As-Sa'di · Tafsir · in Albanian
الواقعة
Al-Waqi'ah
The Inevitable · Meccan · 96 ayahs
Kur të ndodhë Ngjarja,... - Allahu i Madhëruar na flet për ngjarjen e madhe, për Kijametin, që do të ndodhë patjetër.
Askush nuk do ta mohojë ardhjen e saj. –Për të nuk ka dyshim se do të ndodhë, sepse faktet e vërtetësisë së saj janë të shumta, të qarta dhe të kuptueshme. Kijameti është një ndodhi të cilën e kërkon edhe urtësia e Allahut të Madhëruar.
Disa do t’i ulë e disa do t’i lartësojë. -Për disa, ajo ditë ka për të qenë poshtërim dhe zhytje në humnerat më të thella të Zjarrit, ndërsa për disa të tjerë ka për të qenë lartësuese në më të lartat grada të Ilijin-it. Ky është njëri nga kuptimet e ajetit. Kuptimi tjetër është: Ajo është ditë e dëgjueshme për ata që janë afër dhe për ata që janë larg. Në fakt, bëhet fjalë për ushtimën e Kijametit, të cilën do ta dëgjojnë ata që janë pranë dhe ata që janë larg, banorët e Tokës dhe ata të qiellit.
Kur toka të tundet me dridhje të forta... -Kur toka të tronditet fort.
Kur malet të thërrmohen e të bëhen copë-copë,... -Kur malet të bëhen thërrime.
Kur ato të bëhen si pluhur i shpërndarë, -Toka do të shndërrohet në një vend që nuk ka asnjë të ngritur, sikurse thotë i Madhëruari në një sure tjetër: “Të pyesin ty për malet. Thuaj: “Zoti im do t’i shkulë ato dhe do t'i shpërndajë si pluhur.”. Dhe vendin e tyre ta bëjë rrafsh e pa kurfarë bimësie. As ultësira e as lartësira nuk do të shohësh në vendin e tyre.” [Ta He 105 – 107].
...atëherë ju do të ndaheni në tri grupe... -Krijesat do të ndahen në tri grupe, në varësi të veprave të tyre, të mira apo të këqija. I Madhëruari na i shtjellon më pas gjendjen e këtyre tri grupeve:
56:8Page 534
فَأَصۡحَٰبُ ٱلۡمَيۡمَنَةِ مَآ أَصۡحَٰبُ ٱلۡمَيۡمَنَةِ ٨
Then the companions of the right - what are the companions of the right?1
Njerëzit e të djathtës. E cilët do të jenë ata të djathtët se?! -Kjo pyetje tregon rëndësinë e madhe dhe gjendjen e tyre të mrekullueshme.
56:9Page 534
وَأَصۡحَٰبُ ٱلۡمَشۡـَٔمَةِ مَآ أَصۡحَٰبُ ٱلۡمَشۡـَٔمَةِ ٩
And the companions of the left - what are companions of the left?1
Njerëzit e të majtës. E cilët do të jenë ata të majtët se?! –Forma pyetëse nënkupton tmerrin e madh dhe gjendjen e tyre të mjerueshme.
56:10–12Page 534
وَٱلسَّٰبِقُونَ ٱلسَّٰبِقُونَ ١٠
And the forerunners, the forerunners1 -
أُوْلَٰٓئِكَ ٱلۡمُقَرَّبُونَ ١١
Those are the ones brought near [to Allāh]
فِي جَنَّٰتِ ٱلنَّعِيمِ ١٢
In the Gardens of Pleasure,
Pastaj janë të dalluarit(në besim). Ata do të jenë të dalluarit (edhe në shpërblim). Ata janë më të afruarit (te Zoti). Ata do të jenë në kopshtet e mirësive. -Sabikun-ët janë të përparuarit, garuesit në dynja për kryerjen e veprave të mira. Ata do të jenë të përparuarit edhe në ahiret, sepse do të hyjnë të parët në mirësitë e Xhenetit. Ata janë të afruarit dhe të zgjedhurit e Allahut, për të qenë në vendet më të larta të Ilijjin-it, në Xhenet, ku askush nuk do të jetë më lart se ata. Për këta, Allahu i Madhëruar thotë gjithashtu:
56:13–14Page 534
ثُلَّةٞ مِّنَ ٱلۡأَوَّلِينَ ١٣
A [large] company of the former peoples
وَقَلِيلٞ مِّنَ ٱلۡأٓخِرِينَ ١٤
And a few of the later peoples,
(Nga ata)Shumë janë prej të hershmëve, e pak prej të mëvonshmëve. –Shumica e tyre janë nga brezat e shkuara të këtij umeti dhe të umeteve të tjera. Kjo dëshmon për gradën e lartë të brezave të parë të këtij umeti, në krahasim me brezat e mëvonshëm. Mukarrabun-ët janë më të zgjedhurit dhe më të përkryerit e krijesave. Zoti ka përgatitur mrekullira për ta. Ja një përshkrim i këtyre mirësive:
Ata janë në shtretër të qëndisur me ar e gurë të çmuar. –Shtretër me flori, argjend diamante, smeralde e stoli të tjera, bukurinë e të cilave vetëm Allahu i Lartësuar e di.
Të mbështetur qëndrojnë në ta, përballë njëri-tjetrit. -Ata ulen dhe mbështeten mirë në ato shtretër, të rehatuar dhe të lumturuar. Ata qëndrojnë përballë njëri-tjetrit me fytyrë, me shpirtra të kulluar, me moral të pastër dhe zemra të afruara.
56:17Page 535
يَطُوفُ عَلَيۡهِمۡ وِلۡدَٰنٞ مُّخَلَّدُونَ ١٧
There will circulate among them young boys made eternal
Atyre u shërbejnë djelmosha të përjetshëm(në rininë e tyre),... –Këta djem të rinj vërtiten mes banorëve të Xhenetit për t’u shërbyer dhe përmbushur çdo kërkesë dhe dëshirë të tyre. Ata janë djelmosha shumë të bukur dhe të hijshëm. Ata janë ashtu si i përshkruan i Madhëruari, që i krijoi: “si diamantë të ruajtur”, pra, si diamantë të fshehur, që nuk i ka dëmtuar apo cenuar gjë. Ata janë krijuar që të jenë të përjetshëm: nuk plaken, nuk ndryshojnë dhe nuk rriten më shumë nga mosha e vogël që Zoti i ka krijuar. Ata vërtiten mes xhenetlinjve me enët e tyre plot pije të mrekullueshme:
56:18Page 535
بِأَكۡوَابٖ وَأَبَارِيقَ وَكَأۡسٖ مِّن مَّعِينٖ ١٨
With vessels, pitchers and a cup [of wine] from a flowing spring -
...Me kupa, ibrikë dhe me gota plot me pije të kulluar, prej një burimi që rrjedh,... -Me kupa (ekuab), që nuk kanë bisht, dhe ibrikë (ebarik). Enët janë të mbushura me pije të shijshme, që nuk të sjellin ndonjë dëm, sikurse thotë i lavdëruari:
56:19Page 535
لَّا يُصَدَّعُونَ عَنۡهَا وَلَا يُنزِفُونَ ١٩
No headache will they have therefrom, nor will they be intoxicated -
...Pije prej së cilës as nuk u dhemb koka, as nuk dehen;... -Prej atyre pijeve nuk të dhemb koka dhe as të ikën mendja, sikurse ndodh me ndodh me pijet dehëse të dynjasë. Me fjalë të tjera, çdo mirësi që gjendet në Xhenet, lloji i të cilave gjendet edhe në dynja, do të jetë e pastër nga çdo mangësi që ato kanë patur në dynja, sikurse thotë i Madhëruari: “Ja përshkrimi i Xhenetit, i cili u është premtuar të devotshmëve: Në të ka lumenj me ujë gjithmonë të pastër e të freskët, lumenj me qumësht që nuk prishet, lumenj me verë të këndshme për ata që pinë dhe lumenj me mjaltë të kulluar. Ata do të kenë aty lloj-lloj frutash dhe do të jenë të falur nga Zoti i tyre. A mund të konsiderohen këta njëlloj me ata që do të rrinë përgjithmonë në Zjarr, ku etja do t’u shuhet me ujë të valë, që ua copëton zorrët?!” [Muhamed 15].
Dhe me fruta sipas përzgjedhjes së tyre, -Çdo frut që ua tërheq shikimin dhe ua dëshiron shpirti, atyre do t’u ofrohet në formën më të bukur.
Dhe me mish shpendësh, si ua ka ënda. –Mish nga çdo lloj shpendi që dëshirojnë, madje çdo lloj mishi që e duan do t’u jepet: të pjekur, të skuqur apo të zier, sipas dëshirës.
56:22–23Page 535
وَحُورٌ عِينٞ ٢٢
And [for them are] fair women with large, [beautiful] eyes,
كَأَمۡثَٰلِ ٱللُّؤۡلُوِٕ ٱلۡمَكۡنُونِ ٢٣
The likenesses of pearls well-protected,
Atje do të kenë edhe hyri symëdha. Ato duken si diamante të ruajtura. –Ato janë gra të bukura, me sy të mëdhenj e shumë të bukur. Ato janë, sikurse thotë i Madhëruari: si xhevahirë të rrallë, të shkëlqyeshëm dhe vezullues, të ruajtur dhe të fshehur, që nuk i kap era, sytë apo dielli, me ngjyrat e nuancat më të bukura. Sado t’i kundrosh, nuk mund të gjesh asnjë mangësi, por vetëm perfeksion. Kështu janë edhe hyritë sybukura. Tek ato nuk mund të gjesh asnjë mangësi, sepse janë të plota në çdo detaj. Çdo gjë që vështron tek ato të sjell kënaqësi për sytë dhe zemrën.
Ky është shpërblimi për veprat e tyre. -Për veprat e mira të tyre, Allahu Bujar e i Gjithëmëshirshëm i shpërblen shumëfish. Ai u dhuron mirësi, begati dhe fitoren më të madhe, që është shpëtimi nga çdo e keqe dhe përjetësia në Xhenet.
56:25Page 535
لَا يَسۡمَعُونَ فِيهَا لَغۡوٗا وَلَا تَأۡثِيمًا ٢٥
They will not hear therein ill speech or commission of sin -
Atje nuk dëgjojnë fjalë të kota e as fjalë gjynahesh. -Në Xhenet nuk do të dëgjojnë fjalë të padobishme dhe as fjalë që të ngarkojnë me gjynahe. Ajo që do të gjëjnë në të është:
Por vetëm fjalë të mira, selam pas selami. -Veç fjalë të ëmbla, të buta dhe lumturuese, sepse ai është vendi ku ka vetëm mirësi dhe kënaqësi. Kjo tregon për edukatën e banorëve të Xhenetit me njëri-tjetrin, që shprehet edhe në fjalët e tyre. E lusim Allahun të na dhurojë nga mirësitë e bujaria e Tij! Pastaj i Madhëruari përmend mirësitë e të djathtëve:
56:27Page 535
وَأَصۡحَٰبُ ٱلۡيَمِينِ مَآ أَصۡحَٰبُ ٱلۡيَمِينِ ٢٧
The companions of the right - what are the companions of the right?
Po njerëzit e të djathtës? E kush janë të djathtët se?! –Ata janë shumë të rëndësishëm dhe me gradë të lartë.
Ata qëndrojnë mes lotusve pa gjemba,... –Lotus pa gjemba dhe pa degë të shumëta e të dëmshme. Madje, në vend të gjembave, janë vendosur fruta. Veçori e këtij lotusi është hija e madhe që bën, nga vjen edhe rehatia e qëndrimit poshtë tij.
...bananeve me fruta palë-palë... –Bananet që qëndrojnë njëra mbi tjetrën në degë.
...nën hije të gjera... –Në hije ku ata rehatohen, duke shijuar çdo mirësi që ua kënaq syrin dhe shpirtin.
...pranë një uji që rrjedh... -Ujë i shumtë, që buron e rrjedh lumë, me bukuri të veçantë.
56:32–33Page 535
وَفَٰكِهَةٖ كَثِيرَةٖ ٣٢
And fruit, abundant [and varied],
لَّا مَقۡطُوعَةٖ وَلَا مَمۡنُوعَةٖ ٣٣
Neither limited [to season] nor forbidden,
...mes frutave të shumëllojshme, që as nuk mbarohen, as nuk janë të ndaluara. -Ato nuk janë si frutat e dynjasë, që u ndërpritet prodhimi dhe është e vështirë t’i gjesh ndonjëherë. Ato janë gjithmonë të pranishme, mbi degët e rënduara të pemëve, që robi i Zotit të mund t’i marrë në çdo gjendje qoftë: në këmbë, ulur apo shtrirë.
Ata qëndrojnë në shtretër të lartë(me hyritë symëdha). –Me shtroje që qëndrojnë shumë sipër shtretërve dhe që janë prej mëndafshi, të qëndisura dhe të zbukuruara me flori, diamante e të tjera, që vetëm Zoti i di.
56:35Page 535
إِنَّآ أَنشَأۡنَٰهُنَّ إِنشَآءٗ ٣٥
Indeed, We have produced them [i.e., the women of Paradise] in a [new] creation
Ne i kemi bërë ato (hyritë e Xhenetit) me një krijim të ri(të përjetshme),... -Gratë e Xhenetit janë të një krijimi të ri, ndryshe nga ai i kësaj dynjaje. Ai është krijim i plotë, që nuk ka fund dhe shkatërrim.
56:36–37Page 535
فَجَعَلۡنَٰهُنَّ أَبۡكَارًا ٣٦
And made them virgins,
عُرُبًا أَتۡرَابٗا ٣٧
Devoted [to their husbands] and of equal age,
Ne i kemi bërë ato virgjëresha, të dashura për bashkëshortët e tyre dhe të një moshe, –Të tilla janë si gratë besimtare që kanë vdekur të mëdha, ashtu edhe ato që kanë vdekur të vogla. Ky përshkrim përfshin gjithashtu si hyritë që Zoti i krijoi në Xhenet, ashtu edhe gratë besimtare të dynjasë, që Zoti i nderon dhe i fut në Xhenet. Virgjëria i shoqëron ato në të gjitha gjendjet. Edhe dashuria për burrat e tyre është e vazhdueshme, duke e shprehur këtë me fjalë të ëmbla e përkëdhelje. Kur ato flasin, dëgjuesi nuk do dëshironte kurrë që të heshtnin. Zëri dhe këndimi i tyre është i mahnitshëm. Kur qëndrojnë në heshtje, e mbushin zemrën e burrit të tyre me gëzim e lumturi. Kur ato shfaqen diku, e mbushin atë vend me aromë, freski dhe dritë. Ato dinë të shprehin me fjalë kënaqësinë që ndiejnë dhe të kënaqin me fjalë burrin gjatë marrëdhënieve. Gratë e Xhenetit janë në të njëjtën moshë, të gjitha tridhjetë e tre vjeçe, në kulmin e rinisë dhe kënaqësisë. Ato janë të afruara, të dashura, të kënaqura dhe që dhurojnë kënaqësi. Ato nuk trishtohen dhe kurrë nuk shkaktojnë trishtim, Ato janë shpirtrat më të lumtur e më lumturues, që të kënaqin syrin dhe shpirtin.
...Për njerëzit e së djathtës,... -Ky shpërblim është përgatitur për të djathtët.
56:39–40Page 535
ثُلَّةٞ مِّنَ ٱلۡأَوَّلِينَ ٣٩
A company of the former peoples
وَثُلَّةٞ مِّنَ ٱلۡأٓخِرِينَ ٤٠
And a company of the later peoples.
...Ata janë shumë nga të hershmit, e shumë nga më të vonshmit. –Nga të djathtët, shumë janë prej brezave të parë dhe shumë prej të mëvonshmëve.
56:41Page 535
وَأَصۡحَٰبُ ٱلشِّمَالِ مَآ أَصۡحَٰبُ ٱلشِّمَالِ ٤١
And the companions of the left - what are the companions of the left?
Po njerëzit e të majtës? E kush janë ata të majtit se?! -Këtu bëhet fjalë për banorët e Zjarrit, që kanë bërë vepra të këqija. Allahu i Madhëruar tregon për ndëshkimin e meritueshëm të tyre:
Ata janë në afshin përvëlues të zjarrit dhe në ujë të valë,... -Afshi i nxehtë (semum), që vjen nga nxehtësia e madhe e zjarrit të Xhehenemit, ua merr frymën dhe i torturon. Ndërsa kur pinë ujin e nxehtë (hamîm), ai ua copëton zorrët dhe barkun.
56:43–44Page 535
وَظِلّٖ مِّن يَحۡمُومٖ ٤٣
And a shade of black smoke,
لَّا بَارِدٖ وَلَا كَرِيمٍ ٤٤
Neither cool nor beneficial.
Nën një hije tymi, as të freskët e as të këndshme. –Ky është vetë zjarri i Xhehenemit i përzier me tymin e tij të zi, errësirë mbi errësirë. Hija e tij nuk jep freski, nuk jep qetësi e nuk është privilegj. Ajo ekziston vetëm për ndëshkim, dëshpërim, frikë e ligësi. Pastaj i Madhëruari përshkruan veprat e tyre, të cilat ishin shkaku i këtij ndëshkimi:
56:45Page 535
إِنَّهُمۡ كَانُواْ قَبۡلَ ذَٰلِكَ مُتۡرَفِينَ ٤٥
Indeed they were, before that, indulging in affluence,
Më përpara, ata kanë qenë të dhënë pas kënaqësive(të ndaluara) -Dynjaja dhe stolitë e saj i bënë të harrohen dhe të angazhohen tërësisht me të. Ata punuan veç për të, duke u kënaqur e argëtuar, të përhumbur në mirësitë e saj. Ata projektuan ëndrra veç në lidhje me dynjanë e tyre, duke e harruar ahiretin dhe nënvlerësuar veprat e mira, me të cilat arrihet lumturia e përjetshme. Dëfrimet që të bëjnë të harrosh ahiretin dhe të braktisësh veprat e mira, janë të ndaluara dhe të dënueshme nga Zoti.
56:46Page 535
وَكَانُواْ يُصِرُّونَ عَلَى ٱلۡحِنثِ ٱلۡعَظِيمِ ٤٦
And they used to persist in the great violation,1
Dhe vazhdimisht bënin gjynahe të mëdha. -Ata ishin fundosur në gjynahe të mëdha dhe nuk pendoheshin asnjëherë për to. Ata vazhdonin pandërprerë në fjalë e vepra që zemëronin Krijuesin, i Cili përkujdesej për ta. Kështu vijuan, deri në momentin kur dolën para Tij, me peshën e rëndë të gjynaheve të tyre, për të cilat nuk kërkuan falje atëherë kur kjo do t’u bënte dobi. Ata, madje, e mohonin ringjalljen dhe vërtetësinë e saj, prandaj thoshin:
56:47–48Page 535
وَكَانُواْ يَقُولُونَ أَئِذَا مِتۡنَا وَكُنَّا تُرَابٗا وَعِظَٰمًا أَءِنَّا لَمَبۡعُوثُونَ ٤٧
And they used to say, "When we die and become dust and bones, are we indeed to be resurrected?
أَوَءَابَآؤُنَا ٱلۡأَوَّلُونَ ٤٨
And our forefathers [as well]?"
Ata thoshin: “Vallë, pasi të vdesim e të bëhemi dhé e eshtra, vërtet do të ringjallemi?! Vallë, edhe etërit tanë të hershëm?” -Me habi e mosbesim pyesnin: Si do të mund të ringjallemi pasi të jemi tretur e bërë një me dheun, ose pasi të kemi mbetur një grumbull kockash? Sipas tyre, kjo qe diçka e pamundur. Duke u dhënë përgjigje pyetjes së tyre dhe duke i kërcënuar, Allahu i Madhëruar thotë:
56:49–50Page 535
قُلۡ إِنَّ ٱلۡأَوَّلِينَ وَٱلۡأٓخِرِينَ ٤٩
Say, [O Muḥammad], "Indeed, the former and later peoples
لَمَجۡمُوعُونَ إِلَىٰ مِيقَٰتِ يَوۡمٖ مَّعۡلُومٖ ٥٠
Are to be gathered together for the appointment of a known Day."
Thuaju: “Të jeni të sigurt se, edhe të parët edhe të fundmit, keni për t’u tubuar në një ditë të caktuar.” -Të parët dhe të fundit, të gjithë pa përjashtim, ka për t’i ringjallur i Plotfuqishmi, Allahu i Madhëruar, i Cili do t’i tubojë në Ditën e Caktuar. Zoti e përcaktoi atë ditë për të ringjallur për të marrë në llogari krijesat, dhe pastaj për t’i shpërblyer sipas veprave që kanë bërë në dynja.
56:51Page 536
ثُمَّ إِنَّكُمۡ أَيُّهَا ٱلضَّآلُّونَ ٱلۡمُكَذِّبُونَ ٥١
Then indeed you, O those astray [who are] deniers,
Atëherë, ju, o të humbur e jobesimtarë,... -O ju të humbur nga rruga e drejtë dhe ndjekës të rrugës së keqe, ju që nuk besoni profetët e Zotit dhe shpalljet e Tij, o ju mospërfillës të premtimeve dhe kërcënimeve të Tij!
Keni për të ngrënë prej pemës Zekum. –Ju keni për të ngrënë nga Zekumi, e cila është pema më e pështirë dhe më e shëmtuar, me erën më të keqe dhe me pamjen më të tmerrshme.
Prej saj keni për ta mbushur barkun! -Ajo që i bën të hanë si të babëzitur prej kësaj peme, me gjithë pamjen dhe cilësitë e saj të neveritshme, është uria e tejskajshme e tyre, që ua copëton barkun dhe i bën të vuajnë tmerrësisht. Por ky ushqim, të cilin ata e hanë për të larguar urinë, - sikurse e përshkruan i Madhëruari, - nuk ta heq aspak urinë. Edhe pija e tyre është gjëja më e shpifur:
E menjëherë pas saj do të pini prej ujit të vluar... -Pas atij ushqimi të pështirë, ata do të pinë ujë të nxehtë, që ua këput zorrët dhe barkun e tyre. Ata do të pinë, sikurse thotë Allahu:
...do të pini si deveja e etshme! -Domethënë, me etje të madhe, ashtu si një deve e etur në kulm. Madje, ‘el him’ quhet edhe një sëmundje që i zë devetë, që i bën ato të pinë e të pinë dhe të mos ndiejnë ngopje.
56:56Page 536
هَٰذَا نُزُلُهُمۡ يَوۡمَ ٱلدِّينِ ٥٦
That is their accommodation on the Day of Recompense.
Kjo është “gostia” e tyre në Ditën e Gjykimit. –Me këtë ushqim e pije do të jetë ‘pritja’ e tyre në Ditën e Llogarisë. Kjo është mikpritja, që vetë ata e përgatitën për veten e tyre. Kësaj gostie i dhanë përparësi, duke privuar veten nga mikpritja e mrekullueshme që Allahu i Lartësuar ka përgatitur për të zgjedhurit e Tij: “Nuk ka dyshim se për ata që besojnë dhe bëjnë punë të mira, vendpritës janë kopshtet e Firdeusit. Aty do të jenë përgjithmonë dhe kurrë nuk do të kërkojnë të largohen nga ai.” [Kehf 107, 108]. Pastai i Lartësuari sjell një argument logjik për vërtetësinë e ringjalljes:
56:57Page 536
نَحۡنُ خَلَقۡنَٰكُمۡ فَلَوۡلَا تُصَدِّقُونَ ٥٧
We have created you, so why do you not believe?
Ne ju kemi krijuar ju. Përse nuk e pranoni, atëherë? –Kuptimi: Allahu që ju krijoi atëherë kur ju nuk ekzistonit as si emër, madje ju krijoi pa u lodhur aspak dhe pa ndier vështirësi, pra, Ai që është i plotfuqishëm për krijimin e gjithçkaje, a nuk është i plotfuqishëm për të ringjallur të vdekurit?! Allahu është i Plotfuqishëm për gjithçka, prandaj edhe ju qorton e paralajmëron për mosbesimin tuaj për ringjalljen. Ju jeni vetë provë e krijimit që ka bërë Allahu, i cili është më i madh se ringjallja juaj.
56:58–61Page 536
أَفَرَءَيۡتُم مَّا تُمۡنُونَ ٥٨
Have you seen that which you emit?1
ءَأَنتُمۡ تَخۡلُقُونَهُۥٓ أَمۡ نَحۡنُ ٱلۡخَٰلِقُونَ ٥٩
Is it you who creates it, or are We the Creator?
نَحۡنُ قَدَّرۡنَا بَيۡنَكُمُ ٱلۡمَوۡتَ وَمَا نَحۡنُ بِمَسۡبُوقِينَ ٦٠
We have decreed death among you, and We are not to be outdone
عَلَىٰٓ أَن نُّبَدِّلَ أَمۡثَٰلَكُمۡ وَنُنشِئَكُمۡ فِي مَا لَا تَعۡلَمُونَ ٦١
In that We will change your likenesses and produce you in that [form] which you do not know.1
A e shini farën (spermën), që e derdhni? Vallë, ju e krijoni atë, apo jemi Ne që e krijojmë? Ne e kemi përcaktuar vdekjen ndër ju dhe Ne askush nuk mund të na pengojë. Që t’ju zëvendësojmë me të tjerë si ju dhe t’ju krijojmë rishtazi, ashtu si nuk e dini. -A e keni menduar fillimin e krijimit tuaj nga një lëng, që e derdhni? Vallë, ju jeni krijuesit e tij dhe të fetusit që zhvillohet prej tij, apo Ne?! Është Allahu i Madhëruar Ai që krijoi tek ju epshin dhe gjithçka që çon në kënaqësinë seksuale. Është Allahu i Madhëruar Ai që e bëri çiftin për njëri-tjetrin, me dashuri e dhembshuri të ndërsjelltë. Në këtë mënyrë vazhdon dhe ruhet gjinia njerëzore. Duke na bërë të meditojmë rreth krijimit të parë, Allahu i Madhëruar na mëson që, nëpërmjet tij, të argumentojmë vërtetësinë e ringjalljes:
56:62Page 536
وَلَقَدۡ عَلِمۡتُمُ ٱلنَّشۡأَةَ ٱلۡأُولَىٰ فَلَوۡلَا تَذَكَّرُونَ ٦٢
And you have already known the first creation, so will you not remember?
Ju e dini mirë krijimin e parë, atëherë përse nuk mendoni? -A nuk e kujtoni faktin se i plotfuqishmi për t’ju krijuar në fillim është i plotfuqishëm për t’ju rikthyer në jetë?
A nuk e shihni atë që e mbillni? -Allahu i Madhëruar u kujton robërve të Tij mirësitë e mëdha që u ka dhuruar, për t’i ftuar në teuhidin e pastër, në përkushtimin vetëm ndaj Tij dhe në pendimin e kthimin tek Ai të nënshtruar. Ai i mësoi të mbjellin e kultivojnë bimët dhe pemët, që u nevojiten për jetën e tyre. Prej tyre ka aq shumë mirësi, sa ne nuk mund t’i numërojnë e aq më pak të tregojmë mirënjohjen ndaj Allahut, ashtu si Ai e meriton.
56:64Page 536
ءَأَنتُمۡ تَزۡرَعُونَهُۥٓ أَمۡ نَحۡنُ ٱلزَّٰرِعُونَ ٦٤
Is it you who makes it grow, or are We the grower?
Vallë, ju e bëni atë të mbijë, apo Ne e bëjmë të mbijë? –Vallë, jeni ju që i nxirrni si bimë nga toka, apo jeni ju që i rrisni ato? Ju e nxirrni sythin nga bima, i cili pastaj bëhet frut i pjekur dhe i shijshëm? Apo është Allahu i Madhëruar, i vetmi që i ka krijuar dhe përkujdeset për to? E shumta që ju mund të veproni është ta punoni tokën, të hidhni farën, ta ujisni e ndonjë shërbim tjetër. Pastaj ju nuk e dini se ç’do të ndodhë me të. Nuk është në dorën tuaj zhvillimi i saj. Bima është e shfaqur ndaj shumë rreziqeve, sikur të mos ishte kujdesi i Allahut që ajo të bëhej e dobishme për ju.
56:65–67Page 536
لَوۡ نَشَآءُ لَجَعَلۡنَٰهُ حُطَٰمٗا فَظَلۡتُمۡ تَفَكَّهُونَ ٦٥
If We willed, We could make it [dry] debris, and you would remain in wonder,1
إِنَّا لَمُغۡرَمُونَ ٦٦
[Saying], "Indeed, we are [now] in debt;
بَلۡ نَحۡنُ مَحۡرُومُونَ ٦٧
Rather, we have been deprived."
Sikur Ne të dëshironim, do ta bënim atë të thahej, e ju do të mbeteshit gjithmonë të habitur(duke thënë): “Ne u dëmtuam, madje, mbetëm krejtësisht të privuar”. -Sikur të dëshironte Allahu i Madhëruar, do ta bënte bimën dhe frutat e saj, që ju i prisni me aq dëshirë dhe shpresë, të shtypur, të padobishme dhe joushqyese. Atëherë, pas gjithë atyre shpenzimeve të shumta, ju do të dëshpëroheshit shumë për dështimin tuaj. Ju do të thoshit: “Na goditi befasisht fatkeqësia dhe na dëshpëroi, me dëmet që na shkaktoi. Madje, ne jemi të privuar nga të mirat”. Atëherë, jini mirënjohës ndaj Allahut, që i bën ato të mbijnë, i zhvillon dhe i lë të piqen dhe nuk i shkatërron, që ju të mbeteni të privuar nga dobitë e tyre!
56:68–70Page 536
أَفَرَءَيۡتُمُ ٱلۡمَآءَ ٱلَّذِي تَشۡرَبُونَ ٦٨
And have you seen the water that you drink?
ءَأَنتُمۡ أَنزَلۡتُمُوهُ مِنَ ٱلۡمُزۡنِ أَمۡ نَحۡنُ ٱلۡمُنزِلُونَ ٦٩
Is it you who brought it down from the clouds, or is it We who bring it down?
لَوۡ نَشَآءُ جَعَلۡنَٰهُ أُجَاجٗا فَلَوۡلَا تَشۡكُرُونَ ٧٠
If We willed, We could make it bitter, so why are you not grateful?
A e shihni ujin që pini? Vallë, ju e lëshoni atë prej reve, apo jemi Ne që e lëshojmë? Nëse dëshirojmë, Ne e bëjmë atë të kripur. A nuk falënderoni?! -Pas mirësisë së ushqimit, Allahu i Madhëruar kujton mirësinë e ujit të pijshëm. Nëse nuk do të ishte bujaria e Allahut, që na i mundëson këtë mirësi të madhe, ne nuk do të kishim asnjë mundësi për ta arritur atë. Eshtë i Gjithëmëshirshmi që e zbret ujin prej reve, duke mbushur rrëke e lumenj mbi tokë e nën tokë. Po të dëshironte Ai, mund ta bënte ujin të kripur apo të hidhur, domethënë jo të pijshëm. Përse, atëherë, nuk e falënderoni Allahun për këtë mirësi të mrekullueshme?
56:71–72Page 536
أَفَرَءَيۡتُمُ ٱلنَّارَ ٱلَّتِي تُورُونَ ٧١
And have you seen the fire that you ignite?
ءَأَنتُمۡ أَنشَأۡتُمۡ شَجَرَتَهَآ أَمۡ نَحۡنُ ٱلۡمُنشِـُٔونَ ٧٢
Is it you who produced its tree, or are We the producer?
A e keni parë zjarrin, që ju e ndizni? Vallë, ju e krijuat drurin e tij, apo Ne jemi Krijuesi? -Edhe zjarri është një mirësi e domosdoshme, pa të cilin njerëzit nuk mund të bëjnë dot. I Madhëruari i bën njerëzit që të mendojnë rreth zjarrit, që krijohet nga druri. Është Allahu Ai që i ka krijuar pemët, duke i bërë që prej tyre të ndizet zjarri. Njerëzit ndezin zjarr dhe e përdorin sipas nevojave të tyre. Kur mbarojnë punë, ata mund ta shuajnë atë përsëri.
56:73Page 536
نَحۡنُ جَعَلۡنَٰهَا تَذۡكِرَةٗ وَمَتَٰعٗا لِّلۡمُقۡوِينَ ٧٣
We have made it a reminder1 and provision for the travelers,2
Ne e bëmë atë si kujtim... -Allahu i Madhëruar e bëri zjarrin si kujtim për mirësitë e Tij por edhe për zjarrin e Xhehenemit, që i Madhëruari e ka përgatitur për gjynahqarët. Kujtimi i Xhehenemit bëhet shkak që ata të binden dhe të nënshtrohen, e pastaj të hyjnë në vendin e mirësive të përjetshme, në Xhenetin e Zotit....dhe të dobishëm për ata që kanë nevojë. -Fjala “muk’uin” e përdorur në ajet ka kuptimin “ata që kanë nevojë” por vjen edhe me kuptimin “udhëtarët”. Zjarri u shërben atyre që kanë nevojë për të, si udhëtarët etj. Allahu i Madhëruar i ka veçuar udhëtarët, sepse dobia e zjarrit për ata është më e madhe se për të tjerët. Megjithatë, udhëtarët mbase përmenden sepse vetë jeta e dynjasë është udhëtim. Robi, që kur lind, nis udhëtimin drejt Zotit të tij. Kësisoj, Allahu e ka bërë zjarrin dobiprurës për udhëtarët në mënyrë të veçantë dhe si kujtim për botën tjetër. Pasi u kujton shumë mirësi të Tij, i Madhëruari i fton që të jenë mirënjohës duke i thurur lavde Atij:
Atëherë, lartësoje emrin e Zoti tënd të Madh! -Thuri lavde Zotit tënd, duke e lartësuar nga çdo e metë e mangësi që të paditurit trillojnë rreth Tij. Ai është i Plotë në emrat e cilësitë e Tij, Bujar në mirësitë që dhuron. Lavdëroje Allahun me zemrën, gjuhën dhe trupin tënd, sepse Ai e meriton plotësisht këtë. Ai e meriton të falënderohet, t’i tregosh mirënjohje dhe kurrë të mos mohohet e të mos ia thyesh urdhrin.
Betohem në çastin e perëndimit të yjeve, -Allahu i Madhëruar betohet për yjet, për kohën kur ato largohen, si dhe për dukuritë që ndodhin gjatë kësaj kohe. Të gjitha këto dëshmojnë për madhështinë e Tij, për krenarinë e Tij dhe për faktin se Allahu është i vetëm në meritën e adhurimit. Më pas, për t’i dhënë rëndësi më shumë këtij betimi, thotë:
56:76Page 536
وَإِنَّهُۥ لَقَسَمٞ لَّوۡ تَعۡلَمُونَ عَظِيمٌ ٧٦
And indeed, it is an oath - if you could know - [most] great.
...ky është një betim i madh, sikur ta dinit... -Ky është një betim i madh, sepse yjet, lëvizja e tyre dhe perëndimi i tyre janë shenja të mëdha, nga të cilat përfitohet shumë. Po përse betohet Allahu i Madhëruar?
...se, me të vërtetë, ai është Kur'ani i nderuar... -Ai betohet për të përforcuar vërtetësinë e Kur'anit, për të cilin nuk duhet të ketë asnjë dyshim. Kur'ani përshkruhet nga Allahu si ‘kerim’ - “i nderuar e plot bekime”, domethënë, plot mirësi e dituri. Çdo mirësi dhe çdo dituri e dobishme përfitohet nga Libri i Allahut.
...në Librin e Ruajtur. -Kur'ani ndodhet në një libër, që i Madhëruari e përshkruan si ‘meknun’ - të ruajtur, të fshehur nga sytë e krijesave. Ky libër, në të cilin është shkruar Kur'ani, është Leuhi Mahfudh, një libër i madh dhe shumë i nderuar tek Allahu i Madhëruar dhe tek melekët më të mëdhenj të qiellit. Por ka mundësi që ‘Libri i Ruajtur’ të jetë libri në duart e melekëve që zbresin Shpalljen e Zotit, libër i cili është i ruajtur nga duart dhe ndikimi i shejtanëve. Ata nuk mund ta ndryshojnë atë, as duke shtuar, as duke pakësuar dhe as duke tjetërsuar gjë prej tij.
56:79Page 537
لَّا يَمَسُّهُۥٓ إِلَّا ٱلۡمُطَهَّرُونَ ٧٩
None touch it except the purified [i.e., the angels].
Atë nuk e prek kush, përveç atyre që janë të pastër. –Kur'anin që gjendet në Leuhi Mahfudh mund ta prekin veçse melekët e nderuar, që Zoti i ka bërë të pastër nga mangësitë dhe gjynahet. Gjithashtu, duke qenë se Kur'anin e prekin veçse melekët e nderuar dhe të pastër, ndërsa shejtanët e mallkuar nuk munden as t’i afrohen atij, ajeti nënkupton se Kur'ani nuk lejohet të preket nga as njerëzit e papastër, sikurse është dëshmuar edhe nga hadithe të Profetit (a.s.). Për këtë arsye, disa studiues mendojnë se ky ajet është një fjali dëftore, por që ka kuptim urdhëror-ndalues. Kështu, kuptimi i tij është: “Kur'anin të mos e prekë tjetërkush, veç të pastërve!”
Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences