As-Sa'diGhafir · 40:1–17

As-Sa'di · Tafsir · in Albanian

غافر

Ghafir

The Forgiver · Meccan · 85 ayahs

40:1–3Page 467

حمٓ ١

Ḥā, Meem.1

تَنزِيلُ ٱلۡكِتَٰبِ مِنَ ٱللَّهِ ٱلۡعَزِيزِ ٱلۡعَلِيمِ ٢

The revelation of the Book [i.e., the Qur’ān] is from Allāh, the Exalted in Might, the Knowing,

غَافِرِ ٱلذَّنۢبِ وَقَابِلِ ٱلتَّوۡبِ شَدِيدِ ٱلۡعِقَابِ ذِي ٱلطَّوۡلِۖ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَۖ إِلَيۡهِ ٱلۡمَصِيرُ ٣

The forgiver of sin, acceptor of repentance, severe in punishment, owner of abundance. There is no deity except Him; to Him is the destination.

Ha, Mim. Shpallja e këtij Libri është prej Allahut, Ngadhënjimtarit, të Gjithëditurit, Falësit të gjynahit dhe Pranuesit të pendimit, që ndëshkon ashpër por është dhe Bamirës i madh. -Në ajet flitet për Shpalljen e Allahut të Madhërishëm, për Librin e Tij. Kur'ani është Shpallja e të Madhëruarit, të vetmit që meriton adhurimet, sepse Ai është i vetmi Absolut, i Plotë, i Pakrahasueshëm dhe i Pashembullt në veprat e Tij. Allahu është El Azizu - Krenari, Ngadhënjimtari, i Cili, me krenarinë e Tij, ka nënshtruar e mposhtur çdo krijesë. Ai është El Alim - i Gjithëdituri, Gafiru Dhenbi - Falës i gjynaheve për ata që gabojnë e Pranues i pendimit për ata që pendohen. Por Allahu është edhe Shedidul Ikab - Ndëshkues i rreptë për këdo që ka paturpësinë të zhytet në gjynahe dhe nuk pendohet prej tyre. Ai është Dhuttauli- Dhurues e Bamirës i madh, i Cili ka përfshirë gjithçka me bamirësinë e Tij. Pas gjithë këtyre pohimeve për Veten e Vet, Allahu i Madhëruar tregon se është i vetmi që meriton adhurimin dhe të Cilit duhet t’i përkushtohen veprat me sinqeritet të plotë:Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë veç Tij dhe tek Ai do të kthehen të gjithë. -Ekziston një lidhje e ngushtë mes faktit që Kur'ani është shpallur prej Allahut dhe përmendjes së këtyre emrave dhe cilësive të Tij të mrekullueshme. Këta emra e cilësi janë pikërisht lënda që përmban dhe shtjellon Kur'ani i shpallur nga i Madhërishmi, sepse Kur'ani është:1. ose prezantim i emrave, cilësive dhe veprave të Allahut, sikurse ndodh në fillim të kësaj sureje;2. ose rrëfim i ngjarjeve të panjohura, që i përkasin së shkuarës e së ardhmes, të cilat vijnë nga i Gjithëdituri;3. ose përshkrim i mirësive e begative të mëdha të premtuara nga i Madhërishmi, duke treguar urdhrat e porositë nëpërmjet të cilave arrihen këto mirësi, të cilat, në ajetin e mësipërm, i gjen te dhënia e emrit të Tij Dhuttauli - Dhurues e Bamirës i madh, sepse nuk ka mirësi më të madhe për robërit, sesa Shpallja nga Mëshirëploti.4. Në Kur'an tregohet, gjithashtu, rreth zemërimit të Zotit dhe ndëshkimit të ashpër të Tij, si edhe rreth atyre veprave që e shkaktojnë atë. Në ajetin në fjalë, këtë e tregon emërtimi Shedidul Ikab.5. Kur'ani është ftesë drejtuar gjynahqarëve e gabimtarëve për pendim dhe kërkim faljeje. Në ajet, për këtë tregon emërtimi Gafiru Dhenbi - Falës i Madh i gjynaheve.6. Kur'ani është pohim i faktit se Allahu është i vetmi Zot, që meriton dashurinë dhe madhërimin prej krijesave, duke sjellë për këtë të vërtetë argumente të shumta, duke ndaluar nga adhurimi i çdo gjëjë tjetër veç Allahut e duke dëshmuar se sa padrejtësi e madhe është idhujtaria, për ta urryer atë dhe për të kërcënuar ata që e ushtrojnë. Në ajetin në fjalë, këtë tregon fragmenti: “Lâ ilâhe il-lâ hû” – “Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë veç Tij”.7. Kur'ani tregon, gjithashtu, ligjin e shpërblimit me drejtësi të Allahut, nëpërmjet të cilit Ai shpërblen vepërmirët dhe ndëshkon gjynaqarët e pabindur. Në ajetin e mësipërm, këtë tregon fjala e Tij: “...dhe tek Ai do të kthehen të gjithë”. Këto janë synimet e larta dhe çështjet e rëndësishme të Kur'anit që përbëjnë lëndën e tij.

40:4Page 467

مَا يُجَٰدِلُ فِيٓ ءَايَٰتِ ٱللَّهِ إِلَّا ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ فَلَا يَغۡرُرۡكَ تَقَلُّبُهُمۡ فِي ٱلۡبِلَٰدِ ٤

No one disputes concerning the signs of Allāh except those who disbelieve, so be not deceived by their [uninhibited] movement throughout the land.

Argumentet e Allahut nuk i kundërshton kush, veç atyre që nuk besojnë... -Allahu i Madhëruar na tregon se, veç mohuesit polemizojnë kundër ajeteve dhe shpalljeve të Tij. Këtu flitet për atë lloj polemike që synon hedhjen poshtë të ajeteve dhe vërtetësisë së Shpalljes së Zotit, duke e përballur atë me të kotën. Ky është veprim i qafirëve. Ndërsa besimtarët janë të përulur dhe respektues ndaj Allahut të Madhërishëm dhe Shpalljes së Tij, të cilën Ai e solli për të shkatërruar të kotën. Njeriu nuk duhet të mashtrohet nga mirësitë e kësaj dynjaje që mund t’i jenë dhuruar dikujt. Ai nuk duhet të mendojë se mirësitë e kësaj dynjaje janë shenjë treguese se Zoti e do atë person që i ka ato, apo se ai është në rrugën e drejtë. Për këtë arsye, i Madhëruari thotë:... prandaj mos u mashtro nga bredhja e tyre nëpër botë. -Mos u mashtro nga bredhja e tyre për tregti me fitime të mëdha. Për njeriun është detyrë që t’i peshojë dhe gjykojë të tjerët me kriteret e së vërtetës. Ai duhet ta shohë drejt realitetin, duke marrë për bazë të vërtetën e sjellë nga Zoti. Ai nuk duhet t’i vlerësojë njerëzit duke u mbështetur te orekset e tyre, ashtu siç veprojnë të paditurit dhe mendjelehtët.

40:5Page 467

كَذَّبَتۡ قَبۡلَهُمۡ قَوۡمُ نُوحٖ وَٱلۡأَحۡزَابُ مِنۢ بَعۡدِهِمۡۖ وَهَمَّتۡ كُلُّ أُمَّةِۭ بِرَسُولِهِمۡ لِيَأۡخُذُوهُۖ وَجَٰدَلُواْ بِٱلۡبَٰطِلِ لِيُدۡحِضُواْ بِهِ ٱلۡحَقَّ فَأَخَذۡتُهُمۡۖ فَكَيۡفَ كَانَ عِقَابِ ٥

The people of Noah denied before them and the [disbelieving] factions after them, and every nation intended [a plot] for their messenger to seize him, and they disputed by [using] falsehood to [attempt to] invalidate thereby the truth. So I seized them, and how [terrible] was My penalty.

Përpara tyre, mohuan populli i Nuhut dhe ata që erdhën pas. -I Madhëruari i kërcënon ata që polemizojnë e hedhin poshtë Shpalljet dhe faktet e Tij, se do t’i ndëshkojë, ashtu siç bëri me popujt e mëparshëm, si me popullin e Nuhut (a.s.), të Adit dhe të tjerë që erdhën pas tyre, të cilët i dolën para të vërtetës, për ta hedhur poshtë atë. Ata qëndruan në anën e së kotës, për ta mbështetur dhe shfaqur atë para njerëzve, për t’i nxitur ata që ta pranojnë atë. Përplasjet e dy grupacioneve arritën deri aty, sa armiqtë e së vërtetës tentuan që të vrisnin profetët e Zotit:Të gjithë këta u përpoqën ta asgjësonin të Dërguarin e vet dhe polemizonin me të me kotësira, nëpërmjet të cilave synonin të zhduknin të Vërtetën ... -Kjo tregon për ashpërsinë e përplasjes mes së vërtetës dhe të kotës dhe për egërsinë e mohuesve ndaj së vërtetës. Aq e madhe ishte urrejtja e tyre për të vërtetën, saqë ata përndoqën, luftuan dhe u përpoqën të vrisnin edhe profetët, që janë njerëzit më të mirë, ata që sjellin nga Zoti të vërtetën e qartë. Ata të verbër e të vetëmashtruar zgjodhën të hidhnin poshtë të vërtetën dhe të torturonin e vrisnin profetët. Atëherë, a nuk meriton kjo humbje e poshtërsi shpagim tjetër veç ndëshkimit më të madh, nga i cili nuk shpëton më kurrë? Duke treguar ndëshkimin e tyre në këtë jetë dhe në tjetrën, i Madhëruari thotë:... prandaj Unë i ndëshkova ata, por a e dini ju si ishte ai ndëshkim? -Allahu i ndëshkoi ata për organizimin e tyre kundër së vërtetës dhe për mohimin e padrejtë të saj. Ai thotë: “Por a e dini ju si ishte ai ndëshkim?” Në fakt, Ai ishte ndëshkim shumë i rëndë. Në dynja, Allahu i Madhëruar i ka ndëshkuar popujt nëpërmjet ndonjë ushtime të fuqishme, ose me ndonjë rrebesh gurësh nga qielli, ose ka urdhëruar Tokën që t’i përpijë ata, ose duke urdhëruar detin që t’i përmbytë etj., duke i shndërruar të gjithë ata në kufoma.

40:6Page 467

وَكَذَٰلِكَ حَقَّتۡ كَلِمَتُ رَبِّكَ عَلَى ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓاْ أَنَّهُمۡ أَصۡحَٰبُ ٱلنَّارِ ٦

And thus has the word [i.e., decree] of your Lord come into effect upon those who disbelieved that they are companions of the Fire.

Kështu, Urdhri i Zotit tënd kundër atyre që nuk besojnë u përmbush: ata janë banorë të Zjarrit. -Nëse këta të mjerë nuk kthehen në rrugën e drejtë, ata i pret i njëjti fat i zi: Zjarri do të bëhet vendqëndrimi i tyre.

40:7Page 467

ٱلَّذِينَ يَحۡمِلُونَ ٱلۡعَرۡشَ وَمَنۡ حَوۡلَهُۥ يُسَبِّحُونَ بِحَمۡدِ رَبِّهِمۡ وَيُؤۡمِنُونَ بِهِۦ وَيَسۡتَغۡفِرُونَ لِلَّذِينَ ءَامَنُواْۖ رَبَّنَا وَسِعۡتَ كُلَّ شَيۡءٖ رَّحۡمَةٗ وَعِلۡمٗا فَٱغۡفِرۡ لِلَّذِينَ تَابُواْ وَٱتَّبَعُواْ سَبِيلَكَ وَقِهِمۡ عَذَابَ ٱلۡجَحِيمِ ٧

Those [angels] who carry the Throne and those around it exalt [Allāh] with praise of their Lord and believe in Him and ask forgiveness for those who have believed, [saying], "Our Lord, You have encompassed all things in mercy and knowledge, so forgive those who have repented and followed Your way and protect them from the punishment of Hellfire.

Allahu i Madhëruar na tregon për butësinë dhe mirësinë e madhe të Tij ndaj adhuruesve besimtarë. Ai përkujdeset që t’u lehtësojë atyre çdo rrugë që i çon ata drejt lumturisë, rrugë që, në fakt, janë tërësisht jashtë mundësive e aftësive të tyre për t’i arritur vetë. Prej kujdesit të Tij janë edhe lutjet e melekëve për robërit në tokë. Ata luten që Allahu të rregullojë fenë dhe ahiretin e tyre. Këtu shfaqet, ndër të tjera, edhe grada e lartë e mbajtësve të Fronit madhështor dhe e melekëve që qëndrojnë rreth e rrotull tij, si dhe për afërsinë e tyre me Zotin. Ata shquhen për adhurimet e shumta që i përkushtojnë të Madhëruarit, si dhe për kujdesin dhe dëshirën e mirë që kanë kundrejt adhuruesve të Zotit. Ata i duan dhe luten për besimtarët, sepse e dinë shumë mirë se Zoti kënaqet dhe e dëshiron një gjë të tillë prej tyre. I Madhëruari thotë:Ata që mbajnë Fronin (e Allahut)... -Domethënë, ata që mbajnë Fronin e Rahmanit, i cili është çatia e të gjithë krijesave, krijimi më i madh, më i gjerë, më i bukur dhe më afër Allahut të Lartësuar. Froni i Allahut përfshin qiejt, Tokën dhe Kursijin. Këta melekë të fuqishëm janë ngarkuar për të mbajtur Fronin e Allahu të Madhëruar. Nuk ka dyshim se ata janë ndër melekët më të mëdhenj dhe më të fuqishëm që Zoti ka krijuar, prandaj dhe Ai i ka përzgjedhur për të mbajtur Fronin e Tij. Fakti që Allahu i Madhëruar i përmend ata përpara melekëve që janë rreth Fronit, si edhe afërsia e tyre me Allahun, tregojnë se ata janë lloji më i zgjedhur i melekëve (paqja e Zotit qoftë mbi ta!). Ditën e Gjykimit, Fronin e Allahut do ta bartin tetë melekë, siç thotë i Madhëruari: “Qielli do të çahet dhe atë ditë është i rrënuar, ndërsa melekët do të qëndrojnë në skajet e tij. Atë ditë, Arshin e Zotit tënd e bartin mbi vete tetë prej tyre.” [Hakka 16, 17]....dhe ata që janë përreth tij e lartësojnë me lavde(dhe e madhërojnë)Zotin e tyre, -Rreth e rrotull Fronit janë rreshtuar melekë të afërt, të zgjedhur dhe me prestigj të lartë te Zoti. Allahu i Madhëruar i lëvdon këta melekë duke përmendur adhurimin e tyre të shumtë përkushtuar Atij, e në mënyrë të veçantë tesbih-ët e tahmid-ët e tyre. Të gjitha adhurimet bëhen për t’i thurur Zotit tesbih dhe tahmid, pra, për ta lavdëruar dhe madhëruar Zotin, për ta lartësuar Atë nga çdo e metë që trillojnë të paditurit. Tesbih-u dhe tahmid-i tregojnë se robi nuk ia përkushton adhurimet askujt tjetër veç Zotit, sepse vetëm Ai është i Pastër nga çdo e metë dhe i Pashoq në meritën e adhurimit. Tesbih-u dhe tahmid-i për Zotin janë vetë adhurimi, ndërsa shprehjet “Subhanallah” dhe “Elhamdulilah”, që thotë robi, janë një mënyrë e lloj prej llojeve të adhurimit.... i besojnë Atij dhe kërkojnë falje për besimtarët... -Kjo është nga mirësitë e shumta dhe të mëdha që sjell imani i drejtë në Allahun. Pra, edhe melekët, që janë të pastër dhe të ruajtur nga gjynahet, kërkojnë falje për besimtarët. Duke qenë se falja e Zotit është e lidhur ngushtë me çështje të tjera shumë të rëndësishme dhe dikush mund të mendojë se melekët luten thjesht që t’u falen gjynahet besimtarëve, Allahu i Madhëruar e sqaron më tej duanë e tyre, duke na treguar se ata luten jo vetëm për faljen e gjynaheve, por edhe për çështje të tjera, që kanë lidhje të ngushtë me faljen e gjynaheve. Ata luten edhe për shpëtim prej përfundimit të keq që sjellin gjynahet dhe prej gjurmëve të këqija që ato lënë në jetën e njeriut. Ndër të tjera, ata thonë:Zoti ynë, Ti, me Mëshirën dhe me Diturinë Tënde përfshin gjithçka. -Kuptimi: Dituria Jote ka përfshirë gjithçka. Ty nuk të fshihet asgjë, e dukshme apo e fshehtë qoftë ajo. Diturisë Tënde nuk mund t’i shpëtojë asgjë, as sa një grimcë, më e vogël apo më e madhe qoftë, në tokë dhe në qiell. Mëshira Jote, gjithashtu, ka përfshirë gjithçka. Gjithësia, ajo e sipërmja dhe e poshtmja, është e mbushur me mëshirën Tënde. Ajo ka përfshirë çdo gjë që Ti ke krijuar. Melekët e lusin Allahun me këto cilësi dhe atribute të Tij, që Ai t’i falë robërit që pendohen nga idhujtaria, mohimi, gjynahet dhe mosbindja. Ata luten që besimtarët të pendohen e të largohen nga ato gjëra që sjellin ndëshkimin. Gjithashtu, ata thonë:Prandaj fali ata që pendohen dhe ndjekin rrugën Tënde ... -Kuptimi: Fali ata që pendohen nga shirku e poshtërsitë dhe ndjekin rrugën Tënde, duke pasuar profetët e Tu dhe duke të njësuar në adhurim e në bindje. Pastaj luten për besimtarët, që të kryejnë ato punë që sjellin faljen e mëshirën e Allahut, duke thënë:... dhe ruaji ata nga dënimi i Zjarrit Flakërues! -Ata luten për ruajtjen e tyre nga ndëshkimi e nga rrugët që të çojnë në ndëshkim.Kështu, lutja e tyre nuk është thjesht për falje gjynahesh, por edhe për ato gjëra që e mundësojnë një gjë të tillë dhe që janë të lidhura ngushtë me faljen e gjynaheve, si: pendimi nga veprat e ndëshkueshme, kryerja e veprave të shpërblyeshme, që sjellin mëshirën e Zotit, si dhe shpëtimin nga rrugët e humbjes, që të çojnë në ndëshkim dhe e bëjnë atë të meritueshëm. Pastaj luten e thonë:Në lidhje me të këqijat nga të cilatruhemi dhe kërkojmë mbrojtje, imam IbnKajjimi thotë: “Të këqijat që e godasinrobin janë dy llojesh. Njëri lloj janëgjynahet e vepruara prej tij, për të cilatmeriton ndëshkim prej Allahut tëLartësuar. Këto të këqija që i kanosennjeriut janë fryt i veprave të tij, të bërame vullnetin e tij. Këto janë pasojat egjynaheve, rreziku më i madh, më ifrikshëm dhe më i vazhdueshëm që ikanoset njeriut. Ndërsa lloji i dytë i tëkëqijave që i kanosen njeriut, janë ato qëi vijnë nga të tjerët, jo nga vetja. Të tjerëtjanë ose të përgjegjshëm ligjërisht te Zoti,ose jo të përgjegjshëm. Të përgjegjshmitjanë ose njerëz ose xhindë. Tëpapërgjegjshmit janë akrepat,gjarpërinjtë e kafshë të tjera tërrezikshme dhe vdekjeprurëse”. Më pas,imam Ibn Kajjimi vazhdon e thotë: “Ekeqja nënkupton dy gjëra: së pari,dhimbje e vuajtje, së dyti, çdo gjë që ishkakton këto gjëra. E keqja vërtitet meskëtyre të dyjave dhe nuk ka kuptim tëtretë. Të këqijat janë dhimbjet dheshkaqet e tyre. Me këtë kuptim, themi segjynahet, mosbindja ndaj Zotit dheprofetit, kufri, idhujtaria dhe të gjithallojet e padrejtësive konsiderohen, padyshim, të këqija, nga të cilat duhet tëruhesh e të kërkosh mbrojtje. Edhe psenë ndonjë aspekt dhe rast të caktuar nëkëto të këqija mund të ketë ndonjë dobipër njerëzit apo kënaqësi të kufizuar, atogjithsesi mbeten të këqija. Janë të këqija,sepse ato shkaktojnë dhimbje, vuajtje edëshpërim për këdo që i vepron ato,ashtu sikurse çdo shkak sjell pasojën evet. Ato sjellin në mënyrë tëpashmangshme dhimbje dhe dëshpërim,ashtu sikurse helmi sjell vdekjen, apozjarri djegien, apo uji mbytjen, apo varjanë litar vdekjen, etj. Ky rregull është ipandryshueshëm, përveç rasteve kurekziston ndonjë pengesë apo shkak tjetërmë i fortë, që e ndalon pasojën e shkakuttë parë. Kështu, për shembull, pasojat qëduhet të sjellin gjynahet nuk godasinnëse forca e besimit dhe veprat e mira tërobit janë më të mëdha si shkak. Kështu,shkaku më i fortë e largon pasojën qësjell shkaku tjetër, që është më i dobët.Në të njëjtën mënyrë funksionojnë tëgjitha shkaqet dhe pasojat, edhe nëaspekte të tjera, si në shëndet dhesëmundje, në dobësi dhe fuqi etj. Qëllimikëtu është që të tregojmë se këto tëkëqija, të cilat sjellin njëfarë kënaqësie tëpërkohshme, edhe pse duket sikurpërmbajnë ndonjë lloj “dobie” të themi,ato mbeten të këqija, prej të cilave duhettë luftosh që të ruhesh dhe të shpëtosh.Ato i përngjajnë atij ushqimi të shijshëm,që, në fakt, është i helmuar dhe sjellvdekjen. Ato i lënë gjurmët e tyre tëdhimbshme, qoftë edhe me vonesë. Njëfakt të tillë e vërteton vetë realiteti ijetuar, edhe nëse feja nuk do të na ekishte mësuar atë. Subhanallah! A kandonjë mirësi të humbur, për largimin esë cilës të mos jetë bërë shkak mosbindjandaj Zotit?! Çdo humbje dhe largimmirësie ndodh për shkak të gjynahevedhe pasojave të hidhura që ato sjellin,sepse Allahu i Lartësuar, nëse e begatonrobin me ndonjë mirësi, ia ruan dhe iashton atë, nga mëshira dhe bamirësia eTij. Ai kurrë nuk ia largon atë mirësi,derisa vetë robi nxiton dhe, me gjynahetdhe mosbindjen e tij, e largon nga vetjamirësinë e dhuruar prej Zotit. Në surenRad, ajeti 11, i Lartësuari thotë: “Ai(njeriu) ka (melekë) mbikëqyrës para dheprapa vetes, që, me urdhrin e Allahut, eruajnë atë. Allahu nuk e ndryshongjendjen e një populli, përderisa ata tëndryshojnë veten e tyre. Por, kur Allahuvendos ta ndëshkojë një popull, këtë nukka kush që mund ta sprapsë. Ata(njerëzit) nuk kanë mbrojtës tjetër veçTij.”Çdokush që mediton rreth historisë sëpopujve të cilëve Zoti ua hoqi mirësitëme të cilat i kishte dalluar, e vëren qartënjë të vërtetë të tillë të pamohueshme.Në të gjitha rastet, shkaku i atyrepasojave të hidhura ka qenëkundërshtimi i urdhrave të Zotit dhemosbindja ndaj profetëve dhe ndajshpalljeve të dërguara prej Tij. Madje,çdokush që sheh ndryshimet në gjendjene njerëzve të kohës së vet do të kuptojëse çdo mirësi e hequr prej duarsh ështëpasojë e mosbindjes dhe e gjynaheve,sikurse thuhet në një vjershë:Nëse ke një mirësi, fort ta ruash nësënduk,se gjynahu po të zuri, ta mbulonedhe ta zhduk.Mirësitë e dhuruara prej Allahut tëLartësuar nuk i ruan dhe kultivon asgjësikurse i ruan dhe i kultivon bindja ndajAllahut. Ato nuk i shton asgjë sikurse ishton mirënjohja dhe falënderimi ndajAllahut të Lartësuar dhe Bujar. Ndërsaposhtërsitë dhe mosbindja ndaj Allahut ishkatërrojnë mirësitë. Ato i djegin dhe izhdukin mirësitë ashtu sikurse zjarri edjeg drurin e thatë. Cilido që, memendimin e tij, shëtit dhe vështron nëhistorinë e botës nuk ka nevojë që dikushtjetër t’i mësojë këto gjëra rreth saj.Pasojat e të këqijave janë gjithmonë tëkëqija, sepse ato shkaktojnë dhimbje edëshpërim shumë të fortë në shpirt dhenë trup. Çdo njeri me logjikë që e trajtonkëtë çështje ashtu si duhet bën gjithçkapër t’u larguar nga shkaqet dhe pasojat edhimbshme. Por mospërfillësit e kanë tëerrësuar logjikën, prandaj Allahu iLartësuar do ta çojë deri në fund caktimine Tij të drejtë për ta. Kur ata tëpërmenden nga hutimi i thellë, sigurishtqë zemra do t’u dëshpërohet, kur tëshohin se çfarë mirësish të mëdha u kanëikur prej duarsh, qoftë nga mirësitë edynjasë, qoftë nga mirësitë e ahiretit, përshkak të këqijave që bënë. Për ata,realiteti do të shihet vetëm kur të bëhengati për t’u larguar nga kjo botë dhe përtë shkuar në botën tjetër, por atëherë dotë jetë tepër vonë: “Jo, mosni ashtu! Kurtë dridhet toka njëpasnjëshëm, Kur të vijëZoti yt dhe melekët të qëndrojnë radhë-radhë. Atë ditë do të sillet Xhehenemi(para krijesave). Atë ditë, njeriu do tëndërgjegjësohet, por si do t’i vlejë kyndërgjegjësim atij? Ai do të thotë: “Ah, imjeri unë! Sikur të isha parapërgatiturpër jetën time!” Atë Ditë, askush nukmund të dënojë si Ai e askush nuk mundtë lidhë me pranga si Ai. O ti shpirt ibindur plotësisht! Kthehu te Zoti yt, ikënaqur e i pranuar! Hyr në mesin eadhuruesve të Mi (të devotshëm)! Dhehyr në Xhenetin Tim!” [Fexhr 21-30]. IMadhëruari thotë gjithashtu: “Sikur etërë ajo që është në tokë dhe së bashkume të edhe njëherë aq sa ajo, të ishtepronë e atyre që nuk besojnë, ata do tajepnin si kompensim për t’i shpëtuardënimit të tmerrshëm në ditën ekijametit. Atyre do t’u vijë prej Allahutdiçka (një dënim), që as nuk kanë mundurta mendojnë." Ata do të përballen me tëkëqiat që i bënë me duart e tyre dhe përta, u bë i meritueshëm dënimi (i Allahut)për shkak të asaj, me të cilën talleshin.”[Zumer 47, 48]. Ose: “Dhe askush të mosthotë: “Ah i mjeri unë që e shpërfillaadhurimin dhe bindjen ndaj Allahut dheqeshë nga ata që talleshin (me besimindhe besimtarët)!” Ose të mos thotë:“Sikur të më kishte udhëzuar Allahu (nërrugë të drejtë), unë me siguri do të kishaqenë prej të devotshmëve.” Apo, kur tashohë dënimin të thotë: “Sikur të ishakthyer edhe një herë (në dynja) unë mesiguri do të isha prej vepërmirëve.” Jo. Tytë patën ardhur argumentet e Mia dhe ti ipërgënjeshtrove ato, u tregove kryeneçdhe u bëre prej atyre që e mohojnëBesimin (e vërtetë). [Zumer 56, 59].” Këtoishin fjalët e Ibn Kajjimit në lidhje me këtëçështje. [Shih në librin “Bedâiul feuaid” tëImam Ibnul Kajim-it]

40:8Page 468

رَبَّنَا وَأَدۡخِلۡهُمۡ جَنَّٰتِ عَدۡنٍ ٱلَّتِي وَعَدتَّهُمۡ وَمَن صَلَحَ مِنۡ ءَابَآئِهِمۡ وَأَزۡوَٰجِهِمۡ وَذُرِّيَّٰتِهِمۡۚ إِنَّكَ أَنتَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡحَكِيمُ ٨

Our Lord, and admit them to gardens of perpetual residence which You have promised them and whoever was righteous among their forefathers, their spouses and their offspring. Indeed, it is You who is the Exalted in Might, the Wise.

O Zoti ynë! Futi ata (që pendohen dhe ndjekin rrugën Tënde)në kopshtet e Adnit, të cilat ua ke premtuar, ... -Kuptimi: Futi ata në Xhenetin të cilin ua ke premtuar nëpërmjet profetëve të Tu....së bashku me të mirët prej etërve të tyre, bashkëshorteve të tyre dhe pasardhësve të tyre. -Pra, futi në Xhenet së bashku me ata të cilët u rregulluan dhe u bënë të mirë, nëpërmjet imanit dhe veprave sipas këtij imani. Kësisoj, melekët luten për prindërit, bashkëshortet, shokët e miqtë e besimtarëve, si dhe për pasardhësit e tyre.Vërtet, Ti je Ngadhënjimtari, i Urti! -Ti je Krenari e Ngadhënjimtari, që ke nënshtruar çdo gjë me madhështinë Tënde. Ti u fal gjynahet robërve , largon prej tyre çdo të keqe dhe çdo shkaktar gjynahesh, si dhe u mundëson atyre të arrijnë çdo të mirë. Ti je El Hakimu - i Urti, i Cili vendos gjithçka në vendin e vet. O Zoti ynë, nuk të lutemi për ndonjë gjë, nëse urtësia Jote sugjeron të kundërtën e lutjes sonë. Ne të lutemi për faljen e besimtarëve, sepse këtë e kërkon urtësia Jote, të cilën e ke sqaruar nëpërmjet profetëve të Tu. Këtë e kërkon, gjithashtu, edhe Bamirësia e Bujaria Jote.

40:9Page 468

وَقِهِمُ ٱلسَّيِّـَٔاتِۚ وَمَن تَقِ ٱلسَّيِّـَٔاتِ يَوۡمَئِذٖ فَقَدۡ رَحِمۡتَهُۥۚ وَذَٰلِكَ هُوَ ٱلۡفَوۡزُ ٱلۡعَظِيمُ ٩

And protect them from the evil consequences [of their deeds]. And he whom You protect from evil consequences that Day - You will have given him mercy. And that is the great attainment."

Dhe ruaji ata prej të këqijave,... -Ruaji nga veprat e këqija dhe ndëshkimet që ato sjellin. Veprat e këqija, sigurisht, bëhen shkak për ndëshkim dhe fatkeqësi për punuesin e tyre....sepse atë që Ti e mbron atë Ditë prej të këqijave, vërtet e ke mëshiruar! -Kuptimi: Atë që e shpëton nga pasojat dhe ndëshkimi që sjellin gjynahet në Ditën e Gjykimit, atë e ke përfshirë në mëshirën Tënde. Mëshira Jote i ka shoqëruar gjithmonë besimtarët. Ajo nuk largohet prej tyre, veç nëse bëjnë gjynahe dhe vepra të këqija. Atë që Ti e ke ruajtur nga të këqijat i ke dhënë sukses për të mira e bamirësi e, rrjedhimisht, edhe për shpërblimin e mirë që ato sjellin.Ky është shpëtimi i madh. -Shpëtimi nga gjynahet dhe ndëshkimi që ato sjellin, si dhe udhëzimi për punë të mira dhe shpërblimi që ato sjellin, janë fitorja më e madhe. Askush nuk ka garuar për diçka më të mirë sesa kjo mirësi e fitore. Kjo lutje e drejtuar nga melekët tregon për diturinë e tyre të thellë rreth Zotit. Që lutja të jetë më e pranueshme, ata ndërmjetësojnë tek Ai me emrat e cilësitë e Tij të bukura. Allahu i Madhëruar e dëshiron që adhuruesi të afrohet tek Ai me emrat e cilësitë e Tij. Ai dëshiron që adhuruesi t’i lutet Atij duke iu drejtuar pikërisht me ato emra e cilësi që janë të përshtatshme me lutjen dhe kërkesën e shtruar. Kështu, edhe melekët i luten Zotit për falje duke përmendur mëshirën e Tij, e Cila përfshin gjithçka, në mënyrë që përgjigjja të ishte më e sigurt. Ata kërkojnë mëshirë dhe largim të çdo shkaku që e pengon mëshirën e Zotit, siç janë gjynahet dhe punët e këqija. Allahu i Gjithëditur sheh dhe Di për çdo skutë të fshehtë të shpirtit të krijesave dhe i di shumë mirë mangësitë e tyre, të cilat bëhen shkak që ata të bien në gjynahe e gabime. Për këtë arsye, melekët i luten Allahut duke ndërmjetësuar me diturinë e Tij. Allahu e di më së miri se çfarë mund t’i largojë njerëzit nga gjynahet dhe çfarë mund t’i kthejë ata në rrugën e mëshirës, duke iu druajtur diturisë gjithëpërfshirëse të Zotit. Këto ajete tregojnë, gjithashtu, për edukatën e melekëve me Zotin. Kjo duket në faktin se ata e pranojnë dhe pohojnë që janë krijesa të Zotit, i Cili është El Rab - Krijuesi, Sunduesi, Pronari dhe Kujdestari i tyre, me përkujdesjen e Tij të përgjithshme dhe të posaçme. Përveç kësaj, melekët dëshmojnë se ata vetë nuk kanë asgjë në dorë. Lutja e tyre është e sinqertë, e drejtuar nga dikush që është i varfër nga çdo aspekt dhe në nevojë për mëshirën dhe përkujdesin e Zotit. Ata nuk shohin në veten e tyre asnjë meritë, me të cilën ata do të kishin të drejtën t’i luteshin apo të pretendonin përgjigje nga Zoti, por i luten Atij si të varfër dhe të përunjur, që Zoti t’u përgjigjet e t'u dhurojë mirësi thjesht nga mëshira, mirësia dhe bujaria e Tij. Gjithashtu, lutja e tyre tregon se ata e duan atë që Zoti e do. Kështu ata i duan veprat e mira dhe adhurimet, sepse edhe Allahu i do ato. Për këtë arsye, melekët përpiqen maksimalisht për t’i kryer sa më mirë ato, ashtu si di të veprojë ai që e do shumë fort Allahun e Madhëruar. Melekët, gjithashtu, i duan besimtarët, sepse edhe Allahu i do besimtarët, duke i dalluar me dashurinë e Tij mes gjithë krijesave. Ata që Zoti i do, i veçon nga të tjerët, duke u dhuruar besimin, ndërsa të tjerët janë jashtë kësaj lidhjeje të ngushtë. Kështu, nga dashuria që kanë për besimtarët, melekët i luten Allahut për ta dhe përpiqen që t’i rregullojnë ata dhe punët e tyre. Lutja për dikë është nga shenjat më të qarta të dashurisë për të, sepse çdokush lutet për atë që e do. Allahu i Madhëruar e përcjell me imtësi lutjen e melekëve. Po të vërejmë me kujdes fjalën e Allahut: “ue jestagfirune ...”(kërkojnë falje), do të nxjerrim një mësim shumë të vyer, që na udhëzon se si të meditojmë mbi Librin e Tij. Lexuesi i Kur'anit nuk duhet të kufizohet vetëm në kuptimin e drejtpërdrejtë të tekstit e të fjalëve të tij, por duhet të mendojë për qëllimin dhe nënkuptimet e tyre. Kur robi e kupton drejt Kur'anin, mendja e tij arrin të kapë jo vetëm çështjen që thuhet drejtpërdrejt, por edhe ato që lidhen me të, pa të cilat ajo çështje nuk mund të arrihet, ashtu si edhe rrugët përmes së cilave ajo realizohet e plotësohet. Kjo ndodh derisa t’i krijohet bindja se ky ka qenë pikërisht qëllimi i Allahut të Madhëruar, ashtu sikurse është i bindur për kuptimin e drejtpërdrejtë të ajetit. Siguria e medituesit për qëllimin e Allahut të Madhëruar mbështetet në dy shtylla:Së pari, te dituria e tij se i tillë është nënkuptimi i ajetit, pa të cilin edhe kuptimi i drejtpërdrejtë do të ishte i pamundur.Së dyti, te fakti se Allahu i Madhëruar është i Gjithëditur dhe se Ai vetë i ka urdhëruar adhuruesit e Tij që të meditojnë thellë në Librin e Tij.Allahu i Lartësuar e di shumë mirë se çfarë nënkuptojnë ajetet e Tij dhe na ka njoftuar se Libri i Tij është udhëzim, dritë dhe qartësim për çdo gjë. Libri i Tij është fjala më e qartë dhe qartësuese për gjithçka. Duke medituar në këtë libër madhështor dhe në mesazhet e shumta që ai përmban, çdokush mund të arrijë dituri të madhe dhe mirësi të shumta, në varësi të suksesit të dhënë nga Allahu i Madhëruar. Edhe në tefsirin tonë ka shumë meditime të tilla, dhe falënderimi i takon vetëm Allahut të Lartësuar. Në disa ajete, mesazhet e fshehura mund të mos dallohen menjëherë, por vetëm pas një meditimi të drejtë, të ndërtuar mbi rregulla të qarta. Prandaj ne e lusim Allahun e Madhëruar që të na i hapë mendjet tona dhe t’i bëjë ato të afta për të përfituar nga pafundësia e mëshirës së Tij gjithëpërfshirëse, të nxjerrim mësime të vyera nga ajetet e Tij të mrekullueshme, që ato të bëhen dritë e udhëzim për ne dhe të rregullojnë gjendjen tonë dhe të të gjithë muslimanëve. Ne nuk kemi shpresë tjetër, veç shpresës së madhe në Bujarinë e Tij. Ne ndërmjetësojmë tek Allahu me bamirësinë dhe bujarinë e Tij për të kërkuar mirësitë e Tij. Mirësitë e Tij janë të shumta dhe të panumërta mbi ne. Ne jetojmë mes mirësive të dhuruara prej Tij në çdo kohë e çast. E lusim Allahun Bujar të na dhurojë prej mirësive së Tij dhe të na ruajë nga ligësia e shpirtrave tanë, që bëhet pengesë dhe na largon nga mëshira e Tij. Ti, o Zoti im, je El Kerim - Bujari, El Xheuad - Bamirësi dhe El Uehhab – Dhuruesi! Ti i ke në dorë shkaqet dhe pasojat dhe gjithçka është thjesht dhuratë e bujari prej Teje. Gjithashtu, njeriu gjen gëzim e lumturi me njerëzit që ka më pranë: me gruan, fëmijët, shokët, miqtë e tij etj. Afërsia ose lidhja me njerëzit e mirë bëhet shkak që mirësia t’i afrohet dhe të zbresë edhe mbi të, edhe nëse robi vetë nuk e meriton me përpjekjet e tij. Kështu ndodh kur melekët luten për besimtarët dhe të afërmit e tyre besimtarë dhe punëmirë. Dikush mund të thotë se nga kjo lutje nuk mund të përfitojnë të gjithë, por vetëm ata që plotësojnë kushtet e përmendura në ajet, pasi i Lartësuari thotë: “...së bashku me të mirët prej etërve të tyre, bashkëshorteve të tyre dhe pasardhësve të tyre.” Kështu, këta të mirë i përfshin lutja e melekëve, për shkak edhe të punëve të tyre të mira. Pra, të afërmve nuk u vjen e mira pa asnjë sebep nga ana e atyre vetë.

40:10Page 468

إِنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ يُنَادَوۡنَ لَمَقۡتُ ٱللَّهِ أَكۡبَرُ مِن مَّقۡتِكُمۡ أَنفُسَكُمۡ إِذۡ تُدۡعَوۡنَ إِلَى ٱلۡإِيمَٰنِ فَتَكۡفُرُونَ ١٠

Indeed, those who disbelieve will be addressed, "The hatred of Allāh for you was [even] greater than your hatred of yourselves [this Day in Hell] when you were invited to faith, but you disbelieved [i.e., refused]."

Allahu i Madhëruar na tregon për poshtërimin dhe dëshpërimin që i godet qafirët. Ata do të luten për të dalë nga Zjarri, duke kërkuar mëshirë. Por tashmë kjo do të jetë diçka e pamundur për ta, prandaj do të mbeten atje të poshtëruar. I Madhëruari thotë:Mohuesve do t’u thuhet: -Këtu nuk është specifikuar se për cilët mohues bëhet fjalë, për t’i përfshirë të gjithë ata, duke filluar nga mohuesit e Zotit, mohuesit e librave të Tij, mohuesit e profetëve të Tij, të Ditës së Gjykimit etj. Kur ata të hidhen në Zjarr, do ta pranojnë se e meritojnë ndëshkimin në të. Për shkak të krimeve e padrejtësive, për shkak të gjynaheve dhe peshës së tyre, ata do të urrejnë vetveten me urrejtjen më të madhe dhe do ta përçmojnë atë me përçmimin më të madh. Atëherë, ata do të bërtasin e ulërasin, por atyre do t’u thuhet:“Urrejtja e Allahut ndaj jush, kur ftoheshit të besonit e ju refuzonit, ishte më e madhe se urrejtja juaj sot ndaj vetvetes”. -Kuptimi: Urrejtja dhe përçmimi i Allahut për ju ishte më i madh sesa urrejtja dhe përçmimi juaj tani për veten tuaj. Ai ju urreu dhe ju përçmoi kur profetët dhe pasuesit e tyre ju ftuan të besonit e të bënit punë të mira, duke sjellë argumente të shumta, të cilat e qartësojnë të vërtetën, por ju i mohuat dhe i shpërfillët ata. Kur ju dolët jashtë mëshirës së gjerë të Zotit, Ai vërtet ju urreu dhe ju përçmoi. Kjo urrejtje ishte më e madhe sesa urrejtja juaj për vetveten. Urrejtja e Bujarit të drejtë vazhdoi t’ju shoqërojë, derisa patët këtë përfundim. Edhe sot, në Ditën e Gjykimit, mbi ju godet zemërimi e ndëshkimi i Zotit, ndërkohë që besimtarët i përfshin kënaqësia e Zotit dhe shpërblimi i Tij. Këtë ditë, mohuesit do të dëshirojnë të kthehen edhe një herë në dynja:

40:11Page 468

قَالُواْ رَبَّنَآ أَمَتَّنَا ٱثۡنَتَيۡنِ وَأَحۡيَيۡتَنَا ٱثۡنَتَيۡنِ فَٱعۡتَرَفۡنَا بِذُنُوبِنَا فَهَلۡ إِلَىٰ خُرُوجٖ مِّن سَبِيلٖ ١١

They will say, "Our Lord, You made us lifeless twice and gave us life twice, and we have confessed our sins. So is there to an exit any way?"

Ata do të thonë:“O Zoti ynë! Na bëre të vdesim dy herë ...” -Këtu kanë për qëllim vdekjen e parë dhe atë mes dy fryrjeve të Surit, sikurse mendojnë disa, ose kanë për qëllim inekzistencën e tyre para se të vinin në jetë dhe vdekjen e tyre pasi jetuan në këtë dynja, siç mendojnë disa të tjerë:“...dhe na ngjalle dy herë.” -Na dhe jetën e dynjasë dhe jetën e ahiretit.“Ne i pranojmë gjynahet tona tani, prandaj, a ka për ne ndonjë rrugëdalje?” - Ata i thonë të dëshpëruar dhe të penduar këto fjalë, por kjo nuk u bën aspak dobi dhe nuk i shpëton nga ndëshkimi. Madje, ata do të poshtërohen edhe me fjalë, për shkak se nuk ndoqën rrugën e shpëtimit. Atyre u thuhet:

40:12Page 468

ذَٰلِكُم بِأَنَّهُۥٓ إِذَا دُعِيَ ٱللَّهُ وَحۡدَهُۥ كَفَرۡتُمۡ وَإِن يُشۡرَكۡ بِهِۦ تُؤۡمِنُواْۚ فَٱلۡحُكۡمُ لِلَّهِ ٱلۡعَلِيِّ ٱلۡكَبِيرِ ١٢

[They will be told], "That is because, when Allāh was called upon alone, you disbelieved; but if others were associated with Him, you believed. So the judgement is with Allāh, the Most High, the Grand."

“Këtë ndëshkim e merituat vetë, sepse kur ishte fjala për ta adhuruar Allahun si Një të Vetëm, ju e refuzonit. Por kur i bëheshin ortakë Atij (në adhurim), ju e pranonit.” -Kur ata ftoheshin për të adhuruar Allahun si Një të vetëm dhe për t’u distancuar nga shirku, e refuzonin me forcë këtë ftesë, madje tregonin neveri ndaj saj. Ndërsa kur adhurohej diçka tjetër veç Allahut, ata kënaqeshin dhe e pasonin atë rrugë. Kështu, - u thuhet atyre, - ajo që ju solli në këtë gradë ishte fakti se ju e refuzuat besimin e drejtë, duke u kënaqur me mohimin e Zotit. Ju ndoqët me përkushtim atë që është e keqe dhe shkatërrim për dynjanë dhe ahiretin tuaj, dhe e urryet atë që është e mirë dhe e dobishme për dynjanë dhe ahiretin tuaj. Ju parapëlqyet atë që shkakton dëshpërimin, fatkeqësinë, poshtërimin tuaj, dhe u treguat mospërfillës ndaj asaj që ju mundëson suksesin dhe arritjen e çdo mirësie. Në një ajet, i Madhëruari thotë: “Unë do t’i spraps nga shenjat e Mia ata të cilët tregohen mendjemëdhenj në tokë duke shpërfillur të drejtën. Ata edhe nëse i shohin të gjitha Shenjat, nuk do të besojnë në to. Nëse shohin rrugën e shpëtimit, ata nuk e marrin atë rrugë; e, nëse shohin rrugën e humbjes - kjo është rruga që e ndjekin ata. Kjo ndodh ngase ata i kanë mohuar Shenjat Tona dhe janë treguar mospërfillës ndaj tyre.". [El ea'raf 146].Por i tërë sundimi i përket Allahut, të Lartit, të Madhëruarit. -Atij i takon lartësimi e madhërimi i plotë, në çdo drejtim. Ai është i Lartësuar në Qenien e Tij, i Lartësuar në përcaktimet e gjykimet e Tij, i Lartësuar, Mbretërues e Nënshtrues i gjithçkaje. Prej lartësisë së përcaktimit dhe gjykimit të Tij është dhe drejtësia e Tij absolute, duke vendosur gjithçka në vendin e vet. Me drejtësinë e Tij, Ai kurrë nuk do t’i gjykojë e shpërblejë njëlloj të devotshmit me keqbërësit. Allahu është El Kebiru - i Madhërishmi. Atij i takon madhështia e krenaria e plotë, në emrat, cilësitë dhe në veprat e Tij. Ai është i Lartësuar dhe larg çdo të mete e mangësie. Pra, nëse është Allahu i Madhërishëm e i Gjithëpushtetshëm Ai që ju gjykon me përjetësi në zjarrin e Xhehenemit, atëherë ai gjykim nuk ndryshohet dhe askush nuk e kthen dot pas.

40:13Page 468

هُوَ ٱلَّذِي يُرِيكُمۡ ءَايَٰتِهِۦ وَيُنَزِّلُ لَكُم مِّنَ ٱلسَّمَآءِ رِزۡقٗاۚ وَمَا يَتَذَكَّرُ إِلَّا مَن يُنِيبُ ١٣

It is He who shows you His signs and sends down to you from the sky, provision. But none will remember except he who turns back [in repentance].

Allahu i Madhëruar u kujton adhuruesve të Tij mirësitë e begatitë e mëdha, të cilat ua ka dhuruar atyre. Pa dyshim që mirësia më e madhe është qartësimi i të vërtetës dhe dallimi i saj nga e kota dhe humbja. Për të dalluar plotësisht këtë të vërtetë, Ai u sjell atyre shenja e argumente të shumta, që lexohen në gjithësi, në veten tyre dhe në Shpalljen e Tij. Kush i vështron dhe mediton mbi këto argumente nuk ka më asnjë dyshim në njohuritë e përftuara rreth të vërtetës. Kjo është mirësia më e madhe për robërit, sepse nuk i lë ata të çoroditur dhe të hutuar. Allahu i Madhëruar ka sjellë një larmi argumentesh e shenjash, në mënyrë që çdokush të jetojë i qartë për mënyrën si jeton dhe të vdesë i qartë në atë që beson. Sa më e rëndësishme të jetë një çështje, aq më të mëdha, të shumta dhe të kuptueshme janë argumentet që Ai ka sjellë për të. Shih, për shembull, çështjen e teuhid-it në adhurim e në çdo aspekt tjetër. Duke qenë se ajo është ndër çështjet më të rëndësishme, madje më e rëndësishmja dhe më e madhja, edhe argumentet e sjella për të janë më të shumtat e më të shumëllojshmet, qofshin ato argumente logjike apo tekstuale fetare. Edhe në këtë sure, i Madhëruari përmend disa nga këto argumente e shenja:Është Ai që ju tregon shenjat e Tij... -Pas këtij njoftimi, Allahu i Madhëruar vijon të tregojë një nga shenjat e mëdha të Tij:... dhe ju zbret riskun prej qiellit, ... –Kuptimi: Ai ju lëshon ujë nga qielli, me anë të të cilit siguroni jetën tuaj dhe të kafshëve tuaja. Kjo tregon se të gjitha mirësitë janë prej Allahut, si mirësitë e dynjasë, ashtu edhe ato të fesë e të besimit. Në mirësitë e fesë hyjnë njohuritë fetare, argumentet rreth besimit, veprat përkatëse, si dhe suksesi që Allahu u jep robërve për t’i realizuar të gjitha këto. Të dhuruara prej Tij janë, po ashtu, të gjitha mirësitë e dynjasë, që kryesisht e kanë origjinën nga uji, të cilin Allahu e zbret nga qielli për të gjallëruar tokën dhe njerëzit. Të gjitha këto tregojnë se Ai është i vetmi që meriton adhurimin dhe i vetmi të Cilit duhet t’i përkushtohesh tërësisht e me sinqeritet. Ashtu sikurse Ai është i vetmi që jep mirësi e përkujdeset për krijesat e Tij, Ai duhet të jetë i vetmi i Adhuruar.... por askush nuk e kujton këtë, përveç atyre që kthehen tek Ai të penduar. -Nga shenjat dhe argumentet që Zoti sjell përfiton veçse kjo kategori njerëzish: ata të cilët kthehen te Zoti të penduar e të përkushtuar ndaj Tij, me dashuri, drojë, bindje dhe përulje. Këta përfitojnë nga shenjat dhe argumentet e Zotit, të cilat janë për ta mëshirë dhe ndihmë për të parë më qartë rrugën e Zotit. Duke qenë se shenjat dhe argumentet e Allahut të bëjnë që ta përkujtosh Atë me madhështinë e Tij dhe meqenëse përkujtimi sjell sinqeritetin ndaj Tij, i Madhëruari vijon të nxisë për diçka që duhet të vijë natyrshëm te njerëzit që meditojnë mbi shenjat e Tij:

40:14Page 468

فَٱدۡعُواْ ٱللَّهَ مُخۡلِصِينَ لَهُ ٱلدِّينَ وَلَوۡ كَرِهَ ٱلۡكَٰفِرُونَ ١٤

So invoke Allāh, [being] sincere to Him in religion, although the disbelievers dislike it.

Atëherë, drejtojuni Allahut me lutje të sinqertë e me përkushtim (në fenë e drejtë islame),... -Ky është një urdhër për të dyja llojet e lutjes, për lutjen e kërkesës dhe lutjen e adhurimit.Të jesh i sinqertë me Zotin do të thotë që të gjitha adhurimet, të detyrueshme apo të pëlqyeshme, që kanë lidhje në plotësimin e hakut të Zotit apo hakut të krijesave, t’ia përkushtosh vetëm Atij. Pra, vetëm Allahut t’ia përkushtosh të gjitha adhurimet e veprat me të cilat synoni afrimin tek Ai....edhe nëse këtë e urrejnë jobesimtarët! -Kuptimi: Mos u kushtoni rëndësi jobesimtarëve. Pakënaqësia dhe urrejtja e qafirëve të mos bëhet shkak që ju të lini fenë tuaj. Gjithashtu, për plotësimin e detyrimeve ndaj Zotit tuaj, mos iu frikësoni asnjë kërcënimi. Qafirët e urrejnë sinqeritetin dhe përkushtimin vetëm ndaj Allahut, sikurse thotë i Madhëruari në ajetin tjetër: “Kur përmendet vetëm Allahu, zemrat e atyre që nuk besojnë në Jetën Tjetër ndiejnë neveri. Dhe kur përmenden të tjerët, përveç Tij, ata gëzohen.”. [Zumer 45]. Pastaj i Madhëruari përmend disa nga cilësitë e Tij të bukura, madhështore e absolute, të cilat e bëjnë të detyrueshme sinqeritetin në adhurimin ndaj Tij si Një të vetëm:Shih shpjegimin e këtyre dy llojeve tëlutjes te surja Bekare ajeti 186.

40:15Page 468

رَفِيعُ ٱلدَّرَجَٰتِ ذُو ٱلۡعَرۡشِ يُلۡقِي ٱلرُّوحَ مِنۡ أَمۡرِهِۦ عَلَىٰ مَن يَشَآءُ مِنۡ عِبَادِهِۦ لِيُنذِرَ يَوۡمَ ٱلتَّلَاقِ ١٥

[He is] the Exalted above [all] degrees, Owner of the Throne; He places the inspiration of His command [i.e., revelation] upon whom He wills of His servants to warn of the Day of Meeting.

Ai është Zotëruesi i pozitës më të lartë dhe Zoti i Fronit(Arshit). -Ai është më i Lartësuari, i Cili qëndron mbi Fron, të cilin e ka veçuar për Veten. Allahu është El Alijju - i Larti, El ea’lâ- më i Lartësuari, i ndarë qartë nga krijesat e Tij. I Lartë është Ai, të larta janë cilësitë e Tij, e Lartësuar është Qenia e Tij. Tek Ai mund të afrohesh veçse nëpërmjet veprave të pastra e pastruese, pra, me veprat e mira të kryera me sinqeritet. Vetëm veprat e mira e afrojnë dhe e lartësojnë robin mbi të gjitha krijesat e tjera. Pastaj i Madhëruari u përkujton robërve mirësinë e Tij me Shpalljen që u dhuroi:Ai, me Urdhrin e Vet, ia jep shpalljen atij që Ai do nga robërit e Vet, ... -Ai dhuroi Shpalljen, e cila është për zemrat si shpirti për trupin. Ashtu sikurse trupi nuk jeton dot pa shpirtin, ashtu edhe zemrat e robërve nuk kanë jetë pa shpirtin e Shpalljes e kurrë nuk mund të rregullohen pa të. Ai e ka dhënë Shpalljen për të qenë e dobishme dhe mirësi për robërit. Këtë Shpallje i Urti ia jep atij që dëshiron prej robërve të Tij, pra, profetëve, të cilët Zoti i zgjodhi dhe i dalloi mbi të tjerë, duke i ngarkuar me detyrën e ftesës së njerëzve në rrugën e Tij. Qëllimi i dërgimit të profetëve është arritja e lumturisë së robërve në fenë, dynjanë dhe ahiretin e tyre, siç thotë i Madhëruari më tej:... për t’i paralajmëruar(njerëzinë)për Ditën e Takimit. -Domethënë, që profetët të paralajmërojnë e qortojnë botën për t’u përgatitur për Ditën e Takimit. Allahu i Madhëruar i frikëson robërit me kujtimin e kësaj dite, duke i nxitur ata që të përgatiten me vepra të cilat të shpëtojnë nga telashet e asaj dite. I Madhëruari e quan atë ditë “Dita e Takimit”, sepse ajo është dita e takimit mes Krijuesit dhe krijesave, e takimit mes krijesave me njëra-tjetrën, e takimit të njerëzve me veprat e tyre dhe me shpërblimin që do marrin për to.

40:16Page 468

يَوۡمَ هُم بَٰرِزُونَۖ لَا يَخۡفَىٰ عَلَى ٱللَّهِ مِنۡهُمۡ شَيۡءٞۚ لِّمَنِ ٱلۡمُلۡكُ ٱلۡيَوۡمَۖ لِلَّهِ ٱلۡوَٰحِدِ ٱلۡقَهَّارِ ١٦

The Day they come forth nothing concerning them will be concealed from Allāh. To whom belongs [all] sovereignty this Day? To Allāh, the One, the Prevailing.1

... për Ditën kur ata do të dalin në shesh ... -Ata do të jenë të dukshëm mbi tokë. Të gjithë të tubuar në një vend të sheshtë, ku nuk ka as gropa, as male. Ata do thirren nga zëri i Ftuesit dhe të gjithë do të dalin sheshazi atje.... e kur Allahut nuk mund t’i fshihet asgjë e tyre. -Atij nuk mund t’i fshihen as robërit, as punët e tyre dhe as ndëshkimi që ata meritojnë.I kujt është Sundimi Sot?, - (Do të thotë Zoti në ditën e gjykimit). I Allahut, të Vetmit, Ngadhnjimtarit, - (Do të përgjigjet po Vetë Zoti). -E cili, përveç Allahut, është sunduesi i kësaj dite të madhe, kur do të tubohen të parët dhe të fundit, banorët e qiellit dhe të tokës? Atë ditë, asnjë krijesë nuk do të ketë asnjë lloj pushteti e sundimi mbi asgjë. Atë ditë, asgjë nuk i vlen askujt, veç punëve të mira. Përfundimi i secilit do të jetë në varësi të veprave që ka bërë. Atë ditë, i gjithë pushteti, sundimi e mbretërimi i takon vetëm Allahut, të Vetmit, Gjithësunduesit. Ai është Unik, i Pashembullt dhe i Pakrahasueshëm, për sa i përket Qenies së Tij, emrave dhe cilësive të Tij, si edhe veprave të Tij. Allahu nuk ka shok të barabartë apo të ngjashëm në asnjë nga këto aspekte. Ai është El Kahhar - Nënshtruesi i të gjitha krijesave, të Cilit i janë dorëzuar e nënshtruar të gjitha krijesat, sidomos në atë ditë, kur fytyrat e të gjithëve do të jenë të përulura dhe të frikësuara para Atij që është El Hajju, El Kajum - i Gjallë e i Përjetshëm. Atë ditë, gjithashtu, askush nuk do të flasë pa lejen e të Madhërishmit.

40:17Page 469

ٱلۡيَوۡمَ تُجۡزَىٰ كُلُّ نَفۡسِۭ بِمَا كَسَبَتۡۚ لَا ظُلۡمَ ٱلۡيَوۡمَۚ إِنَّ ٱللَّهَ سَرِيعُ ٱلۡحِسَابِ ١٧

This Day every soul will be recompensed for what it earned. No injustice today! Indeed, Allāh is swift in account.

Atë Ditë gjithkush do të shpërblehet për atë që ka bërë. -Gjithësecili do të shpërblehet për atë që ka bërë në dynja, me të mirë ose me të keq, për punët e mëdha e të shumta dhe për punët e vogla e të pakta. Atë ditë, askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi me shtim të këqijash apo me pakësim shpërblimi.Atë Ditë nuk do të ketë padrejtësi. Me të vërtetë Allahu është Llogaritës i shpejtë. -Pra, të mos ju duket larg ajo ditë. Çdo gjë që ka për të ardhur është afër. Allahu është Llogaritës i shpejtë i veprave të robërve të Tij në Ditën e Gjykimit, sepse Ai është Gjithëpërfshirës me dijen e Tij dhe i Plotë në pushtetin e Tij.

Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences

Contents

Ayat al-Kursi36Al-Kahfpage 42juz 15Bukhari 1Muslim 2999

Style

Theme
Text size
Layout

Читать на русском