar nuk zbriti ndëshkim gjithëpërfshirës në këtë rast. Për diçka të tillë tregon edhe fakti që ai filloi të fliste me melekët edhe rreth mundësisë për të mos e dënuar popullin e Lutit. Megjithatë, Allahu është më i ditur për atë që ndodhi.
29:27Page 399
وَوَهَبۡنَا لَهُۥٓ إِسۡحَٰقَ وَيَعۡقُوبَ وَجَعَلۡنَا فِي ذُرِّيَّتِهِ ٱلنُّبُوَّةَ وَٱلۡكِتَٰبَ وَءَاتَيۡنَٰهُ أَجۡرَهُۥ فِي ٱلدُّنۡيَاۖ وَإِنَّهُۥ فِي ٱلۡأٓخِرَةِ لَمِنَ ٱلصَّٰلِحِينَ ٢٧
And We gave to him Isaac and Jacob and placed in his descendants prophethood and scripture. And We gave him his reward in this world, and indeed, he is in the Hereafter among the righteous.
Ne i dhuruam Ibrahimit Is’hakun dhe Jakubin - Pasi u shpërngul dhe emigroi për në Sham.dhe ndër pasardhësit e tij zgjodhëm profetët dhe shpallëm Librat e Shenjtë. -Pas Ibrahimit, të gjithë profetët ishin pasardhës të tij. Zinxhiri i profetëve u mbyll me profetin e fundit, Muhamedin (a.s). Kjo është nga mirësitë më të mëdha e prestigj, pra, që Allahu i Lartësuar të kufizojë mbartësit e udhëzimit, mëshirës, lumturisë e shpëtimit të njerëzve në pasardhësit e tu. Në duart e tyre u udhëzuan njerëzit, besuan besimtarët dhe bënë punë të mira bamirësit.Ne i dhamë atij shpërblimin në këtë botë, ndërsa në botën tjetër ai do të jetë ndër më të mirët. - Allahu i dhuroi një grua shumë të bukur, furnizim të bollshëm dhe gradë të lartë. Madje, ai dhe Muhamedi (a.s) ishin më të mirët adhurues të Zotit dhe në gradat më të larta. Kështu, Allahu i Madhëruar bashkoi tek ai lumturinë e dynjasë dhe të ahiretit. Ai i dhuroi fëmijë, që t’ia kënaqte sytë dhe zemrën. I mundësoi të njihte Allahun dhe ta donte atë, të kthehej tek Ai me adhurime e përkushtime e të ishte i bindur ndaj Tij.
29:28Page 399
وَلُوطًا إِذۡ قَالَ لِقَوۡمِهِۦٓ إِنَّكُمۡ لَتَأۡتُونَ ٱلۡفَٰحِشَةَ مَا سَبَقَكُم بِهَا مِنۡ أَحَدٖ مِّنَ ٱلۡعَٰلَمِينَ ٢٨
And [mention] Lot, when he said to his people, "Indeed, you commit such immorality as no one has preceded you with from among the worlds.
Më parë u përmend se Luti (a.s) e besoi Ibrahimin (a.s) dhe u bë nga pasuesit e tij. Është përmendur se ai nuk ka qenë nga pasardhësit e Ibrahimit (a.s), por ishte djali i vëllait të Ibrahimit. Por si ta kuptojmë fjalën e Allahut kur tha: “...dhe ndër pasardhësit e tij i zgjodhëm profetët dhe shpallëm Librat e Shenjtë"? Ky ajet, edhe pse është i përgjithshëm e që përfshin të gjithë profetët pas Ibrahimit (a.s), ai nuk bie ndesh me faktin se Luti ishte profet, sepse ajeti është sjellë në një kontekst lavdërimi për Ibrahimin. Nga ana tjetër, Allahu na përmendi se Luti ishte nga ata që u udhëzuan në duart e Ibrahimit dhe, sigurisht, ai që u udhëzua në duart e Ibrahimit është më i plotë se ata që u udhëzuan në duart e pasardhësve të tij, në aspektin e gradës dhe rëndësisë së mësuesit e udhëzuesit të tyre.Allahu është më i ditur!Kujtoni gjithashtu Lutin! Ai i tha popullit të vet: “Ju bëni një punë shumë të shëmtuar, që askush para jush nuk e ka bërë në tërë botën....” -Kështu, Allahu i Madhëruar e dërgoi Lutin tek populli i tij. Përveç shirkut, ndër ta ishte përhapur poshtërsia e homoseksualitetit, grabitja, plaçkitja e pirateria. Në tubimet e tyre, ata bënin shumë turpe. Kështu, Luti (a.s) i këshilloi për këto turpe e poshtërsi që bënin.Luti ishte bashkëkohës i Ibrahimit.
29:29Page 399
أَئِنَّكُمۡ لَتَأۡتُونَ ٱلرِّجَالَ وَتَقۡطَعُونَ ٱلسَّبِيلَ وَتَأۡتُونَ فِي نَادِيكُمُ ٱلۡمُنكَرَۖ فَمَا كَانَ جَوَابَ قَوۡمِهِۦٓ إِلَّآ أَن قَالُواْ ٱئۡتِنَا بِعَذَابِ ٱللَّهِ إِن كُنتَ مِنَ ٱلصَّٰدِقِينَ ٢٩
Indeed, you approach men and obstruct the road1 and commit in your meetings [every] evil." And the answer of his people was not but that they said, "Bring us the punishment of Allāh, if you should be of the truthful."
Ju kontaktoni me meshkujt, sulmoni njerëzit në rrugë dhe në vendtubimet tuaja bëni punë të liga. -Ai u foli për të logjikuar, për të parë se sa të shëmtuara ishin ato punë që bënin dhe se dënimi ku po e zhysnin veten ishte shumë i dhembshëm, por ata nuk e dëgjuan dhe nuk morën mësim.Por përgjigjja e popullit të tij ishte: “Na sill dënimin nga Allahu, nëse thua të vërtetën!” - Atëherë, kur Luti (a.s) e humbi shpresën se mund të udhëzoheshin dhe e kuptoi se ata e meritonin dënimin, duke u dëshpëruar për mohimin e tyre, u lut dhe tha:
29:30Page 399
قَالَ رَبِّ ٱنصُرۡنِي عَلَى ٱلۡقَوۡمِ ٱلۡمُفۡسِدِينَ ٣٠
He said, "My Lord, support me against the corrupting people."
Ai tha: “O Zoti im! Më ndihmo kundër këtij populli, që ka kaluar çdo kufi (në gjynahe)!” -Dhe Allahu i Lartësuar iu përgjigj lutjes së tij.
29:31Page 400
وَلَمَّا جَآءَتۡ رُسُلُنَآ إِبۡرَٰهِيمَ بِٱلۡبُشۡرَىٰ قَالُوٓاْ إِنَّا مُهۡلِكُوٓاْ أَهۡلِ هَٰذِهِ ٱلۡقَرۡيَةِۖ إِنَّ أَهۡلَهَا كَانُواْ ظَٰلِمِينَ ٣١
And when Our messengers [i.e., angels] came to Abraham with the good tidings,1 they said, "Indeed, we will destroy the people of that [i.e., Lot's] city. Indeed, its people have been wrongdoers."
Kur të Dërguarit Tanë (melekët) i çuan Ibrahimit lajmin e mirë, i thanë: “Ne kemi për t'i shkatërruar banorët e këtij qyteti, sepse ata janë keqbërës. ” - Kështu, Allahu i Lartësuar dërgoi melekët për të shkatërruar popullin e Lutit. Para se të përmbushnin misionin, ata kaluan nga Ibrahimi (a.s) dhe e përgëzuan për lindjen e Is’hakut dhe më pas për lindjen e Jakubit (birit të Is’hakut). Ibrahimi i pyeti për ku ishin nisur, dhe ata i treguan se ishin nisur për të shkatërruar popullin e Lutit. Atëherë, Ibrahimi filloi të fliste me ta për ta larguar dënimin dhe u tha:
29:32Page 400
قَالَ إِنَّ فِيهَا لُوطٗاۚ قَالُواْ نَحۡنُ أَعۡلَمُ بِمَن فِيهَاۖ لَنُنَجِّيَنَّهُۥ وَأَهۡلَهُۥٓ إِلَّا ٱمۡرَأَتَهُۥ كَانَتۡ مِنَ ٱلۡغَٰبِرِينَ ٣٢
[Abraham] said, "Indeed, within it is Lot." They said, "We are more knowing of who is within it. We will surely save him and his family, except his wife. She is to be of those who remain behind."
Ibrahimi tha: “Por aty është Luti!” Ata i thanë: “Ne e dimë më mirë se kush është aty. Ne do ta shpëtojmë atë dhe familjen e tij, përveç gruas së tij, që do të mbetet me të zhdukurit”. -Melekët i thanë: “Ne e dimë më mirë se kush është aty. Ne do ta shpëtojmë atë dhe familjen e tij, përveç gruas së tij, që do të mbetet me të zhdukurit”. Pastaj ata vazhduan, derisa shkuan tek Luti, i cili u ndie ngushtë dhe i frikësuar për mbërritjen e tyre, sepse nuk i njihte ata.
29:33Page 400
وَلَمَّآ أَن جَآءَتۡ رُسُلُنَا لُوطٗا سِيٓءَ بِهِمۡ وَضَاقَ بِهِمۡ ذَرۡعٗاۖ وَقَالُواْ لَا تَخَفۡ وَلَا تَحۡزَنۡ إِنَّا مُنَجُّوكَ وَأَهۡلَكَ إِلَّا ٱمۡرَأَتَكَ كَانَتۡ مِنَ ٱلۡغَٰبِرِينَ ٣٣
And when Our messengers [i.e., angels] came to Lot, he was distressed for them and felt for them great discomfort.1 They said, "Fear not, nor grieve. Indeed, we will save you and your family, except your wife; she is to be of those who remain behind.
Kur të dërguarit Tanë shkuan te Luti, ai u shqetësua dhe e ndjeu veten të pafuqishëm(për t'i mbrojtur ata). Por ata i thanë: “Mos ki frikë, as mos u trishto! Ne do të të shpëtojmë ty dhe familjen tënde, përveç gruas sate, që do të mbetet me të dënuarit. ” -Ai mendoi se ishin udhëtarë dhe pati frikë për ta nga sherri i popullit të tij. Por ata i thanë: “Mos ki frikë, as mos u trishto! Ne do të të shpëtojmë ty dhe familjen tënde, përveç gruas sate, që do të mbetet me të dënuarit.” Pastaj e njoftuan se ata ishin të dërguarit e Zotit dhe i thanë:
29:34Page 400
إِنَّا مُنزِلُونَ عَلَىٰٓ أَهۡلِ هَٰذِهِ ٱلۡقَرۡيَةِ رِجۡزٗا مِّنَ ٱلسَّمَآءِ بِمَا كَانُواْ يَفۡسُقُونَ ٣٤
Indeed, we will bring down on the people of this city punishment from the sky because they have been defiantly disobedient."
Ne do të lëshojmë mbi banorët e këtij qyteti një dënim nga qielli, për shkak se ata bëjnë punë të liga. - Prandaj e urdhëruan Lutin që të nisej që herët në udhëtim së bashku me familjen e tij. Kur agoi dita, Allahu i Madhëruar e përmbysi atë vend dhe lëshoi mbi ta një shi të pandërprerë gurësh të ndezur, derisa i shfarosi. Ashtu mbetën si një histori për t’u treguar ndër njerëz dhe si mësim për ata që marrin mësim.
29:35Page 400
وَلَقَد تَّرَكۡنَا مِنۡهَآ ءَايَةَۢ بَيِّنَةٗ لِّقَوۡمٖ يَعۡقِلُونَ ٣٥
And We have certainly left of it a sign as clear evidence for a people who use reason.
Ne kemi lënë një argument të qartë nga ai vend, për çdo popull që mendon. -Lamë gjurmë nga gërmadhat e vendbanimet e popullit të Lutit, gjurmë të qarta për njerëz që kuptojnë me zemrat e tyre dhe përfitojnë nga shenjat e Zotit. Siç thotë Allahu i Madhëruar në një ajet tjetër: “Edhe ju (o banorë të Mekës), me siguri kaloni aty pranë gjatë mëngjesit dhe në mbrëmje. A nuk po logjikoni, atëherë? [Safat 137, 138].
29:36Page 400
وَإِلَىٰ مَدۡيَنَ أَخَاهُمۡ شُعَيۡبٗا فَقَالَ يَٰقَوۡمِ ٱعۡبُدُواْ ٱللَّهَ وَٱرۡجُواْ ٱلۡيَوۡمَ ٱلۡأٓخِرَ وَلَا تَعۡثَوۡاْ فِي ٱلۡأَرۡضِ مُفۡسِدِينَ ٣٦
And to Madyan [We sent] their brother Shuʿayb, and he said, "O my people, worship Allāh and expect the Last Day and do not commit abuse on the earth, spreading corruption."
Edhe në Medjen Ne dërguam vëllanë e tyre, Shuajbin, i cili u tha: “O populli im! Adhuroni Allahun! Kini frikë Ditën e Fundit e mos përhapni shkatërrim në tokë!” - Medjeni ishte një fis i njohur dhe i përhapur. Allahu i Madhëruar dërgoi Shuajbin ndër ta. Ai i urdhëroi për ta adhuruar Allahun e Lartësuar si një të vetëm e të pashoq. Ai i urdhëroi të besonin në ringjallje dhe të shpresonin në premtimet e Zotit. Ai i urdhëroi të besonin, të përgatiteshin për Ditën e Takimit dhe të largoheshin nga veprat e këqija, që sjellin shkatërrimin e tokës. Ata hanin në peshë dhe cenonin të drejtat e njerëzve. Ata, gjithashtu, ishin kusarë rrugësh, që grabisnin njerëzit dhe karvanet e tyre. Por ata e mohuan Shuajbin, prandaj i kapi dënimi i Allahut:
Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences