As-Sa'diAl‑Ikhlas · 112:1–4

As-Sa'di · Tafsir · in Albanian

الإخلاص

Al-Ikhlas

The Sincerity · Meccan · 4 ayahs

112:1Page 604

قُلۡ هُوَ ٱللَّهُ أَحَدٌ ١

Say, "He is Allāh, [who is] One,1

Thuaj: “Ai është Allahu, Një dhe i Vetëm.” - Allahu i Lartësuar na udhëzon që të bëjmë një deklaratë, të cilën duhet ta besojmë plotësisht dhe të jemi tërësisht të sigurt për vërtetësinë e saj. Ai na urdhëron që të bëjmë një deklaratë të fuqishme, duke ia ditur kuptimin e saj të qartë dhe të saktë. Po ç’qenka kjo deklaratë, të cilën i Lartësuari na urdhëron që ta themi hapur? Ajo është: “Allahu është Ehad”, domethënë Ai është i Një, i Vetëm e Unik, në çdo aspekt. Ai është i vetmi me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tij të larta dhe absolutisht të plota. Ai është i vetmi me veprat e Tij madhështore, që nuk kanë shembull dhe ngjashmëri me asgjë tjetër në ekzistencë.

112:2Page 604

ٱللَّهُ ٱلصَّمَدُ ٢

Allāh, the Eternal Refuge.1

“Allahu është Absoluti(Es-samed)” - Allahu është Ai të Cilit i drejtohet çdo gjë për nevojat e veta. Çdo krijesë, qoftë ajo e botës qiellore, qoftë krijesë e botës tokësore, të gjithë pa përjashtim janë të varur dhe të nevojshëm për përkujdesjen dhe mëshirën e Tij. Të gjithë i luten Samed-it për plotësimin e nevojave të tyre. Për çdo gjë që i duhet, krijesat i drejtohen vetëm Allahut. Atë e lusin dhe i kërkojnë ndihmë, sepse Allahu është i Ploti dhe Absoluti në cilësitë e Tij. Ai është, gjithashtu, El Alîmu - i Gjithëdituri, dija e të Cilit është absolutisht e plotë. Allahu është El Halîmu - i Buti dhe i Mëshirshmi, butësia dhe mëshira e të Cilit janë absolutisht të plota. Ai është Er-Raĥîmu - Mëshirëploti, mëshira e të Cilit ka përfshirë gjithçka. E të tillë janë të gjithë emrat dhe cilësitë e mrekullueshme të Allahut. Pikërisht prej cilësive të Tij është edhe fakti që:

112:3Page 604

لَمۡ يَلِدۡ وَلَمۡ يُولَدۡ ٣

He neither begets nor is born,

“Ai nuk ka lindur askënd dhe nuk është i lindur(nga dikush)...” -Sepse Allahu është është absolutisht i Pasur dhe nuk ka nevojë për asgjë nga krijesat e Tij. Të gjithë kanë nevojë dhe janë të varfër para bujarisë dhe mirësisë së Tij, ndërsa Ai është i Pasuri vetvetiu, që nuk ka nevojë absolutisht për asgjë nga krijesat e Tij.

112:4Page 604

وَلَمۡ يَكُن لَّهُۥ كُفُوًا أَحَدُۢ ٤

Nor is there to Him any equivalent."

“...Asgjë (e askush)nuk mund të jetë si Ai.” -Askush nuk mund t’i afrohet apo t’i përngjasë, apo të jetë si shembulli i Tij, as në emrat e Tij, as në cilësitë e Tij dhe as në veprat e Tij. I Lartësuar dhe Begati-sjellës është emri i Tij. Kjo sure është sqaruese dhe vërtetuese e teuhidit esmâu ue ŝifât, që ka të bëjë me emrat dhe cilësitë unike të Zotit të Lartësuar.

Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences

Contents

Ayat al-Kursi36Al-Kahfpage 42juz 15Bukhari 1Muslim 2999

Style

Theme
Text size
Layout

Читать на русском