As-Sa'diAl‑Hashr · 59:1–17

As-Sa'di · Tafsir · in Albanian

الحشر

Al-Hashr

The Exile · Medinan · 24 ayahs

59:1Page 545

سَبَّحَ لِلَّهِ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِي ٱلۡأَرۡضِۖ وَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡحَكِيمُ ١

Whatever is in the heavens and whatever is on the earth exalts Allāh,1 and He is the Exalted in Might, the Wise.

Kjo sure quhet ndryshe surja e Benu Nadirit. Këta ishin një fis i madh jehudësh, që jetonin në njërin krah të Medinës, në kohën e Profetit (a.s.). Kur Muhamedit (a.s.) i erdhi Shpallja dhe emigroi për në Medinë, ata e mohuan dhe e refuzuan atë si profet, ashtu sikurse vepruan edhe shumë fise të tjera jehudësh. Pasi mbërriti në Medinë, Profeti (a.s.) lidhi pakt me të gjitha fiseve e jehudëve që jetonin pranë tij në Medinë. Pas ngjarjes së Bedrit, rreth gjashtë muaj ose më shumë pas saj, Profeti (a.s.) shkoi te fisi i Beni Nadirit dhe bisedoi me ta që ta ndihmonin në lidhje me kompensimin e vrasjes së dy idhujtarëve të fisit Kelabije nga Amër Ibn Umeje Ed-Damrij. Ata iu përgjigjën pozitivisht kërkesës së Profetit (a.s.), duke thënë: “Po, do ta bëjmë ne, o Ebu Kasim! Mund të ulesh këtu, derisa të bëjmë gati atë që kërkon.” Atëherë, ata u veçuan me njëri-tjetrin dhe shejtani i mallkuar filloi t’i nxiste dhe t’u zbukuronte një veprim, i cili do të ishte dëshpërimi i tyre. Atë e meritonin dhe kështu ishte e shkruar për ta. Duke planifikuar vrasjen e Profetit (a.s.), thanë: “Cili nga ju do ta marrë këtë rrasë guri, të ngjitet mbi mur dhe t’ia shtypë kokën me të?” Më fatziu i tyre, Amër Ibn Xhehashi, u hodh e tha: “E marr unë përsipër ta kryej!” Këtu ndërhyn Selam Ibn Mishkemi, që thotë: “Mos e bëni! Betohem në Allah, se atij do t’i përcillet shumë shpejt ky plan i juaj! Nuk ka dyshim se kjo do të thotë thyerje e paktit, që ne kemi bërë me të.” Ndërkohë, Profetit (a.s.) i zbriti menjëherë Shpallja prej Zotit të tij, duke e njoftuar për komplotin e jehudëve. Ai u ngrit me të shpejtë prej atij vendi dhe u nis për në Medinë. Pas tij shkuan edhe sahabët, të cilët i thanë: “Ti brofe me të shpejtë që andej, kurse ne as nuk e ndiem se si u largove!”. Dhe Profeti (a.s.) u kallëzoi për kurthin e jehudëve. Më pas, Profeti (a.s.) u dërgoi një ultimatum Benu Nadirëve, ku thuhej: “Largohuni nga Medina dhe nuk keni për të jetuar më kurrë aty, pranë meje! Ju jap afat dhjetë ditë. Çdokush që gjendet në të pas këtij afati, do të ekzekutohet!” Dhe, vërtet, për disa ditë me radhë, ata nisën të përgatiteshin për largimin, por, papritur, munafiku Abdullah Ibn Ubej Ibn Seluli u dërgoi atyre një mesazh, ku u thoshte: “Mos u largoni nga vendi juaj, sepse me mua janë 2000 luftëtarë, që do të hyjnë në ndërtesat tuaja dhe janë gati të luftojnë deri në vdekje, së bashku me ju. Në ndihmë do t’ju vijnë edhe Benu Kurejdhat me aleatët e tyre nga Gatafani.” Ky mesazh i dha shpresë udhëheqësit të Benu Nadirëve, Hujej Ibn Ahtabit, i cili i dërgoi fjalë Profetit ( a.s) dhe i tha: “Ne nuk kemi për të dalë nga vendet tona! Vepro çfarë të duash!” Pasi mori këtë mesazh, Profeti (a.s.) dhe shokët e tij thanë: “Allahu Ekber”, dhe u nisën drejt tyre. Ishte Ali Ibn Ebu Talibi ai që mbante flamurin. Benu Nadirët, në pritje të ndihmës së aleatëve të tyre, rezistuan në fillim, duke mbrojtur muret me shigjeta e gurë. Por ndihma e premtuar nuk erdhi. Benu Kurejdhat u distancuan, ashtu si Ibn Ubeji me aleatët e tij prej Gatafani nuk e mbajtën fjalën. Benu Nadirët qëndruan të rrethuar, derisa u dorëzuan, duke kërkuar që të largoheshin nga Medina. Profeti (a.s.) gjykoi që ata të lejoheshin të dilnin së bashku me familjet e tyre, duke marrë me vete aq plaçka, përveç armëve, sa mund të mbanin devetë e tyre. Kështu, Profeti (a.s.) mbajti pasurinë që ata lanë dhe armët e tyre. Plaçka e luftës e marrë nga Benu Nadirët ishte e veçantë vetëm për Profetin (a.s.) dhe ishte ai që e përcaktoi ndarjen e saj në dobi të muslimanëve. Kjo pasuri nuk iu nënshtrua rregullit të zakonshëm të ndarjes së plaçkës së luftës, sepse Allahu i Lartësuar ia dhuroi atë Profetit të Tij, pa qenë e nevojshme që muslimanët të luftonin me kalorësinë dhe këmbësorinë e tyre. Jehudët u larguan në drejtim të Hajberit me në krye Hujej Ibn Ahtabin, ndërsa Profeti (a.s.) mori në sundim tokën e tyre. Gjithashtu, ata lanë edhe shumë armatim, si 50 mburoja, 50 përkrenare dhe 340 shpata. Kjo qe shkurtimisht ngjarja me Benu Nadirët, sikurse e kanë përshkruar historianë të ndryshëm.Allahun e madhëron me(tesbih)përlëvdim gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë. Ai është Ngadhënjimtari, i Urti. -Allahu i Lartësuar e hap këtë sure duke na bërë të qartë se gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë i bën tesbih Atij, duke e falënderuar e lavdëruar, duke e lartësuar Atë nga çdo mangësi që nuk i shkon madhështisë së Tij, duke e adhuruar Atë me nënshtrim dhe drojë. Allahu është El Aziz – Krenari e Ngadhënjimtari, i Cili ka nënshtruar gjithçka dhe asgjë nuk është e pamundur për fuqinë e Tij. Askush nuk mund t’i shpëtojë pushtetit dhe sundimit të Tij. Allahu është El Hakim- i Urti, si në krijimin e Tij, edhe në ligjet e vendosura prej Tij. Ai nuk ka krijuar asgjë më kot dhe nuk ka bërë asnjë ligj që të mos jetë me dobi. Të gjitha veprat e Allahut janë bërë me urtësinë e Tij. E tillë ishte edhe ndihma që Allahu i Lartësuar i dhuroi Profetit (a.s.) kundër qafirëve të fisit Benu Nadir. Kur ata tradhtuan, duke e shkelur paktin me Profetin (a.s.), Allahu i nxori nga vendi i tyre, të cilin e donin dhe ishin të lidhur aq shumë: Këtu flitet për ngjarjen e Pusit tëMaunas. Kjo ndodhi në muajin sefertëvitit të katërt të Hixhrit. Shkurtimisht, kjongjarje zuri fill me vizitën e Ebu BeraAmër Ibn Malikut, që thirrej me nofkënMulaibul Esineh. Profeti (a.s.) e ftoi atë tëpranonte Islamin, por ai për momentinnuk pranoi, ndonëse nuk u duk ndonjërefuzim i fortë prej tij. Ai i tha Profetit(a.s.): “O i Dërguari i Allahut, do të ishtemë mirë sikur te populli i Nexhdit tëdërgoje shokët e tu, me qëllim që t’iftojnë ata në përqafimin e fesë tënde.Unë shpresoj që ata të përgjigjenpozitivisht.” Profeti (a.s.) ia ktheu: “Kamfrikë nga populli i Nexhdit, se mos u bëngjë atyre!” Por Ebu Berai i tha: “Dal unëdorëzanë për ta!” Atëherë, Profeti (a.s.)dërgoi te populli i Nexhdit (sipas versionittë Ibn Ishakut) dyzet burra, ndërsa nëSahih-un e Buhariut dhe të Muslimitthuhet se ishin shtatëdhjetë burra(sigurisht, ky variant i fundit është më isaktë). Profeti (a.s.) i dërgoi ata nënkomandën e El Mundhir Ibn Amrit, njënga bijtë e Benu Saides, i ashtuquajturi ElMu'nik li Jemute. Ata ishin nga më tëmirët e muslimanëve, për sa i përketditurisë, moralit dhe fisnikërisë. E kështunisën marshimin, derisa mbërritën te Pusii Maunas. Ky pus ndodhej ndërmjettrojeve të fisit Benu Amir dhe krastës sëBenu Sulejmit. Pasi u vendosën aty,delegacioni i dijetarëve dërgoi Haram IbnMelhanin, vëllain e Ummu Sulejmit, që t’iparaqiste mesazhin e Profetit (a.s.)armikut të Allahut, Amir Ibn Tufejlit. Ky ifundit as nuk denjoi të shikonte letrën edërguar nga Profeti (a.s.), madje urdhëroinjë nga të tijët për ta goditur lajmëtarinme shtizë pas shpine. Kur shtiza përshkoitej e tej trupin e lajmëtarit të Profetit(a.s.) dhe gjaku i tij vërshoi, lajmëtari iProfetit, plot kënaqësi, tha: “Fitova,pasha Zotin e Qabes!” Menjëherë paskësaj, armiku i Allahut u organizua shumëshpejt për të vrarë pjesën tjetër tëmuslimanëve. Ai thirri në ndihmë fisin eBenu Amirit, por ata nuk iu përgjigjënftesës së tij, për shkak të besës së dhënënga Ebu Berai, për të siguruarmuslimanët. Atëherë, Amir Ibn Tufejli iudrejtua për aleancë fisit Benu Sulejm, dheprej këtij fisi arriti të siguronte aleancën eUsejjes, Ri’alit dhe Dhekuanit. Këta ugrumbulluan dhe rrethuan shokët eProfetit (a.s.), të cilët luftuan si burrat,derisa u vra edhe i fundit i tyre. I vetmi qëshpëtoi, ishte Kab Ibn Zejd Ibn Nexhari. Aimundi të shpëtonte, duke u shtirë si ivrarë, i mbuluar nga plagët e rënda. Aijetoi pas kësaj ngjarjeje, derisa u vra nëbetejën e Hendekut. Ndërkohë, Amër IbnUmeje el Damri dhe Mundhir Ibn UkbeteIbn Amiri, të cilët ishin duke ruajturbagëtitë e muslimanëve, kur panë zogjtëqë vërtiteshin sipër vendit të betejës,brofën për te fushëbeteja. Kështu,Mundhir Ibn Muhamedi zbriti dhe luftoikundër idhujtarëve, derisa u vra bashkëme shokët e tjerë. Ndërsa Amër IbnUmeje el Damri ra rob në duart e tyre.Kur morën vesh se ai ishte prej Mudari,Amiri ia preu balluket dhe e liroi, përshkak të betimit të nënës së tij se do tëlironte një rob nga Mudari. Amër IbnUmeje mori rrugën e kthimit dhe, kurarriti në një vend të quajtur Karkaratu, nëhyrje të një lugine, u ul poshtë hijes sënjë peme. Atje kaluan dy burra prej fisitKilab dhe u ulën për të pushuar pranë tij.Kur ata i zuri gjumi, ai shkoi dhe i vrau nëbefasi, duke menduar se në këtë mënyrëpo merrte hak për shokët e vrarë. Por kjopërbënte shkelje, sepse ata kishin qenënën mbrojtjen që u jepte një marrëveshjepaqeje me Profetin (a.s.), edhe pse Amrinuk e dinte një gjë të tillë. Kur u kthye, aie lajmëroi Profetin (a.s.) për veprën e tij,ndërsa ai i tha: “Ke vrarë dy vetë, për tëcilët duhet të jap shpagim.” Ngjarja e mësipërme shënon edheshkakun e fillimit të betejës me BenuNadirët. Ishte Profeti (a.s.) i pari që u nisnë këtë luftë. Atje i mbajti të rrethuar atagjashtë net. Gjatë kësaj kohe, në Medinëla si mëkëmbës Ibn Ummu Mektumin. Kjondodhi në muajin rabiul euel. Ibn Hazmithotë që pikërisht në këtë periudhë undaluan edhe pijet alkoolike. Në fund,Benu Nadirët u dorëzuan, duke pranuargjykimin e Profetit (a.s.), i cili i lejoi ata qëtë largoheshin, por nuk i lejoi të merrninme vete më shumë sesa mbanin devetë etyre, përveç armëve. Kështu pra, ata udëbuan prej viseve të tyre, për shkak tëprishjes së paktit me Profetin (a.s.).Krerët e çifutëve, si Hujej Ibn Ahtabi dheSelam Ibn Ebu Ukajki, shkuan drejtHajberit, ndërsa disa të tjerë iu drejtuanShamit. Prej tyre pranuan Islamin veçsedy vetë, Jamin Ibn Amri dhe Ebu Sad IbnUehbi, pasuria e të cilëve u ruajt epaprekur. Pasurinë e fisit Benu Nadir,Profeti (a.s.) ua shpërndau kryesishtmuhaxhirëve të parë, sepse ajo plaçkënuk ishte fituar në betejë. Prej ensarëvenuk mori kush nga kjo pasuri, përveç EbuDuxhanes dhe Sehl Ibn Hunejfit, përshkak të gjendjes së tyre shumë të varfër.Në përshkrim të kësaj lufte zbriti edhesureja Hashër, sipas versionit më të saktëtë pranuar nga historianët dhe studiuesit.Muhamed Ibn Shihab el Zuhri pretendonse ndeshja me Benu Nadirët ndodhigjashtë muaj pas Luftës së Bedrit, por kyështë një gabim dhe keqkuptim nga ana etij. Është e sigurt dhe e padiskutueshmese beteja me Benu Nadirët ndodhi pasbetejës së Uhudit. Në fakt, beteja që uzhvillua gjashtë muaj pas Luftës së Bedrit,ishte beteja me fisin Benu Kajnuka.Beteja me Benu Kurejdhat ndodhi pasLuftës së Hendekut, ndërsa Beteja eHajberit ndodhi pas Hudejbies. Profeti(a.s.) zhvilloi kundër çifutëve katërluftëra. E para ishte lufta kundër BenuKajnuka, që ndodhi gjashtë muaj pasbetejës së Bedrit. E dyta ishte beteja meBenu Nadirët, që ndodhi pas Luftës sëUhudit. E treta ishte beteja kundër BenuKurejdhave, që ndodhi pas Luftës sëHendekut, ndërsa beteja e katërt ishteajo Hajberit, e cila ndodhi pas Hudejbies.[Shih “Zadul Mead”, v. 3.]

59:2Page 545

هُوَ ٱلَّذِيٓ أَخۡرَجَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ مِنۡ أَهۡلِ ٱلۡكِتَٰبِ مِن دِيَٰرِهِمۡ لِأَوَّلِ ٱلۡحَشۡرِۚ مَا ظَنَنتُمۡ أَن يَخۡرُجُواْۖ وَظَنُّوٓاْ أَنَّهُم مَّانِعَتُهُمۡ حُصُونُهُم مِّنَ ٱللَّهِ فَأَتَىٰهُمُ ٱللَّهُ مِنۡ حَيۡثُ لَمۡ يَحۡتَسِبُواْۖ وَقَذَفَ فِي قُلُوبِهِمُ ٱلرُّعۡبَۚ يُخۡرِبُونَ بُيُوتَهُم بِأَيۡدِيهِمۡ وَأَيۡدِي ٱلۡمُؤۡمِنِينَ فَٱعۡتَبِرُواْ يَٰٓأُوْلِي ٱلۡأَبۡصَٰرِ ٢

It is He who expelled the ones who disbelieved among the People of the Scripture1 from their homes at the first gathering.2 You did not think they would leave, and they thought that their fortresses would protect them from Allāh; but [the decree of] Allāh came upon them from where they had not expected, and He cast terror into their hearts [so] they destroyed their houses by their [own] hands and the hands of the believers. So take warning, O people of vision.

Është Ai që i nxori prej shtëpive të tyre ata ithtarë të Librit që nuk besuan, në kohën e dëbimit të parë. -Ky ishte i pari dëbim, që Allahu e kishte shkruar të kryhej nga duart e Profetit të Tij, Muhamedit (a.s.). Ajeti tregon se për ta do të kishte edhe dëbime të tjera më pas. Dhe, vërtet, ashtu ndodhi, kur Profeti (a.s.) i dëboi ata edhe nga Hajberi, dëbim të cilin e përmbylli Umer Ibn Hatabi – Allahu qoftë i kënaqur me të! - i cili përzuri edhe pjesën e mbetur më vonë.Ju nuk menduat se ata do të dilnin,... –Ju, muslimanë, nuk mendonit se ata do të dilnin nga fortesat e tyre, ku mbroheshin dhe ndiheshin krenarë....ndërsa ata menduan se fortifikatat e tyre do t’i mbronin prej ndëshkimit të Allahut. -Të mashtruar dhe të vetëkënaqur nga fortifikatat e tyre, ata menduan se nuk do të mposhteshin kurrë dhe askush nuk do të kishte fuqi që t’i përballonte. Por kaderi i Allahut të Lartësuar qëndron mbi të gjitha këto. Para Tij nuk mund të qëndrojë asnjë kështjellë në këmbë. Përpara Tij nuk sjell dobi fuqia dhe aftësia mbrojtëse. I Lartësuari thotë:Por dënimi i Allahut u erdhi andej nga nuk e prisnin. Ai hodhi frikë në zemrat e tyre. -Atyre u erdhi ndëshkimi nga një portë që nuk e mendonin. Kjo portë ishte “el rru’bu”- frika e madhe, paniku që pushton zemrën, i cili është ushtari më i madh i Zotit, para të cilit nuk bën dobi asnjë përgatitje, asnjë fuqi dhe ashpërsi. Ata menduan se i vetmi drejtim nga i cili mund të sulmoheshin dhe të mposhteshin ishin portat e fortesave të tyre, të cilat ata i mendonin se ishin të pathyeshme. Qetësia e shpirtit të tyre ishte e lidhur ngushtë me muret e fortesave. Por dihet se kush i mbështetet çdo gjëje tjetër veç Allahut, ka për t’u befasuar dhe dëshpëruar me dështimin e tij. Edhe ata u befasuan nga kjo ndjenjë, që zbriti nga qielli dhe pushtoi tërësisht zemrat e tyre. Zemra është kalaja e durimit dhe e qëndrueshmërisë, por nëse pushtohet nga frika dhe nuk lidhet me Krijuesin e saj, ajo dobësohet dhe bie. Kështu, Allahu i Lartësuar e largoi durimin dhe kurajën e zemrave të tyre, duke ua zëvendësuar me dobësi dhe tmerr. Ky ishte armiku kryesor, që ata nuk e kishin llogaritur, prandaj u bënë vetë ata shkatërruesit e shtëpive të tyre, siç thotë Allahu i Lartësuar:Ai i bëri që t’i prishnin shtëpitë e veta me duart e tyre, si edhe me duart e besimtarëve. -Profeti (a.s.) u lejoi që të merrnin me vete aq pasuri sa mbanin devetë e tyre, por ata filluan që të shkulnin pragjet, dyert dhe shumë zbukurime që ju pëlqenin, për t’i marrë me vete. Kështu, me duart e tyre, ata shkatërruan shtëpitë dhe vendbanimet e veta. Me tradhtinë ndaj Profetit (a.s.), ata hodhën hapin e parë të shkatërrimit të vetes, duke vazhduar të shkatërronin edhe vendbanimet me duart e tyre.Prandaj mësoni nga kjo, o ju që mendoni! -O ju që i kuptoni drejt mesazhet dhe urtësitë e Zotit! O ju që keni logjikë të shëndoshë! Në këtë ngjarje ka mësime të shumta, nëpërmjet të cilave kuptohet urtësia e Allahut dhe veprimet e Tij madhështore në ndëshkimin e armiqve të të vërtetës dhe pasuesve të epsheve. Atyre nuk u bëri dobi krenaria apo fuqia ushtarake e mbrojtëse që kishin. Ata nuk mundën t’i shpëtonin fortifikatat e tyre prej urdhrit të Zotit. Atyre u erdhi ndëshkimi vetëm si pasojë e gjynaheve të bëra. Dihet se, gjatë leximit të Kur'anit, në konsideratë merret kuptimi gjithëpërfshirës i tekstit dhe jo shkaku specifik pse ai është sjellë. Në këtë mënyrë, këto ajete na nxisin që të nxjerrim mësime dhe të gjykojmë me drejtësi për raste të ngjashme. Ne duhet të meditojmë rreth urtësive dhe ligjeve që përmbajnë këto ajete. Duke medituar rreth tyre, mendja jonë ndriçohet e urtësohet, kurse imani ynë shtohet. Kështu, ne arrijmë të shohim qartë dhe të kuptojmë mirë çdo urtësi të sjellë nga Allahu i Lartësuar dhe të gjykojmë drejt në çdo rast të ngjashëm. Më pas, Allahu i Lartësuar tregon se këta jehudë nuk e morën të gjithë ndëshkimin që meritonin, sepse Ai u bëri një lehtësim:

59:3Page 545

وَلَوۡلَآ أَن كَتَبَ ٱللَّهُ عَلَيۡهِمُ ٱلۡجَلَآءَ لَعَذَّبَهُمۡ فِي ٱلدُّنۡيَاۖ وَلَهُمۡ فِي ٱلۡأٓخِرَةِ عَذَابُ ٱلنَّارِ ٣

And if not that Allāh had decreed for them evacuation, He would have punished them in [this] world, and for them in the Hereafter is the punishment of the Fire.

Sikur Allahu të mos kishte caktuar për ta shpërnguljen, do t’i ndëshkonte që në këtë jetë, ndërsa në Jetën Tjetër ata i pret dënimi i Zjarrit. -Sikur Allahu i Lartësuar të mos kishte përcaktuar dëbimin e tyre, ata do të kishin tjetër përfundim: ata do të ndëshkoheshin ashpër që në këtë dynja. Megjithatë, edhe pse nuk u goditën nga ndëshkimi që në dynja, në ahiret i pret vuajtja në zjarrin e madh të Xhehenemit, të cilën mund ta përshkruajë veç Allahu i Lartësuar.

59:4Page 546

ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمۡ شَآقُّواْ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥۖ وَمَن يُشَآقِّ ٱللَّهَ فَإِنَّ ٱللَّهَ شَدِيدُ ٱلۡعِقَابِ ٤

That is because they opposed Allāh and His Messenger. And whoever opposes Allāh - then indeed, Allāh is severe in penalty.

Këtë, për shkak se ata iu kundërvunë Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Kushdo që i kundërvihet Allahut, le të jetë i sigurt se Allahu e ka ndëshkimin të ashpër. -Të mos u shkojë kurrë ndër mend mjeranëve se ndëshkimi i tyre për refuzimin e Profetit, madje për tentativën e vrasjes së tij, përfundoi me dëbimin nga shtëpitë. Le ta dinë se dënimi që ka përgatitur Allahu për refuzuesit e Profetit dhe të Shpalljes së Tij, të cilët nuk janë penduar, është shumë më i madh dhe më i dhembshëm. E si mund të shpëtojnë nga dënimi në dynja dhe ahiret ata që kundërshtojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij, shprehin armiqësi kundër tyre dhe luftojnë për të penguar besimin e drejtë?! Ky është ligji i pandryshueshëm i Zotit në lidhje me ata që kundërshtojnë palën e Tij.

59:5Page 546

مَا قَطَعۡتُم مِّن لِّينَةٍ أَوۡ تَرَكۡتُمُوهَا قَآئِمَةً عَلَىٰٓ أُصُولِهَا فَبِإِذۡنِ ٱللَّهِ وَلِيُخۡزِيَ ٱلۡفَٰسِقِينَ ٥

Whatever you have cut down of [their] palm trees or left standing on their trunks - it was by permission of Allāh and so He would disgrace the defiantly disobedient.

Çdo palmë(të armikut) që e keni prerë apo e keni lënë në këmbë, e keni bërë veçse me lejen e Allahut,... -Gjatë kohës së rrethimit, si pjesë e strategjisë për t’i bindur që të dorëzoheshin, Profeti (a.s.) dogji disa nga hurmat dhe pemët e tyre. Nisur nga ky veprim, ata i akuzuan muslimanët për shkatërrim në tokë. Por Allahu i Lartësuar na tregon se qoftë shkatërrimi i hurmave dhe i të mbjellave, qoftë mosprekja e tyre, të gjitha kryheshin me lejen dhe urdhrin e Allahut të Lartësuar, për urtësi të shumta. Ndër këto urtësi është ajo që thotë Allahu i Lartësuar më pas:...për t’i poshtëruar e mposhtur të pabindurit. -Domethënë, duke ju dhënë mundësinë që të shkatërroni hurmat dhe të mbjellat e tyre, Allahu i Lartësuar bëri që ata të ndienin dhimbjen, poshtërimin dhe përçmimin që në këtë dynja. Kjo strategji bëri që ata të kuptonin paaftësinë e plotë të tyre për të mbrojtur atë çka zotëronin, që ishte baza e fuqisë së tyre. Kjo ishte gjendja e fisit Benu Nadir dhe ndëshkimi që Allahu i Lartësuar u dha që në dynja. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë:

59:6Page 546

وَمَآ أَفَآءَ ٱللَّهُ عَلَىٰ رَسُولِهِۦ مِنۡهُمۡ فَمَآ أَوۡجَفۡتُمۡ عَلَيۡهِ مِنۡ خَيۡلٖ وَلَا رِكَابٖ وَلَٰكِنَّ ٱللَّهَ يُسَلِّطُ رُسُلَهُۥ عَلَىٰ مَن يَشَآءُۚ وَٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٞ ٦

And what Allāh restored [of property] to His Messenger from them - you did not spur for it [in an expedition] any horses or camels,1 but Allāh gives His messengers power over whom He wills, and Allāh is over all things competent.

Për atë që Allahu i dhuroi të Dërguarit të Tij si plaçkë(të fituar) prej tyre, ju nuk u hipët as kuajve e as deveve(për ta fituar)... –Për pasurinë e Benu Nadirëve, që Allahu i Madhëruar ia mundësoi Profetit të Tij, ju, o muslimanë, nuk luftuat dhe nuk u munduat për ta fituar. Ju nuk u hipët kuajve dhe as luftuat me shpatat tuaja për ta arritur atë, pasi ishte Allahu i Lartësuar Ai i Cili futi frikën në zemrat e tyre, duke e lëshuar kështu ndër këmbët e Profetit të Tij të gjithë pasurinë që ata lanë, lehtësisht dhe pa luftë.Është Allahu Ai që i bën të dërguarit e Vet triumfues kundër kujt të dojë. Allahu është i Plotfuqishëm për gjithçka. -Allahu i Lartësuar është i Plotfuqishëm dhe asgjë nuk është e pamundur për Të. Të gjithë të tjerët, që mbahen për të fortë, janë fare të dobët dhe të përulur para Tij. “El fej’u”, në terminologjinë juridike, quhet çdo lloj pasurie e qafirëve e marrë me të drejtë dhe pa luftë. Nga ana gjuhësore, “el fej’u” do të thotë “plaçkë e kthyer”. E tillë ishte edhe pasuria që braktisën jehudët nga frika e muslimanëve. Ajo u hoq nga duart e qafirëve, të cilët nuk e meritonin, dhe iu kthye muslimanëve, të cilët ishin më të denjë për të. Ky gjykim është gjithëpërfshirës dhe i vlefshëm për të gjitha kohërat.

59:7Page 546

مَّآ أَفَآءَ ٱللَّهُ عَلَىٰ رَسُولِهِۦ مِنۡ أَهۡلِ ٱلۡقُرَىٰ فَلِلَّهِ وَلِلرَّسُولِ وَلِذِي ٱلۡقُرۡبَىٰ وَٱلۡيَتَٰمَىٰ وَٱلۡمَسَٰكِينِ وَٱبۡنِ ٱلسَّبِيلِ كَيۡ لَا يَكُونَ دُولَةَۢ بَيۡنَ ٱلۡأَغۡنِيَآءِ مِنكُمۡۚ وَمَآ ءَاتَىٰكُمُ ٱلرَّسُولُ فَخُذُوهُ وَمَا نَهَىٰكُمۡ عَنۡهُ فَٱنتَهُواْۚ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَۖ إِنَّ ٱللَّهَ شَدِيدُ ٱلۡعِقَابِ ٧

And what Allāh restored to His Messenger from the people of the towns - it is for Allāh and for the Messenger and for [his] near relatives1 and orphans and the needy and the [stranded] traveler2 - so that it will not be a perpetual distribution among the rich from among you. And whatever the Messenger has given you - take; and what he has forbidden you - refrain from. And fear Allāh; indeed, Allāh is severe in penalty.

Çfarëdo pasurie që Allahu ia dhuroi pa luftë të Dërguarit të Tij si plaçkë nga jobesimtarët, i takon Allahut, të Dërguarit, farefisit të tij, jetimëve, të varfërve e udhëtarëve të mbetur në rrugë,... -Ky gjykim është i njëjtë si për kohën kur ishte Profeti (a.s.), po ashtu edhe për kohërat pas tij, për ata që udhëheqin umetin. Në suren Enfal është një ajet i ngjashëm me këtë, që thotë: “Ta dini se nga e tërë plaçka e luftës që mund të fitoni, një e pesta u takon Allahut, të Dërguarit e farefisit të afërm të tij, jetimëve, të varfërve dhe udhëtarëve, nëse besoni në Allahun dhe në atë që Ne ia kemi shpallur robit Tonë Ditën e Ndasisë (mes besimit dhe mosbesimit), ditën kur u ndeshën dy ushtritë. Allahu është i Plotpushtetshëm për gjithçka.” [El enfal 41] Kështu, el fej’u ndahet në pesë pjesë:- 1/5 i takon Allahut dhe të Dërguarit të Tij, pasuri kjo e cila shpenzohet për dobi të përgjithshme dhe për shërbimet e muslimanëve.- 1/5 shkon për farefisin e Profetit (a.s.), të cilët janë Benu Hashimët dhe Benu Mutalibët. Kjo pasuri shpërndahet në mënyrë të barabartë mes meshkujve dhe femrave të këtyre fiseve. Benu Mutalibët duhen trajtuar ashtu si Benu Hashimët, për sa i përket meritës së përfitimit nga “el fej’u”dhe plaçka e luftës, ndryshe nga Benu Abdu-Menafët, të cilët nuk përfshihen në një të pestën. Ky ndryshim u bë për shkak se në kohën kur Kurejshët bojkotuan tërësisht Benu Hashimët për tri vite rresht, fisi Benu Mutalib u bashkua me Benu Hashimët, ndryshe nga të tjerët. Vetë Profeti (a.s.) ka thënë në lidhje me Benu Mutalibët: “Ata nuk më braktisën mua as në kohën e injorancës paraislamike, as në Islam!”- 1/5 u shpërndahet të varfërve dhe jetimëve. Jetim konsiderohet ai që ka humbur babain dhe që nuk ka arritur moshën e pjekurisë.- 1/5 u jepet nevojtarëve, të cilët punojnë, por nuk nxjerrin aq sa u mjafton.- 1/5 u takon udhëtarëve të cilët kanë mbetur në mes të rrugës, larg vendit të tyre, pa pasuri dhe pa mundësi për t’u kthyer. Allahu i Lartësuar e përcaktoi një ndarje të tillë, me qëllim që:...që ajo të mos mbetet vetëm ndërmjet pasanikëve tuaj. -Që pasuritë të mos bëhen pronë vetëm e pasanikëve. Nëse Allahu, me urtësinë dhe mëshirën e Tij, nuk do të vendoste këtë rregull, atëherë pasuritë do të vërtiteshin vetëm në duart e pasanikëve të fuqishëm, ndërsa të dobëtit nuk do të merrnin kurrë ndonjë gjë. Një padrejtësi e tillë në shpërndarjen e pasurive do të ishte një shkatërrim, që veç Allahu e di. Zbatimi i urdhrave hyjnorë sjell mirësi dhe begati të panumërta, prandaj Allahu thotë më pas:Çfarë t’ju japë Profeti, merreni, e çfarë t’ju ndalojë, largojuni prej saj dhe kijeni frikë Allahun! –Ky urdhër përfshin themelet e fesë dhe degëzimet e saj, anën e dukshme dhe anën e fshehur të dispozitave të Allahut të Lartësuar. Me fjalë të tjera, çdo gjë që ka urdhëruar e bërë ligj Profeti (a.s.) është e detyrueshme për robërit që ta pranojnë dhe zbatojnë atë me pëpikmëri. Kundërshtimi i tij është kategorikisht i ndaluar. Fjala e Profetit (a.s.) dhe ligjvënia e tij konsiderohen njëlloj si fjala dhe ligjvënia e Allahut, sepse Profeti (a.s.) nuk ka folur dhe vendosur kurrë nga vetja e tij. Gjithçka që ai ka folur dhe vendosur ka ardhur si Shpallje nga Allahu i Madhëruar. Askujt nuk i lejohet dhe nuk i justifikohet shpërfillja ose braktisja e udhëzimeve të Profetit (a.s.). Nuk lejohet, gjithashtu, t’i jepet përparësi fjalës së asnjë njeriu, kushdo qoftë ai, ndaj fjalës së Profetit (a.s.). Pastaj Allahu i Lartësuar urdhëron për takuandaj Tij, nëpërmjet të cilës rregullohen dhe persosen zemrat e njerëzve, arrihet lumturia në dynja dhe ahiret. Kush ka arritur devotshmërinë ndaj Zotit, ka bërë të vetën lumturinë e përjetshme dhe fitoren më të madhe. Ndërsa ai që cenon ose shpërfill devotshmërinë ndaj Allahut, është duke ecur drejt dëshpërimit të përjetshëm dhe ndëshkimit të pafundëm. I Lartësuari thotë:Me të vërtetë, Allahu është Ndëshkues i ashpër. -Allahu është ndëshkues i ashpër për ata që nuk kujdesen për takua-n, por rendin pas dëshirave të shfrenuara.

59:8Page 546

لِلۡفُقَرَآءِ ٱلۡمُهَٰجِرِينَ ٱلَّذِينَ أُخۡرِجُواْ مِن دِيَٰرِهِمۡ وَأَمۡوَٰلِهِمۡ يَبۡتَغُونَ فَضۡلٗا مِّنَ ٱللَّهِ وَرِضۡوَٰنٗا وَيَنصُرُونَ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥٓۚ أُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلصَّٰدِقُونَ ٨

For the poor emigrants who were expelled from their homes and their properties, seeking bounty from Allāh and [His] approval and supporting [the cause of] Allāh and His Messenger, [there is also a share]. Those are the truthful.

Në vijim, Allahu i Lartësuar na tregon arsyen pse u përcaktoi kategorive të mësipërme pjesë nga el fej’u:Ajo u takon muhaxhirëve të varfër, të cilët u dëbuan prej shtëpive dhe pasurisë së tyre, për shkak se kërkonin mirësinë e kënaqësinë e Allahut dhe që të ndihmonin Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Pikërisht këta janë të drejtët! -Muhaxhirët ishin ata të cilët braktisën çdo gjë të dashur në atdheun e tyre. Ata u ndanë nga të afërmit e tyre dhe lanë çdo pasuri që zotëronin, për hir të Allahut dhe në ndihmë të fesë së Tij. Motivi i këtij emigrimi ishin dashuria për Allahun dhe Profetin dhe bindja ndaj tyre. Pikërisht këta janë njerëzit që kanë besim të vërtetë, të cilët kryejnë vepra sipas këtij besimi. Muhaxhirët e vërtetuan imanin që kishin në zemër me vepra të mira dhe të sinqerta dhe me adhurime të vështira, ndryshe nga ata që, edhe pse shtireshin sikur besonin, nuk e vërtetonin atë nëpërmjet xhihadit, hixhretit dhe adhurime të tjera.

59:9Page 546

وَٱلَّذِينَ تَبَوَّءُو ٱلدَّارَ وَٱلۡإِيمَٰنَ مِن قَبۡلِهِمۡ يُحِبُّونَ مَنۡ هَاجَرَ إِلَيۡهِمۡ وَلَا يَجِدُونَ فِي صُدُورِهِمۡ حَاجَةٗ مِّمَّآ أُوتُواْ وَيُؤۡثِرُونَ عَلَىٰٓ أَنفُسِهِمۡ وَلَوۡ كَانَ بِهِمۡ خَصَاصَةٞۚ وَمَن يُوقَ شُحَّ نَفۡسِهِۦ فَأُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡمُفۡلِحُونَ ٩

And [also for] those who were settled in the Home [i.e.,al-Madīnah] and [adopted] the faith before them.1 They love those who emigrated to them and find not any want in their breasts of what they [i.e., the emigrants] were given but give [them] preference over themselves, even though they are in privation. And whoever is protected from the stinginess of his soul - it is those who will be the successful.

Edhe atyre që përgatitën vendin dhe besimin para tyre... -Këta ishin ensarët, fiset Eus dhe Hazrexh në Medinë, të cilët e besuan Allahun dhe Profetin e Tij me bindje të plotë, me dashuri dhe zgjedhje të lirë. Ata e strehuan Profetin (a.s.) dhe i siguruan mbrojtje kundër çdo të kuqi e të ziu. Ata përgatitën vendin e hixhretit dhe djepin e imanit, ku do të mbërrinin dhe strehoheshin besimtarët nga Meka. Ai do të bëhej atdheu i çdo muhaxhiri dhe vendstrehimi i çdo muslimani, kur të gjitha të tjerat ishin vende armike, idhujtarie dhe ligësie. Kështu, muhaxhirët u mbështetën dhe u vëllazëruan me ensarët, ndihmuesit e fesë së Allahut në Medinë, derisa Islami u fuqizua dhe u përhap gjerësisht, duke çliruar zemrat e njerëzve me diturinë, imanin dhe Kur'anin dhe duke çliruar popujt me forcën e tij nga çdo tiran arrogant e idhujtar. Ndër cilësitë më të spikatura dhe përshkrimet më të bukura që Allahu i Lartësuar u ka bërë ensarëve të Medinës është:...i duan ata që emigruan tek ata... -Për shkak të dashurisë së tyre të plotë për Allahun dhe Profetin e Tij, ata deshën edhe të dashurit e Allahut dhe të Profetit, deshën ata që ndihmuan fenë e Tij....nuk ndiejnë në gjoks smirë për çfarë u jepet atyre. -Ata nuk i kishin smirë muhaxhirët për mirësitë që Zoti iu fali në mënyrë të posaçme. Zemrat e tyre ishin të shëndetshme dhe të pastra nga sëmundjet e smirës, urrejtjes, përçmimit etj. Kjo tregon se muhaxhirët ishin në gradë më të lartë se ensarët, sepse Allahu i Lartësuar i përmend ata të parët dhe na bëri të ditur se ensarët nuk ndiheshin keq për mirësitë me të cilat Ai i dalloi muhaxhirët. Allahu i Lartësuar u dhuroi muhaxhirëve veçori të shumta, të cilat nuk ua dha ensarëve dhe askujt tjetër. Arsyeja ishte se ata bënë dy vepra madhështore: ata ndihmuan fenë e Allahut dhe bënë hixhret për hir të Tij.Madje ata u japin përparësi atyre para vetvetes, edhe sikur të kenë vetë nevojë të domosdoshme. –Një cilësi tjetër e ensarëve, që i ngriti mbi të tjerët, ishte altruizmi i tyre, grada më e lartë e bamirësisë dhe bujarisë. Kjo cilësi shfaqet duke u dhënë të tjerëve pasurinë tënde më të çmuar dhe gjërat më të dashura, madje edhe duke privuar veten nga nevojat e domosdoshme, vetëm për një qëllim të lartë: “Dashuria për hir të Allahut”. Sigurisht, këtë cilësi e kanë vetëm ata që janë të pajisur me moral të lartë dhe motivohen nga një qëllim i madh. Dashuria për Allahun e Lartësuar në zemrat e ensarëve ishte më parësore kundrejt dëshirave të nefsit të tyre. Për këtë dëshmon edhe historia e ensarit, për shkak të të cilit u shpallën këto ajete. Ai, për të nderuar mikun e tij, sakrifikoi ushqimin e familjes dhe fëmijëve të tij. Kështu, në përfundim, ata fjetën të gjithë të uritur, veç për të kënaqur mysafirin e tyre.” Altruizmi është e kundërta e koprracisë dhe egoizmit. Allahu i Lartësuar thotë më pas:Kush u ruajt prej koprracisë së vetes, ata janë të fituarit! -Të ruhesh nga koprracia e vetes do të thotë të ruhesh nga koprracia ndaj zbatimit të detyrimeve. Kështu, ai që e ruan veten nga koprracia, ai bindet ndaj urdhrave të Allahut dhe Profetit, madje i zbaton ato me bindje e nënshtrim, me gjoks të zgjeruar dhe të mbushur me kënaqësi. Gjithashtu, ai bindet për lënien e çdo gjëje të ndaluar nga Allahu i Lartësuar, edhe nëse ajo gjë është e dashur për nefsin e tij. Me një shpirt të tillë të edukuar dhe të nënshtruar, arrihet suksesi dhe mirësia dhe largohet dështimi dhe ligësia. Ndryshe ndodh me ata që nuk e kanë shtypur koprracinë e vetes. Këta janë sprovuar me lakmi e pangopësi, nga buron çdo e keqe. Në këto ajete, Allahu i Madhëruar përshkruan gradën e sahabëve të nderuar, udhëheqësve dhe bartësve të parë të kësaj feje, të cilët u stolisën me virtyte të larta, të cilat i bënë të pakapshëm nga brezat pasardhës. Ata, gjithashtu, u lartësuan mbi të gjithë shokët e profetëve të parë. Ata u bënë besimtarët më të dalluar, krerët e të gjithë muslimanëve dhe imamët e të devotshmëve. Mjafton si nderim për ata që erdhën pas tyre që të ishin ndjekës të rrugës së sahabëve. Allahu i Lartësuar thotë për brezin që erdhi pas sahabëve, i cili ndoqi të njëjtin udhëzim dhe u stolis me të njëjtat virtyte:

59:10Page 547

وَٱلَّذِينَ جَآءُو مِنۢ بَعۡدِهِمۡ يَقُولُونَ رَبَّنَا ٱغۡفِرۡ لَنَا وَلِإِخۡوَٰنِنَا ٱلَّذِينَ سَبَقُونَا بِٱلۡإِيمَٰنِ وَلَا تَجۡعَلۡ فِي قُلُوبِنَا غِلّٗا لِّلَّذِينَ ءَامَنُواْ رَبَّنَآ إِنَّكَ رَءُوفٞ رَّحِيمٌ ١٠

And [there is a share for] those who come after them, saying, "Our Lord, forgive us and our brothers who preceded us in faith and put not in our hearts [any] resentment toward those who have believed. Our Lord, indeed You are Kind and Merciful."

Edhe atyre që kanë ardhur më pas e thonë... -Brezi që erdhi pas muhaxhirëve dhe ensarëve, duke këshilluar vetveten dhe të gjithë besimtarët, luteshin e thoshin:Zoti ynë, falna ne dhe vëllezërit tanë, që u pajisën me besim para nesh, dhe mos lejo në zemrat tona urrejtje ndaj atyre që besojnë! -Kjo është një dua e të gjithë besimtarëvë, qofshin nga të parët, qofshin nga të mëvonshmit. Një nga dobitë më të mëdha të imanit është që besimtarët luten për njëri-tjetrin, për shkak të lidhjes së fortë të imanit mes tyre. Ata janë vëllezër në fe dhe kanë detyrime ndaj njëri-tjetrit. Ndër detyrimet më kryesore të kësaj vëllazërie është dashuria dhe lutja për njëri-tjetrin. Allahu i Lartësuar përmend lutjen për pastrimin e zemrës nga urrejtja, pasi në zemrën e besimtarëve nuk duhet të ketë asnjë thërrmijë urrejtjeje për vëllezërit e tyre besimtarë. Duke u lutur për pastrimin e zemrës nga urrejtja për besimtarët, sado e vogël qoftë ajo, ata njëkohësisht janë lutur që zemrat e tyre të mbushen me dashuri, miqësi, dhe mirësi kundrejt vëllezërve të tyre muslimanë. Në këtë mënyrë, ata gjithmonë do të dëshirojnë të mirën dhe do të këshillojnë njëri-tjetrin për punë të mira dhe durim. Kështu do të përpiqen të përmbushin të gjitha detyrimet vëllazërore të ndërsjellta. Allahu i Lartësuar e përshkroi brezin pas sahabëve (tabi’in-ët) si pasues të të njëjtit iman me sahabët, pasi ata luteshin: “O Zoti ynë, na fal neve dhe vëllezërit tanë që na prinë në iman!” Me fjalë të tjera, ky brez që erdhi pas sahabëve ishin pasues të denjë dhe rigoroz të fesë së sahabëve, në themelin dhe degëzimet e saj. Këta janë ata të cilët quhen “Ehlu Suneh uel Xhema’a”– “Pasues të Sunetit dhe xhematit të muslimanëve”, sepse ata i plotësonin më së miri cilësitë e përmendura në ajet. Allahu i Madhëruar tregon se ata luteshin për falje gjynahesh për veten e tyre dhe për besimtarët. Ata e pranonin se ishin gabimtarë ndaj Allahut të Lartësuar, por kërkonin falje si për veten, edhe për vëllezërit e tyre. Ata përpiqeshin shumë që të pastronin zemrat e tyre nga çdo lloj sëmundjeje dhe urrejtjeje për vëllezërit muslimanë dhe kultivonin në zemra veçse dashurinë për njëri-tjetrin, për hir të besimit. Ata zbatonin porosinë e Profetit (a.s.), që thoshte: “Nuk beson askush prej jush, derisa të dojë për vëllain e vet atë që do për veten e tij!”. Ata gjithmonë këshillonin njëri-tjetrin dhe i dëshironin të mirën vëllait, qoftë kur ishte i pranishëm, qoftë kur mungonte, qoftë kur ishte i gjallë, qoftë kur ishte i vdekur. Nga ajeti mësojmë se këto që u përmendën janë disa nga detyrimet e muslimanëve ndaj njëri-tjetrit.Zoti ynë, Ti je i Butë e Mëshirëplotë! -Lutja e tyre mbyllet me dy emra të mrekullueshëm të Allahut të Lartësuar, që tregojnë mëshirën e plotë të Allahut të Madhëruar, butësinë e Tij të papërshkrueshme për besimtarët dhe bamirësinë e Tij të madhe ndaj tyre. Ndër mirësitë më të mëdha, madje më e madhja, ishte pajisja e tyre me iman dhe me forcën e mjaftueshme për të punuar sipas tij. Ai u dha sukses atyre për të plotësuar si të drejtat e Allahut të Lartësuar, ashtu edhe përgjegjësitë kundrejt robërve të Tij, dhe në mënyrë të veçantë kundrejt besimtarëve. Këto tri grupe, pra, muhaxhirët, ensarët dhe brezi pas tyre ishin ata që meritonin të merrnin pjesë prej el fej’u-t, që shpenzohet në dobi të Islamit dhe muslimanëve. Këta ishin njerëzit më të zgjedhur. Zoti na bëftë prej tyre, me mirësinë dhe bujarinë e Tij!

59:11Page 547

۞ أَلَمۡ تَرَ إِلَى ٱلَّذِينَ نَافَقُواْ يَقُولُونَ لِإِخۡوَٰنِهِمُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ مِنۡ أَهۡلِ ٱلۡكِتَٰبِ لَئِنۡ أُخۡرِجۡتُمۡ لَنَخۡرُجَنَّ مَعَكُمۡ وَلَا نُطِيعُ فِيكُمۡ أَحَدًا أَبَدٗا وَإِن قُوتِلۡتُمۡ لَنَنصُرَنَّكُمۡ وَٱللَّهُ يَشۡهَدُ إِنَّهُمۡ لَكَٰذِبُونَ ١١

Have you not considered those who practice hypocrisy, saying to their brothers [i.e., associates] who have disbelieved among the People of the Scripture, "If you are expelled, we will surely leave with you, and we will not obey, in regard to you, anyone - ever; and if you are fought, we will surely aid you." But Allāh testifies that they are liars.

A i ke parë ata dyfytyrësha, se si u thanë vëllezërve të vet nga ithtarët e Librit, që nuk besonin: -Në vijim, Allahu i Lartësuar na tregon për gjendjen e çuditshme të munafikëve, të cilët u jepnin kurajo ithtarëve të Librit, vëllezërve të tyre në kufër. Ata u jepnin besën se do t’i ndihmonin në luftën kundër muslimanëve, duke u thënë:“Nëse ju dëboheni, edhe ne do të dalim me ju dhe nuk do t’i bindemi askujt kundër jush.” -Ne nuk kemi për t’iu bindur askujt që na pengon nga aleanca me ju! Ne nuk na ndal asgjë në rrugën tonë për të qenë krahu juaj! Ne nuk i frikësohemi asnjë rreziku, madje:Nëse luftoheni prej dikujt, të jeni të sigurt se ne do t’ju ndihmojmë.” Por Allahu dëshmon se ata janë gënjeshtarë.” -Por Allahu i Lartësuar dëshmon se këto premtime ishin të gënjeshtërta, duke mashtruar kështu vëllezërit e tyre në kufër. Sidoqoftë, pabesia nuk është ndonjë gjë e madhe, kur bëhet fjalë për ata zullumqarë. Pabesia është cilësia e tyre dalluese, ndërsa mburrja dhe arroganca janë bashkëshoqëruese të tyre. E vërteta është se ata janë frikacakë të përhershëm. Allahu i Lartësuar njoftoi për pabesinë e tyre para se ajo të ndodhte, dhe gjithçka ndodhi ashtu sikurse Ai e përshkroi:

59:12Page 547

لَئِنۡ أُخۡرِجُواْ لَا يَخۡرُجُونَ مَعَهُمۡ وَلَئِن قُوتِلُواْ لَا يَنصُرُونَهُمۡ وَلَئِن نَّصَرُوهُمۡ لَيُوَلُّنَّ ٱلۡأَدۡبَٰرَ ثُمَّ لَا يُنصَرُونَ ١٢

If they are expelled, they will not leave with them, and if they are fought, they will not aid them. And [even] if they should aid them, they will surely turn their backs; then [thereafter] they will not be aided.

Nëse ata do të dëbohen, këta nuk do të dalin së bashku me ta; edhe sikur ata të luftohen, këta nuk do t’i ndihmojnë. -Nëse jehudët do të dëbohen nga vendbanimet e tyre, munafikët nuk kanë për t’i ndjekur pas, ashtu sikurse iu betuan me mendjemadhësi. Ata nuk do të dalin as të luftojnë për aleatët e tyre, sepse dashuria që kanë për pasurinë dhe tokën e tyre është më e madhe se premtimet boshe, të lëshuara nga arroganca. Ata i mbizotëron nga frika, prandaj do të jenë të dështuar. Në fakt, munafikët i tradhtuan vëllezërit e tyre në kufër në momentet më të vështira, kur kishin nevojë për ta.Por edhe sikur t’i ndihmojnë, shpejt do të kthejnë shpinën e kështu, miqtë e tyre do të mbeten pa ndihmë. -Edhe sikur të mendohej që munafikët të dilnin në luftë së bashku me aleatët e tyre, shumë shpejt ata do të dezertonin nga beteja dhe kurrë nuk do të fitonin. Allahu i Lartësuar kurrë nuk do t’ua jepte fitoren atyre frikacakëve. Shkakun për këtë përfundim e sqaron Allahu i Lartësuar kur thotë:

59:13Page 547

لَأَنتُمۡ أَشَدُّ رَهۡبَةٗ فِي صُدُورِهِم مِّنَ ٱللَّهِۚ ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمۡ قَوۡمٞ لَّا يَفۡقَهُونَ ١٣

You [believers] are more fearful within their breasts than Allāh. That is because they are a people who do not understand.

Ju, në zemrat e tyre, jeni frikë më e madhe se Allahu. –Frika e tyre ndaj jush ishte më e madhe sesa frika ndaj Zotit. Ata iu frikësuan më shumë krijesave, të cilët nuk zotërojnë për veten dhe për të tjerët as dobi e as dëm, sesa Krijuesit, në dorën e të Cilit janë dëmi dhe dobia, dhënia dhe privimi.Kjo për shkak se ata janë njerëz që nuk kuptojnë. -Ata nuk logjikojnë drejt dhe nuk e njohin realitetin e gjërave. Ata nuk arrijnë të shohin përfundimin e çështjeve. Aftësia e të gjykuarit drejt dhe të vështruarit saktë të çështjeve është e lidhur ngushtë me frikërespektin ndaj Krijuesit, shpresën në premtimin e Tij dhe dashurinë për Të. Ata që i japin përparësi këtyre ndjenjave kundrejt çdo gjëje tjetër, ata do të pajisen me urtësi të madhe dhe aftësi gjykimi të drejtë.

59:14Page 547

لَا يُقَٰتِلُونَكُمۡ جَمِيعًا إِلَّا فِي قُرٗى مُّحَصَّنَةٍ أَوۡ مِن وَرَآءِ جُدُرِۭۚ بَأۡسُهُم بَيۡنَهُمۡ شَدِيدٞۚ تَحۡسَبُهُمۡ جَمِيعٗا وَقُلُوبُهُمۡ شَتَّىٰۚ ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمۡ قَوۡمٞ لَّا يَعۡقِلُونَ ١٤

They will not fight you all except within fortified cities or from behind walls. Their violence [i.e., enmity] among themselves is severe. You think they are together, but their hearts are diverse. That is because they are a people who do not reason.

Ata, të gjithë së bashku, nuk kanë guxim t’ju luftojnë, vetëm kur gjenden në ndonjë vend të fortifikuar ose pas mureve. -Kuptimi: Edhe kur grumbullohen bashkë në ushtri të organizuara, ata nuk janë të qëndrueshëm kundër jush. Ata mund të luftojnë me ju veçse kur janë nëpër fortifikata, të mbrojtur pas mureve të tyre. Vetëm në të tilla kushte mund të bëjnë ndonjë qëndresë, duke u mbështetur te forca e mureve dhe jo në trimërinë e tyre. Ky është një përshkrim tejet përçmues për këta frikacakë. Gjithashtu, Allahu i Madhëruar na tregon dhe për realitetin e marrëdhënieve mes tyre:Pasiguria mes tyre është e madhe. -Pasiguria, frika dhe përçarja mes tyre është e madhe. Kjo ndodh jo për shkak të ndonjë mungese në trupat dhe pajisjet e tyre luftarake, por për shkak të një defekti tjetër thelbësor: mungesa e besimit dhe përçarja, siç thotë i Madhëruari:Të duket sikur janë të bashkuar, por në fakt, janë me zemra të përçara,... -Ti mendon se ata janë të bashkuar kur i sheh të organizuar, por, në të vërtetë, zemrat e tyre janë të përçara dhe mosbesim për njëri-tjetrin. Shkak për këtë gjendje të këtyre të mjerëve është ajo që thotë Allahu i Lartësuar:...sepse janë njerëz që nuk logjikojnë. -Ata nuk kanë logjikë të shëndoshë dhe nuk arsyetojnë drejt. Nëse do të ishin të mençur, do t’i jepnin përparësi asaj që është e mirë dhe më e dobishme, duke mos pranuar për veten alternativën më të keqe. Vetëm me gjykim të drejtë, të bazuar mbi dije të saktë, mbi motive të pastra, mbi një besim të sinqertë tek Allahu i Lartësuar dhe angazhim për të plotësuar çdo detyrim që rrjedh nga ky besim, mund të arrihet bashkimi i zemrave dhe forcimi i radhëve. Vetëm kështu mund të arrihet fitorja. Duke ndihmuar njëri-tjetrin në punë të mira dhe devotshmëri, arrihet suksesi në çështjet e fesë dhe të dynjasë. Në vijim, Allahu i Lartësuar na sjell një shembull tjetër për të kuptuar gjendjen e atyre ithtarëve të Librit të dëshpëruar, kundër të cilëve ndihmoi Profetin e Tij. Allahu i Madhëruar bëri që, nga dora e Profetit të Tij, ata të vuanin poshtërimin që në jetën e dynjasë. Kështu, ata të mjerë u befasuan nga pabesia e aleatëve të tyre, të cilët u premtuan ndihmë, njëlloj siç ndodhi me mohuesit kurejshë pak kohë më parë (në betejën e Bedrit). Allahu i Lartësuar thotë:

59:15Page 547

كَمَثَلِ ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِمۡ قَرِيبٗاۖ ذَاقُواْ وَبَالَ أَمۡرِهِمۡ وَلَهُمۡ عَذَابٌ أَلِيمٞ ١٥

[Theirs is] like the example of those shortly before them: they tasted the bad consequence of their affair, and they will have a painful punishment.

Ashtu si populli jo shumë larg më parë, të cilët vuajtën pasojat e veprimeve të tyre, edhe ata do të kenë një dënim të rëndë. -Ata ngjajnë me kurejshët, kur Shejtani i mallkuar ua zbukuroi veprat e tyre. Duke treguar se si i Mallkuari ua zbukuroi veprat e tyre, Allahu i Lartësuar thotë në një ajet tjetër: “Shejtani ua zbukuroi atyre veprat e këqija dhe u tha: “Askush nuk mund t’ju mposhtë ju sot, sepse do të jem unë mbrojtësi juaj.” Por kur u ndeshën dy ushtritë, ai iku me të katra e tha: “Unë nuk kam të bëj me ju. Unë shoh atë që ju nuk e shihni. Unë i frikësohem Allahut. Allahu ka, vërtet ndëshkim të ashpër”.”. [Enfal 48]. Kështu, ata u tradhtuan pabesisht nga aleatët, të cilët nuk u sollën asnjë ndihmë dhe nuk mundën t’i mbronin nga ndëshkimi. Kurejshët shkuan në Bedër plot fodullëk, të bindur se do të arrinin qëllimet e tyre kundër Profetit dhe besimtarëve. Por Allahu i Lartësuar e ndihmoi Profetin e Tij dhe besimtarët, duke u dhënë fitoren kundër mohuesve. Në këtë betejë u vranë krerët e qafirëve, disa u robëruan të tjerët ia mbathën. Kështu, ata korrën çfarë mbollën. Në të njëjtën mënyrë ngjau edhe me jehudët pak më vonë. Ndërsa munafikët, të cilët tradhtuan vëllezërit e tyre jehudë, krahasohen me dikë tjetër. I Lartësuari thotë:

59:16Page 547

كَمَثَلِ ٱلشَّيۡطَٰنِ إِذۡ قَالَ لِلۡإِنسَٰنِ ٱكۡفُرۡ فَلَمَّا كَفَرَ قَالَ إِنِّي بَرِيٓءٞ مِّنكَ إِنِّيٓ أَخَافُ ٱللَّهَ رَبَّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ١٦

[The hypocrites are] like the example of Satan when he says to man, "Disbelieve." But when he disbelieves, he says, "Indeed, I am disassociated from you. Indeed, I fear Allāh, Lord of the worlds."

Ata i përngjajnë Shejtanit, që i thotë njeriut “Moho(Zotin)!”, -Shejtani ia zbukuron kufrin njeriut dhe e fton në të. Kur njeriu i mashtruar e mohon Zotin e tij, duke nënshkruar në këtë mënyrë dëshpërimin e vet, Shejtani i mallkuar distancohet prej tij dhe nuk e ndihmon ashtu sikurse i ka premtuar. Allahu i Lartësuar thotë:...e kur ky mohon, ai tërhiqet duke thënë: “Unë distancohem prej teje. Unë i frikësohem Allahut, Zotit të gjithësisë!” -Unë nuk kam asnjë fuqi e mundësi që të largoj ndëshkimin prej teje. Unë nuk kam asnjë fuqi e mundësi që të ofroj ndonjë të mirë.

59:17Page 548

فَكَانَ عَٰقِبَتَهُمَآ أَنَّهُمَا فِي ٱلنَّارِ خَٰلِدَيۡنِ فِيهَاۚ وَذَٰلِكَ جَزَٰٓؤُاْ ٱلظَّٰلِمِينَ ١٧

So the outcome for both of them is that they will be in the Fire, abiding eternally therein. And that is the recompense of the wrongdoers.

Dhe kështu, përfundimi i të dy palëve është në Zjarr, ku do të jenë përgjithmonë. -Qoftë ftuesi, domethënë Shejtani i mallkuar, qoftë i ftuari, domethënë njeriu i cili i përgjigjet ftesës së Shejtanit, që të dy do të ndëshkohen, që të dy do të jenë përjetësisht bashkë në zjarrin e Xhehenemit. Allahu i Lartësuar thotë: “Shejtani është armiku juaji. Prandaj edhe ju konsiderojeni si armik! Ai i fton ithtarët e vet, për t’i bërë banorë të zjarrit.” [Fatir 6].Ky është ndëshkimi i zullumqarëve! -Ky është ndëshkimi i atyre që, së bashku bënë padrejtësi dhe së bashku mohuan të vërtetën, edhe sikur ashpërsia e ndëshkimit të jetë e ndryshme nga njëra palë te tjetra. Kjo është sjellja e Shejtanit të mallkuar kundrejt të gjithë miqve të tij. Ai i fton dhe inkurajon vazhdimisht ata në çdo rrugë që u sjell dëm, duke i devijuar nga e vërteta. Më pas, kur ata bien në rrjetat e tij dhe ndëshkimi bëhet i pakthyeshëm, ai distancohet dhe i braktis, duke i lënë të vetëm të vuajnë ndëshkimin dhe dëshpërimin. Ky është një paralajmërim shumë i fortë për të gjithë ata që i binden Shejtanit. Me të vërtetë, Allahu i Lartësuar na i ka bërë të ditura qëllimet e poshtra të të Mallkuarit. Gjithashtu, Ai na e ka qartësuar plotësisht përfundimin e hidhur të atyre që i binden dhe pasojnë hapat e tij. Në këtë mënyrë, ata që preferojnë t’i binden Shejtanit të mallkuar, e bëjnë këtë me bindje e vetëdije të plotë, prandaj nuk kanë justifikim para Allahut të Lartësuar.

Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences

Contents

Ayat al-Kursi36Al-Kahfpage 42juz 15Bukhari 1Muslim 2999

Style

Theme
Text size
Layout

Читать на русском