As-Sa'diAn‑Nas · 114:1–6

As-Sa'di · Tafsir · in Albanian

الناس

An-Nas

Mankind · Meccan · 6 ayahs

114:1–2Page 604

قُلۡ أَعُوذُ بِرَبِّ ٱلنَّاسِ ١

Say, "I seek refuge in the Lord of mankind,

مَلِكِ ٱلنَّاسِ ٢

The Sovereign of mankind,

Kjo sure na udhëzon që të kërkojmë ndihmë, mbështetje, mbrojtje dhe strehim te Zoti i njerëzve, Sunduesi dhe Pronari i tyre, i Adhuruari i tyre, që të na ruajë nga Shejtani i mallkuar, i cili është shkaku i të gjitha të këqijave dhe lënda bazë e tyre.Thuaj: “Kërkoj strehë te Zoti i njerëzve, Sundimtari i njerëzve ...” -Kështu, i Lartësuari na udhëzon që vazhdimisht të kërkojmë mbrojtje, strehim dhe mbështetje tek Ai si Zoti i njerëzve, sepse Ai është Krijuesi, Sunduesi, Furnizuesi dhe i Plotpushtet-shmi mbi ta. Të gjitha krijesat janë të nënshtruarara nën zotërimin dhe pushtetin e Allahut.

114:3Page 604

إِلَٰهِ ٱلنَّاسِ ٣

The God of mankind,

“... i Adhuruari i njerëzve ...” -Gjithashtu, i Lartësuari na udhëzon që ne të kërkojmë mbrojtje dhe strehim tek Ai si i vetmi që meriton adhurimet tona. Allahu i Lartësuar na krijoi për një qëllim të vetëm: që ta adhurojmë Atë me dashuri dhe madhërim, duke zbatuar urdhrat e Tij dhe duke u larguar nga ndalesat e Tij. Ky është qëllimi i ekzistencës tonë. I Mallkuari kërkon të na pengojë nga ky qëllim. Allahu i Lartësuar na udhëzon që, nëpërmjet adhurimit të Tij, të ruhemi nga ndikimi i të Mallkuarit. Nëpërmjet adhurimit, ne mund të ruhemi prej nxitjeve të Shejtanit dhe hileve të tij. Ai i mallkuar synon që ne të pasojmë hapat e tij dhe të bëhemi prej banorëve të Zjarrit të ndezur fort. Ndërsa ajeti na udhëzon që të ruhemi prej këtij sherri, duke e lutur Allahun e Lartësuar, që është Zoti, Sunduesi dhe i Adhuruari i njerëzve.

114:4–5Page 604

مِن شَرِّ ٱلۡوَسۡوَاسِ ٱلۡخَنَّاسِ ٤

From the evil of the retreating whisperer1 -

ٱلَّذِي يُوَسۡوِسُ فِي صُدُورِ ٱلنَّاسِ ٥

Who whispers [evil] into the breasts of mankind -

“...Prej së keqes së nxitësit të ligësisë, që rri në pritë(i fshehur), I cili i trazon zemrat e njerëzve...” -Prej sherrit të Shejtanit janë dhe vesveset që ai fut në zemrat dhe shpirtrat e njerëzve. Ai ua hijeshon dhe zbukuron atyre të keqen. Ai i nxit tek ata dëshirën për ta vepruar të keqen dhe i bën entuziastë për këtë. Po ashtu, ai ua shëmton të mirën njerëzve dhe i rëndon ata, duke ua vështirësuar kryerjen e të mirave. Shejtani i mallkuar ua paraqet të mirën jo me pamjen e saj të vërtetë, por me një formë të shëmtuar, të lodhshme dhe të keqe. Kjo është puna e tij e vazhdueshme me njerëzit. I Mallkuari vazhdimisht fut vesvese dhe pastaj fshihet, tërhiqet e struket, sa herë që robi kujton Zotin e tij dhe mbështetet tek Ai për arritjen e çdo të mire dhe largimin nga çdo e keqe. Prandaj, në këtë ajet, thuhet që i Mallkuari është ai “që fshihet”. Sa herë që robi kujton Zotin e tij dhe mbështetet plotësisht tek Ai, për t’u ruajtur nga sherri i vesveseve dhe nga dëmi i Shejtanit, ky i mallkuar struket i pafuqishëm dhe i poshtëruar. Vesveset vijnë prej xhindëve, por vijnë edhe prej njerëzve, prandaj i Lartësuari thotë më tej:

114:6Page 604

مِنَ ٱلۡجِنَّةِ وَٱلنَّاسِ ٦

From among the jinn and mankind."1

“... Qoftë ai nga xhindët apo nga njerëzit.!” -Pra, i Lartësuari na udhëzon që të kërkojmë mbrojtjen dhe strehimin tek Ai, prej vesveseve të sjella nga xhindët dhe nga njerëzit.Lavdia e plotë qoftë për Allahun e Lartësuar, fillim e mbarim, haptas dhe fshehtas! E lusim Allahun e Lartësuar që ta plotësojë mirësinë e Tij ndaj nesh. E lus të Madhëruarin që të na i falë dhe mbulojë gjynahet tona, që aq shumë janë bërë pengesë dhe privim nga begatitë dhe bereqeti i Tij. E lus të Madhëruarin që të na i falë gabimet tona dhe dëshirat e gabuara, të cilat aq shumë i kanë privuar dhe penguar zemrat tona nga meditimi në Librin e Allahut. E lus të Madhëruarin që të mos na privojë nga të mirat dhe begatitë e Tij për shkak të sherrit dhe padrejtësisë sonë. Ne kurrë nuk e humbasim shpresën nga mëshira e Zotit. Shpresat nga mëshira e Zotit i humbasin veçse njerëzit mohues dhe të humbur. Paqja, bekimet dhe mëshira e Zotit qofshin mbi Profetin e Tij, Muhamedin, familjen e tij dhe të gjithë shokët e tij! Të përhershme e të vazhdueshme qofshin salavatet mbi ta! Falënderimi i qoftë Allahut, me bujarinë e të Cilit plotësohen të gjitha mirësitë!Këtu përfundon tefsiri i Librit të Allahut, me ndihmën dhe suksesin e dhuruar prej Tij. E mblodhi dhe e përpunoi Abdurrahman Ibn Nasir Ibn Abdilah, i njohur me emrin Ibn Sa'di. Allahu e faltë atë, prindërit e tij dhe të gjithë muslimanët! Fillimi i muajit rabiul euuel, viti 1344 h (fillimi i muajit shtator, viti 1925).

End of An-Nas

Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences

Contents

Ayat al-Kursi36Al-Kahfpage 42juz 15Bukhari 1Muslim 2999

Style

Theme
Text size
Layout

Читать на русском